
Postuar mė parė nga
Kryeplaku
Pershendetje
Fillimisht ju falenderoj te gjitheve per cdo pergjigje dhe ja u perseris se i dua kalamajte jashte mase sic me duan edhe ata mua -kalamajt e lagjes apo te fisit (sigurisht ju qe i keni bere vet i doni me shume se une). Pra nuk ka te bej kjo teme me dashurine ose mosperfilljen ndaj femijeve (sepse nje pyetje e tille as qe shtrohet perderisa dikur vet ishim femije).
Po abonohem per here te fundit tek kjo teme vetem per te shtjelluar perseri pyetjen qendrore, se ciles asnjeri nuk iu pergjigj (te pakten ne menyre te drejt-perdrejte). Mbase ne saje te dashurise ndaj femijeve, mbase ne saje te besimeve edhe opinioneve te sejcilit apo mbase ne saje te optimizmit qe ju karakterizon nuk duket se perqendruat shume shkrimin tuaj tek ceshtja e te ardhmes.
Sic e thash ne fillim kur flas per te ardhmen kam hedhur menjane cdo parim fetar (edhe nese i besoj) apo astrolog dhe jam munduar te perdor vetem dy vegla : llogjiken dhe njohurite shkencore.
Cdo goje dhe pergjithesisht cdo trup apo nevoje njerezore sot ka nje kosto te caktuar mbi planetin Toke. Dhe kur kjo goje njerezore eshte kthyer ne gojen me materialiste qe ka ekzistuar ndonjehere ne historine e njerezimit atehere kjo kosto eshte me e madhja qe ka ekzistuar ndonjehere ne historine e njerezimit. Dhe kur kjo goje materialiste nuk eshte as nje e as nje milion por eshte 8 miliarde atehere vetem nje shprehje me vjen ne mend : ' e kemi me te vertet pisk punen'.
Gjithashtu shprehja 'ka Zoti per te gjithe' (ia vlen te nenvizohet se kjo shprehje e ka zanafillen ne lashtesi apo mesjete kur popullsia njerezore nuk i kalonte 50 milione vete!) duket nga realiteti i sotem se eshte shprehje pa vend! Edhe akoma nese 'Zoti ka per te gjithe' nuk duket se po ka planeti Toke te cilin dita dites po e vrasim dhe mesa duket nuk eshte larg dita qe do na vrasi (si i thone.... lufta per mbijetese nuk eshte ligj qe karakterizon vetem njeriun edhe kafshet, karakterizon edhe zanafillen tone, Token, e cila mbijeton mbi disa bazamente te vetpersosura te cilat njeriu dita dites po i shkatron - dhe qe te jemi realiste shkatrimi i ketyre bazamenteve ka arritur ne monodrom te pakthyeshem). Pra a nuk eshte shtimi i ketyre gojeve nje nga shkaqet e ketij fenomeni?
Sipas disa studjuesve strukturaliste/marksiste edhe mbirealiste sot shtimi i popullsise ka gjetur rrugezgjidhjen e vet tek taktikat perendimore. Me 'taktika perendimore' keta studjues nenkuptojne epidemite, lufterat, embargot etj. qe vihen nga disa faktore perendimore kundrejt Botes se Trete (e cila ka edhe shtimin me te madh te popullsise) dhe kane si pasoje uljen e kesaj popullsie. Nese nuk mundemi te pranojme kete teori besoj se te pakten do mundeshim te thonim se permban nje pjese nga e verteta, perderisa gjendja ne Boten e Trete perputhet pothuajse plotesisht me interesat e botes perendimore (nje bote e trete skllave dhe aspak sfiduese mbetet celsi i mireqenjes perendimore).
Qe ti kthehemi temes tone do thosha se edhe akoma nese sot ia kemi gjetur disi zgjidhjen shtimit te popullsise... duke lene 80% te popullsise se planetit ne varferi (reth 60% ne varferi te plote, e nje perqindje tjeter ne vdekje) dhe vetem 20% duke jetuar njerezisht (ku ketu ekziston nje perqindje tjeter qe jeton 'perendisht' me te gjithe pothuajse kuptimin e fjales.... dmth. kemi te bejme me njerez sot qe vendosin se kush do haje e kush do ket uri). Nuk duket se kjo 'zgjidhje' do jet e perhershme dhe nuk duket se kjo 'zgjidhje' do e shpetoj qenjen njerezore nga shkatrimi. Sepse edhe nese per te varferit do vije dita qe te ken uri me pak por edhe nese do vije dita qe te pasurit do ken me shume per te ngrene, nje gje do mbetet e pashmangshme.... dhe kjo gje nuk eshte tjeter vecse perdhunimi qe njeriu po i ben nenes se vet, Tokes.
Dhe njeriu aq shume po e perdhunon nenen e vet saqe ajo po nxjerr gjak! Dhe si i behet hallit kur perdhunuesi nuk do jet nje por do jen 15 miliarde veta (sic pritet te jet popullsia njerezore 50 vjet me pas)? Por edhe nese gjysma e pasur do jetoj edhe gjysma e varfer do vdesi besoni perseri se do gjej zgjidhje problemi?
Pra gjithe kjo popullsi ku do drejtohet? Si gjithmone.... tek nena!
Po a mundet nena te mbaj ne jete 15 miliarde perdhunuesit bijte e saj? Une ja u dhash pergjigjen.... nena po nxjerr gjak qysh tani!
Fatkeqsite natyrore jane kthyer ne numrin 1 te demeve ekonomike te planetit dhe pritet qe vitet e ardheshme te shkaktojne me teper viktima sec shkaktojne sot epidemite apo lufterat. Permasat e ketyre demeve do jen te paparashikueshme (vitet 2004-2005 na ben qe te nxjerrim kete konkluzion).
(Pra besoj se deri ketu te pakten te gjithe jemi ndakort se shtimi i popullsise perben problem serioz per planetin.)
Dhe ne fund une, me naivitetin edhe pesimizmin e madh qe me karakterizon, ju drejtoj perseri pyetjen qe askush nuk mu pergjigj: si do i mbroni femijet apo niperit tuaj nga ajo dite?
Krijoni Kontakt