Azilkërkuesve nga vendet aziatike u është mohuar e drejta e strehimit në Kosovë
Prishtinë, 26 tetor - Pas disa ditë qëndrimi në Kosovë 19 azilkërkuesve nga vendet aziatike u është mohuar e drejta e azilit në vendin tonë. Komesariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) thotë se ua ka mohuar azilin këtyre personave dhe ata do të kthehen në vendet e tyre.
"Rregullorja për azil parasheh kthimin e këtyre personave në vendet e tyre. Në raste të veçanta ajo parasheh pranimin e personit, jeta e të cilit është në rrezik. Por, në bazë të hetimeve të kryera nga UNHCR ja në rastin konkret asnjëri prej tyre nuk ka probleme të tilla - shkurt të gjithë kanë kërkuar azil ekonomik e jo politik", thotë zëdhënësi i UNMIK-u Remi Durlo. Ai tha se qëndrimi i këtyre i azilantëve në Kosovë, pas shqyrtimit të kërkesës, është bërë i pamundshëm dhe ata do të deportohen në vendet e tyre.
Azilantët kishin ardhur me avion nga Stambolli në aeroportin e Prishtinës, ku menjeherë kishin kërkuar azil.
Krijoni Kontakt