Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 51
  1. #11
    Faleminderit per pergjigjen, Albo. Ajo qe gjithkush qe do te lexoje ketu eshte te arrije te kuptoje sa me shume nga besimi dhe nga Zoti!
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #12
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Hyjëlindësia nuk u shfaq ne rrugë, as në shtëpinë e dikujt, por mbi kupolen qiellore të nje katedrale orthodhokse, pra mbi një Kishë. Demonët e qoftëlargut nuk kane si mision afrimin e njerëzve me Kishën, por largimin e tyre prej Saj.
    Albo,

    Atehere i bie qe Kisha Kopte te jete Kisha e vertete.
    Besoj se nuk e ditke se kjo kishe nuk ka kungim me Kishen Ortodokse.

    Per me teper shiko ne shkrimin e Seminaristit se Kisha Kopte dhe Kisha Ortodokse jane dy kisha te ndryshme:

    Sipas deshmitareve te shumte, Virgjeresha Mari u shfaq ne forma te ndryshme mbi Kishen kopte te Shen Marise ne Zeitun te Egjiptit

    Keto u pane nga miliona egjiptiane edhe te huaj, perfshi kopte, ortodokse, katolike, protestante, muslimane, judenj edhe jo besimtare.
    --------------------------------------



    E rekomandoj per te gjithe te krishteret, atyre qe nuk jane orthodhokse sidomos, do t'u hape syte dhe do t'u tregoje aq shume dhe aq thelle per jeten shpirterore te nje besimtari.
    Eh, moj moter

    Sikur syte t'i hapeshin dikujt me leximin e nje libri, apo me shikimin e nje mrekullie, nuk do kishte ngelur njeri i verber ne kete bote.

    Por Zotin tone e kryqezuan pikerisht ata qe pane mrekullite e Tij dhe qe degjuan fjalet e Tij.

    Zoti yne eshte shume i thjeshte, jashtezakonisht me i thjeshte nga cfare e paraqesin fete pompoze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 06-11-2005 më 05:21
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,065
    Postimet në Bllog
    22
    Atehere i bie qe Kisha Kopte te jete Kisha e vertete.
    Besoj se nuk e ditke se kjo kishe nuk ka kungim me Kishen Ortodokse.
    Per cilen prej femijeve ndjen me shume dhimbje Nena, per ate te shendoshin apo ate te semurin?
    Po Ati per cilin e therri kaun me te majme, per djalin besnik apo ate plangprishes?

    Kisha kopte e monofisizmit te shekujve te kaluar, nuk eshte Kisha kopte e sotme. Kisha Kopte e sotme eshte shume prane Kishes Orthodhokse dhe eshte vetem ceshtje kohe rihyrja ne kungim me Kishen Memë.

    Fakti qe Shen Maria u shfaq hedh poshte herezine e monofisizmit ku Krishtit i njihej vetem natyra hyjnore dhe jo ajo njerezore. Shfaqja e Nënës së Tij vetëm sa e hedh poshtë këtë herezi pasi dëshmon natyrën njerëzore dhe atë hyjnore të Nënës së Tij. Monofisitët po hidhnin poshtë natyren njerëzore të Krishtit, pra po hidhnin poshtë Nënën e Tij prej të Cilës Ai e mori atë natyrë njerëzore.

    Simboli i Besimit orthodhoks flet per "... i lindur nga Shpirti i Shenjtë dhe Virgjëresha Mari", dy natyrat e Krishtit, hyjnore dhe njerëzore.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-11-2005 më 21:17

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2006
    Postime
    13
    me lejoni tu them dicka: KISHA KOPTE NUK ESHTE NJE KISHE HERETIKE.ASNJE NGA ETRIT E KISHES NUK E QUAN TE TILLE.

    Ne nentor te 2006 u be nje mareveshje mes KISHES KOPTE dhe KISHES MEME (ORTHODHOKSE).Nuk kam shume kohe qe tu jap tekstin e kesaj marveshje por do tu them vetem konkluzionin: SE SHPEJTI TE DY KISHAT DO TE JENE NE KUNGIM ME NJERA TJETREN.

  5. #15
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Smile Jezusi eshte Zot

    Ne emrin e Jezus Krishti une lutem dhe shpall fitoren e Jezusit ne jetet tona vetem me ane te hirit permes besimit, shpall qe vetem Atij i perket lavderimi dhe askujt tjeter Ai nuk e ndan lavdin as me as njeri as me marien as me askend ne fakt Jezusi i tha maries o grua ja djali yt qe behej fjale per gjonin gja kryqezimit te tij .mos besoni genjeshtra te kota qe si beson askush sepse njeriu nuk mund te shfaqet vetem Engjej dhe ose vet Jezusi .Ne bibel nuk eshte treguar asnjeher qe maria u shfaq ose ndonje apostull por kini kujdes nga keto prralla qe cojne ne doktrina te bera nga njerezit dhe jo nga Zoti dhe qe cojne ne nje krenari te tejmbushur .Ne emrin E JEZUSI thyerjen e ketyre genjeshtrave ne jetet e besimtatreve te krishtere .shpall clirimin e Perendise ne jetet e tyre.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Albani1,

    po Moisiu edhe Ilia (te dy njerez), nuk u shfaqen ne Malin Tabor? Atehere, cfare lloj fryme eshte ajo qe ta ka mbushur mendjen ty, se vetem engjejt edhe Jezusi shfaqen e jo njerezit e tjere?


    Ne Bibel ne fakt, ne Zbulesen 12, gruaja per te cilen flitet se u pa, vetem Maria mund te jete.

  7. #17
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840
    Citim Postuar më parë nga Seminarist Lexo Postimin
    Albani1,

    po Moisiu edhe Ilia (te dy njerez), nuk u shfaqen ne Malin Tabor? Atehere, cfare lloj fryme eshte ajo qe ta ka mbushur mendjen ty, se vetem engjejt edhe Jezusi shfaqen e jo njerezit e tjere?


    Ne Bibel ne fakt, ne Zbulesen 12, gruaja per te cilen flitet se u pa, vetem Maria mund te jete.
    Kam Frymen e shenjte i cili me jep perher gezim qe askush nuk ta jep as marya as askush tjeter por vetem Fryma e Jezus Krishtit. dhe sa per gruan e zbuleses nuk e ke me hamendje sepse perndryshe mund ty besh bibles ndonje interpretim anti biblik, pastaj a nuk e di ti nuk ka nevoj hic per marian qe ne te perjetojme fuqine cliruese te Perendise sepse na eshte dhene Fryma e shenjte dhe dhuratat e Frymes te cilat Ai i ndan ashtu sic do vete .Sa per moisiun anuk e di ti se Perendia i premtoi moisiut qe do te futej ne token e premtuar kur ai ishte ende gjalle?Por moisiu per shkak te mos besimit te tij nuk u fut ne ate kohe por Perendia eshte besnik dhe e mban fjalen dhe e lejoi te futej e te shikonte token e premtuar ,keshtu pra Perendia ka nje aresye perse e beri kete por nuk e beri per te folur me njerezit as elia nuk dha ndonje mesazh njerezve qe ishin aty por vetem se u degjua nje ze qe sigurisht nuk ishte as i moisiut as i elise dhe ata nuk bene ndonje shenje ose mrekulli , nuk e lejoi Zoti sepse Ai vete ben mrekulli por edhe njerezit ama jo kur vdesin keshtu pra shikojini mire gjerat moisiu dhe elia nuk u shfaqen as per te sjelle mesazh as per mrekulli as per ndonje gje tjeter qe mendja e njeriut mund te shpiki.E theksoj qe eshte Fryma e Shenjte e Perendise qe sjell sherim dhe jo njerezit e vdekur as ata qe jane tashme me Krishtin ne qiell.Prandaj e derdhi Zoti Frymen qe te sjelli edhe sherim dhe kjo FRym eshte brenda cdo besimtari qe ka pranuar Krishtin dhe kjo Fryme i jep lavdi Jezusit dhe jo marise as njerezve sepse Perendia nuk e ndan me askend lavine e Tij.Ashtu si apostujt kur ishin gjalle dhe vendosnin duart dhe njerezit sheroheshin ashtu sot vepron Fryma e Perendise sot sepse Jezusi tha :ata qe do te besojne tek une do ti percjellin keto shenja :ne emrin tim ata do te debojne demone do te sherojne te semuret do te flasin ne gjuhe te tjera do te shkelin mbi pushtetet e erresires dhe asgje e keqe sdo tu ndodhe pra nqs ndonje besimtar nuk e percjellin keto shenja ka shume mundesi qe ay te mos jete besimtar fare .Dhe e di cfare kam nje pyetje a ka demon sot qe torturojne njerezit? nqs ka atehere duhen debuar dhe kisha duhet ta beje kete dhe jo te vdekurit sepse i eshte dhene kishes qe te luftoje portat e ferrit dhe te dali fitimtatre sepse portat e ferrit nuk mund ti bejne dot balle kishes .Nqs ka ndonje doktrine qe thot se ska me demon ose qe kane ikur te gjithe ne afrike apo azi atehere kjo tregon se djalli eshte suke bere goxha pune duke mashtruar kishat qe te mos perdotret autoriteti per ti debuar qe te mos debohet.Jezusi sheroi nje plake dhe farisenjte i thane qe nuk eshte koha e duhur per ta sheruar sepse eshte e shtune dhe te njejten gje bejne farisenjte e sotem qe megjithese kane pare mrekulli nga Fryma e shenjte thone qe jo nuk ka me sherime sot sot behen me mjekesi por Jezusi itha farisenjve SATANIe ka mbajtur 40 vjet keshtu dhe une qe jam Zot te mos e sheroj hiprokit u thoshte gjoithmone ai tamam si sot qe ka misionare te satanit duke thene genjeshtra qe Zoti nuk sheroka sot ,dhe une vet kam pare Zotin se si ka sheruar njerez ne moment vetem nga se jam lutur me besimin biblik te Perendise .Naten e mire dhe zoti te bekofte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga albani1 : 21-09-2007 më 16:51
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #18
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shih se cfare thua ti Alban1

    Ai vete ben mrekulli por edhe njerezit ama jo kur vdesin keshtu pra shikojini mire gjerat moisiu dhe elia nuk u shfaqen as per te sjelle mesazh as per mrekulli as per ndonje gje tjeter qe mendja e njeriut mund te shpiki.E theksoj qe eshte Fryma e Shenjte e Perendise qe sjell sherim dhe jo njerezit e vdekur as ata qe jane tashme me Krishtin ne qiell


    Ne kete pasazh ti pohon se mrekullite nuk mund ti bejne besimtaret e vdekur qe jane me Krishtin ne qiell. Kjo lloj teologjie jo vetem qe s'eshte biblike por eshte madje Anti-Biblike, dhe kjo eshte ironia me ungjilloret sepse ne sola-scripturizmin e tyre ata jane fanatiket me te medhenje anti-bibel.

    Bibla deshmon se per ata qe besojne ne Krishtin nuk do te njohin vdekje dhe se para Zotit te gjithe jane te gjalle. Bibla nuk deshmon askund per nje Kishe te Care me dysh, nje tokesore aktive dhe nje gjumashe te vdekurish, perkundrazi Pali, qe ishte shume i dobishem ne kete toke per te krishteret preferonte te ishte me Krishtin ne qiell dhe ma ha mendja jo per ego pasiviteti e rehati personal, por sepse prej atje ai mund te ishte shume me i dobishem per te krishteret se sa ketu ne toke, ashtu sikurse vajtja e krishtit ne qiell ishte permbushje dhe plotesim i misonit qe Ai filloi ne toke edhe jo pushim apo nderprerje e tij.

  9. #19
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Eshte interesant qe ne Kishen Katolike dhe ate Ortodokse Maria merr nje rol shume te rendesishem kur ajo sipas Ingjillit ishte vetem nje njeri si ti e une dhe Ungjilli nuk lejon qe te shtremberohet e verteta. Mosni se njerzit po mendojne se pe adhuroni si Zot ne vete brenda Trinise si me rastin e Muhamedit. Shume myslimane edhe sot besojne se te krishteret e adhurojne Marine si Hyjneshe (natyrisht kur shohin katoliket dhe ortodokset). Nuk dua ta kritikoj besimin tuaj sepse mua nuk me takon ta bej kete por ju lutem te ma sqaroni.

    http://www.bible.ca/islam/islam-bibl...r-son-mary.htm

    http://www.bible.ca/catholic-mariolatry.htm

    Pyetja e rradhes...
    Pasi Kisha Katolike dhe Ortodokse pretendoni se Maria eshte 'Mbreteresha e Parajses', atehere ku eshte mbreteria e Jezusit per te cilen Ungjilli flet?

    Gjoni 18:36 Jezusi u përgjigj: ''Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote, shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani mbretëria ime nuk është prej këtej''.

    Po te ishte si thote Kisha Katolike dhe motra e saj Ortodokse, Jezusi do te thoshte: 'Mbreteria e nenes sime'... po thote: Mbreteria ime...

    Lexoni se kur u vendosen keto doktrina, si p.sh. pamekatshmeria e Marise, mbetja gjithmone e virgjer, etj. shekuj pasi eshte shkruar Dhiata e Re. kadal se ju po e barazoni me Krishtin nje qenie njerzore. Ortodoksizmi dhe Katolicizmi ndryshojne dhe gabojne, Bibla jo.

    Sa i perket ketyre pretendimeve se Maria qenka shfaqur ne foto ose eshte mashtrim i shkalles se pare (abuzim me teknologji) ose eshte mashtrim satanik sepse kjo Biblikisht eshte e pamundur dhe Zoti nuk e kontradikton Fjalen e Tij, sepse poashtu Biblikisht Maria eshte vetem qenie njerzore qe ka jetuar pra si njeri, ka pasur tjere femije ne menyre natyrale. Ne qender te Ungjillit eshte Jezusi sic e dini...

    Pershendetje

  10. #20
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Fakti qe Shen Maria u shfaq hedh poshte herezine e monofisizmit ku Krishtit i njihej vetem natyra hyjnore dhe jo ajo njerezore. Shfaqja e Nënës së Tij vetëm sa e hedh poshtë këtë herezi pasi dëshmon natyrën njerëzore dhe atë hyjnore të Nënës së Tij. Monofisitët po hidhnin poshtë natyren njerëzore të Krishtit, pra po hidhnin poshtë Nënën e Tij prej të Cilës Ai e mori atë natyrë njerëzore.

    Albo
    Ma gjej nje pretendim te bere ne Bibel per kete...
    Pershendetje

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-11-2015, 21:55
  3. Debati mbi Ditën e Çlirimit
    Nga dardajan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  4. Vepra bizantine ne Shqiperi?
    Nga zeus në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-01-2006, 03:51
  5. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •