Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    ~mistrece~ Maska e Baby^Doll
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    132

    Rritet urrejtja per shqiptaret ne Londer

    Shqiptari po shqiptar ngelet.

    Kudo qe te vemi do na ngelet nje nam i keq, po pse valle?

    Pse nuk ndryshuam njehere per mire?

    Nje rrjet trafikantesh eshte kapur kohet e fundit ne londer qe trafikonin femra minorene nga vendet balltike dhe i perdornin ne londer si prostituta. Eshte vertet per te ardhur keq kur mendon se si nje person mund te krijoj te ardhura ekstreme me vuajtet, keqtrajtimet dhe abuzimet e nje personi te pafajshem.

    Pothuajse ne te gjitha gazetat ditore te londres jepeshin fotot e 5 trafikanteve ku kater prej tyre ishin vellezer gjithashtu dhe historia e dhimbshme e nje 16 vjecare qe tregonte sesi ishte genjyer, keqtrajtuar dhe kishte humbur virgjerine kur per here te pare i duhej te "punonte" me shume kliente qe te arrinte shifren e domosdoshme te kerkuar nga "pimp" i saj.

    Keto ngjarje krijojne nje influence shume te keqe ndaj komunitetit shqiptar ne angli deri sa arrin nje pike ku ne shqiptaret na fusin te gjithe me nji kazan sa here qe te pyesin se nga je.
    ?

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ket ne Zvicer eshte komplet nje rruge qe quhet Langstrasse, e cila eshte qenda anti kulturore, e kontrolluar nga shqiptaret.
    Fakte dhe te dhena si keto me larte na jane be edhe bajate. Na humbin fytyren edhe ne qe nga 10 ore ne dite ne pune i bejme.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    cncncncn amonnn si nuk i lam iher kto gjona

    osht vertet me te ardh turp kur e lexon kte tem, ne vend qe tmundohemi te rregullojm reputacionin ton ne bot ne e bojm mo keq dita dites


  4. #4
    ~mistrece~ Maska e Baby^Doll
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    132
    Ketu gjithashtu eshte edhe disi e veshtire per te gjetur pune ne zanatin qe ke mbaruar sepse e para e punes sa te shofin nacionalitetin te CV fillojne dhe te pyesin kur ke ardhur, si ke ardhur, a ke leje pune, me ke jeton etj. Ndonjehere te bejne dhe pyetje ofenduse qe do sdo do ulesh koken dhe do nenshtrohesh sepse je ne toke te huaj dhe e dyta jemi ne te keqinjt e vetes qe e bejme dhe boten te na urrej.

    Po e them me gojen e plote qe ketu shumica e shqiptareve jane bere shume BLOZE dhe kjo per vet faktin e mungeses se shkollimit, e edukates familjare, dhe varferise.

    Ka ardh dita ku te vjen turp ta quash veten shqiptar.
    ?

  5. #5
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Kanibale qe shkaterrojne jete te saponisura.Kriminele qe duhen denuar ne format me ekstreme.Fatin e vajzave balltike e kane pasur e kane dita dites dhe vajzat shqiptare.Jane me qindra e mijera femrat e rrembyera nga gjiri i familjes e shfrytezuar me dhune ne trotuaret e perendimit.Njolle qe duhen dekada te fshihet.Sa e sa prinder qe presin te shohin vajzat e tyre..sa e sa vellezer qe presin te hakmerren...sa e sa njerez qe iu qan shpirti per vajzat e tyre te aferta qe kafsherohen nga rrugace imoral.

    Maskarenj qeveritare,maskarenj police,maskara popull qe gezohen me fatkeqesite e hallexhinjve.Jane te panumerta rastet qe kur denoncohen dhe arrestohen paguajne gjyqtaret dhe falen..Jane te panumerta rastet qe kur prinderit lajmerojne policine per zhdukjen e vajzes keta te fundit se vene ujin ne zjarr...jane te panumerta raste te tilla qe vajza rrembehet ne mes te ditese ne qender te qytetit e ne mes te njerezve e mileti maskara nuk e hap gojen para nje krimi te tille.

    Kush do tua lehtesoje vuajtjet dhe torturat e tyre,lotet e nenave,ankthin e vellezerve,...gjykata,ligji?JO keto nuk ua lehtesojne.Ua shtojne me shume duke liriuar kriminelet.Keta te fundit kryejne hakmarrje ndaj viktimes qe denoncoi per padrejtesine qe iu be.

    Sot me shume se kurre duhet te kesh grushte te forta.Sot me shume se kurre duhet t'ja tregosh vendin cdo krimineli.Sot me shume se kurre kriminelet jane bere trima..anormale kjo...krimineli duhet kete frike..po ndodh e kunderta.Sot me shume se kurre duhet ta ndjesh veten te forte.Sot me shume se kurre ia vlen te ia kushtosh jeten luftes ndaj krimineleve.Sot me shume se kurre duhet ti tregosh dhunen kriminelit provincial e te ia shtypesh koken krimit qe ne berthame...njashtu o i dashuri shtet shqiptar.

    Pse budalla ishte Enveri qe i grumbullonte nder kooperativa e ua qinte kockat tere diten.Jo nuk ishte budalla...ishte i mencur..e dinte ai qe dajaku ka dale nga xheneti.

    Cou nga varri Enver Djali...
    Te pakten kur jeshe ti drita kishnjem,po dhe i cop buke e hanin te gjithe.Shkollen pa lek e benjam.Po dhe ne spital nuk caja karet me doktorret e korruptuar.Po dhe lulishtet e ajri ishin mrekulli.Po dhe deti e plazhet ishin fantastike.Ti vetem se ishnje icik i fiksuar me ate luften e kllasave po kshu ne pergjithesi ke qene njesh e cfare njeshi.Kush kishte bithe te bente gjera te tilla ne kohen tende?Jo po..eh eh..e dinin qe depot e tua me fisheke ishin plot.Edhe ti pamvaresisht qe jeshe nikoqir ne kulm nje cop plumb nuku ua kurseje e mire e benje...se e meritojne legenat.

    eh kriminelat
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  6. #6
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Kete artikull e lexova dhe une dhe ne ate moment me erdhi shume turp, sepse ne te njejten kohe po e lexonin dhe disa te tjere prane meje...Ky eshte realiteti dhe nuk mund te besh dot ndryshe...
    E rendesishme eshte te vleresojne per ate qe je...

  7. #7
    ~mistrece~ Maska e Baby^Doll
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    132
    Floriri ta qajme te vdekur enverin skemi ku e gjejme, vetem po doli ndonje enver i dyte qe sma merr mendja se mund te kete.

    Piranha hello
    ?

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Pa justifikuar keta monstra dhe pa llogaritur femrat qe i kane marre me zor, po keto vajzat qe takojne keta Shqipot e qe u bejne premtime, ku i con mushka qe dashkan te shkojne me pushime me te panjohur? Prinderit si i lane? 16 vjec kalama, ku do udhetoje? Kur prinderit kane dashur te me conin vetem ne Shqiperi kur isha 12, kane marre masa, jo te me hidhnin gjekundi e pastaj te luteshin se do arrija shendoshe. Sot e kesaj dite, une nuk kam bere rrugen 1 oreshe Tirane-Durres pa patur dike me vete.

  9. #9
    ~mistrece~ Maska e Baby^Doll
    Anėtarėsuar
    17-06-2005
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    132
    Leila eshte e vertete kjo qe thua por ama mendo dicka qe afrimiteti, dhimbsuria dhe preukopimi qe kane prinderit tane ose ne pergjithesi ne shqiperi nuk eshte e krahasueshme me asnje vend te evropes, te pakten me angli dhe vendet balltike sepse mesa kam pare ketu ku jetoj goca 12 vjec ngel shtatezane ose ka plot adoleshente qe shkeputen nga familja e tyre dhe jetojne ne varesine e tyre.
    ?

  10. #10
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    Pa justifikuar keta monstra dhe pa llogaritur femrat qe i kane marre me zor, po keto vajzat qe takojne keta Shqipot e qe u bejne premtime, ku i con mushka qe dashkan te shkojne me pushime me te panjohur? Prinderit si i lane? 16 vjec kalama, ku do udhetoje? Kur prinderit kane dashur te me conin vetem ne Shqiperi kur isha 12, kane marre masa, jo te me hidhnin gjekundi e pastaj te luteshin se do arrija shendoshe. Sot e kesaj dite, une nuk kam bere rrugen 1 oreshe Tirane-Durres pa patur dike me vete.
    Ata monstrat i mendojne detajet me mire se une, ti e shumica qe jemi ketu. Shihe nje cike ate filmin suedez `Liya 4 ever` qe e trajton kete teme. Mua me vjen shume keq per vajzat shqiptare qe i shesin neper evrope. Ka shume raste ku nje djale pretendon sikur martohet apo fejohet me te dhe pasi del ne perendim e shet ate vajze. Por me habit fakti pse kaq njerez te keqij jemi? Edhe popujt tjere te shteteve ish-komuniste kane qene te varfer por pse ka me shume shqiptare qe shesin droge e prostituta neper evrope?
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės
    Nga Sabriu nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 04:26
  2. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  3. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  4. Shqiptaret, sa kokeforte
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:55
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •