Grekët: Berisha u keqkuptua në vitin 1997
Athina i ka shtrirë dorën kryeministrit Berisha duke pranuar se ai është keqkuptuar në vitin e trazirave të vitit 1997, në prag të vizitës së kryeministrit Karamnlis në Tiranë dhe vetë Berishës më pas në Athinë. Një prej gazetarëve të spikatur të medias greke, Terenc Kuik,(aktualisht gazetar kryesor tek STAR CHANELL në Greqi) në një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë para pak ditësh i ka komunikuar atij se nga kontaktet që ka patur me palën greke, i është bërë e ditur se Berisha është keqkuptuar në periudhën e '97. Këtë fakt ai nuk ka ngurruar që t'ia paraqesë Z. Berisha gjatë intervistës së tij, në një mënyrë që linte të kuptohej se kryeministrit shqiptar po i kërkohej ndjesë nga opinioni i shëndoshë i shtetit fqinj dhe të gjitha rrethet apo kanalet që lidhen qoftë me diplomacinë, apo me borën intelektuale për kundërvënien masive në vitin e trazirave në Shqipëri. Megjithatë, kryeministri shqiptar është shfaqur shumë miqësor gjatë intervistës me gazetarin grek duke anashkaluar këtë moment, por duke premtuar se një gjë do të jetë e sigurtë për të ardhmen, respektimi i plotë i minoriteteve në Shqipëri dhe si dëshmi të kësaj qeveria e Berisha po përgatit hapjen e një shkolle greke në Himarë. PSr sa i takon vizitës së tij në Athinë, ajo do të bëhet pas vizitës që Karamanlis do të bëjë në Tiranë në një kohë të afërt, por që nuk është fiksuar ende. Gazeta 55 e vëmendshme ndaj të gjitha zhvillimeve që lidhen me tendencat pozitive të fqinjëve tanë, apo edhe rritjes së rolit të Shqipërisë në rajon po boton të plotë inhntervistën që gazetari grek i mori kryeministrit Berisha në zyrën e këtij të fundit, ditën kur ai festonte ditëlindjen e tij.
Keni premtuar se jeni kryeministri që do të qeverisni me duar të pastra, që do të luftojë korrupsionin dhe do të ndërtoni një Shqipëri të re. Është e vërtetë?
Plotësisht. Jam i vendosur të crrënjos sistemin e korrupsionit. Ju e dini që korrupsioni është fenomen, por në Shqiperi është kthyer në sistem. Ky është sistemi që ne ndërtuam. Mjafton të shihni vetëm administratën që është e ndërtuar mbi konfliktin e interesave. Vetë ish ministri i bujqësisë ishte importuesi më i madh i ushqimeve në vend. Ne filluam punën duke parandaluar konfliktin e interesave në administratën qeveritare. Po kufizojmë në minimum korrupsionin, po miratojmë ligjin e lëshimit të prokurave, po organizojmë një fushatë të gjerë kombëtare kundër barbarive. Po rrisim transparencën duke përfshirë edhe autoritetet qevritare, mbi të gjitha shpenzimet publike. Kështu po e crrënjosim sistemin. Nuk do të ketë më monopole. Ato u krijuan nga njerëz të pushtetshëm që përdorën pushtetin për qëllimet e tyre.
Cfarë mendoni për rikthimin e minoritarëve në Shqipëri dhe investimet që ata duan të bëjnë për vendin e vet?
Për të gjithë ata që kthehen në Shqipëri për 3 vjet, nuk do të ketë ansjë taksë. Në mënyrë absolute për të gjithë ata që emigruan nga Shqipëria dhe duan që kursimet e tyre t'i investojnë të punësojnë të afërmit e tyre apo të përmirësojnë jetën e tyre, do të jetë kënaqësi dhe së shpejti ne do të hartojmë një projekt që të nxisim kthimin e tyre në vendin e vet.
Kam mësuar se do t'u bëni grekëve një dhuratë të bukur, do të hapni një shkollë në Himarë. Si qëndron e vërteta?
Po shkolla do të hapet.
Ky është një vendim shumë i rëndësishëm z. kryeministër ...
Është në programin e partisë sime, që të respektohen të gjitha standartet që kanë të bëjnë me minoritete. Jam plotësisht i vendosur që të realizoj ato që kam thënë para shqiptarëve.
Kam takuar z. kryeministër edhe palën greke, ata kanë deklaruar se jeni keqkuptuar në vitin 97...?
Për një gjë mund t'ju siguroj. E konsideroj cështjen e minoritetit si një cështje thelbësore për ballkanasit, sepse sidoqoftë ju mund të thoni: "Kombet e privuara nga liritë kanë vuajtur shumë, por shumica e tyre janë minoritete". Në këtë kuadër duhet vepruar për të siguruar të drejtat e tyre njerëzore dhe si minoritete. Jam pro minoriteteve do të punoj shumë për të siguruar të drejtat e tyre duke respektuar kulturën dhe identititetin e tyre, jam i lumtur që në qeverisje është një parti njerëzore, që fitoi zgjedhjet e që e ka të pasqyruar këtë në programin e vet.
Keni ndonjë datë në lidhje me vizitën tuaj në Athinë apo të z. Karamanlis në Tiranë?
Z. Karamanlis do të vijë i pari.
Pse jo, ju i pari?
Unë e kam ftuar dhe ai më premtoi kur ishim në Nju Jork. Është e njëjta gjë, por unë ia lashë radhën atij të vijë i pari. Më pas do të punoj me ambasadorin dhe ministrin e jashtëm për të përcaktuar datën.
Si janë marrëdhëniet tuaja me arqipeshkopin Anastas?
Janë të shkëlqyrera. E vlerësoj dhe kam shumë respekt për të.
A keni një axhendë, se kur do të jeni gati për integrimin në Europë, për një vit pas pesë apo kur?
Hapi i parë do të jetë fillimi i bisedimeve dhe kam shpresë se do të bëhet kjo vitin tjetër. Pas kësaj do të bëhet një punë e madhe për të ndryshuar imazhin dhe jetën e shqiptarëve me qëllim përshpejtimin e procesit. Afati është deri në vitin 2015-2016, sidoqoftë kjo do të ndodhë pas reformave shumë të thella, që mendoj se do të përshpejtojnë procesin.
Të flasim edhe për futbollin. Herën tjetër tregohuni më të mirë me grekët. Ishte një mundje e keqe...
Problemi me futbollin është ky. Gjithmonë më ka pëlqyer t'i shoh skuadrat shqiptare të fitojnë. Por gjatë ndeshjes ndryshoj mendje disa herë dhe bëhem tifoz në përfundim me ata që luajnë më mirë, me ata që kanë peformancvën më të mirë dhe bëjnë lojën më të bukur. Unë jam me ta.
Krijoni Kontakt