Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Greqia vendos të shesë pronat e shqiptarëve

    Greqia vendos të shesë pronat e shqiptarëve

    Gjykata e Lartë greke vendos të nxjerrë në ankand pasuritë e sekuestruara të shqiptarëve të dëbuar nga vendi fqinj.

    Shiten pasuritë e shqiptarëve në Greqi. Sipas kryeprokurorit të Gjykatës së lartë Greke, shitja e këtyre pasurive mund të bëhet, pasi është e bazuar në Ligjin 2636, mbi bllokimin dhe sekuestrimin e pasurive të armiqve të vendit.

    Nga Artur Bibe, Athinë


    Kryeprokurori i Gjykatës së Lartë greke, Dhimitris Linos i kërkoi dje trupit gjykues të saj shitjen e pasurive të shtetasve shqiptarë, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar nga shteti, pasi i ka shpallur armiq të vendit.
    Një vendim i tillë duket se do të acarojë marrëdhëniet mes dy shteteve, të cilat kanë pezulluar çështjen delikate të çamëve të dëbuar nga vendi fqinj. Kjo lëvizje po ndërmirret në një kohë kur Greqia është duke aprovuar ligjin e ri për emigrantët sipas kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që shteti helen është akuzuar vazhdimisht si shkelës i të drejtave të njeriut dhe si një shoqëri me racizëm të theksuar. Seanca e kësaj gjykate përfundoi mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe duket se trupi gjykues do të aprovojë kërkesën e kryeprokurorit grek. Sipas kryeprokurorit Linos, shitja e këtyre pasurive mund të bëhet pasi është e bazuar në Ligjin 2636, mbi bllokimin dhe sekuestrimin e pasurive të armiqve të vendit. Ky ligj është formuluar në vitin 1940 dhe është ende në fuqi, ndonëse kushtetuta greke është ndryshuar e përshtatur me realitetin disa herë. Gjykata e Lartë shqyrtoi rastin e një qytetari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pasuria e të cilit ishte sekuestruar në vitin 1940, në kohën kur Greqia ishte e implikuar në Luftën e Dytë Botërore, sipas ligjit 2636/1940 në qytetin e Selanikut. Në vitin 1967, ajo është trashëguar te fëmijët e pronarit të parë dhe në vitin 1993, shteti grek e kishte dhënë për ndërtimin e një qendre tregtare, por pa qenë posedues i ligjshëm i kësaj pasurie. Ky është rasti i parë që nga viti 1940, që gjykata vendos të shesë pasuritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë shpallur armiq nga një gjykatë ushtarake e posaçme që në vitin 1940 deri në vitin 1946, vit ky kur përfundoi dhe deportimi i popullsisë Çame. Ndonëse midis dy vendeve ka një traktat miqësie të firmosur prej kryeministrave Berisha dhe Papandreu, ende të dy vendet ndodhen tipikisht në gjendje lufte. Duket se ky precedent do të jetë ngërçi i ri në marrëdhëniet midis dy vendeve. Të gjitha qeveritë e mëparshme të të dy vendeve nuk guxuan ta preknin këtë temë, e cila fsheh në vetvete histori dhe drama të mijëra familjeve. Ndonëse nuk bëhet fjalë vetëm për pasuritë e çamëve, por për pasuritë e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me krahinën e Çamërisë, dëshira e politikanëve duket se ka qenë inekzistente për të hapur një ndër temat, e cila prej vitesh mban peng miqësinë mes dy vendeve. Pronat e shqiptarëve në Greqi, shtrihen kryesisht në zonën e Selanikut, Follorinë, Janinë e deri në Larisa. Ato janë kryesisht dyqane, shtëpi banimi, por edhe mijëra hektarë tokë dhe kullota. Qeveria greke e pas luftës liroi nga sekuestroja pasuritë e atyre që e filluan atë luftë (gjermanëve, italianëve), por harroi pasuritë e atyre që luftuan kundër okupatorit, ose që ishin viktimat e kësaj lufte.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Denoncim Greqisë në Gjykatën e Strasburgut

    Denoncim Greqisë në Gjykatën e Strasburgut


    Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka është shprehur se qevreia shqiptare duhet ta denoncojë shtetin grek në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut lidhur me vendimin për të shitur pronat e sekuestruara të shqiptarëve që janë cilësuar si armiq dhe janë dëbuar nga shteti fqinj. Lidhur me këtë fakt, Ceka është shprehur se shteti helen ka bërë një ngatërresë të qëllimtë për këtë çështje, pasi edhe pse është hequr Ligji i Luftës nuk është rrëzuar dekreti mbretëror në bazë të të cilit janë sekuestruar pronat e shqiptarëve të cilësuar si armiq. Kreu i Aleancës Demokratike ka theksuar se “ Qeveria shqiptare duhet ta denoncojë këtë veprim në gjykatën e Strasburgut, pasi ky vendim është kundër të gjitha parimeve demokratike të një shteti bashkëkohor Evropian. Kjo e bërë mbi dekretin mbeteror, i cili nuk është hedhur poshtë dhe mendoj se është një ngatërresë e qëllimtë. Vlerësoj se Greqia ka shkelur me të dyja këmbët rregullat e një vendi demokratik”. Sipas Cekës qeveria shqiptare, por edhe parlamenti duhet të rikonsiderojnë qëndrimet për të reaguar saktësisht për një çështje të tillë. Ai është shprehur i mendimit se vendimi më i drejtë është ai i denoncimit të shtetit helen në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Përveç kësaj, Ceka theksoi se të drejtat e shqiptarëve dhe të pronave të tyre legjitimë duhet të mbrohen me forcë nga qeveria shqiptare, e cila është e detyruar të ndërmarrë denoncimin e këtyre shkeljeve.

    Ligji i Luftës, ende në fuqi


    Janë rishfaqur kontradiktat e vjetra mes Greqisë fqinje dhe vendit tonë për një nga çëshjtjet më të mprehta që shqetëson të dyja vendet. Një ligj i hyrë në fuqi në vitin 1949 në bazë të të cili Greqia e konsideroi Shqipërinë si vend pushtues dhe armik, bëri që dy vendet të ishin ligjërisht në gjendje lufte deri në traktatin e miqësisë të nënshkruar pas viteve ‘90 po nga kryeministri aktual Sali Berisha. Mirëpo edhe pse traktati i miqësisë u nënshkrua me vullnetin e të dyja palëve, kjo duket se nuk i dha zgjidhje përfundimtare ligjit të luftës, i cili vazhdon të ketë ndikime dhe të përdoret nga institucionet greke të drejtësisë. Pikërisht konsiderimi në bazë të këtij ligji i shtetasve grekë me kombësi shqiptare si armiq është mbështetja që Gjykata e Lartë greke gjen për të interpretuar shitjen e pronave të sekuestruara në Greqi. Nuk dihet nëse parlamenti grek do të ndërmarrë ndonjë veprim për të shfuqizuar Ligjin e Luftës, ndërkohë që shenjat tregojnë dukshëm vullnetin për ta shfrytëzuar në dëm të interesave të shqiptarëve.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Godo: Të denoncohet shitja e pronave të shqiptarëve

    Godo: Të denoncohet shitja e pronave të shqiptarëve

    Ish-kryetari i Partisë Republikane e ka konsideruar shitjen e pronave të shqiptarëve si shkelje e të drejtave universale të njeriut.


    Propozimi i kryeprokurorit grek për të vendosur shitjen e pronave të sekuestruara të shqiptarëve në Greqi është konsideruar nga plaku i urtë i politikës shqiptare, Sabri Godo, si shkelje e të drejtës universale të njeriut për të gëzuar pronën e tij. Në një prononcim ekskluziv për gazetën “EXPRESS”, ai është shprehur se një masë e tillë është tërësisht antidemokratike dhe përbën një shkelje të rëndë të shtetit grek kundër pronave të shqiptarëve.
    Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të reagojë menjëherë, duke e kundërshtuar këtë vendim konform respektimit të të gjitha Konventave Ndërkombëtare. Lidhur me këtë ai u shpreh se “ Vendimi për të shitur pronat e shqiptarëve është një masë absurde që është në kundërshtim me të gjitha të drejtat universale të sanksionuara në Konventat Ndërkombëtare”. Sipas Godos është detyrë e të gjitha forcave politike, e parlamentit dhe e shoqërisë civile të denoncojë një shkelje të tillë.

    Të mos ngatërrohet me çështjen çame.

    Përveç kësaj Sabri Godo është shprehur se çështja e shitjes së pronave të shqiptarëve nuk duhet ngatërruar me çështjen çame, pasi kjo nuk do t’i shërbente zgjidhjes së problemit. Sipas tij, qeveria shqiptare duhet të mjaftohet me kundërshtimin e një vendimi të tillë pa e komplikuar çështjen duke përdorur si argument çështjen e çamëve të dëbuar nga Greqia. Lidhur me këtë, Godo theksoi se qeveria Shqiptare nuk duhet të bjerë në grackën e provokimeve për të mbingarkuar emocionalisht problemin, por duhet të mjaftohet me denoncimin e tij si një shkelje e rëndë antidemokratike në kundërshtim me të drejtat universale të pronës. Ndër të tjera ai theksoi se “Unë jam i mendimit që të gjitha institucionet e shtetit si qeveria, parlamenti dhe forcat politike të shprehin qëndrimin e vet, por në asnjë mënyrë nuk duhet që të lidhim këtë problem me çështjen çame”. Godo ka akuzuar të gjitha qeveritë e mëparshme për neglizhencë totale ndaj problemit çam, duke e cilësuar këtë si një defekt të rëndë në vullnetin e politikës shqiptare për t’iu dhënë zgjidhje problemeve madhore të shqiptarëve.

    Papulias ndihmon në zgjidhjen e çështjes

    Edhe pse Godo shikon si zgjidhje të vetme qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe faktorëve të tjerë politikë për këtë çështje, ai ka shprehur besimin se presidenti grek, Karolios Papulias mund të ndihmojë për zgjidhjen e këtij problemi. Duke iu referuar një takimi që do të ketë në fundjavë kreu i shtetit, Alfred Moisiu me presidentin grek, Karolios Papulias, Godo theksoi se beson tek vullneti i kreut të shtetit helen. Lidhur me këtë ai u shpreh se “Kam besim tek presidenti grek për mirëkuptim në zgjidhjen e kësaj çështje. Nuk e di se çfarë ka ndërmend presidenti Moisiu t’i parashtrojë homologut të tij, por kam bindjen se zoti Papulias është një nga faktorët që mund të ndihmojë mjaft në zgjidhjen e kësaj çështjeje”. Godo është shprehur mjaft i rezervuar ndaj presidentit Moisiu, duke mos qenë entuziast për rezultatet e takimit të pritshëm mes tij dhe presidentit grek Karolios Papulias.

    Rezolutat e dështuara të Parlamentit Shqiptar

    Parlamenti shqiptar ka dështuar dy herë në miratimin e një projektrezolute për çështjen e çamëve, por edhe të shqiptarëve në Greqi. E ndërmarrë si një nismë e opozitës së para 3 korrikut, një rezolutë për çështjen çame është cilësuar si e parakohshme nga socialistët, të cilët nuk e kanë votuar miratimin e saj. Votimi i një rezolute të tillë është kthyer për herë të dytë në parlament me nxitjen e forcave të djathta politike, por që arriti të siguronte shumicën e kartonave pro. Kjo bëri që parlamenti shqiptar të mos mund të miratojë një rezolutë për këtë çështje si dhe për Ligjin e Luftës, i cili është ende në fuqi. Madje çështja çame ka shkaktuar edhe polemika mes vetë forcave politike shqiptyare, të cilat kanë ndarë qëndrime të ndryshme lidhur me këtë çështje. Pas kësaj nuk dihet se si do te reagojë parlamenti shqiptar, i cili gjendet para faktit të kryer të përpjekjes për shitjen e pronave të sekuestruara të shqiptarëve në shtetin fqinj.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gjykata greke dhunon pronat e çamëve

    Gjykata greke dhunon pronat e çamëve

    Para 60 vjetësh, grekët bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga muslimanët shqiptare

    Autori i Lajmit: Red.


    ATHINE- Një gjykatë greke e qytetit të Selanikut në Greqi, ka hapur një proces gjyqësor për të vendosur t’ia japë pronat e një shqiptari çam një shtetasi grek. Kryeprokurori i Greqisë ka përkrahur kërkesën e shtetasit grek dhe ka kërkuar që gjykatat e shtetit helen të vendosin shkrirjen e gjendjes së sekuestros konservative që u vendos pas luftës së vitit 1945. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, i cili ndodhet në Bruksel për vizitë zyrtare tha se sapo të vijë në Shqipëri do kontaktojë me autoritetet greke dhe do kërkojë zbatimin e miqësisë ndërmjet shtetit helen dhe atij shqiptar, marrëveshje kjo e nënshkruar në vitin 1996. Në kohën e sotme Greqia është shteti i vetëm në Europë, që shkel në mënyrë flagrante disa nga konventat kryesore, mbi të cilat mbështetet rendi i ri ndërkombëtar.
    Historia
    Këtë shkelje të përbindshme më shumë e ndien popullsia mbi 200.000-she shqiptare, e dëbuar me dhunë e genocid nga trojet e veta etnike në Çamëri. Para 60 vjetësh, forcat më të errëta të nacionalizmit grek, të nxitura nga qeveria e tyre dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës, gjeneralët Zerva e Plastira, bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë muslimane shqiptare. Në këtë veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine me krerët bashkëpunetorë të nazifashistëve, Spiridhoni e Dhorotheu. Pastrimi etnik në Çamëri kishte filluar qysh në vitin 1913 dhe ishte shoqëruar me vrasje masive, ku vetëm në vendin e quajtur Përroi i Selanit u masakruan 72 krerë, intelektualë dhe personalitete të minoritetit shqiptar në Greqi. Gjatë një periudhe 30-vjeçare, çamët e pambrojtur iu nënshtruan të ashtuquajturës reformë agrare, ku iu grabit toka dhe iu shpërnda kolonëve grekë, të sjellë nga Azia e Vogël në vitet ’20, iu mohua e drejta e shkollës në gjuhën amtare e deri tek e drejta e votës dhe jeta u katandis në skajet e padurimit.
    Shkeljet
    Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, çamët u paragjykuan dhe u internuan në ishujt e Egjeut, etj. Atyre që u thirrën në ushtri, iu dhanë kazma e lopata, duke i trajtuar si robër lufte. Në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Shqipërinë, çamët ishin shtetas grekë dhe ky ligj s’kishte të bënte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe për të dëshmuar para botës së qytetëruar se si Greqia shkel konventat ndërkombëtare, të nënshkruara nga vetë ajo. Greqia vazhdon të shkelë sot “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970. Nga ana tjetër, Greqia si anëtare e Këshillit të Europës e ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut e, megjithatë, ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i akuzuar pa të drejtë si bashkëpunëtorë të nazifashizmit. Në pikën 2 të nenit 6 të kësaj Konvente thuhet: “Çdo person i akuzuar për një shkelje të ligjit, presupozohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet ligjërisht”. Në fakt, pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht nga Gjykata e Diktimit të Janinës, me shkresën me numër protokolli 1837, datë 29 shtator 1976, dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë.

    Ky lajm është publikuar: 25/10/2005

    Ballkan.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-10-2005
    Postime
    48
    Pisat! Ishalla po behet dicka nga Strasburgu se po te jete per greket ata jane te mire vetem per te na bere gropen, ne qofte se do ju jepej mundesia.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Çështja çame dhe e drejta ndërkombëtare

    Çështja çame dhe e drejta ndërkombëtare


    Autori i Lajmit: Albert Kotini


    Marrëdhëniet që lindin midis shteteve të ndryshme, janë marrëdhëniet ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare përpunohet vetëm në marrëveshje midis shteteve me pëlqimin e tyre. Nuk ka asnjë organ që të qëndrojë përmbi shtetet. Si të tilla ato nuk vënë para përgjegjësisë shtetet që i shkelin ato, por ka organizma dhe procedura që i realizojnë, vetëmbrojtjen dhe ndërhyrjen e shteteve të tjera që ti shkojë në ndihmë shteteve të cënuara. Pra e drejta ndërkombëtare rivendoset në fuqi kur ato shkelen dhe kundërveprimi kolektiv është realizimi më i natyrshëm i së drejtës ndërkombëtare. Një formë kolektive në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare janë saksionet e parashtruara në kartën e OKB-së. Nëse cënohet paqja, Këshilli i Sigurimit autorizohet të marrë masa të rrepta ndaj një shteti që ka shkelur paqen. Qëllimi i këtij aksioni është që të ndalë shkeljen dhe ti detyrohet shtetit fajtor të respektojë normat e së drejtës ndërkombëtare. Po përse nuk zbatohen?
    Faktorë kryesor është raporti i së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtën e brendshme. Normat e së drejtës ndërkombëtare që të kenë fuqi ligjore në juridiksionin e një shteti duhet të mos bien në kundërshtim me kushtetutën e atij shteti. Shqipëria dhe Greqia janë shtete demokratike dhe si të tilla zbatojnë të drejtat e njeriut, si ligj themelor të tyre. Këto të drejta saksionohen në mënyrë funksionale në dokumentat madhorë “Mbi dimensionin njerëzor, si për shembull akti final i Helsnikit. Dokumentat e Moskës, Kopnhagenit etj. Shqipëria duhet të rivendikojë procese të tilla duke u bazuar në procedurat e shkeljes së të drejtave ndërkombëtare. Aktualisht çfarë është shkelje? 1. Respektimi i të drejtave të mbi 100.000 çamëve. Në Greqinë perëndimore, që nga përdorimi i gjuhës, shkollimi edhe përfshirjen në qeverisjen në nivel lokal., rajonal e kombëtar. 2. Respektimi i të drejtave të çamëve dhe shqiptarëve të shpërngulur në vitin 19444-45 .3. Memorandumi i organizatës Çamëria miratuar në kongresin e saj në 5.11.199. Të institucionalizohet nga Kuvendi popullor për të vlerësuar si të drejtë kombëtare në raport me të drejtën ndërkombëtare.
    Për të mos humbur Çamërinë dhe Kosovën, jo vetëm t’i kuptojmë të drejtat kombëtare por të luftojmë që të drejtat ndërkombëtare që kanë firmosur edhe vetë Greqia të aplikohen ose të denoncohen. Po të ballafaqojmë ligjet ndërkombëtare dhe aplikimet për kombin tonë, ata dalin mjaft zbuluar për Çamërinë dhe Kosovën. Tapitë janë në arkivat e Stambollit. Por grekët kanë manovruar sepse ekzistojnë edhe fakte të tilla. Vendim falso për t’iu marrë pronat e çamëve myslimanë duke ua dhënë ortodoks gjoja si çamër. Sot duhet të abrogohen këto ligje. Në këtë variant populli çam i shpërngulur duhet të kërkojë pronat e tyre të rrëmbyer nga grekët. Të gjithë çamërit të evidentojnë tapitë ose çdo lloj tjetër dokumenti për t’i paraqitur në organizmat përkatëse ndërkombëtare. Ka raste që grekët i blejnë tapitë nga vetë çamët të pandërgjegjshëm në Shqipëri. Për pronat shqiptare që nuk janë çamër në greqi, qeveria greke në vitin 1926 ka përcaktuar me ligj pronat e shqiptarëve. Pse qeveria sot bën të kundërtën, kur për të nëjtën gjë qeveria e Zogut i ka zgjidhur atëherë? A duhet që qeveria shqiptare të kërkojë pronat e komuniteteve fetare që përfshijnë 110 mijë hektarë tokë dhe që sot me ligjin mbi shtetëzimet në Greqi nuk janë privatizuar? Për shembull Muhibët?!Qeveria sot: Të vlerësojë memorandumet, peticionet e tij që shoqëria “Çammëria” duke i sensibilizuar u ka dërguar forumet ndërkombëtare, OSBE,KE,OKB, etj sepse deri tani as kryesia e Parlamentit dhe as përfaqësitë tona jashtë nuk janë marrë me problemin çam.

    Ky lajm është publikuar: 25/10/2005

    Ballkan.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Gjykata greke dhunon pronat e çamëve

    ATHINE- Një gjykatë greke e qytetit të Selanikut në Greqi, ka hapur një proces gjyqësor për të vendosur t’ia japë pronat e një shqiptari çam një shtetasi grek. Kryeprokurori i Greqisë ka përkrahur kërkesën e shtetasit grek dhe ka kërkuar që gjykatat e shtetit helen të vendosin shkrirjen e gjendjes së sekuestros konservative që u vendos pas luftës së vitit 1945. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, i cili ndodhet në Bruksel për vizitë zyrtare tha se sapo të vijë në Shqipëri do kontaktojë me autoritetet greke dhe do kërkojë zbatimin e miqësisë ndërmjet shtetit helen dhe atij shqiptar, marrëveshje kjo e nënshkruar në vitin 1996. Në kohën e sotme Greqia është shteti i vetëm në Europë, që shkel në mënyrë flagrante disa nga konventat kryesore, mbi të cilat mbështetet rendi i ri ndërkombëtar.
    Historia
    Këtë shkelje të përbindshme më shumë e ndien popullsia mbi 200.000-she shqiptare, e dëbuar me dhunë e genocid nga trojet e veta etnike në Çamëri. Para 60 vjetësh, forcat më të errëta të nacionalizmit grek, të nxitura nga qeveria e tyre dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës, gjeneralët Zerva e Plastira, bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë muslimane shqiptare. Në këtë veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine me krerët bashkëpunetorë të nazifashistëve, Spiridhoni e Dhorotheu. Pastrimi etnik në Çamëri kishte filluar qysh në vitin 1913 dhe ishte shoqëruar me vrasje masive, ku vetëm në vendin e quajtur Përroi i Selanit u masakruan 72 krerë, intelektualë dhe personalitete të minoritetit shqiptar në Greqi. Gjatë një periudhe 30-vjeçare, çamët e pambrojtur iu nënshtruan të ashtuquajturës reformë agrare, ku iu grabit toka dhe iu shpërnda kolonëve grekë, të sjellë nga Azia e Vogël në vitet ’20, iu mohua e drejta e shkollës në gjuhën amtare e deri tek e drejta e votës dhe jeta u katandis në skajet e padurimit.
    Shkeljet
    Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, çamët u paragjykuan dhe u internuan në ishujt e Egjeut, etj. Atyre që u thirrën në ushtri, iu dhanë kazma e lopata, duke i trajtuar si robër lufte. Në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Shqipërinë, çamët ishin shtetas grekë dhe ky ligj s’kishte të bënte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe për të dëshmuar para botës së qytetëruar se si Greqia shkel konventat ndërkombëtare, të nënshkruara nga vetë ajo. Greqia vazhdon të shkelë sot “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970. Nga ana tjetër, Greqia si anëtare e Këshillit të Europës e ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut e, megjithatë, ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i akuzuar pa të drejtë si bashkëpunëtorë të nazifashizmit. Në pikën 2 të nenit 6 të kësaj Konvente thuhet: “Çdo person i akuzuar për një shkelje të ligjit, presupozohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet ligjërisht”. Në fakt, pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht nga Gjykata e Diktimit të Janinës, me shkresën me numër protokolli 1837, datë 29 shtator 1976, dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë

    Marre nga gazeta ballkan
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Ky eshte vazhdim i genocidit grek ndaj shqiptareve.
    Te shesesh ato prona ku ne pjesen me te madhe te tyre vazhdojne te jene shtepite e djegura te shqiptareve si prove e genocidit te ushtruar e ngelur ne vite eshte nje arrogance e paprecedente ne historine e njerezimit.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #9
    Respekti Mbi Të Gjitha! Maska e [E-TROPOJANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Tropojë
    Postime
    113
    Kjo eshte patupersi qe u behet Shqiptareve,ncncncncncncn.
    Ketu akoma Shteti s'eshte vene ne vend,do zoti Sali Berisha ben diçka se Shqiptareve po u vjedhin edhe jeten e jo me shtepite...Eshte turp......!
    ____________________________________

    JeTa EshTe E BuKuR.....JeToJe..!

    JaM TrOpOjAn.....DeMoKrAt i FlAkTe..!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Komuniteti i Çamërisë, kundër prokurorit grek

    Komuniteti i Çamërisë, kundër prokurorit grek

    Tiranë - Komuniteti shqiptar i Çamërisë reagon ndaj kryeprokurorit grek. Qëndrimet e herëpashershme të shtetit dhe qeverisë greke, në marrëdhëniet bilaterale shqiptaro-greke, kanë çuar tashmë, edhe në veprimet praktike antishqiptare nga ana e palës greke. Vënia në sekuestro apo shitja e pronave të shqiptarëve në Greqi, të konsideruara si prona të “armikut”, duke cilësuar si të tillë shqiptarët e Çamërisë, është një tjetër masë e çuarjes përpara të shovinizmit të qarqeve shoviniste, të mbështetura nga organizmat shtetërore greke.Ky ka qenë edhe qëndrimi, që ka mbajtur Shoqëria “P.A. Çamëria”, Partia për Drejtësi dhe Integrim, si dhe Instituti i Studimeve për Çamërinë, në një prononcim publik të tyre, në lidhje me qëndrimin e fundit të shitjes së pronës, së një shqiptari të konservuar, që nga viti 1940, koha, qëkur Greqia i ka shpallur luftë Shqipërisë. Sipas Seret Mehmeti, kryetarit të Shoqërisë “Çamëria”, “kjo flet për një revansh dhe për një keqpërdorim të së drejtës ndërkombëtare nga ana e një shteti, që është pjesëtar i BE-së dhe që hapur shkel të drejtat mbi pronën të shqiptarëve të Çamërisë. Edhe një herë Greqia po manifeston hapur agresivitetin e saj në politikat ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj komunitetit çam”. Kurse kryetari i PDI-së, Tahir Mehdini u shpreh i revoltuar për qëndrimet e mbajtura dhe pohoi se, “protestojmë ndaj veprimeve të tilla antishqiptare. “I kërkojmë Parlamentit, presidentit, kryeministrit, si dhe gjithë organizmave ndërkombëtare të akomoduara në Tiranë, që të sensibilizohen për veprime të tilla antidemokratike dhe kundër kartave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, që po bën shteti grek ndaj popullit çam, me sekuestrimin e pasurisë dhe vendosjen e masave arbitrare ndaj pronave të tyre”.

    Gazeta Sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Greqia ka përfituar 950 milionë franga ari nga pronat e çamëve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-12-2008, 19:19
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •