Close
Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 198
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Edi Rama qeverisë: Bashkia nuk është në kontrollin tuaj!

    Edi Rama qeverise: Bashkia nuk eshte ne kontrollin tuaj!

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste (PS), tha sot se “planifikimi urban është kompetencë e bashkisë dhe qeveria nuk mund të ushtrojë diktat për këtë”.

    Përmes shefit të kabinetit të bashkisë që drejton, z.Eduard Shalësi, kryebashkiaku Rama reagoi pas deklaratave të djeshme të ministrit të Telekomunikacionit dhe Transporteve, Lulzim Basha se “plani për qendrën e Tiranës do të rishikohet, pasi ka lënë shteg për abuzime”.

    “Ministri Basha nuk mund të bëjë deklarata, pa patur njohuri mbi planin rregullator të qendrës së kryeqytetit. Bashkia ka kompetencë planifikimin urban dhe qeveria s’mund të bëjë diktat mbi bashkinë”, tha Shalësi. Sipas tij, plani rregullator tashmë ka nisur nga zbatimi dhe faza e parë është drejt përfundimit. “Plani për qendrën është shumë transparent. Ai është bërë me konkurs ndërkombëtar”, tha Shalësi.

    Një ditë më parë, ministri Basha tha se “projekti i qendrës së Tiranës apo projekte të tjera segmentale të hartuara nga bashkia, në mungesë të planit të rregullimit të territorit të të gjithë Tiranës, janë thjesht copëza, për të justifikuar valë investimesh preferenciale të segmenteve të caktuara politike dhe ekonomike”.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Basha ja fut katunit. A i njeh kompetencat e veta ky minister 31 vjecar apo jo?

    Shteti ka MINISTRINE per ceshtje kombetare, dhe BASHKINE per ato lokale. Hajde zyb hajde.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do plaste nje dite ky sherr..
    pikerisht kjo eshte esenca e vrullit edvinian per tu bere kryetar ps-je..

    jan ne loje miljarda qe edvini nuk don ti shpetojne nga dora..
    kadal beg se ka hendeg..

    edvin ti nuk je mbret..
    ka nje parlament mbi ty e mbi kedo o diktatori edvin sadami..
    ne 3 korrik u votua kunder mafies tende..
    kuptoje more bandit!.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Parlamenti nuk voton dot per heqjen e Rames. Ate mund ta beje vetem kryeminsitri. Po Sales sja mban te grricet dot me Ramen se ja fillon ky i fundit me ate 'doktor rrumpallen' e vet dhe Salen e ze turpi.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Bashkia reagon mbi problematikën e planifikimit urban: Jepini fund cënimit të autonomisë vendore
    Drejtori i Kabinetit, Eduard Shalsi

    Lidhur më prononcimin e djeshëm të Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në adresë të Bashkisë së Tiranës dhe lidhur me problematikën e planifikimit urban, Drejtori i Kabinetit në Bashkinë e Tiranës, Eduard Shalsi sqaroi se:




    “Së pari, Ligji Organik 8652, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, përcakton si funksion të Bashkisë planifikimin urban, menaxhimin e tokës dhe strehimin, për të cilat ligji thotë se Bashkia ka autoritet të plotë administrativ, shërbimi, investimi dhe rregullator. Prandaj, për rrjedhojë, nga Qeveria qendrore dhe nga zoti Ministër në fjalë presim angazhime dhe nisma konkrete për t’i dhënë fund cënimit të autonomisë vendore në këtë fushë, përmes një ligji të ri për urbanistikën, që të mundësojë implementimin e Ligjit Organik 8652 e të sjellë standarde të reja në fushën e planifikimit e të ndërtimit. Theksojmë se në asnjë vend të Evropës nuk ekzistojnë mekanizmat e Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT) e të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës të Shqipërisë (KRRTRSH), të cilat të kontrollohen nga Qeveria Qendrore e përdoren rëndom për shtrëngime me karakter politik, siç ndodh në rastin tonë. Ashtu sikundër në asnjë vend të Evropës nuk ka Polici Ndërtimore që vihet në lëvizje nga Ministri apo nga Kryeministri për të prishur apo bllokuar ndërtime. Prandaj, Qeveria të bëjë detyrën e vet për decentralizimin e përgjegjësive edhe në këtë fushë, siç e ngarkon Ligji Organik 8652 dhe ta harrojë se mund të vendosë diktatin politik mbi Bashkinë e Tiranës.




    Së dyti, deklarimi i zotit Ministër për fillimin e punës për një Plan të Ri Rregullues të Tiranës, vjen me siguri ngaqë Ministri nuk ka studiuar akoma të gjitha dosjet e punës së dikasterit të tij, pasi Bashkia e Tiranës që prej një viti ka filluar procedurat për realizimin e Planit të Ri të Përgjithshëm Rregullues me një fond prej 1,4 milionë eurosh, të financuara nga Qeveria Holandeze dhe me agjenci ekzekutive Bankën Botërore. Aktualisht jemni në përfundim të fazës së parë që është Sistemi GIS dhe hartat e reja dixhitale dhe po përfundojnë fazën e përzgjedhjes së studios ndërkombëtare që do të realizojë planin e ri. Në Ministrinë e zotit Basha gjendet Njësia e Projektit e Bankës Botërore, e cila që prej një viti e koordinon këtë proces. Shpresojmë që zoti Ministër të mos vonojë edhe shumë për t’u njohur me punën e kësaj njësie.




    Së treti, lidhur me prononcimin e tij për Studimin Urbanistik të Qendrës së Qytetit, shprehim keqardhjen për gjuhën tërësisht joprofesionale të Ministrit në trajtimin e këtij studimi dhe për zhargonin e papranueshëm prej opozitari të vjetër që ai përdori në adresë të Bashkisë lidhur me procesin jashtëzakonisht transparent që ne kemi ndjekur në miratimin e lejeve të ndërtimit që parasheh ky studim. Kujtojmë se konkurset ndërkombëtare të arkitekturës janë një risi që jemi ne që e kemi sjellë në këtë vend, ashtu siç kemi sjellë arkitektë nga më të mirët e Evropës, të cilët sigurisht meritojnë edhe respektin e zotit Ministër shqiptar të Punëve Publike.




    Si përfundim, i lutemi zotit Ministër që, për të mirën e përbashkët të Tiranës e të qytetarëve të saj, të mos bëhet zëdhënës i kulturës së shpifjes e të akuzës me prapavijë politike, por të ulet në punë e të na tregojë se çfarë di të bëjë për të justifikuar besimin që ka marrë në kryerjen e detyrës së tij shumë të rëndësishme. Ne mbetemi të gatshëm për të bashkëpunuar me të dhe me Qeverinë Shqiptare për çdo gjë që ka të bëjë me të mirën e përbashkët, secili në detyrën e tij”.




    27.10.2005

  6. #6
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    I iken lejet atij mikut po he .. prandaj i ka ikur mendja..

    shume mire ja bejne. mjaft mori kartmonedha kafsha (ne kuader te zhvillimit te Tiranes dhe pjeses qe ky subjekt ze se bashku me dhembshurine ndaj qytetareve, nga ana e ketij strucit tuaj..)

    go Edi go! (t'a shikojme njehere pa leje)

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kush eshte ai bashkiak qe ka bere kaq shume per Tiranen keto 15 vitet e mallkuara te tranzicionit. Brojka me pusetat e tij ? Tregohuni me realiste se nje njeri qe esht sagllam te sulmohet ne kete fare feje eshte per te ardhur keq, kur kafshet e verteta jane ne pushtet dhe opozite.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    ----

    Projekti francez për Tiranën përdoret si vello tymi nga Rama
    Edi Rama është gjendur dje indirekt nën kritikat e ministrit të transporteve për përpjekjet e tij të abuzmimt me projektin francez mbi Tiranën, që në mungesë të një plani urbanistik të përgjithshëm mund të përdoret për favorizim dhe klientelizëm ekonomiko


    Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z. Lulzim Basha, dëshiron të sqarojë edhe njëherë para mediave elektronike dhe atyre të shkruara, qëndrimin e tij në lidhje me Planin Urbanistik të Tiranës. I pyetur mbi opinionin e tij per Projektin Francez të Qendrës së Tiranës, Ministri Basha theksoi se Tirana duhet të ketë një Plan Urbanistik në tërësi. Ministri deklaroi se duhet të hiqet dorë nga praktika e studimeve të fragmentuara, të cilat në mungesë të një Plani urbanistik përdoren si një vello tymi për të krijuar terrenin e nevojshëm për favoritizem dhe klientelizem ekonomiko‑politik. Ministri Basha shpreh qartë se nuk është në kompetencë të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të lëshojë apo anullojë lejet e ndërtimit. Ligji dhe zbatimi i tij nëpërmjet instutucioneve është mjeti i vetëm për arritjen e objektivave të zhvillimit në të gjithë sektorët që mbulon MPPTT. Plani francez mbi Tiranën i mbështetur në mënyrë të vazhdueshme nga kryebashkiaku i Tiranës është përdorur si alibi për të manipuluar apo stopuar shumë projekte ambicioze, vetëm për faktin se ato kanë qenë jashtë kontrollit të njerëzve të Edi Ramës dhe vetë kryebashkiakut duke shkaktuar një ngërc të madh në dhënien e lejve të ndërtimit e duke ndërtuar një rrjet klientelist mjaft spekulativ të dirigjuar nga bashkia e Tiranës.

    re.po.
    Alarm! Edi Rama e gjeti bosh arkën e PS-së, s'ka ç'të marrë!



    Çka bëri përshtypje në mbledhjen e djeshme të kryesisë socialiste, ishte zhgënjimi i kryetarit Edi Rama, i cili kishte inspektuar financat e Partisë Socialiste dhe kishte kuptuar se s'ishin financat e duhura për "hajgaret" e parashikuara të nomenklaturës së tij. Në një konferencë të njohur shtypi për mediat, Edi Rama shpalli aksionin për mbledhjen e kuotave të partisë, si një zhvatje e re e militantëve. Vendimi ka kaluar pa ndonjë reagim e duket se, me shumën e 600 milionë lekëve që do të grumbullohen nga 60 mijë socialistët e teseruar, do të rregullohet sërish zyra e kryesocialistit, për të zhdukur prej andej çdo gjurmë të Fatos Nanos e për të çliruar kryetarin aktual nga paranoja. Kryesia e djeshme ka luajtur kulaçin dhe kërbaçin, edhe me partitë aleate, megjithatë, pak është kuptuar nëse Edi Rama kishte ndërmend të rrinte aq gjatë në krye të PS-së, sa të pasuronte sërish arkat e pasurisë, për t'i tjetërsuar më vonë!

    Re. Po.

    Edi Rama ndihmon miqtë e tij të përvetësojnë hapësirat publike
    Ka kohë që në drejtorinë e urbanistikës së Bashkisë së Tiranës, ka mbërritur një shkresë e qytetarëve të zonës elektorale nr.37 në Tiranë, të cilët ankohen se tek rruga "Qemal Stafa" (Varri i Bamit) ish-shtabi elektoral i kandidatit socialist për deputet


    Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, përpiqet më kot të provojë se është i ndershëm dhe i papërlyer në aferat dhe pisllëqet e fushës së urbanistikës e ndërtimeve. Një shkresë pa përgjigje e dorëzuar në datën 22/09/2005 në adresën e policisë bashkiake të Tiranës, provon se Bashkia dhe Edi Rama nuk kanë asnjë interes të veprojnë kundër zaptimit të hapësirës publike nga miqtë e tyre, madje e inkurajojnë atë në mënyrë të hapur. Banorët e zonës elektorale numër 37 në rrugën "Qemal Stafa", para pallatit 579, kanë evidentuar se përreth hapësirës publike, mbi të cilën shtrihej ish-shtabi elektoral i deputetit socialist, tashmë është ngritur një mur rrethues që është bërë shqetësim për gjithë zonën. Letra e banorëve të zonës tek "Varri i Bamit" konfirmohet edhe nga drejtoresha e urbanistikës ligjore, Kozeta Gëdëshi, që sqaron se shkresa mban numrin e protokollit M-1074 me anë të së cilës i kërkohet shpjegim për ndërtimin që ka zaptuar hapësirën publike. Mirëpo, shkresa e shtatorit, tashmë ka humbur dhe asnjë përgjigje nuk u është kthyer banorëve të rrugës "Qemal Stafa" në Tiranë, pavarësisht deklarimeve pompoze të kryebashkiakut Rama që, për sy e faqe, qëndron me deklarata edhe në krah të përpjekjeve të qeverisë për çlirimin e zaptimeve të hapësirave publike. Mirëpo, kur është puna për të vepruar pa dallim për shkelësit e ligjit, atëhere puna ndryshon. Gjithsesi, tek ish-shtabi i kandidatit socialist ngrihet një mur rrethues i ngjyer me bojërat e siglës së PS-së, shtrihet një tendë e madhe që zë gjithë trotuarin dhe askush nuk shqetësohet nga zyrtarët e Bashkisë së Tiranës. Edhe pse fushata elektorale ka përfunduar me humbjen e PS-së, njerëzit e kësaj partie, duke ushtruar autoritetin e plotë që kanë mbi Bashkinë e Tiranës, kanë detyruar institucionin e policisë bashkiake, por edhe kryetarit Rama, të heshtin e të bëjnë një sy qorr e një vesh shurdh, që të mund të përfitojnë shokët e idealit të kryebashkiakut. Për problemin në fjalë, ende nuk ka asnjë reagim edhe nga instancat që lidhen me të, siç mund të jetë prefektura, apo edhe linja e pushtetit vendor dhe decentralizimit që është përfshirë brenda Ministrisë së Brendshme. Është e drejta e opinionit dhe banorëve të rrugës "Qemal Stafa" në zonën nr.37 në Tiranë, që Rama t'u përgjigjet pyetjeve që ata kanë, në lidhje me atë se është bërë me leje zaptimi i hapësirës publike, apo jo. Nëse është dhënë leje, atëherë është e përkohshme apo përhershme kjo leje. Nëse leja, siç mund të aludohet, është e përkohshme për periudhën e fushatës, përse vazhdohet të mbahet e zaptuar hapësira publike para pallatit të rrugës "Qemal Stafa"?! A është e vlefshme taksa e gjelbërimit, kur Rama, në vend të shtimit të sipërfaqeve të gjelbra që mund të përfitohen, kryesisht nga hapësirat publike, i zvogëlon ato, madje ua fal miqve të tij?! Gjithçka pra, bën e thotë Edi Rama, ka dy kute, dy fytyra dhe përpjekja e tij për të rritur besimin tek PS, sa vjen e bëhet më qesharake, pasi faktet flasin pikërisht për të kundërtën e asaj që Rama çirret në sallat gjysëm të mbushura me socialistë të dëshpëruar...

    Kleves Bitro
    .......

    ,,,

    di llafe..



    edhe nje diktator i duhet popullit te tiranes ta heq nga froni ne zgedhjet lokale 2006..

    ndihms diktatoren , mimke kordhelen e cfuqizuan votuesit ne 3 korrik..

    ps le ta mbaje diktatorin ne bunkerin e saje..
    mileti eshte lodhur ..

    qashtu..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 28-10-2005 më 01:53

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari
    55

    ..

    kjo gazetaaa 55 ku del o derzi?

  10. #10
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ne Babrru del
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 0 prej 20 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkodër, Bashkia e qytetarët në konflikt për tokën
    Nga _AuLoNa_ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-05-2009, 19:22
  2. Pas qershorit 2009 - nga Edi Rama
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-11-2008, 20:22
  3. "Zogu I Zi" Tirane.
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:44
  4. Bashkia e Tiranes feston "Naten e Bardhe"
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-11-2006, 17:51
  5. Bashkia e Tiranes me faqe interneti.
    Nga R2T në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-07-2003, 05:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •