Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Konference e LBDSH-së në Londër

    THIRRJE

    TE DASHUR VELLEZER E MOTRA, ITHTARE TE PANSHQIPTARIZMIT.


    Te gjithe jemi deshmitare fatkeq te ketyre pesembedhjete viteve anarshi, kaos. lufte, gjakderdhje, nepotizem e korrupsion qe tragjikisht po perjeton e gjithe hapesira mbareshqiptare. Gjithashtu jemi koshjente qe ne kete fillim shekulli kombi yne gjindet ne nje udhekryq teper te rezikshem per te ardhmen e tij nese nuk i jepet rendesia e duhur:

    1- Kosova akoma nuk ka pavaresine e saj, gje per te cilen ne te gjithe duhet te jemi ne nje mendje, pra: jemi te hapur per ç'faredo tratative por me kusht qe pavaresia dhe mevehtesia e saj jane te panegociatueshme. Kosova eshte per ne e shejte, pjese e djepit, patriotizmit dhe te qyteterimit nganjedhimtar iliro-shqiptar.

    2- Shqiptaret etnik te Maqedonise jane akoma ne perpjekje per tu njohjur e drejta e shtetformimit e ndonese perbejne 45% te asaj Republike, nuk aspirojne tjeter veçese barazi sociale, politike e bashkejetese paqesore me popujt e tjere.

    3- Ceshtja çame e lene pezull por dhe ne harrese kolektive per dekada me rradhe e sot vazhdon te jete e tille e per me teper ne fund te nentorit te ketij viti, qeveria greke mund te prononcohet pozitivisht per nxjerrjen ne shitje te pronave te shqiptareve te mbajtura nen sekuestrim qe nga viti 1945.

    4- Dhe se fundi, por jo per kete e fundit, Shqiperia prej pesembedhjete viteve nuk ka shenuar kurrfare progresi ne ambicjet e saja si shtet, por vazhdon te qendroje rezikshmerisht ne distance kostante nga anetaresimi i saj i tejetvonuar ne strukturat Euroatlantike.


    Duke vleresuar me objektivizem dhe koherence sa me siper, ne Kongresin e saje te Pare Historik ne Rimini me 28-29 Maj '05, Diaspora shqiptare vendosi te shkundet nga te ndenjurit pasiv, nga te berit sehir. Ne, te gjithesa jetojme ne boten perendimore, e dime se sa demprures eshte mentaliteti i mbjedhur mes nesh si: ...keshtu e ka kjo pune,... vendi yne nuk behet,... ne ketu s'kemi ç'te bejme,... e dine me mire politikanet atje,....etj, etj.

    Sigurisht qe deri kur ne te arsyetojme keshtu, hapesira jetesore shqiptare do te vazhdoje te jete e ngrysur, e turbullt, anarshiste, e korruptuar.Diaspora shqiptare ka mendjet me te ndritura te kombit ne gjirin e saj. Ka mentalitetin e duhur perendimor . Ka energjine e saj te pashtershme e mbi te gjitha dashuron sa vete jeta vendin e origjines. Ja pse roli i Diaspores ne kete fillim shekulli te ri mund dhe duhet te shnderrohet ne vendimtar per te ardhmen e kombit tone krenar. Strategjia jone e perbashket bazohet ne vizionin e nje shoqerie mbareshqiptare me te drejte, me te denje, me patriote dhe me te begate. E gjithe kjo arrihet permes dashamireve te kombit qe kane per mision ringjalljen e vendit ame. Te tille bashkekombas ka me shumice ne Perendim. E rendesishme eshte qe te gjithe keto zera te bashkohen ne nje kor te fuqishem, te kene nje shtepi te perbashket, te kene nje destinacion dhe interes te vetem: ATDHEUN.

    Per kete aresye lindi para disa muajsh ne Rimini LBDSH (Lidhja Boterore e Diaspores Shqiptare). U hodhen themelet per te ndertuar shtepine tone te perbashket. Hapi i pare u krye, i dyti do hidhet kete nentor ne Londer e te tjere do te pasojne. Tendenca jone nuk eshte krijimi i nje organizate shterpe e pa te ardhme, por i nje strukture kapilare qe te furnizoje me linfe vitale zemren e shqiptarizmit.


    Ndaj per te arritur qellimet tona fisnike kemi nevoje per te gjithe, kemi nevoje per LBSH-ne qe e konsiderojme mike dhe bashkeudhetare ne rrugen tone te perbashket. Kemi nevoje per te gjitha shoqatat apo organizatat shqiptare kudo ne bote. Kemi nevoje per ç'do shqiptar te ndershem e patriot kudo qe ai gjindet. Prandaj e themi pa rezerva qe LBDSH eshte zeri i Diaspores shqiptare qe ka vendosur te mos rrije me ne prehje por te bashkohet e te vihet ne sherbim te vendit tone te perbashket.

    LBDSH, ndonese respekton, pa dallim, ç'do bindje politike te pjesetareve te saj, nuk eshte nje strukture politike, apo simpatizante e nje apo tjeter partie. Ajo nuk ka per simbol monarkine apo republiken por thjeshte shqiptarine. Ajo do te jete ne vazhdimesi fatalisht e dashuruar me Atedheun dhe Kombin tone.


    Ne kemi bindjen qe populli yne eshte femije i perzgjedhur i Zotit ndaj ejani ta duam vllaznisht njeri tjetrin. E dijm mire qe ne dhe te tjeret qe u bashkuan ne Rimini ne Kongresin e pare Historik te Diaspores e moren mbi shpatulla kete peshe te rende, ndaj mos hezitoni te na bashkoheni ne kete mision kombetar. Ne po e shtrijm doren miqesisht, pasi vetem keshtu ne shqiptaret do te behemi nje e te paprekshem. Le te triumfoje njehere e mire toleranca mes nesh shqiptareve per nje qellim, per nje obiektiv ambicioz: ORGANIZIMIN E NJE LOBI TE FORTE MBARESHQIPTAR, TE NGJASHEM ME ATE HEBRE E TE VENE TOTALISHT NE SHERBIM TE VENDIT TE SHQIPONJAVE.







    LIDHJA BOTRORE E DIASPORES SHQIPTARE

    BASHKËSIA SHQIPTARE “ FAIK KONICA “

    NË BRITANI TË MADHE










    Z/ Znj._____________________________

    _____________________________







    Juve, që përherë u angazhuat për liri dhe demokraci,

    Juve, që jeni mik i shtrenjtë i popullit shqiptar,

    kemi kënaqësinë dhe nderin t’ Ju ftojmë të merrni pjesë në punimet e

    Konferencës të Parë të Lidhjes Botrore të Diaspores Shqiptare

    Konferenca do të mbahet më 20 nëntor 2005,

    në Londër -Britani të Madhe.




    Pjesëmarrja e Juaj do të na gëzojë dhe do të madhështojë punën e Konferencës




    MBI KONFERENCËN E LIDHJËS BOTRORE TË DIASPORES SHQIPTARE

    Zonja e Zotrinj të nderuar,

    Kemi kënaqësinë të ftojmë shoqatën tuaj në Konferencën e Parë të Lidhjes Botrore të Diaspores Shqiptare.Konferenca do të mbahet me 20 nëntor në Londër – Britani të Madhe. Qëllimi i kësaj konference është :

    1.T’i krijojë organizatave të diasporës shqiptare mundësinë që të takohen, të shkëmbejnë njhuri dhe experience

    2. Konferenca e përgjithshme e LBDSH-së në Londër është konsultative. Ajo do të analizojë punën e bërë deri me tani dhe do të planifikojë strategjitë për të ardhmen.




    3.Konferenca do të kontribuojë në zgjerimin e grupit të punës që doli nga Kongresi i Parë i LBDSH-së në Rimini, me anëtarë të rinj e që sëbashku në kolegjalitet do të punojnë për pregatitjen e Kongresit të dytë të LBDSH-së vitin që vjen, mundesisht në Prishtinë o Tiranë.


    4.Në këtë Kongres të dytë (në verë apo vjeshtë të 2006 që duhet të korispondojë me pavaresinë e Kosovës) do të miratohet dhe statuti përfundimtar, regullorja, programi si dhe do të votohet kryesia e re e LBDSH-së e cila do të rrijë në fuqi për 2 apo 3 vite sipas statutit të miratuar.


    5. Lidhja Botrore e Diaspores Shqiptare synon që t’i bashkojë shqiptarët në katër anet e botës në një strategji të përbashkët ku mbisundon vizioni i një të ardhmeje të denjë për kombin tonë, i një perspektive që e sheh Shqipërinë dhe Kosovën, në harkun e pak viteve, pjesë e bashkimit të familjes së madhe Europiane.

    6.Kjo konferencë ka si synim krijimin e një rrjeti bashkepunimi efikas mes këtyre organizmave, i cili do të konsistojë në vendosjen e lidhjeve të qëndrueshme për bashkpunim dhe shkëmbim përvoje.


    7.LBDSH do të luftojë me të gjitha forcat dhe energjitë e saja për mbrotjen e vlerave, dinjitetit, kulturës dhe gjuhës amtare mes shqiptarëve kudondodhur. Ajo do të angazhohet për përmisimin e imazhit të dëmtuar të shqiptarit dhe ngjitja e tij aty ku i takon, si i barabartë mes të barabartëve të tjerë europian.



    LBDSH do të mbështetet fuqimisht mbi parimin sublim: ATËDHEU MBI TË GJITHA.







    Pjsëmarrësit




    Kryesia e LBDSH- së ka ftuar që të referojnë gjatë punimeve të Konferencës një sërë personalitetesh të komunitetit shqiptar në botë si dhe figura qëndrore të politikës dhe kulturës në hapesirën mbarëshqiptare. I ftuar nderi Ministri i punëve të Jashtme të Rep. së Shqiperise z. Besnik Mustafaj. dhe përfaqësues të Rep. se Kosovës.




    Në këtë konferencë do të jenë pjesmarrës përfaqësues të të ghitha organizatave të komuniteteve Shqiptare që veprojnë në diasporë {Ju lutemi, vini re se, për arsye praktike, ne rekomandojmë pjesëmarrjen në këtë konferencë jo më shumë se tre përfaqësuessve nga secila organizatë}.


    Në përputhje me rendin e ditës së konferencës, do t’ ju jemi mirënjohës nëse ju pregatisni një prezantim të shoqates apo organzatës që përfaqesoni, duke përfshirë madhësinë shtrirjen e organiztës si dhe arritjet dhe pengesat që keni ndeshur gjatë punës suaj. Ç'do përfaqësues (drejtues) organizate, shoqate apo komuniteti shqiptar ka të drejtë referati për një kohëzgjatje maksimale prej 20 minutash.

    Prezantimi i gjerë i organizatës duhet te paraqitet në formë të shkruar në ditën e konferencës.


    Luteni që deri më 5 nentor 2005, të na dërgoni listen e plotë dhe të vertetuar të delegatëve Tuaj që do marrin pjesë në punimet e Konferencës të Parë Të Lidhjes Botrore të Diasporës Shqiptare.

    Theksojmë se shoqata apo organizata Juaj heq shpenzimet e udhetimit, të vendosjes dhe të ushqimit të delegatëve nga vendi i Juaj por me çmime më ekonomike.{ nëse deri në afatin e paraparë për konfirmim dërgoni listen ne bëjmë rezervimet e hotelit për mysafirë me çmime 50% }.

    Në pamundësi për të kontaktuar të gjithë organizatat shqiptare në Botë, ju ftojmë që të bëheni dhe ju përcjedhës të ftesës sone për ta dhe të na kontaktoni për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj qoftë dhe si relatore në nr.tel.++4407990505710 e-mail talatpllana@yahoo.co.uk , info@albankraja.com , vitore2000@yahoo.it fax..++4402073703918..... pasi në këtë mënyrë mund të bëjmë prëgatitjet e duhura për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që do na nderojnë në Londër.


    KONFERENCA E PARË E LIDHJES BOTËRORE TË DIASPORES SHQIPTARE


    Z / Znj. _____________________________________

    Kemi kënaqësinë dhe nderin të’ Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën e Parë të Lidhjes Botrore të Diaspores Shqiptare, e cila do të mbahet më 20 nëntor 2005, në Londër.

    Programi i Punës së Konferencës

    Më 19 nentor 2005 Pritja e delegateve ne Aeroportet e Londers dhe vendosja e tyre .

    Më 20 nëntor 2005, në orën : 10:00


    R e n d i i d i t ë s

    1. Hapja e punimeve të Konferencës të Parë të Lidhjës Botrore të Disapores Shqiptare

    2. Zgjedhja e Kryesisë së punës

    3. Zgjedhja e dy verifikuesve të procesverbalit që do të mbahet nga punimet e Konferencës


    4. Fjala e rastit Talat Pllanës, kryetar i Bashkësis Shqiptare “Faik Konica” në Britani të Madhe

    5. Fjala – referati i Dr. Alban Kraja, kryetar i Lidhjës Botrore të Diaspores Shqipetare

    6. Referatet dhe përshëndetjet e mysafirëve dhe përfaqësuesve të shoqatave të ndryshme nga diaspora dhe Britania e Madhe

    7. Shqyrtimi i propozimit të dokumenteve të Konferencës të Parë të Lidhjes Botrore të Diaspores Shqiptare

    a. Programi i Lidhjes Botrore të Diaspores Shqipatre (LBDSH)

    b. Platforma e Lidhjes Botrore të Diaspores Shqiptare





    Me respekt të veçantë,




    PËR KËSHILLIN ORGANIZUES

    TË KONFERENCËS TË PARË TË LIDHJES

    BOTËRORE TË DIASPORES SHQIPTARE

    Bashkëkryesuesit

    Dr. Alban Kraja, kryetar i LBDSH- së

    Talat Pllana, kryetar i Bashkësisë Shqiptare

    “ Faik Konica “ në Britani të Madhe








    Programi i LBDSH - së

    Platforma e Konferencës të LBDSH -së




    8. Dreka 1:00 – 2:00







    PËRMBATJA E PASDITES

    15:00

    Vazhdimi i diskutimit dhe miratimi i dokumenteve të Konferencës LBDSH

    Programi i LBDSH - së

    Platforma e Konferencës të LBDSH –së




    18:00 –19:00 Pauzë




    PROGRAMI KULTURO ARTISTIK

    Në orën 19:00 -24.00 Darka solmne e percjellje

    me spektaklin festiv qe vijon.




    Fjalë rasti per Ditën e Flamurit, Talat Pllana,

    Mysafir nderi Ministri i Jashtem, Prof. Besnik Musatafaj

    Fragment nga monodrama “Amaneti i Adem

    Jasharit” interpreton Dritan Miftari

    Recitim nga nxënësit e shkollës Shqipe Kosova

    Përmbledhje nga Rilindasit dhe Kthimit Skenderbeut reciton

    nga Vita Marku

    Kenge, kendojne : Kastriot Tusha, Manjolla

    Nallbani, Hasan Buqinca,Fato Bakolli etj.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Ballkanase
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Postime
    19
    I uroj suksese atyre qe kane marre kete iniciative per te punuar per kombin shqiptar.

    Bravo.

Tema të Ngjashme

  1. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  2. Me 8 prill do te mbahet konference per Kosoven ne Bruksel
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 06:59
  3. Konferenca e Tiranës - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32
  4. Konferencë për statusin e Kosovës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 07:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •