Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069

    Goditjet ne koke/tru (Stroke)

    Desha tju pyes nese dini gje rreth 2 ilaceve te rekomanduara me recete ne Shqiperi:
    1 - Cerebralizine - gjilpera, 1 mg, nje ne dite per 10 dite
    2 - Alkronin - hapje, 4.5 mg, dy here nga gjysem kokre ne dite

    Gjithashtu doktori ka rekomanduar edhe Vitamine B6 dhe Aspirine.

    Keto jane per nje grua rreth 72 vjece qe pati nje episod te shkurter (puen sekondash) te humbjes se vetedijes (te fiket). Neurollogu i ka thene qe 'ska ndonje gje serioze' po ne Shqiperi dihet qe doktoret nganjehere nuk i vene rendesi gjerave te cilat nuk shkaktojen vdekje brenda dites ....

    Dyshohet per Transient Ischemic Atacks (TIAs) qe jane episode te ngjashme me Stroke, por te minimizuara ne efekt.
    I eshte bere nje grafi (not sure CT or what) per koken mbas 10 ditesh (mbas insitimit te familjes) dhe neurollogu ka thene ska gje.

    Pacientja ka pasur renie te fiket te menjehershme dhe te papritur (ulur ne karrige) dhe mbasi ka ardhur ne vete ka nxjerre (vjellje) disa here. Me pas nuk ka pasur simptoma te tjera, pervec nje si mpirje te pjeses se pasme te kokes qe e ka akoma (tashme rreth 2 jave mbas incidentit).

    Nese dini gje per ilacet e mesiperme (nuk jam i sigurt qe emrat shkruhen ashtu fiks) dhe ndonje rekomandim tjeter, ju lutem mund te komentoni.

    Gjithashtu, nese vertet ka qene dicka e ngjashme me stroke (goditje) si mendoni se ne Shqiperi mund te diagnostikohet nese ishte simptome e goditjes ishemike apo hemoragjike?

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    nga aspirina hollohet gjaku,
    vitamina b6 duhet per krijimin e hemoglobines, per rruazat e kuqe te gjakut qe cojne oksigjen ne tru.

    une do te shtoja nje tjeter te fuqishem "Ginko Biloba" i cili rrit qarkullimin e gjakut ne tru.
    http://www.alzheimers.org/pubs/ginkgo.htm

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Dikushi pa nofke ,

    Shife njehere se mos marresh vesh emrin farmaceutik (generic) te cerebralizines dhe alkronines. Keshtu sic na i ke dhene ti, duhet te jene me emrin tregtar qe eshte i ndryshem pothuaj gjithmone nga nje shtet ne tjetrin dhe s'merremi dot vesh.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Prof. Dr. Mentor Petrela: Goditjet ne tru, 4 faktore qe iu heqin 10 vjet nga jeta

    Sonila Isaku

    Mungesa e nje kujdesi shendetesor publik, por edhe e nje sere faktoresh ka bere qe shqiptaret te preken me shume nga goditjet ne tru, por edhe ne moshe me te re. Ky fakt eshte pohuar nga profesori i njohur Mentor Petrela, i cili ka theksuar se konsumimi i duhanit, alkoolit, semundjet kronike, si dhe kequshqyerja ka rritur numrin e rasteve te prekur nga goditjet ne tru tek shqiptaret. Kjo menyre jetese ka ulur me 10 vjet moshen e personave qe preken nga ishemite apo hemorragjite cerebrale, ose sic njihet ndryshe stroku, duke mos kursyer mosha te reja 35- 40 vjec. "Kemi rreth 4-5 mije raste ne vit, nga te cilat, si shkak mund te kene aksidentin vaskular hemorragjik ose trumbotid, por qe lidhen me mortalitet te larte. Ne Shqiperi, mosha e aksidenteve vaskulare eshte ulur. Pikerisht, sepse ne nuk kemi akoma te mira te shendetit publik. Kur abuzohet me alkoolin, me kripen, me sheqerin, kur abuzohet me mbipeshen, natyrisht qe keto aksidente vijne edhe nje dekade perpara se c'jane ne vendet e perparuara. Tani po shohim aksidente edhe rreth moshes 35-40 vjec", - thote Mentor Petrela, shef i Pavijonit te Neurokirurgjise. Sipas tij, llogaritet qe 25 per qind e rasteve te paraqitura jane vdekshmeri. Goditjet e trurit kane te bejne me mosfurnizimin e trurit me oksigjen dhe glukoze, e cila vjen per shkak te bllokimit te eneve te gjakut per shkak te mpiksjes. Por pasojat e goditjes ne tru jane paraliza ne pjese te ndryshme te trupit apo deri dhe humbje jete, nese nuk i vihet ne ndihme shpejt pacientit. Simptomat e para mund te jene dhimbje koke apo mpirje te gjymtyreve, te cilat, sipas mjekeve, nuk duhen neglizhuar. "Ne po bejme edukimin e ketyre urgjentisteve dhe ne kohe reale ne do te marrim imazhin e skanerit. Gjeja e pare qe duhet te behet per pacientin eshte skaneri ne spitalin rajonal dhe transmetimi i imazhit do te behet direkt te ne per te pare gjendjen e te semurit", - thote Petrela. Mjeket neurologe iu terheqin vemendjen qytetareve qe te diagnostikohen ne kohe, pasi infrastruktura qe ofrojne spitalet tona i ploteson te gjitha parametrat e kohes. "Sot, infrastruktura per te diagnostifikuar eshte e plote ne te gjithe territorin. Vetem ne QSUT sot ka 6 skanera, nga te cilet 2-3 jane te gjenerates se fundit, dy rezonanca dhe tre angiograf qe eshte mesatarja europiane e nje qendre spitalore", - thote Petrela. Duke pare gjithe keto probleme, mjeket neurologe jane mbledhur ne nje konference me pjesemarrjen edhe te mjekeve te huaj, me qellim qe te shkembejne pervojat e tyre qe nepermjet telemidicines, mjeket e rretheve te komunikojne ne kohe reale me mjeket e QSUT-se per te ndermarre hapin e duhur per te evituar paralizat. Po keshtu gjate konferences, mjeket kane shprehur mendime rreth trajtimeve me te fundit dhe barnave me te reja qe duhet te perdoren ne vendin tone per trajtimin e pacienteve qe pesojne aksidente vaskulare cerebrale.

    Aftesia per t'iu rikthyer jetes normale

    Nese nje person kalon nje problem te goditjeve ne tru dhe pritet per rikthimin e jetes normale, cdo gje varet nga forma e insultit dhe sa i rende eshte deficiti qe insulti le. Insulti cerebral si shenje te vetmen kryesore ka paralizen, ate qe populli e quan si goditje. Por kjo eshte deficit motor i kembes apo dores se gjysmes se trupit. Per shembull, kur demtohet pjesa e djathte e trurit kemi paralize ne krahun e majte dhe anasjelltas. Rehabilitimi i ketij deficiti varet nga shume faktore, pasi, sic ka shume faktore per te shkaktuar semundjen, ashtu ka edhe shume faktore qe te shkohet drejt rehabilitimit. Pra, nje i semur, nese gjendjen fizike e ka te mire, rikuperimi i tij eshte i ngadalte per te mos thene edhe pa rezultat. Ne nje person ku zona e demtuar eshte shume e gjere, pra zona qe humbet funksionin eshte e madhe dhe aty deficiti ka pak shanse qe te rikuperoje totalisht. Ndaj, gjithmone ngelet nje lloj deficiti gje qe e ben personin qe vuan nga insulti te paafte per te kryer aktivitetin e tij ditor, dhe jo me per pune.

    KJ

Tema tė Ngjashme

  1. Bisha e tėrbuar
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 24-08-2015, 16:36
  2. Goditje e rėndė pėr Naomin, i dashuri ka njė grua sekrete
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 01-11-2009, 08:26
  3. Mjeshtrat e goditjeve tė dėnimit
    Nga DoLpHiN nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 16:53
  4. Kombėtarja Shqiptare - (Lajme)
    Nga zeus nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 01-03-2006, 16:22
  5. Dhuna policore shqiptare e papranueshme
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-04-2003, 14:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •