Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Lightbulb "Aleanca e re për Kosovën" në mbështetje të pavarësisë së Kosovës

    William Walker: PAVARESIA E KUSHTEZUAR ESHTE NJE KONCEPT ABSURD

    "Aleanca per Kosoven e re" do ta mbeshtese pavaresine e Kosoves dhe do te punoje per zgjidhjen e shpejte dhe te drejte te statusit te Kosoves, thane anetaret e bordit nismetar

    Ambasadori amerikan, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues te OSBE-se ne Kosove gjate viteve 1998-99 , bashke me nje grup ish diplomatesh amerikane kane promovuar ne Prishtine grupin "Aleanca per Kosoven e re".

    Ky grup do ta mbeshtese pavaresine e Kosoves dhe do te punoje per zgjidhjen e shpejte dhe te drejte te statusit te Kosoves, thane anetaret e bordit nismetar duke u shprehur kunder opsioneve per paveresi te kushtezuar.

    Ambasadori Walker, i shoqeruar nga ish-kongresmeni Bob Carr, ish politikani i larte Sem Haskinson dhe ish-kryetari i Universitetit Kombetar te Mbrojtes ne Washington, gjenerali Robert Gard, tha se formimi i ketij grupi ka ardhur ne kohen kur Kosoves i duhet te ece perpara.

    "Grupi "Aleanca per Kosoven e re" eshte formuar dhe eshte nje nisme e re qe perpiqet te shtyje gjerat perpara ketu ne Kosove", tha William Walker, duke shfaqur besimin se tani eshte koha e duhur qe disa gjera te fillojne te ndodhin, pasi edhe sekretari Anan ne rekomandimet e tij per Keshillin e Sigurimit pas raportit te ambasadorit Eide, ka thene se eshte koha e duhur per te percaktuar statusin e Kosoves.
    Ambasadori Walker tha se e kishte lexuar me kujdesedhe raportin e ambasadorit Kai Eide per Kosoven dhe kishte degjuar me kujdes edhe opsionet lidhur me statusin e Kosoves.

    "Pavaresia e kushtezuar per Kosoven mendoj se eshte nje menyre e keqe per t'iu qasur statusit, pasi ne po flasim per nje status perfundimtar dhe jo per nje pavaresi te kushtezuar, qe sipas meje nuk eshte status perfundimtar", tha ambasadori Walker.

    Anetaret e bordit te kesaj organizate njezeshem u shprehen kunder pavaresise se kushtezuar dhe per nje pavaresidhe sovranitet te plote te Kosoves. (RTK).

    *********************************************

    Marre nga gazeta FAKTI e dates 12.10.2005

    ZeM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 13-10-2005 më 05:51
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kosovari_78_Ca
    Anëtarësuar
    24-12-2003
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    257

    "Aleanca e re për Kosovën" në mbështetje të pavarësisë së Kosovës

    Një grup i ri lobist amerikan në mbështetje të pavarësisë së Kosovës
    Linda Karadaku-Ndou
    10-10-2005



    Një grup lobist nga Shtetet e Bashkuara, i kryesuar nga ambasadori Uilliam Uoker, mbështet pavarësinë e Kosovës duke hedhur poshtë mundësinë e një pavarësie të kushtëzuar. Ambasadori Uoker tha në Prishtinë se Kosova e meriton pavarësinë, por kjo është edhe zgjidhja më e mirë për rajonin në përgjithësi. Duke komentuar idenë e një tregu të përbashkët për rajonin, zoti Ëalker, tha se kjo do të duhet të ndodhë, si një aleancë e vendeve të ish-Jugosllavisë dhe disa të tjera, me kufij të hapur, me lëvizje të lirë, të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

    Një grup lobist i quajtur Aleanca e re për Kosovën, e kryesuar nga ambasadori Uilliam Uoker, ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, po viziton Kosovën, në një përpjekje për të treguar se cfarë mund të bëjë kjo aleancë për Kosovën dhe për të mbështetur universitetin amerikan në Prishtinë. Zoti Uoker është edhe kryetar bordi i fondacionit të Universitetit Amerikan në Kosovë.

    Ambasadori Uoker mbështeti sot në Prishtinë gjetjen e një zgjidhjeje të plotë për problemet në Ballkan, duke kundërshtuar ashpër variantin e përfolur të pavarësisë së kushtëzuar për Kosovën. "Pikë së pari, Kosova e meriton pavarësinë, por kjo është edhe zgjidhja më e mirë për rajonin në përgjithësi," tha ambasadori Uoker.

    Duke komentuar idenë e një tregu të përbashkët për rajonin, zoti Uoker, tha se kjo do të duhet të ndodhë, si një aleancë e vendeve të ish-Jugosllavisë dhe disa të tjera, me kufij të hapur, me lëvizje të lirë, të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. "Duhet të keni mundësi të shkoni në të gjitha vendet fqinjë dhe të mirëpriteni si vizitorë, ata duhet të kenë mundësi të vijnë këtu dhe të gjejnë të njëjtën mikpritje," tha zoti Uoker. Ai shtoi "Është e rëndësishme që ata që e humbin luftën, të jenë humbës të mirë, dhe deri tani, nuk jam I sigurtë, se Beogradi ka qenë një humbës I mirë, por është gjithashtu e rëndësishme që të ketë fitues të mirë, që kushdo që fiton luftën, nuk I keqtrajton ata që e humbën luftën. Nuk jam I sigurtë se ky concept është bërë ende mbizotërues këtu, dhe sigurisht nuk mbizotëron në Beograd," tha ambasadori Uoker, duke u shprehur i sigurtë se kjo do të ndodhë.

    Aleanca për një Kosovë të re, kërkon të tregojë rëndësinë e universitetit amerikan në Prishtinë për zhvillimin e Kosovës si një popull energjik dhe sovran. Drejtori i këtij universiteti Rober Kuris, i tha Zërit të Amerikës, se universiteti ka nevojë për mbështetje nga gjithë rajoni dhe nga Shtetet e Bashkuara. "Besoj se kemi nevojë për mbështetje nga institucionet, fillojmë nga qeveria e Kosovës, kemi pasur mbështetje nga të gjitha palët, dhe duam të vazhdojmë ta marrin atë mbështetje. Ky universitet është krijuar për popullin e Kosovës, nuk jemi për përfitim. Synimi ynë është të krijojmë një universitet që do të jetë një dhuratë për rajonin. Mund të marrim mbështetje të mrekullueshme nga Shtetet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara mbështesin universitetet në gjithë botën, USAID-I dhe departamenti ynë i shtetit veprojnë në gjithë botën, kështu që presim kohën kur ata do të vijnë të na mbështesin, për të na ndihmuar të ndërtojmë konviktin për studentët, për përmirësimin e bibliotekës, apo objektet e tjera. Por gjithmonë kemi pasur mbështetje të madhe, të paktën moralisht nga Shtetet e Bashkuara dhe kjo është gjithashtu e rëndësishme," thekson drejtori i Universitetit Amerikan në Kosovë, Robert Kuris.

    Universiteti amerikan në Kosovë, është një nga universitetet me nivelin më të lartë të mësimdhënies dhe synon të nxjerrë kuadro të reja të nivelit perëndimor
    Miresia civilizon inteligjencen
    PUNEN E SOTME MOS E LE PER NESER

    “Po iu jap një porosi,
    Këmba e huaj keq iu rri,
    Nuk durohet gjithë vaji i fëmisë, Çonu të gjithë në shërbim Shqiperis”

Tema të Ngjashme

  1. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  2. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  3. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  4. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •