Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Heshtje për masakrën ndaj 2 shqiptarëve në Romë

    Kane kaluar disa dite nga lajmi i vrasjes se nje shqiptari dhe plagosjes rende te nje tjetri nga 2 vellezer italiane ne Rome. Motivi sipas italianeve , sepse 1 shqiptar i kishte ngacmuar motren !

    Kjo ngjarje disa dite pas vrasjes se ''famshme '' te baristit italian ne Varese dhe denigrimit total te gjithe shqiptareve per dite te tera...

    Nje heshtje e pakuptushme nga gjithe media italiane...

    3 stacionet e RAI ...3 stacionet e medisetit ...nuk folen asnje fjale per kete vrasje...nderkohe qe 24 ore ne dite villnin vrer kunder nesh ne vrasjen e Vareses...

    E pakuptushme edhe HESHTJA totale e gazetave apo edhe siteve per kete krim te rende..
    Kete informacion e lexova vetem tek gazeta jone ''Panorama''

    Me sa duket edhe ne Itali kane filluar ''FILTRIMET'' e lajmeve si ne kohe te Duces...Kjo eshte normale pasi LEGA NORD kontrollon stacionet e RAI , ndersa mediseti eshte nen kontrollin e aleatit Berluskon ...

    Gjithcka ne funksion te ''akuzes'' , se nga emigrantet vjen e keqja ,
    ndaj jemi keq ekonomikisht...organizim i perkryer per te mbuluar situaten e veshtire ekonomike qe po kalon Italia nen qeverisjen e Berluskonit dhe Leges...


    Gjithe te mirat...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e regele
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Vendndodhja
    Mtl, Qc, Ca
    Postime
    5
    Ke te drejte! Po si thone asaj fjales qe hallin vetem njeriu yt a qan...keshtu eshe ne gjithe boten!.
    Ndryshuar për herë të fundit nga leci : 07-07-2005 më 10:56
    I went with nothing, nothing but the thought of You...i went wondering...with e Bible and a gun...!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ajo qe po kalojne te huajt ne Itali eshte situacion me te vertete grotesk.
    Kur ndodhi ajo vrasja ne Varese nuk guxoje te ndizje tv sepse ishte e pamundur te ndiqje ndonje program.
    Poshterimet jane kudo qe nga bankat e deri ne questure per dokumentat.Kur ndodh diçka me te huajt mediat jane gati te sulmojne.
    Ato dite me faktet e Varese ,ne Milano nje shqiptar plagosi nje italian dhe gruaja e ketij te fundit filloi fjalimin me parullen qe nuk jemi rraciste,por shqiptaret duhet te ikin ne shtepine e tyre ku dalin me thika dhe pushke rrugeve.
    Turp qe kjo ndodh nje nje vend qe e quan veten demokratik.vfc pepinot
    Dhe populli italian qe eshte me injoranti ne Europe varet nga ajo kutia qe jep lajme perdite.
    E the mire kush i kontrollon tv ne Itali.Lega dhe Berluska.Po he se po i mblidhet rripi edhe ketyre.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  4. #4
    ABSOLUT JUSTICE Maska e Piranha
    Anëtarësuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    Ikur drejt forumeve te lira
    Postime
    478
    kjo eshte nje dukuri qe ndodh ne te gjithe boten ndaj "elementit" te huaj dhe tregon dobesine dhe injorancen qe ka nje popull.....
    Tashme kemi bere kallon ne shqiptaret qe jetojme ne Itali, ta pakten une, por ka dhe shqiptare qe nuk e pertypin dot ate shkelje te se drejtes dhe kalojne nga e drejta ne te padrejte, duke bere krim ose shkelje ligji ne menyre me te bute.....
    Arrij ta kuptoj kete sjellje nga masa ose ndryshe populli,por kur e shikon dhe neper istitucionet me te larta italiane (questure, banka, komune, bashki, prefekture etj etj) e kupton se sa nivel te ulet kane Italianet ne krahesim me vendet e tjera te Europes Perendimore ose te Amerikes, Australise apo Kanadase.....
    Me respekt Piranha

    P.S: VaFFa per gjithe injorancen e Italianeve
    Ndryshuar për herë të fundit nga Piranha : 07-07-2005 më 11:47 Arsyeja: shtova P.Scriptin

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Piranha
    ka dhe shqiptare qe nuk e pertypin dot ate shkelje te se drejtes dhe kalojne nga e drejta ne te padrejte, duke bere krim ose shkelje ligji ne menyre me te bute.....
    Piranha, pse ato shqiptare qi bajne krime, i bajne si reaksion ndaj mungeses se te drejtave?!
    Organizojne prostitucionin tue masakrue motrat e tyne shqiptare, pse Italia i deskriminon?!
    Ndertojne trafikun e droges tue masakrue njeni tjetrin pse ne Itali nuk kane te drejta?!
    Mos fol kot!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2004
    Postime
    115
    Citim Postuar më parë nga shkodra13
    Piranha, pse ato shqiptare qi bajne krime, i bajne si reaksion ndaj mungeses se te drejtave?!
    Organizojne prostitucionin tue masakrue motrat e tyne shqiptare, pse Italia i deskriminon?!
    Ndertojne trafikun e droges tue masakrue njeni tjetrin pse ne Itali nuk kane te drejta?!
    Mos fol kot!
    Ke gje per te thene ne lidhje me temen, apo jo (qe ka te beje me vrasjen e shqiptarve ne Itali dhe injorimin qe i bejne mediat italiane ketyre vrasjeve)?
    Po te kesh thuaje, po mos, mos u lodh te komentosh edhe te vazhdosh te mbrosh antishqiptarizmin e italianeve.
    E dime qe ke nje dashuri te madhe per "vllaxnit" e tu katoliko-italiane, keshtu qe nuk eshte nevoja ta shprehesh ate dashuri ne cdo postim tendin.
    Qashtu

  7. #7
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga perestae00
    Ke gje per te thene ne lidhje me temen, apo jo (qe ka te beje me vrasjen e shqiptarve ne Itali dhe injorimin qe i bejne mediat italiane ketyre vrasjeve)?
    Po te kesh thuaje, po mos, mos u lodh te komentosh edhe te vazhdosh te mbrosh antishqiptarizmin e italianeve.
    E dime qe ke nje dashuri te madhe per "vllaxnit" e tu katoliko-italiane, keshtu qe nuk eshte nevoja ta shprehesh ate dashuri ne cdo postim tendin.
    Qashtu
    Ha ha ha ...sa injorant je mor zoteri! Po ti je ne shtepine e tyre, ne vendin e tyre apo jo? Per cdo dite lexoj ne gazeta shqiptare qe u arrestuan 5, 10, 30 shqiptare ne Itali per shkak te shperndarjes se droges, prostitucionit, vrasjeve etj.
    Edhe nje gje, duket se ti ke nje "dashuri" per katolicizem dhe krishterizem ne pergjethsi. Ciles sekt i perket ti? Wahabizmit?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga perestae00
    E dime qe ke nje dashuri te madhe per "vllaxnit" e tu katoliko-italiane, keshtu qe nuk eshte nevoja ta shprehesh ate dashuri ne cdo postim tendin.
    Po, kam dashni per italianet si per gjithe njerezit.
    Une s'kam komplekse inferioritetit per me me hjedhe ne nji nacionalizem te rreme. E di qi ne se kam forca s'mundet me me ndalue kush e ne se nuk kam s'kam ndermend me ja lane fajin tjereve.

    Nuk kam nevoje me krijue figuren e armikut imagjinar antishqiptar per ngushellim. Ti vazhdo e justifiko deshtimet tueja tue ja lane fajin "armiqve" qi te rrethojne.

  9. #9
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Drejt me thene e hapa kete teme se ishte i vetmi vend ku mund te shprehja indinjaten dhe revolten ndaj ketyre padrejtesive ...

    E tha mire leci ...situate groteske...
    Besoj se e mbani mend qe ne te njejten dite qe u vra ''heroi'' i Vareses , u vra nje djale shqiptar 24 vjec me thika nga nje italian ne mes te qytetit ....masaker e vertete ...30 goditje me thike per nderin e vajzes...media servile e ksenofobeve te '' Lega Nord'' heshti edhe atehere ...


    Ky eshte sulm mediatik i mireorganizuar....ata nuk jane budallenj o miq...
    populli apo ''bagetia'' duhet te degjoje keto lajme qe te servir ''padroni''...vetem ne kete menyre harrohen deshtimet ne zgjedhje apo kriza tragjike qe ka kapur cdo familje italiane...fajin per gjithe keto probleme i ka emigranti ...

    Pozitive eshte se shume parti te majta ne Itali i jane kundervene ketyre fushatave denigruse anti-emigrante...shpresa jone ne zgjedhjet e ardhshme mbetet e majta...

    E vetmja menyre per te kaluar nje darke te qete eshte ta cosh tek RAI TRE...aty mund te shofesh lajme me nje informacion te sakte ...

    p.s
    ndonjehere kur lexoj disa postime me duket sikur po shof Studio Aperto tek Italia 1...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Postime
    386
    sa per hapjen e temes,
    eshte e vertete qe ne rastin e shqiptareve heshtin mediat. Dhe duhet denuar. Sepse atje ne Itali apo kudo qofte mund te vriten edhe me te miret e shqiperise, kokat e shqiperise, njerez te kulturuar.

    por edhe ajo qe thote Shkodra13 eshte e vertete. dhe kjo qe po na ndodh ne shqiptareve qe nuk na konsideron njeri ka shume lidhje me ate qe thote Shkodra. Per sa kohe qe ne shqiptaret do te vazhdojme te shesim motrat tone neper bote nuk do te na rrespektoje njeri. Nuk e meritojme ne shqiptaret kete rrespekt.

    persa kohe qe shqiptaret te vazhdojme keshtu, vizat nuk do na jepen, neper aeroporte do te vonohemi, kontrollet do na i bejne.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pse dhikri duhet të bëhet në heshtje?
    Nga prizrenasi_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-02-2009, 02:47
  2. Masakra E Reçakut- Krim Kundër Njerëzimit
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-01-2008, 18:38
  3. Nje çast Heshtje
    Nga ReNTiSi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2006, 19:39
  4. Hetohet roli i Greqisë në masakrën e Srebrenicës
    Nga ~Geri~ në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-08-2005, 21:37
  5. Per Xhinxhicin, nje minute heshtje ne Paralamentin e "Shqiperise"
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 02-04-2003, 11:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •