Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29

    Kryeminstri Kosumi nën akuzë për mitmarrje

    Bajram Kosumi Kryeministri i Kosoves paguan aeroplanin privat nga Turqia për Kosovë në vlerë 20 mijë Euro !!

    20 mijë euro i kushton Kryeministrit të Kosovës vetëm kthimi nga Pushimi , pas një "pune të lodhshme" e "të mundimshme" !!!!

    I pyetur nga gazetarët pse dhe nga cili bugjet është paguar aq shtrejt një kthim nga pushimet, ai përgjigjet se nuk e ka pague nga Bugjeti i Kosovës as nga Bugjeti personal po nga një "donator" !!!

    Kosova nuk ka nevoje per njerez te tille. Statusi i saj eshte i kanosur nga nje armik qe eshte me i rrezikshem se te gjithe armiqete e me parshem. Nga Korrupcioni.
    Politikanet tone kane filluar qe ta shijojne jeten e tyre luxoze: Rugova ka autoparkun me te Shtrenjte ne Ballkan, Thaqi ka Pasuri sa te duash. Keta njerez jane te bleshem, dhe keta do te jene ata te cilet do te vendosin per te ardhmen e Kosoves dhe firmen e tyre ata do ta vendosin aty shenja e Dollarit apo e Euros do te jete me e dukshme.

    Me shendet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    asgje nuk beri kosumi per te zbuluar vrasjet ne Kosove..
    perkundrazi i dha tash se fundi me kte 20 mij euroshin e turkise.. nje shanc per propogande mafies kanibale te thaq jakupit te marre frenat ne dore e te marshojne triumfalisht ne instalimin e planit te tyre mizor per nje Kosove te varur e polpotiste..

    bravo kasum katundari.. nuk mujte me trus b.yth e me i ba pushimet qaty ne katund te kosoves.. por deshe me imitue Nano-dubain te cilit ja kishe dhan dhe celularin..
    hajt kosum shko n'rrot te sames..e lshoja vendin burrave qe nuk mashtrohen..

  3. #3
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267

    Thumbs down

    sme pelqen aspak kur burrat e shtetin pranojn "donacione" - ashtu krijojn hapesire per korrupsion, kur dihet qe sot ste fal kush ethet, lere me te holla!?!
    ai donatori sigurisht ne kohe te caktuar do pret ndoj ndihmese prej kryeministrit!

    qfar diplomati na qenka kryeministri qe haptas tregon per keso donacione?!?
    meqe se kam ndegjuar/lexuar vete kete prononcim te kos-it me duhet te mbetem paksa i rezervuar, por...

    jo mire o bajro!
    shihemi n´gjykate

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    nje dorheqje e Kosumit nuk do te thote se do te vije Hashim Lopari me Kupin e Shikut ne Qeveri. AAK-ja duhet te beje nje zgjedhje interne dhe te vendose dike qe ja vlene e jo nje Lopare qe ska lidhje me politik e besa as me vjedhje. hashimi me jakupin kane vjedh miliona edhe nuk e ka mare vesh kush.
    Megjithate, ky Kokosum duhet menjeher te shkarkohet nga detyra dhe pastaj le te shkyhet duke marrur donacione prej ''miqeve'' , nja jepte kush nanjo. Korrupcionit nuk duhet ti lehet vend ne Kosove.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Me fol drejt,nuk mundem.Nuk kam qene aty e nuk e di se si ka ndodhe kjo mesele.Mirepo,nje kryeminister nese kthehet nga ndonje vend me aeroplan"privat"ateher mund te kete ndonje aryje shume me rendesi per te cilat ai nuk e ka per detyre tu jap pergjigje gazetareve te kosovapressit dhe kohes ditore,por qeveris.
    Keshtu qe,te distansocehemi pakez nga spkeulimet e gazetave(sidomos te keti burimi)se nuk eshte koha ti nderrojme kryeministrat kur ka qejf thaqi&sorren.

    Kemi pune per te bere dhe neve na pret muaji i MADHË i vendimit te statusit.

    ju pershendes.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ashtu do te desha te jene spekullime keto.. fjal per 20 000 eurot e charterit..
    por.. nje kryeminister kosove duhet ta konsideroj vehten nje "Dhi e zgjebosur.. " ne kuptimin ..kryeminister i nje vendi te pa definuar ne status.. ne kuptimin e burrshtetit pa shtet akoma..ne kuptimin e politikanit te dal nga nje popull te sapo dal nga masakrat e genocidit e ku ala mijra fmi e gra e pleq nuk ngopen me buk e ku cdo kokerr euro me origjin te jashtme a te brendshme duhet administruar ndershmerisht.. pra nje kryeminister Kosove duhet ta shoh veten si nje "shpinake" e mire qe i dhimbset cdo pik zetini e cdo lug miell e cdo dromc buke..se ka shum femij te unshem pra ka nje popull qe nuk i jan plotsue minimumet..e pra qe dhe shpinakja smund te mendoj per Shmink e pallhane e qejfllyqe..

    Je lodh pi punve.. hypi kerrit e shko ne katund e me nji hije ulu e pusho e fol me pleqt e katundit e pastaj ne zyr perseri.. a te kapi zhegi.. shko ne lumin e drinit e shtini kambet ne uj e freskohu..
    Cjan kto Turizma si me qen kryeminister Austrie qe ka 300 vjet qe i ka mbaru hallet..
    Kshu dhe jakup rexhep bajrami i xhavit hashimit shkonin shpesh ne Saranda mbas bo.leve te Sheik Nanos.. po ata e kishin nji arsye...pra nuk banin thjesht pushime.. ata banin kurse ne stalo -envero-polpotizem tek mjeshtrat shqiptar..e ky konsumi yne cka m desh ne turqi.. cka ka me msu atje..a spo durojka pa u rrezit e shoqja .. pse a u ba zvicer Kosova..
    Jooo
    trus b.ëth sa je Kryeminister i nji vendi me mijra halle..e puno.. pra jo dhi e zgjebosur me bisht perpjet..

    Ku e gjeti bash kto dit ky Kosumi me na i dh.i krejt punet..e me ba ket "shi ne kallamoq" te thaqit..
    O budall asht ose jan msu disa ne Kosov mos me ja nda qejfet vehtes kurre..
    Ja kjo eshte mbeturin e filozofise se kuadrove te kohes Tites.. qe i ka prek ne gen shum kosovar.. ham ham me goj e qejfet nuk i lejn kurre.. Hajt bani qejf se ka derzhava..


    ne Shqiperi u ndeshkua Nano per kto gjera.. pra populli me vot i tha.. hajt shko n'rrot te sames..
    A nuk kuptoj kurgja kosumi nga 3 korriku..
    Politikani jeton me situaten..


    jazyk..

    ksaj i thon qe me e detyrue popullin qe prej neveris ndaj hajnave te korruptum me votue Khmer Ruzhat e Qose shimes.. qe presin me hanxhar e kallash ne dor..
    Ja kte bani kosumi..

    Le te jap dorheqje kosumi ne se eshte fajtor e te vij Temkolli e tja u mbledhi tanve..

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Skandali Kosumi!!!

    Jep doreheqjen zedhenesi i kryeministrit te Kosoves, Daut Dauti


    Data e Publikimit: 08/09/2005

    Autori i Lajmit:
    24 ore
    Zedhenesi i kryeministrit te Kosoves, ne te njejten kohe dhe keshilltari i tij ligjor, Daut Dauti jep doreheqjen nga posti i tij. Ky vendim i tij vjen menjehere pas deklarates nga vete kryeministri Kosumi i cili pranoi publikisht, "mitmarrjen e rreth 20 mije eurove", te cilat ishin perdorur per te paguar bileten e tij te kthimit ne Kosove nga Turqia ku ishte me pushime me bashkeshorten. Ky veprim i Kosumit eshte shoqeruar me reagime te ashpra nga opozita e cila ka kerkuar menjehere doreheqjen e tij ashtu si dhe nga Kabineti per Qeverisje te Mire. Me marrjen e bakshishit Kosumi ka thyer Ligjin numer 2004/34 kunder korrupsionit. Sipas nenit 33 te ketij ligji, personi zyrtar nuk ka te drejte te marre bakshish ne lidhje me ushtrimin e detyres se tij me shume se 50 euro ose vlera totale e tyre te mos kaloje me shume se 100 euro ne vit nga i njejti person. Sipas nenit 36 te ketij ligji thuhet se Agjencia Antikorrupsion percakton se ne nje rast specifik personi zyrtar ka shkelur dispozitat e neneve 34 dhe 35 te ketij ligji, ajo informon organin ku zyrtari ushtron detyren.

    " Duke e patur parasyshe situaten rende qe eshte krijuar ne Zyren e Kryeministrit, jap doreheqje nga pozita e keshilltarit per media dhe zedhenesit. Koheve te fundit eshte shenuar nje pakenaqesi mes meje dhe kryeministrit dhe disa anetareve te qeverise. Paknaqesia ka arritur nje nivel te atille i cili nuk mund te injorohet dhe as te tejkalohet. Jane mbyllur te gjitha rruget e komunikimit normal mes meje, kryeministrit dhe disa anetareve te kabinetit te tij.Ekziston nje grup njerezish (qe perkrahen edhe nga kryeministri), te cilet mendojne se situata e krijuar ne media eshte e rende per shkakun tim, konkretisht te punes sime. Une me kete fakt nuk mund te pajtohem dhe e vetmja gje qe me mbetet te beje, eshte qe te largohem nga ky grumbull i coroditur i cili gjate tere kohes mendon se duhet te punohet pa patur parasysh rregullat e shoqerise demokratike bashkekohore.Ky grup ia ka mbeshtjelle trupin kryeministrit duke ia lidhur edhe duart e mbyllur edhe syte dhe vazhdimisht jane shprehur te pakenaqur me punen time te drejte dhe profesionale.

    Pakenaqesia ka shkuar deri aty sa qe ekane "bindur" edhe kryeministrin se fajin e kam une per shkak te pasqyres se rende qe ka qeveria dhe kryeministri ne media. Jam akuzuar se jam fajtor per disa shkrime dhe lajme qe jane dhene ne mediat tona. Besoj sinqerisht, qe nuk jam fajtor per ate qe ne media depertojne shkrime me kundermim te rende te papergjegjesise dhe korrupcionit. Gjate tere kohes jam munduar ta beje punen ashtu sic kam ditur dhe sa kam mundur. Kam aplikuar eksperiencen, njohurine dhe shkollimin tim qe kam bere me vite ne mediat dhe institucionet tona dhe ato nderkombetare. Ne punen time jam munduar ta angazhoj politiken dhe gazetarine ne sherbim te qytetarit tone te Kosoves. Si duket kjo menyre, per kete qeveri, dhe per kete kryeminister, nuk eshte forma adekuate e punes. Une kam aplikuar me sukses metodat bashkekohore te informimit dhe mendoj se kam kryer punen siq e kerkojne normat e gazetarise dhe politikes se sotme ne boten demokratike.

    Jam shume i lumtur qe largohem nga ky tog njerezish qe ofron karakteristika te jashtokesoreve. Edhe me i lumtur jam qe nuk i kam pelqyer disave ne kete qeveri. Me kenaqesi do ta mbaj ne mend bashkepunimin e shkelqyeshem qe kam patur me gazetaret dhe te gjitha mediat gjate ketyre 6 muajve.Duke dashur ta ruaj personalitetin e kryeministrit, ne poziten time i kamaplikuar metodat e punes qe shpesh kane nenkuptuar filtrimin dhe perdredhjen e informatave. Per kete kerkoj falje nga gazetert dhe nga publiku duke besuar se do te mirekuptohem" shprehet Dauti ne letren e tij te doreheqjes.


    marre nga 24 ore

    Ky eshte gabim qe nuk falet. Neve na duhet nje shtet ligjor dhe i pakorruptuar, keshtu qe cdokush qe then ligjin dhe qe korruptohet, ne cfaredo menyre qofte, duhet te pergjigjen para gjyqit, e vecmas pushtetaret tane qe duhet te jene shembull te zbatimit te ligjeve te krijuara nga ana e tyre, per gjithe shoqerine tone.

    Kosumi duhet te jap doreheqjen menjehere nga detyra e kryeministrit dhe te nisen procedurat e gjykimit. Korrupsioni dhe ligji, kane dhe duhet te kene tolerance zero.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    S`kam cka te shtoj.

    Pse gjithhere ke te drejte kur flet o Brar?
    Ta kam lakmi se asnje fjale tende nuk e luen topi.

    Jam me ty.

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Citim Postuar më parë nga RTP
    S`kam cka te shtoj.

    Pse gjithhere ke te drejte kur flet o Brar?
    Ta kam lakmi se asnje fjale tende nuk e luen topi.

    Jam me ty.
    Jep dorëheqje zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

    Prishtinë, 9 shtator - Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Daut Dauti mbrëmë ka dhënë dorëheqje, të cilën e ka bërë pubilike në disa media. "Duke pasur parasysh situatën e rëndë që është krijuar në Zyrën e Kryeministrit, jap dorëheqje nga poziata e këshilltarit për media dhe e zëdhënësit", shkruan Dauti në dorëheqjen e tij, duke e justifikuar atë se kohëve të fundit ka pasur një pakënaqësi mes tij dhe kryeministrit dhe disa anëtarëve të kabinetit qeveritar.
    Dauti detyrën e zëdhënësit e ka kryer që nga ardhja e Bajram Kosumit në krye të Qeverisë së Kosovës.


    .............

    Shenjat e pare te asaj qe thuhet me larte
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    O budall asht ose jan msu disa ne Kosov mos me ja nda qejfet vehtes kurre..
    Ja kjo eshte mbeturin e filozofise se kuadrove te kohes Tites.. qe i ka prek ne gen shum kosovar.. ham ham me goj e qejfet nuk i lejn kurre.. Hajt bani qejf se ka derzhava..


    Brar,

    Prej te tan atyne fjaleve qe ke fol une ti nenvizova vec keto te nximet.
    Jo pa qellim e besoj se ke me e kuptu shume mire se pse i nxiva.
    I nxiva se per fat te keq te te gjithe shqiptareve andej e kendej kufinjve qe na ndajne, ende ka kesi shqiptaresh qe marrosen pas historive te Enverit e te Titos.
    E kur se ne vitin 2005 kur si i pari e i dyti jane nen toke.
    Por per fat keq ka mbet ende hija e tyne e zeze ne kryet e atyre qe mendojne se bajne politike.
    O Zot cfare politike!

    O Brar e shume te tjere,

    Ne RTK perdite dalin djemt e cikat e atyre qe u vrane ne Kosove e ende nuk ju dihet as vorri!
    Ne RTK perdite dalin nanat e baballaret e atyre qe u shkrumbuan ne zjarrin e Serbise pushtuese!
    Ende ka shtepi qe nuk ka kush t'ua heqe te nximen e zjarrit serb!
    Ende ka shqiptare qe nuk dijne ku jane ma te dashurit e tyne!
    Ende ka mijera shqiptare qe duan te marrin rruget e botes!

    Cfare fati shqiptaret andej e ketej kufinjve, me qene perhere te pambrojtur prej kerkujt e me pas nje fat te pambrojtur prej kerkujt.

    Duam e s'duam ne o Brar ky asht fakti se andej e kendej kufinjve ende jane ne fuqi hijet e Enverit e Titos!

    Edhe sa gjate duhet te na ndjekin keto hije???????????????????????
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 09-09-2005 më 06:45

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kosumi: Qeveria e Kosovës e përkushtuar për luftën ndaj korrupsionit
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 05-01-2006, 14:35
  2. Kosumi: Politikanët e rajonit duhet të bashkëpunojnë
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 08:23
  3. Daçi dhe Kosumi: Në Kosovë ka filluar një luftë speciale
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 11:16
  4. Berisha, Kosumit: Respektoni minoritet në Kosovë
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 04:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •