TREGIM
SHĖN VALENTINI I NJĖ TĖ MARTUARI
Sot ėshtė dita e shėn Valentinit. Beqarėt duhet tė mbrohen sot nga tepricat e pasionit, tė martuarit nga mungesa e tij.Mė qėlloi qė ky eveniment i pėrvitshėm tė mė gjejė tė martuar, madje prej dhjetė vjetėsh. Ky fakt nuk mė bėn as tė lumtur e as tė palumtur. Sidoqoftė ndjej njė shije pasigurie nė kėto valentinėt e fundit. Njė pasiguri qė buron nga fakti I njohur se asgjė e re sdo tė ndodhė pikėrisht sot midis meje dhe sime shoqeje,Edės.
Ose njė siguri qė sot midis nesh do tė ndodhė dicka e vjetėr dhe tepėr e bezdisshme. Eda vdes pėr ta festuar shėnin e tė dashuruarve. I fillon pėrgatitjet dy- tri ditė pėrpara. Lan, shplan, tund, shkund, blen, mbush frigoriferin dhe kėshtu, ditėn e shenjtė i con fėmijėt te prindėrit e saj nė mėnyrė qė ne tė jemi vetėm, fare vetėm, nė intimitetin e njė mbrėmjeje magjike me shampanjė, qirinj dhe dashuri qė nėn efektin e dy tė parave i ka tė gjitha mundėsitė tė kthehet nė njė eros pasionant mbi shtratin bashkėshortor. Natyrisht, unė nuk kam asnje kundėrshtim pėr kėto gjėra, sidomos pėr tė fundit: Eda gėzon akoma dy privilegje tė rralla pėr njė bashkėshorte pas dhjetė vjetėsh. Ajo ėshtė me tė vėrtetė shumė tėrheqėse dhe e dyta dhe mė e rėndėsishmja, ajo nuk mė ėshtė mėrzitur akoma.
Ajo qė unė nuk e honeps dot ėshtė pikėrisht ajo parapėrgatitje si njė kronikė e njė zbavitjeje tė paralajmėruar. Dita e 14 shkurtit nė kalendar mė duket sikur thotė: Ej, bashkėshortė, bėhuni gati pėr njė mbrėmje tė mrekullueshme me bashkėshortet tuaja magjike! Harroni zėnkat dhe sherret, fyerjet dhe sharrjet dhe nxitoni drejt tė panjohurave tė reja tė pasionit qė Xhulietat tuaja hyjnore do tu falin juve, Romeove besnikė kėsaj nate pa fund! Ah sikur tė ishte vėrtet keshtu
Megjithatė unė dhe disa shokė tė ngushtė tė mijtė kemi gjetur njė zgjidhje tė pėlqyeshme pėr ti shpėtuar nė njė farė mėnyre rutinės valentiniane: Paraditen e kėsaj dite e kalojmė si beqarėt duke u pėrpjekur tė tė sajojmė ndonjė flirt tė rastit duke pėrfituar nga dalldia qė invadon femrat e reja kėtė dite te vecantė. Dhe sigurisht pas flirtit tė gjithė burrat janė tė disponueshėm pėr gratė e tyre nė shtėpinė dhe shtratin proverbial bashkėshortor.
Sot pėr dreq spo mė ecėn fare. Ndoshta kam arritur nė atė pikė ku tė besoj se qeni plak e ka vendin tek kolibja e tij. Sidoqoftė nuk jam edhe aq i moshuar sa tė bėhem besnik i kolibes. Ndaj vazhdoj tentativat pėr ti dhėnė larmi kėsaj dite tė bekuar.
Ndėrkohė ora po i afrohet vaktit tė drekės dhe pasi nga pėrvoja e di qė orėt e mesditės janė orėt mė tė disfavorshme pėr tė flirtuar, drejtohem pėr nga shtėpia e prindėrve tė mi. Qė andej i telefonoj Edės dhe i them qė po drekoj nga nėna dhe se e dua shumė dhe se ariu i saj i ėmbėl (sic mė quan ajo kur ėshtė me tė mira) do ta zgjojė nga gjumi lepurushen e tij tė vockėl (sic i them unė edhe kur nuk jam me tė mira) andej nga ora 6 e pasdites. Eda mė jep njė tė puthur nga telefoni dhe nuk mė thotė qė ti blej dhuratėn e zakonshme, lulet, sepse unė kurrė nuk harroj ta lumturoj me dhuratėn nė fjalė. Sikur gratė tė lumturoheshin vec me lule do ta braktisja profesionin tim dhe do bėhesha bahcevan, por jeta martesore mė shpesh tė ofron profesione mė tė fisme si ai i psikiatrit apo edhe i pacientit tė tij
( vazhdon...)
Krijoni Kontakt