Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Requiem zyrtar- mediatik për Ramiz Alinë

    Requiem zyrtar- mediatik për Ramiz Alinë

    lILIANA HOXHA

    Ramiz Alia del nga le targjia e besimit se ka kopsitur gjithçka siç i duhet përsëri me një farsë. Ndërsa Enver Hoxha në fund të jetës ju la shqiptarëve për vitet që nuk do të ishte më testamentin e tij thjesht nacionalist, kur Shqipërisë do t’i duhej të hapej si domosdoshmëri e iniciuar prej tij, Alia detyrohet të japë “amanetet” në dukje me ndjenjë faji (se nuk mund të dilte kundër E.Hoxhës as pas vdekjes së tij) për ashpërsinë e diktaturës. Siç ia ka imponuar deri më sot shoqërisë, ai ia njeh vetes meritat deri në përlotje jo vetëm të antifashizmit por të demokracisë “realizuar” prej tij pa gjakderdhje. Dikush që me kohë ka marrë pozicionin e analistit zyrtar i bën shërbimin e fundit të moçmit me lajtmotivin: Ramiz Alia bëri sa mundi “ndershmërisht” edhe pse fati e detyroi të bëhej komunist. Në se është e tepërt të merresh tashmë me Alinë nuk do të jetë kurrë e tepërt (madje është e domosdoshme) çfarë e detyron analistin të bëhet pjesë e intrigës politike në deformim të të vërtetave historikePërballje me amoralitetin politiko-socialE pra nga kush e për interesa të kujt u përdhosën 50 vjet jetë apo zhvillim historik të popullit tonë, qoftë edhe në kushte të kufizuara, për t’i përmbysur krejtësisht vlerat më përfaqësuese të identitetit kombëtar, pavarësisht nga domosdoshmëria e shndërrimit të sistemit politik nga diktatura në pluralizëm? Pse përfundoi Shqipëria në 15 vjet vendi më problematik në Evropë për korrupsion Përkushtuar dëshpërimisht zbërthimit të këtij thelbi që e ka kushtëzuar krejtësisht të çalë tranzicionin tek ne, duke filluar transparencën nga vetja, nga burri dhe fëmijët e mi, nga gjyshja e tyre, gruaja e Enver Hoxhës që për fatin e keq të kombit donte më shumë pushtetin se idealin, nga fëmijët e saj, e shumë e shumë më gjerë, të manipuluar prej Ramiz Alisë, bazuar drejt për së drejti në njohjet e mia, por edhe në analiza e vërtetime retrospektive për të gjithë shoqërinë, sot shpresoj të kem fituar të drejtën morale të përballjes publike me amoralitetin të vendosur në sistem. E vetmja meritë që i njoh vetes, fituar me shumë mund përmes presioneve e paragjykimeve, e pse jo për të mos rënë as në lajkat e “adhuruesve” (nga botues librash apo producentë filmash) që më nxisin të largohem pikërisht nga kjo përballje, që realisht është fryma ime, për të më zënë sytë me “famën”. Pse jo kundrejt ndonjë qëllimi sa të vjetër aq edhe pervers, për të vjelë “gjithçka” të iluduar, që pas kësaj të përgatisin kundërpërgjigjen siç ka ndodhur deri më sot me R. Alinë. Cilido produkt intrige, çfarëdo falsiteti i tillë tashmë është i pavlefshëm, ndërsa unë ju kam dhënë periodikisht argumente të cilat dëshmuan të pa kundërshtueshme publikisht. Ndaj mbrojtja zyrtare e mediatike ndaj tij është e kotë. Opinioni publik nuk mund të mashtrohet më.Duhej ky sqarim kundrejt filigramës së përfaqësimit të amoralitetit të shoqërisë tonë të (cilën më duhet ta demaskoj) endur mjeshtërisht nga interesat antikombëtare nëpërmjet Ramiz Alisë, e rinovuar moment pas momenti nga pasuesit e tij. Për arsyen e thjeshtë se edhe pse jam krejtësisht e ndërgjegjshme që kujdesi, meraku pale vigjilenca ndaj rrezikut të jashtëm sot është gati zero, ashtu siç e pranoi edhe vetë Alia, askush nuk mund të kundërshtojë as teorikisht e as praktikisht këtë faktor, madje që ka kondicionuar në mënyrë vendimtare zhvillimet politike në të kaluarën e deri më sot. Për çka nuk është dashur kurrë “forca” apo “madhështia” e Alisë meqenëse ai nuk i ka. Ka mjaftuar ambicia diabolike e tij me suport të fuqishëm e komandë interesin antishqiptar, për çka atij i duhej të endte me kujdes filigramës e bashkëpunëtorëve. Në se lejohem më në fund të akuzoj publikisht Ramiz Alinë (përveçse i demaskuar përfundimisht), ndalohem të flas lirisht për ata që unë i konsideroj si pjesë e filigramës. Kjo bëhet me kalkulime precize për çka mbetet :1. Unë të konsiderohem sipas udhëzimit të vjetër e fiksuar pas tij.2. Por sidomos të mos demaskoj të tjerët, pra njerëzit që i lidhin të njëjtat interesa, të njëjtat detyrime , e njëjta skllavëri, kudo që të jenë , majtas dhe djathtas. Që fija e lëmshit që kam kapur (Alia) të mos të ç’mpleksi dot të tërën. Gjithsesi amoraliteti politik e social tashmë është dokumentuar zyrtarisht nga Alia në 1989 në dy drejtimet themelore: 1. Trashëgimi i pushtetit do të realizohet nëpërmjet minimit te komunizmit nga vete komunistet. 2. Garancia e ruajtjes së pushtetit me çdo kusht qoftë edhe nëpërmjet dhunës. (Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë Politike për pluralizmin në 1989). E vetmja flagrancë e dokumentuar e Alisë me të cilin opinioni publik shqiptar është njohur i skandalizuar. I vetmi argument që Fevziu nuk guxoi ta prekë sepse për këtë nuk mund të funksiononte më asnjë shmangie apo gënjeshtër e Ramiz Alisë. Pra ju shqiptarë (thotë Fevziu) këtë HARROJENI!Nxitja e urrejtjes masive kundër Enver HoxhësÇka filloi menjëherë pas vdekjes së tij madje krejtësisht e lidhur me procesin e sabotimit të kujtimit të tij me alibinë e vlerësimit duke superprodhuar kultin nën miratimin e çuditshëm (me gjithë kundërshtimet e Sokolit e të miat duke ditur amanetin e vetë Enver Hoxhës edhe për një varr krejtësisht të thjeshtë) të Nexhmije Hoxhës e familjes. Dihet mirë gjithashtu që antarë të KQ të PPSH në respekt kanë kundërshtuar kultin e E.Hoxhës, argumentuar se ai nuk do të kish qenë dakord. R.Alia personalisht u përgjigjej: A nuk e ka pasur merak sh.Enver kooperativën e tipit të lartë të Plasës, apo organizatën e pionierit, apo Universitetit të Tiranës, apo portin e Durrësit, apo.... apo.. prandaj ato e meritojnë emrin e tij. Plenume të tëra të KQ ka zhvilluar Alia: për furnizimin e popullit me qumësht, për fruta e perime, për dru zjarri etj, me premtime pa fund qëllimisht pa realizuar asgjë, që të rritej urrejtja popullore për “trashëgiminë” që kishte lënë E.Hoxha. Ndërsa sa ishte ai gjallë nuk mund të ndodhte kurrë që vendimet e plenumeve të mos realizoheshin, ndërkaq që mungesat në popull u ndjenë çdo ditë e më shumë pas vdekjes së tij. Në ‘89-’90 u ndje edhe mungesa e bukës . Problemi mbetej i pazgjidhur e kalonte si top ping pongu bashkë me drejtorët e sekretarët e organizatave të njësive përkatëse sa në qeveri aq edhe në komitetin e partisë. Cinizmi i të dy palëve (në atë kohë ndarje e pazakonshme e partisë-shtet nga pushteti, tek shpreheshin filluar nga Pirro Kondi sekretar i Partisë për Tiranën dhe vëllai i Vito Kapos: Nuk e kemi fajin ne por partia, ndërsa në komitetin e partisë thuhej nuk e kemi fajin ne, por qeveria ) ndërsa populli i Tiranës që ngelej pa bukë ishte i padurueshëm. Mbledhjet e hapura të partisë urdhëruar nga Ramiz Alia nuk kishin për qëllim transparencën për popullin, por ishin sinjal i drejtpërdrejtë që PPSH është në dekadencë, pra duhej nxitur revanshi ndaj saj. Çështje madhore e parealizuar qëllimisht në sabotim të ekonomisë është ajo e Shtrausit. Iniciuar personalisht nga Enver Hoxha, zvarritur e sabotuar pas vdekjes së tij, sot Ramiz Alia mundohet të justifikohet nëpërmjet M. Nazarko në 8 tetor 2005 nëpërmjet aspektit të jashtëm të problemit, duke gënjyer poshtërsisht për thelbin duke ia lënë fajin palës gjermane . Sipas tij :S’është e vërtetë që “Shqipëria e paska refuzuar kredinë gjermane” Më në fund për t’i mbyllur bisedimet dhe për të treguar se më vonë mund të riteshin marrëdhëniet tona gjermanët vendosën t’i jepnin Shqipërisë 20 milionë dojç mark, kredi me 1-10% interes dhe me një afat shlyerje 40-vjeçar, njëkohësisht 20 milionë dojç marka falas për teknikë e teknologji gjermane. Dhe qeveria shqiptare, pavarësisht se kushtetuta e ndalonte, e pranoi këtë kredi. Në atë kohë ne nuk ishim aq “fanatike” të nenit të kushtetutës që ndalonte marrjen e kredive! Po të ishte kredia prej 1 miliard markash do ta kishim pranuar edhe më me entuziazëm (ABC, 8 tetor 2005)Foto Çami në mbyllje të negociatave me palën gjermane pranon kokulur zyrtarisht në konferencë shtypi:1. Që gjermanët na vunë kushte të forta ideologjike filluar që nga feja.2. Ofruan kredi e koncesione të larta çka nuk na i lejon Kushtetuta.Ndërkaq thashethemnajat për Bllokun përqendruar kryesisht për familjen e E.Hoxhës, por dhe personalisht për atë vetë, ishin të përbindshme, në të kundërt vlerësim absolut ndaj R.Alisë dhe familjes së tij. Pikërisht kur privilegjet e Bllokut në tërësi u tepruan qëllimisht pas vdekjes së E.Hoxhës. Në se në shtëpinë e E.Hoxhës do të sillej nga jashtë ekskluzivisht vetëm për të ujë mineral , (çka u ndërpre menjëherë pas vdekjes), kur R.Alia zëvendësoi “diktatorin”, familja e tij furnizohej normalisht nga jashtë. E pra përkëdhelej në shpërdorim të tejskajshëm të pushtetit pa rënë në sy, teksa çimentonte kultin e diktatorit, paralelisht me përpunim të intrigës gjigande për ta transformuar në përbindësh.Instruktorë të KQ të PPSH kudo që ndodheshin brenda vendit dhe nëpër ambasada provokonin këtë urrejtje duke pyetur në mbledhjet e partisë: çfarë dini apo dhe kujdes nga familja Hoxha! Të gjitha këto me miratim në heshtje të N.Hoxhës çka realisht nuk do ta besoja kurrë duke u iluduar ende që nuk ka çfarë të bëjë e shkreta. E gjithë kjo jo vetëm për kompromisin me R.Alinë që komunizmin do ta sabotojmë vetë, por që vrasja e ndërgjegjes kombëtare do të vinte vetëm nëpërmjet diskreditimit në veçanti të E.Hoxhës. Sepse ndërgjegjja kombëtare ndonëse populli ynë në shumicën e tij është i majtë, s’kishte të bënte aq me doktrinën apo ideologjinë m-l, që do të binin vetiu pas murit të Berlinit, se sa me besimin , dashurinë e bindjen tek përkushtimi i E.Hoxhës për kombin edhe pse në sistem diktatorial që nuk ishte produkt i tij por produkt i kohës që duhet të ikte. “Enverizmi”Pas pluralizmit Alia diabolikisht nxiti në të kundërt “enverizmin” nëpërmjet H.Milloshit, iniciativë, rrymë apo lëvizje në nxitje të njerëzve të ndershëm të sakrifikojnë gjoja për Enver Hoxhën, pikërisht kur kjo s’kishte asnjë përmbajtje politike e jo më rrezik i tillë në vetvete përveç se morale nga ana e tyre që të mos baltosej. “Enverizmi” sado qëllimisht bazë e platformës së partive komuniste të Milloshit e të Xhafës (si show parti me show program, që gjoja qajnë për diktaturën e proletariatit, kur njerëzit e varfër kanë nevojë për politikë sociale në demokraci e jo për totalitarizëm) veç doktrinë nuk është. Enver Hoxha si marksist leninist e besnik i Stalinit nuk projektoi as zbatoi e as modifikoi apo specifikoi diçka të tijën. Ndërsa çdo pozitivizëm ndaj tij në planin kombëtar s’mund të quhet stalinizëm, as enverizëm, as edhe komunizëm përveç se patriotizëm , pra nocioni politiko-filozofik “enverizëm” madje “doktrina enveriste” duhet shpikur për gogol. Për çka në esencë është vetëm spekulim, vetëm terror psikologjik e fabrikim luftënxitës në mes shqiptarëve për disa arsye.1. Për të përligjur kontradiktat midis të majtës e të djathtës të dyja pa trashëgimi ideologjike programore e vizionare demokratike përkatëse.2. Çka mund të bëhej në emër të komunizmit, që fatmirësisht revanshi tepër i egër u përqendrua vetëm në kohën e Berishës, madje nxitur nga poshtë. Në 8 vjetët e PS në pushtet antikomunizmi u transformua me antienverizëm sepse komunistë kishin qenë të gjithë, filluar që nga Alia. Po të analizohet diktatura, simboli Nr.1 ka përgjegjësinë historike, ndërsa përgjegjësia praktike konkretizohet filluar nga suksesor realisht simboli Nr.2 për jetëgjatësi e vazhdimësi diktatoriale e sidomos gjenocid me përgjegjësi personale.3. Dhe më e rëndësishmja duhet neutralizuar vlerësimi për E.Hoxhën si burrë i shquar shteti (që për aftësitë shtetformuse dhe sigurinë rajonale ,bota e vlerëson çdo ditë e më shumë filluar nga SH.B.A) se populli ynë edhe pse kundër totalitarizmit do të mund të drejtpeshohej nën transparencën e ndershmërinë minimale të politikës shqiptare sikur të kishte qenë e tillë, jo më për Enver Hoxhën, por për trashëgiminë shpirtërore e dinjitetin ndaj vetvetes. Pra zhvillimet normale demokratike (çka do të qe fitorja e vërtetë morale dhe historike të R.Alisë) s’do të mundësonin trashëgiminë e pushtetit në interes të synimeve antikombëtare të tij se Shqipëria e pas E.Hoxhës me zhvillime leale e të sinqerta drejt progresit demokratik, do të ruante vitalitetin e vlerave të saj në emancipimin e duhur në kohë e kualitete evropiane. Pra për të qenë bindës dhe i sigurt rrëzimi i Enver Hoxhës u programua e zyrtarizua nga vetë komunistet siç premtoi R.Alia nën histerinë e antikomunistëve të mirëfilltë.Autorë të rezolutës kundër E.Hoxhës e PPSH në kongresin e 10 dele dash (PPSH shëndrohet ne PS) u hartua nga Xhelil Gjoni e Muharem Xhafa nën orientimet e drejtpërdrejta të Alisë. Për çka ai s’ka asnjë skrupull, përkundrazi, profili si tradhtar i E.Hoxhës dhe i PPSH është çka ai ka kultivuar (ndonëse e mohon) që t’i njihet historikisht. Eshtë ky argumenti renegat gjoja në mbrojtje të E.Hoxhës prej figurave të përzgjedhura nga vetë Alia, për të kryesuar lëvizjen e përçare komuniste në Shqipëri si Milloshi e pikërisht M.Xhafa me qëllim për të kompromentuar me vetë profilin e tyre E.Hoxhën. Krahas akuzës pse R.Alia vendosi pluralizmin është ky shërbimi madhor që i bëhet atij gjoja prej kundërshtarëve të tij, apo prej “enverizmit”. Si dhe analisti askush nga këta nuk e shtron çështjen për së mbari : pse e dogji shansin historik të shqiptarëve për liri e demokraci të vërtetë duke manipuluar pluralizmin me pluRAMIZMIN?.Se në mungesë të pushtetit politik atij dhe padronëve të tij do ti duhej të garantonte pushtetin ekonomik, kapitalin. Dominimi i bilancit financiaro-ekonomik do të kontrollonte edhe politikën, ligj universal ky i zhvillimeve , konflikteve e deri dhe luftërave në botë. Për vendin tonë në nxitje të konflikteve që nga të vjetrat historike e ato aktualet. Që nga ato etnike deri tek “enverizmi” dhe ekstremizmat nxitur edhe në shpërdorim të emrit të tij brenda dhe jashtë vendit. Kjo në shërbim të drejtpërdrejtë të interesit antikombëtar, pse jo ta themi troç të fqinjëve tanë veriorë, pse jo edhe për riciklim të kapitalit të tyre , çka josh së tepërmi të korruptuarit politikanë e analistët zyrtarë tanë dhe absolutisht jo magjepsja pas Ramiz Alisë.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do thoni ju pse e postoj ketu kte artikull nga shekulli:

    --


    Mark Shkorreti e ka ndjekur disa ditë me radhë 11-vjeçaren dhe i ka dhënë vazhdimisht para. Gjashtë ditë më parë, e ka ftuar në shtëpi. Ekspertiza: Vajza është përdhunuar

    Përdhunon të miturën, pranga manjakut 55-vjeçar


    Shekulli

    Laç-Përdhunoi një të mitur, por arrestohet brenda disa orëve manjaku seksual 55-vjeçar. Mark Shkorreti nuk e kishte për herë të parë mashtrimin dhe përdhunimin e një vajze të mitur. Në të vërtetë, ai ishte dënuar me 17 vjet burg për të njëjtën akuzë në vitin 1985.
    Përdhunimi
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit gjashtë ditë më parë. Banor i lagjes 6 të këtij qyteti, Mark Shkorreti, sipas policisë, ka ndjekur për disa kohë një 11-vjeçare, ka mundur të mashtojë atë, derisa ka realizuar qëllimet e tij të mbrapshta. Manjaku seksual është nisur nga gjendja ekonomike jo e mirë e së miturës, për ta bërë për vete atë. Ai i ka dhënë asaj vazhdimisht para, deri në 5 mijë lekë të vjetra, sa herë që e takonte. E mitura, me inicialet L.P i ka pranuar paratë e Shkorretit pa frikë, duke qenë se ai kishte edhe moshën e gjyshit të saj. Pa i shkuar mendja për keq, 11-vjeçarja ka vazhduar të pranojë “dhuratat” e tij, dhe të mos t’ia kthejë ato. Derisa gjashtë ditë më parë, Mark Shkorreti ka vendosur të realizojë qëllimin e tij. Ai e ka pritur vajzën kur ka mbaruar mësimin dhe ka dalë nga shkolla, e ka thirrur sërish atë, i ka thënë si gjithmonë 5 mijë lekë të vjetra dhe e ka ftuar në shtëpinë e tij. E mitura ka pranuar, duke mos e ditur çfarë e priste.
    Përdhunimi
    Shkorreti e dinte mirë para se të ftonte të miturën se në shtëpi nuk kishte asnjë njeri. Pasi e ka futur në oborrin e shtëpisë së vet 11-vjeçaren, ai e ka tërhequr atë befasisht drejt një kasolleje të përdorur për bagëtitë e familjes. Pasi e ka futur brenda, ai ka nisur ta fërkojë L.P, ia ka hequr rrobat me zor dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me gjithë të qarat e së voglës. Edhe pse ajo është mbrojtur dhe ka kundërshtuar, manjaku nuk ka mënuar ta kërcënojë dhe ta rrahë atë, derisa sa e ka përdhunuar. Pas kësaj, e lemerisur e mitura ka ikur me vrap në shtëpi. Prindërit e saj kur e kanë parë aq shumë të tronditur, kanë filluar ta pyesin se ç’i kishte ndodhur. Vajza i ka treguar menjëherë gjithçka nënës së saj. Menjëherë, prindërit bashkë me të miturën, i janë drejtuar policisë së Kurbinit duke bërë edhe denoncimin kundër Mark Shkorretit. Pas marrjes së denoncimit policia ka mbërritur në shtëpinë 55-vjeçarit, por nuk e kanë gjetur atë aty. Uniformat blu kanë këqyrur me vëmendje edhe vendin ku ishte përdhunuar e mitura, ku, sipas tyre, janë gjetur jo vetëm gjurmët e ngjarjes së dhunshme, por edhe shenjat e gjakut të së miturës së përdhunuar.
    L.P është dërguar për ekspertizë mjekësore tek një gjinekolog, ekspertizë që ka vërtetuar se ajo ishte përdhunuar.
    Pas shumë kërkimesh, Mark Shkorreti u gjet nga policia në hyrje të qytetit ku edhe i janë hedhur prangat. Ndaj tij është është ngritur akuza e mashtrimit, përdhunimit me dhunë të një të miture.
    Manjaku
    I dënuar edhe për një përdhunim tjetër të miture
    Ajo që ka bërë Mark Shkorreti 6 ditë më parë, nuk ndodhte për herë të parë në jetën e tij. Në të vërtetë, ai është i fiksuar pas marrëdhënieve seksuale me vajza të mitura. Sipas policisë së Kurbinit, Shkorreti është akuzuar dhe gjetur fajtor për të njëjtën akuzë në vitin 1985 dhe është dënuar me 17 vite burg. Pas uljesh të vazhdueshme të dënimit, ai ka dalë nga qelitë në vitin 1990, duke iu kthyer jetës normale. Por nuk e ka harruar maninë e tij, duke përsëritur sërish krimin. Sipas policisë, rasti i L.P është i pari i këtij lloji i denoncuar në këtë rreth pas viteve ’90.




    03/11/2005


    -----



    ...

    pra..

    Sipas policisë së Kurbinit, Shkorreti është akuzuar dhe gjetur fajtor për të njëjtën akuzë në vitin 1985 dhe është dënuar me 17 vite burg. Pas uljesh të vazhdueshme të dënimit, ai ka dalë nga qelitë në vitin 1990, duke iu kthyer jetës normale.


    prandaj e postova ketu..

    sepse i plotfuqishmi qe denonte e falte miletin ne vitet 1985-90.. ishte ki presidenti Alia njekohesisht dhe sekreto i pare i kom qendrorit te ppsh-se..

    si nuku falen ndonje desident te fjales.. athere.. meazalla.. ata ishin armiq te PPSH-se e jo keta manjaket..
    keta ishin ndihmes te partise ne spiunimin e njerzve..
    prandaj ka shume te tille..





    -

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kosove E Cameri, Vetedenjesisht Te Nderkombetarizuara

    E Enjte, 17 Nentor 2005



    KOSOVE E CAMERI, VETEDENJESISHT TE NDERKOMBETARIZUARA

    Nga Liliana Hoxha

    "Pse pikerisht une duhet te demaskoj tradhtine rrenqethese qe klika e Ramiz Alise i ka bere kombit shqiptar", pyet Arian Cani pasi ka vajtur ne KLAN. Jam dakord me Astrit Nurin qe ftesat e mia ne studiot televizive duken shume komode per faktin qe nuk kam kundershtar perpara edhe pse guxoj "per cka konsiderohem e cmendur) te demaskoj R.Aline. Ky nuk eshte faji im, por as i animatorit te emisionit, se me te gjithe prapesite qe me behen prapa kraheve, deri me sot nuk kam kundershtar publik dhe zor se do te kem ndonjehere, perpara fakteve e vertetimeve te dokumentuara historike. Pervec Lubonjave bashkepunetore te tij para e pas burgimit, qe dolen paralelisht me akuzat e mia ne krah te Alise, por sidoqofte nuk guxojne ballafaqim te hapur nen suazen e injorimit, per te me konsideruar thjesht gruaja e djalit te Enver Hoxhes edhe pse analiste. Mbrojtje mjerane kjo e tyre, qe bie ndesh katerciperisht ne dac ne planin intelektual ne dac ne ate si person me deshmite e njekohshme te Fadil Pacramit. Ketij intelektuali e dramaturgu te ndershem qe u burgos vetem prej intrigave te Alise per te shpetuar veten perpara Enver Hoxhes. Gjithsesi edhe vete Astrit Nuri e evitoi opinionin e tij.

    Nderkaq e lumtur konstatoj pergjegjesine e deshmitareve teper te rendesishem si Teodor Kareco, sekretar i Pergjithshem i Qeverise se Stabilitetit ne vitet 90 me president te pare pluralist R.Aline. Ai akuzon "KOHA JONE, 8 nentor 2005) me artikulin "Kush e vodhi arin e diktatures" me fakte e analiza drejtpersedrejti R.Aline. Deshmite e tij si teper, por teper te rendesishme, rane perseri ne vesh te shurdher te konjuktures zyrtare mediatike, por jo te opinionit publik. Ndonese kemi ne pushtet nje force te djathte si PD-ja qe duhet ta kishte rrembyer fluturimthi kete informacion flagrant kuptohet qe pushtetin e mirefillte politik mediatik dhe ekonomik e zoteron klika e R.Alise.

    Po keshtu degjoj ne radio deshmine ngjethese te don Simon Jubanit, qe ne nentor te vitit 90, Adil Carcani, kryeministri i Shqiperise, deklaron ne Shkoder, se PPSH-ja e lejon fene por edhe ate do ta organizonte vete ajo duke filluar nga zgjedhja e klerikeve, qe t"i kishte ne sherbim te pushtetit pluRAMIZIST. Ky klerik i larte qe kaloi kalvarin e 28 vjeteve te jetes se tij ne burg, nuk ia lejon kete fatalitet perseri R.Alise. Ai e zhvillon vete meshen e pare historike ne 5 nentor 1990 ndjekur nga i gjithe populli besimtar e ateist i Shkodres, myslimane, katolike, ortodokse. Edhe per deshmine e tij askush nuk u be i gjalle sikur kjo te mos kishte ndodhur. Sepse liria e gazetarit " gje shume e rralle tek ne) kthehet shume thjesht ne "liri me kusht" po te jete brendesisht e motivuar per karriere e pagese, cka kushtezohet nga mafia Alia. Keshtu deshmite e analizat e mia krejtesisht te depolitizuara per dje, sot dhe neser, gjithmone do te pengohen sikur edhe indirekt, sepse vete i perzgjedhuri i Alise, realisht me i ekuilibruari por pa brendi personale, Mejdani, konsideroi pikerisht kur kandidonte per te kryesuar PS-ne: me emra konkrete kritikojne vetem te papergjegjshmit intelektualisht e qytetarisht. Cka do te thote edhe se na sjell ne shtyp cdo dite nga nje mesim pedagogjik demokracie, ai dhe te tjeret pas tij nuk mund te flasin kurre konkretisht nga frika se venia e gishtit ne cilendo plage te popullit do t"i vere asaj emrin e tij apo te ortakut te tij ne kliken e R.Alise.

    Strategjia e munguar e zhvillimit kombetar

    Ne nje emision televiziv me filozofe dhe poete njeheresh dhe deputete, u transmetua mesazhi disfatist pervec se cinik: - Te mos e ngaterrojme magjine e poezise se paku per ate cast me problemin e Kosoves!.

    Si ideal "i zhveshur nga shperdorimet politike) pra mirefilltazi si sentiment i mprehte njerezor, pavaresia e Kosoves meriton tere kohen dhe muzen jo vetem te nje poeti por te te gjithe kombit, si subjekt aq poetik sa te ther ne shpirt. Ndersa nderkombetarizimi si ceshtje duhet te na beje edhe me te ndjeshem ne shqiptareve te Shqiperise, tek eshte arritur vetem nepermjet perpjekjeve te saj, pa mbeshtetjen serioze, te sinqerte, potente e racionale te qeverive shqiptare deri me sot. Nuk besoj te kete vlere per momentin te deklaroj, se i mbetem besnike idese sime per Shqiperine etnike, jo per ekstremizem nacionalist por thjesht si prognoze garancie zhvillimi e stabiliteti rajonal. Per pasoje jam pergjithesisht dakord me vizionin e A.Xhaferit se vete Evropa eshte stabilizuar vetem ne saje te krijimit te shteteve te tilla. Ndonese duhet ecur me hapin pragmatist te monitorimit nderkombetar drejt politikave integruese filluar me Kosoven. Cka nuk do te thote absolutisht: kushtezim i pavaresise se saj. Korrekt eshte pozicioni teorik institucional i Presidences dhe Parlamentit por le shume per te deshiruar ai praktik qeveritar, si faktor teper i rendesishem i shtetit meme, per te mos nderhyr-_ per te mbeshtetur fort kerkesat e Kosoves. E them kete se nuk ka pasur keto 15 vjet Shqiperia perfaqesim me pak cilesor se ky i sotmi, pergjithesisht per politiken e jashtme e vecanerisht per ceshtjen kombetare. Cka i jep shkak opozites se korruptuar, per te qene cilesisht kritizere, por mjerisht vetem per kredo politike aspak mirefilltazi per Kosoven duke qene, per 8 vjet me radhe false dhe hipokrite per ceshtjen kombetare. Pikerisht kur eshte momenti fatlum i Kosoves se "Shoqeria shumetnike nuk eshte pengese qe populli i Kosoves te kete ne dore fatin e vet", "Ollbrajt) politika dhe diplomacia shqiptare rezulton e kompleksuar, per te perfaqesuar denjesisht pavaresine reale te Kosoves "kur te ashtuquajturat kushte jane thjesht ceshtje juridike, qe do te shprehen ne menyre eksplicite ne Kushtetute)

    Replikat kundervenese nga perfaqesuesit e vjeter e te sotem te diplomacise shqiptare per ta kaluar konfliktin ne planin personal, per me teper per te abuzuar ndaj subjektit femer, ishin te neveritshme dhe ne favor vetiu te opozites. Qe ceshtjet kombetare nuk duhen ngaterruar kurre me ato personale "te qena apo te paqena qofshin).

    Nga ana tjeter, jo vetem per revansh opozitar, por kryesisht per vartesi ndaj lobeve financiare greke me influence te drejtperdrejte ne politiken shqiptare prej Nano qeverive, PS-ja dhe analiste te "perzgjedhur" mediatike, paturpesisht fajesojne qeverine per "incidentin" Papulias sikur te mos ishin shqiptare edhe pse faji nuk ekzistonte. Deklarata e Nanos "se po ta kishin lajmeruar ai do te kishte evituar "incidentin", apo ajo e Majkos per "black-out"-in qe Berisha s"merr dot energji nga Serbia se nuk ka miq rreth e rrotull, jane mirefilltazi shprehi e prostitucionit politik te PS-se. Qe marredheniet midis dy vendeve realisht nuk jane zhvilluar ne rruge institucionale per cilendo qeveri shqiptare te PS-se, por per interesa lobingjesh tashme ne opozite, cka ka qene prej kohesh evidente. Nderkaq nje burre shteti si Papulias nuk mund te konsideroje si kercenim nga vendi prites nje tubim te qytetareve came me nenshtetesi greke e origjine shqiptare, per problemin urgjent te tyre ate te pronave, te rrezikuara nga qeveria greke. Sic ishte bonsensi e toleranca e mirekuptimit e Klintonit edhe per shfaqet ekstremiste deri tek djegia e flamurit amerikan ne viziten e tij ne Greqi. I ndergjegjesuar per informacionin keqdashes te qarqeve te njohura shovene, Papulias e konsideron rastin te arkivuar ndersa ceshtja came mbetet e anashkaluar nga Karamanlisi, konsideruar e mbyllur apo inekzistente nga Stefanopullos.

    * * *

    Eshte kompleks apo i maskuar si i tille, ne "sabotim" te ceshtjeve kombetare ne vazhdim te akteve kriminale te R.Alise ndaj kombit shqiptar? Sic ka sabotuar historikisht ai ceshtjen kosovare me likuidimin e parakohshem te H.Kapos e vetevrasjen e M.Shehut, qe realisht ishte asgjesimi i operacionit Kosova-Republike, kryengritjes se Kosoves ne vitet 79-81 qe do te mbeshtetej ushtarakisht nga Shqiperia. Ne vitin 1989 Alia do ta braktiste perseri ceshtjen e Kosoves aq me teper qe tashme i duhej te transferonte te kamufluar pushtetin e tij ne nje sistem tjeter politik, por perseri te dominuar prej tij e njerezve te tij nga diktatura ne pluRAMIZWM .

    "Kosova eshte ne pragun e shpalljes se Kushtetutes. Wshte pune e tyre, ne kemi programin de platformen tone. Nen nje propagande ekstreme kunder komunizmit dhe me disa ndeshkime te vogla, sa per sy e faqe ndaj nomenklatures se larte komuniste"

    "fjala e R.Alise 1989 ne mbledhjen e Byrose Politike per projektimin e pluralizmit)

    Per sa kam ndjekur pervec Pellumb Xhufit, Koco Danajt e Andrea Stefanit, te tjeret mbeten te zbehte ne trajtimin e pavaresise se Kosoves. A. Zheji i madh ne 1998 atehere i paangazhuar politikisht e zyrtarisht, sot eshte thjesht "jo i padobishem" ne ceshtjen kombetare, krahasuar me batakun politiko-mediatik te konjuktures antishqiptare Alia, maskuar gjithfaresh. Analistet "ndryshe" si Bushati kritikuan apriori palen shqiptare ne "incidentin" Papulias si dhe mbeshteten nocionin fillestar qeveritar "pavaresi e kushtezuar" per Kosoven. Gjenia apo justifikimi i tij per te mos dale me "karten maksimaliste" "te mos pretendojme zyrtarisht maksimumin, pra pavaresi reale per Kosoven) eshte teze kapitulluese per te mos acaruar sipas tij Beogradin e nderkombetaret, me cinizmin se sidoqofte Kosova do dije t"i zgjidhe vete problemet e saj. Po nuk mjafton kaq. Kundrejt provokimit luftenxites te shtypit grek ndaj cameve: "ne cilen ane do te ishin ata, po qe se Greqia i shpall lufte Shqiperise) vjen provokimi si prej axhamiu i analistit "shejtan budalla" tek pyet camet publikisht ne emision televiziv: nese ata do te ishin te lumtur te jetonin serish ne tokat e tyre, kur nderkaq po i acarojne greket duke i akuzuar per shovinizem e nacionalizem? Ne qofshin budallenj persona si ky, si e kane fituar statusin e analistit? Ndersa ne dem te interesit kombetar, kjo eshte e sigurt!

    Dinjiteti nderkombetar i nje vendi te vogel

    Jo medoemos duhet te jete i fuqishem ekonomikisht apo ushtarakisht nje shtet per te qene i konsideruar nderkombetarisht, ne se nderkombetarisht eshte i civilizuar. Per te arritur me kohe standardet ekonomike kundrejt te qenit burim apo trampoline trafiqesh e krimesh te organizuara shume gjere. Kjo s"do te thote qe ne te jemi inferiore "krahas korrigjimit) ne mbrojtjen e sigurimin e kerkesave tona edhe pse transparente e te sinqerte me palet, sidomos ne te ashtuquajturat probleme rajonale apo dypaleshe "efektivisht Kosova e Cameria jane ceshtje shqiptare qe prekin interesat e fqinjeve). Perndryshe eshte e kote te shpresojme nga nderkombetaret rezultatet vendimtare per zgjidhje vendimtare emancipim e stabilitet ne Ballkan. Paranoja nga ana jone e "nacionalizmit" eshte e stimuluar e false per te vetekompleksuar politiken shqiptare, gje qe shfrytezohet se pari nga vendet fqinje si Greqia edhe pse anetare e BE-se dhe e NATO-s. Asnje shqiptar i ndershem qe perkrah te drejtat e kosovarit e te camit shqiptar nuk mund te akuzohet per shqiptaro-madh, perkundrazi te vleresohet per dinjitet kombetar. Aq me teper kjo per politika e qendrime zyrtare. E kunderta qendron ne intimidimin prej ekstremizmave nacionaliste qe realisht nuk ekzistojne por perdoren per tension psikologjik ndaj qeverise sone.

    Per t"u vleresuar eshte qendrimi i LSI-se ndonese ne opozite "perjashto qendrimin e pahijshem te S.Brokajt ne seancen antikorrupsion ne kuvend, etj., si perfaqesimi me perfekt i pluRAMIZMIT perfunduar jo me kot ne kete parti) cka do te perfaqesonte denjesisht shtetin tone ne zgjidhjen e problemeve akute te brendshme, erresiren, korrupsionin e krimin e ato te karakterit te pergjithshem kombetar si per Kosoven dhe Camerne.

    Nese orakulli Rama ka bere Kasandren dhe ferkon barkun per "black-out"-in me filozofine e hajdutit qe therret fort "kapeni hajdutin" "duke harruar qe kreun e PS-se e arriti vetem per 12 oret e fundit me kongresmenet nen terror: ju keni vjedhur)

    E kunderta ndodh me LSI-ne. Me opozicion konstruktiv pa eksese, pa tendenca per te fajesuar qeverine aktuale, perkundrazi me fryme te sinqerte bashkepunimi me te per zgjidhjen e problemeve, ajo deshmon te jete forca me e re politike por pikerisht si e tille me dimensionet te verteta emancipimi evropian, pavaresisht se jemi nje vend i vogel dhe teper i prapambetur nga BE-ja. Ndaj duhet te distancohet edhe konkretisht nga praktikat e diktatures se Alise qe kane vazhduar nendheshem dhe do te vazhdojne per zoterim te pushtetit nga elementet me te korruptuar majtas dhe djathtas. Jo vetem PS-ja filluar nga Mejdani, Nano e Rama, por dhe qeveria sot eshte e infektuar nga elemente te klikes mafioze te Alise. Distancimi nga ata eshte perkushtimi ndaj ceshtjes kombetare. Perderi sa eshte vertetuar se interesat pluRAMIZISTE i jane shitur boshtit antishqiptar franko-sllavo-grek, distancimi nga ata eshte percaktim se pari i prioritetit te aleateve tane strategjike si SHBA-ja, qe gjithmone ka mbeshtetur fuqishem e konkretisht clirimin e Kosoves, zgjidhjen e problemit cam, por edhe zhvillimin tone te brendshem kunder korrupsionit e krimit politik. Berishes i duhet te jete teper i kujdesshem ndaj zgjidhjeve teknike te vullnetit pozitiv politik, per te mos shkuar pa dashur ne te kundert, ne cenim te te drejtave te njeriut. Per cka eshte kritikuar gjithmone. Por i duhet edhe te jete teper sycelet, per te mos u qorrollepsur nga grupet e interesave qe e keqinformonjne, e kushtezojne duke filluar me shefin e diplomacise, shefin e kabinetit, etj., qe vazhdojne nen hijen e tij stafeten e R.Alise. Duke e njohur mire tashme skemen antishqiptare te mohimit, shperberjes e dhunimit te vlerave e te vitalitetit te popullit shqiptar, me ane te mashtrimit, intriges e kercenimit me dhune te R.Alise, nuk do t"i falet Berishes po te humbase lidhjet me popullin, me realitetin, me te verteten. Sepse ky eshte qellimi i tyre!

    Koha JONE.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema të Ngjashme

  1. Nderi zyrtar
    Nga E_mundshmja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2009, 15:28
  2. Si pozuan burrat e shtetit shqiptar?
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 09:28
  3. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  4. Orari Zyrtar ... TIRONA - PARTIZANI 7 - 3 ...
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 12:59
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2002, 20:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •