Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167

    Piktorja E Shpirtit

    PIKTORJA E SHPIRTIT


    Le te themi qe edhe ne nje qytet miliona banoresh, s’eshte e lete per klandestinin t’i fshihet kontrollit te policise. Para dy javesh erdhen dhe kerkuan ta ndezin cigaren tek une dy civile, ne rrugen qe beja per ne shtepi. Me falenderuan, moren te largohen, une i pershendeta, por sapo e kuptuan timbrin e huaj qe kisha, me peshuan nga koka tek kembet, pane ne sy njeri-tjetrin e aq u desh qe t’iu mbathja si hajdut, te kaperceja nje gardh telash, u grisa, rreshkita dy here, ndjeva sirenat qe binin pa pushim, gjeta nje pallat ne ndertim e siper dhe u ngjita ne katin e fundit.
    Prita me zemren qe e mbaja ne duar, duke gelltitur lote inati, per ate gjueti shtrigash ndaj meje.
    Kur e ndjeva te arsyeshme te kishte mbaruar kontrolli, u bera te dal, por degjova zhurme kembesh, zera, po ngjiteshin, mbulova koken me duar, i ulur ne cepin e asaj dhome te ndertuar pergjysem, me hijet e nates qe me vinin afer e me shkelnin kembet qe i kisha zgjatur pertoke.
    Po vinin, me mbetej vetem te hidhesha, te kaperceja nga ato kate e te shpresoja te bija mbi ndonje gje te bute, qe te lehtesonte rrezimin.
    Nuk kisha pike deshire te kthehesha mbrapsht ne vendin tim. Ishte e veshtire te vije nga deti, me gomone, e te paguaje nje rruge tjeter me para te thata ne dore.
    Pellemba e fatit e la per heren tjeter goditjen, e ne vend te me jepje grushtin final, te me derrmonte dhembet, me ledhatoi faqen, e shkundi Demin e Nentokes, e nuk di ta shpjegoj gezimin tim kur ndjeva te dridhej bota. Ishte nje termet qe me shtyu tutje, aq fuqishem u ndje, e une qe qeshja me i lumturi ne toke, te gjithe policet e braktisen ndertesen dhe kerkimin, kurse mua per asnje cast nuk me shkoi ne koke ideja qe pallati mund te binte e te me gelltiste edhe mua mes renojave.
    U ngrita me kembe si kishte mbaruar e gjitha, u rregullova, e kuptova qe punonjesve te rendit iu kishte ikur deshira te vazhdonin gjuetine, prita edhe pak e dola, mora serish rrugen e shtepise.
    Shteti ku jam nuk do te me beje me dokumenta. E kam te veshtire te gjej pune, me takon te bej c’me del perpara, akoma po jetoj me kursimet qe mora me vete kur erdha nga Shqiperia.
    Arrita te gjej nje shtepi dy dhomeshe, me qira, ne periferi, ne zonen Eur, e megjithese pronari eshte nje plak grindavec, me ka me sy te mire, pasi me detyron te paguaj me shtrenjt se te tjeret, i rregulloj kopshtin e cdo urdher qe me jep, ia zbatoj pa ia bere fjalen dysh.
    Tani qe kam kaluar dy muaj ne kete vend, po ia marr doren gjerave. E nxorra edhe emrin ne gazete, ne kerkim te punes se rregullt, me page fikse.
    Me merrnin e kerkonin te beja masazhe, shkoja ne takimet e fiksuara e gjeja pleq, burra, homoseksuale, qe me premtonin parate e botes, vetem t’ua plotesoja ca deshira qe ata i kishin vecanerisht per zemer…
    Ne fillim qeshja i habitur, e kush ishte mesuar me gjera te tilla. Kur njeri nga ata u be me i guximshem, me pa qe po qeshja, u zhvesh para syve te mi, u fut ne vaske, i mbuluar me shkume , e me ftoi te hyja brenda me te.
    Edhe per sa iu takon puneve te tjera, qe kerkonin nje takim per te kuptuar ne i permbushja kerkesat apo jo, deshtova plotesisht.
    Kishte dicka qe s’shkonte me personin tim, nuk iu pelqente menyra si flisja, si qendroja drejt, ose kostrukti i trupit, si mbushesha me fryme, krahet qe nuk jane ne proporcion mesatar me kembet, me pyesnin per moshen, shihnin si i mbaja duart, me pyesnin dicka nga e kaluara ime e kur me shihnin qe mendohesha dy sekonda,ma hiqnin vizen. E merrnin me mend qe kisha dicka te fshehte, qe s’doja t’ua tregoja, etj. Ishte nje protokoll i cuditshem, s’me linin te merrja ne mbrojtje vetveten, e si me torturonin me gjithe ato pyetje pa vend, me kerkonin dokumentat, buzeqeshnin pa e fshehur ironine kur degjonin pergjigjen time e me percillnin pa ndonje kortezi te vecante perjashta.
    Nuk me mungonte deshira qe te rregulloja veten time si qindra mijera te panjohur ne te njejtat kushte me mua, qe arrinin te kapnin nje lloj mireqenieje, e te shtunave shkonin te argetoheshin, i linin pas te gjitha dhe e zbraznin mendjen nga veshtiresite. Une sapo mendoja ne c’gjendje e kisha lene Shqiperine, kur kujtoja kursimet qe vazhdonin te shteronin, zija koken me te dyja duart, e kembet nuk me shtyheshin as te dilja ne dritarje te merrje smogun e mbremjes.
    Eshte e paevitueshme ne nje qytet te madh, te mos kete nga ata njerez qe te tregojne veshtiresite, te bejne skeden paraprake te ferrit qe te duhet te jetosh, duan te te mbushin mendjen te kthehesh mbrapsht nga ke ardhur.
    E disa ia dalin mbane te te bindin.
    -Eh, djalosh,-me thoshte nje dite padroni i shtepise,-ketu duhet te vihet nje rregull qe te sistemoje ata qe s’jane ne rregull. Ti nuk ke te drejta. Sikur te me duhet te te nxjerr jashte e t’ia ofroj apartamentin tend nje tjetri qe me paguan me shume, une vij e po te dua te nxjerr per leckash perjashta.
    Nuk ke goje, ku do ankohesh?
    Ti ke ardhur nga deti, nuk figuron asgjekundi.
    Sikur mua te me teket te te vras, e bej pa m’u dridhur gishti, dorezohem ne polici e te denoncoj per grabitje. Them qe je shperndares droge, ben pjese ne banden e vendit tend e ke ardhur here te tjera te me vesh gjobe per hotelin qe drejtoj.
    E sheh qe i ke kembet e lidhura? Ul koken e shiko punen tende, s’ke mundesi qe te ngresh zerin e te degjohesh nga te tjeret. Mund te therrasesh vetem ne vendin tend. Po edhe aty s’eshte e thene te kete njerez te gatshem te te degjojne e te marrin vesh c’po thua.
    Ti nuk figuron ne sigurimin shendetesor.
    Kujdes me dhembet! Po u semure duhet te jesh autodidakt i vetes, me mjete rrethanore e me barna te dyshimta duhet te kurohesh, s’ke s’i t’ia besh ndryshe, ne cdo spital eshte nje polic qe te merr te dhenat e te fotokopojon lejen e qendrimit.
    C’tu desh qe erdhe ketu, miku im shqiptar ?-qeshte, tallej me mua, kuse une reflektoja. Nuk e kishte hic keq, gjerat mund te vinin edhe me mbrapsh sesa pershkrimi i tij.
    Mbyllesha pas ketyre bisedave ne apartament, e vrisja mendjen per ndonje rrugezgjidhje, pastaj lusja zotin te me jepte shendet, mos me linte ne balte ne vend te huaj. Mbulohesha mire edhe ne netet me te nxehta, beja ushtrime gjimnastikore e kerkoja te ushqehesha duke ndjekur dietat qe garantonin imunitet 100% nga mikrobet.

    2.

    Kursimeve po iu vjen fundi, kam sa te paguaj edhe nje muaj tjeter qendrimin ne apartament. Ushqehem nje here ne dite. Me ka erdhur ne maje te hundes kjo jete piratesh. Dje dola perpara nje makine policie, fola shqip, shava me ze te larte, e bera qe te me ndalnin, te me kontrollonin, te me shoqeronin ne polici e te me kthenin mbrapsht, ne vendin tim.
    Nuk e honeps me kete lloj jete. Ky eshte nje qytet i madh, ka aq shume njerez te lumtur sa mua me vjen te rrokullisem ne ndonje gremine e te behem copash si prototipi qe s’e meriton jeten ne vendin e personave te lumtur.
    Me ka zene malli te shkembej dy fjale me nje femer, t’ia prek doren, ta afroj prane vetes e te mbushem me aromen e trupit te saj.
    Tani kjo me duket e pamundur, po e humbas respektin per veten, dal cdo dite e me keq nga shtepia. Nuk i kuroj rrobat qe vesh, harroj te krihem, mjekra qe me shpon faqet nuk me detyron ta heq, i kam poret e trupit plot trishtim e merzi.
    Perpara me kalojne djemte e mamave, me ferrarin qe shkon mbi treqind ne ore, qe mbushin pub-et e diskot, blejne pluhurin e bardhe, bejne orgji, e te henen ne mengjes jane me dy mendje te kapin apo jo oren e pare ne universitet.
    Flas ne telefon me Shqiperine, e te gjithe qe me pergjigjen ndjehen me mire, me te sigurt, qe une jam ne nje toke te premtuar e kam mundesi te bej nje jete jo si ata.
    Nje dreq e merr vesh, kam turp te hapem e te them fatkeqesine time. Duhet bere ndonje gje, por une jam natyre e qete, i le gjithmone gjerat te behen pa nderhyrjen time dhe i vuaj pasojat duke i pranuar.
    Me duket sikur ka per te vene serish gishtin Fati qe t’i ktheje gjerat ne krahun e duhur, s’i kam bere gje qiellit e jam vetem njezet e dy vjecari qe shetit reklamat e filmave pa patur para te futet brenda ne kinema.
    Nje dite me vjen te kendoj me ze te larte, por hesht e as endrrat e mia s’kam guxim t’i shikoj. Eshte aq e vockel koka ime, ku rendin mijera mendime ne minute. E kujt mund t’iu interesoje, them e e imagjinoj nje autostrade pafund, ku une jam i fundit, iu hap krahun atyre qe bejne perpara me shpejtesi dhe s’kane frike te bejne aksident me mua, te perplasen ose te lene lekuren.
    Flas i mbuluar nga nje depresion i parakohshem.mesova te ushqehem me te njejten gjelle dreke dhe darke, kurse mengjesin nuk e kam me zakon te ha, dua te dobesohem, te mbaj linjat e mia qe mund te mbahen pa frike edhe vete.
    Kam edhe nje muaj kursime, jam i shtrire ne shtrat, s’po ha, nuk pi, s’ndiej force te cohem e kur troket dera, kthehem ne anen tjeter te shtratit, shtrengoj syte dhe qaj.
    Eshte padroni i shtepise.
    -U be nje jave qe s’ke ardhur nga une, te pastrosh kopshtin, te ka ndodhur gje?-me thote,e mua me vjen te vdes.
    Nis te dridhem, kjo me vjen vetiu, nuk permbahem dot, me kap nje krize e fuqishme, e panjohur me pare, me duket se klith e ulerij, them gjera te pakontrollara, kur vrulli i asaj situate nis e bie, shoh qe dhoma eshte e zbrazet.
    Padroni i shtepise eshte zhdukur, i tretur ne hic. Kush e di cfare i kam thene? E ofendova? Ai me paralajmeroi mos flisja. Do te vije ketu me karabinieret? Duhet te ik, t’ia mbath, te gjej nje vend tjeter ku te rri. Nuk leviz as gishtin me te vogel. S’kam asnje force, sikur kriza e meparshme te me kete thithur te gjitha energjite.
    Aq me mire, te vijne te me kapin, te me marrin. Fituat! Nuk shtyhet me keshtu. Kthehem me fytyre nga muri, mbeshtet faqen ne paretin e ftohte, te bardhe, s’kam c’te bej tjeter.
    Degjoj dorezen e deres qe perkulet. Do jete pronari i shtepise me ata qe do te me arrestojne. Marr nje pamje dinjitoze, shoh drejt portes, por per pak shpirti im kthehet ne nje kub te vogel, si zar, qe ka bere numrin tim fatlum.
    Eshte nje bukuroshe e papare, nje vajze e embel, jashtezakonisht e bukur, me floket qe i kalon pas veshit kur po behet te flase.
    Ec duke shkelur ajrin, buzeqesh e sikur te me tregoje prangat ku ta fut koken, jam i gatshem, i pari vullnetar, ta pranoj roberine me te eger qe mund te kete. Me thote dicka dhe ulet perballe meje, por nuk degjoj dot gje. Ndiej sikur degjimi me eshte larguar e ka mbetur ne hapsiren e mendjes sime vetem nje zhurme qe me gervisht shpirtin e me shtyn te cohem, t’ia shtrengoj doren, ta puth te panjohuren e bukur.
    Eshte e veshur me nje kemishe te kalter, te zberthyer ne gjoks, nuk e can koken te kaloje njera mbi tjetren kembet, vazhdon te flase, s’degjoj se c’me pyet, por sa me teper kalojne castet, e ndiej qe nuk kam fuqi te leviz. Jam i paralizuar, e nuk eshte faji i saj.
    -Jam i semure, i semure,-i them, ulerij, ia bej me shenje sikur me kane qelluar me pistolete, me kane plagosur, e nuk cohem dot nga shtrati.
    Le ta marre si te doje. Me siguri ka ngaterruar apartament.
    Perse me buzeqesh dhe pohon sikur t’i marre per te verteta te gjitha fjalet qe them? Nje zot e di c’po behet.
    Kete here degjoj trokitjen e deres, eshte padroni qe kerkon leje te hyje brenda dhe une shikoj te panjohuren qe ben zonjen e shtepise dhe i thote te futet pa problem.
    Ky eshte ngarkuar me ca kova te medha, qe i ka ngjitur nga kati perdhes, fshin lodhjen nga balli duke perdorur pellemben e djathte, kerkon perseri ndjese e largohet. Sa xhentil ne syte e zonjushave!
    Une akoma nuk marr vesh gje.
    Por tani qe frymemarrjet tona po jetojne brenda te njejtes dhome, nis me del nga pak turpi. E nuk eshte se ka ndryshuar gje, kam temperature, e ndiej, duhet te jem skuqur nga koka te kembet, zemra rreh si e marre, dua te mbuloj koken, te fshihem, por e kam te pamundur te rrotullohem pas vetes, te leviz.
    -Te lutem, s’ka nevoje te forcosh veten!-me vijne turbull ne vesh fjale qe duken te palidhura, e panjohura me prek, me ndhmon te qetesohem, pastaj sikur te jete brenda meje, e ndjen etjen time, freskohet ne rubinetin e cesmes dhe me mbush nje gote uje, qe e pi me mundim, te gjithen.
    Sa mire keshtu,-mendoj, e menjehere harroj cfare mendova.
    Prape te trokiktura ne dere. I njejti padron shtepie.
    -Ku i ke karabinieret?-dua t’i them, ta pyes ne i ka lajmeruar apo s’ua ka vene veshin klithamve te mia dhe ka mbyllur njerin sy.
    Eshte i ngarkuar me kova te tjera.
    Klaudia, Klaudia…, Klaudia, duhet te jete emri i bukuroshes, padroni i drejtohet keshtu dhe i kerkon ta ndihmoje. I cojne kovat ne dhomen tjeter. Vijne pastaj tek koka e shtratit, klaudia e ve kete here doren mbi gjoksin tim, mat rrahjet e zemres, shikon gjithe shprese na padroni e thote:
    -Eshte sic e pershkruat ju, i gjori, sa shume i kap kjo semundje ne ditet tona!
    Kur u zgjova isha vetem ne dhome.
    Kisha marre fuqi, goten e ujit qe ma kishin lene te mbushur tek koka, e kapa me duart e mia, e afrova ne buze dhe e piva te gjithen.
    Te kete qene nje enderr, ajo qe pashe?-mendova, por nuk i hodha capat jashte shtratit. Sikur te isha mesuar gjithe jeten te qendroja shtire dhe mos beja gje.
    Vura veshin te degjoj. Nga dhoma tjeter, vinte nje ze i ulet, i embel, qe kendonte me peshperima.
    Nuk iu besova vesheve te mi. Do doja te cohesha nga shtrati, bera perpjekje te shihja me syte e mi ne ishte e vertete qe dikush tjeter ndodhej ne apartament, do te doja te zbrisja shkallet e te gjeja nje bar ku te dehesha e te dergoja ne djall te gjithe. Pashe telefonatat, asnje nuk ishte kujtuar per mua dhe e mbylla fare celularin e vjedhur qe me kishin shitur marokinet.
    Duke kerkuar te zbrisja nga shtrati, ndjeva nje dhimbje te papare te kockave, me therri e gjithe qenia, klitha e ndjeva sikur po me shkelnin mijera cizme persiper.
    Nga dhoma tjeter u degjuan hapa, erdhi vajza qe mua m’u duk sikur e kisha enderruar.
    -klaudia?!-e pyeta dhe ndjeva te me merreshin mendte.
    Kjo me rregulloi ne krevat, me peshperiti te mos shqetesohesha, cdo gje do shkonte mire, shume shpejt kishte per te mbaruar ankthi im.
    Nuk ia vura veshin tamam te gjitha atyre qe me tha. M’u duk edhe sikur i humba ndjenjat, kur i cela syte, tek koka, me nje veshtrim qortues, po me rrinte padroni i shtepise.
    -Oh, ti je katil i vetes. Sa here te keshillova mos besh marrezira. E shikon ku e cove veten?
    -Zoti Gaetano, me thoni c’po ndodh se u cmenda. C’behet me mua keshtu?
    -Eh, biri im, duhet t’ua vije veshin keshillave te mia. Je i semure.
    -Une?
    -Jashtezakonisht keq. Provo te cohesh !-me sfidoi por une ndjeva sikur po me shkelnin kamionet e rruges kur tentova te leviz gishtin e vogel te dores.
    -Te therrasim nje mjek ! ju lutem, mund ta bejme kete. Kam frike,-u luta, pasi gjendja ime premtonte shume keq. Provova te luaj vendit por ishte njelloj sikur te me kishin qelluar disa here me thike. Plaget i kisha ne te gjithe trupin, nga koka tek kembet, nuk ishte e mundur te luaja qofte edhe nje muskul se me duhej te ulerija qe te mundja dhimbjet.
    -Mjeket nuk bejne dot gje.
    -Le ta marrin vesh qe jam klandestin. Le te me kthejne pas !-thashe duke kerkuar ta bind qe jeta ime ishte me e rendesishme se gjithcka.
    Zoti Gaetano buzeqeshi.
    -Me shpetoni dhe do te bej gjithcka per ju. Do te jem skllavi juaj, po iu bej nje kopsht te ri, jam nen urdhrat qe do te me vini siper deri sa te vdes,-klitha sikur te kisha pare fantazmen e vetes qe me bente me gisht e me premtonte nje fund te shpejte, te dhimbshem.
    -Qetesohu biri im. Jam une ketu. Mos u merzit, cdo gje do rregullohet. Klaudia…,-thirri e nga dhoma tjeter erdhi vajza e meparshme, me puthi ne faqe dhe u pa sy ne sy me padronin si per t’I thene qe keshtu beheshin gjerat.
    -Klaudia eshte piktore muresh,-me tha zoti Gaetano.
    Une pohova me koke.
    -Kishte shume kohe qe nuk e kisha thirrur te sherbente ne apartamentet qe leshoj me qira. Ti je i pari pas shume vitesh qe te kap Semundja e Shpirtit. Duhet te kesh hequr shume, i gjori shqiptar, per te arritur ne kete dite…
    -Semundja e shpirtit ?
    -Eshte nje gje e rralle, i kap zakonisht te rinjte, qe kane aq shume deshire brenda, te bejne mire, e gjithmone koha iu ve pengesa te pakapercyeshme perpara. Koha eshte mikrobi i botes qe jetojme. Ti je i varur dhe i detyruar te besh dicka. Ke marre persiper pergjegjesi. Do, apo jo, te shijosh jeten, te besh qejf si moshataret e t’u qe hidhen nga nje fustan femre tek tjetri.
    Por jo, ke pergjegjesi, koha po iken, duhet te mbash me shprese njerez e tjere qe te jane qepur pas e presin nga ty.
    Nuk je i sigurt ketu ku po jeton. Nuk degjon asnje fjale te ngrohte, nuk ndjen asnje sjellje te perzemert, qe te marresh forca e te cash para. Deri ketu, cdo njeriu, edhe mua, do t’i vinte keq per nje minute, pastaj do te linte ne vend, ku kishe ngelur, e do vazhdonte rrugen drejt puneve te dites.
    Ti nuk e le me kaq: Sedra jote, deshira te besh mire, turpi, mosha, padrejtesite, u mblodhen e te perkulen shpirtin. Qenia jote eshte nje degez e njome ku kane hipur e po kercejne siper shume njerez qe duan te thyhet pema e jetes tende. Koha dhe fati po ia dalin mbane. Shpirti yt eshte fatkeq, po vuan, i semure, s’ka rrugedalje. Nuk mund te te cojme ne spital. Eedhe pa i dhene dokumentat, mjaftojne te njohin simptomat qe te te pershkruajne si fatkeqi qe gjen probleme nga mungesa e dokumentacionit. Qe kur nuk ke degjuar nje femer? Sa kohe perpelitesh ne shtratin tend duke thene qe neser eshte nje dite e re?...Jo, te lutem, te mbaroj. Gjeja eshte serioze, e deri tani kane vdekur te gjithe ata qe kane patur kete simptome. Te thashe, provo te levizish, te hash dicka, e sheh qe s’mundesh...eshte sic te thashe une...
    Ka vetem nje mundesi per kete. Klaudia...
    -Oh, sa shume kam dashur te te shoh ne vete, jam Klaudia!-me shtrengon doren dhe me puth ne faqe. –Njerezit me semundjen tende, i japin simptomat qe ne javet e para, kurse ti ke duruar shume, teper, e ke munduar jashtezakonisht shpirtin. Une jam doktoresha jote. Duhet te meditoj mbi shpirtin tend, mbi ndjenjat e tua, eksperiencat qe ke e deshiron te kesh, pastaj do te shkoj ne dhomen tende, te pikturoj ate qe me ke dhene e ate qe kam kapur prej teje. Kjo eshte terapia e vetme. Nje lloj magjie, vetem qe diten kur te ngrihesh nga shtrati, ke per te pare dhomen ku do te kem vizuatuar shpirtin tend, e nese ngjyrat s’do jene ne rregull, kur te kem zhgarravitur gjerat e shemtuara, qe me ke dhene ti, do vdesesh, ne cast, pa patur mundesi te korrigjosh ate qe do ishte jeta jote e ardhme. Uro te mos gabohem!
    Mbeta i shokuar, Klaudia kishte shenja bojerash ne rrobat e trupit, zoti Gaetano pohoi gjtihcka qe ajo tha.
    -Dua te mbetem vetem,-mendova, por menjehere u duk sikur dikush e goditi Klaudian, qe rrembeu ngjyrat, ishin kovat qe solli Gaetanoja, e u mbyll ne dhoma qe kisha perballe. I frfikesuar, prita te binte mbi mua nata, u perpoqa te mbyll sy, nuk munda te fle…

    3.

    -Si po shkojne punet, Klaudia?
    Isha ngritur mbi gjunjet e kraheve, po kafshoja nje molle te gjelber, gjithe qejf. Nuk e di perse me kishte ardhur mire kur u ndjeva i trajtuar me aq seriozitet nga zoti Gaetano dhe Klaudia. Ishte nje gje e paprovuar me pare, sikur une te kisha vlere edhe per te tjeret, qe kerkonin te kujdeseshin qe une mos e shisja pa luftuar jeten time.
    Klaudia ishte perballe meje. Me preku me te dyja duart, eksploroi trupin tim, por kjo detyre, misioni qe ishte persiper, te bente mos ndieje gje tjeter vecse ca dritherima te frikshme se mos gjerat ngeleshin ne vend e nuk shkonin si duhej te vinin.
    Klaudia e tundi koken.
    -kam bere nje pjese te punes, i kam perdorur te gjitha ngjyrat, edhe te bardhen, qe eshte kolori i vdekjes!-e buzeqeshi sikur te me kishte dhene nje lajm dosido.
    Une e pranova vetem me kusht qe ta prekja, me la t’i shtrengoja doren. E ndjeja qe nuk ishte vetvetja, qe po bente punen e saj, qe po me studionte, ndaj kerkova te beja me shume, e hoqa afer vetes dhe ajo erdhi. Ishte hera e pare qe prekeshim aq afer. I perkedhela veshtrimin. Mund te beja c’te doja. Veshtrimi i saj ishte pertej meje, me kalonte, me peshonte, nuk e merrja dot vesh c’kerkonte me teper nga une. I preka buzet, peshperita pa dashje:
    -Te dua, Klaudia!
    E thashe sepse ishte hera e pare qe me jepej mundesia me nje femer.
    Ajo u cua pa e tradhetuar fare veten. Shkoi ne dhomen ngjitur, e nisi te pikturoje c’i kisha dhene ato caste qe ishim akoma bashke. Kishte te bente vetem me semundjen time puna e saj? Apo nga nje boje tek tjetra, Klaudia do ngjyente penelin me ndjenjat e mia dhe do vizatonte endrren qe na shihte te dyve per dore?
    U lodha, psheretiva siur te kthehesha nga nje lufte e gjate, qe me kishte vrare gjithe idealet.
    Pasdite erdhi zoti Gaetano.
    I kisha bere gati parate e qirase, por ai m’i hodhi siper e tha:
    -E shoh qe akoma nuk po bindeni per gjendjen tuaj? Do ishte krim t’iu mbaja parate, Klaudia ankohet, piktura e mureve po del keq, ju mund te vdisni, c’do me duhej te te mbaja qirane pastaj?!
    Zeri i tij me ngjethi mishin.
    Sikur zbrita me kembet ne toke, u ndergjegjesova, e kuptova qe duhej te mobilizohesha, te jepja c’kisha ne dore, te mbetesha gjalle. E ne fakt cdo dite e me shume, une humbisja deshiren per jete, harroja te merrja fryme e kisha deshire te kisha afer gjumin tim, gjumin tim te nates dhe te dites, njekohesisht.
    -C’po mendon tani?-me kapi Klaudia kur po mendoja fundin e tmerrshem qe me priste. U bera dylle i verdhe ne fytyre.
    -Nuk kam gje prej gjeje. Vetem pres te cohem nga ky shtrat e te jem buze oborrit te njerezve, t’i pershendes me rradhe te gjithe e t’iu uroj diten e re.
    -Ti ke per te qene egoist. Do te harrosh veten sikur te nisesh te vesh menjane suksese edhe para.
    -Ne djall keto te dyja pra.
    -Ti s’je i sinqerte!-dhe ajo me qelloi aq lehte me grusht, sa mua m’u duk sikur m’u shemb kafazi i kraharorit. Aq dhimbje ndjeva, sa shume pershtypje me beri, ajo u largua serish, u mbyll ne dhomen e punes. Po me pikturonte si i pasinqerte qe isha.
    Disa dite me vone ishte Klaudia qe ftoi Gaetanon per vizite.
    Une nuk e merrja vesh si nuk kisha patur mundesi te beja nevojat personale, por duke qene semundje shpirti, me shpjeguan qe trupi nuk ksihte nevoje te vihej ne pozite ne ato kushte.
    Klaudia i shpjegoi Gaetanos, qe une nuk kisha folur fare gjate atyre diteve. Duhej te isha merzitur me te, atehere.
    -i merzitur?-thashe duke ngritur supat. –Po i besoj seriozisht kesaj meseleje, e nuk dua te them gjera qe s’i mendoj, mos pikturohet gabim shpirti im, pastaj. Me lini te sherohem, beni te sherohem, e ketu do jemi!
    -Oh, djalosh, te ishte aq e lehte te fshiheshin gjerat pa u thene. Klaudia i di te gjitha. Kot qe mendoni keq per ne!-zoti Gaetano buzeqeshi e duke u pare me dykuptime, si zakonisht, me Klaudian, pershendeti dhe doli.
    Bera cmos te flas per familjen.te tregoj shtepine time, njerezit qe i dua, origjinen qe e kam si loder fati dhe e perdor kur e kam te pamundur ta shmang. Ishte se afermi ditelindja e motres e duhej te beja nje dhurate. Do isha sheruar deri atehere?
    Klaudia vinte e ngjyer me te gjitha bojerat, tek une. Tani e kishte zakon te me prekte, i mbyllte syte, i puthiste buzet e skuqura dhe vizatonte jeten time sipas mendjes se saj.
    Une nuk cohesha dot nga shtrati. E degjoja qe kendonte, qe mallkonte me ze te larte.
    Kur punet m’u duken sikur ishte afer fundit, as qe e vinte re pranine time.
    Hynte ne dhome, nuhaste ajrin, me prekte, e dilte.
    Gaetanoja erdhi disa here. Sillte vetem kova me bojera.
    Nje rradhe ishte jashtezakonisht i lodhur, u fut ne dhome, i uli kovat e pa e patur mendjen e rrezoi njeren pertoke.
    Ishte nje kove me boje te bardhe, qe u hap ne gjithe dhomen.
    -me fal,-tha Gaetanoja, une u kujtova c’perfaqesonte e bardha dhe qesha me trishtim.
    -C’kane kovat e tjera?-pyeta duke u ndjere ne faj.
    Padroni ngriti supat, u mendua, e u duk sikur vendosi te hidhte hapin e se vertetes.
    -Eshte e vetmja ngjyre, per ty, me vjen keq,-peshperiti, i coi ne dhomen tjeter dhe u largua pa me thene as edhe nje fjale ngushellimi.
    Domethene kishin shkuar ne dreq punet...
    Nuk kishte mundur te shihte tek mua qofte edhe nje shkendije jete.
    Mallkuar qofte shpirti im, i shuar para kohe, me boten qe i vinte persiper dhe i zinte veshtrimin, pa e lene te gjente dalje e te therriste me emer gjerat qe ishin me afer.
    Nga me kapi bishtin ky fat i keq!
    Nuk kisha me fuqi as te mbushesha me fryme. E thirra Klaudin te vinte ne dhome, te me bente shoqeri. Qe sot e tutje duhej te beja te pamunduren ta vonoja ne punen e saj. Kishte te bente me koken time.
    I peshperisja fjale te turpshe, i tregoja barcaleta banale, flisja keq, ia hiqja frymezimin, mashtroja mbi veten time dhe i thosha qe nuk isha une.
    Kur vinte zoti Gaetano, ishte njelloj sikur te kishte ardhur vdekja vete. Nga me gjeti te bej me kete njeri!
    Pa u ndier, ne maje te gishtave, hyri ne dhomen e jetes sime e tani po behet padron i gjithe nderteses. Me duket se me zoteron te gjithin. Bashkepunon me klaudian, tani qe me shikojne zgjuar, perkulin koken, e tundin vetem per te me ngushelluar. Me duket sikur thone nen ze »i gjori njeri », pastaj dalin qe te kthehen neser.
    Po c’bera te meritoj kete gje ?
    Nuk ka per te lindur me dielli ne parmakun e endrrave te mia.
    Qenka e thene qe Klaudia te vizatoje perbindeshin, shpirtin tim, jam une, do behesha dikur i poshter, po te jetoja. Kam per te vdekur.
    Dy vizitoret e apartamentit tim jane xhentile. Me shume se heret e tjere.
    -Le ta bejme bashke, do qe te bejme dashuri te dy,-mendoj kur Klaudia me prek krahun e zhveshur, te gjeje frymezimin. Shkon ne dhomen tjeter, vazhdon punen, tani s’ka me te qeshura. Kur trembet me punen qe ben, une e di, ajo klith, ia jep vrapit e vjen vetem te nesermen, pa e fshehur dot shqetesimin e nje dite para.
    -Klaudia, ku je?-them, kujtohem qe eshte e marte pasdite. Ne mengjes ajo punoi gjithe kohes, erdhi dhe me dha kurajo, i preku lehte buzet e mia e tha qe me mungonte pak qe te shpetoja.
    -Klaudia, zoti Gaetano, ku jeni?!
    Me ishin tharre buzet e nuk kisha as goten e perditshme te ujit mbi kryen e shtratit.
    C’po ndodhte? Ku kishin shkuar? E kishin lene ne mes punen? Sa mire, keshtu i shpetoja edhe fatit te percaktuar nga aventurat e viteve qe po jetoja. –Zoti Gaetano…,-asnje njeri.
    I hodha syte poshte, i kishin hequr gazetat qe mbulonin dyshemene, mos e ndotnin me pikla boje. Kishin mbaruar punen, atehere?
    Kishin mbaruar?
    Ndjeva nje therrje ne gjoks, e kuptova qe kisha te drejte. Po vdisja, ne vetmi, kishte shkuar ne djall vepra e artit. Po triumfonte vetmia. Vdekja. nisa te qaj. Nuk doja te ikja nga kjo bote, u rrokullisa nga shtrati, rashe pertoke, e dija qe s’mund te beja para me kembet emia, por forca e deshperimit me kishte hedhur tutje. U shtyva me shpirtin ne dhembe, ne dhomen ngjitur. Ku ishte piktura e shpirtit tim.
    Kush e di si ka dale?-mendova, edhe shpresova, sa kohe qe merrja fryme sfidoja cdo veper arti qe me thoshte te kunderten.
    Me dhuntine e paravdekjes, cava perpara, deri afer portes ku qendronte shpirti im. Duart me ishin prere, bera ta shtyj para, me koke, ishte e mbyllur me celes, nga brenda. Si do te ishte shpirti im? E pyeta veten dhe u habita kur degjova zera brenda. Klaudia qeshte, fliste me vete, i drejtohej ajrit duke thene “i dashur”, e premtonte, e gjora, te vriste “portretin fatkeq”, ta vriste te gjorin; piktura madheshtore njengjyreshe, e bardhe, s’do ta shihte kush, le te mbetej e saja, perjete
    ERIS RUSI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Bukur,deri ne madheshti!

    Sikur te ekzistonte per cdo shpirt nje piktor.....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Citim Postuar mė parė nga Ard
    Bukur,deri ne madheshti!

    Sikur te ekzistonte per cdo shpirt nje piktor.....
    ...sikur cdo shpirt te meritonte nje piktor!
    ERIS RUSI

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Iiiiiii... kam mornica.
    Ndoshta se kam nje Klaudia.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 08-11-2005 mė 21:16

Tema tė Ngjashme

  1. Rushajet (Pentekosti) - Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 04-06-2023, 16:23
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Njė vėshtrim i shkurtėr historik rreth debatit mbi filoque
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 07:52
  4. Fryti i Shpirtit Shenjt dhe veprat e mishit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-08-2006, 07:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •