Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1

    Mikiazhet dhe infeksionet e fytyrės

    Përshëndetje


    Kush nga ju mund të më thotë se cilat mund të jenë pasojat nëse në fytyrë përdor për mjekim Elocom / krem në dy tri vende të infektuara me sipërfaqe të vogël infektimi.

    Mjeku im aleorlog më tha të mos e përdorja në fytyrë, por e ndiej se po acarohet gjëndja e do doja ta parandaloja përhapjen e infektimit në pritje të së hënës që kam takimin.

    Për momentin kam përdorur Protopic 0/1%, por efikasiteti është i dobët, për të mos thënë s'po ndihet fare.

    Ishalla qëllon ndonjë me njohuri ose specializuar ne dermatologji që përgjigjet se i thonë medikament jo krem bukurie .

    Ju falenderoj ne përparësi për përgjigjet e mundshme.

    Elna.

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Elna... Elocom mund ta perkeqesoje infektimin nqs. aplikohet atje. Elocom eshte per te hequr shenjat ose pasojat e ndonje alergjie, skuqje, dhimbje, kruarje... ose me mire te them inflamacioni. E ben kete duke ulur ose dobesuar imunitetin atje ku aplikohet. Kur trupi yt perpiqet te luftoje nje infektim, dmth. mikrobe qe gjenden atje, atehere ndodhin keto shenja me skuqje... qe mund te mos duken sh. mire por nga nje ane jane shenje qe te pakten trupi yt po ben dicka per ta luftuar infektimin..


    Une nuk e di nese ti e ke te infektuar apo e ke thjesht si tip "alergjie", ose "reaksioni" nga ndonje gje. Per sa kohe e ke pasur ashtu? E ke si plage te hapur apo jo?

    Per me teper, Elocon dhe kremera te tille nuk duhen aplikuar mbi fytyre pa keshillen specifike te mjekut, pasi absorbimi prej atje mund te jete me i madh se nga pjese te tjera te trupit dhe s'eshte mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 21-10-2005 mė 22:20
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    Angelduts

    Flm për përgjigjen.
    Janë pasojë alergjike dhe ngacmimi im i pavetëdijshëm gjatë ditës i acaron më tepër. Në radhë të parë duhet të ndaloj rreptësisht ti prek me duar këto zona, por nganjëherë vështirë të kontrollohet pavetëdija...
    Në krah, ku bëj gjilpërat e përmuajshme të sensibilizimit alergjen të pollenave, përdora ELOCOM sepse nga kruarjet e enjtjeve të alergjisë kaloi në ekzema, me siperfaqe të vogël ekzemike. Mirëpo në fytyrë është delikate edhe pse nuk bie shumë në sy se është rrethe e rrotull kurorës së flokëve.
    Megjithatë ti edhe njëherë flm për sqarimin.Nga sa po lexoj në shkrimin tënd, mendoj se qënka më mirë të pres të hënën e të konsultohem me mjekun.

    Përshëndetje

    Elna.

    P.s

    Ndonjë nga ju lexuesit ka bërë desensibilizim nga polenat dhe nëse mundeni të më informoni për pasojat që mund të keni përjetuar gjatë tre viteve të mjekimit...

    Personalisht që kur kam filluar desinsibilizimin ndaj polenave, kam patur shumë përmisime nga alergjia kunder polenave( janë zhdukur teshtimat e shumta, kruarja e syve dhe vështirësitë e frymëmarrjes), por kam njohur shumë probleme dermatologjike, dhe më problematikja në pjesën e krahëve ku bëj gjilpërat. Jam në mëdyshje ta vazhdoj apo ta lë fare. Kam mbaruar vitin e parë të desenibilizimit, dhe më kanë mbetur edhe dy...?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Elna Durrėsi : 22-10-2005 mė 06:06

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Elokom une e kam perdorur sivjet me keshillen e mjekut pasi kisha disa skuqje ose djegje te lehte nga dielli dhe gjithashtu nje njolle me te theksuar poshte syrit qe kishte disa vjet qe nuk hikte , mbas perdorimit te elokom me shkuan te gjitha.
    megjithate mund te kete reagime te ndryshme ne njerez te ndryshem prandaj me mir prit takimin.

  5. #5
    Dardajan

    Flm për përgjigjen.
    Në fakt dhe tek lexueja e medikamentit nuk kishte rekomandime specifike per ndalimin e përdorimit ne fytyrë.

    Përshëndetje

    Elna.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Elna...Elocon,ka permbajtje te madhe cortizoni...Ne qofte se mendon qe eshte nje infeksion,vazhdo ta perdoresh,ver ne mbremje por shume pak...Mjeku do te rekomandoje penicillin patjeter.
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Anisela, cfare i bejne specifikisht kortikosteroidet (jo cortizoni) nje infeksioni? Si e luftojne qe te zhduket? Dhe cfare mund te ndodhe, dhe pse eshte e nevojshme qe gjera te tilla te behen me supervizionin e mjekut?



    Kurse Elna, une sic e di, dhe tani atje ku e pashe, thote qe Elocom nuk duhet vene ne fytyre, nen sqetull, ose tek pjeset gjenitale pa supervizionin e mjekut. Mjeku tend mund ta shohe te arsyeshme qe ta perdoresh edhe ne fytyre, nuk e di.

    Po te me japesh emailin mund te te dergoj nje monograf zyrtar ose te besueshem per Elocom-in.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    Anisela & Angeldust

    Flm për përgjigjet.

    Une e leva me raki rrushi surratnë, u aromatizova alkool i gjallë, por ama sipèerfaqet e infektimit u qetësuan. Kështu kam hapësirë pritjeje deri nesër tek mjeku.

    Mbrëmje të mirë.

    Elna.

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga Elna Durrësi
    Përshëndetje


    Kush nga ju mund të më thotë se cilat mund të jenë pasojat nëse në fytyrë përdor për mjekim Elocom / krem në dy tri vende të infektuara me sipërfaqe të vogël infektimi.

    Mjeku im aleorlog më tha të mos e përdorja në fytyrë, por e ndiej se po acarohet gjëndja e do doja ta parandaloja përhapjen e infektimit në pritje të së hënës që kam takimin.

    Për momentin kam përdorur Protopic 0/1%, por efikasiteti është i dobët, për të mos thënë s'po ndihet fare.

    Ishalla qëllon ndonjë me njohuri ose specializuar ne dermatologji që përgjigjet se i thonë medikament jo krem bukurie .

    Ju falenderoj ne përparësi për përgjigjet e mundshme.

    Elna.
    Te kane bere biopsi,analize kimike te lekures se marre, te nje pjese lekure te infektuar se cfare eshte?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mos shtrydhni pucrat.. lerini te kalcifikohen..
    vet trupi i prodhon cka duhet ne se ju nuk ngacmoni ftyren tuaj me ato thonj te qelbur..

    .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ushtrime per muskulaturen e fytyres dhe te qafes dhe te gjoksit.
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-04-2011, 07:30
  2. Efekti i leshit te fytyres dhe rruajtjes se tij mbi lekuren e fytyres?
    Nga Aragorn I nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 15-09-2008, 19:17
  3. Pas fytyrės sė qeshur fshihet xhelozia-interesi!
    Nga Tironce_Moderne nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-09-2008, 16:28
  4. Si tė heqėsh njollat e fytyrės
    Nga klejla nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-11-2006, 17:14
  5. Produkte te fytyres (meshkuj)
    Nga FЯODO nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-09-2005, 16:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •