Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Angli-Trafikuan lituanezet burgosen shqiptarėt

    Angli. 48 vite burg grupit shqiptaro-lituanez.Kėrcėnonin minorenet me tortura nė vaskė me akull.

    Trafikuan lituanezet burgosen shqiptarėt

    Tasim Axhami pėrdhunoi barbarisht minorenen

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    Dėnohen trafikantėt shqiptarė qė blenė vajzat lituaneze nė njė “ankand” femrash nė kafenė e aeroportit Gatwick nė Londėr. Tre trafikantė prostitutash dy shqiptarė dhe njė lituaneze janė dėnuar tė martėn me 48 vjet burg sėbashku pasi janė gjetur fajtor pėr trafikimin e dy minoreneve lituaneze pėr qėllime prostitucioni.
    Tasim Axhami i cilėsuar si kafshė, shqiptar nga Kosova ėshtė dėnuar me 21 vjet burg nga gjykata e krimeve nė qytetin e Sheffieldit nė veri tė Anglisė, pasi prokuroria nėpėrmjet provave i provoi gjykatės se ai sėbashku me lituanezen Vilma Kizlaite dhe Emiljan Beqirajn ishin tė pėrfshirė nė trafikun e vajzave nga Liruania pėr nė Angli.
    Axhami 19 vjeē po ashtu u gjet fajtor ndaj tre akuzave pėr pėrdhumin e njė vajze minorene tė cilėn e detyroi mė forcė tė punonte si prostitutė.Ai kishte kėrkuar azil nė Angli si njė Serb nga Kosova, gjoja i persekutuar nga shqiptarėt. Ndėrsa nė gjykatė ai ka patur ndihmėn e njė pėrktheysi shqiptarė.
    Lituanezja, antare aktive e grupit qė merrej me rekrutimin u dėnua me 11 vjet burg. I dashuri i saj nga Berati Emiljan Beqiraj 18 vjeē me azil tė garantuar nė Angli u dėnua me 16 vjet burg si pjestarė nė trafikimin e vajzave.

    Vajzat

    Nga procesi gjyqėsor u mėsua se si vajzave nė Lituani u kishin premtuar vende pune, por nė fakt me tė mbėrritur nė aeroportin e Gatwikut ato u shitėn te shqiptarėt, nė njė ankand vajzash tė trafikuara mes avujve tė kafesė nė kafenene Kosta nė brendėsi tė aeroportit.
    Pasi mbėrritjes nė Sheffield njėra nga vajzat u pėrdhunuan nga Axhami. Vetėm pas 11 ditės ajo mundi tė arratisej nga njė shtėpi publike nė tė cilėn e kishte futur ai.
    Trupi gjykues ka dėgjuar po ashtu si Axhami kishte kėrcėnuar vajzat duke i thėnė se nėse nuk punonin pėr tė do ti fuste nė jė vaskė me akull, ku do ti torturonte dhe mė pas do ti vriste.
    Njėra nga vajzat mė pas do tė shitej nė Londėr ku u detyrua nga tė tjerė shqiptarė tė punonte si prostitutė, por pas njė kohe tė shkurtėr edhe ajo mundi tė arratisej.
    Lituanezja Kizlaite gjatė dėshmisė sė saj tha se edhe ajo mė pėrpara se tė bėhej e dashura e Beqirajt ishte trafikur, Ajo deklaroi pėr Axhamin se ai nuk ėshtė njeri por njė kafshė.

    Gjykatėsi

    “Ju nuk keni asnjė vlerė apo moral, dhimshuri apo dashuri pėr njerėzit” Kėshtu e ka filliar leximin e dėnimit gjykatėsi Trevor Barber, duke ju drejtuar tė akuzuarve ai shtoi “ Askushi nga ju nuk mund tė jetė pjesė e shoqėrisė sonė. Vajzat qė ju trafikuat ishin tė pashpresa dhe drejt njė degradimi total. Dėmi qė ju i keni shkatuar atyre as mund qė tė imagjinohet”.
    Ndėrsa hetuesi i kėsaj ēėshtje Det Con Andy Justice pranė South Yorkshire Police i cili investigoi rreth kėtij trafiku u shpreh me fjalėt “Vajzat nė Sheffield ishin urdhėruar tmerrėsisht tė bėnin siē u kishin porositur.Pėr to gjatė kėsaj periudhe ka patur probleme emocionele dhe fizike por tė dyja vajzat janė rikthyer nė Lituani duke u mundur tė ndėrtojnė njė jetė tė re dhe harruar sado pak atė qė i ndodhi nė Angli.

    Prostitucioni nė Angli.
    Shqiptarėt 187 vite burg

    Dėnimi i Axhamit dhe Beqirajt e ēon nė 17 numrin e shqiptarėve tė dėnuar pėr trafikimin e vazjave lituneze nė Angli me njė total burgimesh prej 187 vjetės.
    Ndėrkohė nė Londėr qė prej katėr javėsh familja e tutorėve Demarku qė besohen tė jenė nga fshati Pezė pranė Tiranės, po pėrballet nė gjykatė me provat e policisė londineze pėr pėrfshirjen e tyre nė hapjen e 9 shtėpive publike, dhe trafikimin e dy vajzave po me origjinė lituaneze pėr prostitucion.
    Dėnimi i Axhamit ėshtė i dyti vendim i rėndė qė njė gjykatė britanike jep pėr trafikantėt shqiptarė pas atij me 23 vjet burg pėr mbretin laēianin tė prostitucionit Artur Kroni njour si edhe Luan Plakiēi.


    Anglia “supermarket” i sukeseshėm seksi

    Trafiku i grave kryesisht nga vendet lindore nė Angli po merr pėrpamasa gjithnjė e mė shqetėsuese.
    Shifrat janė tė frikshme dhe alarmante. Njė panoramė tė asaj qė ndodh nė terren inicuar nga dėnimi shqiptarėve ka shtyrė gazetėn britanike The Mirror tė investigojė problemin.
    Sipas gazetės nė fjalė, nė tre vitet e fundit duke ju referuar specialistėve tė luftės kundra trafikut tė femrave thotė se tė paktėn 25 mijė mund tė jetė numri i femrave tė trafikuara kėto tre vitet e fundit nė Britani, tė shitura si skllave seksi.
    Tani shteti ishullor ėshtė kthyers nė markaton kryesore tė shit-bletjes sė “mishit tė bardhė”. Ministria e Brendėshme Home Office beson se c’do vit nga 2 mijė deri nė 6 mijė gra sillen tė Angli pėr qėllime prostitucioni, tė cilat duhet tė kryejnė mardhėnje seksuale me mbi 30 meshkuj nė ditė pėr llogari tė tutorėve.
    The Mirror thotė se policia angleze beson se tani nė ēdo qytet kryesor tė Anglisė operojnė 5 mijė prostituta.
    Ky flusk i madh prostitutash vjen nga frekuentimi tmerrėsisjt i shumtė nga meshkujt anglez. Pėr ēdo jave mbi 80 mijė britanikė paguajnė pėr seks.
    Vitin e shkuar poicia britanike ndėrmorri 343 operacione kundra trafikut tė femrave,ku realizoi 1,456 arrestime duke sekuestruar 4,5 milion paund.
    Sipas IOM cituar nga The Mirror 500 mijė gra janė detyruar me forcė tė bėhen prostituta nė europė. Ndėrsa frika ekziston se dy milion gra dhe fėmijė janė pėr ēdo vit viktima tė trafikut tė seksit sidomos nga vendet e ish bllokut.
    Sipas FBI-sė kjo tregėti glabale llogaritet tė jetė 5,5 bilion dollarė.Sara Green e Amnesty International paralajmėron se kjo tregėti po zmadhohet dita ditės. “Nė vėndet e pasura ėshtė njė kėrkesė e madhe pėr seks dhe se pėrfshirja nė kėtė tregėti ėshtė e lehtė.
    Tani nuk ka mė kerkesė nė rritje pėr armė dhe drogė, por vetėm pėr gra, tė cilat ti mund ti mbash si skllave nėn presion”. Por Amnesty international disa kohė mė parė ėshtė shprehur me nota shqetėsuese rreth vajzave qė lirohen nga duartė e trafikantėve dhe dėbohen mė pas nga Britanija e Madhe. “Ato pasi lirohen nga skllavėria dėrgohen nė qendrat e detencionit pėr tu dėbuar nė vendet e tyre” ka thėnė Sara Green pėr investigimin e The Mirror.

  2. #2
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar mė parė nga Shijaksi-London
    “Ju nuk keni asnjė vlerė apo moral, dhimshuri apo dashuri pėr njerėzit” Kėshtu e ka filliar leximin e dėnimit gjykatėsi Trevor Barber, duke ju drejtuar tė akuzuarve ai shtoi “ Askushi nga ju nuk mund tė jetė pjesė e shoqėrisė sonė.

    Nje nam shume i keq qe kane krijuar per kombin tone nje pjese e shqiptareve, ne vend qe te zvogelohet e fashitet, po zmadhohet vazhimisht. Kjo njolle e zeze qe eshte krijuar fatkeqesisht do t'i ndjeke shqiptaret per kush e di se sa kohe...kostoja qe duhet te paguaje nje shoqeri qe nuk ka mundur te izoloje elementet negative qe kane dale nga gjiri i saj.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skėnderbeu
    Nga Arbushi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Ēka i ndanė dhe ēka i bashkon shqiptarėt?
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 18:33
  4. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  5. C'ka eshte Shqiptaria?
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 23-07-2004, 12:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •