E Enjte, 10 Nentor 2005
Nga Naim Frasheri: "Ne mes tuaj kam qendruar, e jam duke perveluar, qe t'u ap pakeze drite, naten t'ua benj dite.Do te tretem, te kullohem, te digjem, te pervelohem, qe t'u ndrij mir' e te shihni, njeri-tjaterin te njihni"
Blerina Moka
Dielli ka kohe qe ka fshehur syrin e tij ne male dhe Tirana po behet gati te zhytet e tera ne krahet e medhenj te erresires. Eshte nje pasdite e zakonshme nentori, pak e fresket, por..... pa drita. Njerezit pergatiten per mbremjen e cila i pret si zakonisht me refrenin e njohur: Gati qirinjte! E ndersa te moshuarit jane mbledhur kruspull ne shtrat, femijet, nxenes te shkollave, ne terr kerkojne me duar canten e hedhur tej, pas gezimit te ardhjes nga shkolla. "Mesim i thencin, sa per te mos marre mungesa, kot sa shkojme"-thote Blerta, nxenese e shkolles 9- vjecare "Ahmet Gashi" ne Laprake. I kane ardhur ne maje te hundes netet pa erresire, sidomos kur ka aq shume per te mesuar, apo ndonje provim ne matematike. Por jo vetem ajo. Qiriri, ehh sa kohe kishim pa e pare, pa ja degjuar eren. Me se fundi ja arritem asaj dite. Dhe kur...... ne shek.XX1! Nxenesja e klases se tete ne Laprake, nuk rresht se ankuari per pasditet e erreta ne shtepi, te cilat e detyrojne te mesoje naten apo heret ne mengjes. "Gjumi? Kam filluar te mos ta shijoj sepse mendjen e kam te zilja e ores te cilen e ve cdo nate per t'u pergatitur per ne shkolle".
8-vjecari: Shkruaj bukurshkrim ne driten e qiririt
Ndersa me te rriturit e mbajne mend kohen e erresires, apo kufizimet e energjise qe para viteve 90, ata, me te vegjlit, qe kete vit nisen me gezim udhen e dijes, cuditen. "Kam filluar te shkruaj ne fletoren e bukurshkrimit, por nuk kam faj pse germat s'i bej aq mire. Nuk shkruaj dot ne driten e qirinjve qe me vene prinderit"-thote Anxhela, nxenese e klases se pare ne shkollen 9-vjecare "Emin Duraku". Edhe pse thuhet se bashke me qendrat e tjera sociale, shkollave e kopshteve nuk do t'u nderpriten dritat, nuk ndodh aspak keshtu. Me fatkeqet, ata qe shkollat i kane pasdite duhet te durojne te ftohtet ne klasa, pa llogaritur mesimet qe jane..... lere fare! Prinderit, apo gjysherit, atyre qe u bie rradha te shoqerojne apo te marrin femijet nga shkolla, nuk dine kujt tja rrefejne mllefin apo terbimin qe provojne brenda vetes, tek duhet te presin ne terr, ne te ftohte, ne pritje te mbarimit te oreve te mesimit."Ku u gjeten keto shkolla te ndertohen tani? Nuk paten kohe gjithe beharit?"-pyesin me inat te moshuarit, te cilet nuk kuptojne problemet me levrimin e fondeve, arsyeja e vetme qe degjohet shpesh nga bashkia. Jo pak, por rreth 11 shkolla ne kryeqytet, duhet te zhvillojne mesimin me turne, per shkak te rikonstruksioneve neper shkolla te cilat detyrojne klasat e tyre te shperndahen ne shkollat me te aferta. Periferite, Kombinati apo Lapraka, jane me te prekurat, ku dhe niveli i jeteses eshte me i ulet, sidomos ne familjet e ardhura nga zonat verilindore, te cilat ende nuk kane te siguruar nje strehe, nje cati.
Mesueset: Niveli i mesimit, i ulet
E gjithe "gurguleja" e dritave bie mbi kurriz te shkollave. Niveli i mesimit duket se ka rene ndjeshem dhe te gjithe nxenesit perserisin ne refren; "Mesuese s'kemi mesuar, nuk kishim drita". "Nuk e di c'te bej me nxenesit e mi, nga njera ane me vjen keq, por nga ana tjeter kam frike nga kaosi qe po shkakton mungesa e dritave pasdite"-shprehet drejtoresha e shkolles 9- vjecare "Edith Durham". Te gjithe mesuesit ankohen per ulje te ndjeshme te ritmit te te mesuarit. Tashme, mungesat ne kryerjen e detyrave te shtepise, mesimeve, apo notat e uleta ne provime, duket se jane bere "gangrene", saqe mesuesit nuk dine c'te bejne. Nga ana tjeter, kreret e shkollave, drejtorat, kane nisur iniciativat private duke negociuar me Korporaten Energjitike, per te mos rene ne kaos e rremuje.
Nata tashme ka rene mbi Tirane. Asnje drite, vec qirinjve te cilet duken stoike ne pritje te ardhjes se dritave. Dhe pak dhe ora po i afrohet asaj te shumepritures, ores 20. "Urraaaaa. Erdhen dritat. Fikni qirinjte!
...
Ky citati me bold ishte rrenqethes![]()
Krijoni Kontakt