Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126

    Shën Triadha

    E kam pare Kishen e Shen Triadhes ne Berat. Do te deshiroja te kisha me shume informacion lidhur traditen perkatese, ku eshte e perhapur, cfare perfaqeson Triadha, kishe homologe etj.

    Falemderit.

    Shenim: Pasi me eshte ndaluar hyrja ne forumin e ortodoksise per arsye se jam kam postuar thenie "jo korrekte politike", mendova ta hap ketu kete teme. Moderatoret mund te bejne spostimet perkatese neqoftese eshte e nevojshme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 19-09-2004 mė 17:44

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Eshte e cuditshme qe ortodokset me te flakte te forumit, qe kane derdhur njohuri te gjera mbi figura fetare ortodokse greke e serbe, e qe vune ne pikepyetje etnine e Kastrioteve bazuar ne origjinen fetare te familjes etj., nuk po kontribuojne asnje rresht per Shen Triadhen e Beratit, apo traditen ortodokse te Triadhes ne pergjithesi.

    Seminaristi (pavaresisht nga pasioni qe ka per historine e ortodoksise, vecanerisht mesjeten) thote qe ka shpenzuar vetem disa minuta ne Berat. Eshte per te ardhur keq, pasi duket se Shen Triadha ne Berat (me aq njohuri te cunguara sa kam perfituar ne kete teme) duket si nje, ne mos qendra ortodokse me e lashte dhe me e sanksionuar ne Shqiperi. Ne Manastirin e Ardenices (Kisha e Triadhes) jane gjetur kodike shqip te shkruar me “germa greke” te viteve te mesjetes, gje qe patjeter duhej ti kishte ngjallur kurreshtjen si profesionist/e i shqipes se pashkruar ne periudhen perkatese.

    Me tej, flitet per dokumenta mbi kurorezimin e Skenderbeut ne kete kishe rreth viteve 1450. Perse eshte zgjedhur pikerisht kjo kishe? Ku dhe cilat jane provat e lidhjes se hershme te familjes se Skenderbeut me Kishen e Shen Triadhes?

    Korca e festonte dikur Shen Triadhen. Cfare aktivitetesh permbante kjo dite e shenuar? Cili eshte ky shenjt? C'do te thote Troadhe/Triadhe?

    Para se te mesojme mbi shenjtet qe na kane mallkuar gjuhen, s'eshte me mire te rinovohet komuniteti ortodoks duke freskuar traditen e brendshme?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tiras : 23-09-2004 mė 12:34

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E shof dhe une qe nuk e paska njeri ndermend te shkruaj.

    Tani un skam shume kohe do shkruaj me gjate po qe me vone.

    Kisha e Shen Triadhes eshte nje kishe shume e vogel ne Berat. Si kishe flitet te jete e shekullit te shtate, pra imagjinoni sa e vjeter qe eshte. Si emer Triadha=Trini vjen nga Greqishtja, dhe thuhet qe eshte ndryshuar kur Shen Kozmai(i cili me duket se eshte varrosur diku andej rrotull ne vokopol) ka ardhur per te penguar kthimin nga Osmanet. Prandaj dhe para emrit Triadhe do ket pasur nje emer tjeter, por dihet qe shume emertime ne kohen kur erdhi Shen Kozmai u ndryshuan dhe humben. Cfare ka karakteristike kjo Kishe eshte se atje jane gjetur 7 PALE KODIKE te periudhave nga me te ndryshmet, dhe diku afer eshte gjetur dhe mbishkrimi M.K., pra MIHAL KOMNENI, nje nga pasaniket dhe njerezit me te shquar per kulturen e tyre qe ka patur Perandoria Bizantine ne ate kohe. Thuhet qe pala e shtate e kodikeve eshte bere ne kohen e tij.

    Tani Kodiket kane qene pre e pushtimeve. Turqit i deshnin si te marre, Gjermanet kur erdhen i deshin si te marre, Serbet dhe Greket po ashtu, dhe Italianet qe erdhen arriten deri atje sa i kane mbledhur gjithe pleqte e beratit, dhe antaret e Sinodid dhe i morren me te mira per te arritur qe t'i gjenin keto kodike. Ato jane ruajtur me jeten e pleqve te Beratit nder shekuj. Vetem nje person e dinte te verteten se ku ndodheshin, dhe zakonisht para se te vdiste ja kalonte nje plaku tjeter. Te tjeret qe ishin ne keshill dinin me perafersi ku ndodheshin por jo vendin e caktuar.

    Kur Fan Noli shpalli autoqefaline, te gjithe kryepleqte e Beratit dhe antaret e Sinodid paten nje mbledhje qe cilesohet si nje nga takimet me emocionuese ne historine e kombit tone. Aty per here te pare ai i pa dhe kodiket e Kishes se Triadhes. Me sa di un i fundit qe ka mbajtur sekretin e vendit ka qene Llazar Nato(ose Nasto, nuk e mbaj mend mire, do kthehem prap me informacion po qe), i cili me pas ju dorezuan pushtetit komunist. Nje nga aresyet qe kodiket u dorezuan ishte se pergamenet po fillonin te kalbeshin dhe nuk mund te rrinin me atje. Megjithate kjo u cilesua si nje nga gjestet me patriotike qe orthodhokset shqiptar kane bere ndonjehere, ruajtja nder shekuj dhe me pas dorezimi i ketyre kodikeve. Ne kohen e Enverit, Ceket u autorizuan te benin germime me pas, dhe kodiket u cuan per restaurim ne Kine, ku dhe me pas u kthyen.


    Kjo pra eshte nje histori e vogel e Kishes, dhe personave qe e kane mbrojtur nder shekuj, duke pritur per ardhjen e dikujt qe ti ndihmonte (Nolit), dhe per tja dorezuar me pas kete trashegimi te gjithe Orthodhoksave Shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 23-09-2004 mė 13:13
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Korca e festonte dikur Shen Triadhen. Cfare aktivitetesh permbante kjo dite e shenuar? Cili eshte ky shenjt? C'do te thote Troadhe/Triadhe?
    Triadha nuk eshte shenjt.

    Triadha ose Trini eshte nje nga cilesite e Perendise:

    Trinia e Shenjte:
    At, Bir dhe Fryme e Shenjte

    Per historikun e asaj Basilike(Basilike eshte ndertesa Kishtare, Eklesia eshte komuniteti i krishtere, te dyja keto ne shqip perkthehen Kishe) nuk di te them gje.

    Por para se te mesojme per historine e Basilikave (Ndertesave prej guri) eshte me mire te mesojme per historikun e Eklesive (Ndertesave prej mishi, prej guresh te cmuar) qe kane ekzistuar ne vendin tone. (Ne Durres ka qene nje e tille ne shekullin e pare)
    ......
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    per saktesi

    Kisha e Shen Triadhes eshte ndofta kisha me e vjeter ne Berat dhe me e pasura per nga pikepamja arkitektonike. E ndertuar ne formen e terfilit (tre gjethesh), ne arkitekture shpreh trinitine(trinine). Me sa duket ka qene jashte mureve te kalase se Beratit, prane hyrjes qendrore te saj, por me sa duket muret jane shtrire me tej, per ta perfshire brenda. Germimet kane zbuluar mozaike, te disa epokave, ne disa nivele te ndryshme, njeri mbi tjetrin, dhe keshtu jane lene te zbuluara ne forme shkallesh. Ne librat qe ka botuar Instituti i Monumenteve te Kultures qe nga koha e Enverit, kjo kishe bashke me Shen Merine e Vllahernes, kane qene ne pozicion qendror. Mendohet se mund te jete qe nga shekulli i VII, disa mendojne edhe me pare (me sa mbaj mend). Por e sigurte eshte se zhvillimin e pati qe nga shekulli i XII e me pas.

    Po te kthehesh djathtas, futesh ne porten qendrore te kalase, ku ne harkun e saj shkruhet MK, domethene Mihail Komneni, apo Mihalis, apo Mihal, interpretimet secili ja jep vete, por ka qene familja me e forte e Epirit. Ne librin e Robert Angely, Enigma ka aty te dhena per Epirin dhe per kete familje, deri ne strukturat qendrore te bizantit. Sa i takon kodikeve te Beratit, ato jane qe nga shekuli i VI, e deri ne shekullin e XVIII. Por te shekullit VI, VII, etj, e sidomos kodiku i purpurt, i kuq i lare me ar e shkruar me germa ari, mendohet se ka vetem disa, ndofta 4-5 ne kohen e sotme. Ekzistenca e tyre eshte ditur qe ne kohen e para Dushanit. Biles vete serbet donin ti merrnin, e nuk i moren dot, keshtu greket (qe vete nuk kane kaq te vjeter), pavaresisht se mund te pretendojne se keta te Beratit jane te tyre. Ne kete kohe, me qe ka pasur kaq shume ne territorin e Shqiperise, tregon qe ka qene komplet krishtere Shqiperia, dhe me pozicion shume te forte ne hierarkine bizantine. Sa per germat greke qe jane shkruar, po te lexojme librin e Angelyse, ajo ishte gjuha zyrtare liturgjike e bizantit, ndersa ne pothuaj gjitheterritorin flitej shqip. A eshte e mundur kjo? Pa le te mendojme nje here qe Shqiperiua te kete viza te lira te hyje e te dale ne Europe, Itali, France etj. A nuk do ishim dygjuhesh, biles edhe tre gjuhesh, italisht, anglisht, shqip e ndoshta spanjisht. Keshtu ka qene edhe atehere. Austriaket ne luften e pare donin ti merrnin, nuk ja dhane e me radhe. Pleqesia e Beratit i ruante me fanatizem. I dinte vetem njeri, me i vjetri, apo ai qe kishin zgjedhur ata vete, Llazar Vruho(ky me duekt se eshte emri i sakte i keti personi), dhe ai i deftoi, jo pse ishte ne prag te vdekjes, por se po dekompozoheshin. U skanuar, u
    cuan ne Kine ne 1966-1967 dhe u restauruan (shyqyr qe Kina eshte vend budist dhe marredheniet ishin te mira ateher) Restaurimi u be nga Akademia e Shkencave e Kines. U fol per disa kohe qe u fallsifikuan etj etj, po te ish vjedhur apo falsifikuar dicka, i pari qe do ta konstatonte do ishte Vatikani ne ekspoziten e 2000 vjetorit te krishterimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 23-09-2004 mė 20:14
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Shume material interesant. Me pelqeu!

    Faleminderit qe e solle Cyclo.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    kodiket e Beratit nuk kane te bejne fare me ceshtjen e pasurise kombetare versus ate greke apo cfaredo qofte. Perkundrazi, per kohen qe po flitet, shek6-12, Berati ka qene pjese e Bizantit, apo pjese bizantine e pushtuar nga sllavet.

    Vetem nen studimet hoxhiane - injorante te historise u be nje ndarje e prere midis asaj qe eshte moderne shqiptare perkundrejt te huajes, kjo e fundit e paraqitur gjithnje si armike, grabitqare etj atribute te tilla perrallash me dhelpra...te cilat Cyclo i ka shume qejf.

    Perkundrazi, cfare lexojme neper internet eshte se kodiket, vertet jane mbajtur fshehur (pasi kane qene thesar fetar), kane dale ne popull per cdo vit ne raste festash fetare, edhe emrat qe lexojme jane te gjithe metropolite greke.

    Ne cfare gjuhe jane kodiket?


    Kjo teme ne fakt si takon fare ketij forumi.

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Seminarist, per njehere te vetme don't spoil it!

    Leri njerezit te kenaqen nen auren e bukur te kodikeve.

    P.S.: Po te mos ishte pune nacionalizmi, atehere i bie qe as serbet e as greket mos perpiqeshin t'i pervetesonin dhe t'ja merrnin Beratit! Por ja qe kane dashur t'i marrin mesa duket.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ore gezojini qe cke me te kodiket. Kush jua zuri ne fyt? Puna eshte qe ti mesojme e gezojme gjerat sic kane qene, e jo thjesht ti shohim me syzet e akademikeve tane marksiste...te cilet kane bere edhe studim artikullin mbi kodiket e Beratit (shih per kete faqe interneti shqiptare)...

    Do te habiteni po tju them juve ortodoksave filolatine se:

    ne krishterim, kahu me zgrabes karshi pasurive te te tjereve, ka qene kisha katolike qe ka bere kerdine ne lindjen ortodokse pergjate kryqezatave.

    Gjithsesi, mos te harojme po ashtu, sic pohon edhe Tom Winnifrith, se ne Berat kontribut te pasurive kishtare, alias sot kombetare, kane luajtur edhe familje vllehe, merite te cileve nuk u duhet mohuar e as politizuar.


    Po ashtu, serbet thuhet qarte ne studimin e kodikeve se kane djegur Beratin, gje qe zakonisht behej kur u rezistohej nje mbifuqie, keshtu qe ne fakt ata mund te kene dashur te shpetojne ate qe ata e kane pare si trashegimi bizantino-sllave, pasi mos te harojme se para 1359 te Stefan Dushanit, Berati (Beligradi) edhe nje pjese e mire jugore kane qene jo pak here ne duart e sllaveve, ku sidomos bullgaret kane patur koloni shekullore. A nuk u kurorezua ne Shkup dushani si mbret i sllaveve-grekeve edhe shqiptareve?


    Nga ana tjeter, greket i kane ruajtur kodiket, pasi kane qene kleriket greke qe jane vene prej patrikanes, po ta lexoni studimin mbi kodiket, ata qe kane bere te mundur mbijetimin e dokumentave.

    Teorite e ndasive ne bardhe e zi u krijuan se shumti pergjate rregjimit te eger anti-njerezor komunist.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Tiras
    Anėtarėsuar
    10-05-2004
    Postime
    126
    Cyclotomic, falemderit. Ndihmon shume ne identifikimin e thesareve shpirterore te popullit/besimtareve tone.

    E drejte Matrix. Besimi eshte ne zemren e njeriut jo ne pirgun me gure. Sidoqofte, ne kete kohe te padrejte ndaj Shqiptareve, njohja e basilikave dhe dokumentimi I gjetjeve ne to, lejon te ekstrapolohet identiteti I vertete Shenjteve, dhe Eklesive qe kane krijuar dhe ruajtur vlerat me te mira te koherave ne kembim te jetes se vet njerezore.

    Edhe une kam marre te mireqene qe Triadhe do te thote Triade=Trinitet. Por vertetohet qe, ne shumicen e rasteve paragjykimi con ne kapercime thelbesore. Burime qe nuk lidhen direct me temen ne fjale, deshmojne per hershmerine e emertimit Troadhe, me fillese mbase te kohes pellazge. Pershembull, etimologjia e nje emri/linje te lashte te mbreterve Irlandezo-Skoceze (para Krishtit) eshte Achaia Troadha, e cila nga ana e saj lidhet indirekt me “perendine” Apolloni.

    Gjithashtu, Shqiptaret ne emertimin e Kishave se tyre, zor te perdornin rrenjen e lashte (Troadh) te nje fjale greke, ne vend te te fjales bashkekohore greke Triade, arsyetim qe veshtiresohet me tej nga ekzistenca e nje fjale Shqipe per te (Trinitet-Trini) dhe tradita per te perdorur emertime kombetare.

    Emertimi “Triadhe” nuk shoqerohet me epitetin Aigia/e Shenjte mbase vetem ne kultet Shqiptare. Emertim te paraprire nga Aigia ka site-ja e Kretes e zbuluar nga Sir Evans, e dokumentuar per lashtesi, ne te cilen eshte zbuluar Sarkofagu I Agia Triadhes (pak me tej Disku i Phaestos) per fat te keq nje site e masakruar nga dora njerezore. Apo kisha me dokumente te rendesishme evitit 1600-1800 ku ka lindur E. Venizelos. Fjalen Agia disa do ta shpjegonin me Greqisht per “e shenjte”. Ne fakt, ky interpretim eshte nocion ne gjuhes se sotme greke. Etimologjia e Agia/Hagia/Aigia pershkon ujdhesat e mitologjise se sterlashte “Greke”, dhe turbullohet ne kohe me variancat nga emri I perendeshave tek ai I kafsheve.

    Festa e Triadhes ne Greqi festohet ne data dhe me rituale te ndryshme. Ne Korfuz, festohet per pashket e vogla (Prill), ndersa ne pjesen lindore te Greqise ne Qershor Korrik. Mbase dikush mund te dije ndonje ritual te mbetur shqiptar?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Shfaqjet e Shën Marisë
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 06:31
  3. Debati mbi Ditėn e Ēlirimit
    Nga dardajan nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  4. Vepra bizantine ne Shqiperi?
    Nga zeus nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-01-2006, 03:51
  5. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •