Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    thuhet mes tjerash aty lart:

    Kjo situatė shpjegohet edhe nga rrjeti informativ sekret qė kishte ngitur personalisht vetė Enver Hoxha, me italianė, argjentinas dhe francezė, nė sajė tė tė cilit sfidonte edhe Sigurimin e Shtetit dhe MPB.


    --


    ckuptim ka kjo?
    ... Kjo Braro dmth qe te gjithe shoket e Enverit plus dhe kete te fundit kishin pranuar t'i sherbenin dhe nje vendi tjeter qe nuk quhej Shqipri ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Ju rrėfej pėr spiunėt e Mirditės gjatė diktaturės”

    Flet Gjin Qarri pėr tė “rekrutuarit” nė qytet

    “Ju rrėfej pėr spiunėt e Mirditės gjatė diktaturės”

    Aleksandėr NDOJA


    RUBIK - Ėshtė folur shpesh se rendi dhe siguria kanė qenė tė sigurta nė kohėn e diktaturės, e madje kėtė e siguronte njė polic i zonės. Nė fakt, kjo nuk ėshtė e vėrtetė kur depėrton nėpėr labirinthet e sigurimit dhe tė njerėzve qė janė marrė me tė. Polici i zonės ishte vetėm kreu i njė rrjeti gjigant merimange, tė pėrbėrė nga civilė, tė cilėt hetonin dhe hulumtonin ēdo qelizė tė jetės shqiptare nė ēdo cep tė saj. Pėr kėtė ishte ndėrtuar njė strukturė spiunėsh, qė kishin marrė emėrtimin BGV (bashkėpunėtor i gatshėm vullnetar). Nė kėtė rrjet ishin tė pėrfshirė njerėz nga mė tė rėndomtit deri nė shtresat intelektuale, qė kishin njė mision tė vetėm: tė survejonin ēdo gjė dhe nė ēdo rast. Njėri prej tyre ėshtė edhe Gjin Qarri, banor i Rubikut. Ndonėse dikur, siē thotė ai, mund tė ketė gėlltitur njė “lugė nga ēorba e prishur”, nė asnjė rast nuk ka qenė njė denoncues apo dėmtues i qytetarėve tė tij. Pėrkundėr, gjatė gjithė kohės me humorin e tij tė hollė ka fshikulluar shumė nga spiunėt, tė cilėt kishin vėnė nėn njė terror tė paparė tė gjithė qytetarėt e zonės sė tij. Gjin Qarri, ish-bashkėpunėtor dhe stigmatues i kėtij fenomeni flet pėr “Tirana Observer”.

    Si bėhej rekrutimi i spiunėve (BGV)?

    Nuk ishte shumė e vėshtirė nė atė kohė. Mund tė gjeje njerėz me karakter tė dobėt, por edhe tė indoktrinuar qė mendonin se kėshtu po i shėrbenin atdheut. Kishte edhe nga ata qė kishin bėrė ndonjė mėkat e kėtė e kishte zbuluar punonjėsi i policisė, por nuk e kishte denoncuar. Kėtė e pėrdorte si kartė presioni pėr tė rekrutuar atė. Pra kishte mundėsi tė shumta rekrutimi.

    Cili ishte aktiviteti dhe kė do tė vėzhgonin mė tepėr?

    Duhej tė vėzhgonim gjithēka tė dyshimtė. Duhej tė vėzhgonim tė pakėnaqurit, si ata qė ankoheshin pėr cilėsinė e bukės e deri tek ata qė mund ta konsideronin padrejtėsi ndonjė largim nga puna apo ulje nė detyrė etj. Nė atė kohė, nė shumė raste thyheshin dyqanet e fshatrave dhe BGV-tė kishin detyrė qė tė vėzhgonin pėr autorėt dhe nė shumė raste kanė qenė tė rezultatshėm nė kapjen e kėtyre keqbėrėsve. Por kėto kontingjente ishin tė gatshėm edhe pėr dėshmitarė tė rremė nė gjyqe tė montuara nga Sigurimi i Shtetit. Aq e pėshtirė ishte bėrė kjo punė sa individė tė veēantė disa herė pėrballeshin me ata qė ishin piketuar pėr t’u dėnuar, ktheheshin nė objekte humori dhe ilariteti. Nė njė rast mbaj mend se po tentonin tė dėnonin pėr tentativė arratisje jashtė vendit njė nga Rubiku, i cili sapo kishte ndėrtuar njė shtėpi tė re. Nė momentin qė dėshmitari i pėrhershėm nė shumė gjyqe, thoshte se kishte dėgjuar se i pandehuri donte tė arratisej, ky i fundit i tha pse unė shtėpinė e re e ndėrtova pėr tė ta lėnė ty dhe pėr vete tė arratisesha. Nė sallė shpėrthyen tė qeshura, megjithatė i pandehuri u dėnua me disa vite burgim pėr tentativė arratisje jashtė vendit.

    Si dhe sa shpėrbleheshit pėr punėn e kryer?

    Kryesisht shpėrblimi ishte me 1200 lekė tė vjetra nė muaj. Por jo gjithmonė ndodhte kėshtu. Kishte raste qė shpėrbleheshin edhe mė tepėr pėr raste tė veēanta, por edhe mund tė mos shpėrbleheshe, kur gjatė muajit nuk kishe kryer punė. Por ka pasur edhe shpėrblime tė llojeve tė tjera, si p.sh., vende tė privilegjuara pune, bursa, imunitet pėr shumė gjėra etj.

    Sa ka qenė pėrgjithėsisht numri i tyre?

    Nuk mund tė them me saktėsi, por e vėrteta ka qenė se nė ēdo fshat ka pasur 3-4 spiunė qė kishin detyrė qė tė vėzhgonin gjithēka deri edhe pėr vjedhjet nė misėr, grurė etj. Ndėrsa nė qytet kishte tė tjerė. Kishte nė uzinė, metalurgji, NFP etj. Nuk kishte dallim nė pėrzgjedhje mes grave dhe burrave. Sidomos nė zonėn e qytetit ka pasur edhe gra qė bashkėpunonin nė mėnyrė perfekte.

    Kush ishte koordinatori mes BGV-sė e policisė dhe ku dorėzohej informacioni?

    Koordinatori ishte i plotfuqishmi i zonės, i cili gjatė gjithė kohės ishte i programuar pėr dhėnien e informacionit, qėndronte nė kėmbė pėrpara lapidarit nė hyrje tė qytetit tė Rubikut. Informacionin mund ta jepnim edhe gojarisht, por edhe me anė tė pusullave tė ndryshme.

    Kur informacionin e dėrgonin nė qendėr nė Rrėshen nga vetė BGV-ja, kush i priste dhe nė cilėn zyrė?

    Ēdo BGV kur kishte informacion tė rėndėsishėm duhej tė shkonte tė depononte nė Rrėshen, nė njė zyrė nė katin e parė tė godinės sė policisė ku ka qenė hetuesia. Ne priteshim nga operativi i zonės dhe shoqėroheshin deri nė zyrėn e hetuesit pėrkatės tė ēėshtjes. Gjithmonė informatorėt duhej tė shkonin aty rreth orės 16.00 tė pasdites dhe hyrja duhej tė bėhej sa mė e fshehtė nga syri i njerėzve tė zakonshėm. Aty jepej gjithēka pėr hetuesin, ndėrsa largimi pėr nė Rubik bėhej me ndonjė mjet tė policisė, por pa rėnė nė sy tė njerėzve.

    A kishte koordinim mes njėri-tjetrit dhe ku bėheshin kėto “takime pune”?

    Kryesisht takimet bėheshin nė njėrėn prej magazinave tė metalurgjisė, si edhe nė njėrin prej reparteve tė shėrbimit tė ish-ndėrmarrjes komunale. Nė metalurgji takoheshim kryesisht pėr probleme tė zakonshme, ndėrsa nė atė tė komunales bėheshin plane pėr koordinim punėsh, kur ishte nė program pėr tė arrestuar ndonjė tė parapiketuar.

    A kujtoni ndonjė reagim tė ashpėr tė ndonjė qytetari ndaj ndonjė BGV-je, pas kryerjes sė ndonjė denoncimi?

    Megjithėse siē thashė BGV-tė kishin imunitet dhe gjithkush i kishte frikė, ka pasur shumė raste reagimi tė ashpėr ndaj tyre. Nė njė rast, njė qytetar i Rubikut konstatoi se njė nga “kolegėt” tanė nė ora 24.00 tė natės po e pėrgjonte nėse ai po mbante televizorin nė njė kanal jugosllav. Reagimi i tij qe i ashpėr, pasi ai mundi ta kapte BGV-nė me presh nė duar anės dritares. Kuptohet spiuni pėrjetoi pėr disa ēaste njė eksperiencė tė hidhur. Por ka pasur edhe raste tė tjera tė ngjashme.

    Ju jeni shquar edhe nė atė kohė pėr ironizim ndaj “kontributit” tė “kolegėve”. Cili ka qenė rasti mė i rėndė ndaj tyre?

    Po, nė shumė raste kur unė qė i njihja shikoja 2-3 bashkė u drejtohesha publikisht, kuptohet nė formė shakaje, duke i pyetur “kujt do t’ia futni kėsaj radhe”, por ka pasur dhe raste tė vėrteta humori. Ka qenė njė rast kur Ramiz Alia, i cili ishte pėr njė vizitė nė Rrėshen, do tė ndalonte atje. Unė me dy “kolegė” kisha marrė detyrė qė tė vėzhgonim njė qytetar, Pjetėr Canin, i cili ishte i pakėnaqur pėr largimin e tij nga puna dhe donte tė takonte Ramiz Alinė, atėherė sekretar i Komitetit Qendror. Pėr ēdo lėvizje tė tij ne duhej tė njoftonim me shenja sigurimsat e ardhur nga Tirana pėr tė siguruar mbarėvajtjen e punės. Tre “kolegė” tė mi, tė cilėt gjithnjė kanė preferuar tė mbanin kėmisha me prerje nė stilin ushtarak, ishin afruar mė shumė se ē’duhej te vijat e bardha, pasi ata mendonin se sigurimsat e Tiranės e dinin pėr detyrat qė ata kishin marrė. Por shėrbimi i sigurimit ende nuk e dinte se kush ishin dhe mė pyetėn mua qė kisha hyrė mė pėrpara nė lidhje pune me ta. Unė, nė formė shakaje i gėnjeva, duke u thėnė se ishin oficerė tė liruar pas rėnies sė Beqir Ballukut. Kėta pa e zgjatur i morėn menjėherė me makinė dhe i degdisėn tė izoluar diku nė bregun e lumit, deri kur Ramiz Alia mbaroi punė nė Rubik. Gjithashtu, edhe nė njė rast tjetėr ndodhi qė njė BGV erdhi aty, sepse ishte zėnė ashpėr me operativin e zonės, pasi ky i fundit nuk e kishte angazhuar nė mision special atė ditė. Mjaftoi njė shenjė me njė dedikim pėr tė dhe menjėherė ai pėrfundoi me njėrėn nga IFA-t e policisė tek ura me harqe nė Milot. Nė kėto kushte, kur gėnjeva dy herė radhazi vetėm pėr t’u tallur me “kolegėt” u detyrova tė largohesha, pasi po tė mė diktonin ata tė Tiranės e pėsoja keq.

    Pse zgjodhėt kėtė taktikė sulmi ndaj tyre dhe a keni marrė ndonjė ndėshkim pėr kėtė?

    E bėja pėr gallatė, por edhe pėr faktin se ata qė nė fillim pa qenė bashkėpunėtor me ta mė thoshin se je me ne. Kėshtu unė u futa nė atė valle, por kurrė nuk kam bėrė dėme ndaj njerėzve tė thjeshtė, por ndaj vetė BGV-ve. Ndėrsa pėr sulmet, duke qenė brenda radhėve tė tyre, edhe jam kėrcėnuar. Hetuesi Arben Qeleshi mė ka thirrur duke mė kėrcėnuar me burg pėr disa shtylla elektrike qė mė kishte marrė lumi, pasi unė punoja elektricist. Nė fakt, nuk kisha pėrgjegjėsi pėr to, por kjo pėrdorej si mjet presioni pėr talljet qė u bėja BGV-ve.

    Ju thoni se spiunėt e Rubikut nuk patėn ndonjė fund tė lumtur dhe kush u hakmor ndaj tyre?

    Nė fakt, pas ’90-ės edhe janė marrė privatisht ndaj tyre, por jo nė nivelin e zullumeve tė tyre. Por e ēuditshme ėshtė se vetė zoti u hakmor. Aty nga fundi i ‘90-ės shumė prej tyre e pėsuan keq. Dikush theu kėmbėn, dikush u dogj me kovė zifti, dikush pėrfundoi nė njė fuēi nė fshatin Rrasfik e shumė tė tjerė pėrfunduan me sėmundje tė tjera tė rėnda nė moshė tė papėrshtatshme.

    A ka prej tyre qė nuk e lanė detyrėn edhe pas ndryshimeve demokratike?

    Ėshtė e vėrtetė se pas vitit ‘92 nuk i angazhoi kush nė kėto detyra, pėr faktin se kėta tashmė i njihte i gjithė opinioni dhe nuk mund tė sillnin gjė tė re. Ndėrsa u rekrutuan tė rinj, por tashmė ata ndėrrohen njė herė nė 4 vite, sipas ndryshimeve politike.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 14-11-2005 mė 18:18
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Simon Stefani: Hazbiu e Shehu, lepuj tė frikėsuar

    Simon Stefani: Hazbiu e Shehu, lepuj tė frikėsuar

    Kokoshė pas qetėsimit tė turbulimeve tė mėdha. Kjo kuptohet pasi lexon fjalėt e anėtarėit tė Byrosė Politike Simon Stefani, nė analizėn vjetore tė Organit tė Sigurimit tė Shtetit, zhvilluar mė 23. 02. 1982. Byroisti ndihet krenar dhe i qetė pasi Enver Hoxha kishte triumfuar kundėr klanit tė Mehmet Shehut duke gremisur dhe vrarė edhe Kadri Hazbiun dhe Feēorr Shehun. Sipas fjalės sė tij, edhe kėtė radhė merita i takon “besnikėrisė sė sigurimsave ndaj Partisė dhe shokut Enver, edukimit me frymėn e dashurisė ndaj atdheut”. Mė tej: “… Kjo ėshtė njė nga shkaqet qė armiqtė Kadri Hazbiu e Feēorr Shehu nuk mundėn tė veprojnė hapur, nuk arritėn tė bėjnė pėr vete masėn e komunistėve dhe tė kuadrove, por vepronin tė kamufluar, si spiunė tė ndyrė, tė frikėsuar si lepuj”.

    Statistika, mbi 70 % e sigurimsave vinin nga fshati

    Armata e Sigurimit tė Shtetit, nga biografia, nga origjina familjare, nga shkollimi dhe nga pėrkatėsia rurale, i ka sjellė shumė telashe kėtij vendi dhe kėtij populli. Jo nga motivimi, por nga kufizimi dhe komplekset e saj. Lindur nė komplekse, e rritur po nė komplekse dhe e rekrutuar pėr t’i bėrė gjėmėn pikėrisht pjesės mė urbane, mė qytetare dhe mė intelektuale tė Shqipėrisė, armata e Sigurimit tė Shtetit u kthye nė njė ushtri terrori, shantazhi dhe nėnshtrimi. Duke lėnė pas ĒEKA-n, VKMD, KGB, UDB… Rasti klasik i nxėnėsit mė tė egėr dhe mė tė pashpirt se mėsuesi. Impotentė politikisht dhe tė paaftė profesionalisht. Mjafton tė pėrmendim se edhe sot dhe kėsaj dite sigurimsat nė automitizimin e tyre mbahen dhe krenohen me Cufe Mullajn dhe Asim Alikon! Pa harruar Mark Dodanin… Qė tė tre analfabetė dhe me probleme personaliteti. Rast tipik dhe akademik kur fshati rrethon qytetin. Kjo nuk ka nevojė as pėr analizė, as pėr koment. Ne disponojmė analizėn e Degės sė Kuadrit nė 1968, 11 vjet pas hapjes sė UT dhe vlerėsimet janė tė turpshme, madje ofenduese dhe pėrdhunuese pėr shoqėrinė shqiptare: “43.1 pėr qind me shkollė shtatėvjeēare, 47.9 pėr qind me shkollė tė mesme dhe vetėm 7.9 pėr qind me shkollė tė lartė”.
    Ky ishte identikiti kulturor e arsimor i Sigurimit tė Shtetit. Le tė mos kalojmė nė planin demografik sepse situata bėhet tejet alarmante. “92.2 pėr qind, po sipas kėtij raporti zyrtar, janė nė Sigurim me origjinė nga fshati”. Me kalimin e viteve dhe pas porosive tė shumta tė Partisė, nė vitin 1983 sėrish situata ishte katastrofike, pasi me prejardhje fshatare ishin 71.9 pėr qind dhe nga “klasa punėtore” vetėm 28.1 pėr qind. D.m.th. fshatarė tė ndershėm, qė i kishin lėnė lamtumirėn misėrnikes, qeve dhe arės sė tėrshėrės, pėr tė bėrė ligjin nė tė gjitha qytetet dhe mbi tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė.

    Sigurimi, si hapte postėn e qytetarėve

    Ata depėrtonin deri nė intimitet. Nė faqet e monografisė sė Sigurimit tė Shtetit, qė Express ka vendosur tė publikojė, pasqyrohet me shifra kontrolli i postės sė qytetarėve nė tė gjitha rrethet e vendit. E habitshme ėshtė se nė Tiranė posta ka filluar tė kontrollohet nė vitin 1983 e nė vazhdim, ndėrkohė qė nė rrethe tė tjera, si pėr shembull nė Kukės, Elbasan, Lushnje, Mat e Dibėr, kontrolli i pėrmbajtjes sė letrave qė fshiheshin pas zarfave, ka filluar nė vitin 1975. Ndėrkohė Dibra, Elbasani, Lushnja dhe Mati renditen nė majė tė listės sė kontrollit tė tyre. E habitshme ėshtė sė nė Lushnje, pas kontrolleve tė pėrvitshme, nuk ka dalė asnjė letėr e dyshmitė, ndėrkohė qė nė Fier, vetėm nė pesė vite kontroll, janė gjetur “probleme tė ngritura” nė 19 raste.
    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po me notaren cpaten..

    --------

    Panorama

    -------

    notarja e arrestuar
    rrefimi

    Flet rekordmenia Jolanda Gila: Ja jeta ime


    Arrestimi i notares durrsake, që nuk pranoi të bëhej spiune




    ANA XHEKA/ DURRES
    Ka mbushur 70 vjeç, por në pamje të parë duket se ka më pak vite mbi supe. Vlerësimi që i japin të tjerët kur e shohin, e zbavit së tepërmi dhe asnjëherë nuk e tregon moshën e saj të vërtetë.

    Problemet e shumta që i ka bërë “dhuratë” jeta, si torturat dhe rrahjet në hetuesinë e Durrësit për të pranuar akuzën “për agjitacion e propagandë”, vuajtjet në burgun e Kosovës në Lushnjë, pamundësia për t’u martuar dhe për t’u bërë nënë apo vdekja e prindërve, i ka sfiduar nga kujtimet e të qenit kampione kombëtare e notit. Fëmija i vetëm i familjes Gila, Jolanda, provoi gjatë gjithë jetës kamxhikun dhe përkëdhelinë e fatit; mentaliteti i kohës e privoi nga martesa dhe kënaqësia e të qenit nënë për shkak se ishte ndër të parat femra që guxoi të dilte me rroba banje, duke u marrë me not. Refuzimi i kërkesës së saj për t’i shërbyer ish-Sigurimit të Shtetit i kushtoi një ndjekje dhe persekutim të ashpër nga ky institucion, deri në sajimin e akuzës famëkeqe për “agjitacion e propagandë”, akuzë e cila i kushtoi 4 vite heqje lirie.

    Kur e keni filluar për herë të parë aktivitetin si notare?
    E kam filluar në moshën 13-vjeçare, së bashku me vajzën e xhaxhait tim, Luçi Gila. Trajner ishte djali i hallës sime, Kristaq Bekridheli, arsye kjo që e bindi tim atë të më lejonte të merresha me not. Ishim grupi i parë i notareve të aktivizuara në sport-klubin “Ylli i Kuq”. Fillova me stilin bretkosë dhe menjëherë mora pjesë në kampionatin ballkanik që u zhvillua pas disa muajsh në Durrës. Noti ishte dhe mbetet pasioni im. E ushtrova deri në vitin 1964. Në vitin 1951 përfundova “Teknikumin e Fizikulturës” dhe njëkohësisht u emërova mësuese fizikulture në shkollën 8-vjeçare “29 Nëntori” në Durrës. Rezultati im më i mirë ka qenë në vitin 1954 në kampionatin kombëtar, stafeta 4 herë 100, ku theva rekord. Karrierën time të sportit e mbylla në vitin 1965 në kampionatin kombëtar të zhvilluar në pishinën e Korçës, ku sërish vendosa rekord në 200 metra.

    Ju jeni dënuar me 6 vjet heqje lirie nën akuzën “për agjitacion e propagandë”. Si filloi ky persekutim ndaj jush?
    Qenia ime aktive në Durrës nuk kishte kaluar pa rënë në sy nga krerët e ish-sigurimit në qytet. Në vitin 1952-1953 më thërrasin në ish-Degën e Brendshme. Më thërret në zyrë Jashar Kasimati dhe pasi më bën disa elozhe dhe më përmend faktin se isha mbesa e dëshmorit Jorgji Mali, më thotë: A e di përse të kemi thirrur? Duam që ti, paralelisht me profesionin e mësueses së fiskulturës të bashkëpunosh me ne. Menjëherë reagoi ndërgjegjja ime dhe i dhashë një përgjigje të thjeshtë kundërshtuese: Nuk e bëj dot. “Do të të lemë tri ditë kohë të mendohesh, para se të na përgjigjesh, - vijoi Kasimati, - por mendohu mirë”. Pas tri ditësh paraqitem sërish në ish-Degën e Brendshme dhe i jap të njëjtën përgjigje negative. Në këto kushte ma kërkojnë përgjigjen me shkrim dhe pasi e dhashë këtë, filloi ndjekja dhe gjuetia ndaj meje, në të gjitha format, deri sa arritën të ngrenë ndaj meje akuzën për agjitacion dhe propagandë. Hijet lëvizëse të spiunëve më ndiqnin në të gjitha seancat dhe orët e mia mësimore, rrugës kur shkoja dhe vija në shkollë dhe kudo tjetër.

    Për çfarë u akuzuat konkretisht dhe si?
    Gjithçka ishte përgatitur me shumë kujdes. Ata kishin instruktuar njerëzit që do dëshmonin kundër meje. Kishin dërguar në shtëpinë time një prej atyre që unë i quaja shoqe, me motivacionin për të marrë një model fustani dhe e kishin fotografuar në hyrje të banesës. Në këtë mënyrë do ta përdornin në gjykatë për të thënë se, dëshmia e saj ishte e vërtetë dhe ajo kishte qenë në shtëpinë time. Unë kisha në shtëpi një bllok me fjalë dhe shprehje të ndryshme të gjuhës italiane të mbledhura nga libra të ndryshëm, ku nuk bënin përjashtim edhe fraza marksiste-leniniste. Italishten e dija shumë mirë, pasi nëna ime ishte rritur në Itali dhe në shtëpinë tonë kishte jetuar së bashku me ne për shumë vite një italian, mik i babait. Pasi ishte përgatitur gjithçka me kujdes, pikërisht më 8 tetor 1979, në prag të Kongresit të Gruas që do të zhvillohej në Durrës, unë u arrestova. Kjo ndodhi kur isha te një shoqja ime, kur kisha vetëm pak kohë që isha pushuar nga puna me motivacionin se kisha kënduar diku këngë italiane. Rreth pasdites im atë më tha se duhet të paraqitesha në këshillin e lagjes, sepse kishte një përgjigje pozitive për kërkesën time për punë. Sapo shkova në këshillin e lagjes, më dhanë në dorë një zarf dhe pa më lënë ta hap, më thanë: Prit se dikush ka diçka për të folur me ty. Pas disa minutash erdhën disa civilë dhe më kërkuan të hip në “Gaz”-in e degës, duke më thënë se pyetjet do të m’i bënin në Degën e Brendshme. Rrugës, hetuesi Ilmi Reka më komunikoi arrestin më akuzën e “agjitacionit e propagandës”.

    Si e mori vesh familja dhe kur u dënuat?
    Atë ditë nuk munda ta lajmëroj familjen. Kur e morën vesh, prindërit u sëmurën, sepse unë isha fëmija i vetëm. Pronat e tim ati ishin shtetëzuar, por pas arrestimit tim ata i priste internimi. Fakti që nëna ime ishte motra e një dëshmori, e shpëtoi babanë nga internimi, kurse unë i rezistova rrahjeve dhe torturave nga më të dhunshmet në hetuesinë e Durrësit. Më lidhnin duart me pranga dhe më rrihnin derisa më binte të fikët. Pastaj më hidhnin sërish ujë dhe kërkonin që ta pranoja akuzën. Dy herë rresht pas mesnate më sillnin në qeli të burgosura të tjera që kishin marrë përsipër të bënin rolin e provokatores dhe të spiunes për të marrë informacion nga unë, për lidhjet që ata dyshonin se unë kisha me njerëz të tjerë dhe ndikimin tim mbi ta. Në kushtet e një gjendjeje të dalldisur timen, ish-hetuesi Ilmi Reka mori dorën time dhe firmosi duke shkruar ai vetë në fletën e procesverbalit, sipas të cilit unë e pranoja akuzën. Kështu, në vitin 1980 dola në gjyq dhe u dënova me 6 vjet heqje lirie, duke shpëtuar nga akuza e dytë, sipas së cilës paraqisja rrezikshmëri shoqërore. Dënimin e vuajta në burgun e Kosovës në Lushnjë, së bashku me 250 të burgosura të tjera, një pjesë e të cilave ishin të huaja.

    Cili ishte momenti kur dolët nga burgu?
    Në vitin 1983 përfitova nga një amnisti dhe nga sjellja e mirë në burg. Atë ditë nuk do ta harroj kurrë. Të gjithë banorët e fshatit Kosovë e kishin marrë vesh dhe kishin rrethuar gardhin tonë. Unë dëgjova dikë që bërtiste nga gëzimi dhe nuk dija ç’kishte. Dola dhe mora vesh se kishte dalë një amnisti ligjore. Në oborr, të gjithë pyesnin me zë të lartë se cila kategori përfitonte. Pas pak vjen një nga rojet dhe më thotë: Edhe ti Jolanda përfiton. Nuk u besoja veshëve. Më është dukur pambarimisht e gjatë rruga deri në Durrës. Te stacioni i trenit kishte shumë njerëz që prisnin të afërmit e tyre. Mes turmës dallova nënën që ishte plakur dhe kërrusur. Sapo e takova, mes ngashërimit, pyes për tim atë dhe mësoj që më kishte vdekur gjatë viteve të mia të burgimit. Ndërsa nëna ishte në pikë të hallit. Bënte punë të ndryshme dore për të mbijetuar. Pas më shumë se 10 vjetësh ne morëm pronat tona, por atëherë dha shpirt edhe nëna ime, duke më lënë krejt të vetme.



    Karriera
    “Vitet kur merresha me sport i kujtoj si më të lumturat e jetës sime. Atë periudhë e kujtoj me nostalgji, si një skenar të gjallë filmi”, shprehet Jolanda. Ish-rekordmenia kombëtare e notit thotë se shpeshherë e pushton një ndjenjë keqardhjeje, kur mendon për kushtet në të cilat stërviteshin dhe zhvilloheshin garat, në vitet ‘60. “Për pishina shërbenin sipërfaqe uji në det të rrethuara nga varkat me flamurë mbi to. Kjo ishte e gjithë infrastruktura jonë atëherë dhe megjithë vështirësitë arrinim të realizonim kampionate kombëtare”, thotë Jolanda, duke shtuar dhe mentalitetin e atëhershëm për femrat që dilnin me rroba banjoje në publik.
    Pas viteve ‘90
    Jolandën, pas kaq vitesh e sheh të veshur me pantallona, që kujdeset për ngjyrën apo modelin e flokëve. Motivimin për të sfiduar vetminë e gjen në shumë elemente të tjera që për shumëkënd janë të parëndësishme. Ajo përjeton lindjen e diellit në mëngjes, shijon kafen e parë, çdo mirëmëngjes që merr nga fqinjët. Shëtitjet në qytet janë pasioni i saj, pa lënë mënjanë edhe vizitat e shpeshta në qytete të tjera të Shqipërisë. Sa herë që gjen mundësinë, me një dëshirë që nuk i shteron, tregon për kohën e lumtur kur ishte në grupin e notareve të para të Durrësit, kur paralelisht me notin u afirmua si një nga sopranot e operës së parë “Era e lirë”, luajtur në Pallatin e Kulturës, “A. Moisiu”.

    ----

    Xhu.. pergezime per postimet e bukura qe ben ketu ne Forum..

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po me notaren cpaten..

    --------

    Panorama

    -------

    notarja e arrestuar
    rrefimi

    Flet rekordmenia Jolanda Gila: Ja jeta ime


    Arrestimi i notares durrsake, që nuk pranoi të bëhej spiune




    ANA XHEKA/ DURRES
    Ka mbushur 70 vjeç, por në pamje të parë duket se ka më pak vite mbi supe. Vlerësimi që i japin të tjerët kur e shohin, e zbavit së tepërmi dhe asnjëherë nuk e tregon moshën e saj të vërtetë.

    Problemet e shumta që i ka bërë “dhuratë” jeta, si torturat dhe rrahjet në hetuesinë e Durrësit për të pranuar akuzën “për agjitacion e propagandë”, vuajtjet në burgun e Kosovës në Lushnjë, pamundësia për t’u martuar dhe për t’u bërë nënë apo vdekja e prindërve, i ka sfiduar nga kujtimet e të qenit kampione kombëtare e notit. Fëmija i vetëm i familjes Gila, Jolanda, provoi gjatë gjithë jetës kamxhikun dhe përkëdhelinë e fatit; mentaliteti i kohës e privoi nga martesa dhe kënaqësia e të qenit nënë për shkak se ishte ndër të parat femra që guxoi të dilte me rroba banje, duke u marrë me not. Refuzimi i kërkesës së saj për t’i shërbyer ish-Sigurimit të Shtetit i kushtoi një ndjekje dhe persekutim të ashpër nga ky institucion, deri në sajimin e akuzës famëkeqe për “agjitacion e propagandë”, akuzë e cila i kushtoi 4 vite heqje lirie.

    Kur e keni filluar për herë të parë aktivitetin si notare?
    E kam filluar në moshën 13-vjeçare, së bashku me vajzën e xhaxhait tim, Luçi Gila. Trajner ishte djali i hallës sime, Kristaq Bekridheli, arsye kjo që e bindi tim atë të më lejonte të merresha me not. Ishim grupi i parë i notareve të aktivizuara në sport-klubin “Ylli i Kuq”. Fillova me stilin bretkosë dhe menjëherë mora pjesë në kampionatin ballkanik që u zhvillua pas disa muajsh në Durrës. Noti ishte dhe mbetet pasioni im. E ushtrova deri në vitin 1964. Në vitin 1951 përfundova “Teknikumin e Fizikulturës” dhe njëkohësisht u emërova mësuese fizikulture në shkollën 8-vjeçare “29 Nëntori” në Durrës. Rezultati im më i mirë ka qenë në vitin 1954 në kampionatin kombëtar, stafeta 4 herë 100, ku theva rekord. Karrierën time të sportit e mbylla në vitin 1965 në kampionatin kombëtar të zhvilluar në pishinën e Korçës, ku sërish vendosa rekord në 200 metra.

    Ju jeni dënuar me 6 vjet heqje lirie nën akuzën “për agjitacion e propagandë”. Si filloi ky persekutim ndaj jush?
    Qenia ime aktive në Durrës nuk kishte kaluar pa rënë në sy nga krerët e ish-sigurimit në qytet. Në vitin 1952-1953 më thërrasin në ish-Degën e Brendshme. Më thërret në zyrë J K dhe pasi më bën disa elozhe dhe më përmend faktin se isha mbesa e dëshmorit Jorgji Mali, më thotë: A e di përse të kemi thirrur? Duam që ti, paralelisht me profesionin e mësueses së fiskulturës të bashkëpunosh me ne. Menjëherë reagoi ndërgjegjja ime dhe i dhashë një përgjigje të thjeshtë kundërshtuese: Nuk e bëj dot. “Do të të lemë tri ditë kohë të mendohesh, para se të na përgjigjesh, - vijoi K-ja, - por mendohu mirë”. Pas tri ditësh paraqitem sërish në ish-Degën e Brendshme dhe i jap të njëjtën përgjigje negative. Në këto kushte ma kërkojnë përgjigjen me shkrim dhe pasi e dhashë këtë, filloi ndjekja dhe gjuetia ndaj meje, në të gjitha format, deri sa arritën të ngrenë ndaj meje akuzën për agjitacion dhe propagandë. Hijet lëvizëse të spiunëve më ndiqnin në të gjitha seancat dhe orët e mia mësimore, rrugës kur shkoja dhe vija në shkollë dhe kudo tjetër.

    Për çfarë u akuzuat konkretisht dhe si?
    Gjithçka ishte përgatitur me shumë kujdes. Ata kishin instruktuar njerëzit që do dëshmonin kundër meje. Kishin dërguar në shtëpinë time një prej atyre që unë i quaja shoqe, me motivacionin për të marrë një model fustani dhe e kishin fotografuar në hyrje të banesës. Në këtë mënyrë do ta përdornin në gjykatë për të thënë se, dëshmia e saj ishte e vërtetë dhe ajo kishte qenë në shtëpinë time. Unë kisha në shtëpi një bllok me fjalë dhe shprehje të ndryshme të gjuhës italiane të mbledhura nga libra të ndryshëm, ku nuk bënin përjashtim edhe fraza marksiste-leniniste. Italishten e dija shumë mirë, pasi nëna ime ishte rritur në Itali dhe në shtëpinë tonë kishte jetuar së bashku me ne për shumë vite një italian, mik i babait. Pasi ishte përgatitur gjithçka me kujdes, pikërisht më 8 tetor 1979, në prag të Kongresit të Gruas që do të zhvillohej në Durrës, unë u arrestova. Kjo ndodhi kur isha te një shoqja ime, kur kisha vetëm pak kohë që isha pushuar nga puna me motivacionin se kisha kënduar diku këngë italiane. Rreth pasdites im atë më tha se duhet të paraqitesha në këshillin e lagjes, sepse kishte një përgjigje pozitive për kërkesën time për punë. Sapo shkova në këshillin e lagjes, më dhanë në dorë një zarf dhe pa më lënë ta hap, më thanë: Prit se dikush ka diçka për të folur me ty. Pas disa minutash erdhën disa civilë dhe më kërkuan të hip në “Gaz”-in e degës, duke më thënë se pyetjet do të m’i bënin në Degën e Brendshme. Rrugës, hetuesi I R më komunikoi arrestin më akuzën e “agjitacionit e propagandës”.

    Si e mori vesh familja dhe kur u dënuat?
    Atë ditë nuk munda ta lajmëroj familjen. Kur e morën vesh, prindërit u sëmurën, sepse unë isha fëmija i vetëm. Pronat e tim ati ishin shtetëzuar, por pas arrestimit tim ata i priste internimi. Fakti që nëna ime ishte motra e një dëshmori, e shpëtoi babanë nga internimi, kurse unë i rezistova rrahjeve dhe torturave nga më të dhunshmet në hetuesinë e Durrësit. Më lidhnin duart me pranga dhe më rrihnin derisa më binte të fikët. Pastaj më hidhnin sërish ujë dhe kërkonin që ta pranoja akuzën. Dy herë rresht pas mesnate më sillnin në qeli të burgosura të tjera që kishin marrë përsipër të bënin rolin e provokatores dhe të spiunes për të marrë informacion nga unë, për lidhjet që ata dyshonin se unë kisha me njerëz të tjerë dhe ndikimin tim mbi ta. Në kushtet e një gjendjeje të dalldisur timen, ish-hetuesi R mori dorën time dhe firmosi duke shkruar ai vetë në fletën e procesverbalit, sipas të cilit unë e pranoja akuzën. Kështu, në vitin 1980 dola në gjyq dhe u dënova me 6 vjet heqje lirie, duke shpëtuar nga akuza e dytë, sipas së cilës paraqisja rrezikshmëri shoqërore. Dënimin e vuajta në burgun e Kosovës në Lushnjë, së bashku me 250 të burgosura të tjera, një pjesë e të cilave ishin të huaja.

    Cili ishte momenti kur dolët nga burgu?
    Në vitin 1983 përfitova nga një amnisti dhe nga sjellja e mirë në burg. Atë ditë nuk do ta harroj kurrë. Të gjithë banorët e fshatit Kosovë e kishin marrë vesh dhe kishin rrethuar gardhin tonë. Unë dëgjova dikë që bërtiste nga gëzimi dhe nuk dija ç’kishte. Dola dhe mora vesh se kishte dalë një amnisti ligjore. Në oborr, të gjithë pyesnin me zë të lartë se cila kategori përfitonte. Pas pak vjen një nga rojet dhe më thotë: Edhe ti Jolanda përfiton. Nuk u besoja veshëve. Më është dukur pambarimisht e gjatë rruga deri në Durrës. Te stacioni i trenit kishte shumë njerëz që prisnin të afërmit e tyre. Mes turmës dallova nënën që ishte plakur dhe kërrusur. Sapo e takova, mes ngashërimit, pyes për tim atë dhe mësoj që më kishte vdekur gjatë viteve të mia të burgimit. Ndërsa nëna ishte në pikë të hallit. Bënte punë të ndryshme dore për të mbijetuar. Pas më shumë se 10 vjetësh ne morëm pronat tona, por atëherë dha shpirt edhe nëna ime, duke më lënë krejt të vetme.



    Karriera
    “Vitet kur merresha me sport i kujtoj si më të lumturat e jetës sime. Atë periudhë e kujtoj me nostalgji, si një skenar të gjallë filmi”, shprehet Jolanda. Ish-rekordmenia kombëtare e notit thotë se shpeshherë e pushton një ndjenjë keqardhjeje, kur mendon për kushtet në të cilat stërviteshin dhe zhvilloheshin garat, në vitet ‘60. “Për pishina shërbenin sipërfaqe uji në det të rrethuara nga varkat me flamurë mbi to. Kjo ishte e gjithë infrastruktura jonë atëherë dhe megjithë vështirësitë arrinim të realizonim kampionate kombëtare”, thotë Jolanda, duke shtuar dhe mentalitetin e atëhershëm për femrat që dilnin me rroba banjoje në publik.
    Pas viteve ‘90
    Jolandën, pas kaq vitesh e sheh të veshur me pantallona, që kujdeset për ngjyrën apo modelin e flokëve. Motivimin për të sfiduar vetminë e gjen në shumë elemente të tjera që për shumëkënd janë të parëndësishme. Ajo përjeton lindjen e diellit në mëngjes, shijon kafen e parë, çdo mirëmëngjes që merr nga fqinjët. Shëtitjet në qytet janë pasioni i saj, pa lënë mënjanë edhe vizitat e shpeshta në qytete të tjera të Shqipërisë. Sa herë që gjen mundësinë, me një dëshirë që nuk i shteron, tregon për kohën e lumtur kur ishte në grupin e notareve të para të Durrësit, kur paralelisht me notin u afirmua si një nga sopranot e operës së parë “Era e lirë”, luajtur në Pallatin e Kulturës, “A. Moisiu”.

    ----

    Xhu.. pergezime per postimet e bukura qe ben ketu ne Forum..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-11-2005 mė 03:01

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gradat e pashpallura tė Sigurimsave

    Gradat e pashpallura tė Sigurimsave

    Nga Ilir Vata


    Edhe pse kanė kaluar 15 vjet nga dita e pruralizmit politik dhe PD feston ditėn e themelimit tė saj, shumė pak gjėra kanė ndryshuar. Janė po ata fytyra politikanėsh, qė kemi parė, janė po ata aktorė qė kanė luajtur nė dramat e shqiptarėve, qė nga koha e diktaturės dhe pėrsėri,
    pretendojmė se jemi shtet demokratik. Nuk ka ndodhur nė asnjs vend ish-komunist, qė tranzicioni tė vazhdojė kaq gjatė, duke mbartur nė vetėvetd njė rrezik tė kthimit mbrapa. Shkaku kryesor qė vendi ynė bėn “nė vend numėro”, ėshtė se klasa politike ėshtė e inkriminuar me tė kaluarėn dhe askush nuk ėshtė i interesuar pėr njė lėshim stafete, ashtu si ndodh nė njė shtet demokratik. Hapja e dosjeve ėshtė problemi mė i madhė i shqiptarėve, pasi, pas kėtyre dosjeve fshihen jo vetėm krimet dhe genocidi, gjatė sistemit komunist, por edhe rreziku i minimit tė tė ardhmes sė njė shteti demokratik. Gjatė gjithė kėtyre viteve (e konsideruar periudhė e tranzicionit) shumė pak gjėra kanė ndryshuar nga e kaluara e sistemit komunist. Pa dashur tė sjellim faktet e ndryshimit, po pėrmendim vetėm rastin e hapjeve tė dosjeve dhe rrezikun qė sjell groposja e tyre. Dihet se nga regjimi diktatorial, janė shėnuar mijėra vite burgu dhe internimi, si dhe mijėra tė pushkatuar me dhe pa gjyq dhe askush nuk ėshtė dėnuar pėr genocid, siē ka ndodhur nė shumė vende tė tjera ish-komuniste. Kjo ēėshtje, tashmė ėshtė konsideruar, kapitull i mbullur dhe vetė shqiptarėt nuk kanė interes, qė tė fillojnė tė gėrmojnė plagėt e vjetra. Rreziku qėndron nė klasėn politike, tek pushtetarėt e tashėm dhe tė ardhshėm, tek njerėzit e legjislativit dhe tė ekzekutivit, tek garanti i ligjit, pasi moshapja e dosjeve, bėn tė mundur pushtimin e institucioneve tė shtetit jo vetėm nga spiunė tė ish-Sigurimit tė Shtetit, por edhė nga spiunė tė UDB-sė... etj, qė punojnė pėr mbajtjen nė kėmbė tė diktaturave. Kėtu fillon dhe rreziku i njė shteti demokratik, qė pretendohet se ne e kemi arritur. Ēeshtja e hapjes sė dosjeve ėshtė trajtuar nga disa gazeta tė ndryshme dhe nga qarqe politike dhe pėrsėri gjėrat kanė mbetur nė vend. Komisioni “Bezhani” ėshtė shndėrruar nė njė arkė tė mbullur pėr tė gjithė, vetėm me njė klauzolė, qė vetėm spiunėt kanė tė drejtė tė bėjnė kėrkesė pėr tė parė pastėrtinė e figurės. Kėtu zė fill absurditeti i vetė kėtij komisioni, sepse politika ėshtė e inkriminuar me ish-Sigurimin e Shtetit dhe interesi pėr hapjen e dosjeve ėshtė zero. Megjithėse ēeshtja e hapjeve tė dosjeve ėshtė konsideruar e mbyllur, shumė media dhe tė burgosur politikė kanė bėrė tė mundur tė dekonspirojnė mjaftė figura tė politikės, si spiunė tė Sigurimit tė Shtetit dhe pėrsėri sot kanė mandatin e parlamentarit, apo tė zyrtarit tė lartė tė shtetit. Kohėt e fundit ishte deputeti Nard Noka qė pėrgatiti njė draft pėr ta ēuar nė parlament, por shumė shpejt, politika dhe politikanė do ta linin do ta linin nė harresė. Ky draft kishte si qėllim largimin nga politika dhe pushteti tė tė gjithė atyre qė kanė bashkėpunuar mė Sigurimin e Shtetit dhe kėshtu do t`u lėshonte hapi i parė drejtė demokracisė. A ėshtė e moralshme tė shkojė nė parlament njė bashkėpuntor i Sigurimit tė Shtetit. Pse duhet tė krenohemi me krimet, qė janė bėrė ndaj popollit tonė tė martirizuar? Pse duhet t`u besojmė bashkėpuntorve tė agjenturave tė huaja pėr ēėshtjet kombėtare dhe proceset e reja demokratike dhe misionin e madh tė luftės kundėr terrorizmit, apo paralele tė ngjashme si diktaturat? Pse shteti demokratik i ardhur nė pushtet pas njė diktature tė gjatė u rrėzua pėr pak vite? Tė gjitha kėto pyetje kanė njė pėrgjigje; Sigurimi i Shteti ėshtė rrezik i demokracisė, ėshtė konflikti i parė dhe rezistenca e fundit pėr tė realizuar kalimin drejtė njė Shteti ligjor dhe demokratik.

    Dyzimi i emrit apo pseodonimi

    Praktikat e spiunimit nė vendin tonė kanė ardhur nga pushtuesit e ndryshėm, qė ka kaluar mbi vendin tonė gjatė gjithė kohėrave. Tė huajt i detyruan shqiptarėt tė pėrēaheshin me njėri-tjetrin pėr tė patur mė tė lehtė shkatrrimin e tyre. Kėtė e tregon historia. Por spiunėt kanė lindur pėrnjėherė me njerėzimin, shtuar dhe karakterin e kėtyre lloj njerėzish qė marrin pėrgjegjsi tė tilla. Nė tė gjitha kohėrat edhe luftrat ka patur spiunė, por konsolidimi i tyre u bė i mundur, qė nė luftėn e Dytė Botėrore, mė pas vendet komuniste e shėndėrruan, jo vetėm nė njė istitucion, por nė njė makinė vrasėse pėr njerėzimin. Sigurimi i Shtetit nė vendin tonė u ndėrtua mbi parimet e spiunazhit serbo - rus, pa lėnė mėnjanė dhe atė grek, pra i llojit miks. Tė gjitha praktikat e KGB-sė UDB-sė u zbatuan nė Shqipėri. Kėtu zė fill dhe historia e nofkave dhe e pseudonimeve. Emra nga mė tė ēuditshmit u pėrdorėn nga Sigurimi si pseodonime. Kėsaj radhe po publikojmė pseudonimet e disa personave tė rėndėsishėm tė politikės, shumė prej tė cilėve tė rehabilituar nga qeveria “Berisha”.


    1-Korani i Myzeqesė (Kandidat pėr drejtor nė TVSH)
    2-Kupa
    3-Bozhuri - Bozhurja, (deputet)
    4-Ēorapja (kandidat pėr diplomat, njeriu i mediave tė Berishės)
    5-Cigarja
    6-Qukapiku
    7-Korabi
    8-I vogli (anėtar qeverie)
    9-Fortuna
    10-Koromanja
    11-Ēiftelia
    12-Olta
    13-Stilolapsi
    14-Tigri
    15-Gjethja
    16-Lisi
    17-Tarasi
    18-Llulla
    19-Delja
    20-Plepi
    21-I dituri
    22-Inxhinjeri
    23-Dallėndyshja
    24-Poeti
    25-Varėsja
    26-Ushkuri
    27-Zhardhoku
    28-Shkopi
    29-Urata
    30-Petulla…etj.

    Shumė prej tyre janė nė majat e pushtetit

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kopili Ne Dere Per Shkak Te Dosjeve.

    E Marte, 13 Dhjetor 2005



    KOPILI NE DERE PER SHKAK TE DOSJEVE

    Hysen Sinani

    Nese nga pjesa me e ndershme e shoqerise sone ka vite qe kerkohet hapja e dosjeve te bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, kjo, para se gjithash, behet per ta shpetuar kete shoqeri nga deformimi i metejshem moral, ku anekdota e kurves qe e polli kopilin dhe ia la ne dere komshies, eshte bere me e zakonshme se kurre ndonjehere, sepse kurre nuk e pame nje "kurve" te tille te demaskuar publikisht, jo per kopilin qe ka bere, por per braktisjen e femijes dhe per akuzen ndaj komshies qe nuk po e trajtoka mire kete kopil.

    Te gjitha shoqerite njerezore kane kaluar kriza te tilla morale, tecilat mund te kene vene ne rrezik edhe vete ekzistencen e shoqerise, por nderhyrja ne krize eshte bere ne castin e duhur, atehere kur kaosi, amoraliteti, shpifja, intriga, vjedhja dhe mburrja me kete vjedhje nuk mund te toleroheshin me. Te ne, kjo krize morale i ka kaluar te gjitha tolerancat dhe tani eshte kthyer ne nje fenomen emergjence psikosociale. Socialistet postkomuniste mund te jene ende te fuqishem per t'i mbajtur mbyllur dosjet e turpit te baballareve te tyre dhe te lakejve qe u sherbejne akoma. Por, cfaredo perfitimi politik qe mund te kene ata nga perdorimi i ketyre lakejve te dikurshem, demi qe i behet shoqerise se sotme demokratike eshte i pallogaritshem dhe me pasoja sociale edhe me te pallogaritshme.

    Per ta bere sa me te kuptueshme kete shqetesim serioz per te gjithe shoqerine tone, po pershkruaj nje episod personal te shume vjeteve me pare, qe me kthehet sot me moralin e proverbit te hershem "e ben kopilin dhe ta le ne dere".

    33 vjet me pare

    Nuk do ta mbaja mend vitin sikur te mos ma kujtonte vete Zyhdi Morava ne nje shkrim panegjerik per veten e tij, te botuar ne gazeten "Drita" te dates 11 dhjetor 2005. Flet per nje deshmi timen ne gjyqin e tij te vitit 1978, por ngjarja na paska ndodhur gjashte vjet me pare, domethene me 1972. Nuk e mbaj mend as diten dhe as muajin, sepse nuk pati kurre ndonjefare rendesie per mua. Por episodin e kujtoj si tani, ngaqe zbulonte nje karakter te vecante njerezor, nga ato qe njeriut i mbeten te pashlyeshme ne kujtese.

    Isha vetem ne shtepine time te vjeter ne rrugen e Pishes, ne qender te Tiranes, dhe sapo kisha kulluar makaronat qe i kisha gatuar vete. Kisha nxjerre nga dollapi i ushqimeve edhe nje shishe vere dhe po prisja kohen e drekes duke u marre me perkthime te zakonshme nga frengjishtja. Dikush troket ne deren e jashtme dhe ngrihem. Ishte Zyhdi Morava, i holle, i zbehte, pak si i kerrusur dhe me ate buzeqeshjen si prej njeriu per te cilin duhet te te vije keq. Nuk me pelqente si tip, ndaj, pa e ftuar brenda, e pyes c'kishte. Me thote se donte te bisedonte dicka serioze me mua. U habita, sepse ne nuk ishim as shoke te ngushte dhe as kishim biseduar ndonjehere per gjer serioze. Sidoqofte, me nje fare mosbesimi, e ftova brenda dhe i thashe te ulej perballe meje ne anen tjeter te tryezes se bukes. Hapa shishen e veres qe ndodhej mbi tavoline dhe i mbusha goten.

    "Nuk kam ngrene qe dje", me tha.

    Atehere i hodha makarona ne nje pjate dhe e lashe te hante, pa menduar se kjo mund te lidhej me biseden "serioze" qe do te me bente. Si mbaroi se ngreni dhe fshiu edhe buzet me nje pecete, per te cilen me erdhi keq sepse ishte e paperdorur, filloi te me bente elozhet si djale besnik, me karakter dhe trim si askush tjeter... I kishte ne natyre lajkat qe s'dinte t'i bente ne menyre te besueshme, ndaj e nderpreva dhe i thashe te fliste per ate gjene "serioze".

    "Kam vendosur te arratisem", me tha. "Me X-in u ndava, kasollen te Lana ma shemben, ketu s'kam ku te rri..."

    Nuk i besova, nuk me pelqeu fare qe ma thoshte mua kete gje. Ishim thjesht te njohur nga nje fqinji im i ri, ndaj, duke e dyshuar si provokator, e pyeta:

    "Perse vjen dhe ma thua mua kete gje? Zakonisht, ata qe duan te arratisen vertet, nuk bisedojne me shoket, e aq me pak me te njohurit. Mua pse po me tregon?"

    Atehere, u perdrodh pak ne karrige dhe mua m'u duk se e zbuloi qellimin e tij, duke me dhene te kuptoja arsyen e vertete te atij pohimi jo pa zarar ne ate kohe, per ate qe donte te arratisej, por edhe per ate qe e degjonte nje gje te tille dhe nuk tregonte.

    "Me duhen pese mije leke", me tha. "Dua te kaloj nga Pogradeci, por me duhet te rri gjate andej qe te njoh vendin..."

    Donte te me mashtronte. Per pese mije leke, me nje mendjelehtesi te pabesueshme, trillonte histori qe mund t'i kushtonin nje dite. Me erdhi ndot prej karakterit te tij te ulet, por ndjeva edhe nje fare keqardhjeje per gjendjen ne te cilen ishte katandisur. I thashe prere:

    "Une pese mije leke nuk kam. Por ti merri keto peseqind leke qe me kane mbetur dhe shko e prishi ne Ndroq. Po me solle nje fature nga Ndroqi qe i ke shpenzuar atje, do t'i gjej une edhe pese mije leket qe te duhen per t'u arratisur..."

    "Po perse t'i prish ne Ndroq?"- beri sikur u habit.

    "Sepse ti,- i thashe,- nuk je i zoti te shkosh as deri ne Ndroq e jo me jashte shtetit!..."

    U ngerdhesh. E mori peseqindeshen, por fature nga Ndroqi nuk me solli kurre... U harrua edhe kjo bisede capaculesh. Kisha kater vjet qe punoja si redaktor letrar ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, kur nje mengjes me therrasin ne zyren e sekretarit te Partise se Lidhjes dhe me thone se kishte nje denoncim kunder meje.

    Nje burre, rreth te dyzetave, te cilin nuk e kisha pare ndonjehere, me tha se ishte hetuesi i Zyhdi Moraves, te cilin sapo e kishin arrestuar, dhe se me kishte kerkuar si deshmitar lidhur me nje bisede te bere me mua para disa vjetesh. "Eshte fjala per nje tentative arratisjeje", sqaroi hetuesi ne prani te sekretarit. E mohova ne cast, por hetuesi u pa ne sy me sekretarin e partise dhe te dy buzeqeshen. Ai nxorri nga canta nje procesverbal dhe me tha ta lexoja vete para se te mohoja. Syte me ishin veshur nga zemerimi ndaj ketij njeriu qe nuk dija t'i kisha bere ndonje te keqe. Mezi arrita t'i lexoja disa radhe ku permendte biseden ne shtepine time, bashke me makarnat qe kishte ngrene. Poshte emrit te Zyhdi Moraves, pashe firmen e tij. Por nuk ishte kjo qe me habiti. Radhet ku permendej emri im ishin aq autentike, sa nuk mund t'i dinte e t'i thoshte asnjeri tjeter pervec atij. Te pakten nuk kishte shpifur, kishte thene qe e kisha "keshilluar", ta duronte deshperimin qe kishte pasur nga ndarja me gruan dhe te tjera si keto...

    Denimi per mosdenoncim ishte gjeja e pare qe i shkonte ndermend secilit ne keto raste dhe arsyeja te thoshte se qendrimi me i favorshem ishte mohimi. Mirepo i arrestuari llafazan kishte treguar edhe gjera te panevojshme per hetimin, por qe zbulonin stilin e gjykimit dhe te te shprehurit tim, si "mos deshiron te dukesh i jashtezakonshem tek une apo..." dhe te tjera qe e benin te lehte identifikimin e autorit. Me ne fund, e kisha kuptuar ligesine dhe djallezine e njeriut te dobet, por edhe te ulet. Me kerkonte mua deshmitar duke me njohur shume me mire se c'e njihja une ate, domethene duke vrare dy zogj me te njejtin gur. U thoshte ne hetuesi dhe ne gjyq qe ai nuk ishte thjesht halabak rrugesh, por kishte shoke njerez te kultures, nga njera ane, dhe ne anen tjeter i bente keq nje njeriu qe kishte gjithcka qe enderronte ai dhe qe nuk mund ta kishte, as talentin dhe as kulturen per te shkruar, e aq me pak per te punuar ne Lidhjen e Shkrimtareve. Do te beja mire ta kisha shpartalluar kete race te keqe njerezore, por prape ajo ngerdheshja si per te ardhur keq, me beri qe ta justifikoja, duke pohuar se kishte qene ne nje gjendje deshperimi kur me kishte thene se deshironte te ikte jashte shtetit dhe se une nuk i kisha dhene kurrefare rendesie nje deshperimi te tille njerezor...

    Ky qendrimi im, per Zyhdi Moraven dhe per njerezit e tij, kishte qene per vite te tera nje mirenjohje e shprehur disa here; kurse, per gjykaten e asaj kohe, qendrimi im kishte qene mjaft tolerant, por kjo ishte ceshtje e qendres sime te punes. Qendra ime e punes, Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, kishte qene shume me teper tolerante ndaj meje, se sa c'kisha qene une ndaj Zyhdi Moraves. Nuk moren ndonje mase ndeshkimore kunder meje.

    Por, nuk ishte e thene te mbaronte me kaq. Njeriu i keq i rruges me kishte ndyer ne nje implikim te tille qe nuk do te me hiqej kurre, as sot e kesaj dite kur vete ai sokellin ne rolin e viktimes. Qe nga ai denoncim prej njeriut te cilit i kisha dhene per te ngrene e ai ma kishte shperblyer kallezim ne hetuesi, mua me thirren edhe dy here te tjera per te me pyetur. Me thirren per Hysenil Dumen, redaktor ne shtepine botuese "Naim Frasheri". Kerkonin te dinin rreth agjitacionit te tij kunder partise, por mohova ne menyre kategorike te kishte biseduar me mua per gjera te tilla, sepse Hysenili nuk kishte firmosur asgje ne emrin tim dhe as me kishte shenuar si deshmitar. Me thirren edhe per Ahmet Golemin, mos valle i kisha perkthyer nje reviste franceze ku flitej per demokracine e hipinjve? I thashe hetuesit se nuk i kisha perkthyer asgje nga frengjishtja dhe se nuk ishte e vertete qe Ahmet Golemi te fliste per "demokraci hipinjsh", te pakten me mua jo... As Ahmet Golemi nuk e kishte nxjerre emrin tim si deshmitar, megjithese disa rreshta per nje hipi vrases ia kisha perkthyer nje dite, ne kembe te stacioni i autobusit te Laprakes...

    Une e di si me eshte dashur te ruhem nga provokatore si Zyhdi Morava, qe te hanin buken dhe te tregonin ne polici, edhe kur prej teje nuk u ishte demtuar as edhe nje qime floku...

    Ndersa sot, ne vend qe te rrine kokulur dhe te kerkojne ndjese per poshtersite e tyre, njerez te kesaj rrace turfullojne si ky kapedanuc, pikerisht sepse ato procesverbalet e mbushura me denoncimet e tyre, fshihen neper kasaforta dhe nuk behen publike, te pakten per t'u mbyllur rrugen spekullimeve morale qe, per disa njerez si une, jane ende te rendesishme.

    Cfare mund te behet me nje shpifes?

    Ne nje demokraci kaotike, ata qe perfitojne me shume jane sharlatanet, intrigantet, shpifesit, mashtruesit, hajdutet dhe, ne fund, kriminelet. Per te mbijetuar ne nje demokraci te tille, njeriu i ndershem ka vetem dy rruge: te heshte ose te ndeshet. Te heshtesh, eshte nje cilesi e rralle e atyre qe kane mundur ta sublimojne personalitetin e tyre dhe, per kete arsye, dine te shohin nga lart skenen e peshtire ku luhen tragji-komedite e vogla te races njerezore, sidomos asaj shqiptare. Te ndeshesh, te luftosh me sa mundesh per pastrimin e shoqerise dhe te vendit tend nga plehrat e tranzicionit, shqiptarit te sotem i mungojne disa nga mjetet qe njerezimit i kane sherbyer ne kete ndeshje. Dueli europian dhe kanuni shqiptar, te dy se bashku, do ta benin shume me shpejt te disiplinuar dhe te kujdesshme racen e atyre qe kane marre ne sy paturpesine per cdo lloj perfitimi. Sic tregon historia e Frances, per shembull, me pare se ligji, atje i ka bere dueli njerezit te jene te matur para se te llomotisin duke u zgerdhire. Po kete gje, dhe shume me mire se dueli francez, ne Shqiperi e ka bere kanuni i maleve, dhe per shume shekuj me radhe, deri para se te vinte ligji mbreteror dhe deri para se komunistet te perdhosnin gjithcka me ngerdheshjet e tyre morale e shpirterore. T'ia mohosh njeriut te ndershem te dyja keto mjete ne ndeshjen e tij me njeriun e ulet, do te thote te marresh nen mbrojtje pikerisht kete njeri te ulet, duke ia lehtesuar punen prej shpifesi, intriganti dhe hajduti ordiner, karakteristika keto te njeriut te ulet qe zakonisht qendrojne bashke brenda tij. Sikur te mos i mjaftonte kjo perkrahje per tollovitjen e mjerueshme te shoqerise shqiptare, politika jone ia fsheh ketij njeriu te ulet edhe te kaluaren e peshtire dhe e lejon t'i hakerrehet komshies se ndershme, te ciles i ka lene kopilin ne dere, por nuk eshte i kenaqur me kaq, sepse pretendon t'ia trajtoje me mire...

    Por a mund te kete valle ndonje njeri me mend ne koke qe te me thote se dosjet e bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit nuk hapen per shkak te acarimeve sociale qe mund te shkaktojne te shqiptaret gjaknxehte. Po a mund te kete nxitje me te madhe per mllefe e hakmarrje se sa te lejosh ligjerisht hajdutin qe te bertase kapeni hajdutin?

    Nuk besoj te kete asnjeri dhe asnje politikan qe ta kuptoje keshtu kete punen e dosjeve. Jam i bindur, ashtu sic jane te gjithe ata qe kane kerkuar hapjen e tyre, qe arsyeja e vetme perse ato mbahen ende te kycura, eshte thjesht politike dhe e nje politike primitive, anakronike, despotike dhe reaksionare per zhvillimin normal te vendit. Ne qofte se politika shqiptare ende vazhdon ta shtrengoje fort kete arsye bajate dhe te padobishme as per vete politiken primitive, duhet ta dije mire se, e para qe do ta paguaje demin e madh social qe hkakton kjo statukuo komuniste, do te jete vete ajo.

    Koha Jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anėtarėsuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Pėr kėtė ishte ndėrtuar njė strukturė spiunėsh, qė kishin marrė emėrtimin BGV (bashkėpunėtor i gatshėm vullnetar).


    Ka nje pasaktesi ketu, behet fjale per AGBV- Anetare te Grupit te Bashkepunimit Vullnetare- te cilet zakonisht jane mbajtur ne lidhje nga punetori i policise se zones, kane qene te hapur ne bashkepunim, dhe njiheshin nga te gjithe. (kujtoni ndonje miting, apo manifestim, kane qene disa persona qe ne krahun e majte kishin te lidhur nje shirit te kuq me inicialet e mesiperm). Nuk jane paguar per sherbimin e tyre, por nga kjo veprimtari mund te perfitonin favore nga sistemi. Ne shkrim ka pasaktesi, ka rrezik qe ai babushi qe flet te kete qene vete AGBV.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dashuri tė ndėrprera nga paranoja e spiunazhit

    Dokumentari i regjisores bullgare Adela Peeva. Histori dashurie tė burrave tė martuar me gra tė huaja, tė ndėrprera pas vitit 1961. Paranoja e spiunazhit qė la pėrtej kufijve dashuritė e familjeve tė reja nė Shqipėri, Rusi, Poloni e Bullgari, vende ish-komuniste

    Dashuri tė ndėrprera nga paranoja e spiunazhit


    Elsa Demo

    Adela Peeva ėshtė e zonja ta gjejė njė fill Ariane pėr tė hyrė tė labirinthin e Minotaurit, le ta quajmė Ballkanit ose pjesės lindore tė Evropės. Dhe del prej andej me njė melhem. Me njė dokumentar qė iu bie drejt nė zemėr ca fenomeneve qė iu takojnė njėherėsh vendeve tė Ballkanit si nė rastin e filmit “E kujt ėshtė ajo kėngė” apo Evropės Lindore, si nė rastin e filmit xhirimet e tė cilit sapo i ka pėrfunduar. Nė tė dy regjisorja bullgare ka pėrfshirė mė shumė se njė histori shqiptare. Dje ajo la Tiranėn ku mbylli kėrkimin nė arkivin e filmit dhe shtiu nė dorė sekuencėn ku Enver Hoxha i bėn gjyqin ministrit tė brendshėm tė regjimit, Kadri Hazbiut. Kėtė herė trajton histori dashurie tė burrave tė martuar me gra tė huaja, tė ndėrprera pas vitit 1961. Paranoja e spiunazhit siē e quan Peeva shkakun e kėsaj nderprerjeje qė la pėrtej kufijve dashuritė e familjeve tė reja nė Shqipėri, Rusi, Poloni e Bullgari vende ish-komuniste.

    Zonja Peeva, dy vjet para premtuat njė film dokumentar pėr martesat e ndėrprera nė vitin ’60, pėr dashuritė e burrave qė u martuan me gra tė huaja. Deri ku shkuat me kėtė histori?
    Kam mbaruar xhirimet e filmit tim tė ri dokumentar i cili sėrish lidhet me diēka qė ne nė Ballkan e kemi tė pėrbashkėt, e nė kėtė rast tė kaluarėn tonė komuniste. Ja pse ky film u xhirua sė pari nė Shqipėri, Bullgari dhe mė pas nė Rusi e Poloni. Gjeta histori tė mira nė Shqipėri, fatkeqėsisht, aspak tė njohura, si nė Bullgari, Rusi e Poloni, pėr mos e zėnė goje Evropėn. Pra kjo ėshtė historia e martesave tė pėrziera, njė burrė shqiptar me njė grua tė huaj prej kėtyre vendeve ish-komuniste. Ndihem jo rehat ta ritregoj kėtė histori kėtu tek ju, pasi ēdo shqiptar duhet ta dijė se pas vitit 1961 kur Enver Hoxha prishi marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik, kėto familje nuk shiheshin me sy tė mirė dhe nuk ishin tė mirėpritura. Kėshtu kishte gra qė mbetėn nė Rusi, kishte nga ato qė u ndanė dhe tė tjerė ēifte qė mbetėn bashkė, megjithė presionin politik. Pėr shkak tė paranojės sė spiunazhit, sikur kėto zonja mund tė ishin tė pėrdorura pėr spiunazh.

    Ku i keni gjetur personazhet shqiptarė?
    Shumica janė nga Korēa. Ndoshta nuk ėshtė e kėndshme tė thuhet, por janė persona vėrtet shumė tė mirė. Veē Korēės kam gjetur histori nė Tiranė patjetėr, dhe nė Shkodėr. Por personazhet kryesorė janė nga Korēa. Nuk janė individė tė famshėm, por padyshim intelektualė, profesionistė, inxhinierė qė kanė studiuar nė Lindje, Rusi, Poloni e Bullgari. Disa u kthyen me gratė dhe fėmijėt me vete

    Dikush do thoshte se nė Shqipėri nuk ka patur dhe aq dashuri tė ndėrprera nė kėtė kohė, pasi dashuritė kanė qėlluar kokėforte, ballkanike.
    Po edhe kjo ėshtė vėrtetė. Ky ėshtė njė film dramatik, shumė dramatik, por nuk duhet qarė, sadoqė historitė provokojnė simpatinė dhe lotėt tanė.

    Cili ėshtė ndryshimi dhe afėria qė kanė pasur kėto lidhje nė vendet respektive?
    Nuk kam menduar shumė pėr kėtė gjė. Por pyetja ėshtė e mirė. Nė fakt rusėt dhe polakėt kanė vuajtur mė shumė se sa bullgarėt nė kėtė lloj historish. Nė Bullgari nuk ndodhi qė t’i burgosnin ose internonin gratė e huaja, thjesht mund t’i ndanin prej burrave. Sigurisht ky film ėshtė politik, sa ē’dėshmon nė anė tjetėr sa politika mund tė ndėrhynte nė jetėn private, intime tė njerėzve, pa e patur kėtė tė drejtė. Ėshtė histori pėr mbijetesėn e disa familjeve nė njė situatė tė tillė politike. Ajo qė mė shtyu nė fakt ta nis kėtė film, ishte historia e njė korēari i cili erdhi e mė gjeti nė hotelin e qytetit, kur isha katėr vjet mė parė pėr xhirimet e dokumentarit “E kujt ėshtė ajo kėngė”. Ishte njė burrė i moshuar, i gjatė, i pashėm qė nisi tė mė rrėfejė bullgarisht historinė e jetės, se si ishte ndarė nga dashuria e tij e madhe qė u ndėrpre prej frikės pėr ēka mund tė ndodhte kėtu. Gruaja bullgare mori vajzėn e vogėl 2 vjeē dhe u largua. Nuk mundi t’i shohė pėr 30 vjet. I kishte pritur pa fund. Unė e njoh vajzėn e tij e cila nuk donte tė vinte nė Shqipėri, nė Korēė.
    Papritur e pashė veten tė rrethuar nė tavolinė nga katėr burra tė trishtuar dhe secili mė tregoi historinė e vetė. Dy prej tyre ishin martuar me ruse dhe njėri me polake. Kjo ndodhi katėr vjet mė parė. Isha e magjepsur nga ata burra dhe e prekur qė ende vazhdonin t’i donin gratė e tyre dhe vuanin.

    Pra Korēa qenka qyteti fatlum qė ju dhuron pėr tė dytėn herė njė pjesė tė historisė sė filmave dokumentarė...
    Ashtu mund tė jetė. Pastaj u desh qė tė kėrkoj dhe tė gjej mbėshtetjen financiare pėr tė realizuar dokumentarin, pasi ai shtrihet nė katėr vende. U deshėn udhėtime tė gjata, kėrkime nė arkiva. Shpresoj qė edhe Shqipėria tė kontribuojė financiarisht. Ky bashkėprodhim mes katėr vendeve do tė jetė gati nė fund tė kėtij viti.

    Keni gjetur edhe ndonjė dashuri fatlume mes tyre?
    Po sigurisht, nė Shqipėri dhe nė Rusi, sepse kishte nga ata qė pas vitit 90 u bashkuan sėrish. Fitimtari nė kėtė mes nuk ėshtė sistemi politik, janė tė gjitha ato familje qė mbijetuan. Pėr shembull, nė Korēė njoha rusen Helena Ēami e martuar me Minella Ēamin. Tė dy kishin provuar burgun. Njė ditė Helena mė thotė: nuk duam tė dėnohet kush pėr ēfarė ka ndodhur. Qėlloi njėherė qė njėrin prej persekutorėve tanė e ndeshėm nė rrugė. Ai po dridhej dhe unė i thashė tim shoqi. E sheh, ai ėshtė i sėmurė, ti je i shėndetshėm. Ne jemi shėndoshė e mirė, familja jonė shpėtoi. Atė e ka dėnuar Zoti. Nuk ėshtė puna jonė tė merremi me dėnimin e kėtyre.” Kjo ishte zemėrgjerėsia e dy njerėzve qė e provuan nė kurriz diktaturėn drejtpėrdrejt. Histori tė dhimbshme ka gjetur edhe nė Moskė, nė ish Kirov ose Viatkan e sotme nė Rusi. Ndėrsa nė Shqipėri pėr tė kuptuar edhe mė mirė se ē’ndodhi kam vizituar burgjet e Tepelenės, Spaēit, Burrelit.

    A keni gjetur edhe nga ato lidhje qė shtrihen nė njė shtrat politik tė historisė sė marrėdhėnieve mes dy vendeve tona, Shqipėrisė e Bullgarisė?
    Filmi e pėrmban informacionin se ē’ndodh nė marrėdhėniet mes dy vendeve tona nė atė kohė. Por nuk do tė hyj nė detaje, pasi fenomeni ishte mė global, por nuk do tė merrem as me miqėsinė tonė po nė atė kohė. Filmi ėshtė i vendosur mė shumė nė kohė se nė hapėsirė, nė kohėn kur sistemi komunist ishte i pėrbashkėt pėr tė gjithė ne. Sadoqė diktatura nė Shqipėri pati jetė mė tė gjatė se sa nė Bullgari ku shumė shpejt filozofia staliniste ndėrroi drejtim.

    A do tė zėrė vend figura e Enver Hoxhės nė dokumentar?
    Patjetėr pasi ai ėshtė autori i kėtyre historive. Por nuk do tė jetė aspak qėllim nė vete. Nė tė kundėrt, askush nuk do tė marrė vesh se ēfarė ka ndodhur, madje kam frikė se shumė tė huaj nuk e kuptojnė as sot se ēfarė ka ndodhur nė Shqipėri. Ēdo njeri ka historinė dhe jetėn e tij, por nėse nuk i ndajmė mes nesh edhe kėto histori tė sė kaluarės, atėherė nė ndonjė cep tjetėr tė botės kjo mund tė ndodhė pėrsėri, jo nė vendet tona, sigurisht. Diku mund tė lindė njė diktaturė.




    09/03/2006
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhum..

    a din me na tregue cka asht nji kanal tv ne tiran qe jep nji far emisioni... shqiperia ne celuloid..
    thon se jep pamje shume interesante..

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Problemet e shoqėrive tė sigurimit
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2004, 04:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •