Brum,Postuar mė parė nga Brari
Pyet keta te Digitalbit,
se une per vete s'um i shiqoj keto kanale.
Qashtu...![]()
Brum,Postuar mė parė nga Brari
Pyet keta te Digitalbit,
se une per vete s'um i shiqoj keto kanale.
Qashtu...![]()
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
ekskluzive
Flet ish-drejtori i Zbulimit Politik tė Shtetit, Jonuz Mersini. Misionet e fshehta pėr t'i bindur njerėzit tė bashkėpunonin
Si i rekrutuam nė zbulim emigrantėt reaksionarė
Sigurimi i Shtetit ishte i interesuar pėr veprimtarinė e shqiptarėve tė larguar nė emigrim
Manjola Bregasi
Sot ėshtė i pamohueshėm fakti qė shteti komunist i drejtuar nga Enver Hoxha kishte njė sistem zbulimi dhe kundėrzbulimi tepėr tė rėndėsishėm dhe potent. I pamohueshėm gjithashtu ėshtė edhe fakti, se shumė pak ėshtė folur pėr agjentėt dhe agjenturėn shqiptare, qė kanė qenė tė veshura nėn njė mjegull misterioze tė kushtėzuar nga vetė ky profesion.
Gjithēka bėhej nė fshehtėsi e kamufluar mė sė miri. Qėllimi ishte i qartė: tė informohej shteti pėr ēdo veprimtari tė mundshme kundėr tij. Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes me sektorėt e tyre tė zbulimit duhej tė punonin fort. Shpesh ėshtė krijuar ideja qė ai regjim arriti tė qėndronte aq gjatė, pikėrisht falė veprimtarisė eficente tė zbuluesve, tė cilėt nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve ishin pėrgatitur nė shkollat e zbulimit rus. Tashmė Enver Hoxha kishte krijuar shtetin e tij komunist dhe duhej tė tregohej tepėr i vėmendshėm pėr ta ruajtur atė nga cilido qė pėrpiqej ta cenonte. Dhe duket se nė vitet e para tė pasēlirimit rrezikun mė tė lartė pėr vendin e pėrbėnin emigrantėt reaksionarė tė larguar gjatė luftės. Ishin kėta pėrfaqėsues tė rrymave tė ndryshme, nacionalistė apo zogistė, por edhe ish-mbėshtetės tė Enver Hoxhės, tė cilėt nuk u pajtuan me regjimin e krijuar prej tij dhe gjetėn mundėsinė e largimit nėpėr Evropė. Por si po silleshin ata nė vendet ku kishin mėrguar? A ishte e vėrtetė qė organizoheshin dhe pėrgatiteshin pėr tė gjetur mėnyrat qė tė rrėzonin komunizmin? Po qeveritė e vendeve fqinje, ēfarė qėllimesh kishin? Ishin tė gjitha kėto pikėpyetje qė kėrkonin sqarime. Por si arrinte shteti shqiptar i asaj kohe tė siguronte gjithė informacionet e duhura? Nė vijim tė rrėfimit tė tij ish-drejtori i Zbulimit Politik, Jonuz Mersini, tregon detaje nga jeta dhe misionet e tij misterioze nėpėr Evropė. Si maskoheshin zbuluesit shqiptarė nėn petkun e diplomacisė? Si arrinin ata tė bindnin emigrantėt pėr tė bashkėpunuar duke rrezikuar kėshtu jo vetėm dekonspirimin, por edhe jetėn e tyre. Ja se si njė zbulues i pajisur me pasaportė diplomatike kryente detyra ilegale.
Zoti Mersini, nė njė pjesė tė jetės suaj jeni marrė me punėt e Zbulimit Shqiptar nė disa shtete. Cila ishte detyra juaj atje dhe sa eficent ka qenė Zbulimi Shqiptar atėherė?
Detyrat e mia nė vende dhe kohė tė ndryshme kanė qenė tė shumėllojshme, megjithatė qėllimi kryesor i punės sime nė zbulim si dhe i zbuluesve tė tjerė, sidomos jashtė Shqipėrisė, ka qenė gjetja dhe zgjedhja e elementėve tė caktuar, tė cilėt mund tė shėrbenin nė zbulimin shqiptar.
Qėndrimi juaj jashtė Shqipėrisė cilėsohej si njė detyrė legale apo ilegale. Cila ishte procedura qė ndiqej nė tė tilla raste?
Kjo varej. Kishte raste ku detyra ime ishte vetėm agjentura, kishte dhe raste tė tjera si p.sh.: nė legatėn tonė nė Itali, ku u transferova nė vitin 1954, pėrveē detyrės sė drejtimit tė rezidenturės, kreva edhe detyrėn legale tė kėshilltarit nė Legatė.
Cila qe klima qė mbizotėronte nė Itali dhe ku e pėrqendruat ju veprimtarinė tuaj?
Fillimisht dua tė ndalem paksa tek ngjarjet qė kishin paraprirė transferimin tim nė Romė. Mė duket se aty nga viti 1951-1952, nė Drejtorinė e Zbulimit, nė Ministrinė e Brendshme, rezidentura jonė nė Romė i kishte dhėnė qendrės njė informacion se po pėrgatitej nga qendra e Maltės pėr tu desantuar nė Shqipėri njė grup diversionist. Nė kėtė veprimtari ishte aktivizuar komiteti Shqipėria e Lirė, qė udhėhiqej nga Mithat Frashėri dhe zbulimet perėndimore, Ahmet Zogu dhe pasuesit e tij me Abaz Kupin nė krye dhe Alush Leshanakun, njė nga krerėt mė aktivė tė emigracionit kundėr nesh, i cili ishte futur disa herė pėrmes kufirit nga Greqia. Kėsaj here, sipas tė dhėnave tė rezidenturės sonė nė Romė, grupi diversionit do tė ishte mė i madh dhe do tė kishte nė pėrbėrje disa krerė tė kėtij emigracioni, qė do tė vepronte nė Shqipėrinė e veriut dhe atė tė mesme. Grupi pėrbėhej nga Ndue Gjonmarku, Haki Blloshmi, Alush Leshanaku etj., dhe ishte pėrgatitur Zbulimi Italian dhe Blloku Indipendent, ku bėnte pjesė edhe Ismail Vėrlaci. Ismaili vepronte nga Roma dhe ishte i martuar me njė grua italiane. Pas kapjes sė grupit tė Alush Leshanakut, Isamil Vėrlaci, i biri i Shefqet Vėrlacit, i cili kishte qenė mik shtėpie me Leshanakun u hutua dhe pėr njė periudhė tė caktuar po qėndronte pasiv nė veprimet e tij. Pikėrisht kėtė moment vendosa tė shfrytėzoj pėr tė infiltruar njė njeri qė mendova se do ta ndihmonte shumė zbulimin tonė, nė drejtim tė grupeve diversive.
Dhe ēfarė vendosėt tė bėnit?
Pak kohė pas fillimit tė detyrės nė Romė erdha nė Shqipėri pėr disa punė dhe njėkohėsisht do tė bėja edhe lejen e zakonshme. Nė bisedė me drejtorin e Zbulimit nė atė kohė, gjeneral Zoi Themeli, vendosa ti flisja pėr gjendjen e Ismail Vėrlacit. Me sa duket, Zoi e bisedoi kėtė fakt me ministrin e Brendshėm, Kadri Hazbiu, dhe pas disa ditėsh mė thirrėn tė dy nė zyrėn e ministrit.
Duhet tė shkosh menjėherė nė Elbasan dhe tė takosh vajzėn e Shefqet Vėrlacit, (tė motrėn e Ismailit), mė urdhėroi ministri. Ajo ishte vėnė nė shėrbimin tonė pas kapjes dhe vrasjes sė Alush Leshanakut dhe kishte dhėnė shumė informacione me interes. Kadri Hazbiu dhe Zoi Themeli mė porositėn ti flisja asaj pėr gjendjen e rėnduar tė tė vėllait dhe ti kėrkoja qė ajo ti shkruante njė letėr, nė tė cilėn tė tregonte pėr gjendjen e fortė politike nė Shqipėri dhe faktin qė ajo vetė tashmė ishte vėnė nė shėrbim tė organeve tė Sigurimit tė Shtetit. Nė letrėn qė ajo do tė shkruante duhej ti tregonte tė vėllait se edhe vetė Alushi, pas kapjes dhe dėnimit, kishte kontribuar nė favor tė Sigurimit tė Shtetit dhe se vrasja e tij kishte qenė aksidentale, pa i dhėnė shpjegime tė mėtejshme pėr kėtė. Duhej tia merrja asaj kėtė letėr, ku ti thoshte tė vėllait se jo vetėm duhet tė ndėrpriste veprimtarinė kundėr atdheut tė tij, por ti bėnte thirrje qė edhe ai tė vihej nė shėrbim tė Sigurimit Shqiptar. Dhe ēėshtė e vėrteta, ajo na ndihmoi mjaft dhe pa asnjė lloj detyrimi.
Shkuat ta takonit kėtė grua?
Jo vetėm njė herė. Nė mėnyra sekrete disa herė u takova nė Elbasan me vajzėn e Shefqet Vėrlacit, e cila, megjithėse ishte nė moshė tė madhe, mbahej mirė dhe ishte femėr e bukur.
Si reagoi?
Dėgjo, Zbulimi Shqiptar nuk ishte asnjėherė agresiv. Ne nuk pėrgatisnim terrenin pėr tė pushtuar ndonjė shtet. Pėrkundrazi, ne donim tė mbronim ato 28 mijė kilometra katrorė qė na la historia. Pėr fat, pati edhe nga ata tė arratisur qė nuk e ngatėrronin atdheun me sistemin e tij politik. Njė pjesė e tyre e dinin traktatin e fshehtė Tito-Venizello pėr copėtimin e Shqipėrisė dhe ata nuk mund tė ishin dakord qė pėr hir tė pėrmbysjes sė sistemit komunist tė pranonin qė atdheu i tyre tė ndahej midis shovinistėve grekė dhe jugosllavė. Atėherė kur tė mos ekzistonte mė as emri Shqipėri, ēvlerė do tė kishte sistemi? Ja nė kėtė kontingjent mbėshteteshim nė punėn tonė. Nė rastin konkret, pasi i shpjegova se kush isha dhe ku shėrbeja, pranoi tė flisnim. I shpjegova gjithēka pėr tė vėllanė dhe i kėrkova tė mė shkruante letrėn qė na duhej pėr ta vėnė edhe atė nė shėrbim tė organeve tė Sigurimit tė Shtetit. Ajo pranoi dhe shkroi gjithēka qė i kėrkova. Nė letėr i shkruante edhe pėr disa ēėshtje tė tyre familjare. U ndamė nė mėnyrė shumė korrekte. Ajo ishte e zgjuar dhe e vlerėsonte drejt situatėn.
Si vepruat mė pas? A e takuat Ismailin?
Mora letrėn dhe kur u ktheva nė Romė gjėja e parė qė vendosa tė bėja ishte takimi me tė. E dija se ku banonte ndaj vendosa ta prisja para shtėpisė. Me vete mora edhe njė zbulues tonin nė Itali, Kleanth Andonin, pėr ta pasur si mbėshtetje, nėse Ismaili do tė reagonte duke njoftuar policinė italiane. Sapo e pashė tė vinte, e thirra nė emėr. Fillimisht nuk donte tė ndalonte. Mesa duket mė njihte dhe e dinte se kush isha.
Mos ki frikė, - i thashė,- dua vetėm tė tė jap njė letėr nga motra jote nė Elbasan, dhe ia zgjata letrėn. E mori, e hapi zarfin hodhi njė sy shpejt e shpejt, duke tundur kokėn nė formė habie pėr ato qė lexonte. Duke pėrfituar nga ato momente heshtjeje i kėrkova tė shkonim nė ndonjė kafene aty afėr pėr tė biseduar.
Kundėrshtoi?
Jo. Vetėm mė tha ta prisja sa tė njoftonte gruan se do tė vonohej. Erdhi pas gati gjysmė ore dhe u ulėm nė Piazza del Popolo, ku biseduam gjatė.
Gjatė kėsaj bisede u prezantuat me identitetin tuaj real?
Po sigurisht. Tashmė qėllimi im ishte qė ai tė pranonte tė bashkėpunonte me ne. Ai e lexoi dhe rilexoi disa herė letrėn qė i dėrgonte e motra dhe nuk e besonte qė ajo dhe Alushi ishin vėnė nė shėrbim tė Sigurimit tė Shtetit.
Janė vėnė nė kėtė shėrbim dhe pa asnjė shtrėngim, iu pėrgjigja. Kėtė tė fundit ia theksova disa herė, sepse kuptova, megjithėse ai nuk ma thoshte troē, se mendonte qė ata ishin shtrėnguar pėr tu vėnė nė shėrbim. Meqenėse biseda u zgjat shumė e ftova tė drekonim nė ndonjė restorant, por ai refuzoi, duke u justifikuar se e priste pėr drekė gruaja nė shtėpi. Gjatė bisedės mundohej ta vinte veten nė pozita tė barabarta. E kuptova kėtė dhe i thashė: Unė jam pėrfaqėsues i shtetit nė ambasadėn tonė, kurse ti vetėm njė emigrant politik, qė vepron kundėr atdheut tėnd dhe asgjė tjetėr.
Po nė fund tė fundit, ēkėrkoni prej meje?, mu drejtua ai i nervozuar. I thashė se kėrkohej tė vepronte ashtu siē i thoshte e motra nė Elbasan, pra tė vihej nė shėrbim tė atdheut. Sido qė ti kesh bindjet politike atdheu ėshtė atje, si pėr ty edhe pėr mua. Nuk tė kėrkoj as tė hedhėsh nė erė ura apo uzina, nuk tė kėrkoj tė bėhesh terrorist, por tė mbrosh atdheun tėnd nga ēdo veprimtari armiqėsore. Si tė duash bėj. Askush nuk tė detyron. Por unė tė kėshilloj tė bashkohesh me ata qė u dhimbset vendi i tyre. Kėto ishin fjalėt e mia.
Po agjenti tjetėr qė ishte me ju, vazhdonte tė qėndronte aty pranė gjatė kėtyre bisedave?
Kleanthi rrinte i ulur nė njė kafene tjetėr pranė nesh dhe vėzhgonte mos kishte ndonjė lėvizje tė Kuesturės aty pranė. Kėtė e bėmė sepse dyshova se mos Ismaili, gjatė kohės qė do tė hynte nė shtėpi, do tė njoftonte organet e Kundėrzbulimit Italian.
Dhe si pėrfundoi biseda me Ismailin?
Pas replikash plot nervozizėm mė shumė nga ai dhe mė pak nga unė, pranoi tė takoheshim edhe herė tė tjera, por me dy kushte: e para tė mos i kėrkonim asgjė pėr gjendjen nė shtetin italian dhe veprimtarinė e Italisė kundėr nesh, me justifikimin se kishte marrė shtetėsi italiane dhe nuk mund tė vepronte kundėr saj, dhe e dyta tė mos i kėrkonim asgjė pėr gjendjen dhe veprimtarinė e emigrantėve shqiptarė, kur ai vepronte me udhėzimet dhe iniciativėn e qeverisė italiane, sepse nė atė rast quhej veprimtari kundėr shtetit tė tij, dhe ai nuk mund ti tradhtonte shokėt me tė cilėt jetonte prej vitesh nė Itali.
Me kėto kushte qė vė zotrote, atėherė nė ēfarė drejtimesh mund tė jesh i vlefshėm pėr ne dhe pėr ēfarė problemesh mund tė na informosh pėr veprimtarinė kundėr Shqipėrisė? Mė tha se mund tė mė jepte tė dhėna pėr veprimtarinė e zbulimeve amerikane, greke dhe jugosllave qė vepronin aktivisht nga qendrat e tyre nė Gjermaninė perėndimore, Janinė dhe Titograd. Nė tė tre kėto qendra veprohet aktivisht kundėr jush dhe unė po siguroj tė dhėna pėr kėto veprimtari dhe do tju njoftoj, tha ai.
Pranuat me kėto kushte?
Pranova hė pėr hė, me qėllim qė ai gradualisht tė futej nė shėrbimin tonė dhe mė pas tė mė jepte tė dhėna edhe pėr emigracionin aktiv kundėr nesh.
Arritėt tė merrnit informacione prej tij?
Gjatė kohės qė isha me punė nė Legatėn Shqiptare nė Romė e takova disa herė, duke i shkuar afėr shtėpisė. Mė dha disa informacione lidhur me veprimtarinė qė zhvillonte Zbulimi Jugosllav nga qendra e tyre nė Titograd dhe zbulimi grek nga Janina. Nė takimin e fundit Ismaili mė dorėzoi edhe njė listė me shqiptarėt qė ishin grumbulluar e stėrviteshin nė njė nga qendrat e Zbulimit Amerikan nė Mynih tė Gjermanisė Perėndimore. Kėtė listė ia dėrgova Drejtorisė sė Zbulimit nė muajt e parė tė vitit 1955, para se tė transferohesha si kėshilltar i Misionit tė Shqipėrisė nė Nju Jork, pranė OKB-sė. Pas largimit tim nga Italia nuk mora vesh se ēfarė u bė mė tej me Ismailin, sepse nuk ishte e lejuar tė pyesje pėr probleme agjenturash, tė cilat nuk i kishe mė nė lidhje...
Fotografitė kompromentuese
Si e joshi agjentja jonė nė shtrat diplomatin italian
Le ta quajmė Xhani. Ishte ky pseudonimi i diplomatit tė huaj, qė u bė pjesė e agjenturės shqiptare. Nė fakt, origjina e tij ishte nga shqiptarėt e Kalabrisė dhe ky diplomat karriere, qė e fliste shumė mirė shqipen, shprehte shpesh simpati pėr vendin e tė parėve. Skėnder Konica, i cili kishte drejtuar rezidenturėn shqiptare nė vendbanimin e Xhanit, kishte arritur tė krijonte miqėsi me tė dhe duke e trajtuar si mik, mundi ta shfrytėzonte pėr tė marrė tė dhėna dhe informacione me rėndėsi. Tė njėjtėn sjellje mbajti ndaj kėtij diplomati edhe pasardhėsi i Konicės, Jonuz Mersini. Rastėsisht ose jo, pas shumė vitesh ai do tė vinte me detyrė nė ambasadėn e vendit tė tij, nė Tiranė. Ishte ky momenti i pėrshtatshėm pėr ta bėrė atė bashkėpunėtor tė plotė me zbulimin shqiptar. I kthyer nė Tiranė nė atė kohė, Jonuz Mersini vendosi ta studiojė me kujdes karakterin e Xhanit. Si i pamartuar qė ishte nuk mund tė mos i pėlqenin femrat. Pikėrisht kėtu do tė hynte nė lojė agjentja shqiptare. Njė grua e bukur, beqare dhe qė mbi tė gjitha i pėlqente shumė marrėdhėniet intime me tė huajt. Detyra e saj ishte e pėrkufizuar saktė: ta joshte dhe ta ēonte atė nė shtrat. Me sa duket, e stėrvitur nė kėtė rol, asaj i ėshtė dashur shumė pak pėr ta kryer detyrėn. Dhe jo vetėm kaq. Agjentja ka mundėsuar qė ēastet e tyre intime tė fotografoheshin. Ajo nuk i ruhej ekspozimit fotografik. Me anė tė njė agjenti tjetėr tė zbulimit shqiptar, i cili u maskua si punonjės i Ministrisė sė Jashtme, fotot nė tė cilat ai dhe agjentja shqiptare paraqiteshin nė momentet mė intime, mbėrritėn deri nė duart e Xhanit. Tashmė ai nuk kishte nga ia mbante. Ishte i detyruar ta pėrforconte edhe mė tej bashkėpunimin me zbulimin shqiptar.
neser do te lexoni
Misioni i rrezikshėm i dy zbuluesve shqiptarė nė Poloni. Peripecitė e lundrimit me vaporin Skėnderbeu dhe pėrpjekjet pėr tė zbatuar urdhrin e Komitetit Qendror tė Partisė, pėr tė sjellė tė gjallė nė Shqipėri, Kazhimir Mihalksin
Falsifikimet e ambasadės sė Shqipėrisė nė Varshavė pėr tė nxjerrė nga kufiri polak, Mihalksin, drejtuesin e Partisė Marksiste-Leniniste Polake. Cili ishte nė tė vėrtetė njeriu qė zhgėnjeu udhėheqjen shqiptare?
gazeta panorama
Ish-drejtori i Zbulimit rrėfen misionin sekret nė Poloni
Komiteti Qendror na kėrkoi tė sillnim ilegalisht kryetarin e Partisė Marksiste
Ambasada shqiptare kishte siguruar pasaportė false pėr Kazhimir Mihalskin
Manjola Bregasi
Dy zbulues shqiptarė tė armatosur, me urdhėr tė Komitetit Qendror tė Partisė nisen drejt Polonisė me njė mision tė fshehtė dhe tė rrezikshėm njėkohėsisht: sjelljen nė Tiranė tė liderit tė Partisė Marksiste Leniniste polake, Kazhimir Mihalski.
Njė detyrė e rėndėsishme kjo pėr udhėheqjen shqiptare, por tepėr e rrezikshme pėr tė dy zbuluesit qė me marrjen e kėtij misioni duhej tė vinin nė pikėpyetje jetėn e tyre. Gjithēka duhej tė ishte tepėr sekrete. Askush nuk duhej tė dinte, qė dy njerėz nga Shqipėria do tė lundronin me vaporin Skėnderbeu nė drejtim tė Polonisė. Madje, as familjarėt e zbuluesve nuk duhej tė dinin vendndodhjen e vėrtetė tė tyre. Por cili ishte realisht Kazhimir Mihalski dhe pėrse ky njeri cilėsohej kaq i rėndėsishėm? Cilat ishin arsyet qė e bėnin Kazhimirin njė njeri tė padėshirueshėm pėr shtetin polak? Si ishte e mundur qė vetė shteti shqiptar i asaj kohe tė merrte pėrsipėr njė barrė tė tillė, tė kėrkonte strehimin e njė njeriu, qė ndiqej dhe rrezikonte burgun nė vendin e tij? E gjithė kjo nė mbrojtje tė komunizmit dhe tė idealeve marksiste-leniniste nė tė gjithė Evropėn. Duke qenė tė forta kėto ideale do tė ishte e fortė edhe Shqipėria. Zbulimi politik jashtė territorit tė vendit ishte njė ēėshtje qė i kishte interesuar gjithmonė shtetit shqiptar. Njė numėr i madh zbuluesish vepronin nė tė gjithė botėn pėr tė mėsuar ēdo sulm tė mundshėm ndaj Shqipėrisė dhe ēdo rrezik qė mund ti kanosej vendit nga jashtė. Veprimtari tė fshehta dhe tė rrezikshme tė maskuara nė mėnyra nga mė tė ndryshmet. Kur bėhej fjalė pėr ēėshtje tė tilla me zbulues dhe agjentė, Ministria e Brendshme dhe Komiteti Qendror i Partisė nuk kursenin asgjė, madje as jetėn e punonjėsve. Ata ishin tė gatshėm tė blinin me ēdo ēmim informatorėt dhe informacionin e tyre tepėr sekret. Por misioni nė Poloni kishte tjetėr karakter. Aty nuk kishte informata dhe informatorė, por njerėz tė armatosur, tė cilėt po rrezikonin jetėn pėr njė mision, rėndėsinė e tė cilit nuk e kuptuan kurrė. Dhe kėta zbulues ishin pėrgatitur tė luftonin me kėdo, vetėm e vetėm qė Kazhimir Mihalski tė mbėrrinte i gjallė nė Shqipėri. Jonuz Mersini, njė prej zbuluesve qė udhėtoi ilegalisht drejt Polonisė me vaporin Skėnderbeu, tregon peripecitė e njė misioni tė veēantė qė realisht nuk u krye. E megjithatė lideri polak mundi tė mbėrrinte nė Shqipėri. Pėrmes falsifikimeve, vetė ambasada shqiptare nė Varshavė arriti ta nxirrte liderin marksist-leninist pėrtej kufirit tė vendit tė tij. Por cili ishte realisht njeriu pėr tė cilin shteti shqiptar rrezikoi dhe shpenzoi aq shumė. Historia e njė drejtuesi-mashtrues, qė e zhgėnjeu rėndė udhėheqjen shqiptare.
Zoti Mersini, detyra juaj kryesore gjatė punės nė zbulim ka qenė ajo e krijimit tė rrjetit tė agjenturės. Po misione vepruese dhe tė rrezikshme pėr ju vetė keni pasur gjatė karrierės?
Sigurisht. Vetė karakteri i kėsaj pune mbartte rreziqe, por kishte misione tė veēanta nė tė cilat niseshe me pikėpyetje pėr jetėn. I tillė ka qenė edhe misioni pėr tė nxjerrė nga Polonia dhe pėr ta sjellė nė Tiranė njė farė Kazhmir Mihalski. Ky ishte njė polak, qė siē na u tha, kishte krijuar nė Poloni njė parti Marksiste-Leniniste. Paskėsh punuar nė ilegalitet dhe me sa dukej, veprimtaria e tij kishte rėnė nė sy. Ishte rrezik tė arrestohej nga autoritetet polake. Atėherė isha me detyrė kryetar dege nė zbulim. Mė thirrėn nė Komitetin Qendror tė Partisė sė bashku me Kleanth Andonin. Tė dy duhej tė niseshim pėr nė portin e madh tė Gdanskut nė Poloni.
Cili ishte saktėsisht urdhri dhe sa i rėndėsishėm cilėsohej ky mision?
Urdhri ishte i qartė: Kazhimiri duhej sjellė patjetėr shėndoshė e mirė. Po tė ishte nevoja edhe jetėn tonė nuk duhej ta llogarisnim. Ky mision ishte me shumė rėndėsi pėr Lėvizjen Ndėrkombėtare Marksiste-Leniniste. Qė aty u pėrgatitėm shpirtėrisht edhe pėr njė pėrgatitje tė armatosur. Gjithēka ishte e mundur.
Po familjarėve u treguat qė po iknit nė njė mision tė rrezikshėm?
Nė familjen time dhe atė tė Kleanth Andonit kishim lėnė fjalė se do tė largoheshim pėr disa ditė, me njė detyrė me rėndėsi nė zonat kufitare tė vendit tonė. Ndodhte qė ne si zbulues tė lėviznim shpesh nė zonat kufitare pėr tė inspektuar dhe kontrolluar gjendjen atje, kėshtu qė nė familjet tona kjo nuk la asnjė dyshim.
Sa i besueshėm ishte bashkėpunėtori qė ju zgjodhėn?
Me Kleanthin kishim qenė shokė tė ngushtė qė herėt. Bashkė kishim marrė pjesė nė sa e sa aksione. Djalė nga Vunoi, ai trashėgonte virtytet mė tė mira: trim, por edhe i thjeshtė, i qetė nė veprime dhe shumė largpamės. Me Kleanthin i ruaja tė pastra marrėdhėniet vėllazėrore. Edhe mė vonė kur krijuam familje, nuk na rrihej larg njėri-tjetrit. Edhe sikur tė mė kishin pyetur sdo kisha shqiptuar emėr tjetėr veē atij tė Kleanthit. Shkuam nė Durrės, ku u takuam me kapitenin e vaporit tonė, Skėnderbeu, Fore Kuretėn.
A ishte nė dijeni tė aksionit kapiteni?
Po. Ai ishte informuar pėr gjithēka dhe po na priste. Tė dy u maskuam si marinarė. Do tė bėnim pjesė nė ekuipazhin e kėtij vapori. Kapiteni na prezantoi me ekuipazhin e vaporit, duke u thėnė marinarėve se ne ishim nė atė vapor me njė mision special. Marinarėt duhej ta ruanin kėtė sekret dhe kushdo qė ti pyeste pėr ne, duhej tė thoshin se ishim pjesėtarė tė rinj tė ekuipazhit tė vaporit.
A kishte rrezik qė tė dekonspiroheshit prej marinarėve?
Ata nuk dinin asgjė pėr misionin tonė dhe as nuk e dinin kush ishim nė tė vėrtetė, ndaj edhe mundėsia pėr dekonspirim ishte e vogėl.
Thatė mė sipėr qė ishit pėrgatitur edhe pėr njė pėrpjekje tė armatosur. A kishit armė me vete?
Sigurisht. Me vete kishim marrė dy automatikė Kallashnikov, municionin e nevojshėm pėr ta dhe katėr granata dore ofensive, tė cilat do ti pėrdornim vetėm nėse na krijoheshin situata tė papritura, tepėr tė vėshtira.
Ēfarė konsiderohej situatė e vėshtirė?
E para dhe mė e rėndėsishmja nė atė mision ishte qė Kazhimiri tė mbėrrinte nė vendin tonė gjallė. Nė fund tė fundit, edhe nėse autoritetet polake na diktonin qė kishim marrė ilegalisht nė vapor Kazhimirin, atė duhej ta mbronim, ta sillnim nė Shqipėri. Sė dyti, situatė e vėshtirė konsiderohej edhe vetėmbrojtja nė rast sulmi me armė. Rrugės, gjatė lundrimit nė detin Mesdhe, biseduam me kapitenin e vaporit pėr tė gjetur njė vend sekret nė vapor. Fore Kureta, kuadėr me pėrvojė, kur dėgjoi kėrkesėn tonė e ndjeu veten ngushtė.
-Djall o punė!
-Ku ka vend pėr djallin kėtu?, - ia ktheva unė nė intimitet. Ai pėrplasi grushtin nė tavolinėn e kajutės. U ngrit nė kėmbė. Bėri disa varavingo, u kthye vrulltas dhe pa ulur tonin, vijoi:
-Kėtu tani gjithēka u djallos. Ju nga zanati mund tė jeni vėrtet djaj. Po ēne unė. E shikoni ēmė bėtė?...
-Merre mė shtruar, - u pėrpoq ta qetėsonte Kleanthi. Ti ishte informuar qyshkur, vetvetiu ke pranuar qė ne...
-Jo. Ka ligje ndėrkombėtare, ka kontrolle tė imta. A e kuptoni ēmund tė ndodhė? Ju jeni zbulues, ja u bėtė marinarė. Kjo mjafton. Hėm, kurse ju jeni armatosur pėr luftė. Jo, jo vėllezėr. Vapori im merret me tregti, ēoj e sjell mallra, ēne armė nė vapor. Ai heshti vetėm, pasi e ndjeu qė ishte lodhur. Na shfaqi njė mendim, dy, tre. Vendstrehimi sekret duhej tė lejonte qėndrimin ulur tė njė njeriu. Nė fund gjetėm mendimin e pėrbashkėt. Tė tre zgjodhėm vendin nėn disa shkallė. Ishte njė kėnd i pėrshtatshėm qė nuk frekuentohej, veē nė raste tė veēanta. Kėtu nuk do ti shkonte mendja askujt.
Pėr ēfarė do tė shėrbente ai vendstrehim?
Menduam qė aty tė qėndronte Kazhimiri nė udhėtimin e kthimit.
Si shkoi udhėtimi?
Nė detin Adriatik dhe Mesdhe lundrimi ishte normal, me pėrjashtim tė kanalit tė Sicilisė, ku pati dallgė dhe lėkundje tė vaporit derisa dolėm nė oqeanin Atlantik. Atje vapori filloi tė lėkundej. Ishte vapor me tonazh tė vogėl, i ndėrtuar nė Bullgari, jo pėr udhėtime oqeanike. U futėm nė gjirin e Biskajės, atje ku oqeani Atlantik ėshtė rreth 9000 metra thellėsi. Filloi njė furtunė e madhe. Vapori po kėrciste i gjithi nga lėkundjet. Pėr kėtė njoftuam Durrėsin me radio. Ata, pėr ti shpėtuar rrezikut tė mbytjes na urdhėruan, qė sa tė kalonte furtuna tė strehoheshim nė njė nga brigjet e Spanjės. Por kapiteni ynė nuk pranoi. Me daljen nė ngushticėn e La Manshit, lundrimi vazhdoi i qetė.
A patėt ndalesa nė porte dhe kontrolle?
Nė hyrje tė Kanalit Kil, gjermanėt bėnė kontrollin e vaporit dhe tė ngarkesės. Kėtė kapiteni ynė e dinte, ndaj para se tė shkonim nė Kanal na tha ti vendosnim armėt nė kabinėn e tij, pasi, sipas njė rregulli ndėrkombėtar, kabina e kapitenit tė vaporit nuk u kontrolloka. Kur e morėm vesh se ishte njė ligj i tillė u qetėsuam. Aty i lamė armėt edhe gjatė qėndrimit nė portin e Gdanskut.
Sa ditė qėndruat nė atė qytet?
Nė Gdansk qėndruam rreth 15 ditė, sa shkarkoi e ngarkoi mallrat vapori. Ishte dimėr i fortė dhe bėnte shumė ftohtė. Porti i Gdanskut dhe qyteti me kėtė emėr ishin tė mbuluar nga bora. Rreth 4-5 herė nė mbrėmje vonė, unė dhe Kleanthi, sė bashku me disa marinarė tė tjerė, dilnim nė qytetin e Gdanskut pėr tė studiuar situatėn dhe pėr tė bėrė prova nėse do tė kishim pengesa pėr tė marrė Kazhimirin, kur ta sillnin shokėt e tij nga Varshava.
Hyrja dhe dalja nga porti ishte e lirė, sipas dėshirės?
Te porta e hyrje-daljeve ishte njė rojė futur nė njė kolibe qė kryente kontroll. Por ne, sa herė qė donim tė dilnim pėr nė qytet, i jepnim nga njė shishe konjak Skėnderbeu. Ai sikur lumturohej dhe na lejonte tė kalonim nė grup, pa bėrė asnjė kontroll, siē ishim 7-8 veta.
Ndėrkohė informacionet pėr Kazhimirin nga i merrnit?
Ne lidheshim me Tiranėn dhe qė andej merrnin ēdo udhėzim pėr veprimtarinė e mėtejshme. Ishte Drejtoria e Zbulimit dhe madje vetė Komiteti Qendror, qė kishte lidhjet direkte me Kazhimirin dhe njerėzit e tij. Por nė ditėn e 10-tė tė qėndrimit nė port na erdhi njė radiogram. Na njoftonin qė tė mos prisnim mė, sepse personi qė do merrnim tani kishte mbėrritur nė Tiranė.
Si ishte e mundur?
Ishte e thjeshtė. Ai kishte ndjekur njė itinerar tjetėr, kėshtu qė ne nuk na mbeti gjė tjetėr veēse tė prisnim vaporin dhe tė ktheheshim nė atdhe. Mirėpo, rrugės pėr nė kthim, kur u futėm nė Mesdhe, vapori mori urdhėr tė kthehej nė Algjeri. Aty do tė ngarkonin disa krevatė tė hekurt. Tė maskuar si marinarė, edhe ne tė dy dolėm nė qytetin e Algjerit pėr shėtitje. Rojės i thoshim nė anglisht jemi shqiptarė, (albanian), por ai e merrte pėr gjermanė, (sepse kanė tingėllimė tė ngjashėm) dhe na lejonte tė kalonim pa asnjė kontroll.
Sa ditė qėndruat nė Algjeri?
Qėndruam aty jo mė tepėr se 2-3 ditė, por u vumė nė pozitė tė vėshtirė kur mėsuam se nė vapor do tė vinte pėr vizitė ambasadori ynė nė Algjeri, Musin Kroi, sė bashku me tė shoqen. Ai na njihte si mua edhe Kleanthin, prandaj meqė ishim ilegalė nė vapor, tė dy u veshėm me kominoshe dhe zbritėm nė sallėn e makinerive tė vaporit. Qėndruam aty derisa u larguan ata tė dy.
Po pėr Kazhimirin, njeriun pėr tė cilin u detyruat tė kalonit kėto peripeci, morėt vesh ndonjė gjė mė tepėr, pėrveē faktit qė kishte mbėrritur nė Shqipėri?
Kur erdhėm nė Tiranė, mėsova se ambasada jonė nė Varshavė kishte siguruar njė pasaportė false me tė cilėn kishte udhėtuar Kazhimiri nga Varshava nė Berlin dhe mė pas nė Tiranė. Kazhimiri ishte shėndoshė e mirė. Ca mė shumė shėndet duhej tė kishte edhe lėvizja Ndėrkombėtare Marksiste Leniniste, e cila ishte shqetėsuar shumė pėr gjendjen e Kazhimirit, edhe pse mė pas, siē u mor vesh, ai ishte si gjithė spekulantėt batakēinj qė lėvrinin me emrin e idealeve mbarė popullore. Megjithatė ne nuk na pėrkiste mė asgjė dhe nuk mund tė mėsonim mė tepėr. Misioni ynė mbaroi atje...
Si u maskuan zbuluesit shqiptarė nė Kėshillin Ekonomik tė Evropės
Ishte e qartė, qė qeveria shqiptare po i kushtonte njė vend gjithmonė e mė tė rėndėsishėm zbulimit jashtė vendit dhe kėtė e vėrtetoi dhe hapja e zyrės sė misionit permanent nė Gjenevė (nė vitin 1953). Edhe pse Shqipėria ishte anėtare e Kėshillit Ekonomik pėr Evropėn me qendėr nė Gjenevė, kohė mė parė, ajo nuk kishte hapur zyrė permanente, duke qenė se kjo ishte e kushtueshme. Por, me sa duket Ministria e Brendshme shqiptare, pavarėsisht shpenzimeve, e pa tė nevojshme kėtė zyrė, e cila juridikisht do tė ishte ekonomike, por realisht do tė kryente veprimtari zbuluese. Kryetari i kėtij misioni, Jonuz Mersini, shkoi nė Gjenevė sė bashku me dy zbulues tė tjerė: Dilaver Pinderi dhe Myrteza Shameti. Tė maskuar si specialistė tė ekonomisė, ndonėse nuk e njihnin aspak kėtė fushė, tė tre agjentėt u pėrqendruan nė krijimin e bazave zbuluese nė drejtim tė vendeve ku ishin pėrqendruar personat mė aktivė nga emigracioni reaksionar shqiptar. Veprimtaria e tė tre zbuluesve u fokusua nė krijimin e rrjetit tė agjenturės, jo vetėm pėr Zvicrėn, por edhe pėr shtete tė tjera tė Evropės. Ishte shumė me interes, qė nė ato vite tė mėsohej i detajuar ēdo veprim armiqėsor ndaj Shqipėrisė. Tepėr tė interesuar pėr lėvizjet e shqiptarėve tė emigruar, zbuluesit janė pėrqendruar shumė nė kėtė pikė. Pėr zbuluesin Mersini do tė rezultonin tė suksesshėm takimet me Paolon, qytetarin nga Napoli, dhe Xhuzepen, italianin nga Kozerta. Shteti shqiptar ishte i gatshėm tė paguante nė fushėn e zbulimit. Tė dy italianėve u ėshtė bėrė oferta. Qeveria shqiptare ishte e gatshme tė ngrinte pėr ta nė qytetet pėrkatėse punishte tė vogla, me anė tė tė cilave ata do tė kishin mundėsinė tė siguronin jetesėn, por edhe tė mblidhnin informata pėr shtetin shqiptar. Ēfarė rreziqesh i kanoseshin atij? Kush ishin personat qė mendonin tė ktheheshin nė Shqipėri pėr tė rrėzuar qeverinė? Detyrat e Paolos dhe Xhuzepes ishin tė qarta. Qė nga momenti qė ata thanė po, konsideroheshin agjentė tė shtetit shqiptar.
neser do te lexoni
Veprimtaria e zbuluesve shqiptarė nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara me seli nė Nju Jork. Pėrse qeveria amerikane e kufizoi zonėn nė tė cilėn duhej tė lėviznin shqiptarėt. Ndihma e Reis Maliles, duke u ofruar edhe fizikisht nė veprimet e zbulimit shqiptar
Si e ndihmuan anėtarėt e delegacionit bullgar, zbuluesin shqiptar nė Kongresin Ndėrkombėtar tė Postave
Djegia e agjentit shqiptar nė Kajro, i cili kishte shkuar atje me synimin pėr tė zbuluar veprimtarinė e flotės sovjetike nė Mesdhe, duke krijuar njė incident tė rėndė diplomatik
panorama
Kush mundet ta plotsoje kte Dosjen me tregimet e diplomatit-agjent.. sepse paska shkuar tek intervista e 5-te.
Ti gent ke postuar vetem 2.
qenka very intresante..
gazeta panorama:
intervista V
Jonuz Mersini, ish-drejtori i Zbulimit Politik tė Shtetit tregon misionin sekret: Ministri i Brendshėm kėrkoi helmimin e tij nga agjentėt tanė nė Paris
"Kadri Hazbiu mė urdhėroi tė eliminoja Ahmet Zogun"
Manjola Bregasi
Njė urdhėr tė ēuditshėm dhe tė rrezikshėm do tė merrte njėshi i Zbulimit tė Shtetit gjatė kohės qė drejtonte njė nga zyrat mė enigmatike tė Ministrisė sė Brendshme. Jonuz Mersini nuk e ka menduar qė nė atė kohė, vetė ministri i Punėve tė Brendshme, Kadri Hazbiu, do t’i kėrkonte tė shihte mundėsitė pėr tė eliminuar Ahmet Zogun, qė jetonte nė Francė sė bashku me familjen.
Pavarėsisht karakterit sekret qė kishte veprimtaria e zyrės sė Zbulimit dhe agjentura e shtetit shqiptar nė tė gjithė botėn, deri atėherė drejtuesit e saj nuk kishin marrė kurrė mė parė urdhra me karakter tė atillė. Detyra e Zbulimit Politik kishte qenė mė tepėr me natyrė informative dhe nuk kishte arritur deri nė eliminimin e personaliteteve kaq tė larta. Duke menduar tė gjitha kėto, drejtori Politik, Mersini, e ka kundėrshtuar ministrin, i cili me sa dukej ishte i vendosur, ndaj ka kėrkuar patjetėr shikimin e mundėsive pėr tė vepruar. Ky ishte urdhėr dhe drejtori i Zbulimit tė Shtetit duhej ta zbatonte. Gjithēka filloi nė zyrėn e Ministrisė sė Brendshme pėr t’u pėrcjellė pėrmes shifrave tek zbuluesit e shtetit shqiptar nė Francė. Por cila ishte pėrgjigja qė dhanė agjentėt shqiptarė nė metropolin francez? A i kishin ata mundėsitė pėr tė vepruar? Ēfarė do tė ndodhte mė pas? Cilėt ishin njerėzit e gatshėm pėr tė zhdukur mbretin e shqiptarėve? Si mundi Ahmet Zogu tė shpėtonte nga njė eliminim i mundshėm? Dėshmitar i njė urdhri tepėr tė rrallė, Jonuz Mersini tregon me detaje gjithė momentet e urdhrit tė pazakontė. Cilat ishin realisht qėndrimet e shtetit shqiptar ndaj familjes mbretėrore nė emigrim dhe gjithė pėrkrahėsve zogistė. Drejtues pėr njė kohė tė gjatė i veprimtarive zbuluese nėpėr Evropė, Mersini rrėfen veprimtarinė agjenturore nė kryeqytetin francez. Ēfarė i kishte treguar agjenti ynė “Ēika”, zbuluesit Mersini nė lidhje me Leka Zogun? Si e kishte njohur ai trashėgimtarin e fronit Mbretėror dhe ēfarė dinte konkretisht pėr veprimtarinė e tij jashtė vendit?
Zoti Mersini, vitet e fundit para se tė dilnit nė pension ju keni drejtuar njė nga drejtoritė mė enigmatike tė Ministrisė sė Brendshme, atė tė Zbulimit Politik. Ē’mund tė na thoni sot pėr qėllimin e punės sė kėsaj drejtorie?
Sikurse e kam thėnė edhe mė parė, qėllimi ynė kryesor ishte qė tė zbulonim ēdo lloj veprimtarie antishqiptare dhe pėr pasojė njohja nė kohė e ēdo plani armiqėsor kundėr nesh, nga cilado anė qė tė vinte.
Ku ishte mė tepėr e fokusuar kjo veprimtari, ose mė saktė kush ishin armiqtė qė e rrezikonin vendin tonė?
Duke qenė se veprimtaria ime nė detyra zbuluese ka nisur qė nė vitet e para tė ēlirimit, mund tė them se nė etapa tė ndryshme rreziku paraqitej i ndryshėm, ndaj edhe puna zbuluese ka qenė e fokusuar nė drejtime tė ndryshme.
Dhe cilat ishin mė konkretisht kėto drejtime?
Nė vitet e para tė krijimit tė sektorit zbulues, me tė drejtė pati pėrqendrim nė veprimtarinė e emigrantėve shqiptarė, sidomos tė grupeve nacionaliste dhe mbėshtetėsve tė Zogut, tė cilėt kishin ikur nga Shqipėria gjatė luftės, por qė veprimtarinė kundėr vendit tė tyre nuk e kishin ndėrprerė edhe nė vendet ku kishin shkuar. Nė kėto vite synimi dhe qėllimi ynė ishte krijimi i rrjeteve agjenturore, sidomos nė vendet fqinje me Shqipėrinė dhe nė vendet e Evropės perėndimore, ku kishte informacione pėr pėrgatitje bandash. Mė pas, puna e agjenturave u shtri edhe nė drejtim tė veprimtarisė sė politikave tė vendeve tė ndryshme nė drejtim tė Shqipėrisė, duke zgjedhur pėr qėllime informimi edhe vetė funksionarė tė lartė tė shteteve tė ndryshme, siē e kam thėnė edhe nė shkrimet e mėparshme.
A keni marrė informacione tė vlefshme nė atė periudhė dhe a ka pasur vėrtet synime diversionistėsh pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor nė Shqipėri?
Po sigurisht. Dėrgimi i bandave diversioniste dhe asgjėsimi i tyre ėshtė njė realitet i njohur.
Pėrbėnin ato rrezik real pėr pushtetin e atėhershėm?
Nė fakt pushteti nė Shqipėri nuk mund tė pėrmbysej me anė tė bandave diversioniste, por ato duke vrarė aktivistė dhe duke ushtruar terror e bėnin jetėn e qytetarėve tė pasigurt dhe e paraqitnin Shqipėrinė tė paaftė pėrpara popullit. Mė shumė nga kaq ato nuk mund tė bėnin. Megjithatė kishte edhe informacione qė vinin tė pasakta.
Cilat ishin shtetet ku kjo veprimtari diversive ishte mė e zhvilluar?
Nė atė kohė rreziku mė i madh vinte nga vendet fqinje, sepse prej tyre ishte mė e lehtė pėr tė penetruar nė Shqipėri, megjithatė nuk pėrjashtoheshin as shtetet e tjera tė Evropės. Nė kohėn qė kalova nė drejtorinė e zbulimit politik, shpesh nga rezidentura jonė nė Paris vinin sinjale se zbulimi i disa shteteve nė bashkėpunim me mbretin Zog dhe Partinė e Legalitetit qė vepronte nė mėrgim, duke pėrdorur simpatizantėt e tyre nė radhėt e emigracionit shqiptar tė arratisur nė shtetet e perėndimit, ishin duke organizuar njė grup diversionist pėr tė zbarkuar nga ajri ose kufiri shtetėror.
Dhe si vepruat nė kėtė rrethanė?
Vendosėm qė duhet tė gjenim dikė pėr ta arratisur dhe penetruar nė radhėt e kėsaj organizate dhe ta na njoftonte mbi pėrgatitjet e mundshme tė kėtij grupi. Nga ana e zbulimit tonė u studiuan kontingjentėt qė kishin pasur lidhje me anėtarė dhe simpatizantė tė Legalitetit gjatė kohės sė luftės. U mendua si i pėrshtatshėm njė simpatizant i Abaz Kupit qė jetonte nė qytetin e Vlorės. Pas disa bisedave qė bėmė me tė, ai pranoi tė vepronte duke u “arratisur”, edhe pse kishte familje. Ai u arratis nėpėrmjet kufirit tė Greqisė dhe do tė komunikonte me ne me pseudonimin “Ēika”. Pas pak kohėsh arriti tė vendoste lidhje e miqėsi me familjen mbretėrore, e cila nė atė kohė jetonte nė Francė.
A u pėrgatit fizikisht agjenti pėrpara se tė largohej me mision?
Sigurisht. Ēdo agjent pėrpara se tė nisej nė njė mision tė caktuar pėrgatitej nė mėnyrė tė fshehtė nga instruktorėt tanė pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe dhe merrte orientimet e duhura nė varėsi tė detyrės.
Po mė pas si u bė kalimi i tij pėr nė Francė?
Zakonisht agjentė tė tillė largoheshin pėrmes “arratisjes”. Kėshtu do tė ikte edhe Ēika. Ai “u arratis” njė natė dhe mbėrriti nė Francė si emigrant politik.
Cilat ishin informacionet qė morėt nga Ēika?
Unė e takova personalisht Ēikėn disa herė nė Francė. Qė nė takimin e parė qė pata me tė, mė tha se nga sa kishte marrė vesh ai nė kontakte me anėtarė tė Legalitetit qė kur kishte vajtur nė Francė, nuk vėrtetohej e dhėna se po pėrgatitej njė grup diversantėsh nga anėtarėt e Legalitetit pėr t’u hedhur nė Shqipėri. Por tashmė pėr ne ishte e qartė. E dhėna e parė e zbulimit tonė nga Franca nuk vėrtetohej, sepse qė nga ai informacion kishin kaluar shumė muaj dhe ajo e dhėnė nuk ishte vėrtetuar. Njė grup i tillė nuk kishte zbarkuar nė Shqipėri.
Po gjatė takimeve tė tjera me kėtė agjent, ēfarė informatash ju dha ai pėr familjen mbretėrore?
Sa kohė e pata nė lidhje, gjatė takimeve agjenti Ēika qėndronte korrekt i angazhimeve qė kishte marrė para se tė “arratisej”. Ai u shpreh gjithashtu i kėnaqur pėr trajtimin e mirė qė i bėnim familjes sė tij. Nė kėto takime, Ēika mė dha mjaft informata nė drejtim tė familjes sė Ahmet Zogut dhe tė organizatės sė Legalitetit qė vepronte nė mėrgim. Madje mė kujtohet njė herė, nė njė takim qė pata me tė nė njė kafene tė Parisit, duke diskutuar pėr familjen e Ahmet Zogut, agjenti mė tha se djali i tij Leka, ishte “njė pykė mbi dy metra i gjatė qė nuk merrte vesh fare nga politika”. “Nuk besoj, - i thashė, - ai ėshtė djalė i shkolluar dhe i rritur nė perėndim”.
“Po tė duash ta provosh se ēfarė gdhėje ėshtė, mund tė tė lidh menjėherė me tė”, mė tha agjenti. Pranova tė flisja me Lekėn. Ēika i telefonoi nga telefoni i kafenesė dhe bisedoi me tė nė mėnyrė shumė miqėsore. Mė pas ma kaloi telefonin mua. Nė anėn tjetėr tė receptorit dėgjova tė flitej shqip. E pėrshėndeta bashkėfolėsin. Menjėherė me pyeti cili isha.
“Jam emigrant shqiptar, i arratisur nga Shqipėria”, iu pėrgjigja. “Jam mik i “Ēikės” dhe jetoj nė Belgjikė. Mė pyeti nėse doja ndonjė ndihmė prej tij, por iu pėrgjigja se nuk kisha nevojė pėr asgjė”. Me aq e mbyllėm bisedėn. Nuk mė la pėrshtypje tė keqe.
Keni pasur kontakte tė tjera me Leka Zogun gjatė asaj periudhe?
Jo. Ajo ishte hera e parė dhe e vetme qė unė bisedova me tė.
Sa e interesuar ishte qeveria shqiptare e asaj kohe pėr veprimtarinė e legalistėve dhe sidomos tė Ahmet Zogut nė atė periudhė? A e ndjente veten tė rrezikuar prej tij?
E thashė edhe mė sipėr qė sidomos nė vitet e para tė pasēlirimit, por edhe mė pas shteti shqiptar ishte shumė i vėmendshėm ndaj veprimtarisė sė emigrantėve shqiptarė jashtė dhe sidomos ndaj veprimtarisė sė kundėrshtarėve politikė tė shtetit komunist. Njė kundėrshtar i tillė potencialisht ishte edhe Ahmet Zogu, sepse duhet tė kemi parasysh qė veprimtaria e tij vazhdonte edhe nė mėrgim. Madje duhet tė them qė ndoshta pėr kėtė arsye qeveria shqiptare mendoi ta eliminonte fizikisht Ahmet Zogun.
Dhe kur ndodhi kjo? Ēfarė dini ju personalisht pėr kėtė fakt?
Nė atė kohė unė isha drejtor i Zbulimit nė Drejtorinė e rikrijuar nė vitin 1972 dhe njė urdhėr tė tillė e kam marrė personalisht nga Kadri Hazbiu, ish-ministėr i Brendshėm, nga i cili varej Drejtoria e Zbulimit. Ministri mė thirri nė zyrė dhe mė tha se “mund tė shtrohej eliminimi fizik i Ahmet Zogut, prandaj duheshin studiuar dhe duheshin gjetur mėnyrat e zbatimit tė kėsaj detyre, nėse na jepet. Shikoni mė shumė mundėsinė me anė tė helmimit”. Nė atė kohė familja mbretėrore shqiptare jetonte nė Francė.
Si iu pėrgjigjėt ju kėsaj kėrkese?
I thashė ministrit se ne nuk e kemi aplikuar asnjėherė kėtė metodė, sidomos ndaj personaliteteve. Ky ka qenė njė parim i paprekshėm. Megjithatė, meqenėse mė jepni detyrė, unė po i studioj mundėsitė e njė veprimi tė tillė. I kėrkova kohė pėr t’u konsultuar me shokėt e rezidenturės sonė nė Paris, pėr tė parė nėse ata ishin nė gjendje tė ndėrmerrnin kėtė hap. Dhe kėshtu bėra. Menjėherė nėpėrmjet ndėrlidhjes kontaktova me shokėt tanė zbulues nė Francė dhe i pyeta se ēfarė zgjidhjeje mund tė gjenin pėr tė realizuar kėtė mision.
Dhe cila ishte pėrgjigja qė erdhi nga Franca?
Edhe ata mė thanė se u duhej kohė pėr ta studiuar problemin dhe pėr tė parė mundėsitė e ndėrhyrjes deri nė familjen mbretėrore.
Si vepruat mė pas?
Atyre u thashė se do tė lidhesha sėrish dhe tė mos ndėrmerrnin asnjė veprim konkret, pėrveē studimit tė situatės. Si njė zbulues i vjetėr unė e dija qė nė asnjė nga detyrat tona nuk pėrfshihej eliminimi i personaliteteve. E dija qė njė veprim i tillė i palogjikshėm do tė shkaktonte njė stuhi akuzash kundėr nesh dhe do tė na ēonte nė njė izolim edhe mė tė madh ndėrkombėtar. Prandaj edhe pas disa ditėsh kur e takova rastėsisht, ia pėrmenda edhe njė herė ministrit, por nuk m’u pėrgjigj. Siē dukej kjo gjė nuk ishte nė kompetencė tė tij.
Vazhduat tė interesoheshit pėr kėtė ēėshtje?
Jo. Unė e lashė nė heshtje pėr sa kohė qė ministri nuk mė kėrkoi. Ishte krejt nė kundėrshtim me punėn tonė dhe unė personalisht nuk isha aspak dakord qė tė vazhdohej nė kėtė drejtim. Pas ca ditėsh mė thirri sėrish Kadri Hazbiu, por ēuditėrisht ministri kishte hequr dorė. Ndoshta fjala ime kishte gjetur mirėkuptim.
“Lėreni nė harresė kėtė porosi”, ma ktheu ai.
Jua dha arsyet e kėtij vendimi tė dytė?
Jo nuk mė dha asnjė arsye, veēse shtoi qė njė veprim i tillė ishte i palejueshėm .
A ėshtė e vėrtetė kjo?
Po kjo ėshtė e vėrtetė. Detyrat tona zbuluese nuk praktikonin kurrė eliminimin e personaliteteve, megjithatė nga pėrgjigja qė mė dha ministri mė la tė kuptoja qė ai kishte marrė urdhėr nga lart pėr anulimin e njė veprimi tė tillė.
Si e vodhėn zbuluesit shqiptarė shifrėn e ambasadės perėndimore nė Tiranė
Marrja e shifrės sė ambasadave tė huaja pėr zbulimin shqiptar pėrbėnte njė ngjarje tepėr domethėnėse, sepse nė kėtė mėnyrė ata do tė kishin mundėsi tė kontrollonin gjithė komunikimet e selisė diplomatike me qendrėn e vet. Pėr kėtė arsye, kur pastruesja e ambasadės, e cila ishte njė prej agjenteve tė infiltruara nė kėtė seli, njoftoi se kishte mundėsi tė merrte ēelėsin e shifrės, Zbulimi Shqiptar u vu nė lėvizje. Pasi morėn aprovimin nga lart agjentėt nisėn punėn. Nė mbrėmje vonė, kur shifrantin e kishte zėnė gjumi, pastruesja-agjente, (e cila gjithashtu flinte nė ambasadė) me hapa tė lehtė hyri nė dhomėn e diplomatit. Me kujdes nxori nga xhepi i pantallonave tė tij ēelėsat e zyrės dhe tė kasafortės. Ēelėsat kaluan mė pas nė duart e agjentėve tė tjerė, tė cilėt menjėherė i kopjuan ata nė dyllė dhe ia kthyen pastrueses me porosinė pėr t’i ēuar pėrsėri nė vendin e mėparshėm. Mė pas specialistėt e Ministrisė sė Brendshme bėnė kopjimin ekzakt tė ēelėsave. Tashmė detyra e Zbulimit ishte vetėm veprimi. Pasi u bėnė pėrgatitjet e duhura, pėr kėtė mision u caktuan zbuluesit me pėrvojė: Zaim Myftari dhe Jonuz Mersini. Do tė veprohej pas mesnatės. Pėrsėri agjentja e brendshme do tė ishte pjesė e lojės. Ajo do tė linte pak hapur xhamin e dritares si dhe grilėn e zyrės sė shifrės, e cila nė kundėrshtim me rregulloren nė kėtė ambasadė ishte e vendosur nė katin pėrdhes. Familja qė banonte ngjitur me ambasadėn atė natė u largua nga shtėpia, duke e lėnė banesėn nė dispozicion tė Zbulimit Shqiptar. Nė kėtė shtėpi, e cila ndahej vetėm me njė mur prej ambasadės, shkuan fshehtazi specialistėt e Ministrisė sė Brendshme me aparaturat pėrkatėse tė fotokopjimit tė shifrės. Ndėrkohė tė dy zbuluesit, Zaim Myftari dhe Jonuz Mersini hynė nė oborrin e ambasadės. I pari nga dritarja e hapur kaloi nė zyrėn e shifrės, ku njė nga njė mori tė gjitha dosjet, tė cilat ia kaloi kolegut tė tij. Dhe ky i fundit i ēonte nė shtėpinė ngjitur. Edhe pse me pajisje tė vjetra, gjatė gjithė natės specialistėt e ministrisė i kopjuan dosjet e shifrės. Nė mėngjes gjithēka ishte nė vendin e vet. Pas kėtij momenti Ministria e Brendshme dhe qeveria, nėpėrmjet deshifrimeve kontrollonin tė gjitha komunikimet e ambasadės me qendrėn e vet.
---------
Dhe kur ndodhi kjo? Ēfarė dini ju personalisht pėr kėtė fakt?
Nė atė kohė unė isha drejtor i Zbulimit nė Drejtorinė e rikrijuar nė vitin 1972 dhe njė urdhėr tė tillė e kam marrė personalisht nga Kadri Hazbiu, ish-ministėr i Brendshėm, nga i cili varej Drejtoria e Zbulimit. Ministri mė thirri nė zyrė dhe mė tha se “mund tė shtrohej eliminimi fizik i Ahmet Zogut, prandaj duheshin studiuar dhe duheshin gjetur mėnyrat e zbatimit tė kėsaj detyre, nėse na jepet. Shikoni mė shumė mundėsinė me anė tė helmimit”. Nė atė kohė familja mbretėrore shqiptare jetonte nė Francė.
Te jete lajthitur Jonuzi apo tregon perralla me mbret?
.....I paskerka kerkuar Kadri Hazbiu ketija.....PERSONALISHT....kur ky na paskerka qene drejtori Zbulimit ne drejtorine e rikrijuar ne 1972 ( dmth Kadriu ia paskerka kerkuar mbas 1972),qe ky te shikoje mundesine te helmoje Ahmet Zogun....edhe Jonuzi si Xhejms Bond profesionist, ka refuzuar ....sepse Sigurimi i Shtetit nuk vret personalitete etj etj......
Hmmmm interesante....Ose me mire te themi :"Bobo ca zbulimesh sekrete kemi pas ne, te na e kishte zili bota!"......Ne 1972 Ahmet Zogu kishte 11 vjet qe kishte vdekur....
Krijoni Kontakt