Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1

    Letër ambasadorëve të vendeve të Grupit të Kontaktit

    Letër ambasadorëve të vendeve të Grupit të Kontaktit


    Të nderuar ambasadorë,

    Në kohën e përgatitjes dhe të marrjes së vendimeve të mëdha mbi fatet e popujve që kanë jetuar nën ish Jugosllavinë, shqiptarët me të drejtë presin që qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes të kërkojnë dhe të gjejnë zgjidhje të pranueshme të statusit të tyre.

    Me shpërbërjen e ish Jugosllavisë dhe me ndryshimin e hartës politike dhe gjeografike të saj, hapen shtigje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve në trojet e veta etnike në hapësirën e ish Jugosllavisë. Eshtë fakt juridik relevant se Jugosllavia nuk ekziston më, prandaj shqiptarër nuk kanë asnjë arsye më shumë se vetë popujt e trungut sllav (sllovenët, kroatët, maqedonasit) që të ngelin brendapërbrenda një krijese artificiale shtetërore, të përbërë nga Serbia dhe Mali i Zi.

    Nga pikëpamja konstitucionale Ju tërheqim vërejtjen për dy determinante të mëvetësisë së Kosovës.

    E para, sikurse Serbia, ashtu dhe Kosova, kishin një pozitë kushtetuese pothuajse të njëjtë dhe të pavaruar njëra nga tjetra në funksionimin e shtetit federativ. Kosova ishte pjesë përbërëse e Federatës së ish Jugosllavisë dhe kishte territorin dhe kufirin e vet të cilët nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e saj. Kosova merrte pjesë në realizimin e bashkëpunimit me organet dhe organizatat e shteteve të tjera dhe me organizatat ndërkombëtare dhe, më në fund, Kosova kishte pozitë të barabartë me ish republikat në çështjet e ndryshimit të Kushtetutës së ish Jugosllavisë.

    E dyta, Kushtetuta e ish Jugosllavisë ishte kriter bazë për krijimin dhe përbërjen e saj. Logjikisht dhe në pikëpamje juridike, ajo do të duhej të ishte edhe kriter bazë is hpërbërjes së ish Jugosllavisë, me të drejtë për vetëvendosje dhe suksesion. Nga elaborimi konstitucional i këtyre dy determinanteve të mëvetësisë së Kosovës, nxirret përfundimi qendror se Kosova ishte, prandaj dhe do të duhej të pranohej sin jë nga tetë subjektet e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, me të drejtë për vetëvendosje dhe suksesion.

    Shqiptarët asnjëherë deri më sot nuk kanë vendosur për veten. Për ta kanë vendosur të tjerët: pra, shqiptarëve u është imponuar vullneti që të pranojnë nënshtrime dhe pushtime tokash nga të huajt. Vetëvendosjen politike e kombëtare shqiptarët e konsiderojnë si të vetmen zgjidhje të drejtë e të plotë të çështjes shqiptare. Ajo paraqet të drejtën e tyre legjitime historike e etnike për sovranitet e pavarësi kombëtare. Synimi për realizimin e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës mbështetet në dokumentet burimore të vetëpërcaktimit politik të Kosovës dhe të popullit shumicë të saj.

    Vetëpërcaktimi është e drejtë e shqiptarëve dhe nëpërmjet tij ata, në fakt, bëhen faktorë dhe subjektë të vërtetë politik, jo vetëm në raport ndaj vetes, por edhe në raport ndaj të tjerëve. Rëndësia e përcaktimit politik të popullit shumicë të Kosovës për shtet sovran dhe të pavarur nënkupton realizimin e të drejtës legjitime të tij që të jetojë me ligjet e veta në territoret e veta. Me kë të rast theksojmë se populli shqiptar në Kosovë ka një vend të vetin, një territor të vetin të vërtetë politik, kështu që nevojat e popullatës së tij parashikon t'i përmbushë brendapërbrenda një krijese të re shtetërore, sovrane dhe të pavarur.

    Zgjidhja e statusit të Kosovës dhe njohja e tij varet nga të vërtetat e njëmendta dhe nga argumentet e vërteta. Nuk ka zgjidhje të problemit të Kosovës dhe të statusit të saj pa vullnetin e popullit. Çdo zgjidhje tjetër është vetëm dhunë e cila mund ta mbajë vetëm gjendjen tensionuese dhe të konfliktit.

    Mbi bazë të këtyre fakteve, ju lutem që të procedoni me fazën e fundit të vendosjes së statusit të Kosovës, e jo me ndonjë fazë kaluese e cila, edhe më tej, do ta mbante Kosovën në "rreth të mbyllur".


    Prishtinë, 28 tetor 2005 Akademik Esat Stavileci
    Instituti për Studime Bashkëkohore

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    Shqiptarët asnjëherë deri më sot nuk kanë vendosur për veten.
    Nese kjo ne syte e shqiptareve eshte nje e drejte sublime, ne syte e grupit te kontaktit eshte nje prej hezitimeve kryesore per te qene 100% te bindur ne suksesin e shtetformimit te nje populli qe nuk ka patur asnje shans per te testuar aftesite e veta veteqeverises.

    Sic e kam thene 6 vjet me pare ne kete forum, Kosova e fitoi pavaresine e saj me bomben e pare te NATOs qe ra mbi Beograd. Por sic do te thosh presidenti Klinton ne viziten e tij ne Prishtine: "Ne fituam luften, eshte ne doren tuaj te fitoni paqen." Dhe me kete nenkuptonte procesin e ngritjes se institucioneve demokratike ne Kosove.

    Ekziston nje mirekuptim i gjere per te njohur pavaresine e Kosoves, ashtu sic ekziston nje skepticizem i madh tek aftesite shtetformuese te shqiptareve nga grupi i kontaktit. Nese preokupimi i shqiptareve eshte pavaresia, preokupimi i faktorit nderkombetar eshte paqja afatgjate pasi do te ishte e papranueshme qe lufta te shperthente perseri ne kete rajon pas nje investimi kaq te madh ne kohe, njerez e te ardhura.

    Mbi bazë të këtyre fakteve, ju lutem që të procedoni me fazën e fundit të vendosjes së statusit të Kosovës, e jo me ndonjë fazë kaluese e cila, edhe më tej, do ta mbante Kosovën në "rreth të mbyllur".
    Cilado forme sovraniteti qe do ti njihet Kosoves nga faktori nderkombetar do te jete e nje forme te kushtezuar. Kjo jo se Grupi i Kontaktit nuk deshiron te njohi pavaresine e plote te Kosoves, por thjeshte se Kosova nuk eshte ne gjendje qe te ruaje sovranitetin e vete pa prezencen e nderkombetareve ne Kosove.

    Shpallja e pavaresise dhe njohja e pavaresise nga shtetet e tjera eshte njera ane, por ngritja e institucioneve te shtetit ne menyre qe keto institucione te jene ne gjendje te mbrojne terresine territoriale dhe sigurine e jetes se mbare shtetasve eshte ana tjeter.

    Kosova do te arrije pavaresine e saj te plote ate dite kur forcat e NATO nuk do te jene me te nevojshme pasi Kosova do te kete ushtrine dhe forcat e saj te rendit.

    Nga shkrimi i mesiperm nuk me pelqen vetem afrimiteti ndaj problemit te Kosoves. Shqiptaret nuk duhet te kerkojne nga Grupi i Kontaktit pavaresine e Kosoves thjeshte ne rruge legale apo si nje "aspirate e shqiptareve". Ajo qe Grupi i Kontaktit dhe mbare bota duan te degjojne nga shqiptaret ne keto momente nuk eshte me deshira e tyre per te qene te pavarur, kete te gjithe e dine, por dy gjera qe kane rendesi te jashtezakonshme:

    1. Perkushtimin maksimal e solemn per ngritjen e nje shteti demokratik qe mbron e garanton te drejtat e gjithe shtetasve te vet.

    2. Perkushtimin maksimal te shqiptareve per te qene nje faktor paqe dhe stabiliteti ne rajon duke respektuar te gjitha pakicat qe jetojne ne Kosove dhe duke ndjekur nje politike bashkepunimi ndaj te gjithe fqinjeve.

    Keto jane dy pikat mbi te cilat duhet te argumentohet pavaresia e Kosoves perpara opinionit nderkombetar pasi keto jane dy fushat mbi te cilat puna ka caluar ne keto 6 vjet ne Kosove.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Emra Ilire Te Vendeve Dhe Lumenjve Ne Serbi
    Nga Xhuxhumaku në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-09-2006, 19:21
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 11:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •