Sot kam rene ne dashuri me lekuren time.
Eshte me e bardhe se qumeshti.
Arsye e mjaftueshme per te shkuar ne Parajse.
Thone se atje ben ftohte. Mesa duket, perjetesia ime do te jete nje statuje akulli.
Sot kam rene ne dashuri me lekuren time.
Eshte me e bardhe se qumeshti.
Arsye e mjaftueshme per te shkuar ne Parajse.
Thone se atje ben ftohte. Mesa duket, perjetesia ime do te jete nje statuje akulli.
I vengert ky mengjes. Zgjohem me syte drejt tavanit eunuk. Perjashte, qielli nxjerr sperme resh.
E gjitha filloi me nje kafshim dhembesh qumeshti. Seksi i tij perngjante me henen. Turma te zeza mizash rreshqisnin stomakut tim.
T'i kthente ne fara yjesh, dinte ai.
Shtepite e kesaj rruge kane cati vezore. Nje mit per cdo banese. Kushedi sesa mite thyhen mureve te mitres tani!
Nene, t'i nderrojme trupat?
***
Paturpesisht kerkoj nje shkembim te tille duke ditur qe ime eme as iriset nuk m'i fali diten e lindjes. Ndoshta ngaqe s'komunikonte dot me telepati. Ose e donte shikimin e blerte per vete. Tani po veshtroj gruan me shpatulla te tulta. Nje foshnje i sperdridhet qafes si gjerdan me shume rruaza. Po, te bukura jane nenat. Te yndyrshme. U kendohen himne vijave te tyre te shendetit, sidomos pas lindjes. Nena ime s'ka asnje shenje ne stomak. Asnje cenim lekure. Asnje shtrese te dukshme dhjami ne bark a kofshe qe mund te deshmoje nje fare memesie. Gjinjte nuk i varen. Kjo me ka lene gjithe jetes ne medyshje per mbarsjen time. Dikur besoja se mund te kisha lindur prej nje nishani te sterrmadh ne parakrah te saj, por lekura ime tregon te kunderten fjale-kycur.
Rralle e shoh. Kurre s'e prek. Kur me shfaqet para syve, e perqafoj vec me qerpike.
Ne pamundesi per te kenduar, flegrat e hundes me cahen.
Maxhnun.
----------------
Nuk kam me asgje per te thene, dhe ndihem i pavertete.
C'do dite mekatova, derisa kuptova se kisha ndertuar boten.
Pastaj nuk i besova me kohes, dhe kjo mjaftoi qe te gjithe te me harronin.
Ti gjithe.
Jam i padobishem.
Nese je e uritur, gjej nje vend ne trupin tim, e nguli dhembet, mbushe gojen me gjak, e tul, vrite urine tende.
Ate qe do mbesi, prite ne copa te vogla, mblidhe gjakun tim ne nje kane, e pasi ti bekosh, shperndaji ne sakramentin e te dieles.
Te gjithe do te jene te shpetuar mbas kesaj.
Mos u mendo dy here, por shqyeje bujarine time.
Diten e shtate do te jem rilindur, duke jetuar jeten e dikujt tjeter.
Lutu per mua, lutu me fryme.
Sa keq qe buzet nuk ti njoh ende!!!
Rebele...shkruan aq bukur! "Anormalitet" i domosdoshem i ketij forumi...
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
JETA IME
Shishe me qumesht nė grushtin e foshnjes
qe ngutshem therret 'Me-ko'
Ish lutje a urdher?
Kepuce e shkare prej kembes se te rese
ballkonit tek varet me shikimin drejt qiellit
Historia e Hirushes kthyer kokeposhte
Vule e zeze nė parakrahun e bashkeshortes
Tre shpulla per cdo te thithur ne gushe merr
Sistem i vjeter bankar
Karfice qe bie mbi lavaman
me mė te dobten trinkellime
Te ralla floket e gjyshes, s'i mban dot me
e duart e saj mė nuk mbajne
JET'IMJA
... endacake amfiteatresh...
Cigarja eshte nje ezmere e bukur me fustan nuserie.
E thith, e zhvirgjeroj me buze. Me ato buze pelivane qe levizin sa majtas-djathtas kur qesh, si dy kur'vicka ne dysheme te bordellit.
Sinkronizim lezbikesh.
Ndersa ai perkulet krevatit e luan me gishtin tim te vogel te kembes.
S'me duhen syte ne nje nate si kjo. I djeg qe te ul cmimin e fytyres.
Oret permbys i kthej
S'ka c'mė duhen akrepat
kur trupin qindra kandrra ma shijojne
Engjell i palare, krahethyer e sakat
Zotethi im eshte leter a ndoshta karton
i gris'shem, me vrraga, mė i piset se une
S'i njeh lartesite, te ngjitet nuk di
motak qe kembadorazi shenjteron pllakat
Une vishem vetem me te zeza.
shum te lezecme vertet....![]()
* I DiDnT asK 2 B AlbaNiaN...I JuSt GoT LuckY ♥ *CrosiN Da Dead LiNe...Y
Nje lloj dumping-u i nevojshem ndonjehere...Postuar mė parė nga Rebele
......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
drejt gjinjve te tu me ndjell...
Krijoni Kontakt