Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 61
  1. #41
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Pershendetje

    Fillimisht ju falenderoj te gjitheve per cdo pergjigje dhe ja u perseris se i dua kalamajte jashte mase sic me duan edhe ata mua -kalamajt e lagjes apo te fisit (sigurisht ju qe i keni bere vet i doni me shume se une). Pra nuk ka te bej kjo teme me dashurine ose mosperfilljen ndaj femijeve (sepse nje pyetje e tille as qe shtrohet perderisa dikur vet ishim femije).

    Po abonohem per here te fundit tek kjo teme vetem per te shtjelluar perseri pyetjen qendrore, se ciles asnjeri nuk iu pergjigj (te pakten ne menyre te drejt-perdrejte). Mbase ne saje te dashurise ndaj femijeve, mbase ne saje te besimeve edhe opinioneve te sejcilit apo mbase ne saje te optimizmit qe ju karakterizon nuk duket se perqendruat shume shkrimin tuaj tek ceshtja e te ardhmes.

    Sic e thash ne fillim kur flas per te ardhmen kam hedhur menjane cdo parim fetar (edhe nese i besoj) apo astrolog dhe jam munduar te perdor vetem dy vegla : llogjiken dhe njohurite shkencore.

    Cdo goje dhe pergjithesisht cdo trup apo nevoje njerezore sot ka nje kosto te caktuar mbi planetin Toke. Dhe kur kjo goje njerezore eshte kthyer ne gojen me materialiste qe ka ekzistuar ndonjehere ne historine e njerezimit atehere kjo kosto eshte me e madhja qe ka ekzistuar ndonjehere ne historine e njerezimit. Dhe kur kjo goje materialiste nuk eshte as nje e as nje milion por eshte 8 miliarde atehere vetem nje shprehje me vjen ne mend : ' e kemi me te vertet pisk punen'.

    Gjithashtu shprehja 'ka Zoti per te gjithe' (ia vlen te nenvizohet se kjo shprehje e ka zanafillen ne lashtesi apo mesjete kur popullsia njerezore nuk i kalonte 50 milione vete!) duket nga realiteti i sotem se eshte shprehje pa vend! Edhe akoma nese 'Zoti ka per te gjithe' nuk duket se po ka planeti Toke te cilin dita dites po e vrasim dhe mesa duket nuk eshte larg dita qe do na vrasi (si i thone.... lufta per mbijetese nuk eshte ligj qe karakterizon vetem njeriun edhe kafshet, karakterizon edhe zanafillen tone, Token, e cila mbijeton mbi disa bazamente te vetpersosura te cilat njeriu dita dites po i shkatron - dhe qe te jemi realiste shkatrimi i ketyre bazamenteve ka arritur ne monodrom te pakthyeshem). Pra a nuk eshte shtimi i ketyre gojeve nje nga shkaqet e ketij fenomeni?

    Sipas disa studjuesve strukturaliste/marksiste edhe mbirealiste sot shtimi i popullsise ka gjetur rrugezgjidhjen e vet tek taktikat perendimore. Me 'taktika perendimore' keta studjues nenkuptojne epidemite, lufterat, embargot etj. qe vihen nga disa faktore perendimore kundrejt Botes se Trete (e cila ka edhe shtimin me te madh te popullsise) dhe kane si pasoje uljen e kesaj popullsie. Nese nuk mundemi te pranojme kete teori besoj se te pakten do mundeshim te thonim se permban nje pjese nga e verteta, perderisa gjendja ne Boten e Trete perputhet pothuajse plotesisht me interesat e botes perendimore (nje bote e trete skllave dhe aspak sfiduese mbetet celsi i mireqenjes perendimore).

    Qe ti kthehemi temes tone do thosha se edhe akoma nese sot ia kemi gjetur disi zgjidhjen shtimit te popullsise... duke lene 80% te popullsise se planetit ne varferi (reth 60% ne varferi te plote, e nje perqindje tjeter ne vdekje) dhe vetem 20% duke jetuar njerezisht (ku ketu ekziston nje perqindje tjeter qe jeton 'perendisht' me te gjithe pothuajse kuptimin e fjales.... dmth. kemi te bejme me njerez sot qe vendosin se kush do haje e kush do ket uri). Nuk duket se kjo 'zgjidhje' do jet e perhershme dhe nuk duket se kjo 'zgjidhje' do e shpetoj qenjen njerezore nga shkatrimi. Sepse edhe nese per te varferit do vije dita qe te ken uri me pak por edhe nese do vije dita qe te pasurit do ken me shume per te ngrene, nje gje do mbetet e pashmangshme.... dhe kjo gje nuk eshte tjeter vecse perdhunimi qe njeriu po i ben nenes se vet, Tokes.

    Dhe njeriu aq shume po e perdhunon nenen e vet saqe ajo po nxjerr gjak! Dhe si i behet hallit kur perdhunuesi nuk do jet nje por do jen 15 miliarde veta (sic pritet te jet popullsia njerezore 50 vjet me pas)? Por edhe nese gjysma e pasur do jetoj edhe gjysma e varfer do vdesi besoni perseri se do gjej zgjidhje problemi?

    Pra gjithe kjo popullsi ku do drejtohet? Si gjithmone.... tek nena!

    Po a mundet nena te mbaj ne jete 15 miliarde perdhunuesit bijte e saj? Une ja u dhash pergjigjen.... nena po nxjerr gjak qysh tani!

    Fatkeqsite natyrore jane kthyer ne numrin 1 te demeve ekonomike te planetit dhe pritet qe vitet e ardheshme te shkaktojne me teper viktima sec shkaktojne sot epidemite apo lufterat. Permasat e ketyre demeve do jen te paparashikueshme (vitet 2004-2005 na ben qe te nxjerrim kete konkluzion).

    (Pra besoj se deri ketu te pakten te gjithe jemi ndakort se shtimi i popullsise perben problem serioz per planetin.)


    Dhe ne fund une, me naivitetin edhe pesimizmin e madh qe me karakterizon, ju drejtoj perseri pyetjen qe askush nuk mu pergjigj: si do i mbroni femijet apo niperit tuaj nga ajo dite?

  2. #42
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ok, Kryeplak, po i heq kesaj replike "llogjiken" e emocioneve, me te cilen kisha shkruar disi tek postimi i pare ne kete teme.
    Le te flasim thjeshte me "llogjike dhe shkence" sic kishe kerkuar ti.

    Por dua te nenvizoj, se nese i kushtohemi kesaj llogjike, atehere kjo teme duhet te zhvendosej tek "Problematika Nderkombetare", sepse si teme shoqerore, eshte veshtire ta zhveshesh nga toni, apo zeri human.

    Nga pikepamja e pare e postimit tend, me duket sikur sapo ke lexuar Michael Clare, (besoj se je i njohur me kete autor) dhe po shkruan nje permbledhje te teorive te tij. Apo me specifikisht duket dora e nje strukturalisti marksist.
    Ekonomikisht, je perqendruar me shume tek fenomeni i te ardhurave ne ulje apo ne zhdukje (diminishing returns) per te pikturuar, vizionuar, apo me konkretisht "profetizuar" nje te ardhme te zeze per njerezimin. Persa i perket dukurise se diminishing returns (sidomos ne aspektin e burimeve tokesore), ekonomistet qe ne fillim te zhvillimit te kesaj dege, duke e kuptuar rendesine dhe rolin e tyre ne zhvillimin e njerezimit, jane munduar te gjejne menyra te ndryshme se si manovrohet rreth ketij realiteti.

    Mbaj mend ne fillim te simestrit per lenden "Economic Development" ekuacionet e para te ekonomisteve ishin te thjeshta: rrijta ekonomike = kapital + krahe pune. Nga fundi i simestrit, ketij ekuacioni iu shtuan shume me teper faktore, dhe nje nga me te rendesishmit "zhvillimi teknologjik," ose sic je shprehur ti ne menyre te thjeshte, shkenca. Por para se te shkoj atje, dicka mbi nje faktor tjeter, popullesia.

    Shume ekonomiste argumentojne se popullesia ne rritje eshte negative per zhvillimin ekonomik, pikerisht sepse eshte drejtperdrejt e lidhur me "diminishing returns." Por ekziston dhe argumenti tjeter (shembull Kina dhe India) qe nje popullesi e larte ka dy faktore pozitive: krahu i punes (qe eshte dhe kapitali me i shtrenjte financiarisht, Kina) dhe truri (thjesht nga propabiliteti, ne nje vend me popullesi te madhe probabiliteti i te pasurit njerez te zgjuar eshte me i larte se ne nje vend me popullesi te vogel.) Kuptohet, ketu faktohet dhe mundesia per shkollim, megjithate jo me kot universiteti me i mire i teknologjise ne bote eshte ne Indi. Dhe realiteti eshte qe rritja ekonomike ne Kine dhe Indi eshte nje nga me te lartat ne bote.

    Nga te gjitha teorite, modelet e ndryshme dhe eksperienca historike dihet se kur nje vend arrin nje faze te caktuar zhvillimi, popullesia vjen ne ulje (perendimi.) Por ndoshta shembull me i mire eshte ai i shume vendeve te Amerikes Latine qe edhe pse ekonomia nuk ka arritur ate faze zhvillimi, ritmi i ngritjes se popullesise eshte ne ulje ne krahasim me vitet 70, fillim te viteve 80, kjo per arsyen e urbanizimit, zevendesimi i sektorit te agrikultures me sektore te tjera te industrise dhe sherbimeve etj. Po zgjatem shume ne kete fenomen, por ka modele te ndryshme persa i perket se kur "do perdhunohet nena" nga 15 miliarde njerez (sic jeni shprehur ju ne menyre aq dramatike.)

    Per te permbledhur faktorin e popullesise, qe te jemi brenda temes (pa tone emocionuese ) monedhen mund ta shohesh nga dy ane, ajo pesimiste e jotja apo e disa studiuesve, apo ajo optimiste (e imja ne kete rast, dhe e studiuesve te tjere.) Popullesia, ngritja e popullesise me rritme te kontrolluar ne varesi te rritmeve te ngritjes se ekonomise (me fjale te thjeshte, te temes prurja e nje femije ne jete) nuk eshte detyrimisht negative, perkundrazi.

    Faktorit te popullesise qe te sjelle mundesi optimale ne ekonomine e nje vendi, duhet t'i shtohen faktore te tjere, qe ne Boten e Trete shume prej tyre mungojne. Sepse mungojne ka shume arsye, nje nga ato qe solle ti eshte ndikimi negativ i botes se pare, apo perendimit ne saje te veglave te globalizimit apo embargove etjetjetj. Por harron te permendesh pergjegjesine e vete vendeve, apo pergjegjesine e qeverive te vendeve te botes se trete karshi nenshtetasve te tyre, dhe realitete te tjera; psh niveli i korrupsionit, luftrat intro-civile, tribale ne shume vende te Afrikes psh, mungesat e nje vizioni per te ardhmen, mungesa e shoqerise civile, mungesa e konsolidimit te nocionit "komb-shtet" etj .... karakteristika keto te vendeve te botes se trete. Nga te dyja anet e marredhenieve "Bota e Pare - Bota e Trete" ka deshtime, per shume arsye, qe po t'i debatojme, do rrime me nete e dite te tera.

    Duhen bere ndryshime, kuptohet. Nuk eshte se nuk ka burime apo mjete. Psh, uji qe perdoret ne nje dite per te vaditur fushat e golfit ne bote, mund te pajise me uje te pijshem per nje vit vendet qe vuajne nga mungesa e ujit te pijshem (ku si rrjedhoje ka semundje si malarje, diare etj.) Te ardhurat qe harxhohen ne nje vit nga vendet e botes per mjete ushtarake, mund te ushqejne per 10 vjete ata 60% te njerezve ne varferi te plote. (Statistika te marra nga UN)

    Me ne fund, duke iu kthyer serish dukurise se "te ardhurave, burimeve" ne ulje, ne zhdukje, apo diminishing returns, zgjidhja e ketij problemi eshte zhvillimi teknologjik, ne aspektin e energjitikes psh, shfrytezimi i alternativave te tjera te pakufizuara si ajo e energjise diellore, hidro apo e eres. Persa i perket ujit te pijshem (sic ka propozuar Michael Clare luftra e trete boterore vjen do te vije si pasoje e konflikteve jo te naftes por te ujit) .... zhvillimi teknologjik krijon mundesi te reja si psh transformimi i ujit te deteve ne uje te pijshem (teknologji e perdorur ne disa vende i.e Izrael.)

    Keshtu qe ndoshta nuk ka ardhur fundi i botes akoma, kryeplak, njerezimi ndoshta e ka akoma ne dore fatin e vete, mjafton te gjejme nje gjuhe te perbashket. Sjellja e nje femije ne jete, nuk eshte kurrsesi burimi i problemeve te mesiperme, por mund te jete zgjidhja. Ne fund te fundit duket nga postimet e tua, qe kjo eshte ceshjte botekuptimi, ti po mendon per senariot me tragjike, ndersa te tjere shohin, apo jetojne per senario me pak dramatike apo ne rastin tim, optimiste. Si do mbrojme femijet apo niprit, apo brezat e ardhshem nga ajo dite? Ka shume mundesi, disa prej tyre te permendura me siper. Por, por erdhi ajo dite, qe teologjikisht njihet si Apokalipsi, apo Armagedon, atehere jemi ne dore te Zotit. Si njerez kemi per detyre ndaj brezave te shkuar dhe atyre qe vijne vazhdimesine. Nuk ka jete pa jete.

  3. #43
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kryeplak, nese ka nje menyre per te qene i pavdekshem, kjo eshte te lesh dike prapa. Nuk ka menyre tjeter, Kryeplak. Edhe nje bote me dy veta, dhe te mirat e universit te kene, prape ato mbeten te vdekshem. Keshtu qe, kjo puna e pjelles nuk ka asnje lidhje me sahanet e supes qe mund te kemi ne darke, gjithkush (edhe kinezet) kane te drejte te perjetojne ndjenjen e te jetuarit tek dikush tjeter, i cili duke ndjekur vargun, siguron perjetesine tende.

    Pesimizmi dhe optimizmi nuk kane asnje rol ketu, keto jane siç fjalet e Dalides kur kendonte : "paroles... paroles... paroles...", me nje fjale bjeri gajdes gajdexhi...

  4. #44
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Qe te mos perseris ato qe jane thene me lart do shtoja vetem se............
    Nuk ka kohe,qe te sfidoje,apo te perballet me deshiren,endrren e nje femre te ndihet NENE.

    Ne fund te fundit njeriu ndaj vjen ne kete,ti japi jetes JETE,duke mos e lene te rrudhet e te plaket...............
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #45
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Kryeplak, desha te te permend nje kenge qe i pershtatet perfytyrimeve te tua te se ardhmes!

    Enjoy... uuuuu....:P

    P.s. shkenctaret thoshin se krijesat qe do behen me inteligjente ne te ardhmen jane 'jelly fish' (kandila deti) edhe do rriten e do behen si tip elefantash, e do dalin jashte te ushqehen... imagjino ca bote te rrisesh femite, nxjerr femine xhiro, tak vjen 'jelly fishi' ta ha. Oh c'bote!

    Leonard Cohen. - The Future

    Give me back my broken night
    my mirrored room, my secret life
    it's lonely here,
    there's no one left to torture
    Give me absolute control
    over every living soul
    And lie beside me, baby,
    that's an order!

    Give me crack and anal sex
    Take the only tree that's left
    and stuff it up the hole
    in your culture
    Give me back the Berlin wall
    give me Stalin and St Paul
    I've seen the future, brother:
    it is murder.
    Things are going to slide, slide in all directions
    Won't be nothing
    Nothing you can measure anymore
    The blizzard, the blizzard of the world
    has crossed the threshold
    and it has overturned
    the order of the soul
    When they said REPENT REPENT
    I wonder what they meant
    When they said REPENT REPENT
    I wonder what they meant
    When they said REPENT REPENT
    I wonder what they meant

    You don't know me from the wind
    you never will, you never did
    I'm the little jew
    who wrote the Bible
    I've seen the nations rise and fall
    I've heard their stories, heard them all
    but love's the only engine of survival
    Your servant here, he has been told
    to say it clear, to say it cold:
    It's over, it ain't going
    any further
    And now the wheels of heaven stop
    you feel the devil's riding crop
    Get ready for the future:
    it is murder

    Things are going to slide ...

    There'll be the breaking of the ancient
    western code
    Your private life will suddenly explode
    There'll be phantoms
    There'll be fires on the road
    and the white man dancing
    You'll see a woman
    hanging upside down
    her features covered by her fallen gown
    and all the lousy little poets
    coming round
    tryin' to sound like Charlie Manson
    and the white man dancin'

    Give me back the Berlin wall
    Give me Stalin and St Paul
    Give me Christ
    or give me Hiroshima
    Destroy another fetus now
    We don't like children anyhow
    I've seen the future, baby:
    it is murder

    Things are going to slide ...

    When they said REPENT REPENT ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Aragorn I : 23-10-2005 mė 22:33
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

  6. #46
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar mė parė nga shkodrane82
    Alket me shpjego pak per ca te vjen keq....????
    per kete: qe ju ndiheni te tille, qe nuk ndiheni entuziaste te ndiheni prinder. Megjithate me fal per nderhyrjen.

    Citim Postuar mė parė nga shkodrane82
    Dhe pse ne moshe te re, perkatesisht 22 dhe 26 vjec jemi bere prind...e mendojme qe nuk ekziston ndonje kenaqesi me e madhe se e te qenurit prind...!

  7. #47
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    Alket123 e ke kuptuar gabim
    Ata perkundrazi ndihen shume te lumtur dhe entuziaste qe kan femije...
    dmth kjo eshte kenaqesia me e madhe

    Dhe pse ne moshe te re, perkatesisht 22 dhe 26 vjec jemi bere prind...e mendojme qe nuk ekziston ndonje kenaqesi me e madhe se e te qenurit prind...!

  8. #48
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Piranha
    Alket123 e ke kuptuar gabim
    Ata perkundrazi ndihen shume te lumtur dhe entuziaste qe kan femije...
    dmth kjo eshte kenaqesia me e madhe

    Dhe pse ne moshe te re, perkatesisht 22 dhe 26 vjec jemi bere prind...e mendojme qe nuk ekziston ndonje kenaqesi me e madhe se e te qenurit prind...!

    Alketit i jane terheq muskujt e ..... dhe shikon, lexon me syte e .... ( E di vete ai , spo i mention again ) lol


    Ok , Sa ?lol
    Se besoj se e din se sa me shume femije te kesh aq me shume telashe do i hapesh vedit..
    Puna nuk eshte vetem ti sjellesh ne drite por edhe te mendosh pak per te ardhmen e tyre dhe mendo pak dike qe ka 7-8 femije se sa do jete ne gjendje te perballoje shkollimin e secilit ( fjala vjen )
    Sikur te ishte gjithmone koha per femije sic thua ti , shoferi s'do kishte pase opsionin "R" por "D" gjithmone dhe makina do rrezohej nji dite lol
    Te lindesh femijen thojne qe eshte gjeja me e lehte ne procesin 'femije' ! Sigurisht qe nuk duhet te mendohesh edhe aq shume per tu ba prind por duhet pase nji fije ma kujdes ne sasine e rasteve qe behesh prind...lol
    Anyway , mendoj qe 1 eshte pak dhe 3 jane shume..
    AAO ,
    Me mua e kishe ket ' citimin ? lol

    Se na habise(te ) lol , nga gjithe ky frymezim ... sikur ska lidhje me ate ckam thene une , por nejse e the .. ska gje se ndjehesh me mire tani .. lol
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 24-10-2005 mė 13:29
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #49
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Per miken qe me duket u merzit me shkrimin tim,
    My love ke te drejte qe nuk kam femije por fola nga c'mendoj nese do te kisha nje bebush ne kete moshe. Bota do permbysej per mua dhe te gjitha deshirat qe kam do te frenoheshin e mbase asnjehere s'do te kisha mundesi ti krijoja. Prandaj per mua sa me vone aq me mire se atehere do jem e gatshme te behem nene sic dua apo sic je ti.


    Per Kryeplakun
    Meqe zure me goje Afriken, te zbrazem pak se s'kam pare njerez me pa mend se ta. Keta pjellin rryca si makine buke bam bum rrjeshte. Po prit njehere mor njerez si beni femije pa pike meshire? Dhe pastaj kerkojne ndihma nga bota per kurimin e SIDES. Bahhh. O popull rregulloni njehere gjendjen e jeteses per femijte qe pillni, mos beni nje kompani ushtrie se kur te tundi kembet ju, femijet e gjore duhet te rrisin veten e tyre, dicka qe nuk eshte anormale per kete popull.
    Keta njerez te pa meshire qe e dine se s'jane te zot ti mbajne me buke femijte nuk i takon te bejne femije. Prinder eshte ai qe ben c'mund qe femija e tij te kete nje jete me te mire sesa ai (prinderi) vete ka jetuar.

    Kur per njerezit jetet qe shuhen cdo dite jane kthyer thjesht ne numera.... atehere une nuk shohe me asnje vend vleren e jetes.
    Shume shqetesuese keta fjalet mesiper mor kryeplak, ti qe me durimin tend i shmangesh fyerjet bere nga disa ketu, ti qe mendon per te miren e botes kur neve s'na rrifet shume thua qe s'ka vlere jetesa...kurse budallai atje matane i rrjeshton rrycat rrjeshte. Per budallane qe s'ka mundesi me i rrit femijet, per ata s'ka vlere jetesa e jo per ty!

    Gjithashtu une e thashe njehere, mijera femije vdesin cdo dite dhe ne nuk bejme asgje per ta.
    Fillimisht kur s'do ta di nene e babe pse duhet te sakrifikoj une. Dhe kur te kem mundesine nuk do me rrifet te ndihmoj femijte e botes por femijte e vendit tim.

    Pra ky procesi i riperterimit te jetes ka marre fund per ne. Moral per mua do te thote te ruash njehere jetet ekzistante dhe pastej te prodhosh anekzistantet.
    Ky morali i perket budallenjve qe riprodhojne kur s'kane mundesi me i nxjerrur ne drite femijte.

    Pra nese ne harrojme femijet qe vdesin cdo dite atje ne Afrike e ne Azi per njecik yzmet me pretekstin se do preokupohemi femijet tane qe do lindin atehere une nuk shoh asgjekundi ndonje qellim hyjnor. Nga ana tjeter nuk mundemi tia hedhim fajin prinderve te atyre femijeve ne keto vende sepse ata thjesht nuk kishin lluksin si ne qe te mendojne me kete menyre.
    Pra te behemi Nene Tereza per femijte e botes? Se kam ne zemer ta bej kete, une te ndihmoj femijte e tjetrit dhe ai te shijoje gezimin e femijes? Dhe une te eci gjate jetes si kukuth i vetem. Joo.


    Pra qellimi i kesaj teme nuk eshte ti uli vleren jetes, por thjesht i jep jetes nje vlere me te madhe se ajo qe duket se po merr ne keto ditet e sotme. Sepse kur femijet e tjetrit per ty jane thjesht numer, atehere nuk do behesh kurre prinder i mire (thjesht do jetosh me iluzionin e prinderit te mire)
    Si supozon ti japim vleren me te madhe jetes se s'te kuptova?

    si do i mbroni femijet apo niperit tuaj nga ajo dite?
    Thjeshte, jepi femijes mundesine per nje gjendje ekonomike dhe shpirterore te mire. Po plasi ndonje termet, apo tsunami c'dreqin te jete do te ngrijme kryet nga dielli. Vdekjes nuk i shmangemi prandaj jeto si mos me mire kur je gjalle.

  10. #50
    Hey, how do i look? Maska e Aragorn I
    Anėtarėsuar
    20-09-2003
    Vendndodhja
    Your five years in solitary confinement are at an end. You've paid part of your debt to France.
    Postime
    323
    Citim Postuar mė parė nga s0ni
    Meqe zure me goje Afriken, te zbrazem pak se s'kam pare njerez me pa mend se ta. Keta pjellin rryca si makine buke bam bum rrjeshte.
    Me te vertete, po te vesh re, gjallesat me tru primitiv pjellin ne numra, psh shif yjet e detit, u mungon truri fare, fertilizojne gjithe fundin e detit. Shih pastaj peshqit, fertilizojne e bejne nga 2-3 milion veze secili... gaforret po ashtu. Pastaj vijne kta te tjeret, amfibet, zhabat, kur u dalin vezet bie si tip epidemie e mbushet me zhaba. Breshkat, sidomos kto te detit qe i gjen edhe ne Jon, (kareta-kareta) dalin ne nje kohe te caktuar e shtrijne nga 200-300 veze secila, pastaj pas nje kohe te caktuar behet bregu tip D-Day landings in Normandy, por the other way around, dalin te gjitha e drejtohen nga bregu. Pastaj me kafshet e tjera me te zgjuara, delfini, lind 1, balena, 1, majmuni, 1, ose 2, si njeriu, ariu 1, ose dy, etj etj. Tani, kuptohet se kjo lloj teorie s'ka se si te kete lidhje me zezaket e afrikes, por... it makes one wonder! :P
    Nga halli,
    derrit i thuhet dajo.

    Ndjesė pastė nėna e shtrenjtė..
    Sa shumė vėllezėr paska patur!

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Nė Shqipėri punojn 50 mijė fėmijė
    Nga Hyllien nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Tė mėsosh aktrimin njėherėsh me abetaren
    Nga TiLoNcE nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •