Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Ditë dhjetori

    Dite dhjetori!
    Gjithckaja eshte mbuluar nga nje qiell i cuditshem, qe se kam pare kurre me pare.
    Po flas me nje besim qe te ben te mendosh se une jam aq i vjeter sa i njoh te gjithe qiejt, dhe ky eshte pikersiht ai qe i ka shpetuar vemendjes time, por njekohesisht eshte edhe qielli me i bukur qe mund te kete ekzistuar ndonjehere.
    Ndihem i dashuruar me te, dhe me besoni eshte nje dashuri me shikim te pare.
    Ti bie ne gjunje e te pakten te gjej guximin e ti them, je shume i bukur.
    Cfare eshte kjo qe po mendoj???
    Kjo ste ben as per te qeshur e as per te qare.
    Sakaq vendos ta harroj qiellin e te vazhdoj rrugen ,por........ por e ndiej ate.
    Qielli po me shikon, paturpesisht, ose ashtu me duket, por di qe s'mund te bej indiferentin.
    Vendos te shkruaj dicka per te dhe sakaq ndez video-projektorin qe kam ne koke.
    Ai shfaq imazhe te perngjashme, qe bujarisht ofrojne figura te perdala letrare, e asnjera prej tyre nuk i shkon pershtat ketij qielli te lire qe jo rastesisht mbreteron ne kete sekonde te habise sime.
    Asnje nga imazhet qe video-projektori i imagjinates shfaq ne perden e mendimit tim nuk i afrohet madheshtise se tij, e asnje prej tyre nuk mund te prodhoje cudine qe ai sjell tek une.
    Qiell memec, memec dhe i cmendur, i cmendur dhe homoseksual, mendoj.
    Pastaj them me ze te larte ate qe mendova “Qiell memec, memec dhe i cmendur, i cmendur dhe homoseksual”.
    Po filloj ti gjej edhe nje vije melodike kesaj fjali, qe kaq shume kam deshire ta kendoj.
    Ai (qielli) vazhdon te mbetet aty, eshte i hapur si nje kraharor zogu, brenda te cilit mund te fusesh gjithe frymen e botes, qendron mbi koken time i zhveshur nga te tera fluturimet, dhe nuk di te keputet.
    Pse nuk bie ky qiell., pse nuk rrezohet ne kembet e mija.
    “Qielli im nuk di te rrezohet” shkruaj i bindur se e kisha kapur fillin e mendimit, por sa kaq mu duk nje varg bastard i sterperdorur nga une. Ishte nje varg banal, qe bente levizje te ngadalta, e nxirrte shkume nga goja sa here perpiqej te me thoshte dicka me shume nga ajo qe lexoja.
    Perseri ja ngula syte qiellit, per te ndjere jeten e tij, enigmen qe fluturonte mbi te.
    Ai ka ngjyra trishta, e prape eshte kaq i lire.
    “Eshte nje qiell i lire dhjetori” shkruaj, por pa u menduar gjate e prish edhe kete varg sepse me duket edhe ky nje klishe e gjysem.
    Shtrengoj koken mes grushatve, e shikoj perseri formen e tij te re, ndersa ai leviz, jeton si nje kafshe e paqte deti.
    Qielli duket kurioz.
    Mbase ai eshte aty vetem per mua.
    “Nje qiell kurioz, vetem per mua” shkruaj, por edhe kjo nuk me duket aspak e re.
    Te gjithe qiejt jane kurioz mendoj, dhe i bindur e prish ate qe kam shkruar.
    Ndihem bosh.
    Uleras nga inati “Qiell memec, memec dhe i cmendur, i cmendur dhe homoseksual”.
    Aq e cuditshme eshte ajo qe ndjej kur e shoh ate, sa forca, magjia, makthi, imagjinata, urrjetja, dashuria, e gjithcka tjeter qe kam brenda vetes , te tera se bashku shnderrohen sakaq ne nje peshtjellim i grise se tij ne nje nuance te plumbet.
    Veshtrimi im mbytet ne lotet syve te lodhur.
    Ai leviz ngadale me nje shpejtesi te cuditshme, duket sikur format e tij rrjedhin, luajne per mua nje shfaqje te lashte sa vete ai.
    Qiejt perserisin veten.
    Duhet te shkruaj dicka per te.
    Vendos ta krioj ate brenda kokes sime.
    Brenda kokes kam nje kantier ndertimi, nje koloni sklleverish dhe nje magazine eksperiencash.
    Me ta mund ti jap jete, forme, kuptim gjithckaje, madje edhe ketij qielli te akullt dhjetori.
    Sklleverit presin urdhera per te nxjerre sakaq nga magazina e imagjinates sime eksperiencat e mija, i mbivendosin ato mbi njera tjetren, dimensionojne ate qe une dua te shoh, me mesojne ta dua, ta rris brenda vetes sime krijimin e ri dhe pas kesaj ti jap nje emer atij, duke u ber keshtu kumbari i mazheve te mija.
    Fjala eshte e para, prandaj gjithcka fillon nga fjala, e po keshtu edhe imazhet.
    Nis ta pershkruaj qiellin me cte me vije ne mend, dhe sklleverit qe jane brenda kokes time, sklleverit e mendimit tim, fillojne ti binden urdherave te imagjinates, duke nisur keshtu te krijojne imazhin.
    Hapesire e rrudhur gri.
    Zogj dimri.
    Makiazh ngjyre plumbi.
    Ere e trembur qe struket brenda sqetullave te veta.
    Sklleverit terheqin fjalet e mija, i pikturojne ato pastaj i mbivendosin mbi njera tjetren por ajo qe krijohet nuk eshte aspak ajo qe jam duke pare.
    Nuk eshte ky qielli qe dua, uleras me sa kam ne koke.
    Pse duhet te jete gjithcka kaq e pamundur.
    Perseri uleras i mbushur nga inati “Qiell memec, memec dhe i cmendur, i cmendur dhe homoseksual”.
    Doni te dini se c’fare ndiej???
    Jam kaq i nxehur, sa do ta kisha djegur Romen per te dyten here, vetem per te pare shkelqimin e flakeve mbi barkun e tij gri.
    Ne djall vafte Neroni, i dashuruari me zjarrin.
    S’jam aspak egoist, por e dua tmerresisht kete qiell................kete dhe asnje tjeter.
    Ne kantierin e mendimit ka rene heshtja.
    Hey ju, u bertas sklleverve, mos jeni te shurdher, nuk e kuptoni qe jam duke ju pershkruar nje qiell dhjetori te ftohte, ndersa ju po formoni nje lekure te rrudhur plaku te mbushur me nishane pleqerie, e me qime te thinjura.
    Atehere me i vjetri nga sklleverit, kerkon falje, dhe pasi kerruan zerin, drejtohet nga magazina e mendimit tim, dhe kerkon ti sjellin 20 ha zbrazeti, nje gri te perrmjerre, dhe pak boje te plumbte, disa zogj te uritur dimir, nje ere jo shume te forte por therese.
    Pastaj ai urdheron me tone te prera.
    Mbulojeni diellin dhe pini tere ngrohtesine qe eshte ne ajer.
    Sillni ketu zbrazetine, dhe konsiderojeni ate si qiell pa ngjyre.
    Derdhni mbi te grine, dhe ajo nuk do te jete me zbrazeti, por nje fushe ndertimi.
    Pastaj kryeskllavi, ai me i vjetri afrohet edhe me teper per te pare cilesine e punes.
    Pasi mbetet i kenaqur, urdheron ta gudulisim vende vende grine e ftohte me pak ngjyre plumbi.
    Krijohet keshtu brenda kokes sime nje qiell dimri, por qe nuk eshte tamam ai qe jam duke pare.
    Nuk eshte tama ashtu sic e mendoj une, i drejtohem kryeskllavit, mungojne rete dhe zogjte e dimrit.
    Nuk eshte kjo e tera, akoma s’ka mbaruar, therret kryeskllavi.
    Ai plugon me ere qiellin, duke krijuar rrudhat e reve, dhe e sperkati hapesiren me zogjte e dimrit qe si nishane mbine ne qiellin e rrudhur.
    Dhe ja qielli u be.
    Ky ishte qielli qe kerkoja,ishte qielli i rrudhur i dhjetorit por qe tani s’ishte me i huaj si me pare.
    Ai ishte i imi, e kisha ate ne koken time, isha krijuesi i tij.
    Me ne fund ai ishte thjeshte nje mendim te cilin mund ta gdhendja si te me pelqente.
    Tashme kishte ardhur rradha qe skllavit naiv te fliste.
    Ne nje barake te mbyllur ne kantierin e mendimit, qendron i ulur skllavi naiv.
    Eshte i lashte sa nje perjetesi, por ndihet ende femije.
    Ai pjesa me e vertete e imja, qe nuk di te flase asnjehere me ze te ulet, uleret ato qe shikon me sa ka ne koke, pa pyetur se c’fare efekti do te kene ato tek te tjeret, dhe une jam i detyruar te shkruaj gjithcka qe ai sheh, gjithcka qe ai thote.
    Ai del, shikon qiellin, shtrihet mbi te, pastaj mbeshtet mbi te gjunjet e imet, dhe me nje piskame kuje shpall ”Qielli i plakur po vdes, dhe une nuk di te qaj ”
    Zeri i tij kumbon, e ngjitet deri tek une ne nje forme te prekshme.
    Shikoj qiellin tim, ate te madhin, te vertetin, te mbushur nga rrudha resh, qe era therese i thellon edhe me teper, shikoj zogjte e mardhur te dimrit qe i qendisn lekuren e ajert, dhe shkruaj.
    Qielli im i mplakur po vdes
    Une ende s’kam mesuar te qaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 07-12-2005 mė 11:36

  2. #2
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Me vjen mire qe e ke perfunduar lali, me pelqeu shume.
    Te pershendes.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

Tema tė Ngjashme

  1. Një ditë para vdekjes
    Nga alibaba nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 21-06-2024, 02:58
  2. Paganizmi dhe monoteizmi
    Nga SuNRiSeR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 04-09-2009, 06:46
  3. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  4. Ditet e SHevalit dhe agjerimi i tyre?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 10:21
  5. Dhjetori i Azemit dhe renegatet.
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 04:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •