Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Hymni kombëtar dhe ngritja e flamurit, çdo mëngjes në shkolla.

    Bashkë me Hymnin, edhe ngritja e flamurit

    Pollo: Hymni Kombëtar, çdo mëngjes në shkolla

    B.Prifti

    Rikthehet këndimi i Hymnit Kombëtar nëpër shkolla para nisjes së mësimit. Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, ceremonia e harruar prej vitesh duhet të rikthehet çdo mëngjez në fillim të mësimit, madje ajo duhet të pasurohet edhe me akte të tjera, si është ngritja e flamurit shqiptar. Deklarata është bërë dje, gjatë ceremonisë për ndarjen e fituesve të konkursit kombëtar të shkollave për Skënderbeun, zhvilluar në sallën e Muzeut Historik Kombëtar. “Skënderbeu dhe epoka e tij kujtohen, se shërbyen si zgjues e ngjizës për idenë kombëtare.

    Pa kujtimin e kësaj figure epokale, rilindasit do ta kishin shumë të vështirë të ngacmonin mendjet e përgjumura nga një natë historike. Po ashtu edhe shtetbërësit e shekullit te 20-të e kishin Gjergj Kastriotin si referencë themelore të punës së tyre”,- tha Pollo dje përpara nxënësve. Sipas tij, shkolla jonë duhet të jetë e qartë në misionin e saj, qoftë për formimin e shqiptarëve të ndërgjegjshëm, ashtu edhe për formimin e qytetarëve të denjë dhe europianë të mirë. “Prandaj në shkollë të ruajmë me rigorozitet këndimin e Hymnit Kombëtar çdo mëngjez në fillim të mësimit dhe t’a pasurojmë këtë me akte të tjera, siç është ngritja e flamurit shqiptar”, - tha ai.

    Në konkursin për Skënderbeun, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Muzeu Historik i Arteve, morën pjesë 250 nxënës të moshës 12-18 vjeç nga e gjithë Shqipëria. Në Ekspozitë u paraqitën 178 punime ndër të cilët u shpallën 15 fitues në të tre gjinitë; pikturë, skulpturë dhe grafikë. Dhurata për fituesit ishte një pako me libra mbi historinë shqiptare.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    PAtjeter qe hymni duhet te rifilloje te kendohet neper shkolla. Une jetoj larg Shqiperise dhe ketu cdo mengjes degjojme hymnin e ketyre qe moshen e ka sa te sime meje. Lere lere! Apo c'nuk eshte edhe ca i shpifur.
    Me mbahet mend qe ne klase te pare deri ne klase te trete mesuesja jone ( e vetmja qe kishim ) ngaqe ishte patriote na vinte te kendonim cdo mengjes. ME pelqente shume.

  3. #3
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Mos do i kthejme shkollat ne reparte ushtarake. Himni kombetar eshte shume i shtrenjte, ndaj ai duhet te kendohet vetem ne raste te veçanta, keshtu behet edhe me i dashur per te gjithe.
    Keta politikanet tane duan te tregojne qe e duan Shqiperine, por Shqiperia nuk duhet me llafe dhe parrulla, ajo duhet me pune, me mençuri, duke i dhene mundesine çdo shqiptari te jetoje normalisht ne kete vend, e jo te largohet nga papunesia.

  4. #4
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Kendimi i hymnit cdo mengjesesht dicka e mire dhe nuk tregon asgje te keqe. Ne shum vend te botes hymni kengoet cdo mengjes neper shkolla si dhe ne USA ku ky ligj nuk ka te bej per interesat e poltikanve...
    Per Shqiperine esht dicka pozitive!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    U beme si kinezet/ Po gjimnastiken e mengjezit do ta bejme?

  6. #6
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga vioxx
    U beme si kinezet/ Po gjimnastiken e mengjezit do ta bejme?
    Pse ti se ke pas bere? Gjimnastika dicka pozitive eshte dhe pse femijet Shqiptare bejne zbor gjithe diten duke luajtur perjashta.

    Me pelqen recitimi i Hymnit ne shkollat.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Mendoj qe duhet te jete opsionale dmth te hidhet ne vote kush do e kush nuk do dhe ne baze te kesaj te merret vendim duke kenqur shumicat .. ama pozitive eshte sepse krijon nje fare rregulli dhe pse mos behet sic ka qene me para cte keqe ka ?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    13

    Thumbs up

    Per mendimin tim eshte dicka shume pozitive se si ja ka nis muhabeti ndonje dite kur ta harrojme se pothuajse se degjojme askund.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    So keq mer jo po te pakten vec te honave se dite per dite do na hiki zari

  10. #10
    RebeL AnGeL /IrC STaFF Maska e angel_guy
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Hic
    Postime
    322
    Sidomos pa pi kafen e mjesit te del Hymni prej Hyndesh dhe fillo dhe e kendo me te shara .
    DasHuRia PerBeheT NgA dY PjeSe NdJeNjaT DhE PreKjA

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rugova: Dardania dhe flamuri dardan
    Nga krokodili_73 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 30-04-2017, 14:19
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Flamuri Kombëtar kuq e zi, valevitet krenar në Manhattan
    Nga brooklyn2007 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2008, 01:34
  4. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •