Kam kaq kohe qe po e cmend veten me kete lloj muzike dhe o do ju infektoj dhe ju, o s'ka. S'kam njohur muzike me te bukur se fado. Fado eshte nje stil muzike shume e njohur ne Portugali. Thone se erdhi si kercim nga Afrika ne shekullin e 19-te dhe u adoptua nga te varferit e Lisbonit. Qendron edhe varianti tjeter (qe e besoj une, ndoshta se me duket me romantik) se ka ardhur nga marinaret ne dete qe i merrte malli per shtepine e vendlindjen. Eshte stil si tip blues, gjithnje e fokusuar tek fati, tradhetia ne dashuri, vdekja dhe trishtimi. Nje performance fado nuk quhet e sukseshme deri sa spektatoret jane emocionuar gati per te qare. Njihet si muzike e te varferve apo klasa e punetoreve, qe i degjonin neper taverna apo bordello. Muzika arriti kulmin e fames ne gjysmen e pare te shekullit te 20-te, kur diktatura Salazar (1926-1968) detyroi kengetaret e fados te kendonin si profesion dhe i kufizoi te kendonin vetem ne shtepira te vecanta fadoje, dhe "revistas," nje zhaner mjaft e njohur e "vaudeville."
Emrat me te njohur te asaj kohe ishin Alfredo Marceneiro, Amalia Rodrigues, Maria Teresa de Noronha dhe Armandinho dhe Jaime Santos (keto te fundit luanin kitaren). Qe nga vitet 1940 deri ne vdekjen e saj ne 1999, figura me e spikatur e fados Portugaleze ishte Amalia Rodrigues. Ajo ishte diva e fados, e adhuruar ne vendlindjen e saj dhe e njohur kudo ne bote si perfaqesuesja me e famshme e kultures Portugjeze. Elementi thelbesor i muzikes fado eshte "sausade," nje fjale nga Portugalia qe mund te perkthehet si mall ose nostalgji per endrra te parealizuara. Fado lulezon prej kesaj pikepamje fataliste. Fado rrethohet rreth nje malli te papershkruar per dicka qe nuk mund te ngopet ose arrihet. Per emigrantet nga Portugalia, fado eshte nje shprehje e mallit qe ndjejne per vendin qe kane lene pas.
Si plot lloje te tjera te muzikes, si psh blu-te Amerikane, tangoja Argjentineze ose rebitika Greke, fadoja nuk mund te shpjegohet; duhet te ndjehet dhe te shijohet. Dikush duhet te kete shpirtin per ta transmetuar ate lloj ndjesie; nje fadista qe nuk e zoteron sausade eshte e trajtuar si jo-autentike. Fadoja ka nje ndikim aq te madh mbi popullin e Portugalise sa qe kur Amalia Rodrigues vdiq, ata e vajtuan per 3 dite. Spektatoret, duke qene te mirinformuar dhe shume kerkues, nqs e shohin qe fadistja nuk eshte ne nivelin e duhur nuk e kane per gje ta ndalojne spektaklin.
Fado mund te kendohet nga meshkuj dhe femra bashke, por shpesh here preferohet emocioni i gjalle i nje femer fadista. E veshur me te zeza, me nje shall mbi supe, nje fadista qendron perpara muzikanteve dhe komunikon me gjeste dhe shprehje te fytyres. Duarte levizin, trupin qendron ne prehje. Kur eshte e kenduar sic duhet, eshte nje spektakel shume solemn dhe madheshtor.
Jashte fados se Lisbonit ka nje forme komplet tjeter te kesaj kenge, e kenduar nga studentet e Coimbra University, te ciles rrenjet antike mund te gjinden tek kenget e mesjetes qe quhet trovas. Ketu, subjektet jane kryesisht dashuria, shoqeria dhe nostalgjia. Ky lloj fadoje arriti periudhen e saj me famoze gjate viteve 1950 dhe 1960, kur emra si Edmundo Bettencourt, Luis Gois, Jose Afonso and muzikantet Artur Paredes, Carlos Paredes dhe Antonia Portugal midis te tjereve, kombinuan forma dhe lirika te reja te nje kenge qe ishte e limituar tek rrethet e studenteve.
Sot, brezi i ri ne Portugali eshte i respektueshem por jo i dedikuar ndaj fados. Por nje brez i ri i muzikanteve te rinj kane kontribuar tek ringjallja shoqerore dhe politike e muzikes fado, duke e perzier me prirje te reja. Muzikantet kontemporare te fados si Misia kane prezantuar muziken tek kengetare te tjere si Sting. Misia dhe fadistat si Cristina Branco dhe Mariza vazhdojne punen delikate e te mbajturit traditen dhe ne te njejten kohe te sjellin spektatore te rinj.
Krijoni Kontakt