Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454

    Cila këngetare e jona kultivon muzikë turke ?!

    Pershendetje ,
    Tash se fundi me ra ne dore albumi i kengetares fierake-elbasanase tashme te afirmuar , Rovena Stefes . Mund te them se eshte mjerim i vertet , qe nga kenga e para e mund te thuhet , deri tek e fundit kishte kenge te huazuara nga muzika turke . Kenga e pare " Dasma " , kenga " Jam e mire embelsire", " Zemer " , jane lirikat e mia me te preferuara , kuptohet melodite e letyre kenegeve ne gjuhen turke . Ky paradoks i kohes te jep te kuptosh se kengetaret tona nuk jane te vetedijshme se folkloti yne eshte shume i pasur , se me e rendeishme eshte vlera artistike se kenga dhe se nuk ia vlen te perpunosh kenge te tilla qe e "varferojne" tregun muzikor .
    Ne kartenjoftimin e albumit thuhej se ato jane te bera nga kompozitori maqedonas Maki .
    A thua sa kenge jane te vjedhura ne kete menyre e ne nuk e dijme ?
    Me thoni qka mendoni per kete ( megjithese e sterdiskutuar ) bastardim flagrant ?
    Gjithe te mirat !!
    ArsGothicë

  2. #2
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Ok , une jam duke bere nje artikull per nje reviste ketu ne Kosove andaj mendimet tuaja rreth kesaj teme jane te mireseardhura .
    ArsGothicë

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2004
    Postime
    10
    Turke?! VETEM TURKE?!
    Duke qene nje adhuruese dhe degjuese e apasionuar e muzikes,mund te them qe Rovena eshte vetem njera nder "ato" qe me pasion kendojne kenge te meloseve te huaja,me fjale shqipe.Kemi Leonora Jakupin dhe kengen "Ti nuk ekziston",kopje e nje kenge te Mustafa Sandal (kengetar shume i njohur turk),por fatkeqesisht nuk me kujtohet titulli origjinal i kenges.Pastaj po e njejta kengetare,ne te njejtin album ka kengen "100 pranvera",kopje e kenges "Ne mogu",ne interpretim te kengetares serbe Natasha Bekvalac.Kush s'beson dot,le te urdheroje dhe te bleje CD-ne e Mustafa Sandal 2002,dhe kesaj serbes,2003.
    Gjithashtu Gili e cila perktheu nje kenge greke (sa keq qe nuk me kujtohen titujt dot),dhe tani kemi verzionin ne shqip,kenga "Ti harrove".
    Nje nder kampionet e perkthimeve mund ta quajme Genta Ismailin e cila debuton me album i cili nga 9 kenge,ka 5 te kopjuara. Duke filluar nga hiti "Kthehu" te cilin e ka kopjuar nga kengetarja Anelia "Prosti",pastaj kengen "Dridhem" nga kengetarja serbe Viki Miljkovic kenga ""Haljine moje peckaju",pastaj kenge "Pse nuk vallezoni" e ka te vjedhur nga nje arabe,kengen "Fenomen" e ka te vjedhur nga kengetarja maqedone Tamara Todevska kenga "1003",pastaj kenga e Gentes "Smund ta them" eshte e vjedhur nga nje kenge bullgare te cilen e kendojne 2 femra duet.
    Kemi dhe kengetaren Anxhela nga Shqiperia,e cila perktheu kengen "Kad ljubav zakasni" ne interpretim te Sasha Matiq (serb),dhe e shëndroi ne "Mbret im",verzioni shqip.

    Dhe lista e kengeve te vjedhura eshte shuuuuuuume e gjate,por ne kete moment me kujtohen vetem keto.Këngëtarët meshkuj nuk i shkruaj dot sepse eshte liste me e gjate sesa e viktimave te Aucshwitzit.
    Kam vetem hallin se si do ia bejne ne momentin kur autoret serbe,bullgar,rumun,turk,arab,etj.,te ngrejne padi kunder atyre qe kopjuan keto kenge?!
    A do te turperohemi te gjithe qe lejuam asimilimin e muzikes sone,apo vetem individet qe bene keto kopjime?

  4. #4
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Virusi genit turk i ka hyre shqiptarit ne gjak aq thelle sa 'zor' se ka shpetim.
    Fillo qe nga kuzhina e mbaro tek muzika...cdo kulture e jona eshte TURKE.

    Prandaj me qan shpirti sa here qe e mendoj.
    Prandaj dhe ketu kam shkruar me aq urrejtje saqe disa kujtuan se kisha inate personale me noi turk (lesh me qime puplash plonci )

    bahhh.....

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Coverat e muzikës janë gjë veç se e parë dhe nuk janë vetëm shqiptarët ato që vjedhin muzikë nga të tjerët.
    Unë ndoshta edhe nuk e kuptoj këtë shqetësimin tuaj,sepse nqs nuk ju pëlqen të ndëgjoni muzikë të huazuar(të vjedhur) mos e ndëgjoni fare dhe nuk do keni problem.
    Është e vërtetë se Rovena Stefa ka vjedhur këtë këngën nga Gulben Ergen,mirëpo e ka vjedhë mirë.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Pershendetje juve !
    Gezime , une e di qe Rovena nuk eshte e vetmja , por ajo ka qene nder kengetaret e mia me te preferuara edhe kam besuar se ajo eshte shume profesionale , nuk kam menduar se pikerisht kengetarja ime e preferuar do te me bej te ndihem e turperuar para miqeve te mi me kombesi turke ( Ne Gjilan ka shume sosh ) . Te gjitha ato qe postove ti , jane te verteta por une kam qene e indinjuar , vertete .
    Storm Angel , respekte per ty , ti thua te mos i degjoj ate kenge nese nuk me pelqejne , e si mund ti largoj kur ne secilen topliste te radios , televizonit ato i gjen ne maje te toplistave ? ti thua se e ka vjedhe mire kengen e Gurbenit , po a ka vjedhje te mire , xhanem ?
    ArsGothicë

  7. #7
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    E nderuara Gezime , tani mu kujtua edhe diqka , sa i perket kenges se Leonora Jakupit Ti nuk egsizton , ajo e ka blere kengen nga kompozitori Kaan , e kjo veriifikohet edhe ne videoklipin e kenges ku egziston e dhena se muziken e kesaj kenge e ka bere ai .
    kompozitor .
    Une te pergezoj , je vertete per tu admiruar per njohurite e tua rreth muzikes ballkanike e me gjere , vazado keshtu , me gjithe zemer ta them!
    Pershendetje
    ArsGothicë

  8. #8
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Citim Postuar më parë nga Ermelita
    Storm Angel , respekte per ty , ti thua te mos i degjoj ate kenge nese nuk me pelqejne , e si mund ti largoj kur ne secilen topliste te radios , televizonit ato i gjen ne maje te toplistave ? ti thua se e ka vjedhe mire kengen e Gurbenit , po a ka vjedhje te mire , xhanem ?
    Unë për shembull ka pas këngë që kanë qenë në top listë dhe i kam ndëgjuar një herë dhe nqs kam qenë i indinjuar nga kënga,atëherë sa herë që kam pa (dmth ndëgjuar) atë këngë kam ndëruar program ose kam fikur tv.Është e thjeshtë,zgjedhjen e bën ti vet,se tek e fundit televizori yt është e jo i top listeve.
    ndërsa sa për atë me vjedhjen dhe se a ka vjedhje të mirë,besoj se ke pa meselen në tv për plakun që vjedh me djers.
    Hë xhanëm,mos u nevrikos edhe aq shumë,them unë çudia më e madhe tre ditç zgjat,poashtu edhe ca muzika (nqs i quajmë të tilla).
    Nejse,se e teprova pak.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2004
    Postime
    10
    [QUOTE=Ermelita]E nderuara Gezime , tani mu kujtua edhe diqka , sa i perket kenges se Leonora Jakupit Ti nuk egsizton , ajo e ka blere kengen nga kompozitori Kaan

    Faleminderit shume,dhe une te pergezoj qe hape kete teme.Kur jemi tek kenga "Ti nuk ekziston"...A qendron apo jo fakti qe kengetarja shqiptare megjithate po promovon muzike turke tek adhuruesit?Pamarrur parasysh faktin se a e ka blere apo jo.Dhe ketu dua te nderlidhem me mendimin e StormAngel.
    Qendron ajo qe eshte shume e lehte te nderrosh kanalin kur nuk do te degjosh muzike te bastarduar,por ne cilin kanal do te degjoj muzike shqipe?
    A jemi muzikalisht te indentifikuar si popull,apo mesimet qe i mesonim ne kenden e historise se "Shqipetaret jane popull unik ne keto troje,pasardhes te Ilireve,me identitet te vet autokton kulturor",ishin fjale boshe?
    Une nuk dua te flas per injorimin e kesaj "muzike",por per fillet e asimilimit muzikor qe po ndodh tek shqipetaret.Duke ditur qe ekzistojne instrumente autentike qe kane mbijetuar qe nga koha e Ilireve,(as qiftelia,as defi,as sharkia,as klarineti,etj-instrumente turke),por Lyra,Okarina,Flete e dushkut,Lahuta,Kavalli autokton,etj.,dhe duke ditur qe keto instrumente ende ekzistojne dhe ekzistojne njerez te cilet performojne ne to,a eshte e logjikshme qe ne te perndizemi nga ritmi monoton sllav,"tallavaja" jevge,arabeskat turke,etj?
    Nuk kam kurgjo kunder nese dikush i pelqen keto melose dhe preferon t'i degjoje.Por kur kjo kalon ne trend,dicka te rrezikshme,ne humbje te identitetit kombetar (e kultura eshte ajo qe indentifikon nje komb),atehere nuk eshte morale ta fusim bishtin nen kembe dhe t'i injorojme gjerat e tilla.Eshte sikur ta injorosh gjarperin qe shumohet ne oborrin tend.
    Nuk aludoj ne ate qe te gjithe shqipetaret te kendojne muzike folklorike apo popullore.Keto shkronja jane vetem nje dhimbje e nje shqiptareje krenare e cila frigohet se femijet e saj do te kulturohen joshqip.Dhe kur t'ua permend Vaqe Zelen apo Nexhmije Pagarushen,ata do t'me shikojne si nje ufo dhe do t'me kunderpergjigjen "Bëini ou jau toupanaë" (theks turk) ne vend se "Bini o ju tupana" (theks shqip)-(Kenga "Dasma"-Rovena Stefa")
    Nuk besoj se asnje nga ne do te deshironte qe femiu ti zbavitet me muzike joshqipe,per te na thene pastaj:"Pleq nostalgjike".
    Ne s'duam qe femijet,niperit tone te kene identitet kombetar?
    Une po.

  10. #10
    * Yllëza e forumit *
    Anëtarësuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Gezime , jam plotesisht dakord me opinionet e tua , po te mos ishte shqetesimi se brezat e rinje do te rriteshin e mesoheshin me muzike te tille , une as nuk do ta hapja kete teme .
    Eshte vertete mekat , te kesh nje folklor kaq te pasur qe e kane shfrytezuar edhe edhe kompozitoret e kengetaret nderkombetare e te mos dish ta mbash gjalle , mua po me duket si gjeja me e papelqyer .
    Storm Angel , po si tia bej me tv-ne kur , ja e kap pultin , e kaloj tek rtv21 edhe degjoj A u bashkuam per tu ndare ....., e nderroj programin e degjoj ne Rtk , kengetaren time te preferuar Rovenen , zemer ti je bota krejt..... e kaloj tek Ktv e prape Genta me Dridhem dridhem ... e njejta gje ndosh edhe ne radio .
    Por keshtu eshte kur nuk respektohet e drejta autoriale , te vjedhim o burra se nuk ka kush qe na ndalon , kete po bejne artistet tane .
    ArsGothicë

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •