Shqipëria gjendet në vendin e 62-të, prej gjithsej 167 shteteve, sipas Indeksit të sivjemë për lirinë e mediumeve të organizatës ndërkombëtare "Raportues pa kufij", të publikuar sot në Paris.

PS:
Kjo ishte vetem nje citat nga lajmi origjinal qe keni ne vijim, por qe ka te beje me shume ne mediumet ne Maqedoni.


--------------------------------------------------------------

Lajmi origjinal ne vijim:

Maqedonia në vendin e lartë të 43-të, sipas lirisë së mediumeve

Paris, 13:50

Maqedonia gjendet në vendin e lartë të 43-të, një vend para Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), prej gjithsej 167 shteteve, sipas Indeksit të sivjemë për lirinë e mediumeve të organizatës ndërkombëtare "Raportues pa kufij", të publikuar sot në Paris.

Dy vende nga rajoni ballkanik, Sllovenia, në vendin e nëntë, si dhe Bosnja e Hercegovina (BeH), në vendin e 33-të, gjenden para Maqedonisë.

Arsyeja kryesore për rënien e SHBA-ve për 20 vende të plota, krahasuar me analizën e vitit të kaluar, është rasti me gazetaren Xhudit Miler, e cila ishte arrestuar meqë nuk deshi ta publikojë emrin e burimit të saj.

Shtetet tjera të rajonit gjenden nën vendin e 45-të në shkallën e "Raportuesve pa kufij" - Bullgaria (48), Kroacia (56), Shqipëria (62), Serbia e Mali i Zi (65), Rumania (70) dhe Kosova në vendin e 100-të.

Karakteristike për analizën e sivjeme të Organizatës është fakti që shumica e shteteve afrikane dhe latinoamerikane janë duke e përmirësuar rejtingun e tyre, siç janë Benini (25), Namibia (25), El Salvadori (28), Mauriciusi (34), Mali (37), Kosta Rika (41) dhe Bolivia (45).

Korea e Veriut, edhe sivjet, është në vendin e fundit të 167-të, sipas lirisë së shtypit, pas Eritresë, Turkmenistanit, që paraqesin "vrima të zeza", meqë nuk ekzistojnë mediume private, e as çfarëdo lirie e të shprehurit, ndërsa gazetarët mbështeten vetëm në propagandën qeveritare.

Konstatim global për Demokracitë perëndimore është se liria e shprehjes në këtë shtete shënon rënie, ndaj përveç SHBA-ve edhe Kanadaja "ra" në vendin e 21-të për shkak të vendimeve që e zvogëlojnë mundësinë për burime private, si dhe Franca (30), për shkak të zbatimit të hetimeve në hapësirat mediale, hetime policore të gazetarëve dhe sjellje ofenduese.

Në majen e Indeksit, sërish janë vendet skandinave - Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, si dhe Irlanda dhe Holanda, ku është vendosur mbrojtje e lirisë së shprehjes

__________________________________________________ ____