Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Edi Rama: 70 ditët e mia të para në opozitë



    Bilanci i kryetarit të PS: Jam i kënaqur, por mbetet akoma shumë për të bërë



    Edi Rama: 70 ditët e mia të para në opozitë

    Vlerësimi për Berishën, për qeverinë, për Metën...



    Pregaditi : Skënder Minxhozi

    70 ditë pasi është zgjedhur në krye të PS, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bën një bilanc të zhvillimeve brenda partisë më të madhe të opozitës. Ai flet gjerësisht për situatën brenda selisë socialiste dhe sfidat e afërta të rinovimit dhe reformimit. Rama shprehet se në janar do të startojë projekti i ndryshimeve brenda PS, i cili ka muaj që përgatitet dhe merr formë.
    Kryetari i PS flet më pas rreth marrëdhënieve mes PS dhe partive të tjera të majta, duke komentuar pozicionet politike të LSI dhe forcave të tjera të opozitës. Rama shprehet se askush nuk mund të kërkojë ‘gjyqe publike’ kundër PS, duke rikujtuar faktin se tashmë të gjithë të majtët janë në opozitë. Rama komenton edhe zhvillimet e fundit në Tiranë, duke u ndalur tek bllokimet e disa projekteve të infrastrukturës në kryeqytet nga qeveria.

    Zoti Rama, janë mbushur 70 ditë që nga momenti kur keni marrë në dorë drejtimin e PS-së. Si e gjykoni këtë periudhë të kaluar në krye të formacionit më të madh të opozitës? Sa përputhet realiteti i PS-së së sotme me atë çka ju kishit parashikuar para se të zgjidheshit?
    “Unë mund të them me plot gojën pas dy muajve, se e kisha parashikuar më të vështirë, e kisha parashikuar më të ndërlikuar dhe më të gjatë kohën e një kompaktësimi në radhë të parë psikologjik për të bërë një skuadër e cila sigurisht ende është larg e të qenit të një skuadër me tipare të pakonfondueshme fituesi por gjithsesi, tashmë është një skuadër. Kjo me jep shumë shpresë, pasi unë kam marrë përsipër sigurisht që t’i kaloj përmasat e arritshme në dy muaj apo qoftë edhe në dy vjet. Është një punë që ka të bëjë me një ndryshim kryesor të kulturës të të bërit opozitë dhe politikë dhe natyrisht do të kërkojë kohën e vet, por ajo çka unë mund të them,është se tanimë në godinën e PS-së punohet me orë të zgjatura, në këtë godinë po ndërtohet një bërthamë e përbërë nga politikanë dhe ekspertë, e cila çmoj se funksionon apo ka filluar të funksionojë ne rastin konkret, me domosdoshmërinë për një analizë profesionale dhe për një vlerësim politik të projektbuxhetit. Kjo rrugë e re pa asnjë dyshim, do të jetë gati të japë rezultatet mjaft shpresëdhënëse në momentin që ne do të ndezim makinën elektorale për zgjedhjet e ardhshme”.
    Para disa javësh keni deklaruar se keni në kokë një opozitë krejt ndryshe. Çfarë ka që nuk shkon sipas jush në aksionin aktual të PS-së së sotme?
    “Në aksionin aktual të PS–së, nuk është se ka gjëra që nuk shkojnë, por ky aksion është larg së pasuri intensitetin e nevojshëm të komunikimit me njerëzit dhe intensitetin e duhur të përcjelljes së mesazheve tek publiku. Në aksionin aktual mungon ende intensiteti i nevojshëm i thithjes së opinionit të njerëzve në raport me çështje të vendit dhe me vetë PS-në, mungon intensiteti e nevojshëm i hapjes së partisë ndaj njerëzve në planin psikologjik dhe atë fizik. Në rast se do të shikonim aksionin tonë opozitar vetëm 70 ditor në vlerë relative, unë do të shprehesha i kënaqur. Kemi mundur që në 70 ditë, të ndërtojmë një opozitë e cila mund të krenohet se nuk ka prodhuar asnjë shpifje dhe akuzë false, asnjë fyerje, se nuk ka cënuar asnjë familje apo familjar të atyre që qeverisin, duke e ndarë jetën private nga aktiviteti politik i personave të mandatuar.
    Tashmë mund të them se ka një opozitë që kërkoi ndjesë për gjerat që nuk i kishte bërë dhe për ato gjëra që i kishte bërë keq dhe kjo gjë e bën PS-në partinë e parë politikë të këtij vendi që jo vetëm e la pushtetin në mënyrë paqësore dhe dorëzoi çelësat e qeverisë me inventar, por edhe që kërkoi ndjesë. Ndërkohë që sot kemi një parti në qeverisje, e cila megjithëse shkatërroi vendin, jo vetëm që nuk kërkoi kurrë ndjesë për cka bëri, jo vetëm u fsheh pas disa formulimesh hipokrite elektorale, por sot nëpërmjet gojës së shefit të saj politik, ka marrë përsipër t’i rikthehet historisë së vitit 97, të cilin jo vetëm që nuk e njeh si produkt të keq të qeverisë së vet, por kërkon t’ia rifaturojë kundërshtarëve politikë.
    Më tej akoma, sot një opozitë e cila në vetëm në 70 ditë arriti që të kthejë mbrapsht, megjithëse me një numër të pamjaftueshëm kartonësh, me forcën e argumentit dhe me komunikimin intensiv me komunitetin ndërkombëtar, një sërë nismash aventureske, duke filluar nga heqja e imunitetit të parlamentarëve etj. Pavarësisht se sot ne nuk kemi mundur të korrigjojmë dot trajektoren antidemokratike dhe mbi të gjitha alogjike të kësaj qeverisjeje, natyrisht që jemi një opozitë, e cila nuk eksporton më në zyrat dhe mjediset e partnerëve ndërkombëtarë baltën e shpifjeve, akuzave false dhe denigrimit të kundërshtarit politik, por ka krijuar një precedent krejt ndryshe nga e kaluara e palavdishme e opozitës se djeshme, duke u bërë pjesë dhe nxitëse pranë partnerëve për të firmosur një orë e më parë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
    E gjitha kjo, vlen për të thënë se aksioni ynë politik i këtyre 70 ditëve, është një aksion i cili mund të vlerësohet i kënaqshëm në vlerë relative ndërsa në vlerë maksimale, sigurisht mbetet akoma shumë për t’u bërë”.
    Vihet re se pas ardhjes suaj në krye të PS-së, pozita ka ndërmarrë një sërë hapash për të goditur funksionin tuaj të dytë, atë të kryetarit të bashkisë. A mendoni se qëllimi i pozitës është që të mbajë nën presion kryetarin e bashkisë së Tiranës, lidhur me disa projekte infrastrukturore për të mos lënë të qetë kështu, kryetarin e opozitës në rolin e tij politik?
    “Sigurisht që kjo mund të konsiderohet si njëra nga rezultantet e kësaj strategjie, por ajo që unë besoj se ajo që është më shqetësuesja, është mungesa e plotë e një vizioni te kjo qeveri dhe kjo mazhorancë për të ardhmen e vendit, mungesa e plotë e një sensi të ndërtimit dhe jo të shkatërrimit, mungesa e plotë e ndjenjës së përgjegjshmërisë karshi qytetarëve dhe mandatit që këta qeveritarë dhe ky kryeministër ka marrë, e cila shprehet në vënien në përdorim të instrumenteve të shtetit për të marrë masa me karakter antikushtetues, antiligjor dhe regresiv, siç është bllokimi i Tiranës, apo për të ndërmarrë sulme nga më të panevojshmit dhe nga më të dënueshmit ndaj të gjitha institucioneve të pavarura.
    Pra, jemi përballë një mazhorance pa ide, para një mazhorance që shterpësinë e mendjes se kryeministrit dhe shefit të vet, e ka tashmë vijë sjelljeje politike dhe njëra nga pasojat është ajo që rëndon padrejtësisht mbi Tiranën dhe qytetarët e saj në formën e bllokimit të paligjshëm të punëve, që po fillon t’i kushtojë jo vetëm qytetarëve të Tiranës, por edhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë në sytë e partnerëve tanë ndërkombëtarë, duke rrezikuar të kthejë në axhendën e komunikimit me partnerët ndërkombëtarë, çështje të standardeve të demokracisë, lirisë dhe të të drejtave të komuniteteve, gjë e cila deri më tani konsiderohej e kapërcyer.
    Për fat të keq, kostoja e këtij aksioni idiotesk për të bllokuar Tiranën me qëllim goditjen e imazhit të suksesshëm të qytetit të Tiranës dhe marrjen peng të kryetarit të bashkisë së Tiranës, është një kosto jashtëzakonisht e madhe politike për iniciuesit e kësaj nisme krejtësisht primitive dhe të papajtueshme me shekullin ku jetojmë, por është edhe një kosto për të gjithë qytetarët. Dhe kjo do të na bëjë të mendojmë përtej nënkalimit të Zogut të Zi, sepse praktikisht kështu po vështirësohet kalimi ynë në botën e përparuar dhe kapërcimi i këtij tranzicioni pambarim që po mbahet gjallë nga një frymë e vjetër, e cila sot mishërohet tek kryeministri Sali Berisha”.
    Votimi i ndryshimeve në KLD, hapi papritur një kapitull delikat brenda të majtës, atë të marrëdhënieve mes partive të këtij spektri përballë lëvizjeve të PD-së. A e konsideroni ju në krizë përshpejtimin e të majtës së bashkuar pas ashpërsimit të deklaratave mes PS-së nga njëra anë dhe LSI-së e PD-së nga ana tjetër? Përse e majta vazhdon të mbajë të njëjtin konfigurim bashkë me pasojat që ai sjell me vete të para zgjedhjeve të 3 korrikut?
    “Unë mendoj që i është dhënë një rëndësi shumë më e madhe se ç’ka në të vërtetë në funksion të së ardhmes së të majtës, atij votimi, që natyrisht për ne ishte i papranueshëm në radhë të parë, sepse binte ndesh me kushtetutën e vendit dhe me atë stabilitet të institucioneve dhe atë progres edhe në reformat në drejtësi që vendi ynë duhet të bëjë domosdoshmërisht. Përtej demagogjisë dhe vulgaritetit të analizës së cekët të ditës që e konsideruan atë votim si një fitore të luftëtarëve antikorrupsion ndaj sistemit të korrupsionit, shohim sesi u prononcua misioni i ekspertëve të BE-së, i cili shprehu qartë nga pozita tërësisht të pavarura nga politika e ditës apo politika jonë e brendshme, të njëjtin qëndrim të shprehur nga PS-ja, atë të antikushtetuetshmërisë. Ku ligj praktikisht përbën një akt shkeljeje të kushtetutës dhe është teorikisht i padekretueshëm dhe praktikisht i pazbatueshëm. PS-ja është në rrugën e krijimit të një identitetit të mirëfilltë opozitar, si një parti që përfaqëson shumicën e shqiptarëve dhe interesat dhe vlerat e patjetërsueshme, e cila ka misionin historik të çmontimit të kësaj mazhorance të ngritur mbi pakicën e shqiptarëve që është në krye të vendit për arsye dallaveresh elektorale si pasojë e deformimeve që prodhoi sistemi famëkeq i Dushkut.
    E pra, për ne ky është momenti që ne po ecim me shumë shpejtësi në rrugën e krijimit të këtij identiteti, duke qenë të fokusuar në dy binarë. Nga njëra anë, në betejën pa kompromis politik dhe profesionale me qeverinë e paaftë dhe gënjeshtare të Berishës dhe nga ana tjetër, hapjen e një procesi reformues, i cili starton në muajin janar, ku PS-ja do të vazhdojë të këmbëngulë në domosdoshmërinë e ripërtëritjes së vet nën parimin se “të gjithë janë të nevojshëm dhe se asnjëherë nuk jemi mjaft” dhe për këtë na duhet një hapje dhe një integrim brenda nesh i të gjitha atyre forcave dhe energjive që ka sot Shqipëria, të cilat u margjinalizuan gjatë viteve të fundit të qeverisë socialiste.
    Si konkluzion do të thosha se për momentin në këtë rrugë të kërkimit të një identiteti opozitar, janë edhe forca të tjera brenda kampit të majtë, të cilat kanë secila problemet e veta. Gjykoj se kjo është një çështje e tyre dhe nuk më takon mua t’ua bëj analizën, aq më tepër në publik, por është e qartë që në këtë përpjekje të përbashkët dhe të përveçme të kërkimit të një identiteti opozitar, LSI-ja ka edhe problematikën më shqetësuese në raport me vetveten”.
    Zoti Meta ka deklaruar se socialistët duhet të heqin dorë nga korrupsioni dhe konflikti i interesave dhe se duhet të kërkojnë falje për atë që i kanë bërë LSI-së. Si i interpretoni ju këto deklarata?
    “Socialistët e PS-së dhe LSI-së, janë sot të gjithë në opozitë dhe janë me qindra dhe me mijëra kontributorë të së majtës në qeverisjen dhe përpjekjet tetëvjeçare për të sjellë të gjitha ato përmirësime që erdhën në vend. Sigurisht janë këta socialistë që nuk e meritonin këtë dhuratë që lideshipi i përçarë dhe konfliktual i PS-së gjatë mandatit të dytë, u solli me çarjen e vet përmes gjuhës përjashtuese që u ndoq si rrugë komunikimi mes pjesës së mbetur dhe pjesës së ikur, ku u bë e qartë për të gjithë publikun se për përfaqësuesit e secilës nga këto dy palë, preferenca ndaj Berishës ishte më e fortë se preferenca ndaj njëri-tjetrit.
    Në këtë aspekt, unë do të nënvizoja shqetësimin tim për të gjithë këta qindra e mijëra socialistë që në zgjedhjet e 3 korrikut, shkuan të ndarë si pasojë e mungesës së një frymë bashkëpunuese në shtabet e dy partive. Sot PS-ja paguan çmimin e gabimeve të veta dhe njëkohësisht edhe çmimin e kësaj ndarjeje që sigurisht është përgjegjësi e lidershipit të atëhershëm të PS-së, por nga ana tjetër, PS-ja është larg të qenit në pozita kur mund t’i vendosen kushte apo t’i bëhen gjyqe nga forca të tjera politike. Ne jemi të vendosur që të ecim përpara në rrugën e reformimit tonë dhe të kërkojmë kohezionin maksimal brenda të gjithë spektrit të të gjithë forcave politike të rreshtuara majtas dhe njëkohësisht jemi tërësisht të hapur për ato forca që do të jenë të vendosura të bashkëpunojnë me opozitën dhe për opozitën në këtë sens. Unë besoj se nuk na takon ne që të përcaktojmë rrugën e të tjerëve, çka do të thotë se nuk përcaktojmë as rrugën e LSI-së, e cila aktualisht ka një trotuar në opozitë dhe një trotuar në pushtet”.
    Zoti Rama, a është një perceptim i gabuar ai që vazhdon t’ju shohë më shumë si një kryetar bashkie, sesa si një kryetar partie? A mendoni se keni vendosur një ekuilibër të kënaqshëm mes dy funksioneve tuaja?
    “Mendoj se kam vendosur një ekuilibër të kënaqshëm, por kam hasur në problemin e pasqyrimit mediatik të të dyja aktiviteteve, pasi shoh që mediat i referohen sidomos aktivitetit tim partiak, duke qenë gjithmonë e më pak të interesuar për t’ju referuar aktivitetit tim si bashkiak, përveçse kur bëhet fjalë për telenovelën e Zogut të Zi”.
    Po flitet për shtyrjen e zgjedhjeve lokale. Çfarë pozicioni ka PS në lidhje me këtë temë?
    “Nuk mund të them nëse PS-ja e ka një pozicion ne lidhje më këtë çështje. Ne jemi tërësisht të fokusuar në çështjen e buxhetit të 2006, në domosdoshmërinë për ta zbërthyer deri në vidën e fundit këtë mekanizëm kaq të dobët dhe kaq të trishtueshëm që është ky buxhet dhe njëkohësisht jemi tërësisht të fokusuar në nevojën që të bëjmë diferencën mes jo vetëm premtimeve dhe materializimit zero të tyre në këtë buxhet, por edhe mes vizionit tërësisht obskurantist të kësaj mazhorance dhe vizionit tonë të kthjellët për mënyrën sesi duhet administruar ky vend.”
    Së afërmi qeveria e re mbush 100 ditët e para të drejtimit. Çfarë bilanci i bëni ju kabinetit të zoti Berisha deri tani?
    “Pa u mbushur ende 100 ditë, ky kabinet na ka dhënë 100 prova se është i paaftë dhe gënjeshtar, sepse i paaftë dhe gënjeshtar është kryeministri dhe sepse të tërë ministrat sikundër e kemi thënë që në fillim, nuk janë gjë tjetër, veçse kopje e kryeministrit që nuk kanë asnjë shans dhe njëkohësisht dhe asnjë fuqi për të bërë diferencë. Kështuqë sikundër edhe për buxhetin edhe për 100 ditët, kemi një analizë të gjerë dhe të gjatë që do t’ia bëjmë me dije publikut”.


    Nga info@besiana.de Më 20 Dec. 2005 13:22
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #22
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E MAJTA: 100 DITET, DESHTIM I BERISHES

    Oli Xhilaga

    Qeveria "Berisha" nuk arriti te plotesoje pergjate ketyre 100 diteve as minimumin e premtimeve elektorale. Ky eshte konstatimi i bere nga kundershtaret politike ndaj gjithe asaj qe ishte premtuar per t'u realizuar ne kete 100-ditesh te pare te qeverisjes se koalicionit te djathte. Qeveria "Berisha" qe me konstituimin e saj trumbetoi me te madhe vecanerisht luften ndaj korrupsionit, e kjo ishte ne vijim te premtimit te dhene prej te djathtes qe gjate fushates elektorale. Por perfaqesuesit opozitare gjate konkluzioneve te tyre rreth ketij 100-diteshi nuk nisen vetem lidhur me ezaurimin apo jo te ketij premtimi apo te atyre qe qeveria "Berisha" pati premtuar t'i realizoje ne ditet e saj te para. Qe ne fillimet e saj, qeveria u perball me krizen energjitike e cila krijoi pakenaqesi ne radhe te pare tek qytetaret, nderkohe qe opozita ishte e fokusuar ne kritikat e saj mbi menyren sesi po menaxhohej kjo krize. Keshtu, ndalur tek e gjithe problematika e ketyre diteve, perfaqesuesit opozitare shprehen te bindur se qeveria "Berisha" deshtoi me premtimet e saj qe pritej te realizoheshin ne 100 dite nga votebesimi i saj. Ndersa per perfaqesuesit mazhoritare, gjithcka ishte premtuar u realizua me sukses.

    Qendrimi

    Sekretari i Pergjithshem e Partise Socialiste, Pandeli Majko, ndalur ne kete ceshtje nenvizoi faktin se per te percaktuar qarte sesi po i perfundon 100 ditet kjo qeveri mund te shikojme menyren sesi po diskutohet buxheti. "Nuk po jep pergjigje per problematikat qe kane te bejne me ato premtime qe u thane gjate fushates elektorale. U fol shume per antikorrupsionin por harrohet qe esencialisht ne politike korrupsioni me i madh jane premtimet e pambajtura", u shpreh Majko duke theksuar dhe njehere tjeter faktin se qeveria "Berisha" nuk iu permbajt premtimeve te saj. Nderkohe qe per kryetarin e LSI-se, Ilir Meta, "kjo eshte nje qeveri qe nuk te jep asnje shprese per te mbajtur as minimumin e premtimeve elektorale". Sipas tij, kjo eshte nje qeveri qe nuk ka aftesi qe te reflektoje edhe te kuptoje qe nuk mund te qeverise ne kete menyre ose nuk mund te genjeje e mashtroje perseri shqiptaret me ato premtime qe te gjithe i mbajne mend nga fushata. Gjithashtu, ne vijim te qendrimit te tij kritik ndaj kesaj qeverie, Meta nenvizoi se "kjo eshte nje qeveri, qe jo vetem nuk di te qeverise, por njekohesisht nuk di as te reflektoje".

    Reagimi

    Nenkryetari i Partise Demokratike, Bamir Topi, duke iu kunderpergjigjur qendrimeve kritike te ardhura nga kampi kundershtar u shpreh se "te gjitha ato premtime baze te paralajmeruara jane mbajtur". Sipas tij, ky fakt vertetohet me vete qendrimet e tyre gjate debateve ne Kuvend lidhur me buxhetin e vitit 2006. "Ka pasur referenca konkrete per strukturen organike te qeverise, lidhur me strukturen e shpenzimev, lidhur me disa politika bazale qe kan- - - - taksat dhe pensionet edhe me trajtimin e disa politikave qe do te trajtohen ne vitin 2006", nenvizoi Topi i bindur se "duke u pare ne teresi, 100-diteshi i pare konsiderohet i ezauruar". Gjithashtu dhe perfaqesues te tjere te mazhorances shprehen optimiste sa i takon kesaj ceshtjeje. Per kryetarin e grupit parlamentar PDR-PDK, Nard Ndoka, ne 100 ditet e para qeveria e koalicionit te djathte dha frytet e saj.


    kj

  3. #23
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Edi Rama, projekti per ndryshimin e PS
    E Diele, 18 Dhjetor 2005
    Komiteti i Pergjithshem Drejtues rikthen parimin "nje anetar, nje vote" per zgjedhjen e krereve te rretheve me te medha dhe propozimin e kandidateve per drejtues te bashkive. Kryetari socialist kerkon tre muaj per te rinovuar partine. Etapat e levizjeve ne seline roze

    Edi Rama rikthen parimin "nje anetar, nje vote" brenda Partise Socialiste. Sipas vendimit te marre dje ne mbledhjen e Komitetit te Pergjithshem Drejtues, kryetaret e rretheve kryesore ne vend do te zgjidhen sipas ketij parimi. E gjithe etapa reformuese e projektuar nga Rama do te zgjase gjate tre muajve te pare te vitit te ardhshem. Starti do te jete dhjetori dhe finishi qe do sjelle nje PS te reformuar pritet te jete muaji mars. Ecuria me sukses e kesaj etape do te coje me pas ne zgjedhjen pse jo edhe te kandidateve per kryetar bashkie sipas parimit "nje anetar, nje vote".

    Rrethet ne te cilat do te zbatohet se pari parimi i zgjedhjeve nga anetaresia do t'i nenshtrohen me pare edhe struktures se re qe i ndan ne dege te partise ne qender bashkie rreth dhe ne qender rrethi. Ndarje e njejte kjo qe funksionon prej kohesh ne kryeqytet, me dy dege partie, ne rreth e qytet.

    Nderkohe, ne 28 rrethe duke filluar nga data 6 janar do te startoje fushata e konferencave te degeve. Ne keto forume do te zgjidhen kryetaret e partise ne deget qe nuk bejne pjese ne planin e ri te strukturimit. Ndaj edhe do te zgjidhen sipas metodes se vjeter permes votes se deleguar ne konferenca. Data 20 janar do te shenoje edhe perfundimin e kesaj etape qe me pas do te ndiqet nga etapa e dyte. Kjo ka te beje me mbledhjet e organizatave socialiste per zgjedhjet e delegateve per konferencat e 10 rretheve kryesore qe perfshihen ne skemen e re te organizimit. Organizatat dhe zgjedhja e delegateve do te behet nga fundi i dhjetorit deri ne fund te janarit. Me pas per nje periudhe dyjavore, duke filluar nga data kater shkurt, do te startojne konferencat ne Lushnje, Berat, Fier, Vlore, Durres, Shkoder, Korce, Elbasan, Tirane dhe Gjirokaster. Ne kete interval do te zgjidhen kryetaret e bashkive qender rrethi me parimin "nje anetar, nje vote". Kryetari i socialisteve te kryeqytetit do te mbylle procesin, duke u zgjedhur ne daten 18 shkurt 2006.

    Nga mesi i shkurtit deri ne fund te tij do te mblidhen konferencat e rretheve qe do zgjedhin kryetarin e tyre, Komitetin Drejtues, Komisionin e Garancive Staturore dhe konferencat e bashkive qender rrethi qe do zgjedhin KD dhe KGS-te perkatese. Muaji mars do te shenoje edhe etapen e fundit ne te cilen do te mund te zgjidhen kryesite dhe sekretariatet e partive ne bashkite qender rrethi.

    Dardan Malaj

    KALENDARI

    A Zgjedhjet ne deget e rretheve do zhvillohen sipas nje kalendari konferencash gjate gjithe muajit janar. Kjo pervec atyre rretheve ku do funksionojne dy dege partie, nje ne bashki qender rrethi dhe nje ne rreth.

    B Konferencat per rrethet fillojne nga data pese janar dhe vazhdojne deri ne daten 20 te ketij muaji. Ne konferenca do kete te deleguar te kryesise, sekretariatit dhe te KPD-se.

    C Fazat e procesit per kryetaret ne qender bashkie rreth

    1. 20 dhjetor 2005 deri ne 30 janar 2006 do te mblidhen organizatat socialiste per zgjedhjen e delegateve te konferences

    2. Data e votimit per kryetaret e PS te bashkive qender rrethi:

    Lushnje dhe Berat 04.02.2006

    Fier dhe Vlore 05.02.2006

    Durres dhe Shkoder 11.02.2006

    Korcce dhe Elbasan 12.02.2006

    Tirane dhe Gjirokaster 18.02.2006

    3. Konferencat e PS te rretheve per zgjedhjen e kryetarit, te KD-se, te KGS-se dhe konferencat e e PS te bashkive qender rrethi per zgjedhjen e KD dhe KGS zhvillohen gjate intevalit kohor 15-28 shkurt 2006

    4. Mbledhjet e KD te PS te bashkive qender rrethi dhe te rretheve per zgjedhjen e kryesise, sekretareve, Komisionit te revizoreve dhe financierit te partise jane ne intervalin 1-10 mars 2006






    korrieri

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema

    --

    Berat, Erion Braçe akuzohet për hajdut xhepash

    Kryetari i një dege të PS-së së Beratit, Sali Kocaqi,
    ka akuzuar dje deputetin Braçe si hajdut xhepash dhe i
    ka thënë që të japin llogari për humbjen e Partisë
    Socialiste

    Përfaqësues vendorë të Partisë Socialiste në Berat
    kanë akuzuar ashpër dje deputetin Erion Braçe, duke e
    cilësuar atë si hajdut xhepash dhe bashkëpërgjegjës
    për “shkatërrimin” e PS-së dhe nxjerrjen e saj në
    opozitë. Ka degjeneruar në sherr mes të zgjedhurve të
    PS dhe deputetit Erion Braçe takimi i djeshëm i
    zhvilluar rreth orës 10:00 në ambjentet e pallatit të
    kulturës “M.Tutulani” në Berat. Takimi me të
    zgjedhurit e forumeve të PS, përfaqësues të pushtetit
    vendor, kryetar komunash etj., kishte si qëllim
    përgatitjen e një rezolute që do t’i paraqitet
    Kuvendit të Shqipërisë për të kundërshtuar buxhetin e
    vitit 2006, i cili sipas përfaqësuesve të PS dhe
    deputetëve socialistë Braçe dhe Bello ishte
    diskriminues për qytetet dhe komunat ku në qeverisje
    është PS. Gjatë fjalës së deputetit Braçe, kryetari
    zonal i PS të lagjes “30 Vjetori” Sali Kocaqi, i është
    drejtuar kryetarit të PS Berat, Bashkim Çela, duke i
    thënë se “Nuk po e kuptojmë se çfarë po bëhet. Ne kemi
    marrë një shkresë ku thuhet se ka një takim me të
    zgjedhurit e forumeve të PS, me kryetarin dhe kryesinë
    e saj. Këtu unë nuk po shikoj asnjë anëtar kryesie,
    por të tjerë pjesëmarrës”. Në këtë kohë ka ndërhyrë
    deputeti Braçe, i cili duke iu drejtuar Kocaqit, i ka
    thënë atij se “Ne duhet të merremi me thelbin e
    problemit dhe jo me anën formale të tij…”. Por e
    mënjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Kocaqit, i cili
    i ka kërkuar Braçes që mos të përgjigjet ai për këtë
    problem “pasi unë - u shpreh Kocaqi - po komunikoj me
    kryetarin e PS të rrethit Çela dhe jo me ju.” Ndërkohë
    Braçe, duke iu drejtuar Kocaqit, i ka thënë atij që të
    ulet poshtë. S.Kocaqi i është përgjigjur Braçes se
    “Unë nuk jam hajdut xhepash dhe as rrugaç. Jeni ju ata
    që duhet të na jepni llogari, pasi ne ju kemi bërë
    deputet. Ju e shkatërruat PS-në dhe na nxorët në
    opozitë”-ka përfunduar replikën me deputetin Braçe i
    zgjedhuri zonal i PS, S.Kocaqi. Pas kësaj replike
    S.Kocaqi e ka braktisur takimin dhe ka dalë jashtë.
    Pas këtij veprimi deputeti Braçe u shpreh se “Është
    bërë zakon që sa herë që ka takime të tilla të PS në
    Berat, të ngrihet dikush për ta prishur mbledhjen. Kjo
    praktikë duhet të marrë fund njëherë e mirë”- u shpreh
    Braçe duke vazhduar më poshtë dhe thënë se “E
    organizojmë këtë takim me të zgjedhur të PS-së në
    qark, kryetar komunash dhe përfaqësues të tjerë të
    pushtetit ku qeverisin socialistët për t’i informuar
    në lidhje me buxhetin e vitit 2006. Në këtë buxhet
    janë favorizuar bashkitë dhe komunat që drejtohen nga
    përfaqësues të PD me justifikimin se bashkitë dhe
    komunat ku drejtojnë socialistët gjatë qeverisjes së
    saj buxheti ka favorizuar dhe ka qenë më i madh për
    këto zona. Me 30 milion lekë të vjetra të planifikuar
    për bashkinë e Beratit nuk mund të bëhet asgjë. Në
    buxhetin e vitit 2006 janë planifikuar 18 milion
    dollarë më pak për ujësjellës-kanalizimet, 2 milion
    dollarë më pak për strehimin, 20 milion dollarë më pak
    për rimbursimin e barnave etj.. Ne, vazhdoi më poshtë
    deputeti Braçe, kërkuam dje në parlament që të ulet
    TVSH-ja për energjinë elektrike nga 20 % në 5%,
    kërkesë që nuk u mor parasysh nga shumica e djathtë
    parlamentare”. Pas këtij pohimi të zotit Braçe një i
    zgjedhur i PS nga salla iu drejtua atij duke i thënë
    se “TVSH-në për energjinë elektrike në masën 20%, e
    keni vendosur ju. Përse nuk e ulët kur ju ishit në
    pushtet, por e kërkoni sot që jeni në opozitë?” Kjo
    pyetje e njërit prej të zgjedhurve të pranishëm në
    këtë takim, drejtuar z.Braçe, është mbështetur edhe
    nga të tjerë pjesëmarrës në sallë, të cilët kanë thënë
    se parafolësi kishte të drejtë. Më pas Braçe u shpreh
    se “Qarku i Beratit është pagues i rregullt i taksës
    lokale dhe buxheti i planifikuar duhet t’i përgjigjet
    këtij realiteti. Nuk mund të preket buxheti i Beratit
    për të fituar Lazarati prej nga vjen prefekti, vetëm
    se atje është votuar për PD”- u shpreh Braçe duke iu
    kërkuar të pranishmëve që të hartohet një rezolutë ku
    t’i kërkohet qeverisë Berisha që të gjitha projektet
    të financohen nga buxheti i shtetit si dhe të gjitha
    projektet e donatorëve të huaj për bashkitë dhe
    komunat të çlirohen. Po kështu edhe z.Bello në fjalën
    e tij në këtë takim kritikoi buxhetin e qeverisë
    Berisha për vitin 2006 duke u shprehur se “Ne do të
    bëjmë luftë politike dhe do të bashkëpunojmë me
    ministrat e qeverisë Berisha pasi lekët për investime
    dhe zhvillimin e vendit nuk janë të tyre por të taksa
    paguesve shqiptarë ndaj buxheti nuk duhet të
    favorizojë vetëm zonat ku qeveriset nga PD por të jetë
    i barabartë për të gjithë”-përfundoi Bello në këtë
    takim. Në fund u hartua një rezolutë të cilën
    deputetët e majtë të qarkut të Beratit do t’ia
    paraqesin kuvendit të Shqipërisë.

    ABEDIN KAJA

    --


    Me ato miliona qe ka harxhuar Bracja neper Milano e Paris cdo uikend ne 8 vjet kish bere ujsjellsa per gjith berat e skrapar bash deri ne tepelen..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Dhe udheheqesi i ri i PS [PPSH] vitin e ri e pushimet jashte.

    Si Nano me pushimet e qejfet e tij jashte.

    Si Meta e bashke me Nanon kur vendi qe ne krizen me te madhe energjitike nuk e ndane bashke me popullin ate qe gatuan vete po vajten per pushime me Vjene Austri e shikonin dhe koncertin,

    Zakon i vjeter i drejtuseve te PS PPSH ishbllokmeneve e drejtuseve dembel te partise qe jetonin ne blloqe e bridhnin me makina e i mbanin fjalime fshataresise punonjese e kllases punetore per sukseset e partise atyre qe hanin me tollon.

    Vazhdon dhe tani tradita e ishburokracise se diktatures qe pushtetin e ka si trashegim ose si mjet per te siguruar jeten e tyre , pas 8 vjeteve vjedhje korrupjon.

    Shiko Gjinushin

    Paturpesi Edi Rama ha parate e atyre investimeve qe vetem nje nje kryqezim me vlere 500 mije dollare e ka bere 2 milion e ka futur ne xhep 1 milion e 500 mije .

    Pra hane parate e popullit

    Do vij prape gogoli e do dal ne TV e paguara me parate e vjedhura nga populli te uleras kundra qeverise.

    Pse si ha nje morjte, sojin e keq komunisto stalinist.

    Njerez te pacipe pa moral e hajdut ordiner.

    Shushunja qe kane 50+8 vjet qe jane qepur ketij populli e ushqehen me gjakun e varferine e tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 31-12-2005 më 18:06

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Majko: PS, e hapur për bashkëpunim me LSI-në, pa asnjë lloj kushti
    Intervistoi: Laura Konda
    01-02-2006



    Në Shtetet e Bashkuara është bërë traditë, që çdo vit, të enjten e pare të muajit shkurt, zhvillohet ceremonia kombëtare e Mëngjezit të Lutjeve në Washington. Në këtë ceremoni merr pjesë Presidenti Bush, senatorë dhe kongremenë amerikanë dhe vijnë edhe tre mijë të ftuar nga e gjithë bota, diplomatë, udhëheqës politikë dhe fetarë. Si çdo vit, për të marrë pjesë në Mëngjezin e Lutjeve ndodhet edhe një delegacion nga Shqipëria, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Socialistëve, Pandeli Majko, të cilin Zëri i Amerikës e intervistoi në programin televiziv "Ditari ".

    Zëri i Amerikës: Zoti Majko, ju vini për të marrë pjesë në Mëngjezin e Lutjeve në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të Socialistëve, Partia më e madhe e opozitës në Shqipëri. Mëngjezi i Lutjeve është veç të tjerash edhe një mënyrë për krijimin e kontakteve me amerikanët dhe udhëheqësit botërorë të ftuar. Çfarë takimesh pritet të keni këtë herë?

    Pandeli Majko: Së bashku me një grup kolegësh, jo vetëm të majtë, por edhe të djathtë, mbase ky është momenti më pozitiv i kësaj vizite të përbashkët, e cila ndodh, siç thatë edhe ju një here në vit, çdo dy shkurt, është një lidhje do të thosha në radhë të pare njerëzore, pastaj shpirtërore, me një grup të veçantë të Kongresit amerikan. Ne vijmë me ftesën e tyre në këtë aktivitet dhe sigurisht, si edhe më përpara, ky aktivitet përdoret për takime të natyrave të ndryshme, shpesh edhe protokollare, shpesh edhe takime të rendësishme. Kam parasysh edhe ata që janë përfaqësues të qeverisë, kurse për ne të opozitës, sigurisht që ne takojmë miqtë e vjetër, apo miqtë e rinj. Shyqyr, këtu në Washington kemi se kë takojmë, kemi siç e thashë miq, me të cilët ndajmë jo vetëm opinione politike, por edhe opinione njerëzore.

    Zëri i Amerikës: Pas 8 vjetësh në pushtet, Partia Socialiste tani është në opozitë, Gjatë këtyre 5 muajve të partisë suaj në opozitë, sa të vështirë e keni patur të mësoheni me këtë status të ri, duke patur parasysh këtu edhe faktin se edhe brenda partisë suaj ka patur kritika se po luani rolin e një opozite të dobët?

    Pandeli Majko: Po e filloj nga fundi. Pavarësisht se i kemi humbur zgjedhjet, kërkesat brenda Partisë Socialiste janë mjaft të forta për të bërë një parti të forte. Kjo për arsyen e thjeshtë, sepse ne e kemi kuptuar që qeverisja aktuale ka ardhur në pushtet jo vetëm si rezultat i zgjedhjes së saj, por sepse në këto zgjedhje elektorale humbi Partia Socialiste. Sigurisht, ne jemi duke e vlerësuar bërjen e opozitës, pasi 8 vjet, siç e thatë edhe ju, janë mbase një vit më tepër se sa 7 vjetëshi i parë i të qënit në opozitë. Ne nuk e kemi të vështirë, me zotin Berisha nuk është e vështirë të bësh opozitë; sigurisht, që jemi duke u përpjekur që jo thjesht të jemi kundër qeverisë, por të orjentojmë një alternative, e cila ka logjikën e opozitës, logjikën e stabilitetit të vendit dhe krijimin tek njerëzit të një vizioni të së ardhmes, e cila do të orjentohet më pas në kutinë e votimit. Zoti Berisha është aktualisht kryeministër i qeverisë. Ne e njohim mjaft mire atë dhe lëvizjet e tij; për fat të keq ai ka atë emër që ka në qarqet ndërkombëtare. E them këtë jo vetëm për të bërë opozitarin. Gjithësesi, edhe sikur ish-komunisti më i suksesshëm, zoti Jelcin, të kthehej në drejtimin e Rusisë, nuk besoj se do të sillte ndonjë gjë të re në jetën politike. Megjithatë, ne jemi të orjentuar në konceptin se politika duhet të orjentohet sipas logjikes së bashkëpunimit, jo vetëm për logjikën e opozitës, por edhe për logjikën e atyre që janë në pushtet.

    Zëri i Amerikës: Të qëndrojmë pak tek opozita. Gjatë këtyre 5 muajve që partia juaj ka qenë në opozitë kanë qenë jo të pakta përplasjet e forta me qeverinë, madje disa here ju keni braktisur edhe sallën e Parlamentit… Sa reale janë mosmarrëveshjet tuaja me shumicën e djathtë dhe për çfarë çështjesh më konkretisht?

    Pandeli Majko: Përgjithësisht ato kanë patur të bëjnë me çështje të mbrojtjes së institucioneve dhe largimi ynë nga Parlamenti nuk ka patur të bëjë me probleme emrash, apo diskutime personale, ta quajmë kështu. Largimi ynë ka patur të bëjë me momente të shkeljes së Kushtetutës, pasi ne më pas i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe shumë shpjet do të kemi një vendim përkatës nga ana e Gjykatës. Megjithatë, do të cilësoja faktin se cilësitë e bërjes së opozitës të Partisë Socialiste në këtë periudhë, nuk janë thjesht të lidhura me daljet nga Parlamenti, por me ndërtimin e një opozite opsioniste, e cila jo thjesht bërtet, apo largohet nga Parlamenti, por ofron edhe alternativën e vet, jo vetëm nga ne, por edhe nga ndërkombëtarët, që shikojnëme sy të ftohtë . Është vënë re në disa raste të diskutimit në Parlament, se profesionalizimi i opozitës mbetet gjithmonë më lart se atyre që janë në pushtet.

    Zëri i Amerikës: Disa analistë janë shprehur se një nga shkaqet e humbjes së partisë suaj në zgjedhje ishte edhe dalja më vete e partisë së Ilir Metës, Lidhja Socialiste për Integrimin dhe moskoordinimi i bashkëveprimit me aleatët tuaj. Në këtë vit zgjedhor, kur janë në plan të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor, a keni ju një platformë të caktuar për të krijuar aleanca me partitë e së majtës?

    Pandeli Majko: Mendoj që humbja e Partisë Socialiste nuk kishte të bënte thjesht vetëm me përçarjen e saj, me daljen e LSI-së mënjanë. Kishte edhe elementë të tjerë, fenomene të cilat tetë vjet në pushtet na krijuan disa fenomene negative në perceptimin e njerëzve. Kam parasysh këtu problemet e korrupsionit, problemin e efiçencës së administratës, gjë të cilat ne jemi duke i parë me sy kritik, jo vetëm thjesht për të thënë se këto ishin të metat tona, por edhe për t’i regjistruar ato në memorien politike të Partisë Socialiste, për të mos i përsëritur ato në të ardhmen. LSI-ja sigurisht, krijoi probleme, ajo që ne e shohim me keqardhje është që ajo vazhdon të mbetet një krizë e së majtës, duke mos u drejtuar drejt alternativës. Pra, ajo që kemi, le ta quajmë pakënaqësinë tonë ndaj LSI-së, është që ne dëshirojmë të bashkëpunojmë me këtë parti, duke e konsideruar atë pjesë të së majtës, por pa asnjë lloj kushti. Në se dikush mendon se mund t’i bëjë presion Partisë Socialiste, duke orjentuar krizën brenda së majtës, mendoj se kriza nuk është alternativë. Të gjithë njerëzit janë të bindur, se për të ndryshuar situatën e sotme, vota në drejtim të Partisë Socialiste është më efiçente.

    Zëri i Amerikës: Zoti Majko, ju ishit Kryeministër i Shqipërisë pikërisht gjatë krizës në Kosovës dhe do të mbaheni mend sidomos në Kosovë, si një burrë shteti që ja hapi derën e Shqipërisë refugjatëve kosovarë. Në këto momente, shumë shpejt pas vdekjes së presidentit Rugova, si e shikoni Kosovën pa presidentin e saj, sidomos në këto momente kritike për të ardhmen e saj?

    Pandeli Majko: Zoti Rugova me vdekjen e tij e ndihmoi Kosovën, përsëri, edhe në momentin e fundit. Mendoj se edhe mënyra se si u organizua ceremoniali, ishte një ceremonial i cili esenciliasht mbante erën e shtetit që po fillonte të eci normalisht. Zoti Rugova u përcoll në banesën e tij të fundit si president i shtetit të Kosovës. Kjo u bë e qartë edhe nga mënyra se si u trajtua Kosova nga ndërkombëtarët në përcjelljen e fundit të presidentit të saj. Tani mendoj se Kosova ndodhet në një moment delikat, për arsyen e thjeshtë se do të fillojnë negociatat; dhe momenti perceptiv është mjaft i rëndësishëm. Unë mbetem kurdoherë optimist përsa i përket së ardhmes së Kosovës. Mbetem optimist, sepse ka një obligim të jashtëzakonshëm në radhë të pare të popullit të Kosovës, dhe pastaj të politikanëve, për të orjentuar një situatë sa më të qetë atje. Ajo që më shqetëson, si të gjithë, është se sa mirë do të paraqitet delegacioni i Kosovës. Është shumë e rëndësishem që ata të paraqiten atje jo thjesht si negociatorë, por si përfaqësues të shtetit të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Ej njerez na sillni ndonje artikull te ZP se vetem ajo ka ngelur. Na kenaqet me gazeta, si duket nuk dini ca te thoni ndonje gje ju vete...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --

    Deputeti i PD-së, pezullohet dy javë nga punimet e Kuvendit. “PS të mos vijë në Kuvend, nëse ka vend të na provokojë”

    Babasi: Sherri me Ballën, unë isha pasoja jo shkaku


    N.Perndoj

    TIRANË-I ka kushtuar plot dy javë pezullim nga punimet e Kuvendit, incidenti që ai ka shkaktuar dy ditë më parë në Kuvend, duke goditur deputetin socialist, Taulant Balla. Deputeti demokrat, Ndriçim Babasi, nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit për një periudhë dy javore, pas vendimit që mori dje Byroja e Kuvendit. “Pavarësisht nga shkaqet që çuan në incidentin e mësipërm, Byroja vendosi pezullimin për një periudhë dy javore të deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi”,- thuhet në vendimin e Kuvendit. Ndërkohe, nga ana e tij, deputeti demokrat Babasi nuk ka kërkuar ndjesë për atë që ndodhi, pasi siç u shpreh në një konferencë për shtyp, ai ishte pasoja dhe jo shkaku. “Me thënë të vërtetën, problemi nuk është siç e keni mediatizuar ju, problemi është më banal, jo i mirë. Nuk duhet të ndodhte. Megjithatë, qe në gjaknxehtësi e sipër. Por, desha t’ju them dhe në këtë rast i bëj thirrje edhe opozitës, se në qoftë se ka bërë mend me lënë sallën e Parlamentit për të mos votuar, të mos vijnë të na provokojnë ne nga mbrapa, me thënie të hijshme ose të pahijshme, me fjalorin shqiptar apo fjalorin jo shqiptar. Unë do të shprehja keqardhjen time për incidentin. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin në Parlamentin shqiptar, megjithatë ajo ndodhi, dhe unë nuk kam se çfarë të them më”,- tha dje Babasi. Ndërkohë po dje, edhe zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Bujar Nishani ka mbajtur një deklaratë në emër të grupit, lidhur me incidentin ndodhur dy ditë më parë. “Denoncoj para opinionit publik, sjelljet e vazhdueshme rrugaçërore të një grupi deputetësh socialistë, për bllokimin e seancave plenare me mjete të dhunshme. Edhe dje me të njëjtën sjellje, deputetët socialistë aktivizonin në vende të ndryshme, kartat elektronike të deputetëve Fatos Nano, Vangjel Tavo dhe Majlinda Bregu, mungesa e të cilëve në Parlament ishte evidente, kjo me qëllim, që më pas të denoncohej votimi si i pavlefshëm”,- tha Nishani. Ai shtoi se ishin deputetët socialistë, që nisën të adresonin sharje dhe fyerje ndaj deputetëve të maxhorancës në sallë, duke kërkuar me çdo kusht tensionimin e situatës. “Kjo strategji e vazhdueshme e braktisjes së sallës, apo shfaqjes se veprimeve rrugaçërore për të provokuar tension artificial, tregon vetëm paaftësinë e të bërit opozitë konstruktive dhe një traumë të madhe politike brënda Partisë Socialiste, krizë që në amulli të plotë, kjo parti kërkon ta transferojë në aulën e parlamentit”, - tha ai.
    PS
    Ndërsa deputeti socialist, Petro Koçi deklaroi se Partia Demokratike, vazhdon ta përdorë dhunën dhe se nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. “Fakti që pa asnjë lloj arsye deputeti Babasi goditi me grusht mbi deputetin socialist Balla, tregon se PD-ja e orkestruar nga fryma Berisha, vazhdon të përdorë dhunën në proçesin politik e rrjedhimisht edhe në proçesin legjislativ dhe nuk është hera e parë, që ndodhin tentativa të tilla ”,- tha ai.

    Topalli, pezullon dy javë Ndriçim Babasin
    Tiranë-Një ditë pas incidentit të ndodhur në Kuvend, Byroja e Kuvendit vendosi që në rastet e verifikimit të kuorumit para proçesit të votimit, të konsiderohen prezent të gjithë deputetët që janë fizikisht të pranishëm në sallë. Pavarësisht nga shkaqet që çuan në incidentin e mësipërm, Byroja vendosi pezullimin për një periudhë dyjavore të deputetit të Partisë Demokratike, Ndriçim Babasi. Ky i fundit, godi dy ditë më parë deputetin socialist, Taulant Balla, gjatë periudhës që po diskutohej për proçesin e votimit. Menjëherë, deputetët socialistë kërkuan nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që të merrte masa ndaj deputetit në fjalë. Ndërkohë dje ne mesditë, Topalli ka mbledhur Byronë e Kuvendit për të marrë masat e nevojshme ndaj deputetit në fjalë, por duke vendosur edhe rregull për prezencën e deputetëve, para procesit të votimit.

    PS: PD vijon përdorimin e dhunës
    Tiranë-Deputeti socialist, Petro Koçi deklaroi se Partia Demokratike vazhdon ta përdorë dhunën dhe se nuk është hera e parë, që ndodhin gjëra të tilla. “Fakti që pa asnjë lloj arsye, deputeti Babasi goditi me grusht mbi deputetin socialist Balla tregon se, PD-ja e orkestruar nga fryma Berisha ,vazhdon të përdorë dhunën në proçesin politik e rrjedhimisht edhe në proçesin legjislativ dhe nuk është hera e parë, që ndodhin tentativa të tilla”,- tha ai. Ndërsa deputeti demokrat, Bujar Nishani deklaroi dje, në emër të grupit parlamentar të PD-së, se deputetët socialistë aktivizonin në vende të ndryshme kartat elektronike të deputëve Fatos Nano, Vangjel Tavo dhe Majlinda Bregu, mungesa e të cilëve në Parlament ishte evidente, “kjo me qëllim që më pas, të denoncohej votimi si i pavlefshëm”.





    18/02/2006

  9. #29
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    PS, elektorati komunikim ne internet me deputetet
    E Premte, 17 Shkurt 2006
    Deputetet e Partise Socialiste shume shpejt do te jene te disponueshem online per te gjithe qytetaret dhe votuesit e zonave ku kane marre mandatin. Selia roze ne nismen e saj me te re, i ka dhene perparesi procesit te komunikimit me bazen, duke krijuar nje faqe interneti te bollshme per nga opsionet. Cdo njeri qe ka nje hall apo problem te cilin kerkon ta ndaje me te zgjedhurin e tij ne Kuvend, nuk ka pse te prese me ne radhe dhe te lutet per nje takim. Zgjidhja me e mire vjen permes postes elektronike, qe ceshtje ditesh do te behet aktive. Ne faqen zyrtare te Partise Socialiste ne internet www.ps.al, ndodhet e afishuar lista e plote e ligjvenesve te kesaj partie. Nje klikim mbi emrin e deputetit qe deshiron, te sjell perpara CV-ne e plote te tij dhe gjithashtu adresen e e-mail-it dhe faqen personale.

    Krahas kesaj, ne faqen e internetit do te publikohen te gjitha nismat ligjore qe do ndermarrin deputetet socialiste ne Kuvendin e Shqiperise. Sipas burimeve zyrtare nga selia roze, brenda pak ditesh online do te jene edhe te gjitha fjalimet e bera nga deputetet ne Kuvend, ashtu sikurse edhe deklaratat per shtyp. Informacion mund te marresh edhe per axhenden e partise, statutin e saj, si edhe te njihesh me ekipin drejtues dhe programin.

    Ne nje kend te vecante lexuesit e faqes ftohen te behen pjese e anketes qe permban pyetje te ndryshme. Anketa me e fundit e afishuar ne kete faqe, ka si pyetje ne eshte apo jo e suksesshme aplikimi i parimit "nje anetar, nje vote" ne PS, dhe rezultati shkon 80 % po, 17 % jo, dhe 3 % jane pergjigjur nuk e di.

    Bashkite socialiste eshte opsioni ne te cilin mund te njihesh me qendrat lokale qe drejtohen nga selia roze. Po ashtu, te jesh pjese e kontributit duke dhene mendimin tend per plaformat e socialisteve permes asaj qe quhet fabrika e ideve. Te gjitha tezat se si Partia Socialiste mund te zhvillohet dhe te ece perpara, por edhe projekti i saj te jete me i pelqyeri, mund t'i dergoje cdo lexues tek kjo hapesire e faqes se internetit.

    Dardan Malaj





    Korrieri.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Vertet teknollogjia tani po perdoret per politike. Ekspertet e PS duhet te jene te afte por per mendimin tim spiunet e PS jane me te afte. Si mund ta shpjegoj ndryshe qe mua nuk me lejohet te lexoj gazeten e PS zeri i popullit. Sapo klikoj atje me del nje lajmerim qe kjo adrese nuk lejohet te lexoje gazeten. Hallall specialisteve te PS. Megjithese kjo nuk eshte ndonje humbje e madhe per mua, perseri me ben pershtypje mendesia e ndalimit dhe e ndarjes qe mbizoteron ne PS. Dhe kjo fryme percohet ne politikat percarese te PS. Keshtu vazhdoni PS se mire e keni. Hajt shnet te gjitheve...

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  3. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •