Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Pavarësia e Kosovës dhe çështja çame

    Kosova u clirua nga okupatori serb, tani e kane radhen greket. I bej thirrje te gjithe shqiptareve qe ti drejtohen autoriteteve shqiptare dhe te organizohen si nje trup kunder akteve te qeverise greke, te cilet po konfiskojne pronat e shqiptareve ne Cameri. Drejtojuni gazetave qe ti japin me teper sfond ceshtjes came dhe statusit se saj.

    Ju lutem shkruani direkt kryeministrit Sali Berisha rreth premtimit te mbajtur rreth mbrojtes te drejtave te popullsise Came dhe kthimit te tokave te tyre tek email tij personal: kryeministri@km.gov.al

    Poshte Greket!!!!

  2. #2
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Sala ja pati dhene nje goditje ceshtjes came me takimin e lobistit grek te Amerikes Nikolas Geixh. Ky hap i Berishes i pati zemeruar kogresmenet amerikane qe mundohen te bejne dicka per shqiptaret.
    Per mendimin tim ai duhet ta thjesht kishte refuzuar takimin me ate grekun.
    Ndryshuar për herë të fundit nga panchovilla : 29-10-2005 më 09:06

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22
    Problemet e Kosoves nuk mbarojne me pavaresine, perkundrazi, problemet e Kosoves fillojne me pavaresine pasi qe nga ajo dite e me tej, pergjegjes nuk do te jene Petersonet dhe NATO per jeten politike, ekonomike, shoqerore ne Kosove, do te jene kreret e shtetit shqiptar qe do tu duhet te vendosin autoritetin e ligjit ne vend, gje qe nuk eshte aspak e lehte edhe ne shoqeri me nje kulture te gjere demokratike, e jo me ne vend si Kosova qe po eksperimenton per here te pare me demokracione.

    Ju lutem shkruani direkt kryeministrit Sali Berisha rreth premtimit te mbajtur rreth mbrojtes te drejtave te popullsise Came dhe kthimit te tokave te tyre tek email tij personal: kryeministri@km.gov.al

    Poshte Greket!!!!
    Nga ato qe shkruan te le te kuptosh qe je i vogel per te kuptuar problemet tona kombetare e jo me ti analizosh ato. Ceshtja came eshte bishti i kavallit te ceshtjes sone kombetare dhe Berisha me ato qendrime qe po ndermer, pikerisht po punon per te realizuar nje zgjidhje te ceshtjes came.

    Ceshtja came ka vetem nje zgjidhje, kthimin e gjithe cameve ne Greqi, njohjen nga shteti grek te shtetesise greke dhe kthimine pasurive te sekuestruara. Prandaj, mos ithuaj "poshte greket", pasi camet jane vete shtetas greke dhe eshte njesoj si te peshtysh veten ne fytyre. Dhe se dyti, rruga e vetme qe shteti shqiptar do te ndermjetesoje zgjidhjen e ketij konflikti te vjeter eshte vetem nese maredheniet shqiptaro-greke do te arrijne ne nje stad te tille miqesie dhe bashkepunimi, ku fqinjet me te lashte te Ballkanit nuk dyshojne me tek njeri-tjetri.

    Dhe ajo qe i pengon maredheniet shqiptaro-greke jane ndergjegjesimi i pales greke ne ate shkalle qe te kuptojne se shqiptaret jane nje popull fqinj i besnik qe nuk cenon interesat e veta (per kete do te ndihmoje pavaresia e Kosoves), dhe divorci i interesave shqiptare nga reja e erret e interesave turke, qe e ka fort per zemer "ceshtjen came" pasi i siguron nje shkak per te perdorur camet dhe shqiptaret si koka turqish ne armiqesite e veta te saj kunder Greqise. Dhe maredheniest Shqiperi-Greqi apo vete fati i ceshtjes came ngelen peng te armiqesise Athine-Ankara.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-10-2005 më 13:15

  4. #4

    albo u tregove shume naiv

    I dashur Albo,

    Po kthej pergjigje vetem sepse konludove qe "maredheniest Shqiperi-Greqi apo vete fati i ceshtjes came ngelen peng te armiqesise Athine-Ankara.,", pra le te kupton qe camet nuk jane shqiptare dhe qe s'eshte nje ceshtje shqiptare, pra qe shteti apo kombi nuk duhet ti ve perpara kete problem qe te pakten ne pjese e shoqerise dhe e popullsise shqiptare e konsideron si personale, pra nje e drejte qe nuk njihet ne qeverine greke. Dhe camet nuk e mbajne veten per greke sepse ata do te quheshin si minoretar greke ne shqiperi, dhe te pakten do dilte te pakten nje fakt qe do i beshin camet filo-grek gje qe se kam lexuar apo degjuar kurre. Dhe je ti duke i peshtyre camet ne fytyre duke i pranuar ato si pjesetare te kombit grek, duke hequr faktin qe kane gjak me gjuhe shqiptari.
    Une i konsideroj kosovaret, ulqinakasit , dibranet e dibres se madhe, durresaket e durresit, tiranasit e tiranes si shqiptare te cilet i perkasin kombit shqiptar, megjithese disa prej tyre nuk jane pjese e shtetit shqiptar, ketu fus dhe camet sepse i perkasin popullit shqiptar pra kombit tone. Dhe i gjithe qellimi im ne fillim te temes eshte qe te rrisnim alarmin qe interesat e bashkekombesve tane po i hiqen sepse ato akoma nuk konsiderohen si qytetar ne greqi, por akoma si armiq te kombit qrek pershkak te luftes Italo-Greke. [B][B]Dhe duhet ta dish meqenese qenke i rritur por i pagdhendur qe shteti jone shqiptar eshte akoma ne gjendje lufte me qreqine per shkak te ketij ligji me greqine i cili akoma eshte ne funksion, dhe kjo i ndalon shume camet qe te mos marrin pronat e tyre.Sepse greqia i shpalli lufte italise kur ne kishim nje qeveri pro italiane, dhe kjo u be shkak per greket qe te pastronin camrine nga camet dhe te kryenin gjenocidiin e tyre.
    Ti gjithashtu mund te thuash qe ceshtja came mund te jete dhe nje problem midis qeverise italiane dhe greke, sikurse e the ne menyre teper te verbullt qe ceshtja came eshte shkas i acarimeve athine-ankara, gje qe s'eshte e vertete. Sepse si problem jane keto qeveri te huaja qe e bene gjithe kete dhe camet duhet ti drejtohen atyre sepse nuk paskan nje qeveri qe ti mbroje te drejtat.
    Une nuk jam gati qe te them hajde qe ne te hapim lufte me greket, ndoshta mund te nenkuptohet, dhe lufte tani per tani nuk deshiroj pasi te formohet dhe solidohet shtetit i kosoves, dhe nje shtim tjeter te nje popullli shqiptar do rriste dhe me teper poziten dhe faktorin shqiptar ne ballkan. Dhe une me ty jam qe camet te kthehen ne greqi dhe te marrin pronat e tyre dhe te behen pjese e asaj shoqerie, por me levizjet qe po kane bere qeverite shqiptare duken si nje vrime ne uje dhe prandaj kerkoja levizje me efikas qe ti dridhe greket, dhe kaq kerkova si une dhe ti bashke vrime ne uje jemi, por vrimat ne uje behen ne qojtese uji eshte ne levizje.

    Une jam shume i sigurt qe shteti i ri shqiptar i kosoves do jete mese i afte per te mbajtur rregull, drejtesi dhe demokraci per te gjithe pjesetaret e shoqerise ku fus dhe pakicat. Sepse kosovaret e kane enderruar veten te jene pjese e nje shteti shqiptar dhe jo me te kene te vetin. Dhe sado i paafte te jete qeveria Kosovare, perderisa po quhet shtet kosova nga OkB-ja asnje superfuqi tjeter nuk mund tja heqi te drejten e kosoves per me qene shtet.

    Une nuk dua lufte por lejimin e shqiptareve qe te mbijetojne ne tokat e stergjysheve tane iliro-epiriot, dhe neqoftese zhvillimi i mire i marredhenieve nuk do ta bente kete gje, atehere do merren veprime te tjera

    Prape them: Poshte Greket

    PS: Nuk do te sygjeroja qe ti drejtohesh te tjereve sesa i madh apo i rritur jane,pra rreth zhvillimit te tyre, sepse dukesh qe paske probleme ne vete vete per te zgjithur dhe per te bere analize qeshtjes sone shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Igli bukuroshi : 30-10-2005 më 20:51

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22
    Dhe camet nuk e mbajne veten per greke sepse ata do te quheshin si minoretar greke ne shqiperi, dhe te pakten do dilte te pakten nje fakt qe do i beshin camet filo-grek gje qe se kam lexuar apo degjuar kurre. Dhe je ti duke i peshtyre camet ne fytyre duke i pranuar ato si pjesetare te kombit grek, duke hequr faktin qe kane gjak me gjuhe shqiptari.
    Une nuk kam thene qe camet nuk jane shqiptare nga kombesia, une kam thene qe camet jane shtetas greke. E di dallimin midis shtetesise dhe kombesise? Vete ceshtja came dhe vete camet kerkojne kthimin e familjeve te debuara ne Greqi, njohjen e shtetesise greke, pa te cilen ata nuk mund te rimarrin ne pronesim pronat e sekuestruara nga shteti grek.

    Ti gjithashtu mund te thuash qe ceshtja came mund te jete dhe nje problem midis qeverise italiane dhe greke, sikurse e the ne menyre teper te verbullt qe ceshtja came eshte shkas i acarimeve athine-ankara, gje qe s'eshte e vertete. Sepse si problem jane keto qeveri te huaja qe e bene gjithe kete dhe camet duhet ti drejtohen atyre sepse nuk paskan nje qeveri qe ti mbroje te drejtat.
    Turqia e ka perdorur "ceshtjen came" si nje shkak per ti futur ne punet e brendshme te Shqiperise dhe per ti mbajtur te ndezura gjakrat e dy popujve fqinje, Shqiperise dhe Greqise, pasi Turqia vete nuk eshte ne kufi me Greqine, Shqiperia eshte ne kufi me Greqine.

    Dhe problemi i dyte i madh qe i acaroi dhe demtoi ndjeshem interesat e cameve ishte lufta italo-greke, ku perseri "ceshtja came" u perdor nga italianet si nje shkak per ti shpallur lufte Greqise. Perfshirja e shqiptareve dhe cameve ne ate lufte, vetem sa e rriti armiqesine e popullit grek ndaj popullsise came. Dhe ligji famekeq i luftes me Shqiperine u vendos nga shteti grek si pasoje e asaj lufte.

    Lexo ne forum materialet mbi ceshtjen came qe te kesh nje ide para se te marresh mundiminq e te shkruash per gjera madhore si ceshtja jone kombetare.

    Prape them: Poshte Greket
    Me kete "poshte greket", ti e clirove camerine nga greket dhe camet i fituan te gjitha kerkesat e tyre. Si ti qe thua poshte greket, dhe ata greket qe thone poshte shqiptaret, jane prere nga i njejti brume.

    Sikur gjerat te realizoheshin me "Poshte..." dhe me "Rrofte..", ti sot do te ishe hero.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-10-2005 më 01:11

  6. #6
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Si s'qenka Turqia ne kufi me Greqine?
    Wow. Shko meso pak gjeografi dhe hajde diskuto neper forume lal.
    Shnet.

  7. #7

    shume i turbullt sepse lexon vetem cfare ka ne forum.

    I dashur Albo.

    Po te shkruaj prape po te shkruaj sepse nuk dike se cfare thuake, megjithese paske shume experience, por ce do nuk te vlenka kur llogjiken dhe shikimin e hartes se ballkanit e paske paksa te turbullt.
    E para une nuk e di se ne ckend veshtrimi vjen ti, por sipas argumentimit tend, se pari, duket carte sikur problemi cam cenka nje filter i ankarase kunder athines per te na futur dhe shqiptaret kunder athines, kjo nuk eshte ndonje cudi per mua apo ndonje gje se dija ose pa llogaritur; se sipas varianteteve qe jep ti drejt, zgjidhja juaj eshte qe ne te presim derisa te behen marredheniet e mira e te tre shteteve per eshtjen came, Shqiperi, turqi dhe greqi; ose te pakten te presim me shprese derisa marrdheniet shqiperi-greqi te jene te persosura, dhe shume shume miqesore . Dhe te presim diplomaciine qe po na jep ti, pra nje diplomaci pacifiste do te tregonte qe ti person nuk paske vullnet per te bere dicka, te pakten pacifistet protestojne per paqe dhe qe njerezit te jetojne aty ku e meritojne.Historia e ballkanit me kete lloj diplomacie nuk ka mbjijetuar kurre, dhe Dihen qe marredheniet e shteteve ne ballkanit ka qene barut i luftes se pare boterore, dhe ndoshta peng i ardhshem qe do te ngadalesoj futjen e balkanit ne BE, ose do ta bej BE e dobet.

    Se dyti po te shkruaj sepse qenke fare kur thua qe
    .......pasi Turqia vete nuk eshte ne kufi me Greqine, Shqiperia eshte ne kufi me Greqine.
    Po
    ja shiko ketu ne harte dhe korigjoje veten sesa i sakte dhe i qarte qenke ti rreth probleme ndermjet shqipiresise greqise dhe turqise, dhe i thuaj vetes a eshte greqia ne kufi me turqine.



    Me hunden si shume perpjete ti plako, po te jap kete titull meqenese qenke nje plak i thartur nga trute ne kete forum me 6944 postime, shume shume kohe harxhoke kot.

    Gjithashtu une do te tregoja une ty i pari qe ti e mesove nga une ndryshimin ndermjet kombesise dhe shtetit kur te thashe e ta shpjegova
    Une i konsideroj kosovaret, ulqinakasit , dibranet e dibres se madhe, durresaket e durresit, tiranasit e tiranes si shqiptare te cilet i perkasin kombit shqiptar, megjithese disa prej tyre nuk jane pjese e shtetit shqiptar, ketu fus dhe camet sepse i perkasin popullit shqiptar pra kombit tone.
    , besoj se tani e kupton qe camet jane bashkombesit dhe bashkeshtetasit tane, por qe token e tyre sic e kane durrsaket ne durres, kosovaret ne kosove kur tani per tani eshte nen rezoluten e 1244 te autoritetit te okb-se, dhe camet e kane camerine nen autoritetin grek, por qe kosova cameria dibra madhe ulqini jane pjese te kombit shqiptar sepse ne keto toka shqiptare ku ka shqipetare qe flasim dhe vleresojne kulturen shqiptare, gjithashtu ato individe jane pronar te tokave jashte shtetit shqiptar. Pra, nen termin komb perfshihen ato individe qe jane nje rrace me pjesen tjeter te popullsise, flasin te njejten gjuhe si te popullates dhe kane nje kulture homogjene me pjesen tjeter te ppopullates; kurse shteti eshte grupimi i institucioneve te ndryshme te cilat i sherbejne popullsise se nje kombi. Si shembull po te marr gjermanine me austrine, ku keto dy shtete i perkasin kombit gjerman por jane te ndara si shtete per arsye se bota(superfuqite) nuk don nje lufte te trete boterore me kete komb, ku keto dy shtete i sherbejne popullit gjerman.
    Dhe te lutem me thuaj e shpjego pasivitetin tend
    Vete ceshtja came dhe vete camet kerkojne kthimin e familjeve te debuara ne Greqi, njohjen e shtetesise greke, pa te cilen ata nuk mund te rimarrin ne pronesim pronat e sekuestruara nga shteti grek.
    , si mundet qe greket te cohen ne nje mengjes dhe te japin shtetesine cameve se marrdheniet sot jane te shkelqyera, ku ne rradhe te pare kane shtetesine shqiptare dhe qe sot ne gazeten shqiptare doli urdhri nga prokuroria greke per sekuestrimin e pronave te armiqeve te greqise.
    Dhe ja po ta jap ta lexosh

    Faqja 7 - POLITIKE

    Nentor 1, 105

    Protesta në Sarandë në prag të vizitës së presidentit grek


    Pronat e çamëve, ja urdhëri i kryeprokurorit grek për shpronësim

    Shteti grek ka të drejtë që të shesë pronat e çamëve në territorin e tij, të cilat i ka konfiskuar në vitin 1940, pasi pronarët e këtyre pasurive nuk janë interesuar për to për më shumë se 27 vjet. Kjo është “teoria” e mbrojtur nga kryeprokurori grek para trupës së Gjykatës së Lartë greke. Në datën 21 tetor, Kryeprokurori grek Dimitris Linos, deklaroi para të gjithë trupës së Gjykatës së Lartë greke se shteti grek ka të drejtë të shesë të gjitha ato prona të ashtuquajtura “Prona armike “ të grekëve, të cilët jetojnë në Shqipëri dhe kanë nënshtetësi shqiptare (të vorio-epiriotëve), përderisa vetë shteti ka përvetësuar pronësinë e tyre dhe përderisa pronarët e tyre kanë mbetur pasivë ndaj tyre për një periudhë kohore mbi 27 vjet. Linos thekson se shteti grek ka të drejtë të përvetësojë të drejtën e zotësisë së pronës sipas Ligjit të Detyruar me numër 2636 ndaj atyre, që në të kaluarën janë quajtur si persona që kanë luftuar ose kanë qenë kundërshtarë të shtetit grek, apo kanë qenë ndërmjetës të pasurive të këtyre kundërshtarëve. Pas këtij përvetësimi, shteti grek ka edhe të drejtë që ti shesë këto prona. Kryeprokurori grek nënvizoi se gjykata e Selanikut veproi shumë drejt në rastin e një çështjeje të tillë kur me vendim të saj hodhi poshtë një gjyq vorio-epiriotësh, sepse për më shumë se 27 vjet ishin pasivë ndaj pasurisë së tyre. Sipas disa burimeve avokatore, ky është propozimi që Kryeprokurori Linos i bëri Gjykatës së Lartë greke në datën 21 tetor, për arsye se në Greqi po përfundon ligji i ri i pronësimit. Në një nen të këtij ligji trajtohen pasuritë e vorio-epiriotëve. Gjykata greke nuk ka marrë asnjë vendim tani për tani, por pritet që ta shqyrtojë dhe ta aprovojë deri në fund të muajit nëntor. Si shembull për të ilustruar idenë e tij, kryeprokurori grek jep rastin kur një vorio-epiriot bleu në vitin 1930 një pasuri të patundshme në rrugën G.Palama në Selanik. Në vitin 1940, në bazë të ligjit 2636/1940, kjo pasuri përfshihet tek pasuritë e ashtuquajtura armike. Pronari vdiq në vitin 1967 dhe pasurinë e trashëguan fëmijët e tij. Në vitin 1993 shteti grek shet këtë pasuri dhe në të ndërtohen tre pallate. Vitin më pas trashëgimtarët e hodhën në gjyq shtetin grek, por gjykata jua hodhi poshtë kërkesën. Kështu që çështja ka shkuar në Gjykatën e Lartë greke.

    Protesta
    Takimi i paradites që do të zhvillohet sot në Sarandë mes presidentit Alfred Moisiu dhe homologut të tij grek Karolos Papulias, do të shoqërohet nga një protestë paqësore e komunitetit çam në këtë qytet. Burime të Shoqatës “Çamëria” thanë për Gazetën se “Protesta është një tubim paqësor që po organizohet para sheshit të hotelit “Butrinti”, ku do të takohen presidentët e të dy vendeve dhe ka lidhje me çështjen çame.
    TE PRESIM PER DEMBELA SI PUNA JOTE, na ka marre balta shalet.

    Ne duhet te kemi nje strategji rreth zgjithjeve te problemeve te ceshtjeve shqiptare, dhe jo vetem te njohim problemin dhe te grindemi se kush eshte problemi apo cilat ishin shkaqet e daljes se problemit, dhe sipas teje zgjidhja e vetme eshte njohja e problemit qe kete e din populli shqiptar nga i madhi deri tek me i vogli, apo te presim. Sado qe problemi cam te jete xixa ferkimi ndermjet qeverive te tiranes dhe te athines, por ne si individ duhet te kemi kurajon per ti nxitur institucionet me te cilat shqiptaret qe ta cojne problemin cam drejt zgjidhjes. -Kaq dua une, dhe jo fjalet pesimiste te tuat qe ne te themi apo mos te themi poshte greqia, se dihet qe greket nuk kane per tu zbutur ndonjehere.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Igli bukuroshi : 01-11-2005 më 02:39

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,421
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga panchovilla
    Si s'qenka Turqia ne kufi me Greqine?
    Wow. Shko meso pak gjeografi dhe hajde diskuto neper forume lal.
    Shnet.
    Ngrije lart doren e majte dhe kap veshin e djathte me te. E kap dot? Tani merr doren e djathte dhe kap veshin e djathte. E kape shume kollaj apo jo?

    Ai cepirok vend qe lidh "Turqine Evropiane" me kufirin grek eshte aq larg nga Athina sa eshte dora jote e majte nga veshi i djathte. Kurse kufiri jugor shqiptar me Greqine eshte aq afer me Athinen sa eshte dora jote e djathte nga veshi yt i djathte.

    Ta solla si shembull doren me veshin qe ta kuptosh ate qe nuk e kuptove me heren e pare.


    Dhe te presim diplomaciine qe po na jep ti, pra nje diplomaci pacifiste do te tregonte qe ti person nuk paske vullnet per te bere dicka, te pakten pacifistet protestojne per paqe dhe qe njerezit te jetojne aty ku e meritojne.Historia e ballkanit me kete lloj diplomacie nuk ka mbjijetuar kurre, dhe Dihen qe marredheniet e shteteve ne ballkanit ka qene barut i luftes se pare boterore, dhe ndoshta peng i ardhshem qe do te ngadalesoj futjen e balkanit ne BE, ose do ta bej BE e dobet.
    Mendjet e vogla qe nuk ulen te lexojne e mesojne nga historia, vazhdojne te perseritin te njejtat gabime te se shkuares. Dhe ai qe nuk meson nga gabimet e tija, e ka emrin budalla, kurse ai qe meson nga gabimet e tija e ka emrin gjysem budalla, kurse ai qe meson nga gabimet e te tjereve, e ka emrin i zgjuar.

    Ne 1940 camet kujtuan se u dolen greket ne shteg per tu hakemarre duke perdorur Italine fashiste dhe planet e saj per pushtimin e Greqise si nje mjet per tu rikthyer me force ne Greqi. Jo vetem qe nuk u rikthyen dot ne Greqi, por greku i vuri para dhe vendosi edhe ate ligjin e luftes ndaj Shqiperise, duke i vene nje kapak te hekurt ceshtjes came per 65 vjet qe nga ajo dite.

    Edhe ata camet e 1940 keshtu si ty mendonin se me lufte do te mposhtnin greket dhe do te rikthenin veten ne pozitat e sundimtareve si ne kohen e sulltanit ne Greqi. Dhe fituan ate qe i ngrysen ditet e tyre dhe asnjehere nuk e pane me sy vendlindjen e tyre, Camerine.

    Sic thosh mbreti Zog: "Mikun mbaje afer, armikun mbaje akoma me afer!". "Ate armik qe nuk e mund dot me lufte, e mund vetem me miresi!" Prandaj hapini librat e historise e mesoni nga e shkuara qe te kini nje vizion te qarte per te ardhmen.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-11-2005 më 03:33

  9. #9
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Albo thote
    `Edhe ata camet e 1940 keshtu si ty mendonin se me lufte do te mposhtnin greket dhe do te rikthenin veten ne pozitat e sundimtareve si ne kohen e sulltanit ne Greqi. Dhe fituan ate qe i ngrysen ditet e tyre dhe asnjehere nuk e pane me sy vendlindjen e tyre, Camerine.

    Sic thosh mbreti Zog: "Mikun mbaje afer, armikun mbaje akoma me afer!". "Ate armik qe nuk e mund dot me lufte, e mund vetem me miresi!" Prandaj hapini librat e historise e mesoni nga e shkuara qe te kini nje vizion te qarte per te ardhmen. `


    Me kete shkrimin tend dukesh se je grekofil?!
    Shih mor burr se me forca reale as kosovaret si dilnin dot serbeve por ja qe mjaftoni iniciativa. Dmth ta pranosh popullin grek si superior eshte turp per Shqiptarizmin. Jane popull 10 milion me kutadi une sa % pleq, gra, obeze, etj, etj.
    Pra te pranosh se Greqia eshte shtet superior eshte tragjedi. Greqia edhe pse eshte ne NATO s'besoj se eshte me e forte se SErbia.
    Plus qe si tha edhe IGLI ne BAllkan nuk funksionon pacifizmi. `Qenit duhet t'ia tregosh shkopin ta kete friken`
    Shnet

  10. #10
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502

    Presidenti grek Papulias anullon viziten per shkak protestave te cameve

    Sipas lajmeve te balkanweb presidenti grek Papulias anullon viziten per shkak protestave te cameve. Per mendimin tim kjo nuk eshte gje negative. Po mos te ndodhin gjera te tilla dmth ceshtja came eshte harruar.
    Shqiperia duhet te stabilizohet pak dhe te rrij ne kembe te veta mos te kete mundesi greqia ta kercenoje me veto kundra ndihmave e budalliqe te tjera si kane ndodhur me pare.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  2. Digjen flamujt e presidencës në Kosovë nga veteranët e UÇK-së
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 11:16
  3. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •