Kryeplak, urime per temen se pari.
Edhe une i kam qejf shume femite. Biles, po harxhoj pak vend ne forum duke treguar dicka qe me ndodhi dje. Vajta te blija nje kafe ("to go") perpara se te nisesha per ne shkolle dhe nderkohe qe po prisja per rradhen time ne linje, po shikoja nje femi te vogel (ndoshta nje vjec nuk e di mire sa mund ta kishte moshen) qe po e mbante nje burre i moshuar ne krah. Kishte ca sy blu, ama nje blu shume te bukur, shume te kthjellet. Dhe i buzeqesha femise. Femija sa me pa qe i buzeqesha, ma ktheu me nje buzeqeshje te embel. Syt i shndrisnin. Dhe u kenaqa. Ma mbushi zemren plot edhe pse nuk ishte femija im. Te kenaq sepse eshte dicka e sinqert dhe me gjithe shpirt ajo buzeqeshje. Dhe po mendoja gjat gjithe kohes ne makine se sa mire ndihesha vetem nga ajo buzeqeshje.
Pse jua tregova kete ngjarje? Sepse dua te tregoj ndikimin e nje femije ne jeten e njeriut. Ndoshta nuk jane te gjithe nje soj dhe ndoshta jo te gjithe i duan femite, por ata qe i duan mendoj se do te bejn maksimumin per ti rritur ata ne menyren me te mire qe te jete e mundur sipas tyre.
Kryeplak, ndoshta sot kohet (apo njeriu) ka(ne) ndryshuar. Kjo nuk do te thot se "sot" eshte me veshtire per te rritur nje femi. Une mendoj se sot vetem ndryshon veshtiresia, ose sot ajo veshtiresi kap aspekte te ndryshme te jetes (ne krahasim me kohen e prinderve tane).
Kur kam lexuar librin Bisha e terbuar te Jack London-it, rrija e mendoja me vete se kur te beja femi do shkoja te jetoja ne pyll qe ta rrisja femine tim larg shoqerise se sotme qe mund te kete ndikime shume negative. Por tani them qe e vetmja gje qe mund te bejm eshte ti perkushtohemi sa me shume femive qe do te kemi, dhe familjes, dhe te mundohemi ti mesojm ato gjera qe mund te kemi mesuar vete per qe ti japim nje jete sa me te mire. E megjithate, ky eshte nje mundim sepse jo gjithcka varet ne duart tona. As jeta jone nuk eshte plotesisht ne duart tona, ekziston edhe fati (nese je besimtar, ekziston edhe Zoti, etj). Rendesi ka qe ne te bejm ate qe te kemi mundesi dhe mos te jemi pishmend per dicka me vone.
Si perfundim, mendoj se veshtiresit (pavaresisht se si konceptohen ato veshtiresi)e koherave sot nuk duhet te na ndalojn ne nga te berit femi nese femite per dike jane nje kenaqesi.
Ky eshte mendimi im.
Pershendetje.
Krijoni Kontakt