Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1

    E dua gruan fatkeqe...

    Nuk jam djall
    por ashtu dukem



    Nė dritaren time
    Gjej tė vizatuar
    Vetėm dele tė zeza

    Ka njė fat

    Pasi unė nuk njoha
    As dashurinė e parė
    As vajzėn e keqe

    E gjė s’mė gjeti
    Nga uji i nėntė gurrave
    E frymėt e fallxheshave

    Syrin nuk ma kthejnė

    Pėr tokė e qiell
    Mos mė pėshtyni pa gjė
    Unė nuk jam Uriani

    Ani pse jetoj nė pyllin
    Qė deri mė njė pėrpiu
    Zogjtė e vet

  2. #2
    E dua gruan fatkeqe
    dhe vdekjen lila



    Jevgia e bukur
    Prapė e vetmuar
    Grimcon hajmalinė erė djerse

    Fjalėn u le tė vdekurve
    Se ata kanė nevojė tė flasin

    Ata kanė ēelėsin e fushave tė zambakut

    Jevgia e bukur s’ka mė nevojė
    As pėr hėnėn magjike
    As pėr zėrin e gajdes

    Ngjyrėn qė deshi
    E ndien tani thellė nė sy

    Dhe mes kėmbėsh prekjen e ftohtė
    Tė njė goje qeni

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Vetem mbasi lexova keto vargje mesova se quhesh (ne nick te pakten) uriani. Ku ta di une pse te kam lexuar Urani (si uran Butka) lol

    Ndoshta ngaqe jam me e vemendshme ndaj poezise se sa prozes.
    Kjo ka domethenien se ne poezi me pelqen me shume !!!!!!
    urime!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    Hm, tani sa mora mė shumė njohuri mbi Uran Butkėn :-)

    Tė pėrshėndes Mace dhe mos u kurse me shkrimet tua.
    Tė them, nga se me tė vėrtetė mė pėlqejnė.

  5. #5
    Ndrysho mendjen
    Dėshmor a hero i ardhshėm

    Pėr ty do tė ketė njė kostum
    Njė kostum tė vėrtetė burrash

    A la albanese

    Me matje tė pėrpikta
    Tė prerė rrum pėr burra kanuni

    Ani pse rėndon mbi Lulen dhe gjakun

    E thėnė ėshtė
    Tė kesh me ē’tė ngopėsh sytė
    Deri nė zbardhje

  6. #6
    Njė natė pa hėnė
    Edhe njė natė tjetėr pa hėnė

    Ndritė plot gaz llamba nuse

    Ashtu edhe vogėlushja
    Qė merr myzhdenė
    Pėr lindjen e vėllait

    Mbarė i shkoftė rrita

    Hall i madh pėr motin e ftohtė
    Edhe pėr pikėllimin e zurnaxhiut

    Qyqari
    Ka mbetur pa barin e mushkėrive

  7. #7
    Qentė i bėjnė shoqėri natės
    Bulkthi po ashtu
    Liza dergjet nė spital

    Pėr dyzet e pesė gėrshetat
    Nė radio kėndon Shpresa

    Motrat i rrinė rrotull
    Rrotull sė vėrtetės ne
    Mjekėt shumė bėnė pėr tė

    Pėr njėrin sy tė shėndoshė
    Pėr duart qė s’prehen
    Mos fajėsoni qentė as bulkthin

    Tek e fundit Liza
    Vetėm qenė pat bėrė
    Nė orėn e mbramė tė vizatimit

  8. #8
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Urian,

    thonė se ėshtė njė jetė
    kėndej
    e njė tjetėr krejt tjetėrfarė
    andej vdekjes

    me gjasė
    do tė jetė vėrtet ashtu
    pėr tė gjithė
    pėrveē njė soji tė veēantė
    qė Zoti i ka dėnuar duke i shndėrruar nė poetė

    secila dashuri
    atyre u dhuron njė jetė tė re
    dhe mė pas
    njė vdekje tė re edhe mė tė trishtė
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  9. #9
    Dijetarėt gjithėmon vrasin diēka
    Ėshtė detyrė e tyre

    Edhe Lizės e Drenit
    Iu ėshtė urdhėruar
    T’i ndrydhin mizat e verės

    S’do fjalė
    Pėr vendosmėrinė qė kanė

    Pas ēdo shpirti tė rėnė
    Pėrtėrijė dashurinė e vjetėr

    Sot e njėqind vjet
    E nesėrmja do mė gjej lakuriq
    Me atė qė quani tė marrė

  10. #10
    Nė akuariumin e qelqtė
    Sytė e mi
    Dhe qerpikėt shumė tė zi

    Brenda nė tė gjendet
    Peshku i argjendtė

    Ē’hijeshi
    Peshku i argjendtė
    Sa do tė doja ta kem

    Mbi rėrė tundi bishtin
    Dhe zhduku sytė e mi
    Edhe qenin e zi

    Vazhdoj tė rri
    E tė shikoj i mrekulluar

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ndodhet ndonje ketu nga Zagoria?
    Nga McBlind nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1520
    Postimi i Fundit: 10-07-2009, 15:30
  2. E bukur dhe fatkeqe
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 05:34
  3. Gjeneralet fatkeqe, qe i sherbyen Ushtrise Shqiptare
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-10-2004, 12:34
  4. Milioneret fatkeqe
    Nga s0ni nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 23:29
  5. Rrefim I Nje Nene Fatkeqe
    Nga Ema nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 21-08-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •