..se kuptoj, perse duhet te vdesi dashuria kur martohesh?..dashuria vdes atehere kur mendon se me ate qe je martuar sduhet te ishe martuar :P..por nese ti shkon mire me bashkshortin, me kalimin e viteve dashuria shtohet me shume![]()
..se kuptoj, perse duhet te vdesi dashuria kur martohesh?..dashuria vdes atehere kur mendon se me ate qe je martuar sduhet te ishe martuar :P..por nese ti shkon mire me bashkshortin, me kalimin e viteve dashuria shtohet me shume![]()
TY nuk te kam zemer, te kam shpirt, sepse zemra pushon nje dite, kurse shpirti svdes kurre.
Nje histori dashurie sa misterioze po dhe aq te pa besueshme.E rrefyer.....................
Nuk kishin kaluar as 10 dite nga fejesa e tyre ,dhe ja lajmi i zi i vdekjes se papritur te vajzes,kishte mbushur me hidherim dhe cudi, te madh e te vogel.
Arkivoli i saj lekundej tashme mbi supet e kater burrrave, i rende ,teper i rende nga pesha e madhe e hidherimit.Mbasditja dukej e ngrire,e zbehte, e verdhe,ashtu si fytyra e se porsa ikures.Po vesonte.
I dashuri i saj ndjente nje boshetire dhe vec psheretinte.I dukej sikur nje dore e padukshme,i kishte shkulur gjene me te shtrenjte ne thellesi te shpirtit, dhe ndjente dhimbje.Qe pikerisht ajo dhimbje qe i shkakton njeriut hidherimi.Nuk kish vene gjume ne sy dhe dukej i lodhur ,por lodhjen e quante lehtesim brenge.
Mori nje grusht dhe e hodhi mbi arkivol bashke me lamtumiren e fundit.
Dita po largohej kaq ngadale sa te dukej se nata kishte harruarr te vinte.Dhe dy hajdutet prisnin me padurim erresirren.Erresirra i fshihte me besnikeri mekatet e tyre qe zbulonin varret dhe grabisnin te vdekurit.
-U beme si lakuriqet e nates-tha i pari
-Po cte bejme duhet edhe ne te gjejme nje menyre per te jetuar -u pergjigj tjetri.
-Goxha pune ,grabisim te vdekurit,-tha dhe psheretiu.
Shiu kishte pushuar.Edhe era gjithashtu.Majat e maleve dukeshin si thika te zhveshura,qe sapo ishin ngulur ne trupin e ftohte dhe te zi te erresirres.Moren lopatat dhe u drejtuan per ne vorreza.Varrin qe kerkonin e njohen menjehere nga dheu i shkrifet dhe kurorat e luleve te fresketa.I pari qendroi tek portat e varrezave per te bere roje ,ndersa tjetri filloi te largonte dheun e varrit me nxitim.Kishte kaluar shume kohe kur tingulli i cjerre i lopates preku arkivolin.Hyri brenda ne grope.Kishte arritur casti me i veshtire.Hoqi me nxitim kapakun.Per pak ngriu.Kishte zbuluar plot vajza te tjera,po asnjehere nje engjell.U drodh.Filloi te hiqte rrembimthi oren ,unazat byzylyket e florinjte,me pas rrobat ,kepucet.Se fundi u mundua te hiqte zinxhirin e bukur pereth qafes,por qe e pamundur se ishte i shkurter.E kishte humbur toruan.Vendosi njerin gju mbi gjoksin e saj,njeren dore mbi balle dhe me tjetren terhoqi zinxhirin gjithe force.Papritur e vdekura levizi.Levizja e saj u shoqerua me nje renkim te thelle.Ai u zmbraps i llahtarisur.Vertet levizi e vdekura apo ju be atij?Mos valle ishte zhurma e eres qe ju duk si renkim?Spo mbushej dot me fryme.U mundua te dilte nga gropa po ju duk sikur drejt tij po vinin skelete njerzish me dhurata neper duar.Ju shteren forcat dhe ra ne fund te arkivolit.E kishin zene pasmat.Pas dy minutash vdiq nga pushimi i zemres.
Ajo largoi trupin e te vdekurit dhe u mbush me fryme thelle,dukej sikur kish ardhur nga nje gjume i perjetshem.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Ne shtepine e saj askush nuk flinte.Vetem era qe frynte jashte leshonte nje tingull te cjerre per te prishur qetesine qe kish pushtuar dhomen.Shtepia ishte plot me njerez,te aferm,miq e shoke.Ne krye te shtepise qendronte babai,i fejuari i saj dhe prifti.
Prifti here pas here prishte heshtjen duke treguar histori fetare mbi vdekjen.
Qielli qe vrenjtur perseri,dhe nje vese e holle sperkati varrin e porsahapur.Ajo filloi te levizte duart,pastaj syte. U mundua ti hapte.Beri te ngrihej por e ndjente trupin te derrmuar.Si kujtohej asgje.Cuditej sesi ndodhej e vetmuar ne kete vend te frikshem.Bente perpjekje mbinjerezore te hapte syte dhe te rikujtonte veten.Pas disa minutash belbezoi UJE.............!
Belbezimi sikur e riperteriu,ndoshta kishte nevoje te degjonte,qofte dhe zerin e saj.Renkoi disa here dhe pastaj bertiti sapo dalloi se prane saj ndodhej i shtrire nje kufome tjeter.U rengjeth ,mblodhi fuqite dhe doli rrembithi nga varri.Kemisha e nates i qe ngjitur pas trupit.Ju duk sikur kishte fjetur ne endrra te keqija.I mori me mend skenat e tmerrshme qe kishte kaluar.
E donte jeten te dashurin e saj.Ndoshta kjo dashuri e nxorri nga varri.
Duke ecur kembet i merrnin sa majtas djathtas,te pafuqishme sikur ishin te huaja.Gjate rruges perpiqej te mendonte dicka per ate qe i kishte ndodhur.
Arriti prane shtepise.
-Baba, hape deren jam une.Jam e gjalle perse me varroset- bertiti me gjithe fuqine e shpirtit qe i kishte mbetur.Te gjithe renden per tek xhami.Floket e saj te zhumbravitur dhe fytura e verdhe dhe gjithe balte i kishin dhene nje pamje te frikshme.
-Mos e hapni deren-foli priti. Ka rrezik e nxorren xhindet dhe eshte bere vampire-shtoi ai.
Te gjithe u shtangen,dhe filluan te pyesnin veten.Po si u ngjall?Si largoi tere ate dhe?
Babai i saj kafshoi buzen derisa ndjeu dhembje.Cte bente?
Ajo vazhdonte ti binte deres.Baba,Nene hapeni deren kur po shkruaja me ra te fiket ,pastaj u gjenda ne nje varr dhe prane meje nje kufome burri,me ca zinxhire te verdhe ne duar.
-Ajo eshte xhindosur- tha prifti. Sa doli nga varri dhe paska mbytyr nje njeri.
Te dashurit te saj nuk ju durua por vrapoi pa pyetur pleqte e vjeter dhe hapi deren.Ajo peshperiti disa fjale te pakuptueshme dhe ra ne kraharorin e tij.
Mbas disa oresh burrat e shtepise shkuan tek varri dhe njohen kufomen e hajdutit.Te gjithe peshperiten se duhej te vdiste qe te vdiste edhe turpi bashke me te.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Dy vjet pas ringjalljes se pabesueshme te saj ,dhe ja ata te dy me te dashuruar se kurre me jeten ishin rreshtuar perkrah studenteve per ringjalljen e popullit,qe kishte vdekur shpirterish per 45 vjet me radhe.
Busti i diktatorit sapo kishte rene ,dhe jehona e shembjes se tij ishte frikshme ashtu si e kaluara.Turma po shperndahej.Kudo degjoheshin parrullat "Liri -Demokraci"dhe "E duam Shqiperine si gjithe Evropa"
Te kapur dore per dore ishin futur neper ca rrugica.Kur ja papritur u degjuan tre krisma.Ajo nxorri nje klithme therese.Tre plage si tre trendafila te kuq filluan te rridhnin gjak.Fytyra e saj e bardhe dukej si nje vegim debore qe po tretej prej ngrohtesise se gjakut.Djalin e zuri tmerri kur pa te fejuaren e tij nga nje vegim engjellor, te shendrohej ne globe te medhaja gjaku dhe lotesh.
----------------------------------------------------------
Ai nuk largohej asnje cast nga krevati i spitalit,vec qendronte prane saj.Sa tragjike pas nje muaji do martoheshin ,gjithcka ishte gati.Ajo e enderronte ate dite ,enderronte diten qe do behej edhe nene ta mbushte kete bote te trishtuar me cicerima vogelushesh.Mbi dritaren e saj qendronte nje lule fikusi me kater gjethe .Njera prej tyre ishte zverdhur plotesisht dhe ra.
-Ja,tha ajo te dashurit te saj -Ndoshta do jetoj sa te bjere dhe gjethja e fundit e kesaj lule pa jete.
Ai e perqafoi dhe u mundua ta qetesonte.Dy ditet ne vazhdim pati kolle,temperature dhe volli disa here gjak.Sa mizore ishte jeta .Shpirtrat e tyre do bashkoheshin marrezisht pas nje muaji ,ne diten e marteses se tyre ,por fati qe shkruar ndryshe.Njeri prej shpirtrave ai i saj po tundej ne djepin e dhembjes,e po mundohej ti mbyllte porten vdekjes,pa ditur se shpeshhere ajo ogurzeza hapte portat , pa trokitur.
Ditet kalonin asnje permirsim.
Reth ores 11 te nates u hodh perpjete dhe filloi te bertase.
-O zemra ime -ju drejtua te dashurit te saj-Mos me lere te iki ,duan te me martojne me vdekjen por ti ishe dashuria ime me e madhe ,vetem ti,ja dhe gjethja e fundit e fikusit sapo ra .
Ndaloi pak te mbushej me fryme.
Djali hodhi syte nga fikusi dhe u trondit.Lulja kishte ngelur si shkop pa gjethe.
Lotet ne syte e tij i ngjanin nje shiu te rrembyeshem.E mori ne kraharor,dhe mbeshteti koken e saj prane zemres se tij.Ajo degjoi per here te fundit tik-taket e zemres qe adhuroi kaq shume dhe ......
Vdiq rreth ores 12.
Krejt i humbur ne horizonte mjegulle doli ne ballkon.Ajri i mesnates ju perplas ne fytyre.Per here te pare kuptoi se sa e lehte eshte per njeriun te kaloje klonin e per tu hedhur tutje ne greminen e pafundme te pluhurit ,te hicit.....
--------------------------------------------------------------
Berat 1989-Tirane 1991
PS Postuar dikur,meqe po debaton njerezia per dashurira,vdekje,lindje,ringjallje,i fshiva pluhurin dhe e solla serish..................C'nuk na degjojne veshet,se syte nuk na kane pare asgje.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 24-01-2006 mė 12:33
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Shume bukur... Krijimi yt kolombi?
Ke folur tamam per zomba, :-), m'a ke bere qejfin.
Per te ngelur ne teme:
Kur vdes dashuria?
Shpjeguar ne menyre zombeske. Kur:
A. Fillon nje e re;
B. Bien premisat qe krijuan dashurine e pare.
B1. Ikje rinie.
B2. Keqesim karakteri.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pasiqe : 24-01-2006 mė 12:44
Ignore List: Den Bossi
dashuri moj dashuri o fjale e pavdekshme ti , ti kurre nuk vdes se ti je ndienje, ti kur nuk shuhesh se ti je zjarr, ti kur nuk mund te vdesesh se pa ty jeta ska kuptim, se pa ty asgje nuk jetohet ,se pa ty asgje nuk durohet ,ja pse moj e mira DASHURI pse KURRE NUK MUND TE VDESESH TI....
per meshkujt vdes pas seksit zakonisht. per femrat, se di ende... mbase kur martohesh.Postuar mė parė nga babygirl1982
Krijoni Kontakt