Po u bashkua prape LSI me PS, atere ska force qe i del perpara...
Dy kokat e se majtes
E Merkure, 30 Nentor 2005
Nga Alfred PEZA
Edi Rama dhe Ilir Meta thuajse e kane kaluar dje bashke te gjithe kohen e aktivitetit te tyre politik per 29 nentorin, Diten e Clirimit qe eshte festuar si e tille vetem nga e majta e spektrit politik shqiptar. Kryetari i Partise Socialiste dhe ai i Levizjes Socialiste per Integrim, kane krijuar keshtu iluzionin se nuk kane qene kurre me prane njeri- tjetrit, prej mbi nje viti qe kur socialistet u ndane per here te pare ne dy grupime politike. Pavaresisht se lideri i ri i PS Edi Rama u shpreh se "aresyet qe kane ndare te majten i takojne te shkuares", sigurisht qe akujt mes tyre nuk jane shkrire plotesisht dhe ndoshta eshte shume heret qe te flasesh per nje te majte qe mund te funksionoje pas kesaj unike, "me dy krere". E aresyet per kete jane te shumta.
Por, sigurisht qe nje gje eshte e sigurte, se marredheniet mes Rames dhe Metes, nuk jane me si ato mes Nanos dhe Metes. Por, pavaresisht marredhenieve shume te veshtira personale mes ketyre te fundit, gje qe pershpejtoi krijimin e LSI, qe ndarja e te majtes me te vertete t'i takoje te shkuares, duhet qe ato te shihen jo si raporte mes dy lidereve te ketyre dy forcave politike, por si marredhenie programore, bazash filozofike, institucionale, identitetit etj, ndermjet Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Nga ana tjeter, nuk eshte se renia e Fatos Nanos e ka humbur motivimin dhe ambicien politike te Ilir Metes, ne raport edhe me Kryetarin e ri Edi Rama, perkundrazi. Nese dueli i pare mund te konsiderohej me termin e pergjithshem lufte "gjelash politike" te dy brezave, i dyti nuk zhvillohet me brenda llojit institucional. Por eshte njerezore qe ajo te permbaje edhe dozat e nje lufte edhe me te ashper dhe te kujdesshme ne distance, te dy lidereve te te njejtit brez e brenda llojit te majte.
Askush nuk mund ta mohoje se ndarja e PS dhe dalja ne skene e konkurimi dinjitoz i LSI ne zgjedhjet e ketij viti, ishte njera nga shkaqet e kalimit te se majtes ne opozite. E sigurisht qe edhe Edi Rama, jo vetem e ka kuptuar, lexuar kete rezultat, por duket se edhe po mundohet te rikuperoje marredhenien me partine e Metes, para zgjedhjeve te pergjitheshme lokale te vitit qe po vjen. Por, per shkak te aplikimit te skemes se MegaDushkut, si nga Nano dhe Berisha, rezultati elektoral i LSI nuk u lexua saktesisht e per rrjedhoje, pesha e saj politike parlamentare eshte gati ne gjysmen e asaj qe mund te ishte nese zgjedhjet do te zhvilloheshin ne menyre normale. E per te korrigjuar kete, LSI duhet te jete e motivuar qe te rikuperoje sa te mundet, ne lokalet e 2006-s. Madje per kete ka filluar te mendoje qe tani psh, ne Tirane per kreun e Bashkise pranohet nga kreret e saj se mund te kandidoje me figura te tilla si Sokol Nako apo Monika Kryemadhi.
Ndaj, Ilir Meta, ishte shume me i rezervuar dje se Edi Rama ne deklaratat per afrimin mes LSI dhe PS. Ne ndryshim nga ai, ish-Kryeministri tha se "ne nuk kemi komplekse per te qene bashke me cilendo force politike, por qendrimet jane te perbashketa, sikurse nuk ka asnje lloj dyshimi qe ne gjithmone do te mbrojme ato qendrime, qe na duken te drejta edhe kur jane te ndryshme". Cka nga ana tjeter, nenkupton edhe merakun qe vjen nga rreziku i afrimit me shume sec duhet mes dy partive te socialisteve shqiptare, qe do te conte ne humbjen e identitetit te brishte te LSI dhe mundesine prej kesaj te rrudhjes se elektoratit qe votoi per te, apo te mundesise se thithjes se atij elektorati qe u zhgenjye nga dalja e Partise Socialiste ne opozite dhe qe mund te rrjedhe nderkohe nga gabimet e mazhorances gjate qeverisjes.
E shikuar ne kete menyre, ndoshta do te ishte me mire per keto parti, dy lideret e tyre dhe shendetin e opozites dhe demokracise shqiptare, qe e majta te gjeje forca dhe mundesi per t'u riorganizuar, sheshuar mosmarreveshjet jo thelbesore e te individeve qe i drejtojne, duke ruajtur secila identitetin e saj. Sepse vetem keshtu, do te mund te arrije qe te krijoje nje opozite serioze, te besueshme, luajale dhe pozitive, si ndaj mazhorances qeverisese, ashtu edhe per te bere me te gjere mundesine e perfaqesimit te elektoratit, ne te gjithe spektrin politik shqiptar. Ne fund te fundit, kjo do t'i sherbeje edhe me shume vete ketyre partive opozitare, per te mos e pare raportin e bashkepunimit mes tyre thjeshte si nje mundesi per t'u bere paterica te njera- tjetres kur ato te rikthehen me vone ne qeverisjen e vendit, por si nje marredhenie partneriteti ku secila te mbaje ate peshe pergjegjesie e te perfitoje ate pjese te tortes se pushtetit, qe do te meritoje.
Korrieri.
Krijoni Kontakt