Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Xhixhua
    Anëtarësuar
    09-03-2005
    Vendndodhja
    bathore... mer cope druni
    Postime
    134
    ta knoni mer ta knoni. ta knoni qe c'ke me te se ka humb identiteti kombtar fare. Ti futet patiotizmi robve ne gjak sic ju ishte fut prinderve tane nga gjysherit tane. Mbase jo per dite po ta knojne ka i here me sene dhe e bojne shume mire. Atij qe i lodhet goja tu knu i roncin dhomet ishalla.as e dhe nji gjo te keqe nuk shof me kete punene e himnit une...

  2. #22
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Ky brari qeka i papam fare i here. Keto shprehjet gjithperfshirese pseudo-ironike e materialiste mua me terbojne fare. Zemra, normale qe mendjen do ta kesh tek xhamat e dritaret ti. Kur nuk di as si ti referohesh brezit te ri keto gjerat do presesh nga ty. Zbatharake tha ai mjeshtri ? Ashtu tha e! Tipike per mitingjet e Sales qenka. Mundohu ta vesh nje cike trurin ne pune se kushedi nuk te del aq keq. Une (ashtu si edhe disa te tjere) mendoj per nje cike me larg se pragu i deres. Si mund te presesh zhvillim ti dhe mireqenie matreriale nga jje brez qe nuk di as hyminin kombetar? Si mund te presesh qe ata te bejne me shume per Shqiperine duke mos patur as fijen e patriotizmit ne venat e tyre? Mendo nje cike me larg, mos perdor parrulla te papershtatshme dhe mbi te gjitha... shkruaj shqip!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-04-2005
    Postime
    19

    Hymni tregon Respektin

    A shumica juaj e ndieni me teper cdo me thene te kendohet hymni neper shkolla cdo dite se jeni larg atdheut. Por ata je kane atje gjithe jeten i ka hikur truri edhe se cajne fare ****** per shqiperine. Hymni tregon nacionalitetin tone o budallenj. Ne qoftese nuk respektohet hymni ka konsekuenca te tjeter. Tradhtoret nuk kane vend ne shqiperi. Une jetoj ne Amerike edhe ketu duhet te rrime gati tu per *** hymnin amerikan cdo doti nga halli. Ne qofse nuk rri mund te cohesh edhe te dalesh nga kalasa por sidoqetejete, kjo eshte disrespekt se ti jeton ne ate vend. Kshu pra qe "hymni kombetar" eshte nje aspekt qe do ta zhvilloj kombin tone.

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga Brari
    fshati digjet k... krihet i thon kesaj..

    duket qe pollua ska haber sa eshte sahati neper shkolla..

    ci duhet hymni zbatharakve ...?
    ci duhet hymni atyre qe i bjen ne shkolle bodigardi i mamase me benx?

    Shkolla do ...

    xhama.. soba per ngrohje.. banka.. wc e lavamane per cunat e gocat.. do ajer te paster do mesues.. te ndershem.. do oborre me lule e jo oborr me 5 metra beton nga sevapet e edvinit qe 1500 metrat e tjera te oborrit ja ka dhen blend mim goxhe kolanecave te bejne grataciela..
    Shkolla do polic te dera dhe brenda ne oborr qe ti mbrojne femijet nga bandat e pedofileve.. e keta polic te jene qytetare e jo injorante qe shiten me nji tas lfara ule dielli.. te cilet po spati shteti ti paguaje le ti paguajne prinderit.. sepse frika ka krijuar psikozen e terrorit dhe prinderit e gjyshet gdhijne e ngrysen ne der te shkollave..
    Shkollat duan nje menxe ku tu jepet nje got qumesht a caj e nji cop buke femijve nga shtresat e varfera..
    Shkollat duan uje e korent.. duan drejtora pa parti qe gdhijne ne krye te detyres.. duan shefa arsimi seksionesh qe sjan ne ate kolltuk si merit prej roleve te llojit LUIZ HOXh e Makbulo Dad.. ne kanibalizmin e 97-tes..

    athere po e beri keto pollua i ri plot energji por pak matuf.. le te kerkoje te kendojne hymnin.. kalamajte.. me prinder bashke..


    qashtu..
    Braro, ndonjehere edhe largpamesit dhe filozofet gabojne, pra edhe ti. Kesaj here ia fute kot, pra dysh per Brarin.

    C'lidhje ka hymni i flamurit me WC-te, qumeshtin, pedofilat, etj. etj.?

    Pastaj, ti e ve sikur kalamajte po kendojne himnin e Pollos, ata po kendojne himnin kombetar, jo avazin e Gencit!

    Kendimi i himnit kombetar nuk kushton asgje, por jep shume mbrapsht: Ne Evropen veriore himnet fetare i ngulen ne mendje femijeve dhe ata i mbajne mend gjithe jeten, gjithashtu feja u ngulitet me mire nepermjet muzikes. Ne Angli neper shkolla kendohet himni i flamurit dite per dite, idem ne ShBA. Eshte menyra me e thjeshte dhe me e lire per te rrenjuar ndjenje kombetare.

    Kenga eshte shenje qyteterimi. Ku ka muzike, ka paqe. Kombet qe kane te zhvilluar muziken jane me te perparuarat ne bote.

    Edukimi i femijes nuk eshte gje e lehte. Duket sikur eshte, po nuk eshte ashtu. Shume veta mendojne qe femija po i pati te kushtet e jetes ditore (ushqim, veshmbathje, kushte te mira mesimi), behet njeri i mire e i ditur. Nuk eshte aspak ashtu. Femija ka nevoje per shume me teper. Ka nevoje per shembull te perhershem, ka nevoje te kopjoje nga te rriturit te sjelluren me edukate. Nje vend i mire ku te mesojne edukaten eshte shkolla.

    Edukata pra nuk varet vetem nga kushtet. Kushtet femijet mund t'i kene te gjitha e prape te rriten si derra. Femijet nuk duan vetem kushte, duan edukate qe te behen jo vetem njerez po zoterinj.

    Femijet nuk duhet t'i lesh te thone fjale te pista, sepse po i thane te vegjel do i thone gjithe jeten (si Fatos Nano me Edi Ramen, qe e kane kete huq te vogel), femijeve duhet t'u mesosh te respektojne te varfrit e sakatet e jo te tallen me ta, duhet t'u mesosh t'i flasin me respekt cdo bashkebiseduesi e jo te behen fallco (me disa te sillen mire e me disa me mendjemadhesi).

    Femijeve duhet t'u mesosh te duan e mbrojne pronen kolektive (gje qe shqiptaret e bejne shume pak), duhet t'u mesosh te deponojne ne polici po pane dicka te jashteligjshme sepse ky eshte veprim i pelqyeshem e jo veprim spiuni. Ai qe kallezon hajdutin, do kombin e vet sepse do pronen e perbashket e cila eshte e gjithe kombit. Ideja e prones se komunitetit nuk eshte e majte, eshte ide atdhetare.

    Nese do pronen e perbashket te lagjes sende te qytetit tend, te rrethit tend te kombit tend, atehere je patriot. Po qe te behesh patriot duhet te kuptosh se c'eshte kombi shqiptar, duhet te mesosh historine e tij dhe aspiratat e tij ne shekull.

    Shqiptareve te vegjel qe pas ca vjetesh do behen te medhej duhet t'u shpjegosh se ku bazohet kombi yne, ne menyre qe mos e lene aq kollaj atdhene sa e la brezi im, i cili u zhduk pa lene gjurme per te mos u kthyer me. Neve ishim rritur me me 2 vjet histori PPSH, dy vjet marksizem dhe vetem 1 vit histori Shqiperie ne shkolle te mesme. Kendimi dite per dite i himnit e kombit do ndihmoje ne ndergjegjen kombetare dhe keq nuk do ishte qe shqiptaret te kishin ndopak, sepse shume s'kane.

    Shume shqiptare e kane mendjen te mbushin mullen e mos e vrasin teper mendjen per gje tjeter. Ndergjegjja kombetare shpeshhere njerezve u jep dicka me teper ne jete, nje aresye me te madhe per t'u perpjekur, nje pergjigje per c'jane e c'do behen, nje ndjenje perkatesie etj..

    Ka shume kombe qe s'kane atdhe. Te pasurit nje shtet qe te lejon te ushtrosh ndjenjen kombetare duhet pare si privilegj. Te vegjlit duhet te mesohen te falenderojne zotin cdo dite qe linden shqiptare. Himni kombetar ne strofen e trete thote pikerisht:

    Se zoti vete e tha me goje
    Qe gjithe shuhet permbi dhe,
    Po vetem Shqiperia do te rroje,
    Per te per te luftojme ne.

    Kur te kene thene kete strofe me gjithe mushkerite, kalamajte do ndihen gjithe qejf e do u kujtohen edhe formulat e matematikes me kollaj. Nese s'do ndihen me qejf ate dite, do ndihen diten e ardhshme.

    Qofshi mire.
    Ignore List: Den Bossi

  5. #25
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anëtarësuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Un per vete maj mend qe e kendonim cdo mengjes dhe benim edhe gjimnastike .

    Nuk shoh asgje te keqe kendimon e Himnit tone neper shkolla, perkundrazi mund te jete nje shenje qe Shqiperia po fillon te vendosi ca rregulla dhe norma neper institucionet e veta.

    Ne komunizem psh egzistonin Pionieret, dhe kjo behej qe te rriteshin femijet me nje lloj fryme, perkushtuar pra ideologjive te atij sistemi.

    Per mendimin tim kendimi i Himnit do te sherbente shume per nje rritje te brezave te ri me nje fryme sa me patriotike. Nuk shoh lidhjen qe mund te kete kjo gje me gjendjen ekonomike te vendit tone.

    Himni mund te kendohet si nga te verferit po ashtu edhe nga te pasurit, si ne nje shkolle me xhama ashtu edhe ne nje pa xhama(edhe pse mendoj qe jan bere dhe po behen rregullime dhe investime ne kete sektor).


    Un per vete sa here qe e degjoj Himnin me rrenqethet mishi dhe filloj e kendoj me shume pasion pa e patur problem se ku jam ose si jam!
    Duke lene menjane qe eshte Himni jone , po a sju duket qe eshte nje Himn madheshtor???




    romeoOOO

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Ne Amerike, qe nga kopshti deri ne perfundim te klases se tete kendohet himni cdo mengjes
    Ai e ka fjalen per shtete tamam jo per shtete lunatiko/komuniste.

    Skemi nevoje per patriotizem te tepert por per sistem vlerash.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine
    Ne Amerike, qe nga kopshti deri ne perfundim te klases se tete kendohet himni cdo mengjes
    Hymni? Mos deshte me thane Pledge of Allegiance?

    Nuk shof asnji t'keqe me ngritjen e flamurit e kndimin e hymnit nder shkolla. Mendoj se brezi i ri ka nevoje per ndergjegjsim e patriotizem.
    Defend the second amendment

  8. #28
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    Ai e ka fjalen per shtete tamam jo per shtete lunatiko/komuniste.

    Skemi nevoje per patriotizem te tepert por per sistem vlerash.

    Quajini si te doni, por diku duhet filluar., Nuk mund te ndertosh sisteme vlerash pa filluar gjekundi qofte edhe me "taktika lunatiko/komuniste" ashtu sic i quani ju . Mund te thoni qe USA nuk eshte tamam nje komb (eshte i perziere etj) dhe mund te kete nevoje ti fusi ne gjak brezit te ri frymen patriotike , por me thuaj nuk po shkombetarizohet dita-dites Shqiperia jone?

  9. #29
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Jam plotesisht me ato cka tha Zombie me siper. Kendimi i himnit dhe gjendja e shkollave nuk perjashtojne njera-tjetren.

    Po sikur ne vend te himnit te recitohet betimi per flamur, qe une me thene te drejten nuk e di?
    Edhe nqs e vene ne zbatim kendimin e himnit do ishte me mire ta benin nje here ne jave sic u tha edhe me siper. Cdo dite e zhvlefetson himnin e do perfundoje si gjtimnastika e mengjesit ku te gjithe shtireshim.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  10. #30
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Kur kam qene une ne 8 vjeçare, s'e mbaj mend mire, me duket ka qene viti '95, kam qene klase e 8 atehere, doli qarkorja ministrise qe çdo te hene ne mengjes, para se te behej mbledhja e klases (gjysoreshi) nxenesit duhet te kendonin Himnin e Flamurit. Ndjenja patriotike me thene te drejten na pushtoi, kendimi Himnit per ne nuk ishte gje e vogel. Ja dhe dita e pare e Himnit, e kenduam te gjithe plot zemer dhe emocion, biles mbaj mend qe te gjithe ne fund therritem sikur te ishim ne stadium "Rroft Shqipria", morrnica morrnica na u be mishi. E kenduam Himnin çdo te hene per 1 muaj rresht, por javen e peste u harrua. Mesuesit nuk e vinin ujin ne zjarr me per Himnin, ashtu dhe drejtoria. Kaq ishte dhe flluska Himnit ne vitin '95. Nuk e di ç'do te behet tani po te dale e njejta qarkore ??? ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rugova: Dardania dhe flamuri dardan
    Nga krokodili_73 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 30-04-2017, 14:19
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Flamuri Kombëtar kuq e zi, valevitet krenar në Manhattan
    Nga brooklyn2007 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 01:34
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •