Odiseu apo Sizifi?
Nga Arbėn Xhaferi
Shqiptarėt e marrin si ēėshtje tė kryer faktin se janė evropianė dhe se i takojnė qytetėrimit perėndimor. Aq shumė janė tė bindur nė kėtė fakt, saqė ndihen tė fyer po qe se dikush vė nė diskutim kėtė pėrcaktim tė tyre. Mirėpo, tė jesh evropian, pjesėtar i qytetėrimit perėndimor nėnkupton njė kusht tė vogėl: me vetėdije, ose tashmė instiktivisht tė pranosh dhe tė identifikohesh me pėrcaktimet themelore tė atij qytetėrimi, trashėgiminė intelektuale, kulturore, standardet shoqėrore apo sistemin e vlerave nė pėrgjithėsi. Dilema kanė shumė individė, kanė shumė shoqėri, por ato duhet tė zgjidhen nė kuadėr tė dimensionit, tė sistemit tė vlerave tė qytetėrimi tė cilit i takon. Shqiptarėt kanė njė fat tė keq, apo tė mirė, varėsisht nga strategjia, qė gjenden nė njė rajon ku mpleksen, kundėrvihen apo ndahen qytetėrimet me valencė perėndimore apo lindore. Pėr tė mbijetuar, ata kanė zgjedhur rrugėn e pajtimit, tė ekumenizmit. Nė vigjilje tė paraqitjes sė krishterizmit nė skenėn historike, ata u angazhuan pėr pajtimin nė mes tė paganizmit dhe krishterizmit. Prej asaj kohe shumė rite pagane ilirike u inkorporuan nė sistemin e vlerave tė krishterizmit. Sot, bie fjala Shėngjergjin, Shėnmitrin e festojnė tė gjithė, pa marrė parasysh besimin. Pastaj nė kohėn e Konstatinit u angazhuan pėr pajtimin e shtetit me krishterizmin. Kur u shfaqėn tė ēarat e para nė mes tė pjesėve lindore dhe perėndimore tė Perandorisė Romake, qė objektivisht pėrfundonte me ndarjen e kishės nė atė lindore dhe atė perėndimore, tė parėt e shqiptarėve u pėrpoqėn tė gjejnė variante pėr t' i ikur kėsaj. Perandori Justinian, me prejardhje ilire bėnte pėrpjekje tė krijojė kishėn ilirike, qė do tė ishte indi ndėrlidhės nė mes tė Konstandinopojės dhe Romės. Nė vijė tė kėtij pėrcaktimi filloi ta bartė administratėn nė dy qytetet tė reja qė i themeloi enkas ai, nė Justiniana Primėn dhe Justiniana Sekondėn, nė Shkup dhe Ulpianė (Prishtinė), pra nė zonat ilirike. Pas ndarjes sė kishės, ilirėt, arbėrit, arvanitasit, arbėreshėt apo shqiptarėt bėnin pėrpjekje qė t'i ribashkojnė dy krahėt e njė trupi. Simbol i kėsaj pėrpjekjeje ėshtė patriarku i Konstandinopojės, arvanitasi Atenagora. Sot shqiptarėt luftojnė me kėmbėngulje antagonizmin nė mes tė krishterizmit dhe islamit. Nėse diku ka pasur sukses ideali i ekumenizmit, atėherė ky vend, kjo shoqėri ėshtė Shqipėria duke pėrfshirė kėtu kushtimisht tė gjitha hapėsirat dhe shoqėritė shqiptare. Shqiptarėt, thjeshtė nuk mund tė mbijetojnė pa njė politikė ekumenike, pa njė tolerancė fetare. Mirėpo, kjo vlerė nuk mund tė arrihet njėherė e pėrgjithmonė, por duhet tė jetė projekt i pėrhershėm, ngaqė kjo harmoni sfidohet gjithnjė dhe do tė amplifikohet vetvetiu me procesin e globalizimit. Kėtė mundėsi rrėqethėse e ka shndėrruar nė doktrinė filozofike, politikologu amerikan Samuel Huntigton. Ai parasheh konfliktet e ardhshme tė zhvillohen nė linjat ndarėse mes qytetėrimeve. Duke respektuar trashėgiminė evropiane dhe pse jo atė shqiptare, do tė pėrqėndrohem nė analizėn e motiveve tė kėtij konfliktit hipotetik, shkatėrrues pėr shqiptarėt dhe do tė pėrpiqem tė bėj njė polemikė ndoshta tė pabarabartė me zotėri Samuel Huntington, i cili pra e hedh idenė pėr natyrėn e konflikteve ne tė ardhmen duke mos hezituar t'i pėrkufizojė si luftėra qytetėrimesh, nė thelb religjioze. Hipoteza e tij ėshtė sa provokative po aq edhe interesante qė nxit kureshtjen hulumtuese. Sipas tij nė tė ardhmen nuk do tė ketė fėrkime ideologjike, por mė tepėr mes qytetėrimeve qė ndėrtohen mbi pėrkatėsitė religjioze. Nė teorinė e tij ka njė zbrazėtirė befasuese. Ai nuk argumenton faktin kryesor: mbi ē'principe religjioze nxitet lufta? Ai luftėn, vetvetiu e trajton si kategori tė amshueshme qė nuk ndėrrohet, por vetėm pretekstet qė e nxisin atė ndėrrohen. Tani, sipas tij ka ardhur koha pėr pretekste tė reja, ato qytetėruese tė bazuara mbi religjionet. Me kėtė rast ai religjionin e vė nė funksion tė pėrcaktuesit tė identitetit tė qytetėrimeve, por nuk hamendet qė nė mėnyrė implicite ta cilėsojė si shkaktare tė konfliktit. Kush pra e nxit konfliktin? A i nxisin konfliktet religjionet, qytetėrimet, apo i nxit ai element protofashist qė pėrmes artikulimit politik synon tė legjitimohet. Me kėtė rast dėshiroj ta amnestoj religjionin, ti amnestoj qytetėrimet nė pėrgjithėsi qė nuk janė vetvetiu nxitėse tė konflikteve, por nxitėse tė konflikteve janė mendėsite militariste qė mugullojnė qė nga fillimi i qytetėrimit njerėzor. Kam edhe njė interes tė veēantė qė tė merrem me kėtė ēėshtje, pėr shkak se si politikan qė veproj nė mjedisin shqiptar patjetėr duhet tė pėrsias pėr fenomenet e konflikteve midis religjioneve. Ne si shqiptarė kemi njė interes strategjik qė tė gjejmė njė formulė pėr harmoni ndėrmjet religjioneve, pėr shkak se si komb u pėrkasim tė tri religjioneve kryesore, pra katolicizmit, ortodoksisė dhe islamit. Intelegjenca shqiptare ka pėr detyrė tė gjejė kodin ku bashkohen kėto besime. Rruga e vetme ėshtė ruajtja e relegjionit nga interpretimet politike, ose instrumentalizimit tė tij pėr qėllime jashtėreligjioze, politike, etnike ideologjike etj. Fundja, ėshtė e qartė se substanca teologjike e tė tri religjioneve monoteiste nė thelb ėshtė e njėjtė. Dallimet dhe fėrkimet nisin kur besimi shfrytėzohet pėr qėllime jashtėreligjioze. Kėto forma tė instrumentalizimit tė besimit dhe tė vetė Zotit janė shprehje tė mungesės sė besimit, apo dominimit tė bindjeve politike mbi ato religjioze. Nuk ka blasfemi mė arrogante kur dikush nė emėr tė Zotit e vret krijesėn tjetėr tė Zotit. Thirrja nė emėr tė Zotit pėr keto qėllime ėshtė mohimi mė brutal i vetė Zotit. Gjatė historisė sė njerėzimit si njė pe i kuq shfaqet njė konflikt ontologjik ndėrmjet elementit, mentalitetit militarist dhe atij tė dashurisė nė mes tė njerėzve. Elementi i dashurisė zakonisht e prodhon religjionin, elementi protofashist, respektivisht elementi militarist e prodhon shtetin dhe kėtė dualizėm e kemi qė nga fillimi i shoqėrisė njerėzore. Nė pėrgjithėsi lufta e dashurisė kundėr dhunės dhe kundėr arrogancės pėrcillet gjatė tėrė historisė sė njerėzimit dhe manifestohet edhe nė fenomenin e religjionit. Kėto ēėshtje duhet tė analizohen nė njė rrafsh ontologjik, qė tė mos pėrzihen fenomenet dhe tė mos marrin hov akuzat e kota se religjionet apo qytetėrimet i nxisin luftėrat. Nėse e analizojmė historinė e Krishterimit do tė shohim ballafaqimin e kėtyre dy faktorėve thelbėsor, tė ngulitur nė karakterin e njeriut, kėrkesės pėr luftė, pėr mbizotėrim, pėr arrogancė, pėr dhunė dhe kėrkesės pėr dashuri nga ana tjetėr. Krishterėt e parė, pra Krishterizmi i hershėm ishte religjioni i dashurisė. Problemi filloi me fondamentalizmin e Krishterimit, pra nė kohėn kur perandori Konstantin e krishterizoi pushtetin, pra ai e pranoi atė meqė nuk mund ta mbisundonte popullatėn qė gjithnjė e mė tepėr e parapėlqente Krishterizmin. Pra, perandori Konstantin e krishterizoi pushtetin dhe kėshtu filloi fenomeni i brendshėm i konfliktit ndėrmjet elementit protofashist militarist qė e krijon pushtetin me elementin e dashurisė qė ėshtė baza e religjionit. Ky dualizėm vazhdoi gjatė historisė sė njerėzimit deri nė kohėn e Shėn Augustinit, i cili nė mėnyrėn mė konkrete dhe gjeniale konstatoi se ekziston njė dualizėm ndėrmjet dy mbretėrive ose, thėnė shqip ndėrmjet dy botėve: tokės dhe qiellit, tė sė drejtės njerėzore dhe tė sė drejtės hyjnore, dogmės fetare dhe ligjit shtetėror, kulturės shpirtėrore dhe kulturės materiale, mėshirės dhe dėnimit, arrogancės dhe dashurisė etj. Ky dualizėm ėshtė imanent dhe vazhdon tė prodhojė konfrontime, nėse nuk legalizohet dhe legjitimohet ndarja. Kėtė legalizim, nė historinė e qyteterimit perėndimor e bėri Shėn Augustini, i cili hapi shtegun pėr sanksionim tė ndarjes mes mbretit dhe Papės, mes hyjnores dhe profanes, kishės dhe shtetit. Kėtu zė fill sekularizmi ose laicizmi i formacioneve perėndimore shoqėrore. Nė fenė islame, po ashtu kemi tendenca te ngjashme qė ende nuk janė qartėsuar sa duhet: manifestohet nė trajta identike dualizmi mes elementit militar dhe elementit tė dashurisė njerėzore, parcializimit tė parimeve morale dhe universalizimit tė tyre. Vetė besimi i vėrtetė mėton universalizimin e tė drejtave, e parimeve morale, ndėrkaq ideologjitė, politikat, kulturat i parcializojnė vlerat dhe parimet, nė varėsi nga interesi grupor. Duke ikur nga blasfemia, duhen vėnė nė spikamė disa paralelizma ndėrmjet historisė sė pėrhapjes sė Krishterimit dhe disa tendenca qė sot vėrehen edhe nė botėn islame. Projekti i Ajatollah Homeinit, i cili synon ta fondamentalizojė, islamizojė pushtetin, ta totalitarizojė njė princip, ēuditėrisht na shfaqet nė rolin e Konstatinit, ndonėse ky i fundit prirej nga parimet pragmatike qeverisėse e jo dogmatike fetare. Me kėtė ai, me njė vonesė mijėvjeēare historike, sėrish hap shtegun pėr njė konflikt tė brendshėm, inherent ndėrmjet elementit militar, protofashist qė ekziston si afinitet ontologjik nė shpirtin e njeriut, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tij etnike apo qytetėruese dhe atij tė dashurisė universale mes njerėzve. Shtrohet pyetja si tė arrihet pra, harmonia ndėrmjet elementit militar dhe elementit tė dashurisė qė e pėrhap religjioni? Ėshtė njė pyetje pėr tė cilėn nuk ka pėrgjigje, por ky dualizėm duhet tė pranohet si epifenomen, si derivat i tendencave pėr fondamentalizim tė shteteve. Nė kohėn e Krishterizmit mesjetar u bė njė kompromis mes kėtyre dy tendencave tė kundėrta. Kompromisi u gjet te Kryqėzatat: u lejua lufta kundėr tjetrit, por jo brenda religjionit pėrkatės. Kėtė dukuri e shpjegon nė mėnyrė unike filozofi Peter Sloterdijk kur analizon cinizmat evropianė. Harmonizimi pra na del se ėshtė i pamundur, pos nė dimensionin cinik, ku duke hequr dorė nga principet universale, lejohet lufta kundėr tjetrit. Por, me kėtė vritet qėnia e besimit nė njė Zot , i cili i do njėsoj tė gjitha qėniet njerėzore. Zgjidhja ėshtė, jo te konstantinizmi, por te augustinizmi, te ndarja, sekularizmi. Nė vijė tė kėsaj analize hasim nė koinēidencėn e dytė befasuese, nė trajtėn e vonesės historike: xhihadi na del si rimejk, dezha-vy e kryqėzatave ku lejohet vrasja e tjetrit nė emėr tė Zotit. Mirėpo, kėto janė aspekte tė instrumentalizimit tė religjionit, qė burojnė nga ato cilėsi protofashiste, pra militariste tė njeriut, qė kėrkojnė mbizotėrimin ndaj tjetrit e jo dashurinė ndaj tjetrit, kėrkojnė emanimin e forcės, arrogancės e jo tė mirėkuptimit. Ku janė pra shqiptarėt e sotėm nė kėtė mes? Shqiptarėt janė mes dy tendencave, pra jo tė religjioneve, tė qytetėrimeve siē thonė disa, por nė mes tė ndikimit tė faktorėve imanent protofashist dhe tė atyre tė dashurisė. Shqiptarėt patjetėr duhet ta gjejnė vijėn e afrisė, tė humanizimit tė shoqėrisė, qė ėshtė njė zgjidhje origjinale e qytetėrimit perėndimor. Mirėpo, pa i analizuar kėto fenomene nė rrafshin filozofik, nė rrafshin racional, pastaj edhe nė rrafshin religjioz, nuk mund tė gjejmė prehje pėr vetveten. Pėrfundimisht, shqiptarėt nuk mund tė nisin nga e para, tė shpikin zgjidhje tė reja origjinale, tė sillen sikur deri mė tani kėto ēėshtje, dilema nuk janė rrahur nga filozofė, teologė, krijues e intelektualė profilesh tė ndryshme. Nėse i takojnė qytetėrimit perėndimor, atėherė aty do tė kėrkojmė pėrgjigje filozofike, teologjike dhe praktike pėr shumė dilema qė rishfaqen nė trajtėn e vonesės historike. Nė kėtė stad tė zhvillimit tė qytetėrimit perėndimor ėshtė arritur qė religjioni tė shpėtojė nga kthetrat e mendėsive militariste, nga instrumentalizimet e besimit pėr qėllime politike, etnike apo tė tjera jashtėreligjioze. Qytetėrimeve tė tjera u mbetet detyra ta lirojnė religjionin nga instrumentalizimet vullgare jashtėreligjioze. Kjo do tė ndodhė edhe vetvetiu, pėr shkak tė vetė procesit imanent historik. Shqiptarėt, pa dallim feje duhet ta zgjedhin modelin: Odiseun apo Sizifin
Marre ne Shekulli
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
Krijoni Kontakt