Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dritė mbi katakombet e sigurimit .

    Dritė mbi katakombet e sigurimit

    Dita e sotme meriton tė futet nė histori. Qė nga kjo datė “Express” fillon botimin serial tė dokumentave tė Sigurimit famėkeq tė Shtetit, tė nxjerra nga nė njė monografi “Sekret” qė i ka rėnė nė dorė redaksisė. Shtysat e botimit nuk kanė tė bėjnė aspak me ndonjė komercializėm apo ekzibicionizėm gazetaresk, as pėr tė prishur paqen sociale dhe marrėdhėniet ndėrvetiake, por ky akt frymėzohet thjesht dhe vetėm nga synimi fisnik pėr t’i dhėnė fund burgosjes tė sė vėrtetės, hipokrizisė shoqėrore dhe mbi tė gjitha, pėr transparencė, vlerė aq e domosdoshme nė njė shoqėri demokratike. Nė kėtė aspekt ne u kėrkojmė ndjesė lexuesve: Ndokujt pėr ringjalljen e kujtimeve tė hidhura, ndokujt pėr shokimin qė do tė pėsojė kur tė marrė vesh se tradhėtari i tij ka qenė pikėrisht ai tė cilit i ka besuar mė shumė, dikujt tjetėr do t’i neveritet vetja pėr ato qė ka bėrė. Kjo galeri tmerresh qė tejkalon imagjinatėn e “Big Brother” tė Xhorxh Oruellit, fillon mė 20 mars 1943 dhe mbaron disa muaj para shpalljes sė pluralizmit politik. Ajo ėshtė edhe galeri personazhesh tė errėsirės, tė fshehur nėn pseudonime informatorėsh si “Aparati”, “Liqeni”, “Karafili”, “Elektricisti”, “Shpata”, “Zenithi”, “Poeti”, “Jeta” etj. Qė ua kthyen jetėn nė tragjedi shumė njerėzve dhe brezave. Do tė parakalojnė nė arenėn e turpit individė qė kanė spiunuar anėtarėt e familjes, deri edhe bashkėshorte qė kanė denoncuar burrat e tyre oficerė nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe nė Ministrinė e Mbrojtjes Popullore, individė qė kanė spiunuar kolegun, komshiun, shokun e dhomės sė hotelit. Do tė shpaloset nė pėrbindshmėrinė e vet armata amorfe e Sigurimit tė Shtetit: Drejtorė ndėrmarrjesh e portierė, kryetarė fronti e pėrgjegjės shkalle, shefa kuadri dhe ushtarė reparti, mjekė me emėr dhe librashitėsa, policė shėrbimi dhe tė burgosur, kamarierė tė 15-katėshit dhe shoferė taksie, kryetarė kooperative dhe shofera tė “Albturizmit”, zyrtarė ministrie dhe shoqėrues tė huajsh, sportelistė hoteli dhe banakierė, pedagogė dhe mėsues. Gama e profesioneve ėshtė e larmishme, por ka si emėrues tė pėrbashkėt denoncimin e tjetrit, vullnetarisht ose me materiale shtėrnguese. Gjithēka do tė botohet, ėshtė kuintesenca e njė katastrofe tė vėrtetė humanitare, kulturore, morale dhe etike. Fytyra e vėrtetė e “njeriut tė ri” qė trumbetohej me aq potere nė diktaturėn komuniste. Ėshtė disfata dhe falimentimi i vlerave njerėzore. Natyrisht qė syrit vigjilent tė Sigurimit tė Shtetit nuk i kanė shpėtuar as tė huajt, qofshin kėta edhe artistė tė mėdhenj. Si p.sh., kėngėtarja e famshme Mariza Koh. As vizitorėt e huaj me origjinė shqiptare qė mikpritėsit u pranonin plaēkat dhe dollarėt, por edhe i pėrgjonin dhe i spiunon nė Degė. Duke shkelur kėshtu edhe Kodin e Mikpritjes. “Shtėpia e shiptarit ėshtė e Zotit dhe e mikut”. Siē do ta konstatoni nė botimet seriale, jo gjithnjė Sigurimi i Shtetit punonte si orė zviceriane. Madje nė monografi kritikohen rreptė edhe disa situata tejet joprofesionale qė arrijnė shkallėn e groteskut. P.sh., bashkėpunėtorė me sėmundje psiqike, bashkėpunėtorė qė arratisen jashtė shtetit, kombinacione idiote me shtrim tė detyruar dhe urgjent nė spital “pėr shkak se tė janė thyer syzet optike”, ose futje me ēelės kopje nė shtėpinė e tjetrit tė punėtorėve operativė pėr heqjen e pėrgjuesve dhe pėrballimi me tė zotin e shtėpisė qė ndodhej brenda, etj, etj. Nga monografia do tė pėrzgjidhen pėrveē dosjeve e fashikujve tė panumėrt, edhe kujtimet e shumta tė veteranėve tė Sigurimit tė Shtetit qė i japin njė ton pothuaj folklorik kėtij “punimi shkencor”. Ēdo serie botimi nuk do t’i mungojė edhe grafika e rekrutimit sipas rretheve dhe viteve, pėrfshirė edhe grafikėn e shpėrblimeve nė para nga fondi sekret. Nė finale qėllimi i “Express” me kėtė akt pėrmblidhet nė njė mesazh universal, tė zbėrthyer nė dy porosi: “Nuk ka varr aq tė madh sa tė marrė brenda tė gjithė tė kaluarėn” si dhe “Askush nuk ėshtė aq i pasur sa tė blejė tė kaluarėn e tij”…

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Sigurimi, Pseudonimet edhe emrat ne 46 vite .

    Sigurimi, Pseudonimet edhe emrat ne 46 vite

    Si e spiunoi Eduard Ypin M.T. nė Mat

    “Express” ka arritur tė sigurojė studimin shkencor tė njė eksponenti tė Sigurimit tė Shtetit me temė “Gėrshetimi i Punės Operative me vijėn e masave – njė nga kėrkesat kryesore pėr realizimin e detyrave nga organet e Sigurimit tė Shtetit”. Studimi pėrbėhet prej 209 faqesh dhe ėshtė pėrgatitur nė vitin 1989. Ai pėrfshin periudhėn e veprimtarisė sė Sigurimit tė Shtetit nė vitet 1943-1988. Ky studim ėshtė cilėsuar “monografi” dhe ka patur si udhėheqėse shkencore gjithė katedrėn e Sigurimit nė Shkollėn e Lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme si dhe dy oponentė. Studimi analizon gjithė veprimtarinė dhe metodat e Sigurimit tė Shtetit duke u ndalur nė raste dhe operacione konkrete si dhe duke evidentuar pseudonime bashkėpunėtorėsh shoqėruar dhe me emrat ose inicialet e tyre. Nė serinė e parė tė shkrimeve pėrzgjodhėm tė dhėnat qė shkruhen nė kėtė studim pėr Eduart Ypin, si personin mė publik qė pėrmendet si dhe pėr faktin se rasti i zbulimit dhe arrestimit tė tij referohet tri herė nė kėtė studim, si nga mė tė arrirėt. Eduart Ypi pas rrėzimit tė komunizmit u emėrua Ministėr i Punės dhe Pėrkrahjes Sociale dhe mė pas Drejtor i Bankės Kombėtare Tregtare. Nė zgjedhjet e fundit parlamentare kandidoi pėr deputet nėn siglėn e LZHK-sė, por nuk fitoi.
    Eduart Ypi, banor i Tiranės ishte emėruar me punė nė Burrel, duket tė arsye tė mbiemrit tė tij (Xhaferr Ypi, ishte kryeministėr nė kohėn e Mbretėrisė). Degėdisja nga kryeqyteti nė provincė ishte fatkeqėsia e parė qė i solli mbiemri, pasi e dyta do tė ishte mė e hidhur. Ajo do ta ēonte deri nė shtėrngimin e prangave tė ftohta dhe plasjen pėr njė kohė tė gjatė nė burg. Qė me mbėrritjen e tij nė Burrel, ai u vu nė shėnjestėr tė Degės sė Punėve tė Brendėshme tė Burrelit. Duke mos patur mundėsi t’i gjenin ndonjė kleēkė nė punė (ai ishte shef llogarie nė ndėrmarrjen komunale tė rrethit), u ndryshua taktika. U identifikua njė burrelas autokton me tė cilin si jabanxhi dhe si beqar kalonin njė pjesė tė mirė tė kohės sė lirė. Eduard Ypi nuk e dinte qė ky mik i tij (dhe ndoshta akoma nuk e di) ishte njė bashkėpunėtor i regjur i Sigurimit tė Shtetit dhe i ngarkuar pėr tė zbuluar “veprimtarinė armiqėsore” tė tij. Bashkėpunėtori, me inicialet M.T., (gjithnjė sipas asaj qė shkruhet nė monografi) arriti tė fitojė besimin absolut tė Eduart Ypit. Kjo nuk ndodhi rastėsisht. U arrit nė sajė tė instruksioneve diabolike tė punėtorėve operativė tė Sigurimit tė Shtetit dhe tė sinqeritetit tė tepruar tė vetė Eduartit. Aq sa ky i fundit i besoi M.T., jo vetėm planin e arratisjes jashtė vendit tė tij dhe tė dy shokėve tė tjerė, por edhe parrullėn e kontaktimit me ta. M.T., kontaktoi dy shokėt e tjerė tė Eduartit dhe pasi u tha parrullėn, kėta i zbuluan tė gjithė planin konkret tė arratisjes, pėrfshirė dhe detaje kohore dhe vendore tė kėtij veprimi. Nė bazė tė informacioneve tė M.T., Dega e Punėve tė Brendėshme Mat, arrestoi menjėherė Eduart Ypin dhe dy shokėt e tij. Ypi u dėnua si kryetar grupi dhe shokėt e tij pėr tendencė arratisje.
    Pėr tė qenė korrekt me lexuesit dhe profesionalisht tė saktė, po citojmė disa tė dhėna tė marra nga dosja NR 1455, e pėrbėrė nga 55 faqe, hapur nga Dega e Punėve tė Brendėshme, Burrel, nė bazė tė faqeve tė monografisė:
    (Faqe 45-46)
    “Dega e Punėve tė Brendėshme, Burrel, nė vitet 1980-1981 zbuloi grupin armiqėsor me tendencė arratisjeje tė Eduart Ypit. Kjo u arrit me ndihmėn e bashkėpunėtorit M. T., me anė tė tė cilit u vėrtetua plani i arratisjes dhe aktiviteti i pėrbashkėt armiqėsor i kėtij grupi tė pėrbėrė nga tre persona”
    (Faqe 64)
    “D.P.B, Burrel. Nė vitin 1981 mbi bazėn e informacionit tė bashkėpunėtorit M.T., mori nė pėrpunim pėr tendencė arratisjeje Eduart Ypin, shef-llogarie nė NRSH- Komunale Burrel, me banim familjar nė Tiranė. Nga orientimi i mirė qė iu bė bashkėpunėtorit, ai arriti tė mėsojė se objekti (Ypi) kishte nė plan tė arratisej me dy shokė, njė nė Tiranė dhe njė nė Peshkopi. Mė tej bashkėpunėtori fitoi besimin e Ypit, aq sa arriti tė marrė porosi prej tij pėr tė takuar lidhjet e tij duke i dhėnė edhe parrullėn e lidhjes. Kėshtu u sqarua krejt plani qė kishin kėta persona pėr arratisje jashtė shtetit dhe tė gjitha shprehjet e tyre pėr urrejtjen qė kishin ndaj PPSH-sė dhe Pushtetit Popullor. Nė sajė tė kėtij zbulimi, tė gjithė u arrestuan”
    (Faqe 126)
    “Bėshkėpunėtori duhet tė bėhet njėsh me armikun. Tė mos i lejė atij asnjė farė dyshimi. Qė tė kuptojė arsyen e pikėpamjeve armiqėsore dhe kundėrrevolucionare tė objektit, rrethin e tij familjar dhe shoqėror si dhe tendencėn pėr veprimtari tė mundshme armiqėsore. Kėtė arriti ta bėjė mė sė miri bashkėpunėtori M.T.”
    Monografia shoqėrohet edhe me grafiqe tė rekrutimit tė bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit, sipas rretheve. Nė rastin e Ypit, i referohemi grafikut tė pasqyruyar nė tabelėn numėr 2, faqe 180, pėr Degėn e Punėve tė Brendshme tė rrethit Mat. Pra nė kohėn kur u arrestua Ypi (nė vitin 1981), Sigurimi i Shtetit nė kėtė rreth kishte 620 bashkėpunėtorė, nga 285 qė kishte nė vitin 1975 dhe 980 nė vitin 1984.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Gjumi i prishur i sigurimsave .

    Gjumi i prishur i sigurimsave

    Sekretarja e redaksisė sonė ka patur dje ditėn mė tė ngarkuar nė karrierėn e saj profesionale. Ka mbetur “non stop” me receptor nė vesh. Korrespondentėt e saj telefonikė kanė qenė tė larmishėm. Ngarkesė e rėndė pėr njė vajzė tė thajme dhe pa eksperiencė psikologjike pėr tė pėrballuar kėrcėnime.
    “Express” disponon tashmė tė gjitha tabulatet e thirrjeve telefonike nga aparate fiks, nga aparate publike dhe nė celular. Pėr ne kjo ka pak rėndėsi. Rėndėsia qėndron te mesazhet. Dėrguar nga burra kundėr njė gruaje, njė femre, njė zonjusheje. Sigurisht qė ne nuk mund t’i lejojmė vetes tė hamė bar. Nėse morėm mbi vete riskun e zbulimit para shoqėrisė shqipare tė spiunomainsė dhe tė pasojave tė saj, nuk e bėmė pėr aventurė, as pėr komercializėm. Por qė tė gjithė bashkėkombasit tanė tė marrin vesh tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn.
    Jo me thashetheme, jo me dėshmi gojore, me materiale dokumentare e zyrtare tė Sigurimit tė Shtetit.
    Pėr profesionalizėm dhe etikė ne nuk heqim dorė nga ky proces, edhe pse ai shpalos para publikut pėrbindshmėrinė e veprimtarisė sė Sigurimit tė Shtetit si dhe tė ngjarjeve konkrete qė shfuqizojnė mitin e kėsaj arme tė besuar tė ish-partisė Komuniste dhe shpatė tė Diktaturės sė Propletariatit.
    Impotentė pėr tė reaguar publiksht ose pėr tė dhėnė versionin e tyre, persona tė ndryshėm bombarduan dje sekretaren e redaksisė sonė, deri nė kėrcėnime dhe intimidim. Katalogu i tyre ėshtė kėrcėnues dhe njė reagim dėshpėrimi vetėmbrojtės pėr tė mos patur pasoja. Mjafton tė citojmė disa tekste komunikimi dhe mesazhesh nė celular. “Mos u kruani me Sigurimin e Shtetit!”. “Sigurimit tė Shtetit i dihet koka por jo rrėnjėt!”. ”Hiqni dorė!”.
    Sigurisht qė kėto mesazhe i morėm seriozisht. Jo thjesht pėr pėrmbajtjen, por edhe pėr autorėsinė e tyre. Nuk dėshirojmė kurrėsesi tė dekonspirojmė entet telefonike me tė cilat bashkėpunuam, por na tėrheq vėmėndjen njė fakt tragjik. Telefonuesit mė tė zellshėm na rezultojnė oficerė aktualė tė SHISH, tė Policisė sė Shtetit dhe tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas verifikimeve tona, qė tė gjithė ngrėnės tė ēorbės sė Sigurimit tė Shtetit, nė kohėn e shkollės dhe tė punės. Tė frikėsuar nga e vėrteta, vetėm nga e vėrteta, mundohen tė fshihen nėn alibi tė pabesueshme as nga ata vetė. “Bejruti”, “Gjembi” etj, janė persona me grada dhe me funksione tė larta nė Policinė e Shtetit. Ashtu si dhe “Korabi” ėshtė njė ish-Ministėr shumė i rėndėsishėm dhe sot predikon moral politik dhe njerėzor. Le tė mos flasim pėr “Voglin”, “Koromanen”, “Ēiftelinė”, “Stilografin” etj, qė sot japin kontributin e tyre nė qeveri, parlament, shoqėri civile dhe nė shtyp.
    Deri mė sot askush nuk ka guxuar tė prekė kėshtjellėn e Sigurimit tė Shtetit, historikisht dhe nė planin njerėzor.
    Meqė ra fjala, pėrveē rrogėtarėve zyrtarė tė Sigurimit, sekretarja jonė ka pritur dhe ka duruar edhe tė klonuarit e tij - nė Prokurorinė e Pėrgjithshme- por sidomos bashkėpunėtorėt dhe informatorėt e Sigurimit tė Shtetit. Nuk duhet t’ia hamė hakun, pasi sekretarja jonė i ka duruar me vetėmohim dhe ka dėshmuar njė gjakftohtėsi tė admirueshme ndaj kėrcėnimeve, provokimeve dhe sharjeve banale.
    Sido qė tė jetė, sido qė tė vėrtitet muhabeti, tė shkolluarit, zyrtarėt, tė devijuarit, drejtuesit e tė gjitha niveleve dhe bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit, kanė disa llogari pėr tė dhėnė:
    Sė pari, nga erdhėn, kush i zgjodhi, pse dhe ēfarė bėnė.
    Sė dyti, sa herė i kanė shkelur edhe ligjet e periudhės komuniste.
    Sė treti, me ēfarė aktivitetesh gri u morėn gjatė periudhės 1992-1997?
    Sė katėrti, pse u riintegruan nė punė shtėrore dhe ē’bėnė me aktivitetet e mėparshme?
    Sė pesti, si sillet sot njė ish-bashkėpunėtor i Sigurimit me viktimėn e tij tė dikurshme?
    “Express” nuk tėrhiqet dhe nuk do tė tėrhiqet nga rruga pėr tė hedhur dritė mbi kapitullin mė tė
    errėt dhe mė tė panjohur tė periudhės komuniste.
    Nė mėnyrė qė tė njohim, mė nė fund, njėri-tjetrin.





    Sigurimi Lista e Dosjeve dhe Emrave qe Publikojme



    “Express” sjell me faksimile pėr lexuesit tė gjithė titujt e fashikujve dhe personazheve qė do tė publikohen. Kush fshihet pas pseudonimeve “Kafka”, “Lura” “Lugina”, “Balta”, “Nėmėrēka” etj. Nė numrin e nesėrm do tė lexoni: “Si e ka survejuar Sigurimi Enver Hoxhėn”. Nė vazhdim edhe grafiku i bashkėpunėtorėve tė Sigurimit nė tė gjitha rrethet e vendit

    Dossier 2

    SIGURIMI I SHTETIT

    Lista e dosjeve dhe emrave qė publikojmė

    Nė numrin e sotėm “Express” ka vendosur tė publikojė listėn e plotė tė dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit qė disponon, tė emrave, inicialeve tė tyre si dhe tė pseudonimeve tė njė pjese tė personave, ku pėrfshihen jo vetėm viktimat por edhe ekzekutorėt e tyre. Nė materialet qė “Express” disponon do tė sillen nė dritė hetimet e bėra pėr ēėshtje tė ndryshme nė gjithė Shqipėrinė nga ish-struktura famėkeqe. Pėrgjatė ditėve nė vazhdim do tė mėsoni se si kanė funksionuar dhe cilėt kanė qenė spiunėt e Sigurimit nė pėrballje me pothuaj tė gjithė tė huajt qė vizitonin Shqipėrinė, rezidentė grekė, amerikanė etj, tė gjithė punonjėsit e ambasadave, por edhe ndėrmarrjet si p.sh., Azotiku apo Ferrokromi, Hidrocentrali “Karl Marks”…
    Si dhe nga kush ėshtė pėrgjuar kėngėtari grek Sava Siatro, i cili thėnė tė vėrtetėn e vazhdon “profesionin” duke ardhur ende shpesh nė Himarė e hedhur parrulla tė tipit “Himara ėshtė greke!”.
    Pra kėto janė vetėm emrat e fashikujve apo dosjeve, ndėrkohė qė nėpėr faqet e tyre pėrmenden edhe shumė emra tė tjerė personash konkretė, tė cilat sipas njė vendimi tė redaksisė sė “Express”, do tė serviren tė gjitha tė shoqėruara me faksimile tė materialit origjinal.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ndoka: Publikimi ndihmon nė pastrimin e politikės

    Ndoka: Publikimi ndihmon nė pastrimin e politikės

    Deputeti i PDR-sė konfirmon propozimin pėr hapjen e dosjeve tė spiunėve


    Deputeti reformator Nard Ndoka e ka cilėsuar nismėn e gazetės “EXPRESS” pėr tė publikuar listat orgjinale tė bashkėpunėtoreve tė ish-sigurimit tė shtetit, si njė ndihmė tė rėndėsishme nė pastrimin e politikės nga njerėzit e inkriminuar dhe me njė tė kaluar negative. Gazeta “EXPRESS” ka nisur njė cikėl publikimesh lidhur me ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit, shumica e tė cilėve vazhdojnė tė kryejnė funksione tė larta shtetėrore.

    Nga ana tjetėr kreu u grupit parlamentar tė Partisė Demokrate tė Re ėshtė njė nga iniciatorėt e nismės pėr hapjen e dosjeve tė zyrtarėve tė lartė dhe politikanėve aktivė me qėllim pastrimin e politikės. Lidhur me kėtė zhvillim Ndoka pohoi: “ Kjo ėshtė njė nismė qė do pėrshėndetur pasi mendoj se ka ardhur koha qė politika tė pastrohet nga bashkėpunėtorėt e regjimit tė kaluar, tė cilėt kryejnė aktualisht funksione si zyrtarė tė lartė apo pilitikanė me peshė nė vend. Ndihma qė jep shtypi nė kėtė drejtim dhe konkretisht gazeta juaj ėshtė njė ndihmesė e vyer nė pėrpjekjen pėr ta pastruar politikėn nga bashkėpunėtorėt e regjitmit tė kaluar”.
    Ndoka ka qenė edhe hartuesi i njė projektligji, tė cilin legjislatura e mėparshme e parlamentit nuk e ka miratuar pėr njė numėr tė vogėl votash. Nė prononcimin pėr “EXPRESS” Ndoka theksoi gjithashtu se ka ardhur koha qė tė hapen dosjet e bashkėpunėtoreve tė Sigurimit nė ish-regjimin komunist, nė mėnyrė qė shoqėria tė njihet me pastėrtinė e figurave qė janė pėrfshirė nė administratėn e lartė shtetėrore si dhe nė qeverisjen politike tė vendit. “Unė sė shpejti do t’i paraqesėKuvendit njė relacion tė ri nė tė cilin do tė kėrkohet hapja e dosjeve me qėllim pastrimin identifikimin e atyre zyrtarėve tė lartė, qė kanė njė tė kaluar tė dyshimtė mbi shpatulla”, sqaroi mė tej Ndoka. Sipas tij, ndikimi nė politikė nga njerėz tė regjimit tė kaluar ka krijuar pengesat e veta nė zhvillimin e shoqėrisė.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mirėmėngjes Spiun!

    MIRĖMĖNGJES SPIUN!

    Nga Armir SHKURTI


    “Kemi parė e s’kemi parė / Shkon i vdekuri me tė gjallė”. Kėto vargje nga Kostandini dhe Dhioqina mė kujtohen sa herė mendoj se as komunizmi e aq mė pak sigurimi i shtetit nuk kanė vdekur, por pėrkundrazi, jetojnė pėr bukuri mes nesh e madje kanė edhe pushtet. Sidomos pushtet ekonomik. Edhe nė Bibėl madje Apokalipsi pikėrisht kėshtu pėrshkruhet: Do tė ngrihen tė vdekurit nga varret e do tė pėrzjehen me tė gjallėt. Ne besuam se e varrosėm njėherė e mirė atė sistem. Por ata sot i kemi kudo e sidomos i kemi me pushtet. Qė prej tė enjtes “Express” ka filluar tė kruaj koren e Sigurimi dhe “bp”-ve (bashkėpunėtorėve). Duket se i erdhi radha gazetarisė t’ia hyjė kėsaj valleje pasi politika e ka varrosur njė herė e mirė kėtė ēėshtje. Nėse “Express” do t’ia dalė mbanė, vėrtet do tė zėmė me dorė hundėt nga era e qelbur qė do tė shpėrthejė, por mė pas, mė besoni se tė gjithė do tė jemi shumė mė mirė. Kėshtu mund tė mėsojmė kė kemi nė krah, kė kemi nė shtrat, kė kemi nė shtet. Pas skenarit tė hartuar nga Gorbaēov nė Katovice, rrjeta gjigande e spiunėve edhe tek ne u lėshua pėr tė mbėrthyer pushtetin ekonomik, mediat, drejtėsinė e paralelisht edhe politikėn. Duke patur brumosje, shkollim, stėrvitje e veprimtari thuajse identike, duke patur lidhje e organizim, e mbi tė gjitha informacion shumė mė tė madh se pjesa tjetėr e shqiptarėve, ata u shpėrndarėn si metastaza nė politikė, media e biznes. Pėr pasojė sot vėren se shqiptari i zakonshėm, prej ndėrrimit tė sistemeve ka fituar veē lirinė e tė folurit sipas qejfit, ose, siē perifrazoi Ramiz Alia, Sali Berishėn: “Pluralizmin e mendimit, pasi pėr pluralizėm politik nuk jemi tė pėrgatitur”. Pėr rrjedhojė ende nuk kemi zgjedhje sipas standarteve demokratike, ende mbetemi tė izoluar e s’lėvizim dot lirisht, ende vuajmė varfėrinė ndėrsa pasuria kombėtare u nda vetėm nė disa duar, ndėrkohė, ata qė qeverisėn Shqipėrinė komuniste sot qeverisin Shqipėrinė demokratike. Nėmos vet, pėrmes bijėve a shėrbėtorėve tė dikurshėm, ku vend nderi zėnė edhe “bp”-tė. Ky rrjet duket se ka njė ngjashmėri tė hatashme me dy ish aleatėt tanė: Jugosllavi e Bashkim Sovietik. Pas shpėrbėrjes sė Bashkimit Sovjetik, strukturat e KGB vunė kontroll mbi ekonominė, politikėn dhe krimin e organizuar, duke e bėrė “Mafian Ruse” njė prej mė famkeqeve nė botė. E njėjta histori edhe me Serbinė. “Klani i Zemunit” – qė e kemi njohur prej fjalimeve tė zotit Berisha- ėshtė njė organizatė mafioze me qendėr nė lagjen Zemun nė periferi tė Beogradit, ku krimi i organizuar lulėzon falė njė gėrshetimi mafie – UDB. Me njė hesap tė shpejtė, nė kuvend, qeveri, drejtėsi, biznes e media deri nė ambasada, pėrfaqėsi tė organizatave ndėrkombėtare e fondacione prestigjioze mė dalin plot djem e vajza tė Byrosė e tė figurave tė larta tė shtetit, mė shfaqen ish-punonjės tė Institutit tė Studimeve M-L, drejtues e gazetarė tė Zėrit tė Popullit, Bashkimit, aparatēikė e funksionarė tė Komitetit Qėndror tė Partisė dhe tė Komitetit Qėndror tė Rinisė, ish hetues, gjykatės, prokurorė, etj etj etj... E pėrkrah tyre e gjithė armata e “Heronjve tė Heshtur”. Thjesht pėr tė kuptuar se kush e ka vėrtet pushtetin nė kėtė vend mjaft tė lexosh editorialin e djeshėm tė “Express”-it e tė mėsosh se “Bejruti” dhe “Gjembi” punojnė nė kupolėn e policisė, se “Korabi”, “Vogli”, “Koromania”, “Ēiftelia”, “Stilografi” e y-hyyy sa tė tjerė! janė ligjvėnės tė zgjedhur nga ne nė parlament apo ministra tė kabineteve nė tė dy krahėt e politikės, se “Ēorapja”, “Bozhuri” e “Korani...” bėjnė ligjin nė kupolėn e mediave duke manipuluar opinionin sipas interesave tė caktuara, se “Duhani” me shokė janė bizesmenėt mė nė zė qė kontrollojnė jo vetėm tregjet e politikėn, por shumė mė tepėr. Pėr kėtė arsye hapja e dosjave a mbyllja pėrfundimtare e tyre mbetet njė ēėshtje shumė mė e madhe nga kureshtja se kush fshihet pas atyre pseudonimeve. Ėshtė ēėshtje lėngate a shpėtimi, vazhdimėsie a ndryshimi. Nėse largohen spiunėt (tė paktėn nga politika) ka gjasa tė ēohet deri nė fund revolucioni i dimrit ’90-91, revolucion i mbytur nė djep. Nė tė kundėrt rrezikojmė tė mbetemi pėrjetėsisht peng i kufomave qė na shoqėrojnė ngado qė prej 15 vitesh.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Enver Hoxha:SI ME NDOQI SIGURIMI I SHTETIT

    Keni tė drejtė, keni ngitur supet nga habia qė kur keni dėgjuar lanēimin e lajmit nė televizione dhe sidomos kur keni blerė gazetėn tonė. Njė reagim i natyrshėm ky. Edhe ne kur na e vunė nė dispozicion materialin, nuk besuam dhe lexuam dhe rilexuam.
    Pėr kėtė arsye dhe sidomos pėr faktin se bėhet fjala pėr “Zeusin” e Shqipėrisė pėr 45 vjet, thjesht si “antipastė” gjendemi tė detyruar tė botojmė faksimilen e monografisė sė Sigurimit
    tė Shtetit pėr tė konfirmuar publikisht dhe me prova materiale kredibilitetin e duhur tė tė gjitha dokumenteve tė ndryshme qė kemi botuar deri tani dhe qė do tė botojmė nė tė ardhmen.







    Si lindi Sigurimi i Shtetit dhe cili ishte roli i Enver Hoxhės nė kėtė proces? Data zyrtare e krijimit tė Sigurimit tė Shtetit mbahet 20 marsi 1943. D.m.th., katėr muaj para se tė krijohej Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Partizane! Kjo dėshmon pėr pėrparėsitė qė i kishte vėnė vetes Enver Hoxha dhe shpura e tij nė luftėn II botėrore. Krijimi i shėrbimit informativ u bė nėn shtytjen dhe nėn kėshillat teknike tė ekspertėve jugosllavė. Si mėnyra mė e mirė pėr tė kontrolluar partinė dhe tė gjitha strukturat partizane. Ėshtė pėr t’u nėnvizuar fakti se nė krye tė kėtyre strukturave u vunė njerėz me besim fetar ortodoks, tė preferuar nga kėshilltarėt jugosllavė. Njė ndėr nė kryesorėt e atyre viteve ishte Gogo Nushi, i cili nga kasollja e tij buzė Lanės drejtonte gjithė veprimtarinė zbuluese dhe kundėrzbuluese pėr qarkun e Tiranės. Ėshtė pėr t’u shėnuar qė kontributi i tij i parė substancial qe letra informative qė i drejtoi Enver Hoxhės pėr reagimet e Babė Myslimit kur mori vesh vrasjen e Mustafa Gjinishit. “Baba akuzoi drejtpėrsėdrejti Partinė pėr vrasjen e Mustafait”. Ky ishte kontributi i parė i shefit tė shėrbimit informativ tė Tiranės. Ēka u shpėrblye me tėrheqje tė Babės nga mendimi i dhėnė publikisht dhe arkivimin e tij nė detyra honorike.
    Por nuk ka asnjė dilemė. Krijimin e Shėrbimit informativ e noterizoi Enver Hoxha. Pėr tė mos shfaqur asnjė ndikim ose pozicionim tė caktuar, ftojmė lexuesit tė analizojnė dy faqet e mėposhtme:






    Nga pėrvoja nė Francė dhe nga leximet e tij tė herėpashershme, Enver Hoxha arriti tė pozicionojė politikisht dhe teknikisht organet e Sigurimit tė Shtetit. Por filozofia e tij nuk ėshtė origjinale nė kėtė fushė, vetėm kopjon artin e lashtė ushtarak kinez.



    Se ē’bėma dhe gjėma ka kryer Sigurimi i Shtetit, drejtuesit dhe specialistėt e tij nė qendėr dhe nė rrethe, tė deleguarit e tij nė Prokuri, gjykata, polici dhe administratė, pa harruar edhe bashkėpunėtorėt e tij vullnetarė dhe tė detyruar, pėr ironi tė fatit i ka provuar mbi supe edhe vetė Enver Hoxha. Po, po. Themeluesi i PKSH, drejtuesi i Luftės, Kryeministri i parė, Ministri i Jashtėm i parė, Sekretari i parė i KQ tė PPSH, etj, etj. Me gojėn e tij, ose me saktė me dorėn e tij, ai shkruan tė zezė mbi tė bardhė se ē’ka hequr nga Sigurimi i Shtetit. Pėr tė mos ndikuar nė gjykimin e lirqė tė lexuesit, po japim faksimilen e materialit pėrkatės.



    “Pozita ime, - shkruan ai, - nė kėto situata ishte shumė e rėndė. Isha nė izolim dhe nė vėzhgim tė pandėrprerė. Nė radhė tė parė, kisha besim tek Partia dhe te Komiteti Qendror i saj… Sė dyti edhe sikur Partia tė arrinte tė bėnte gabimin tragjik, tė pranonte vendimet e shtrėmbėra tė njė udhėheqjeje tė ēorientuar, kėtė gabim nuk do ta pranonte populli… Ishin kėta, partia dhe populli dy faktorėt themelorė, dy shtyllat e fuqishme, tė cilat mė jepnin forcėn dhe mė thoshin tė veproja me kujdes, me dituri dhe maturi… I bindur se pranė tyre e nė krye tė tyre s’kishte forcė tė na mposhtėte”.

    Ēdo koment do tė ishte i tepėrt. Edhe vetė shoku Enver rezulton i mbėrthyer nėn darėn e Sigurimit tė Shtetit. Rast pa precedent nė tė gjithė historinė komuniste tė vendeve lindore, nga Uralet nė Adriatik. Kjo situatė shpjegohet edhe nga rrjeti informativ sekret qė kishte ngitur personalisht vetė Enver Hoxha, me italianė, argjentinas dhe francezė, nė sajė tė tė cilit sfidonte edhe Sigurimin e Shtetit dhe MPB. Nga ana tjetėr, nuk duhet mohuar se njė dozė intelektualiteti, e fituar me lindje dhe me shkollim, e bėnte dyshues ndaj shėrbimit sekret shqiptar. Ēka ėshtė provuar edhe me spastrimet sistematike qė ai ndėrmerrte sipas kursit dhe humorit politik ndaj armės sė Sigurimit tė Shtetit. Duke burgosur Ministra tė Brendshėm dhe shefa Sigurimi, nė qendėr dhe nė bazė.
    Megjithatė Enver Hoxha ėshtė shprehur dhe ka shkruajtur mė shumė sesa vetė Stalini pėr Sigurimin e Shtetit. “Sigurimi kontrollon armiqtė e Republikės dhe tė Partisė sonė dhe pėr armiqtė ai ėshtė tmerr”. “Nė vijėn dhe nėn udhėheqjen e drejtė tė Partisė dhe nė mbėshtetjen te populli qėndron forca e armės sė Sigurimit tė Shtetit”. Kėshtu shkruhet edhe nė faqen e parė tė monografisė mbi Sigurimin, nga e cila ne vazhdojmė tė “mjelim” materiale pėr tė njohur kėtė strukturė tė lemeritėshme, pėr ta demitizuar nėpėrmjet anti-profesionalizmit, anti-ligjit dhe anti-humanizmit tė saj si dhe pėr t’u dhėnė mundėsinė tė gjithė shqiptarėve, burra e gra, fėmijė e pleq, tė marrin vesh dhe tė kuptojnė njė tė vėrtetė tė hidhur.
    “Gota e helmit duhet pirė deri nė fund”, thoshte Shekspiri i madh. Dhe ne jemi njė popull i vogėl, por kozmik nė tragjedi...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 29-10-2005 mė 15:38
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thuhet mes tjerash aty lart:

    Kjo situatë shpjegohet edhe nga rrjeti informativ sekret që kishte ngitur personalisht vetë Enver Hoxha, me italianë, argjentinas dhe francezë, në sajë të të cilit sfidonte edhe Sigurimin e Shtetit dhe MPB.


    --


    ckuptim ka kjo?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Tė publikohen sigurimsat qė kanė dėnuar njerėz”

    Tė publikohen sigurimsat qė kanė dėnuar njerėz”

    Flet ish-drejtori i SHISH, Fatos Klosi


    Me gjuhėn e njė eksperti, ish-kreu i njohur i Shėrbimit Sekret shqiptar, SHISH, Fatos Klosi, jep qėndrimin e vet pėr fenomenin “Sigurimi i Shtetit”. Mendon se jo tė gjithė bashkėpunėtorėt e ish-Sigurimit duhet tė ndėshkohen, pasi ka patur nga ata qė vėrtet i kanė shėrbyer vendit tė tyre. Nga ana tjetėr pohon se duhet tė hapen dosjet pėr ata ish-sigurimsa, tė cilėt janė pėrfshirė nė veprimtati antihumane.

    Nė tė njėjtėn kohė Klosi mendon se ēėshtja ėshtė duke u bėrė pjesė e lojave tė politikės. “Interesi pėr tė pėrfituar nė politikė i disa njerėzve, bėn qė hapja e dosjeve tė pėrdoret si presion pėr ti mėnjanuar nga pushteti”, ėshtė thelbi i mendimit tė ti. Ja intervista e plotė.

    Zoti Klosi a mendoni se ka ardhur koha qė tė hapen dosjet e ish- bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit e tė publikohen nė shtyp emrat e tyre ?

    Ēėshtja e hapjes sė dosjeve tė ish-bashkėpunėtorėve tė Sigurimit ėshtė komplekse dhe nuk duhet konceptuar si e thjeshtė. Pyetja qė ngre unė ėshtė pse duhet tė hapen kėto dosje, cila ėshtė arsyeja e vėrtetė e publikimit tė dosjeve tė gjithė bashkėpunėtorėve tė Shėrbimit Informativ si nė kohėn e regjimit tė kaluar ashtu edhe pas viteve 1990? Edhe pse mund tė duket se unė dal kundėr gazetės suaj, duhet tė them se jam kundėr hapjes sė dosjeve pėr disa arsye qė lidhen me veēantėsinė e kėtij shėrbimi. Pra dua tė them se kanė qenė shumė tė paktė burrat, qė i kanė rezistuar thirrjes sė Partisė sė Punės pėr tė bashkėpunuar me sigurimin e shtetit, sepse nė tė kundėrt ata do tė konsideroheshin si armiq tė partisė. Nga qindra bashkėpunėtorė tė Sigurimiti tė Shtetit, shumica e tyre kanė kontribuar realisht nė mbrojtje tė interesave tė vendit. Nė kėtė aspekt nuk mė duket me vend diskretitimi i emrit tė tyre nėpėrmjet hapjes sė dosjes apo publikimit nė shtyp. Me kėtė qė them dua tė mbroj dhe bashkėpunėtorėt e mi, me tė cilėt kam punuar gjatė kohės kur drejtoja SHISH, sepse atėherė ē’farė drejtuesi mund tė kesh qenė kur nuk mbroj ish-bashkėpunėtorėt e mi.

    Njė pjesė e bashkėpunėtorėve tė ish-Sigurimit tė Shtetit kanė kryer detyra nė dėm tė qyetatarėve tė kėtij vendi. A ėshtė me rreziki publikimi i emrave tė tyre?

    Jam plotėsisht dakort qė jo tė gjithė bashkėpunėtorėt e ish-Sigurimit tė Shtetit duhet tė futen nė njė thes, madje e theksoj se duhet tė dalin tė gjithė ata qė kanė kontribuar pėr dėnimin e njerėzve dhe po ashtu duhet tė mbajnė mbi shpatulla mėkatet e tyre. Krijimi i njė ngarkese pezhorative pėr ta kuptohet qė zgjon interes tek lexuesit dhe tek shoqėria nė pėrgjithėsi. Njė punė tė tillė e ka nisur Komisioni i Verifikimit tė Figurave i kryesuar nga Nafiz Bezhani, i cili kėrkoi tė ndajė bashkėpunėtorėt e vėrtetė tė regjimit nga njerėzit qė kishin ndihmuar ose kishin kontribuar nė kryerjen e krimeve. Por pėrsėri unė dua tė ngre njė pyetje. Pse synohen vetėm informatorėt e thjeshtė dhe nuk ėshtė tentuar tė investigohet mbi ish oficerėt e Sigurimit qė kanė dhėnė urdhėra tė cilat kanė zbatuar punonjėsit? Pse nuk ėshtė marrė njeri me togat e pushkatimit? Kur merret njė nismė pėr publikimin e dosjeve pse nuk publikohet edhe veprimtaria e plotė e ish-sigurimsave, por nėnvizohet vetėm fakti qė ata kanė qenė tė tillė.

    Si e vlerėsoni nismėn e disa deputetėve tė djathtė pėr t’i propozuar parlamentit miratimin e njė projektligji pėr hapjen e dosjeve tė-ish bashkėpunėtorėve tė regjimit ?

    Pėr kėtė dua tė them se ėshtė pjesė e njė loje tė turpshme politike qė zhvillohet kryesisht nė partitė e djathta. Si Partia Demokrate e Re ashtu edhe Partia Demokratike kanė nė radhėt e tyre njerėz qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė regjimit. Pas ndėrrimit tė sistemit shumė prej bashkėpunėtorėve tė regjitmit kaluan djathtas me shpresėn se do tė ishte mė e vėshtirė tė identifikoheshin aq mė shumė kur bėnin pjesė nė partinė qė pėrmbysi sistemin. Interesi pėr tė pėrfituar nė politikė i disa njerėzve bėn qė hapja e dosjeve tė pėrdoret si presion pėr ti mėnjanuar nga pushteti. Nė kėtė kuadėr edhe nisma qė ka kaluar njė herė nė parlament dhe qė do tė risillet ėshtė pjesė e po kėsaj loje politike qė zhvillohet nė vend edhe pse kanė kaluar 15 vjet nga ndryshimi i sistemit. Madje sapo ka ardhur nė pushtet Berisha ka eliminuar shumė nga dosjet e ish-bashkėpunėorėve tė Sigurimit tė Shtetit duke u lėnė vetėm njė kartelė nga e cila ėshtė e vėshtirė tė identifikohet se ēfarė funksioni kanė patur kėta bashkėpunėtorė.

    Cila ka qenė arsyeja, sipas jush, qė ish-presidenti Berisha ka ndėrmarrė njė veprim tė tillė?

    Nuk di tė them arsyet pse e ka bėrė Berisha njė gjė tė tillė, por mund tė sqaroj se nė ligjin pėr funksionimin e SHIK-ut ėshtė kompetencė e kryeministrit qė tė pėrcaktojė objektivat e kėtij institucioni, nė ndryshim nga sistemi i kaluar ku ishte Byroja Politike qė bėnte njė gjė tė tillė pasi Sigurimi, si strutkurė, ishte njė departament nė Ministrinė e Brendshme. Mosidentifikimi i saktė i funksionit qė ka patur njė bashkėpunėtor i regjitmit e bėn shumė tė vėshtirė pėrcaktimin e saktė se me se ėshtė marrė ai njeri gjatė punės sė tij. Nga ana tjetėr mund tė konfirmoj se ka me dhjetra dosje nė SHIK qė janė tė hapura dhe ku nuk dėshmohet asnjė punė e dėmshme e punonjėsve tė shėrbimit sekret. Pra nė kėtė kuptim eleminimi i dosjeve ėshtė praktikė e SHISH-it, por kur ndėrmerret me nismė nga kryeministri, atėherė ėshtė e qartė qė ėshtė pjesė e luftės politike. Kjo histori ėshtė pėrsėritur shumė herė dhe vėrtetė nuk e kuptoj pse duhet qė njerėzit tė merren me njė ēėshtje tė tillė, e cila nuk duhet keqpėrdorur.


    Intervistoi: Leonard Mitro

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ē’farė thoshte Sigurimi pėr CIA-n, KGB-nė, UDB-nė

    Ē’farė thoshte Sigurimi pėr CIA-n, KGB-nė, UDB-nė

    Express publikon me faksimile pikėpamjet e Sigurimit tė Shtetit pėr shėrbimet sekrete mė tė famshme tė Botės. Prapaskenat dhe loja mes tyre nė pėrpjekjet pėr rrėzimin e komunizmit dhe injorimi i rolit tė ish-agjentit legjendar i GKB-sė sovjetike, Kim Filbi, nė operacionin qė u quajt “masakra shqiptare”. Nė numrin e sotėm edhe grafikėt e bashkėpunėtorėve tė sigurimit nė Tiranė e rrethe

    Vlerėsimi i Sigurimit pėr shėrbimet sekrete mė tė forta tė Botės

    Si injorohet CIA, KGB-ja, UDB-ja, SIS-i anglez dhe roli i Kim Filbit nė atė qė u quajt “masakra shqiptare”

    “Organet e shėrbimit informativ tė vendeve borgjeze-revizioniste – organe shtypėse tė popujve”. Kėshtu nis gjykimi apo paragjykimi pėr kolegėt e huaj nė monografinė e Sigurimit tė Shtetit qė “Express” ka vendosur tė publikojė. “Krejt e kundėrta e realitetit tonė ndodh nė vendet borgjeze-revizioniste, ku organet e tyre tė Shėrbimit Informativ janė thjesht organe agjenturiste, tė shkėputura nga masat punonjėse… veprojnė kundėr interesave tė popujve… qėllimi i tyre ka qenė e do tė jetė kurdoherė shtypja e ēdo lloj lėvizjeje, teorie dhe praktike revolucionare, mbrojtja e rendit dhe aparatit shtetėror nė fuqi…”
    Ky ėshtė syri me tė cilin shihet roli i shėrbimeve sekrete tė shteteve mė tė zhvilluara tė Botės nga Sigurimi i Shtetit.

    Shpėrfillja qė nga CIA

    Fillimisht nxihet kontributi i CIA- amerikane. “…nė vitin 1974 u ekspozuan fakte qė akuzonin CIA-n se kishte hapur dosje e kartela pėr 7.5 milion njerėz, apo qė nė Nju Jork u manipuluan 4 350 000 letra dhe u ekzaminuan 2 300 000 prej tyre”. Mė tej njė shembull pėr SDB-nė jugosllave: “… (SDB) kanė tė drejtė tė ndėrtojnė punėn agjenturore-operative nė tė gjitha strukturat; tė kontrollojnė organet e zgjedhura…”. “Edhe pėr Bashkimin Sovjetik kuptimplotė ėshtė fakti qė vetėm pėr vitin 1984 numri i arrestimeve tė pėrkohshme arriti nė 12 milionė vetė. KGB survejon jetėn personale tė qytetarėve. Aktualisht nė tė gjithė vendin numėrohen 357645 arkiva elektronike me 270 milion skeda personale tė qytetarėve”.
    Sipas hartuesit tė monografisė shifrat tregojnė se kėto organe janė shtypėse ndaj popullit, ndaj klasės punėtore… Veprimet e tyre janė repressive, qė janė presioni, shantazhi, ndjekja, pėrgjimi, ēensurimi, arrestimi, deri edhe zhdukja fizike e kundėrshtarėve, kanė krijuar jo vetmė frikė, por edhe urrejtje pėr kėto organe nė masat punonjėse…

    Kim Filbi i injoruar

    Superagjenti sovjetik Kim Filbi, i cili ėshtė i njohur edhe si njeriu qė sabotoi tė gjitha tentativat me serioze tė SIS-it anglez dhe CIA-s amerikane pėr tė pėrmbysur regjimin komunist nė Shqipėri, injorohet dhe kuptohet qė mburrjet apo meritat pėr kėto suksese i kalojnė Sigurimit tė Shtetit. Nė monografi hidhet poshtė fakti qė kishin publikuar disa gazetarė anglezė, sipas tė cilėve agjenti sovjetik Kim Filbi, qė ishte infiltruar nė radhėt e shėrbimit sekret anglez, kishte bėrė tė mundur shkėtarrimin e tė gjitha grupeve diversioniste nė Shqipėri, duke shkaktuar atė qė rėndom epitetohet si “masakra shqiptare”. “Kjo u kushtoi jetėn shumė njerėzve dhe pėr 17 vjet kishte mbetur njė nga sekretet mė tė fshehta tė Luftės sė Ftohtė. Pėr perėndimin “ēėshtja shqiptare” ishte njė operacion katastrofe poshtėruese. Pėr rusėt ishte njė operacion triumfi”, shkruhej nga gazetarė anglezė. Dhe nė fund tė kėtyre informacioneve vjen vlerėsimi i hartuesit tė monografisė: “Pra jo vetėm qė mohohet faktori i brendshėm, lufta e PPSH, OSSH dhe e popullit shqiptar, tė cilat as i pėrmendin fare, por edhe disfata i dedikohet njė personi agjent i rusėve dhe suksesi quhet i tyre dhe jo i shqiptarėve”. Mė tej pason njė tjetėr vlerėsim fantastik: “Kėto janė mendime qė e kanė bazėn nė ideologjinė borgjeze tė mbivlerėsimit tė rolit tė individit e tė nėnvlerėsimit tė rolit tė masave nė histori… E vėrtetė ėshtė se nga tė dhėnat e Kim Filbit nuk ėshtė zbuluar e goditur asnjė bandė diversantėsh, asnjė agjent i kėtyre zbulimeve qė vepronte kundėr RPSSH”. Sipas hartuesit tė monografisė, “diversantėt kudo qė binin me parashutė ose lėviznin nė territorin shqiptar ndeshnin nė popull, nė patriotizmin dhe dashurinė e tij pėr Partinė dhe nė vigjilencėn revolucionare…”
    Express

    Grafikėt e Sigurimit tė Shtetit, Dibra numėr kampion spiunėsh

    Nė fund tė monografisė pėr Sigurimin e Shtetit, janė tė rreshtuar njė sėrė grafikėsh qė ilustrojnė numrin e denoncimeve tė bėra nga ivdividė tė ndryshėm nė Sigurimin e Shtetit dhe njėkohėsisht ato tė bėra nga bashkėpunėtorė tė tij, tė cilėt normalisht qė kanė qenė mė prodhimtarė. Kėshtu sipas grafikėve, nė Elbasan nė vitin 1975 ka patur 56 denoncime nga qytetarė, 241 nga bashkėpunėtorė, ndėrkohė qė nė vitin 1984 ka patur 153 nga qytetarė dhe 657 nga bashkėpunėtorė. Njė shifėr qė tregon se nė 10 vite numri i spiunėve pothuaj ėshtė trefishuar. Shifra fantastike, qė pėrafrohen vetėm me Tiranėn, por qė kalojnė tė gjitha rrethet e tjera, janė pėr rrethin e Didrės. Kėshtu nėse nė vitin 1976 ka patur 114 denoncime nga qytetarė, nga bashkėpunėtorė ka patur 1700. Ndėrsa gati dhjetė vite mė pas, mė 1984 ka patur 568 denoncime nga qytetarė dhe… 3200 nga bashkėpunėtorė. Ndėrkohė qė nė Tiranė nė vitin 1984 ka patur 611 denoncime nga qytetarė dhe 4287 nga bashkėpunėtorė.

    Express
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    14 vjet pas renies se diktatures ne Shqiperi dhe akoma vendit tone i mungon ajo qe i mungonte edhe perpara 1992. LIRIA! E qena i lire te vendosesh per veten tende. Perseri do te jete shteti ai qe do ti diktoje qytetarit se cfare duhet te dije, cfare duhet te lexoje, cfare eshte e demshme per te, per "shoqerine" etj.

    Sot , kur shtrohet tema e hapjes se dosjeve te Sigurimit, jane pra politikanet, pushtetaret, ata qe vendosin per fatin e secilit prej nesh, a thua se eshte e drejta e tyre te fshehin te verteten, te diktojne se cfare duhet te dije secili prej nesh.

    Ata jane ne pushtet ne saje te votes sone, paguhen ne saje te taksave qe na mbahen ne dhe na jane mbajtur me vite te tera , por refuzojne te na tregojne se cfare kane shkruajtur per ne ne dosjet e sherbimeve sekrete. Na refuzojne te drejten te dime se per cfare na pergjonin, kush ishin ata qe na pergjonin , si na vinin ne kurthet e tyre. Dhe me e keqja akoma eshte se na refuzojne te drejten tone legjitime te jemi PERGJEGJES perpara vetes sone per veprimet tona.

    Na mohojne sensin e pergjegjesise si individe. Flasin per "hakmarrje", per "gjakra" qe do te mirren etj ( thua se gjaku qe derdhen per 50 vjet nuk ishte gjak por uje), dhe vazhdojne te ofendojne ndjenjat e cdo qytetari te Republikes si te "papergjegjshem", "te pazote", "te paafte per te kontrolluar veten" etj etj.

    Sepse ashtu sic nuk lejuan te behen gjyqe ndaj krimineleve qe mbanin ne kembe diktaturen, ashtu nuk duan qe secili prej nesh te bej "gjyq" ndaj vetvetes, komshiut, shokut, gruas, burrit, vellait, motres, kusheririt etj. Sepse na duan te jemi te varur prej tyre. Ashtu si deri dje drejtoheshim tek "ata" per cdo gje. Per te gjetur pune, per te marre shtepi, per te blere nje bufe, televizor etj. dhe mjaftoheshim me ate qe na jepnin ata, ashtu si e shikon ata dhe kur ta shikon ata te arsyeshme. Ata pra duhet te vendosin per ne, jo ne per veten tone.

    Praktikisht Shqiperia jeton akoma nen diktaturen e shtetit te centralizuar! Fatkeqesisht kjo eshte e verteta.
    "Who is John Galt?"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Masakra e regjistrimit komunist nė ushtrinė shqiptare
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  5. Problemet e shoqėrive tė sigurimit
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2004, 04:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •