Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 147
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nano: Mund të ndërhyja mes Moisiut dhe Papulias

    Ish-kreu PS hedh idenë e një ndërmjetësimi të munguar të tij mes 2 presidentëve

    Nano: Mund të ndërhyja mes Moisiut dhe Papulias

    “S’më njoftuan si deputet i zonës 99"

    Artemida Çollaku

    Deputeti i Sarandës dhe ish-kryeministri i vendit Fatos Nano, ka shprehur keqardhjen për incidentin që ka ndodhur në Sarandë në mes dy presidentëve. Fatos Nano ka reaguar duke thënë se nuk patur njohuri dhe njoftim si deputet i zonës për takimin e Sarandës dhe as për incidentin që ndodhi. “Nuk kam pasur njoftim as zyrtar dhe as informal për këtë takim mes dy krerëve të shteteve”,- tha për Gazeta Shqiptare. Nëse do të kishte qenë ndryshe, ai është shprehur se me autoritetin politik që zotëron, do të kishte bërë ç’është e mundur që të shmangte incidentin e ndodhur dy ditë më parë. “Unë jam votuar nga komuniteti çam, lab dhe minoriteti grek në zonë dhe gjithashtu si ish-kryeministër dhe për shkak të marrdhënieve të mira edhe me politikën e vendit fqinj do të kisha bërë të mundur shmangien e incidentit në fjalë. Për fat të keq unë si shumë të tjerë u njoftuam si për vizitën ashtu edhe për incidentin nëpërmjet mediave”, përfundon Nano. Gjithsesi ai uron që ky incident të mos prishë klimën e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve fqinjë.
    Hyrja në lojë e ish-liderit socialist në një operacion kaq delikat ndërmjetësimi siç ishte ai i dy presidentëve, nxjerr në pah një element të fshehur që mund të kishte influencuar potencialisht rrjedhën e ngjarjeve, që solli largimin e parakohshëm të Papulias nga Shqipëria dhe takimin e munguar me Moisiun. Megjithatë, diçka e tillë mbetet në kufirin e një dëshire të parealizuar dhe realiteti i marrëdhënieve shqiptaro-greke është dukshëm më i vështirë pas kësaj “gjysëm-vizite”.
    Fatos Nano ka qenë gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri, kohë gjatë të cilës është shfaqur në media, duke marrë pjesë në një shfaqje filmike, i ulur pranë liderit të LSI dhe armikut personal Ilir Meta. Burime pranë ish-kryetarit të PS i thanë dje Gazeta Shqiptare se vetë Nano e ka ndjekur nga afër zhvillimin e vizitës së Papulias në Shqipëri, si përmes mediave, ashtu edhe nëpërmjet përfaqësuesve të tij në zonën elektorale nr.99. Sot Nano pritet të shfaqet sërish publikisht duke vizituar selinë e kryesisë së komunitetit musliman shqiptar, në orën 12, ku do urojë besimtarët dhe krerët e komunitetit për festën e Bajramit.

    Reagimet

    Megjithatë më i egër ka qenë komenti i bërë nga përfaqësues dhe drejtues të tjerë të forcave politike të majta të vendit tonë. Kështu nënkryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikat e Jashtme Arta Dade, ka deklaruar se qëndrimi i presidentit grek ishte i pajustifikueshëm dhe se mund të ishte evituar. Ajo nënvizoi edhe bindjen se masat e marra për sigurinë e zhvillimit të takimit mes dy presidentëve ishin mëse të mjaftueshme. Në po të njëtën linjë shprehet edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi. Sipas tij, vendimi i njëanshëm i marrë nga Presidenti grek është i nxituar dhe nuk mund të ketë asnjë justifikim. Ndërsa për nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Sabit Brokaj, vendimi i marrë nga Papulias është jo vetëm i pajustifikueshëm, por mbi të gjitha i papranueshëm, “sepse pretendimi që ngrihet si arsye për marrjen e këtij vendimi, nuk është jo serioz”.

    Qëndrimi i PBDNJ-së

    Ndryshe nga të gjithë drejtuesit e forcave politike të vendit tonë, i vetmi drejtues partie që ka mbështetur vendimin e marrë nga presidenti grek Karolos Papulias, ishte kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Deklarata e bërë prej tij nuk është shumë ndryshe nga deklarata e bërë dy ditë më parë nga përfaqësues të forcave politike greke.

    Çamët: Për Papulias kishim gati lulet

    Kryetari i PDI Tahir Muhedini, i cili mori pjesë në tubimin e organizuar nga shoqata atdhetare Çamëria ka deklaruar se komuniteti çam i kishte rezervuar nje pritje të ngrohtë presidentit grek Papulias me shpresën që ai të merrte në konsideratë çështjen e tyre. Muhedini tha se madje në një moment kur kaloi eksorta e makinave diplomatike shqiptare protestuesit e kujtuan si makinën e presidentit grek dhe filluan të duartrakasin. Madje Kryetari i shoqatës çame për Sarandën tha se për ardhjen e presidentit grek ishte vendosur në pikën më të lartë të Sarëndës një parullë 12 metra e gjatë dhe 6 metra e lartë ku shkruhej në shqip dhe greqisht Mirëserdhët zoti Presinden si mik i Shqipërisë besojmë, shpresojmë se do të kontribuoni për zgjidhjen e problemit tonë. Madje ai ka konfirmuar se disa fëmijë fëmijë ishin bërë gati me pëllumba dhe tufa me lule për të pritur presidentin grek

    Shoqata

    Pas incidentit diplomatik ka reaguar edhe shoqëria atdhetare “Çamëria”, e cila vazhdon të sqarojë se tubimi i çamëve nuk kishte qëllime të tjera veç mikpritjes së njeriut që vjen prej vendit nga ku është shpërngulur ky komunitet. Kryetari i kësaj shoqate ka deklaruar se ishin dhënë të gjitha udhëzimet që asnjë tubues të mos kalonte notat e mirësjelljes dhe mikpritjes.

    Ambasadori grek zbut qëndrimin, asnjë notë proteste në Tiranë

    Qeveria greke është tërhequr nga qëndrimi ekstremist që tregoi dy ditë më parë ndaj qeverisë shqiptare, pas incidentit diplomatik me anullimin e takimit mes presidentit grek dhe atij shqiptar. Një gjë e tillë u duk qartë dje gjatë takimit të zhvilluar mes ministrit të Jashtëm Besnik Mustafaj dhe ambasadorit të Greqisë në vendin tone, Pantelis Carcabasis, pas një kërkese të bërë nga ky i fundit. Takim sqarues për rrethanat që çuan në anullimin e takimit të planifikuar mes Presidentit grek Karolos Papulias dhe Presidentit shqiptar Alfred Moisiu dhe jo takim kërcënues. Por mesa duket, gjatë natës në të gdhirë të datës 2 nëntor, autoritetet greke kanë menduar të tregohen më të matur me veprimet e tyre, gjë që nuk e bënë dot me deklarimet e dy ditëve më parë. Ndryshe nga deklaratat e thëna në gjaknxehtësi e sipër nga pala greke, dje ambasadori nuk ka dorëzuar ndonjë notë proteste në Ministrinë e Jashtme. Në fakt, dorëzimi i një të tille do të tregonte nivelin e lartë të përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ku bëhet i ditur zhvillimi i takimit, nuk jepet asnjë e dhënë lidhur me ndonjë notë proteste. Majde thuhet se biseda mes palëve është zhvilluar në një frymë miqësore dhe të hapur dhe se është përqendruar në sqarimin e arsyeve të ndërprerjes së vizitës informale të Presidentit të Greqisë, Karolos Papulias në Sarandë. Ambasadori Carcabasis në emër të qeverisë së tij dhe ministri Mustafaj, ka shprehur bindjen se do të punohet pa ndërprerje nga të dyja palët që marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Greqisë të zhvillohen edhe më tej, sipas programeve dhe axhendave të të dy palëve

    Gazeta SDhqiptare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #92
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Shoqeria per te Drejtat e Njeriut “Cameria” ne Amerike shpreh keqardhjen per mosmbajtjen e takimit Moisiu – Papulias

    nga- BEQIR SINA, Nju Jork

    Qendra "Jehona" ne Tirane, po ka deshire te ndertoje nje film mbi gjenocidin grek ne Cameri.

    Braintree - Massachussttes : Shoqeria per te Drejtat e Njeriut “Cameria”
    Amerike , me aktvitet dhe veprimtari ligjore te njohur sipas ligjistacionit te ketij vendi, shprehu keqardhjen sot (e Marte), ne nje deklerate per shtyp, per anulimin e takimit Moisiu-Papulias, i cili ishte i parapare te zhvillohej, po sot, ne qytetin bregdetar te Shqiperise, Sarande dhe beri pergjegjese per kete palen greke, thekson deklerata. Njoftimi nga te dy vendet njoftuan sot, se Presidenti i Greqise, Karolos Papulias, u largua nga Gjirokastra, ku sipas medias te Greqise, "priti mbi dy ore e gjysem ne Konsullaten greke". Z. Papulias mberriti pasdite ne aeroportin e Janines, ku nuk pranoi te bente deklarata per shtyp dhe me pas u kthye ne Athine.

    Ne njoftim i cili mban daten 1 nentore 2005-, dhe ka nenshkrimin zotit Ahmet Giaffo, kryetari dhe zonjes Vera Gjata themeluese dhe Sekretare e Pergjithshme dhe Financiere e Shoqerise Per te Drejtat e Njeriut Cameria(Chameria Human Rights Association), theksohet se ky Shoqeria per te Drejtat e Njeriut “ Cameria” ne Amerike shpreh keqardhjen per mosmbajtjen e takimit Moisiu – Papulias te parashikuar per diten e sotme, ne Sarande.

    Deklerata, pophon se:"E drejta e tubimit dhe manifestimit paqesor eshte nje e drejte themelore universale e njeriut, dhe anullimi i nje vizite te rendesishme shteterore kinse per shkak te ushtrimit te kesaj te drejte nga ana e pjesetareve te minoritetit cam te Greqise qe jeton perkohesisht ne Shqiperi eshte e papershtatshme dhe e pajustifikueshme.

    Keshtuqe, thote deklerata e Shoqeris per te Drejtat e Njeriut “Cameria” ne Amerike,:" Me 1999, kur banda anarkiste e terroriste dogjen zemren e Athines per te kundershtuar viziten e Presidenti Klinton atje, kjo ngjarje e hidhur gjithsesi nuk pengoi ardhjen e Presidentit te nderuar amerikan ne Greqi dhe te gjithe programin e qendrimit te tij.

    Perkundrazi, individet e minoritetit cam te Greqise qe jetojne perkohesisht ne Greqi – te lumtur qe Presidentet e te dy vendeve miq do te takoheshin ne kete kohe kaq kritike - do te manifestonin ne menyre te qyteteruar e krejt paqesore per te ndergjegjesuar bashkebiseduesit si dhe opinionin publik ne Greqi e Shqiperi lidhur me cenimin e te drejtave themelore te njeriut si pasoje e legjislacionit grek per ri-regjistrimin e pasurise se paluajtshme.

    Ne thone camet ne Amerike me ane te kesaj deklerate, :"Si nje vend demokratik e evropian, do te ishte ne interesin e vete Greqise qe kjo ceshtje te trajtohej me guxim, objektivitet dhe maturine e nevojshme, gjithnje ne frymen e respektimit te te drejtave te njeriut dhe te marredhenieve miqesore midis Greqise dhe Shqiperise.

    Shoqeria per te Drejtat e Njeriut “Cameria” gjithsesi perfiton nga rasti qe t ’u kerkoje autoriteteve greke lehtesimin e menjehershem te te gjitha procedurave konsullore per t’u krijuar mundesine te gjithe individeve te minoritetit cam qe jeton perkohesisht ne Shqiperi e gjetke, qe te shkojne menjehere ne Greqi dhe te kerkojne te drejtat e e tyre sipas legjislacionit grek dhe atij evropian, si dhe shtyrjen ne pergjithesi te afatit te paraqitjes se kerkesave per ri-regjistrim, ka potencuar deklerata per shtyp e Shoqeris per te Drejtat e Njeriut “Cameria” ne Amerike .

    Plane per te ndertur nje film mbi gjenocidin grek ne Cameri

    Nderkaq, ne nje mesazh elektronik shperndare sot, pasdite nga nje faqe
    elektronike (website)shqiptare me adres(domain) "shqiperia", thuhet se :" Qendra
    "Jehona" ne Tirane, po ka deshire te ndertoje nje film mbi gjenocidin grek ne Cameri. Idete qe do te parashtrohen ne kete film jane:

    1 - Qe Camet nuk kishin arme dhe perkrahje sie kishte Zerva

    2 - Qe grekerit perfitun nga Lufta e II Boterore duke bere spastrim etnik te shqiptareve, marrjen e pronave te cifuteve ne Selanik dhe Athine, dhe marrjen e 5 ishujve te Turqise

    3 - Masakrat, dhe heroizmin e shqiptareve per te mos rene dore te grekerve

    4 - Lidhjen direkte dhe udhezimet e Kishes Othodokse Greke per keto masakra

    Ne mesazh thuhet gjithashtu se megjithate per te bere nje film te tille na nevojitet dikush qe mund te shkruaj nje skript(skenarfilimi) te mire dhe nese dikush prej jush njeh dike e lusim te na keshilloje ne kete inisiative.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    Te me falni ndoshta gaboj ,por nuk ju duket pak i cuditshem ky konflikt dhe permasat qe po merr? Mua me eshte krijuar ideja qe kjo sjellje e Athines eshte sabotimi dhe mos aprovimi i qeverise se Berishes dhe si duket po qane aleatin e tyre dhe tokat e shqiperis qe u jane premtuar. Ndoshta eshte vetem fantazia ime ose nje iluzion....

    Shkeputur nga gazeta "Dita"
    Athina e konsideron “çështje të mbyllur” incidentin diplomatik të anulimit të vizitës së Presidentit grek në Sarandë pas shpjegimeve që u dhanë dhe në takimin e dy ditëve më parë të ambasadorit grek në Tiranë me ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj. Kështu deklaroi në mënyrë të përsëritur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke, Jorgos Kumuçakos, duke anashkaluar si jo të nevojshëm edhe “fajësimin e njerës apo tjetrës palë”. I vënë madje përballë një sërë pyetjesh rreth mënyrës së kapërcimit të kërkesave të “demonstruesve çamë” të Sarandës, zëdhenësi i Ministrisë së Jashtme Greke evitoi formulimin e përjashtimit kategorik të ditëve më parë për “pretendime inegzistente”. Indirekt tregoi dhe kuadrin ligjor brenda të cilit mund të fillojë zgjidhja e konfliktit dhe konkretisht Nenin 17 të Paktit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 1996. Neni në fjalë përcakton mundësinë e “rregullimit të problemeve pezull të pronësisë në të dy anët e kufirit”, duke përfshirë sigurisht dhe pronat e çamëve të dëbuar pas Luftes së Dytë Botërore nga forcat e Napolon Zervës. Kryeministrat e mëparshëm, Nano dhe Simitis ranë dakord që të ngrihen dhe komisionet e posaçme të ekspertëve, që u vlerësua dhe si hapi më konkret që do të hapte rrugën për zgjidhjen e problemit, qoftë në nivelin teknik, dhe do të shërbente si rrugëdalje dhe për palën greke në një qendrim të saj tabu. Por cili ishte fati i këtyre komisioneve? “Mendoj, dhe e them me një farë rezerve, se nuk janë aktivizuar dhe nuk di as arsyen konkrete, ka mundësi të jetë gama e gjerë e problemeve”, tha zëdhënësi grek për të shtuar se “është e madhe edhe gama e problemeve që kanë të bëjnë me palën greke”, duke nënkuptuar kështu pretendimet greke për prona në Shqipëri. Pra, përgjegjësia u faturohet kështu të dyja palëve, pa evidentuar arësyet e pasivitetit të tyre. Sidoqoftë, nga rregullimi në fjalë nuk mund të pritet më shumë se një kompensim për pronat, që presupozon dhe shfuqizimin e legjislacionit grek, i cili “ia kalon përdoruesit pronën pas 22 vjetesh shfrytëzimi të vazhdueshëm të saj”. E vërteta është se ka shumë mister rreth këtij problemi që mund të sqarohet dhe të zgjidhet vetëm me vullnetin e mirë të të dyja palëve. Dhe pa shtyrjet e njëpasnjëshme për në kalendat greke.
    Zoti bekoftë gjithë shqiptarët

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku
    Ne mbeshtetje te c'eshte shkruar me siper mbi Gazetat dhe gazetaret tane, po postoj kete artikull

    STOP Athina!

    Dorina topollaj

    Athinë. Disa vite më parë, një flamur amerikan digjej nga mijëra ekstremistë grekë, të cilët ulërinin kundër presidentit amerikan, Bill Klintonit. Por kjo nuk ia mbushi mendjen këtij të fundit ta ndërpriste vizitën në Athinë.
    Dje, Sarandë. Një pankartë me shkrimin “Mirë se erdhe president, mik i madh i shqiptarëve!” Maksimumi i maksimumeve 2 mijë çamë të heshtur, që sipas policisë, s’kaluan centimetrin nga zona për të cilën kishin marrë leje, bashkë me 30 policë dhe drejtorin e tyre, pritën ardhjen e presidentit grek para hotel “Butrinti”. Desh harruam një detaj të vogël. Edhe presidenti, Alfred Moisiu po priste gjithashtu.
    Ndërsa shikonim skenën e pritjes në televizion, na u kujtua padashur skena e shkeljes së këmbës së kinezit në librin e Kadaresë “Koncert në fund të vitit”, i cili shkaktoi incident diplomatik. Jo se kanë lidhje kinezët me grekët. Ata janë shumë larg gjeografikisht dhe numerikisht. Por preteksti ka po të njëjtën shije qesharake. “Autoritetet shqiptare s’kishin marrë masa”, thanë mediat greke, duke fajësuar policinë shqiptare, që me të drejtë ky lajm i la të habitur. Por “barsoleta” s’mbaroi me kaq. Gjithmonë duke iu referuar mediave greke, çamët e paqtë, të lodhur nga pritja na paskan qenë “elementë ekstremistë”. Përveç protestuesve, qeveria helene “ua shkul veshin” edhe autoriteteve shtetërore. “Sjellja e autoriteteve është e papranueshme”, citohet në mediat greke deklarata e Presidencës. Dhe fshikullimet vazhdojnë sërish. Qeveria helene autorizon ambasadorin grek në Tiranë të dërgojë edhe notë proteste pranë qeverisë sonë.
    Por prapë nuk mbaron me aq. Sipas qeverisë greke ky incident, “është shembull i keq për një vend që duhet të hyjë në BE”.
    Është invers dhe njeriu i ka të vështira të perceptojë dhe jo më të bindet nga ngjarje të tilla. Aq më tepër për një shqiptar, biri i të cilit ishte nderi i shkollës greke, por që s’e lanë të ngrinte flamurin shqiptar veçse ishte i tillë. Aq më tepër për një baba, të cilit ende nuk i janë tretur kockat e të birit që u vra nga një grek, pse kombëtarja e tij humbi në një ndeshje futbolli. Aq më tepër për ato dhjetëra e qindra familje shqiptare, të cilat kanë gjetur emrat e familjarëve të tyre të vrarë nga ushtria greke në raportet e Helsinkit, por ende s’u kanë gjetur varret. Aq më tepër për rreth 20 mijë çamë që u zgjuan ato net të errëta të 44-ës, nga klithmat e dhimbjeve të të afërmve që shkaktonte gjenocidi grek. Ikën si refugjatë nga vendi i tyre që u la jashtë Shqipërisë, kur u përvijua kufiri në vitin 1913.
    Dje, qeveria greke, në një deklaratë tha se “ndien keqardhje që hidhen në diskutim çështje që nuk ekzistojnë”. Por edhe “pse s’ekzistojnë”, vetëm disa ditë më parë, kryeprokurori grek tha se pronat e çamëve duhet të shiteshin. (pra, çuditërisht, tani ekzistuakan!!).
    Nuk e dimë se si do të reagonte qeveria greke, nëse do ta konsideronim “çështje që nuk ekziston”, prezencën e minoritetit grek në Shqipëri?! Që falë së vërtetës ata janë veçse ca ish-argatë të Ali Pashë Tepelenës që mbetën aty ku janë edhe sot. E megjithatë, ne i quajmë minoritarë. Mirë bëjmë se ashtu janë. Por ama kurrë nuk janë autoktonë apo etnikë siç janë çamët. E shihni sa larg janë me njëri-tjetrin?
    Si mund të reagojë në këtë mënyrë, një vend që është anëtar i Bashkimit Evropian, i cili para së gjithash ka si kusht kryesor, zbatimin e të drejtave të pakicave etnike? Apo pikërisht për t’u hedhur hi syve organizmave kombëtarë për këtë problem, ngre një farsë të tillë, absurd mbi absurd dhe madje, na kujton edhe anëtarësimin në BE?
    Nuk e dimë se si do të reagonte qeveria greke, nëse ne nuk do të lejonim biznesmenët e tyre të investonin në Shqipëri, të mos i ngrinin kompanitë e tyre apo bankat?! Servet Mehmeti, kryetar i shoqatës “Çamëria”, na tregoi disa ditë më parë, që atij dhe çamëve të tjerë s’u japin as vizë për të shkuar në Greqi si vizitorë të thjeshtë, sapo në pasaportën e tyre shohin vendlindjen e jo më të lejohen të investojnë atje.
    Për pretekste vërtet që s’ua merr kush. Ligji i luftës është “Kali i tyre i Trojës”. Nga barku i tij dalin lloj-lloj çudirash e marrëzirash që përmjerrin dinjitetin shqiptar.
    Vetëm presidenti Moisiu është një ndër të paktët përfaqësues të Shqipërisë, që reagon ndonjëherë ndaj incidenteve. Dje, ai dhe ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, reaguan ndaj anulimit të vizitës, edhe këtu duke theksuar me kujdes, se për ta kjo nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Por tashmë, ky reagim s’është i mjaftueshëm. Nuk bëhet fjalë thjesht për një anulim qesharak vizite që la në pritje me orë të tëra presidentin e Shqipërisë e dymijë çamë. Bëhet fjalë për dinjitetin kombëtar. Sado patetike të tingëllojë kjo frazë, ajo ka të bëjë me dinjitetin e çdo shqiptari.
    Qeveria shqiptare duhet t’i drejtohet BE-së dhe OKB-së për këto reagime të qeverisë greke. Dhe duhet ta bëjë sa më parë. E dimë të gjithë që Greqia e ndërton shpejt “Kalin e Trojës” dhe nuk dihet se ç’do sajojnë këtë radhë.

    Tirana-Observer.
    ARTIKULL PERFEKT...

    Une mendoj se grekerit ket rradhe me shume humben se sa fituan..
    ata e nderkombetarizuan ceshtjen came, ata nxorren edhe njehere ne pah mentalitetin e tyre te vjeteruar ballkanik i cili mund te marri flake vetem nese vendoset ti rruhet mjekrra kristodhulosit(kyepeshkopi i greqise) i cili s'u mor vesh c'donte ne Gjirokaster !
    por heret a vone do i vije rradha edhe ceshtjes came sa te vihet ne vije ajo e pavaresise se Kosoves...,,, prandaj dhe diplomacia greke eshte ne panik...

  5. #95
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Une mendoj se grekerit ket rradhe me shume humben se sa fituan..
    vetem koha do te tregoj .....

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Une nuk di pse i beni buje kaq te madhe ati qyrri?
    Po nuk ka qene dashte ti kushtohen as 3 rreshta keti lajmi!

    Ai kete e ka ba gadi ende pa pi kafe ketu!

  7. #97
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Une kam vetem nje verejtje ne lidhje me artikullin e Dorina Topollaj : nuk e kuptoj pse vazhdohet per te shkruar qeveria helene ne vend te qeveria greke ? Sepse ashtu i bie te shkruajme qeveria ilire (qeveria shqiptare), qeveria gauloise (qeveria franceze), qeveria romake (qeveria italiane), e plot e plot keshtu...

    Sikur greket e sotem te ishin helenet e lashte, ne do ishim ku e ku me mire... por ç'e do

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    Une kam vetem nje verejtje ne lidhje me artikullin e Dorina Topollaj : nuk e kuptoj pse vazhdohet per te shkruar qeveria helene ne vend te qeveria greke ? Sepse ashtu i bie te shkruajme qeveria ilire (qeveria shqiptare), qeveria gauloise (qeveria franceze), qeveria romake (qeveria italiane), e plot e plot keshtu...

    Sikur greket e sotem te ishin helenet e lashte, ne do ishim ku e ku me mire... por ç'e do
    E bukur nderhyrja, me pelqeu.

  9. #99
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke e quan të mbyllur incidentin Moisiu-Papulias

    Greqia: Do të shikojmë çështjen e pronave sipas ‘96-ës

    Anila Rama

    TIRANË - Athina zyrtare e konsideron të kapërcyer situatën e krijuar pas anulimit të takimit mes presidentit grek, Karolios Papulias dhe homologut të tij shqiptar, Alfred Moisiu. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Jorgo Kumucakos, ka deklaruar dje në një konferencë për shtyp se tashmë incidenti i datës 1 nëntor ishte i kapërcyer për vendin e tij, pas takimit që zhvilloi ambasadori grek në Tiranë me ministrin e Jashtëm, Besnik Mustafaj. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për arsyet që çuan në anulimin e vizitës së presidentit Papulias në Shqipëri, zëdhënësi Kumucakos tha se për të shmangur atë që ndodhi, ishte negociuar me palën shqiptare, por pa arritur ndonjë rezultat. E sërish ndonëse me tone më të zbutura, ai ka fajësuar për mosrealizimin e takimit palën shqiptare. “Megjithëse pala greke me frymë konstruktive diskutoi brenda afatit kohor dhe ofroi rrugëdalje dhe zgjidhje alternative, prapë takimi nuk u bë i mundur të realizohej. Vendimi tashmë i njohur u mor sepse nga autoritetet shqiptare nuk pati angazhimin që të ruhej dhe të realizohej pa asnjë problem takimi i të dy presidentëve”, - tha zëdhënësi Kumucakos. Duke vijuar më tej ai shtoi se për një vend si Greqia respektimi i vlerave demokratike dhe të lirisë së fjalës është parimi bazë i demokracisë dhe i vlerave e parimeve evropiane, duke shtuar se ky parim duhet të ketë të njëjtën vlerë edhe për vende të tjera që janë aspirante për t’u integruar në Bashkimin Evropian. “Në veçanti një vend si Greqia jo vetëm respekton këto parime, por dëshiron t’i respektojnë edhe fqinjët e saj dhe sigurisht vendet që aspirojnë integrimin e tyre në BE, i cili ishte kriteri orientues që drejton vendimet të cilat mbështeten në vetëpërmbajtje. Kur qëllimi i të dy palëve është të bëjnë hapa të rëndësishëm pozitivë në marrëdhëniet e tyre, këto përpjekje duhet të mbahen parasysh dhe nga njëri dhe nga tjetri. Duhet që takimet, komunikimet dhe negociimet të bëhen në një kuadër që inkurajon këtë synim. Kur ajo nuk mund të sigurohet, atëherë vijnë pasojat”, - tha Kumucakos. Por sipas tij, nga pala greke ishte përgatitur më së miri zhvillimin e këtij takimi dhe ishe marrë garancia nga pala shqiptare për masat zhvillimin e takimit. Ndërkohë zëdhënësi Kumucakos ka theksuar sërish se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk mund të cënohen nga veprime ekstremiste, duke përsëritur vullnetin e pandryshueshëm të palës greke për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje.
    Pronat e çamëve
    Si rrallë ndonjëherë tjetër shteti grek e konsideron të domosdoshme zgjidhjen me çdo lloj mënyre të çështjes së pronave të çamëve në Greqi dhe të grekëve në Shqipëri. Madje zëdhënësi Kumucakos evitoi dje formulimin e përjashtimit kategorik të shprehur më parë për pretendime inekzistente nga ana e popullsisë çame. “Greqia, me çdo lloj mënyre, duhet të shikojë rregullimin e çështjes së pasurive në kuadrin që parashikon Marrëveshja e Fqinjësisë dhe Bashkëpunimit e vitit 1996. Nuk mendoj se komisionet që parashikohen në marrëveshje të kenë filluar diskutimin e këtyre çështjeve”. Sipas tij, është neglizhuar nga të dyja palët për ngritjen e komisionit dypalësh me ekspertë, por ai ka shtuar se ndoshta shkaku mund të ishte gama e gjerë e problemeve. Në mënyrë indirekte ai iu referua kuadrit ligjor, brenda të cilit mund të fillojë zgjidhja e konfliktit dhe konkretisht nenin 17 të Paktit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 1996. Neni në fjalë përcakton mundësinë e “rregullimit të problemeve pezull të pronësisë në të dy anët e kufirit”, duke përfshirë sigurisht edhe pronat e çamëve të dëbuar pas Luftes së Dytë Botërore. Kryeministrat e mëparshëm, Nano dhe Simitis, ranë dakord që të ngrihen edhe komisionet e posaçme të ekspertëve, që u vlerësua dhe si hapi më konkret që do të hapte rrugën për zgjidhjen e problemit, qoftë në nivelin teknik dhe do të shërbente si rrugëdalje dhe për palën greke në një qëndrim të saj tabu. “Mendoj -dhe e them me një farë rezerve- se nuk janë aktivizuar dhe nuk di as arsyen konkrete, ka mundësi të jetë gama e gjerë e problemeve. Është e madhe edhe gama e problemeve që kanë të bëjnë me palën greke”, duke nënkuptuar kështu pretendimet greke për prona në Shqipëri.

    ----------
    ----------

    Nuk e kuptoj per car pronash greke po flet ky greku ? Apo jane te gjithe ata shqiptare qe jane regjistruar si greke ? Ja dhe aneksimi si u be. Ne mburremi me pergjigjen e shtypit, por loja qe po luhet qenka shume here me e holle. Greku do qe te zgjidhi ceshtjen came, duke marre sa me teper ne territorin shqiptar. Ne kuader te Bashkimit Europian dhe te futjes se Shqiperise, behet gjithmone e me evidente bashkimi shqiperi kosove dhe maqedoni perendimore, dhe nje greqizim i shqiperise jugore. Hapi pronave eshte hapi i pare. Mos harrojme qe Greqia dhe Shqiperia jane te vetmet vende ne Europe qe nuk e kane zgjidhur ceshtjen e pronave. Sipas shifrave jane me qindra mijera ata qe kane letra greke...
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e gent durazzo
    Anëtarësuar
    22-09-2005
    Postime
    94
    Citim Postuar më parë nga Cyclotomic

    ky incident mund te quhet e mbyllur per palen greke por nuk eshte i mbyllur per palen shqiptare pasi pala greke duhet te kerkoje ndjese dhe me shpejtesi te sjelle shpjegimet se perse sillen ne menyre kaq te ndyre ndaj nje shteti demokratik?Une mendoj qe tani eshte koha qe parlamenti shqiptar te fuse menjehere ne parlament ceshtjen came dhe ta padise greqine prane bashkimit evropian per ceshtjen camedhe prane gjykates se strasburgut.Greqise po i dalin ndyresirat qe ka luajtur kundra kombit shqiptar dhe tani me kete incident te fundit e futi veten ne nje qorrsokak qe ska gje ta nxjerre.Kishes greke gjithashtu i doli hapur fytyra e saje ultranacionaliste dhe shume shpejt do vije dita te jape shpjegime se perse ka mashtruar me terrorizmin e zerves dhe pronat came

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Konferenca Islamike + Terrorizmi ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 16-04-2003, 14:48
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •