Gjyq i ri pėr Sadamin

Ish presidenti irakian Sadam Husein pritet tė dalė para gjyqit nė Bagdad, pėr fillimin e njė gjykimi tė ri mbi akuzat pėr gjenocid. Akuzat kanė tė bėjnė me rolin e tij nė vrasjen e rreth 100 mijė kurdėve nė vitin 1988.



Sadam Husein dhe gjashtė tė akuzuar tė tjerė do tė merren nė pyetje pėr operacionin nė tė cilin u pėrdorėn armė kimike ndaj tre mijė fshatrave nė veri tė Irakut. Ish udhėheqėsi irakian po pret ndėrkohė rezultatet e gjykimit tė tij tė parė pėr vrasjen e 148 shiitėve pas pėrpjekjes pėr vrasjen e tij nė vitin 1982. Tani do tė fillojė procesi pėr operacionin famėkeq tė ndėrmarrė nė vitin 1988 para fillimit tė luftės mes Irakut dhe Iranit.

Nė zona tė banuara me kurdė, u pėrdorėn bomba dhe armė kimike.Njė nga personat e tjerė tė akuzuar ėshtė kushėriri i Sadam Huseinit, Ali Hasan al-Majid, i cili quhet edhe "Ali kimiku", pėr rolin e tij nė kėtė aksion ku u pėrdor edhe gaz helmues. Mbrojtja pritet tė thotė se bėhej fjalė pėr njė aksion legjitim ndaj militantėve kurd, qė ndihmonin Iranin. Prokuroria ndėrkohė do tė thotė se bėhej fjalė pėr gjenocid.


BBC Albanian