-
Shėn Hilarioni i Madh - 21 tetor
Shėn Hilarioni i Madh
Shėn Hilarioni i Madh ka lindur nė vitin 291 nė fshatin Tabatha tė Palestinės. E dėrguan qė tė studionte nė Aleksandri. Atje ai u njoh me Krishtėrimin dhe u pagėzua. Kur dėgjoi njė rrėfim mbi jetėn engjėllore tl Shėn Thanasit tė Madh (17 janar), Hilarioni shkoi qė ta takonte atė, duke dashur qė tė mėsonte nga ai se cilat vepra tė njerėzve e kėnaqin Perėndinė. Mė pas Hilarioni u kthye nė vendlindje ku mėsoi se prindėrit i kishin vdekur. Pasi e ndau gjithė pasurinė e familjes tek tė varfėrit, Hilarioni u vendos nė shkretėtirėn pėrreth qytetit Maium.
Nė shkretėtirė murgu vuajti shumė me mendimet e papastra, turbullimet e mendjes dhe pasionet e zjarrta tė mishit, por ai ia doli qė ti mposhti tė gjitha me punė tė rėnde, agjerim dhe lutje papushim. Djalli u mundua qė ta trembte shenjtorin me fantazma dhe vegime. Gjatė lutjes Shėn Hilarioni dėgjonte fėmijė qė qanin, gra qė vajtonin, ulėrima luanėsh dhe egėrsirash tė tjera. Murgu e kuptoi se ishin demonėt qė i krijonin kėto terrore nė mėnyrė qė ta largonin atė nga shkretėtira. Ai e tejkaloi edhe kėtė frikė me ndihmėn e lutjes pa ndėrprerje. Njėherė, hajdutėt i zunė pritė Shėn Hilarionit dhe ai i bindi ata qė tė hiqnin dorė nga jeta e krimit me fuqinė e fjalėve tė tij.
Shumė shpejt e gjithė Palestina mėsoi pėr kėtė asketik tė shenjtė. Perėndia i dhuroi Shėn Hilarionit fuqinė qė tė largojė shpirtrat e papastėr. Me kėtė dhuratė tė hirshme, ai i kėputi zinxhirėt me tė cilėt demonėt mbanin tė skllavėruar shumė shpirtra njerėzish te pushtuar. Tė sėmurėt vinin pėr tu shėruar dhe murgu i kuroi falas duke u thėnė se hiri i Perėndisė nuk ėshtė nė shitje (Matheu. 10:8)
Aq i madh ishte hiri qė ai mori nga Perėndia sa qė ai e dallonte qė nga era e veshjes sė dikujt se nga ēfarė pasioni vuante shpirti i atij njeriu. Njerėzit vinin tek Shėn Hilarioni me dėshirėn pėr tė shpėtuar shpirtrat e tyre me udhėzimet e tij. Me bekimin e Shėn Hilarionit manastiret filluan tė lindnin nė gjithė Palestinėn. Duke shkuar nga njė manastir nė tjetrin, ai krijoi njė mėnyrė jetese asketike strikte.
Rreth 7 vjet para vdekjes sė tij (+ 371-372), Shėn Hilarioni shkoi nė Qipro, ku ai jetoi nė njė vend tė izoluar nga bota derisa Perėndia e thirri para Tij.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt