Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28

Tema: Bekim Fehmiu

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Aktori njohur-Bekim Fehmiu

    Bekim Fehmiu, Une dhe ēeshtja shqiptare.

    Kush eshte Bekim Fehmiu?

    Aktori Bekim Fehmiu eshte nje nga emrat me te degjuar shqiptare te aktrimit. I lindur ne Sarajeve ne vitin 1936, ai do te behej i famshem me filmin "Une kurre nuk kam pare cigane te lumtur", ne vitin 1966. Deri ne ate kohe, ai kishte studiuar dhe ishte bere i njohur nga shume shtepi filmi neper bote. Ai eshte aktori i pare shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses ne filmat dhe skenat e gjithe hapesires se ish-Jugosllavise. Ai ka qene nje nga personalitetet qe ka lene gjurme ne kinematografine ballkanike, por mbi te gjitha ai eshte i madh per kontributin artistik ne kinematografine boterore. Rolet e tij ne "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vitet e ngrohte", "Dezertori", permenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qene "Ko puca otvorice mu se", "Vitet e nxehta", "Protesta", "Eskadrionet e partizanasve" dhe "Te kuq dhe te zinj". Ai ka bashkepunuar me Xhon Hjustonin, Olivija de Hevilland, Ava Gardner, Robert Shou, Fernando Rej, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Klaudia Kardinale, Kendis Bergen etj. Ai ka interpretuar ne shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, ne gjuhen rome, ne spanjisht, anglisht, frengjisht dhe italisht.

    I martuar me nje artiste serbe, ishte nga ata njerez qe nuk e braktisi, ne asnje moment Beogradin dhe nuk iu tremb te qenurit shqiptar. Shqiperine e ka vizituar ne vitin 1973 dhe nuk e ka fshehur kurre mallin qe kishte per te. I pyetur per deshiren e tij ai ka thene thjesht se:"Do te doja te njihja me mire shqipen". Ne te gjithe hapesiren ballkanase eshte gati ne permasat e nje miti. Ndoshta kjo ka qene nje nga arsyet, qe i biri quhet Uliks.
    Njeriu nuk duhet te fajesoje per diēka qe i ndodh as babane as vellezerit, as komshine, as perendite, por vetem veten. Njera nga tragjedite tona lidhet me ate, qe duke jetuar per shekuj se bashku nuk kemi mesuar nga njeri tjetri, por dhe kur e kemi bere kete kemi mesuar vetem te keqen. Bekim Fehmiu eshte nje nga artistet me te medhenj qe kane dale prej ketyre aneve. Nga viti 1987, kur ne menyre demonstrative braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" te Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, ne teatrin jugosllav te drames, ai i dha lamtumiren aktivitetit artistik ne Jugosllavi. Pas disa kohesh mori dhe vendimin per t'i dhene fund aktivitetit edhe ne aktivitetet artistike boterore. Pak kohe me pare ne Jugosllavi eshte botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, "Shkelqim dhe frike", ne te cilin pershkruhet periudha qe nga lindja e tij ne Sarajeve duke perfshire gjithēka deri ne vitin 1955, kur u pranua ne teatrin e drames se Prishtines.

    Hamleti ka thene: "Tani e tutje, vetem heshtje". Cila eshte arsyeja e vertete e heshtjes suaj 14-vjeēare?
    "Intervisten e fundit, ate te lamtumires e kam dhene me 14 prill 1987, Mira Radosheviēit per gazeten "Politika", kur braktisa shfaqjen "Madame Kolontine". Shkaqet per kete vendim kishin te benin me te ashtuquajturin "mosorganizim" te shfaqjes, por arsyeja e vertete kishte te bente vetem me zgjerimin e propagandes dhe shtrirjen e urrejtjes antishqiptare, ne te ashtuquajturen "nga Triglava deri ne Gjevgjeli". Atehere i thashe vetes siē thote Hamleti, "se eshte koha per te shpetuar nga makthi" qe te ndjehesha "Ne petkat e kujteses" te Miroslav Kerlezhes, qe te ndjehesha si ne kengen e Dushan Vasiljevit, "Njeriu pas lufte", i cili thote: "...me jepni vetem nje gllejnke ajer dhe vesen e mengjezit. Te vetmet qe ju kane mbetur..." Ato vite te fushates antishqiptare pushtuan faqet e gazetave, programet televizive. U publikuan fotografi te montuara ku citohej poema e Rakiceviēit "Simonida" ne te cilen thuhej: "Arbanasi te nxorri syte", por qe Shkelzen Maliqi, shpjegoi gjithēka rreth te vertetes mbi keto vargje,se syte nuk i u nxorren nga urrejtja, por per shkak te besimit popullor, qe nuk ishte vetem i shqiptareve por edhe i serbeve dhe i gjithe popujve te rajonit. Dhe pika e fundit ne goten tashme te mbushur ishte kur ne shtepi takova Branken dhe Uliksin ne gjendje shoku. Mesuesja e gjuhes serbokroatishte, ne vend qe te fliste per poezine e Esad Mekulit, merrej me te shoqen e tij, doktoreshe Mekulin, e cila serbeve dhe malazezeve u mbyt femijet e gjalle". I shpjegova Uliksit qe kjo eshte nje genjeshter e vertete, se po ta kishte bere kete ajo do te kishte perfunduar ne burg ose te pakten do t'i kishin hequr te drejten per pune. Tridhjete e pese shpirtra nxenesish te helmuar pra dhe tridhjete e pese familje, anetareve te te cilave duhej t'u ishte injektuar helmi i urrejtjes. Natyra e qenies sime me ēoi drejt heshtjes. Per disa heshtja eshte menyre miratimi, terheqjeje. Per mua heshtja eshte shprehje e dhimbjes dhe e protestes".

    Kjo do te thote se dikush tek ne vepronte kunder parimit qe "historia eshte mesuesja e jetes"?
    "Per mua, me te vertete historia eshte mesuesja e jetes. Ashtu si dikur Hitleri filloi me ēifutet edhe une isha i ndergjegjshem se tashme kishte filluar me shqiptaret dhe asgje nuk do te perfundonte shpejt. E dinja, kishte ardhur koha e luftes. Dhe kobi me i madh do te binte mbi popullin serb. Po vinte koha, si dikur qe serbi te qellonte kunder serbit. Nuk ka gje me te tmerrshme se kjo qe mund t'i ndodhe nje populli".
    Ju keni qene shume i njohur ne gjithe ish-Jugosllavine. Ajo qe ju parandjenit mos ka lidhje me ate qe femijerine e keni kaluar ne Prizren dhe rinine ne Kosove, ku jeta nuk ka qene e lehte?
    "Jo, kjo nuk me ka interesuar aspak. Bota ime ka qene bota e artit. Jo mua, po askujt nuk mund t'i kete shkuar ne mendje sepse duhej te ndodhte gjithe kjo, ne nje kohe kur ne disa fraksione te sekondes mund te marresh gati gjashte milion informacione. Me kapacitetin intelektual te asaj kohe, ne na ndante vetem nje milimikron per t'u bere pjese e barabarte e botes se qyteteruar. Ne ato vite, une kisha udhetuar shume nga Shqiperia deri ne Bashkimin Sovjetik dhe ne per gjithe vendet e Lindjes ishim nje ender. Ishte koha, kur ne kufijte tane nuk qelloheshin individet si ne shtetet e mesiperme, por ku kalohej lirisht per te shetitur gjithe boten, e cila ne ate kohe na ka vleresuar".

    Te shumte jane ata, qe per gjithe keto vite bejne fajtore serbet me shume se te tjeret. Si do t'i pergjigjeni kesaj pyetjeje?
    "Pak me pare permendet Orestin. Sigurisht e njihni mitin e Orestit mbi hartat e gabuara mendore te bazuara ne genjeshtra dhe jo tek realiteti, pergjegjesia dhe gjerat e mira. Fajtore jemi vete. Dhe serbet dhe shqiptaret ne Kosove jemi pergjegjes per ate ē'ka ndodhi. Njeriu nuk duhet te fajesoje per diēka qe i ndodh as babane as vellezerit, as komshine, as perendite, por vetem veten. Njera nga tragjedite tona lidhet me ate qe duke jetuar per shekuj se bashku, nuk kemi mesuar nga njeri tjetri, por dhe kur e kemi bere kete kemi mesuar vetem te keqen. Gjerat e mira te shqiptareve serbet nuk i kane pranuar ashtu si dhe shqiptaret nuk kane marre ate ē'ka serbet kishin pozitive. Rinine e kam kaluar ne Prizren dhe po te shante njeri nga nena kerciste pushka. Nena dhe Zoti jane te shenjte. Une nuk e dija qe gjetke shahej normalisht. Kur erdha ne Beograd dhe degjova gjera te tilla, ne fillim skuqesha nga turpi. Para disa vitesh degjoja ne Prishtine djem te rinj te shanin nje vajze me fjalet me te pista".

    Te jetosh ne kete rajon do te thote qe detyrimisht te behesh "homos politicus"?
    "Jo. Per here te pare rubriken politike te "Politikes" e kam lexuar pas faqes se kultures ne vitin 1967, por pastaj fillova ta ndjek ne vitin 1968 kur bota perendimore filloi te fliste per mua si "nje artist i ardhur nga bota komuniste". Nuk e dija as se kush ishte Ali Shukriu. Nuk e dija kush eshte Leka deri sa ma shpjeguan qe ishte Aleksander Rankoviēi. Por sot, askush nga ne nuk zgjedh dhe as desheron te behet "homos politicus". Ju e dini qe, njerezit dashurohen me artiste te famshem. Ne Itali ne vitin 1979 kam takuar heroin e tyre, Xhejms Bondin, i cili e dashuronte ish-Jugosllavine. Me tha se ne Londer ne vitin 1978 ishte xhiruar nje film per Jugosllavine ku thuhej se Lufta e Trete Boterore" do te fillonte pikerisht ne Kosove, pasi atje jetojne njerezit me te varfer te vendit me te pasur". Gandi thoshte se "dhuna me e madhe mbi njeriun eshte varferia". Keshtu, ai njeri me tha se ne ate vit ne Suedi ishte mbajtur nje simpozium per strategjite ndaj vendeve ish-komuniste, ku Brzhezhinski tha se ne Jugosllavi do te ndikojne liberalet, disidentet dhe sigurisht, nacionalistet, sepse nacionalizmi eshte me i fuqishem se ideologjite. Ky njeri me ofroi pasaportat per gjithe familjen time duke me thene se nuk na presin dite te bukura. Qesha dhe me neveri i a hodha poshte oferten".

    A besoni se qeveria e re do te kete sukses ne zgjidhjen e problemeve ne Kosove?
    "Fillimisht duhen ndryshuar hartat mendore. Deshiroj qe kjo te ndodhe dhe do ta besoja nje gje te tille. Por, gjithmone me vjen ndermend anketa e vitit 1994, ku 70 perqind e popullsise serbe nuk donte te bashkejetonte me shqiptaret, ne kohen qe 59 perqind e serbeve nuk donin te jetonin me kroatet. Gjithmone kur kujtoj keto shifra behem pesimist. Ne vitin 1912, Dimitrije Tucoviē ka thene se miqte me te mire te serbeve jane shqiptaret. Dhe ja ku jemi perseri bashke, serbe dhe shqiptare po perjetojme ankthin e nates sebashku, me surrealistin nga gjithe endrat surrealiste. Me besoni sa keq e kam ndjere veten, kur degjova qe nje shqiptar ka ngritur doren duke vrare nje grua serbe dhe nje plak serb ne vitin 1999, i pari rast qe degjoj ne gjithe historine e shqiptareve. Te gjithe i kemi kapercyer kufijte qe nuk duhen kaluar. Kush e di ēfare tragjedije duhet te kete perjetuar ky shqiptar? Pse ēuditemi me kete denim te tmerrshem te Zotit qe po e perjetojme? Qe kur se Kosova u be "toke serbe" pas vitit 1912 dhe deri ditet e sotme ligjin e kane bere bajonetat, topat dhe tanket. A nuk eshte ky denim i Zotit?"

    I keni dhene vetes besen se femijeve tuaj do t'u tregoni te verteten rreth asaj qe keni ndjere duke jetuar ne Kosove?
    "Keshtu eshte. Por jo vetem ne Kosove. Ata tani dine gjithēka nga pjesa e dyte e doreshkrimit. I kam dhene vetes besen qe do t'u tregoj gjithēka femijeve qe te jene te mire-informuar plotesisht. Kujtimet e mia, i kisha hedhur ne leter pa kurrfare qellimi per t'i botuar. Por, atehere, miqte e mi: Musa Ramadani, i ndjeri Beqir Musliu, Abdullah Zeneli ne Prishtine, Filip David, Dushan Makavejev, Jovan Cirillov, Petrit Imami dhe gruaja ime, Branka Petriē, e cila ka qene dhe lexuesja e pare si dhe zonja Leposava Zuniē, lexuese e veēante e librit tim dhe qe per disa kohe ka jetuar ne Prizren duke me frymezuar, me nxiten qe ta botoj. Femijeve u kam treguar te verteten duke i lene te lire te zgjedhin menyren si te jetojne, ashtu siē kam bere dhe vete. I respektoj zgjedhjet e femijeve ashtu si nena jone Dija ka respektuar zgjedhjet tona".

    Tek ne thone, qe dikush kur lind sjell me vete dhe nje mesazh te mire nga Zoti. Po ju ēfare mesazhi keni sjelle?
    "Kam dashur qe me punen time te ndryshoj njerezit. Per mua aktorlleku i dikurshem ishte nje mision i bekuar. Arti ka qene mesazhi qe une kam sjelle. Po te mos kisha qene aktor do te isha stomatolog ose piktor. Me te vertete, me pelqen te pikturoj. Mendoj se dhe nena ime Dija ishte e bekuar duke lindur tete femije dhe qe tete i u varrosen, por qe ka lene shtate niper dhe tre sternipe. Kjo eshte dhe pergjigja ime per perrallen e bombes demografike ne Kosove."

    Keni lindur ne Sarajeve ne vitin 1936 "me kemishe". Ne Serbi ekziston besimi se ai qe lind me kemishe me pas do te kete fat ne jete. A e shikoni veten tek njerezit me fat? A jeni i gatshem te dilni perseri ne skene ose ekran?
    "Nje fjale e urte shqiptare thote: "Puno pak se Zoti te ndihmon shume". Edhe tek shqiptaret te lindurit me kemishe do te thote qe femija do te kete fat ne jete, madje qe nuk e ze as plumbi. Per kete arsye nenat shqiptare u jepnin nje cope kemishe djemve kur niseshin per lufte si hajmali. Po duke gjykuar nga ane te tjera, nga sakrificat dhe puna e panderprere, mund te them se kam pasur fat ne jete, individualisht por edhe familjarisht, megjithese jeta e njerezve qe jetojne ne keto ane, veēanerisht ne Kosove, nuk eshte e lehte. Prej vitesh kam refuzuar te luaj dhe mendoj se do te vazhdoj keshtu. Prej gjithe ketyre qe kane ndodhur me ka humbur dhe sensi pozitiv i gjerave dhe kur nuk e ndjej veten ne gjendje per te luajtur, nuk me shkon ne mend te merrem me kete pune".

    Si erdhi puna qe per heroin kryesor te filmit "Dezertori" qe ju interpretoni, ai kishte lindur ne Beograd?
    "Nje muaj pasi kishte perfunduar xhirimi i filmit erdhen tek une skenaristi, operatori dhe regjisori i filmit, Bert Kennedy, duke me thene se kishte lindur nje problem. Publiku amerikan e kishte te veshtire ta pranonte nje film ku rolin e heroit kryesor, Patrik Xhons, ta luante nje njeri me emrin Bekim Fehmiu. U propozova te ndryshojne biografine e personazhit kryesor. Dhe ashtu u be. Heroi Patrik Xhons u be Viktor Kejleb, i lindur ne Beograd, por qe ne vitin 1842 emigron ne SHBA, ku i vdesin dhe prindet nga kolera. Duke vene Beogradin, si vendlindje desha te falenderoja te gjithe profesoret dhe akademiket qe kontribuan qe une te behem nje artist i madh si dhe te gjithe aktoret e mrekullueshem te Teatrit jugosllav te Drames, me te cilin krenohem shume.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vendlindja SARAJEVE eshte nji rastesi per Bekimin.

    Origjina e tije eshte Gjakova.
    Ai eshte njeri nga djemte e Mesuesit veteran gjakovar Ibrahim Efendise ose Fehmiut.
    Ne vitet e luftes nac-clirimtare i jati i Bekimit ishte nji nacionalist i njohur dhe ka punuar shume qofte per arsimin qofte per ceshtjen kombetare para e mbas lufte ne pergjithsi.
    Mbas Lufte ate e shikonin me sy te keq funksionaret Serbo-malazese ne Kosove por autoriteti i tije ne popull ishte shum i madh dhe ai mbeti gjithmone i nderuar.
    Para disa muajsh ne Tirane ne nji manifestim kulturor organizuar nga Vera Grabocka erdhi i ftuar dhe Bekim Fehmiu.

    Ai eshte nji figure e shquar e artit dhe kultures shqiptare.

  3. #3
    S.Mod. i dikurshem Maska e Orion_DYRRAHU
    Anėtarėsuar
    18-04-2002
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    432
    Ja dhe ylli shqiptar i kinemase boterore.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Yhyyyy, sa kisha pa shkruar ketu...!
    ===============================================
    Mbi dallgėt e jetės kjo udha ime e gjatė,
    unė rrėxohem dhe... ngrihem prapė!

  4. #4
    alvi
    i/e ftuar
    Ai filmi "Skuadrilja partizane" ka qen film i modh shume. E ka pas dhon sllavi te djelave ne mjes. Se harroj kur ne fund ai perplaset me uren, shume skene e paharrueshme.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Filmet e tij me te njohur jane, the deserter, the adventurer, dhe Black Sunday
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    mua me pelqen shume! i ngjan gjyshit tim te dy nga gjakova jane!!!
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Rinorja
    Anėtarėsuar
    23-07-2002
    Postime
    28
    Une kam par nje film te tij i cili titullohet" Mbledhesi i puplave"
    ku me ka pelqyer mjaft figura e tij si personazh .
    Besoj se ky film Bekim Fehmiut i ka hape rrugen e kinomatografis botrore.

  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ja nje foto e tij...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ja edhe nje tjeter...

    StarCraft

    Post Scriptum


    Rinorja, ate film e kujtoj edhe une. Eshte fantastik!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Bekim Fehmiu

    Sa shume mburresha kur kam qene femij per kete emer. Por tash qe jam i rritur jo aqe shume.

    Me brengose ndergjegja kur e di se Bekim Fehmiu nuk ka luajtur ne asnje film shqip. Ai ka luajtur role te ndryshme ne te gjitha gjuhet e botes, perveq ne gjihen tone.

    Edhe pse tani ai eshte plakur mund te luaj nje role shqip. Nese ai e bene kete do te fitoj titullin e legjendes se filmit shqiptar. Nese nuk e bene kete gjithemon do te mbetet nje legjend e huaj e filmit.

    Edhe James Belushi eshte Shqiptar, por kurr nuk bene asgje per ta permiresuar gjendjen kaqe te keqe te kinematografise Shqiptare. Ai se paku eshte dashte ta vizitonte Shqiperine.


    Vetem emri SHQIPTAR nuk mjafton. Interesi, dashuria, kontributi per kete populle eshte ajo qe ne na intereson.

    Me nderime,

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Drenica
    Nga Foleja_ nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 14-01-2011, 00:30
  2. Kush ishte Fehmi LLadrovci?
    Nga komandosi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2009, 03:28
  3. Eruditi Fehmi Agani
    Nga kosovar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 20:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •