-
post-
dikush me kishte derguar nje mesazh. nuk kisha as prani, as mungese deshire per ta lexuar, pasi ne menyre te pakuptimte u gjenda e shtyre per ta bere dicka te tille, u cudita me veten. ne perpjekje per te arritur synimin me shoqeronin kenge te mbytura, pasqyrimi i vetvetes shfaqej i turbullt, levizjet ishin te ngadalesuara, realiteti rendohej nga pamundesia…kjo e fundit me lodhi edhe mua teksa ne koken e zarfit arrita te dalloja derguesin. deri me tani nga mbulesa e bardhe dhe e tejgjate prej linoje, te cilen pata hedhur siper, kisha arritur te nxirrja jashte vetem krahet. edhe zbulimi i kembeve nuk do te perbente veshtieresi…kur me ne fund isha e lire ra zilja. me nje shpejtesi te frikshme u ngrita, e fika dhe u zhvendosa edhe nje here ne vardisjet e semura te endrres me nje deshire te papermbajteshme per ta vazhduar ate. me pare mbase doja te zhvishesha nga permbajtja e letres…u zgjova perseri dhe me ngulm mbylla syte per te ushqyer me tej kuriozitetin e plogesht. gjumin nuk mund ta beja artificial…u ngrita, doja dhe duhej bere dicka me doemos. nuk mbaja mend cfare…e kapluar nga zgjimi nisa te beja gjerat, qe nuk duheshin bere me doemos…
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Silk : 25-10-2005 mė 07:58
-
-
(si ne)
ajo, qe mendojme mbetet dhe iken
ajo, qe mendojme dhe s’themi mbetet dhe iken avullimthi
ajo, qe mendojme dhe themi me vete mbetet (mes nesh ) dhe iken
ajo, qe mendojme dhe u themi te tjereve (s’)mbetet, rrotullohet, nuk ka, ku iken dhe kthehet (e lodhur…)
p.s. "nesh" nenkupton dy polet e honit te kokes.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Silk : 25-10-2005 mė 07:52
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt