Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,011

    Laxmi Prasad Devkota

    Devkota lindi nė Dilibazaar, Kathmandy (Nepal) nė 1909, kur vendi ndodhej nėn sundimin e oligarkisė Rana. Ai lindi ditėn e Gai Puja, kur sipas traditės sė shtetit nė fjalė, festohet dita e Perėndisė sė Mirėqėnjes, Laxmi. Pėr nder tė kėsaj perėndie, prindėrit i dhanė dhe emrin Laxmi. Sipas gojėdhėnave, Laxmi ka qėnė gjithmonė nė grindje me Perėndinė e diturisė dhe mėsimit, Saroswat. Si pasojė e kėsaj grindjeje besohet se tė gjithė ata qė besojnė nė fuqitė e Perėndisė Laxmi, kanė tendencėn tė pasurohen gjatė jetės sė tyre por kursesi tė arsimohen. Me Devkotėn ndodhi krejtėsisht e kunerta. Ai jetoi e vdiq nė varfėri si njė nga poetėt mė tė mėdhenj tė kohės sė tij.

    Gjithsesi edhe pse dėshira nuk i mungonte, Laxmi e pati tė vėshtirė tė arsimohej. Nė fillim kjo ishte falė sundimit tė Rama, tė cilėt nuk donin qė populli i gjerė te shkollohej dhe mė pas falė varfėrisė sė tij. Nė vitin 1925 Devkota u regjistrua nė programin shkencor tė kolegjit Tri Chandra dhe filloi tė lexonte poezi angleze. Poetėt romantikė ishin ata tė cilėt ndikuan krijimtarinė e tij nė vitet pasuese. Devkota mbaroi studimet shkencore dhe vazhdoi mė tej me artet. Ai mori diplomėn e tij nė degen e Artit nė vitin 1929 dhe mė vonė lėvizi nė Patna te Indisė. Nė Indi u magjeps nga libraritė e shumta dhe kjo ndjenjė e shtyu tė shkruante njė letėr pėr kryeministrin e Rana, tė cilit i kėrkonte leje pėr hapjen e njė librarie nė Kathmandu. Shteti nė atė kohė e pa kėtė veprim si propagandė pėr pėrhapjen e informacionit tė pa lejuar nga shteti dhe si rrjedhojė Devkota dhe miku i cili e ndihmoi pėr shkrimin e letrės u futėn nė burg dhe u liruan vetėm pas pagimit tė gjobave tė mėdha.

    Nė 1931, Devkota fitoi bursė pėr tė shkuar ne Patna me shpresėn pėr tė studiuar Anglisht. Por duke qėnė se vendet pėr ketė degė ishin zėnė ai vazhdoi studimet pėr Drejtėsi. Pas marrjes sė dipllomės dhe kthimit nė shtėpi ndjehu goditjet e para tė varfėrisė e cila e ndoqi mė pas gjatė gjithė jetės sė tij. Gjatė kėsaj periudhe ndihmonte me studimet nxėnės tė ndryshėm pėr gati 14 orė nė ditė por tė ardhurat nga kjo punė nuk ishin tė mjaftueshme pėr jetesė. Ishte kjo koha kur ai shkroi Muna Madan. Stili i Muna Madan ishte nė kundėrshtim tė plotė me atė ēfarė quhej letėrsi e mirėfilltė pėr kohėn, e megjithatė vepra jo vetėm qė u bė e njohur por fitoi dhe ēmime nga qeveria e Ranas.

    Mesi i viteve 30-tė ishte ndoshta periudha mė e vėshtirė e jetės sė Devkotės. Prindėrit si dhe vajza e tij 2-muajshe vdiqėn brenda dy vjetėve. Devkota nuk kishte pirė duhan ndonjėherė nė jetėn e tij, ndėrsa nė kėtė kohė filloi tė pinte pa pushim. Nė vitin 1939 vėllezėrit e tij tė shqetėsuar nga sjelljet e tij e futėn ne njė spital psikiatrik nė Ranchi, Indi ku dhe qėndroi pėr pesė muaj nė vitin 1939.

    Nė vitin 1943 u zgjodh si pėrfaqsuesi i shkrimtarėve tė Nepal Bhasanuwad Parishad, njė nga organizatat e shtetit qė merrej me ndalimin e krijimtarisė qė nuk ishte nė pėrkrahje me qeverinė. Nė kėtė periudhė shkroi dhe epiken e tij tė parė, Shakuntala, nė tre muaj. Ju deshėn vetėm 10-tė ditė pėr tė shkruar epikėn e dytė, Sulochana si rrjedhojė e njė basti me Shumshere Rana.Krijimet e tij kishin fjalė tė reja tė cilat i krijonte pėr tė pėrshtatur vargun ose formėn e shkrimeve.

    U largua pa ndonjė arsye tė njohur nga vendlindja dhe jetoi e punoi pėr njė kohė tė gjate nė Indi. Gjatė jetės sė tij punoi si petagog nė universitete tė ndryshme si dhe ishte drejtues i gazetave tė njohura letrare, madje nė vitin 1957 punoi dhe si ministėr i Arsimit. Fatkeqsisht problemet financiare e ndoqėn edhe gjatė ketyre viteve pasi jo vetėm qė ishte dorėlėshuar dhe ndihmonte ēdo njeri qė i dukej nė nevojė por dhe qeveria mbante njė pjesė tė mirė tė tė ardhurave tė tij. Gjatė periudhės kur punoi si ministėr tregoi shėnjat e para tė sėmundjes sė tij dhe nė vitin 1958 doktorėt i thanė se kishte kancer.

    Devkota, vdiq nė vitin 1959. Nė shtratin e vdekjes ėshtė shprehur - "Vdekja qėndron para meje. Po kėrkoj pėr grupime yjesh nė qiell dhe nuk shikoj asnjė. Nuk mund tė prehem nė paqe. Sikur tė ngrihesha dot do vrisja veten dhe fėmijėt e mi".




    Crazy

    - publikuar nė 1953

    1.
    Oh po, mik! Une jam i ēmendur-
    kėshtu pra jam unė.

    ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 16-08-2006 mė 15:53

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •