Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Rama: Rruga e PS-së drejt ngjitjes fillon tek komunikimi me njerëzit

    Rama: Rruga e PS-se drejt ngjitjes fillon tek komunikimi me njerezit


    Data e Publikimit: 22/10/2005

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    "Unë votën e 3 Korrikut e kam lexuar si votë kundër Partisë Socialiste dhe jo pro Partisë Demokratike. Shqiptarët me votën e tyre na dhanë një shuplakë dhe kërkojnë reagimin tonë të drejtë", u shpreh sot (e Shtunë) në Durrës kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë takimit të tij të parë me përfaqësues të anëtarësisë socialiste të këtij qyteti, në sallën e teatrit "Aleksandër Moisiu".
    Rama theksoi domosdoshmërinë e hapjes së PS-së ndaj njerëzve dhe ideve të reja. Ai shtoi se "arsyet e humbjes se 3 Korrikut duhen kërkuar në vetë PS-në, e cila duhet të nisë një proces të gjerë komunikimi me anëtarësinë e saj dhe me të gjithë shqiptarët. Sipas Ramës "Shqipëria sot drejtohet nga një forcë politike e paaftë për t'u përballur me sfidat e kohës".
    Kryetari i PS-së nënvizoi se "anëtarësia e PS-së do të zgjidhë gjithçka përmes votës së saj. Procesi i verifikimit të listës së anëtarësisë do të jetë një nga hapat e parë të punës sonë". Sipas Ramës, zgjedhjet lokale, që do të zhvillohen pas nje viti do të jenë një test i rëndësishëm për PS-në në të gjithë vendin dhe veçanërisht në Durrës, ku humbja ishte më e thellë dhe ku analiza duhet të jetë e plotë.
    Rama, i cili në takim shoqërohej nga sekretari politik i PS-së, Ben Blushi dhe sekretari i burimeve njerëzore, Blendi Klosi, vlerësoi kryesinë e re të PS-së për moshën e re dhe shkëputjen nga e kaluara

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rama, i ben tualet selisë se PS-së

    Rama, i ben tualet selisë se PS-së

    Kryebashkiaku ka sjellë një model anglez për ti dhënë një pamje të re shtëpisë së socialistëve. Po dje, Rama u bë protagonist i sherrit me pronarët, për prishjen e lokalit ngjitur me selinë

    Leonard Mitro


    Selia qëndrore e Partisë Socialiste do t’u nënshtrohet ndryshimeve të rëndësishme dekorative sipas shijeve të kryetarit të sapozgjedhur, Edi Rama. Kreu i selisë rozë është duke u konsultuar me specialistë anglezë për rikonstruksionin e plotë të ndërtesës ku aktualisht ndodhen zyrat e Partisë Socialiste. Projekti i ri do t’i ndryshojë tërësisht pamjen godinës aktuale, duke i shtuar pjesë të tjera arkitekturore si dhe një ngjyrosje shumëngjyrëshe. Pak ditë pasi ka ardhur në krye të Partisë Socialiste, Rama ka filluar menjëherë konsultimet për krijimin e një selie të ri që do të rikonstruktohet nga e para.
    Ndryshimet do të përfshijnë fasadat, ku do të ndërrohen të gjitha dritaret demode si dhe do të eleminohet ngjyra e gri dhe lagështira e mureve të jashtme. Po ashtu risitë do të jenë të shumta ku sipas projektit do të eleminohetn format e arkitekturës së realizmit socialist, duke ndryshuar kubizmin me forma sferike sipas një perceptimi modern. Edhe oborri i selisë së partisë do të ndryshojë pamje jo vetëm në pjesën e përparme por edhe përreth tij. I njohur për orgjinalitetin e tij kryebashkiaku i Tiranës ka fituar popullaritet si pasojë e nismave që mori në kohën që drejtonte Ministrinë e Kulturës. Një aksion të ngjashëm Rama do të ndërmarrë edhe pas ardhjes në krye të selisë rozë, në të cilën nuk është vënë dorë prej shumë kohësh. Projkti anglez do të ndryshojë tërësisht pamjen e godinës së Partisë Socialiste, e cila do të prezantohet me një imazh të ri përpara zgjedhjeve lokale të vjeshtës së ardhshme. Performancës Rama nuk do t’i mungojnë as këtë here ngjyrat e shumta të ndezura si dhe tabelat e orientimit për në zyrat e shumta të partisë.


    Pezullohen punimet pranë PS-së


    Kjo e ka detyruar kryetarin e ri që të shëtisë jo pak herë përreth selisë rozë, duke kërkuar që të pezullohen të gjitha punimet që bëhen ngjitur me godinën e selisë. Rasti më i funit ka qenë paraditen e djeshme, kur Rama ka dërguar Policinë Bashkiake për të pezulluar punimet e lokalit ngjitur, i cili mësohet se është nën pronësinë e Shefikat Ngjelës. Kreu i PS-së është konfliktuar vetë me punëtorët e firmës, të cilët kanë pohuar vendosmërinë e Ramës për të ndërprerë punimet e lokalit ngjitur. Ai e ka justifikuar këtë urdhër me argumentin se ndërtimi ngjtur me selinë e Partisë Socialiste është pa leje dhe i paligjshëm. Kryebashkiaku është kujtuar për të vetëm pas zhurmave shqetësuese të trapanove dhe mjeteve të tjera të ndërtimit, të cilat nuk e kanë lënë që të punojë qetësisht. Edhe kësaj radhe ashtu siç ndodhi me lyerjen e pallateve shumëngjyrëshe, duket se Rama nuk do të pyesë më gjerë për fytyrën e re të selisë qëndrore të Partisë Socialiste.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Nano-meidani I Rikthehen Kafeneve Ne Tirane

    E Shtune, 22 Tetor 2005



    NANO-MEIDANI I RIKTHEHEN KAFENEVE NE TIRANE

    Ish-kryesocialisti Fatos Nano i eshte rikthyer serish kafeve me kundershtaret e kryetarit te zgjedhur te PS-se, Edi Rama. Para dy ditesh, menjehere pas kthimit te tij nga Maqedonia, Nano eshte pare duke pire kafe me kandidatin qe garoi perballe Rames ne Kongresin e jashtezakonshem socialist, ish-presidentin Meidani. Tashme eshte bere normale qe ish-kryeministri te preferoje kafenete e Tiranes per te bere politiken e tij kundershtuese ndaj rivaleve brenda partise se drejtuar prej tij prej afro 15 vjetesh. Dhe kjo kafe e para dy diteve i ka sherbyer ketij qellimi e cila vjen dhe ne nje moment pak dite para nisjes se turit te socialisteve te qendres ne baze. Takimet e Nanos duken qarte se jane nje forme organizimi per te vendosur kushte ne PS. Ishte Fatos Nano i cili pasi dha doreheqjen nga partia, u rikthye pas nje muaji duke vendosur kontaktet e humbura ne parti e madje duke mbeshtetur kandidate te caktuar per te lene pasardhes te tij ne parti. Kontakti i pare ishte me ish-ministrin e kabinetit te tij, Pandeli Majko. Ky takim la te hapura mundesi te dyfishta. Ose nje kandidim te mundshem te Majkos per kreun e PS-se, ose rikthim te Nanos. E, megjithate Majko tashme eshte numri dy i selise roze, duke marre atributet e Sekretarit te Pergjithshem dhe te kreut te grupit parlamentar, pas doreheqjes se Rucit nga keto funksione. Nano nga ana tjeter, mundi te jete vetem kryetar i forumit qe do te sherbeje prane kesaj partie. Delegatet e kongresit te jashtezakonshem socialist, edhe pse nuk pranuan parimin "nje anetar, nje vote" te ideuar nga Edi Rama dhe Gramoz Ruci, votuan Ramen si kryetar partie. Kandidatura e mbeshtetur prej Nanos qe nga Selaniku, Meidani nuk arriti te marre votat qe i duheshin per te udhehequr partine, duke mbetur kesisoj thjesht perkrahes i Nanos ne PS dhe jo nje vazhdues i idese se tij. Ne kete linje duket sa Nano ka vendosur te "injoroje" forumet vendimarrese te kesaj partie, per te bere nje loje tjeter duke dale edhe ai ne baze. Ai nuk ishte pjese e KPD-se apo e ndonje mendimi ne PS si kryetar i forumit, por ka zgjedhur te rivalizoje Ramen neper kafenete e Tiranes, duke thurur strategji sulmi per ne baze. Megjithate te gjitha keto mbeten ende te pakonkretizuara deri ne momentin kur kontaktet me bazen te behen konkrete dhe te shihet se cili do te jete reagimi qe nga qendra. Edi Rama nga ana tjeter tashme e ka nisur turin e tij ne baze duke zgjedhur fundjavat ashtu si kishte premtuar per te qene me socialistet e zonave te ndryshme. Megjithate Nano duket se nuk do te mbetet indiferent ndaj turit te Rames si kryetar i PS-se, duke zgjedhur nje menyre tjeter per te rivalizuar kryetarin e ri socialist.

    Koha jone.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EDITORIALI

    Asgjë e re “që nga Shkodra gjer në Vlorë”

    Nga Mero Baze

    Kryetari i ri i Partisë Socialiste, Edi Rama, po
    vazhdon të kërkojë falje, fundjavë më fundjavë dhe
    qytet më qytet, “që nga Shkodra gjer në Vlorë”, për
    qeverisjen tetëvjeçare të partisë së tij. Në përpjekje
    për të krijuar një raport të ri politik me bazën e
    partisë, Rama ka zgjedhur denoncimin e qeverisjes së
    kaluar, si një metodë për të promovuar “fillimin e ri”
    të lidershipit të kësaj partie.
    Por stili i tij, megjithëse në dukje është një mënyrë
    për të mediatizuar wikendet e tij politike, mund të
    prodhojë një keqkuptim të madh të tij me partinë, të
    cilën udhëheq, për shkak se socialistët nuk mund të
    përtypin mungesën e sinqeritetit për përgjegjësitë e
    qeverisjes. Vetë Edi Rama ka një problem të madh me
    vetë ekipin e ri që drejton PS-në. Pas zgjedhjeve të
    reja në Kongres dhe ristrukturimit të ekipit drejtues,
    në kryesinë e re të Partisë Socialiste ka 8 ministra
    nga qeveria për të cilën kërkon falje Edi Rama, pa
    llogaritur Gramoz Ruçin, që ka emëruar gjithë
    ministrat e derisotëm socialistë. Atëherë kujt i
    kërkon falje kryetari i ri i PS-së, kur ai po e
    udhëheq opozitën me ekipin që prodhoi humbjen dhe
    zhgënjimin për elektoratin socialist. Biles në
    kryesinë e mëparshme ka pasur më pak përgjegjës për
    humbjen e PS-së, se sa ka në këtë kryesi. Përpjekja
    për të prodhuar lajme politike për të promovuar
    fillimet e tij si kryetar, po e çojnë herë pas here
    kryetarin e ri të opozitës tek çikërrimat opozitare
    dhe ai po sillet me Partinë Socialiste si me një tufë
    figurantësh, që thirren për të prodhuar një sfond për
    liderin. Partia Socialiste është një nga dy partitë e
    mëdha të shoqërisë shqiptare, e cila është e aftë dhe
    ka provuar se di të fusë jo vetëm veten e saj, por
    gjithë vendin në krizë. Është partia që trashëgon
    hipotekën e diktaturës komuniste në vend dhe opozita e
    vetme në këtë vend që është kthyer një herë në pushtet
    përmes një lëvizjeje destabilizuese me armë. Ajo nuk
    është një parti që kënaqet si parti opozitare me
    çikërrimat opozitare të kryetarit të saj të ri, me
    përpjekjen për të prodhuar lajme opozitare nga çdo gjë
    dhe vazhdimisht. Udhëtimi i Edi Ramës nga Shkodra gjer
    në Vlorë nuk mund të ngrejë realisht asgjë nga
    entuziazmi i humbur i socialistëve, pasi ai nuk ka
    ofruar asgjë për të motivuar ata që ndihen të humbur.
    Në Vlorë psh., socialistët humbën zonën ku Edi Rama
    bëri fushatë dhe fituan zonën ku Edi Rama bëri
    antifushatë. Të gjithë e dinë se Edi Rama, vetëm për
    shkak të lidhjeve si ndërtues u angazhua personalisht
    në fushatën e Mezan Malajt, i cili humbi në ‘Shesh të
    Flamurit’, dhe vetëm për shkak të afërsisë së Arben
    Isarajt me Fatos Nanon, u angazhua kundër tij. Në të
    vërtetë Isaraj fitoi ndërsa Mezan Malaj humbi. Tani
    nuk kuptohet se kujt i kërkon falje në Vlorë, Edi
    Rama, për fitoren e partisë së Berishës, kur ai është
    aktori i humbjes në atë qytet. Po ashtu dhe në Durrës.
    Njeriu që mbështeti Edi Rama mezi mori 26 për qind,
    edhe pse nuk ishte pjesë e grupit të traut të doganave
    që Rama përmend, pa guxuar të akuzojë direkt Fatos
    Nanon.
    Përpjekja e tij për të tërhequr vëmendjen e shtypit
    për zgjedhjen e tij si kryetar i opozitës, nuk shkojnë
    në të njëjtin drejtim me ekipin që ai ka përzgjedhur
    në krye të PS-së dhe as me atë çfarë ai ka bërë gjatë
    fushatës që humbi Partia Socialiste. Ai tani është
    duke u përpjekur të shpallet si fitimtar i ardhur më
    vonesë në krye të PS-së. Në të vërtetë është një aktor
    që ka ardhur për shkak të humbjes së PS-së, ku ai dhe
    kryesia me të cilën ai po e drejton PS-në është
    plotësisht përgjegjëse. Për këtë arsye nuk shihet
    askund shpresë megjithë thirrjet për ringritje “që nga
    Shkodra gjer në Vlorë”.

    ----
    nga tema

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Rama në Londër për çmimin „Heronjtë e Evropës“


    Shekulli

    TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, merr sot në Londër çmimin “Heronjtë Evropianë 2005” të gazetës “Time Magazin”. Rama e ka fituar këtë çmim nga kjo revistë në fillim të tetorit, mbështetur në veprimtarinë e tij si kryetari i Bashkisë së Tiranës. “37 njerëz të jashtëzakonshëm që ndriçojnë dhe frymëzojnë, rezistojnë dhe provokojnë. Ata marrin mbi supe sfida që të tjerët zakonisht parapëlqejnë t’i shmangin, duke na kujtuar të gjithëve sesa shumë mund të përmbushë një njeri i vetëm, qoftë edhe përballë të tërëve”, - kishte shkruar “Times”, për personazhet e përzgjedhura për vitin 2005. Po kështu, në komentin e “Times”, citohet kryetari i ri socialist: “Tirana sikur u çua nga shtrati pas një kohe të gjatë, tamam si një grua e bukur”, - thotë Rama, që ngrihet një kokë mbi bashkëqytetarët me 2 metrat e tij”.

    Shekulli


    bravo Rama...

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Blendi Klosi: Levizjet e qeverise, shume shpejt revolte popullore
    E Hene, 24 Tetor 2005
    Sekretari socialist i burimeve njerezore, Blendi Klosi, ne nje interviste per Gazeten "Korrieri" rrefen strategjine e partise per afrimin e elektoratit si dhe per reformat ne te ardhmen. Nder te tjera, sipas Klosit, rradhet e PS-se do te shtohen shume nga "qeverisja e keqe e PD-se, e cila ka shkelmuar shume intelektuale nga administrata". Duke u ndalur gjate ne levizjet e PD-se dhe qeverise "Berisha", Klosi defton keshtu se me pakenaqesite qe pritet te shkaktoje sipas tijqeverisja e demokrateve, shume shpejt do te kete revolte popullore, e cila do te duhet te menaxhohet nga opozita. Ne lidhje me kete, Klosi shpjegon gjithashtu se duhet te veprohet per bashkepunimin e PS-se me partite opozitare, por pa iu nenshtruar kushteve.

    Zoti Klosi, c'masa do te marre PS per te afruar me shume elektoratin, ne menyre qe mbeshtesin me teper partine tuaj?

    "Eshte e qarte qe tani jemi ne nje faze shume te rendesishme, e forcimit te partise, reformimit te saj te plote dhe duhet te kuptojme statusin ne te cilin jemi. Tashme jemi nje parti opozitare. Po ashtu do te duhet te shpjegojme si brenda radheve tona, por edhe elektoratit socialist se rotacioni politik eshte nje fenomen normal. Nese nuk do te ishte keshtu nuk do te ishte normale ne nje shoqeri demokratike. Ne jemi perpjekur dhe kemi trumbetuar ne keto tete vjet te qeverisjes sone se do te ndertojme nje shtet modern, shtet i cili do te mbrohet ne parimet me moderne evropiane qe sot ekzistojne. Prandaj kemi kete moment shume te rendesishem persa i perket ballafaqimit tone per anetaresine e PS-se dhe simpatizanteve qe ne gezojme sot. Forumet dhe mbledhjet e fundit qe po zhvillojme ne te gjitha anet e vendit tregojne se mbeshtetja per PS vazhdon te jete e madhe, e suksesshme. Kemi nje prurje shume te madhe te rinjsh dhe njerezisht qe mendojne se do te duhet qe ne kete moment kaq deciziv t'i japin doren PS-se. Por detyra jone kryesore eshte qe te gjejme gjuhen e perbashket me keta njerez, te japim modelin se perse ata do te duhet te bashkohen me ne. Eshte shume e rendesishme ne nje parti politike, sidomos ne nje shoqeri moderne ku ne jetojme, te di te gjeje vetveten dhe te di te gjeje modelin qe do te duhet t'i ofroje elektoratit te saj. Keshtu qe do te duhet qe te gjejme motivin dhe fillin e arte qe do te mbledhe perseri bashke elektoratin socialist. Do te jete ky vetem sepse ata ne nje moment te caktuar kane vendosur te jene me PS? Do te jete ky vetem per ideal te perpjekjeve qe PS ka bere ne opozite ne vitet '92-'96? Apo do te jete vetem per ata njerez qe mendojne se PS qeverisi mire gjate pushtetit te saj? Te gjitha keto nuk mjaftojne nese ne nuk do te dime te hapim nje debat intelektual, nese nuk do te dime te hapim nje debat gjitheperfshires, se c'eshte e majta, cfare ofron kjo e majte dhe natyrisht per te treguar veten tone ne krahasim me ish-opoziten qe qeveris sot".

    Ne c'kuptim te krahasoni veten me qeverisjen aktuale?

    "Qeverisja e sotme po na jep shume shanse qe ne te kemi mundesi te rigrupohemi, te riformohemi dhe te kemi nje parti te konsoliduar. Per te shpjeguar kete teze dua te ndalem ne dy momente. E para eshte represioni i pare dhe i pamoralshem dhe aspak logjik qe Partia Demokratike po ben me shume grupime ne vend. Behet fjale jo vetem per simpatizantet apo ish-punonjesit e administrates shteterore ne tete vitet e qeverisjes se PS. PD po jep nje shkelm te pashembullt te gjithe kuadrove dhe intelektualeve qe drejtonin shtetin. Jane ata njerez qe kane ardhur ne pozicione jo sepse kane qene simpatizante te PS-se, por sepse kane qene njerez te cilet kane treguar vlera ne menaxhimin e shtetit dhe drejtimin e nje administrate me shume probleme, te cilet tashme lihen ne rruge. Kemi nje reprezalje te madhe te PD-se mbi bizneset, ne disa klishe te luftes kunder korrupsionit, por qe mendoj se jane aspak te justifikuara. Kemi po ashtu nje reprezalje te madhe te PD-se mbi kufizimin e lirive te njeriut, mbi kufizimin e te drejtes se njerezve per tu shprehur. Shikojme momente shume sinjifikative si ajo e heqjes se imunitetit, i cili do te bejne njerezit te reagojne hapur karshi lirise, duke goditur kreun e demokracise qe eshte parlamentarizmi shqiptar. Nuk flas per pozite-opozite, por per te gjithe ata qe kane marre votat e njerezve. Duhet qe nepermjet atij imuniteti parlamentar te kene mundesi te shprehen kunder interesave te qeverisjes nese ata e ndjene se shkelen interesat e qytetarit. Shikoni mediat dhe shtypin e shkruar, jane te gjithe ne nje presion dhe kontroll. Kemi levizje te tjera si ajo e futjes se SHISH-it tek Ministria e Rendit, kemi levizje te cilat shume shpejt do te krijojne nje revolte popullore, e cila do te duhet te menaxhohet nga partite opozitare. Po ashtu kemi nje debat shume te madh persa i perket vlerave ne Shqiperi. Emerimet e reja te qeverisjes se PD-se aspak nuk po behen ne baze te dosjeve qofte edhe brenda forumeve te PD-se, por po behen si pasoje e pazareve politike te lidershipit te saj dhe plotesimit te epsheve politike te partive te koalicionit. Gjithe keto te verteta, te cilat nuk jane ne perputhje me parimet dhe normat, ku ka mberritur shoqeria dhe shteti shqiptar tashme, mendoj se shume shpejt do te jene nje subjekt me shume per opozicionin. Natyrisht jo per tu kenaqur nga keto gabime, por per te gjetur arsye per t'ju drejtuar elektoratit dhe per te thirrur me shume njerez.

    So do punoje PS per te rigrupuar te gjithe votuesit e majte, por edhe ata te pavendosurit?

    "Ajo cka eshte e nevojshme ne PS, eshte nje rithirrje ne apel e te gjithe atyre te cilet kane milituar ne PS, te te gjithe atyre qe kane pasur ose jo teseren e partise, por qe e ndjejne veten te majte. Natyrisht ka disa shifra qe jane ne tregun politik shqiptar, nje armate prej mbi 60 mije anetaresh te PS-se, e cila do te duhet te ri-regjistrohet edhe nje here. Mendoj se eshte shume e rendesishme persa i perket sektorit te Burimeve Njerezore te krijoje nje fushate te tere per krijimin e librit te PS-se, per te evidentuar cdo organizate dhe cdo anetar te partise, menyren se si funksionon. Natyrisht per t'i kthyer keto informacione jo vetem ne te dhena tek kompiuterat tane, po per tu bere vleresimi per menyren se si funksionon partia. Gjithashtu edhe per te gjithe ata qe marrin persiper te drejtojne partine ne rrethe apo ne qender".

    Kur mendoni se do te arrihet te kryhet ky vleresim i anetaresise se PS-se?

    "Ne shume shpejt ne do te bejme nje sistem te tere vleresimi te menyres se funksionimit te organizates dhe te sistemit strukturor te partise. Gjithashtu eshte shume e rendesishme qe ne te krijojme hapesira per perfshirjen ne sistemin e organizatave te partise, organizata ne baze profesioni, ne baze te grupimeve qe natyrisht nuk bejne jeten normale te shoqerise, pra vetem ne lagje apo ne sistem banesash. Ne do te duhet shume here te synojme ne grupime te cilat jetojne se bashku. Per shembull Forumi Rinor i PS-se, i cili prodhon me dhjetera e dhjetera anetare te partise. Kemi grupimet e para dhe organizatat, qe ne fund te fundit do te jene propagandistet dhe njerezit tane me te zgjedhur politik, per te treguar se perse njerezit do te duhet te bashkohen me te majten".

    Ne zgjedhjet e 3 Korrikut, u vu re ndarja e votave mes te majtes. PS-ja pesoi disfate edhe nga kalimi i shume votave te elektoratit te majte per kandidatet e LSI-se. Si do te veproni per ne zgjedhjet lokale te 2006 qe keto vota te bashkohen?

    "Ne humbem zgjedhjet e 3 Korrikut per shume arsye, nje nga te cilat ishte dhe sistemi i zgjedhur per votimet e 3 Korrikut, sistem i cili krijonte ne menyre krejt absurde qe votat e elektoratit te majte te kalonin ne krahun tjeter te barrikades. Mendoj se per zgjedhjet e ardhshme, sidomos ato lokale, ne do te duhet te ndjekim nje strategji me kooperuese me aleatet tane, natyrisht duke mos iu nenshtruar kushteve. Por ky mos-nenshtrim nuk duhet te jete vetem kokefortesi per listat e kandidateve, por do te duhet te jete dhe sqarim ndaj elektoratit socialist dhe te kuptohet qe kushtet nuk vihen vetem per bashkepunim, por ato vihen per te perkeqesuar elektoratin dhe votat e se majtes. Prandaj mendoj se qe ne zgjedhjet e ardhshme, ato lokale, te jemi te bashkuar brenda parimeve dhe principeve, si dhe brenda programeve tona dhe jo brenda qejfeve dhe deshirave te njerit apo tjetrit. Po ashtu, nderkohe qe ndodhesh ne opozite je shume here me pak i lire kapricio elektorale dhe ajo qe na ndodhi ne zgjedhjet e fundit te 3 Korrikut, mendoj se nuk do te jete ne zgjedhjet e ardhshme dhe ne te gjitha sistemet e tjera zgjedhore, ku ne do te paraqitemi si opozite dhe do te duhet te mbledhim jo vetem votat e te majtes, jo vetem votat e lekundura, por te kalojme pak me shume se kaq. Prandaj nuk e kemi luksin qe patem ne 3 Korrik, ku secili shkonte per hesat te shportes se vet elektorale ne zgjedhje".

    Bisedoi Ergys GJENCAJ






    Korrieri

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    KPD ka miratuar vendimin që nga 5-20 nëntor

    Reformimi, nisin zgjedhjet e reja në degët e PS-së

    KPD konfirmoi fillimin e mbledhjes së KD të të gjitha degëve, si dhe të konferencave zgjedhore

    D. Ndrenika

    TIRANË- Socialistët do të fillojnë mbledhjen e strukturave të degëve, duke synuar ndryshimin thuajse tërësor në kuadër të reformës paskongresuale. Burime në PS lënë të kuptohet se ka pasur shtysa nga drejtuesit e sotëm te kryetarët e degëve, për të dhënë dorëheqjet ose për t’u “shkarkuar” nga vetë forumet, me qëllim që të ndryshojë ritmi dhe të përpunohen strategjitë opozitare përpara zgjedhjeve vendore të vjeshtës së ardhshme. Sakaq, Komiteti i Përgjithshëm Drejtues konfirmoi fillimin e mbledhjes së Komiteteve Drejtuese të të gjitha degëve, si dhe të konferencave zgjedhore. Sipas KPD-së, ndërmjet datave 5 deri në 20 nëntor do të mblidhen Komitetet Drejtuese të degëve, ku do të shihet mundësia për të kërkuar “vullnetarisht” tërheqjen nga funksionet të drejtuesve. Më së shumti kjo do të bëhet për degët që kanë rezultuar humbëse në zonat ku PS-ja ka pasur autoritet të padiskutueshëm për fitoren e votave në vazhdimësi gjatë 15 vjetëve dhe sidomos që pas ‘97-ës në qytetet e mëdha. Burime partiake thonë se degët do të duhet të përcaktojnë programin si dhe rendin e ditës të zhvillimit të KD-ve dhe më pas edhe të konferencave zgjedhore. E para që do të mbajë konferencën është dega e Tiranës-qytet, të shtunën, ku do të zgjedhë pasuesin e Musa Ulqinit dhe të kryesisë që dhanë dorëheqjen së bashku javën e kaluar. Më tej, në Elbasan dhe në Durrës është parashikuar që të jetë vetë kryetari Rama. Drejtuesi i degës së Elbasanit, Agim Leka; i Durrësit, Gazmir Bizhga dhe i Fierit, Myzajlen Hoxha janë thuajse 100 për qind pa rivalë për të drejtuar edhe më tej. Leka mbështetet në strukturat e mëhershme nga deputetët e zonës, (ndonëse arkëtimin e kuotave e ka vetëm 4 për qind të anëtarësisë), ndërsa Bizhga, pas largimit të Leonidha Gjermenit te LSI-ja vitin e shkuar, zotëron tërësisht kapacitetet për të qëndruar në detyrë. Të paktën këtë e pohojnë burime në KPD, të cilat shtojnë se në rastin e degës së Fierit rezultatet zgjedhore me vetëm një zonë të humbur i japin përparësi Hoxhës. Platformat për ristrukturimin e degëve kanë qenë në diskutim për të filluar në janarin e vitit të ardhshëm, por është parë e arsyeshme që të shfrytëzohet koha dhe që 2006-a të jetë vetëm për përgatitjet zgjedhore të vjeshtës për të mos u marrë me forumet dhe strukturat. Një ish-sekretar socialist tha se zhvillimi i konferencave mund të jetë jostatutor, duke kërkuar ndryshimin, i cili nuk u arrit të bëhej në Kongresin e Jashtëzakonshëm, me rrëzimin e paketës ku përfshihej gjithashtu rizgjedhja e drejtuesve të degëve me parimin “Një anëtar, një votë”. I njëjti burim tha gjithashtu se brenda kësaj jave mund të fillojë depozitimi i datave për mbledhjet e KD-ve dhe të degëve dhe ndoshta tërheqjet nga funksionet më shumë për arsye morale, në shenjë të analizës paszgjedhore. Ndërkaq, për kryetarin Edi Rama, çështje parësore mbetet konkurrimi në zgjedhjet vendore 2006, për të cilat mendon se nuk do të jenë thjesht për të rifituar shumicën. “Ballafaqimi ynë elektoral i vitit të ardhshëm nuk do të jetë një ballafaqim për të rimarë shumicën aritmetike, por do të jetë një ballafaqim për të rizënë vendin e humbur në zemrat e njerëzve, do të jetë një ballafaqim për të treguar se në Shqipëri ka lindur një vetëdije e re politike jo nga hiçi, por mbi bazën e një eksperience të gjatë dhe mbi bazën e rizgjimit dhe rivlerësimit të të gjithë atyre vlerave që PS-ja ka krijuar në 15 vjet”, -është shprehur kreu i PS-së.


    Shekulli.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    FILLON SOT REFORMIMI I BAZES SE PS-SE

    Oli Xhilaga

    Reformimi i Partise Socialiste do te vijoje ne bazen socialiste pas ndryshimeve te bera ne kupolen drejtuese. Ne kuader te ndryshimeve brenda kesaj force politike, te cilat kane startuar menjehere pas mbajtjes se kongresit te jashtezakonshem te kesaj partie, deget e PS-se ne rrethe do te zhvillojne mbledhjen e struktuarve drejtuese. Kupola roze ka vendosur zhvillimin e aktiviteteve ne te gjitha deget e PS-se ne, duke nisur qe sot deri me 27 nentor. Por nderkaq, keto aktive do te pasohen nga konferencat e partise per secilen dege te PS-se. Madje pritet qe gjate ketyre zhvillimeve te kemi dhe zgjedhje te reja ne postet drejtuese te PS-se ne rrethe te ndryshme te vendit. Keshtu, pervec krereve te cilet kane dhene doreheqjen, pritet qe gjate zhvilimit te konferencave ne deget e PS-se te rretheve te kerkohet votbesimi per krer-t aktuale, duke synuar ne kete menyre nje proces riperteritjeje pothuajse ne te gjithe bazen socialiste. Ne kete menyre, dalengadale kupola roze po formeson paltformen e saj postkongresuale.

    KPD shperndan sekretaret ne baze

    Mbledhja e fundit e Komitetit te Pergjithshem Drejtues ka detajuar te gjithe programin i aktiveve te PS-se neper rrethe dhe shperndarjen e te deleguarve te kryesise dhe sekretariatit. Kreu i selise, Edi Rama ne takimet dhe fjalimet e tij ka vene theksin jo pak here ne domosdoshmerine e ndryshimit brenda vetes. Qe me ardhjen e tij ne krye te selise roze, Rama ka bere te qarte riorganizimin e PS-se ne te gjitha nivelet. Po keshtu riorganizimi dhe ndryshimi do te nise qe nga baza socialiste. Ne kete menyre, duke filluar qe sot deget e PS-se ne rrethe do te startojne mbledhjen e aktiveve, ne te cilat do te marrin pjese anetare te kryesise dhe te sekretariatit. Gjate ketyre aktiveve, baza socialiste do te beje nje analize te thelle te te gjithe situates para dhe pas zgjedhore te partise. Por njekohesisht, ndaj kesaj baze do te parashtrohen te gjitha detyrat per te ardhmen, duke pasur parasysh ketu dhe afrimin e zgjedhjeve vendore. Madje nisur nga zhgenjimi qe anetaresia ka pesuar nga qeverisja socialiste, qe eshte dhe nje nga arsyet e bojkotimit te ketyre radheve, kreu socialist Rama ka kerkuar nga strukturat drejtuese te degeve te PS-se ne rrethe hapjen e partise, pra perthithjen e anetaresimeve te reja. Duke mos dashur te humbet me shume kohe ne kete proces reformimi, socialistet vendosen ne mbledhjen e pak diteve me pare te KPD-se qe te nisin sa me shpejt aktivet e PS-se ne rrethe. E gjithe anetaresia e kryesise socialiste se bashku me perfaqesuesit e sekretariatit do te jene pjese e ketyre aktiveve deri me 27 nentor. Ndersa ne perfundim te ketyre aktiveve do te behet dhe analiza per zhvillimet e metejshme brenda partise me te madhe opozitare.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Rama: Qeveria, kthim ne kohen e Nastradinit
    E Diele, 06 Nentor 2005

    Kreu i socialisteve, Edi Rama ka ironizuar dje, Kryeministrin Sali Berisha ne lidhje me telefonaten qe ky i fundit i ka bere Presidentit te Ukraines, Jushcenko, per t'i kerkuar ndihme per krizen energjetike. Rama ka theksuar se nje veprim i tille eshte teper fyes per shqiptaret, ndersa sipas tij, kabineti aktual qeverises nuk ka ide dhe vizione per te udhehequr vendin. Madje, kryebashkiaku i Tiranes shkoi me tej, duke e cilesuar Kryeministrin Berisha si nje njeri qe as nuk di dhe as nuk do.

    "Mori ne telefon mikun e tij, njeriu qe quan miq ata qe i takon vetem njehere dhe qe ben armiq ata me te cilet ka jetur per 25 vjet, sic beri armiq shume nga bashkepunetoret ne organizaten e partise, dhe kerkoi energji. Kjo eshte vertet kthimi i qeverisjes se Shqiperise ne kohen e Nastradinit, dhe kjo eshte vertet shume fyese, se shqiptaret nuk jane dele qe t'i terheqe pas kembores se tij, nje kryeminister te cilin Shqiperia e ka lene shume mbrapa", cilesoi Rama. "Ceshtja eshte se sot Shqiperia qeveriset nga nje ekip qe nuk ka vizion, nga nje ekip qe nuk ka program, nga nje ekip qe nuk ka ide dhe mbi te gjitha, nga nje ekip qe nuk ka liri", vleresoi dje, kreu i selise roze.

    Nderkaq, Rama ka theksuar se Berisha nuk po ben gje tjeter vecse "po zevendeson nje klientele qe e mori denimin e vet ne zgjedhjet e 3 korrikut, me nje klientele tjeter". Dy dite me pare, kryetari i opozites akuzoi kreun e qeverise per krizen energjetike ne vend, ndersa i ofroi ndihme atij per te zgjidhur situaten e krijuar.

    R. K

    korrieri

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    MOS PREKNI TIRANEN!

    Nga Fatos Cocoli

    Dje punimet ne nje nga rruget kryesore qe te shpien ne zonen e ish-Bllokut ne qender te Tiranes kishin rifilluar. Ndoshta nje shenje pozitive, pas dyluftimit te kote ne largesi Berisha-Rama mbi rruget ne kryeqytet. Mundet qe dokumentacioni i investimit te mbikalimit rrugor tek kryqezimi i nje vendi ne unazen e vjeter te Tiranes, te quajtur "Zogu i Zi" te kete mangesi. Dhe e drejta e autoriteti shteteror me plot arsye mund ta bllokojne, sikurse ndodhi. Por mepastaj duhet menjehere qe shteti te nderhyje dhe ky investim me shume vlere per 600 mije banoret e Tiranes te vijoje. Ai po bllokohet vetem pse kryeministrit te sotem te vendit dhe kandidatit te mundshem te ardhshem te demokrateve per kryetar bashkie ne Tirane ua ka enda te percmojne Edi Ramen. Njeriut qe ndryshoi sa me s"njihet kryeqytetin tone, ne te mire te 600 mije banoreve te vet. Si dhe ne shprese te shumices se shqiptareve, se po te vije ai kryeminister, mund te ndryshoje po ashtu teresisht Shqiperine. Zoti kryeminister i sotem, shqiptaret ju kane votuar qe te bashkepunoni me opoziten. Jo qe te gezoheni nga ndonje mangesi ne dokumentacionet e punimeve ndertuese ne kryeqytet, per te ulur poshte kryetarin e opozites. Shqiptaret ju kane votuar te mireprisni sugjerimet konstruktive te opozites. Ajo jo ofroi ndihme me specialistet e vet per te zgjidhur krizen energjitike. Ju vetem e shpotitet kete veprim dhe i kthyhet krahet. Kur duhej ta mireprisnit. Edhe sikur ky hap i opozites te ishte thjesht i stisur dhe te behej per te fituar pike ne popull. Detyra juaj eshte te krijoni per opoziten hapesiren e duhur qe ajo te kontribuoje per vendin. Nuk mund te keni luksin e paragjykimit. Sidomos gjate ketij "nuserimi" te dyte tuajin ne pushtet. Ndersa ju e paragjykuat opoziten, zoti kryeminister. Shqiptaret ju kane votuar te beheni gjenerator zhvillimi, jo ta pengoni ate. Zhvillimi nuk duhet penguar asnjehere. Qofte dhe ne emer te respektimit formal te ligjit. Shpikesit e teorise se shtetit modern ligjor, greket e romaket e lashte "per shembull Platoni ne vepren e tij "Shteti"), shpreheshin se ligjet, rregullat kane vlere kur rregullojne nje te mire publike. Kur e pengojne kryerjen e nje te mire publike, kthehen ne antivlere. Ne rast se kryetari i bashkise se Tiranes mblodhi pese vite me pare 18 firma private dhe mundesoi me buldozeret, traktoret e kamionet e tyre largimin e malit te mbeturinave te kioskave te rrezuara nga parku "Rinia" dhe bregu i Lanes, ndoshta ai theu ndonje rregull procedurial. Ndoshta dhe ndonje ligj prokurimi shteteror. Per faktin se keto firma nuk i pagoi nga buxheti i varfer e i pamundur i bashkise. I mikloi ndryshe. Por ama Edi Rama kreu nje te mire te madhe publike, qe do te ngelet ne historine e Tiranes dhe te vete vendit tone. Ai duhet vecse lavderuar e perkrahur per iniciativen e tij. Edhe nese menyra e tij e veprimit nuk i le te flene rehat kontrolluesit e rrepte t-_ocedurave burokratike ligjore. Te provosh ta varesh ne shtyllen e elektrikut dhe ta gjuash me gure si mashtrues e shkeles ligjesh, eshte menyra me e shemtuar per te fituar terren ne garen zgjedhore per kryetar bashkie te Tiranes ne tetor te vitit te ardhshem, e cila do te jete edhe gara qe do te vulose gjithe suksesin e zgjedhjeve vendore. Afshi per sukses te sforcuar te Partise Demokratike ne keto zgjedhje duket se po vesh e verbon cdo arsye e kthjelltesi veprimi te disa ministrave dhe keshilltareve tuaj, zoti kryeminister. Ne emer te ketij afshi, mos prekni Tiranen dhe zhvillimin e saj te sotem! Mos bllokoni projektet e saj te ndertimit, pse jane mirefilli ne favor te banoreve te saj. Ndihmojeni bashkine e Tiranes qe te korrigjoje ato mangesi dokumentacioni qe mund te kete. Ndihmojeni edhe ne fonde, po patet mundesine. Dhe shqiptaret do t"iu jene mirenjohes e do t"iu vleresojne. Nuk eshte duke hedhur gure e balte mbi krijuesin e Tiranes se sotme moderne, qe do te arrini te mbani tek ata te gjalle simpatine dhe shpresen se ju mund te sillni ndryshim. Perkundrazi! Nuk mjafton qe i keni kursyer shtetit 100 mije euro ne muajin tetor me ndjenjen e kontrollin tuaj te rrepte prej nikoqiri publik. Po u shperdoroni banoreve te Tiranes me miliona euro zhvillimi e jetese me te mire, duke ua bllokuar zgjerimin e rrugeve kryesore te kryeqytetit. Mos hyni ne antagonizem te semure me kryetarin e bashkise se kryeqytetit dhe kundershtarin tuaj kryesor politik. Nese keni aq forca demokrate, bashkepunoni ne te mire te Shqiperise me "kryehajdutin e Ballkanit" "sikunder e keni quajtur pak vite me pare Edi Ramen). Pse ai perfaqeson opoziten dhe opozita eshte nje vlere e ketij vendi. Por edhe pse ky "kryehajdut" ka bere shume te mira per kete vend, krahas malit te paragjykuar te te keqijave.

    Fatos Cocoli

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  3. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •