Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    DEMOKRAT Maska e Mateus
    Anëtarësuar
    04-06-2005
    Vendndodhja
    Duke fotografuar plakat!
    Postime
    61

    Berisha: Të ulen të gjitha shpenzimet e tepërta të administratës

    Me urdher direkt te Profesor Doktor Berishes shpenzimet operative per çdo ministri jane ulur ne menyre te ndjeshme. Ne keto shpenzime perfshihen badigardet e ministrave (vetem 2-3 ministra do te mbajne badigard), nr. i impulseve te celulareve te ministrave, makinat per çdo minister dhe shume shpenzime te brendshme qe fillojne me Kryeministrine dhe vazhdojne me drejtorite.

    Gjithashtu nje pune e mire eshte bere (te pakten deri me sot), edhe per shkarkimin e drejtoreve te korruptuar qe vendin e shqiponjave e kane çuar te fundit ne Evrope dhe ne 30 vendet me te korruptuar te botes, bile bile te 11 pas Afganistanit apo pas Ugandes.

    Turp te kene keta qeveritar qe lame pas?????
    Veshtiresia nuk qendron tek fjala te dua por tek njeriut te cilit ja thua.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pune te mira te Qeverise.

    Tema

    --------

    Kuvendi shkurton badigardët e funksionarëve

    Kuvendi miratoi dje projekt-ligjin për shkurtimet në
    Gardën e Republikës, çka do të thotë se personalitetet
    e larta do të kenë një numër më të kufizuar
    troprojash, me qëllim uljen e shpenzimeve operative.
    Parlamenti miratoi, jo pa debat, projektligjin për
    shkurtimin e truprojave, megjithëse në seancë mungonin
    përfaqësuesit e opozitës. 70 deputetë të mazhorancës
    dhe të aleatëve, votuan pro projekt-ligjit për
    shkurtimin e numrit të truprojave të presidentit,
    kryeministrit, kryetares së kuvendit, prokurorit të
    përgjithshëm, kryetarit të Shërbimit Informativ
    Shtetëror dhe ministrave. Kundër këtij projektligji
    votuan deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim,
    ndërkohë që një deputet abstenoi. Por ky projektligj
    nuk ka kaluar pa debat në seancën e parlamentit,
    megjithëse shumica e djathtë ishte shprehur se do ta
    mbështeste atë. Deputeti i Partisë Demokratike,
    Spartak Ngjela, u shpreh se nuk ishte dakord me këtë
    projektligj, pasi tha se qeveria dhe personalitetet e
    larta të vendit duhet të ruhen dhe, nëse qeveria ka
    hequr dorë nga kjo ruajtje, përgjegjësinë, sipas
    Ngjelës, duhet ta mbajë ekzekutivi dhe jo
    legjislativi. “Nuk jam dakord me masën e marrë për
    shkurtimin e numrit të badigardëve. Qeveria duhet të
    ruhet. Nëqoftëse ajo ka hequr dorë nga ruajtja, le të
    mbajë ajo përgjegjësi e jo Kuvendi. Vendi ynë është i
    rrezikuar nga terrorizmi. Do të votoj pro këtij
    projekt-ligji, por këto janë rezervat e mia”, tha
    Ngjela në seancën e djeshme në parlament. Por pas tij
    kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e mbështeti
    nismën për reduktimin e truprojave të personaliteteve,
    duke sjellë edhe një shembull ku zëvendës-asistentja e
    Sekretarit të përgjithshëm e Shteteve të Bashkuara të
    Amerikës lëviz pa shoqërues. Por i menjëhershëm ka
    qenë reagimi i avokat Ngjelës, i cili ka kërkuar nga
    kryetarja e kuvendit të mos replikojë pas fjalës që
    mban çdo deputet. “Je spikere dhe nuk mund të
    replikosh për çdo gjë me secilin nga deputetët. Nuk
    jemi në mbledhje komunash këtu. E kam vënë re që e
    keni bërë edhe herë të tjera këtë veprim”, u shpreh
    Ngjela. Ndërsa kryetarja e kuvendit, i kujtoi
    deputetit të Partisë Demokratike se para se të ishte
    kryetare kuvendi, ishte deputete. Ndërsa Ministri i
    Brendshëm, Sokol Olldashi, duke mbrojtur projektligjin
    për kufizimin e numrit të deputetëve, u shpreh se kjo
    bëhet për shkak fleksibilitetit në praktikë të ligjit,
    por edhe për të shkurtuar shpenzimet. Olldashi hodhi
    poshtë zërat se ligji i ri do të lërë pa truproja
    prokurorin e përgjithshëm duke thënë se ai është njëri
    ndër njerëzit më të mbrojtur. “Të gjitha palët kanë
    rënë dakord që ka një tepricë të badigardëve. Kjo
    është bërë për të qenë ligji sa më fleksibël në
    praktikë. Arsyeja tjetër është ajo e shkurtimit të
    shpenzimeve. Nuk është e vërtetë që i janë hequr
    badigardët prokurorit të përgjithshëm. Ai është
    personi më i ruajtur. Ne kemi hequr vetëm tepricat e
    badigardëve”, u shpreh Olldashi. Gjatë mbledhjes së
    djeshme të kuvendit, u miratua edhe Nail Kastrati si
    anëtar i grupit mbikëqyrës pranë Këshillit të
    Ministrave për kontrollin financiar të personave
    juridikë jobankarë, që kanë marrë hua nga publiku i
    gjerë si dhe Hydajet Kopani në postin e kryetarit të
    Entit Rregullator të Telekomunikacionit.

    Topalli: Do mbaj vetëm 2 shoqërues

    Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh se
    pavarësisht faktit se ligji i ri i jep të drejtën të
    ketë 5 truproja, ajo do të mbajë vetëm dy, duke shtuar
    se do të vazhdojë të lëvizë edhe pa makinë, siç ka
    bërë shpesh deri tani. “Megjithëse ligji më jep të
    drejtën të kem 5 badigardë gjatë punës sime, unë do të
    vazhdoj të mbaj vetëm dy, aq sa kanë edhe
    nënkryetarët, sikundër do të vazhdoj të lëviz edhe pa
    makinë”, u shpreh dje për gazetën ‘Tema’ kryetarja e
    kuvendit Jozefina Topalli.


    Sa bodigarde kishin e Sa do të ketë


    Presidenti 24 do kete...............14
    Kryeministri 24........... 13
    Kryetari i Kuvendit 9 .....5
    Zv/kryeministri 9 ...........4
    M. Brendshëm 9 ............4
    M. Jashtëm 4................. 2
    Kryeprokurori 9 ..............7
    Kryetari i SHISH 4 ...........2
    Ministrat 2 ......................1


    Replikat Ngjela- Topalli:

    Ngjela: Nuk jam dakord me masën e marrë për shkurtimin
    e numrit të badigardëve. Qeveria duhet të ruhet.
    Nëqoftëse ajo ka hequr dorë nga ruajtja, le të mbajë
    ajo përgjegjësi e jo kuvendi. Vendi ynë është i
    rrezikuar nga terrorizmi. Do të votoj pro këtij
    projekt-ligji, por këto janë rezervat e mia.


    Topalli: Kam qenë më parë me një zyrtare amerikane dhe
    ajo nuk ka pasur badigardë nga mbrapa.


    Ngjela: E para, je spikere dhe nuk mund të replikosh
    për çdo gjë me secilin nga deputetët. Nuk jemi në
    mbledhje komunash këtu. E kam vënë re që e keni bërë
    edhe herë të tjera këtë veprim.

    Topalli: Para se të jem kryetare e kuvendit, jam
    deputete.



    Qeveria miratoi dje vendimin dhe anulloi zonat pilot,
    duke e bërë të vlefshëm këtë subvencion për të gjithë
    fermerët

    Nafta me 40 lekë, marrin të gjithë fermerët

    Qeveria miratoi dje vendimin për furnizimin e
    fermerëve me karburant pa akcizë me çmimin prej 40
    lekësh të reja për litër. Skema, ndryshe nga ajo e
    mëparshmja, nuk ka të përcaktuara zona pilot për
    implementimin e këtij ligji dhe zona të tjera në të
    cilat ai ka fuqi vepruese. Në projektligjin e miratuar
    dje nga qeveria, fermerët në të gjithë vendin që kanë
    veprimtari bujqësore, sera me ngrohje, kaldaja dhe
    linjat e përpunimit të qumështit, do të furnizohen me
    karburant pa akcizë me çmimin prej 40 lekë për litër.
    “Fermerët, në të gjithë vendin, që kryejnë punime të
    mekanizuara në bujqësi, që kanë sera me ngrohje, si
    dhe subjektet, që kanë kaldaja në linjat e përpunimit
    të qumështit, të furnizohen me karburant, pa akcizë,
    me një çmim 40 lekë/litri”, thuhet në projektligjin e
    miratuar dje nga qeveria. Kështu fermerët të cilët
    kultivojnë të lashtat dhe foragjerët do të përfitojnë
    70 deri në 80 litra për hektar, fermerët të cilët
    kultivojnë misrin do të përfitojnë 90 deri në 100
    litër për hektar, fermerët të cilët kultivojnë pemët
    frutore dhe vreshtat do të përfitojnë 85 litra për
    hektar, ndërsa ata që kultivojnë perimet, patatet
    etj., do të përfitojnë naftë me me këtë çmim deri në
    80 litra për hektar. Fermerët, të cilët kanë sera me
    ngrohje, do të përfitojnë deri në 160 ton solar për
    hektar, ose 155 tonë gazoil për hektar, ndërkohë që
    fermerët, të cilët merren me përpunimin e qumështit,
    do të përfitojnë deri në 25 litra karburant për 1 ton
    qumësht të përdorur. Sëbashku me miratimin e skemës
    për shpërndarjen e karburatit pa akcizë për fermerët
    me çmimin 40 lekë për litër, është parashikuar që të
    ndërtohet edhe regjistri i fermerëve, i cili do të
    shërbejë për përllogaritjen e sasisë së karburantit
    për çdo përfitues. Lidhur me përgatitjen e regjistrit
    të fermerëve janë ngarkuar drejtoritë rajonale të
    bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, në
    bashkëpunim me organet e pushtetit vendor. Efektet
    financiare të kësaj skeme, pas uljes së çmimit të
    karburantit në 40 lekë për litër, që janë rreth 200
    milion lekë të reja, do të parashikohen në buxhetin e
    vitit të ardhshëm. Karburanti pa akcizë do të
    shpërndahet nëpërmjet kompanisë shtetërore të naftës
    ARMO, ndërkohë që fermerët që nuk do të paguajnë taksë
    për tokën bujqësore, nuk do të përfitojë nga ky vendim
    për dhënien e naftës 40 lek për litër. Ministritë të
    cilat do të merren me zbatimin e këtij vendimi, do të
    jenë Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së
    Konsumatorit, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe
    Energjetikës, Ministria e Financave dhe Ministria e
    Brendshme. Duke folur në mbledhjen e djeshme të
    këshillit të ministrave, kryeministri Berisha u shpreh
    se skema e re do të eleminojë praktikat korruptive të
    ndjekura deri tani si dhe do të bëjë të mundur
    ndërtimin sa më shpejt të regjistrit të fermerëve
    shqiptarë. “Skema e re do të ketë një kontroll
    rigoroz, do të përfshijë autoritetet vendore, do të
    imponojë krijimin e regjistrit të fermerëve shqiptarë
    si një dokument themelor, jo vetëm për të ofruar këtë
    lehtësi, por edhe shumë studime të tjera sociale,
    ekonomike. Parë në këtë plan, jo vetëm mbahet premtimi
    elektoral, të cilin fermerët shqiptarë e meritonin,
    por i jepet njëkohësisht fund një praktike korruptive
    të madhe duke vendosur një skemë transparence të
    plotë”, u shpreh dje kryeministri Berisha.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    Opozita shfaq sërish paaftësinë e saj në debatin parlamentar



    Opozita socialiste duket se nuk po ambientohet lehtësisht me pozicionin e saj në krahun e minorancës parlamentare dhe herë pas here po përdor shpifje dhe deklarata banale në kundërpërgjigje të projekteve të qeverisë. Deputetët socialistë tejkaluan në seancën e djeshme plenare çdo lloj etike komunikimi publik, duke iu rikthyer metodave të vjetra të sulmeve personale për qëllime politike. Deputeti socialist Gramoz Ruçi, i cili kishte thirrur kryeministrin Sali Berisha në interpelancë, e ka ofenduar rëndë kreun e qeverisë, pavarësisht se ky i fundit iu përgjigj me etikën më të madhe pyetjeve të tij. Megjithatë, kjo dhe disa seanca të mëparshme dhe shumë të mëvonshme të ngjashme po tregojnë se socialistët nuk janë të aftë të rrinë as në opozitë e jo më të drejtojnë vendin. Mjeshtëria e banalitetit gjuhësor në mbledhjet e mbyllura të Partisë Socialiste, nuk ka se si të mos reflektohet nga përçuesit e saj edhe në ambiente publike dhe mjaft serioze siç është Parlamenti. Nga ana e tij, kryeministri Berisha u është përgjigjur me seriozitet të madh pyetjeve të deputetit socialist, i cili është munduar me të gjitha mënyrat që ta shfrytëzojë politikisht këtë çështje. "Erdha në Parlament, jo se nuk e dija që për zotin Ruçi epiqendra e botës dhe kryeqyteti i Jugut është Salaria, jo se nuk e dija se këtu do të hyjnë dhitë, mushkat e veshgjatët si personazhe të një thashethemnaje të një nate dimri të parakohshëm, por erdha këtu sepse doja të qartësoja edhe njëherë shqiptarët se prioriteti ynë i prerë është Vlora, porti kryesor i turizmit të vendit. Për autostradën Lushnjë-Vlorë nuk e kemi anulluar projektin. Çfarëdo thashethemnaje që të ngresh mbi të, ju dhe cilido, e vërteta është kjo. Sikundër theksoj se në mënyrë absolute, në rast se fizibiliteti i studimit të boshtit qendror të Jugut do ta tejkalojë këtë projekt, asnjë mëdyshje s'ka se gjirokastritët, për të ardhur në kryeqytetin e tyre, nuk do të dalin në Levan, por do të dalin në Berat-Cërrik-Paper-Tiranë. Kjo rrugë shkurton 84 km distancën Tepelenë-Tiranë, ndërsa + 30 km të tjera Sarandën, nëqoftëse kalohet nga Kardhiqi në Sarandë. Unë nuk dua të merrem këtu me kakofoninë që paraqiti deputeti, por dua ta siguroj se këtu nuk kemi të bëjmë me asgjë tjetër, veçse qëllime për zhvillimin në tërësi të vendit, për aq sa turizmi mund të ndikojë në zhvillimin e këtij vendi. Nuk është e vërtetë se është inauguruar, por është inauguruar katër herë Kalivaçi. Kur pyeta përfaqësuesin e atij vendi, ai më tha se nuk ekziston, madje vetë Fatos Nano veshi një shqiptar si italian dhe e paraqiti aty si ndihmës të investitorit, por këto janë çështje tuaja. Shqiptarët kanë dhënë përgjigje më 3 korrik dhe unë s'merrem me problemet tuaja. Ju siguroj në konsistencën tonë në projektet me përparësitë që kemi shpallur publikisht para shqiptarëve. Sa për zotin Ruçi, nuk ia vlen t'i përgjigjem, pasi as veshgjatët në Salari nuk ia besojnë këto thashetheme", vijoi Berisha.






    Bode: Buxheti u vonua nga zvarritja e dorëzimit të pushtetit


    Ministri i Financave fajësoi dje qeverinë e mëparshme se gjatë një periudhe tremujore nuk ka punuar me ritmet e duhura për përgatitjen e buxhetit të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, ai konsideroi si një nga shkaqet kryesore të vonesës së paraqitjes së buxhetit edhe zvarritjen e dorëzimit të pushtetit nga ana e socialistëve. Sipas Bodes, projektbuxheti që sipas opozitës socialiste është vonuar për shkak se në muajt maj-qershor-korrik ishte një periudhë e pambuluar me përgatitjet e duhura për projektin e vitit të ardhshëm. Ministri i bëri këto komente gjatë seancës së djeshme plenare, ku njoftoi edhe arritjen e mirëkuptimit mes FMN-së dhe qeverisë për një periudhë 3-vjeçare. Bode theksoi se gjatë vitit të ardhshëm pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto të rritet me 1%, ndërkohë që garantoi se niveli i inflacionit do të mbetet në nivelet 2-4%. "Vonesa e ardhjes së buxhetit në Parlament është kushtëzuar nga mungesa e përgatitjes në muajt maj-qershor-korrik, që ishte një periudhë pothuajse e pambuluar. Dhe së dyti, vonesa e dorëzimit të pushtetit çoi në vonesa të riorganizimit të kabinetit qeveritar, edhe për shkak të ristrukturimit të organeve dhe detyrave përkatëse për çdo institucion", deklaroi Bode në kundërpërgjigje të deputetëve të opozitës, të cilët u shprehën për vonesë të buxhetit. Në të njëjtën linjë mendimi u shpreh edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Edmond Spaho. Ai theksoi se socialistët, para se të kërkojnë ardhjen urgjente të buxhetit, duhet t`u kërkojnë ndjesë shqiptarëve për vonesat e shkaktuara dhe për aplikimin e metodës së tokës së djegur. "Zoti Bufi duhet t'u kërkojë ndjesë shqiptarëve për zvarritjen e dorëzimit të pushtetit, kohë gjatë së cilës u vodhën paratë e buxhetit të shtetit dhe u shpërdoruan pasuritë e shqiptarëve, por edhe për aplikimin e tokës së djegur dhe nuk punoi për buxhetin. Socialistët nuk duhet të derdhin lotë krokodili dhe të bëjnë sikur po kujdesen për buxhetin", deklaroi Spaho. Deklaratat e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë u bënë pasi socialistët akuzuan qeverinë se po vonon qëllimisht buxhetin. Megjithatë, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se projektbuxheti do të paraqitet brenda kësaj jave në Kuvend.

    Ylber Drazhi



    -----

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    FMN: RRITJA EKONOMIKE DO TE BJERE NE NIVELIN 5%

    Teuta Shamku

    Kriza energjitike do te ndikoje ne uljen e Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB)-se ne vitin 2005-2006. Ky eshte konkluzioni i Misionit te Fondit Monetar Nderkombetar, ndersa pritet nenshkrimi i marreveshjes se progrmait trevjecar mes qeverise shqiptare dhe FMN-se. "Rritja e PBB-se eshte parashikuar te bjere ne 5 per qind ne 2006 nga niveli i parashikuar prej 5.5 per qind i ketij viti, duke reflektuar efektin e mungeses se energjise. Megjithate, kur shkurtimet te eleminohen gradualisht, rritja reale e PBB-se pritet qe te rikthehet ne 6 per qind ne vitet e mepasme, e perforcuar nga investimet ne rritje te nxitura nga permiresimet e pritshme ne klimen e biznesit", deklaroi dje, shef i Misionit te FMN-se, Istvan Szekely, gjate konferences se perbashket per shtyp me ministrin e Financave, Ridvan Bode. Sipas FMN-se, inflacioni parashikohet te mbetet ne intervalin objektiv prej 2-4 per qind te Bankes se Shqiperise per periudhen e programit. Duke qene se kursimet pritet qe te rriten me shpejt sesa investimet private dhe publike, bilanci i llogarise korrente parashikohet te permiresohet gradualisht.

    FMN: Projekt-buxheti 2006, i bazuar ne parashikime konservatore mbi te ardhurat

    Sipas FMN-se, objektivat e politikes monetare jane vendosur per te nxitur stabilitet te vazhduar cmimesh, ndersa programi fiskal afatmesem do te synoje nje ekuiliber midis reduktimit te borxhit publik dhe rritjes se shpenzimeve qe nxisin rritjen dhe reduktojne varferine. Misioni arriti gjithashtu mirekuptim per reformat kyce ne administraten tatimore dhe doganore, ne menaxhimin e borxhit publik, ne menaxhimin e shpenzimeve publike dhe ne zhvillimin e tregut financiar. Megjithe nje renie te perkohshme ne 2005-06 per shkak te mungeses se energjise, rritja ekonomike parashikohet te rikthehet ne nivelet e 6 perqindeshit ne afatin e mesem nese keto politika zbatohen. Marrevshja e propozuar do te diskutohet nga Bordi Ekzekutiv i FMN-se ne fillim te vitit 2006.

    Perfaqesuesit e FMN-se mendojne se programi fiskal afatmesem do te vendose nje ekuiliber midis reduktimit te borxhit publik dhe rritjes se shpenzimeve publike qe nxisin rritjen dhe reduktojne varferine. Sipas Misionti te FMN-se, huamarrja e brendshme e qeverise do te reduktohet ne 2.4 per qind te PBB-se ne 2008 nga niveli i sivjetshem i vleresuar ne 2.8 per qind, duke rezultuar ne nje renie te moderuar te borxhit publik ne raport me PBB-ne nga fundi i programit. "Projekt-buxheti i vitit 2006 eshte i bazuar ne parashikime konservatore mbi te ardhurat, qe nuk perfshijne perfitime nga masat per administrimin e taksave. Per me teper ai permban nje nivel te konsiderueshem shpenzimesh kontigjente, rreth 3/4 e PBB-se, te cilat mund te levrohen ne gjysmen e dyte te vitit nese prirja e te ardhurave eshte ne perputhje me parashikimet. Ne rast se ka nje tejkalim te qendrueshem te ardhurash, p.sh. fale perfitimeve prej mireadministrimit te taksave-dhe/ose te ardhura me te larta nga privatizimi sesa ato te planifikuara, qeveria ne konsultim me FMN-ne, planifikon te paraqese nje buxhet suplementar ne parlament ne gjysmen e dyte te vitit", deklaruan dje perfaqesuesit e FMN-se.

    kj kj kj kj kj kj kj

  5. #5
    i/e larguar Maska e Tirana
    Anëtarësuar
    29-06-2004
    Postime
    211
    CFARE LUKSI I FRIKSHEM



    Nga Sami Milloshi, SHBA



    Ne tetor isha ne Tirane. Zgjodha nje kohe me mot te bute, se nuk desha te perjetoj tmerret e mungeses se dritave qe i pata provuar ne dhjetor te vitit 2002. U cmalla me te afermit e mi, me shoket dhe miqte. Dhe u ktheva serish ne Amerike. Por ne mendje me mbeten shume gjera. Dhe mbi te gjitha nje luks i habitshem. Une nuk kam ndermend te bej polemika me ata qe e mbrojne me pathos si "te natyrshem" kete luks. Sepse edhe une e di se kapitalizmi e prodhon luksin. Por cilin luks ama? Ate qe vihet me djerse dhe me pune te madhe, apo ate luks qe te gdhin papritur e pa kujtuar milioner? Gjithashtu, as me shkon ndermend te bej gare me ca analiste qe komentojne jeten e perditshme ne Shqiperi. Une ka gjashte vjet qe jam larguar dhe e shoh si turist Shqiperine. Si turist, por si turist shqiptar dhe amerikan njekohesisht, ama. Dhe pikerisht per kete arsye, ndoshta mua me ben pershtypje se qe nga viti 2002 e deri ne vitin 2005, ne Tirane kishte plasur nje luks, tamam nje luks i frikshem. Ose sic mund te thoshte Lasgushi i madh, nje luks i "llaftarshem".

    Rasti e solli qe une te shkoj e te ha nje dreke me nje mikun tim diku ne periferi te Tiranes. Hallall ia befte Zoti, kishte bere shume perpjete. Djale punetor, i zoti i punes.

    E kishin bere drejtor ne nje dikaster. I kishin dhene edhe nje makine te re. E ngiste vete, megjithese kishte edhe shofer. Por ishte e shtune dhe e shtuna eshte pushim ne Shqiperi, shoferi ishte ne rehat te vet. "Sa kushton kjo makine?"-, e pyes mikun tim. Me thote: "25 mije euro". Une rri e mendoj se pothuaj sa ka kushtuar kjo makine e mikut tim ne Shqiperi, kane kushtuar te kater makinat qe perdorim ne ne familjen tone ne Amerike. Por ka nje ndryshim, sepse ne i kemi blere pak te perdorura, kurse miku im e ka flake te re. Pastaj ka edhe nje ndryshim tjeter, qe mikut tim ia ka blere shteti, kurse ne i kemi blere me djersen e ballit. Dakord? Ah, se harrova, ka edhe nje ndryshim tjeter, se ne i ngasim vete makinat, kurse mikut tim drejtor shteti i varfer shqiptar i ka dhene nje shofer?!! A thua e nget badiava ky shoferi at-_kine, apo i paguajne ndonje rroge? Duhet t'ia paguajne ndonje rroge se nuk ben ndryshe.

    Dakord? Me duket se i thashe te gjitha ndryshimet.

    Ah, se desh harrova, ka edhe nje ndryshim tjeter. Ne te kater ne Amerike e blejme me parate tona gazin per makinat, kurse mikut tim drejtor ia paguan shteti me tollona. "Si nuk u zhduken ato te flamosura tollona nje here xhanem, te na rrinte rehat shpirti.) Edhe per ta riparuar ne i riparojme vete me parate tona, kurse mikut tim drejtor ia riparon shteti. Dhe gojet e liga thone se ca drejtore e ca ministra nuk i kane qejf riparimet ne Shqiperi, por i cojne jashte shtetit. Se kushtoka "me lire".

    Me te gjitha keto, une them me vete cfare luksi i frikshem. I frikshem sepse me nje llogari te thjeshte me ato 25 mije euro mund te ishin blere 25 kompjutera dhe te ishte ngritur nje laborator model ne nje shkolle. Ose po bej nje llogari tjeter. Zakonisht per te hapur nje vend te ri pune do te duheshin nje minimun 10 mije dollare. Pra mund te hapeshin dy vende pune te plota dhe nje gjysme vend pune. Pra do te thote se mund te ishin punesuar se paku dy veta. Por keta dy veta do te kishin edhe familjet e tyre, cka do te thote se se paku dy familje do te ishin rehatuar sikur shteti i varfer shqiptar te mos ia kishte blere ate makinen atij drejtorit. "Dhe ne fakt ai miku im me rrogen qe merr e ka mundesine qe ta bleje nje makine.) Por shteti, ai shtet qe ishte deri pak kohe me pare ne doren a atyre politikaneve qe "mbronin" shtresat e "paprivilegjuara", nuk deshi t'ia dije per ata mijera te papunet qe e merrnin buken me liste. Ata kishin dhe arriten nje "sukses" shume te "madh". Ata ndertuan perandorine e luksit per veten, ose me sakte per pak njerez, per nje grusht njerezish, te cilet nuk rrojne as ne Geziq te Mirdites e as ne Macukull te Matit.

    Ajo perandori luksi qe pashe une ne Tirane m'u duk shume e frikshme. Dhe mendoj se e ka sintetizuar ne menyre te shkelqyer Ismail Kadare ne poezine e tij te fundit ku thote se "per tre mije euro tjetri te heq koken". Eshte produkt i luksit qe vjen nga paraja e piste, nga paraja e droges, pergjithesisht nga paraja e pataksuar.

    Eshte luks i frikshem. Sepse eshte e frikshme kur ish-kryeminstri deklaron se e ka blere shtepine e tij te re per 30 mije dollare, kur nje shtepi me parafabrikate e viteve 1980, me nje te treten e siperfaqes se shtepise se ish-kryeministrit, sipas tregut te tetorit 2005 kishte vajtur pothuaj 50 mije dollare. Eshte luks i frikshem kur nje minister si ai qe drejtonte Ministrine e Rendit shkon e blen karrike per zyren e tij sikur te jete sheik dhe pastaj justifikohet se "jane karriket e zyres se shtetit". Dakord, te shtetit jane ato karrike, se ti nuk mund t'i ngjitesh prapa te ndenjurave te tua edhe kur te ikesh, sic edhe ike, por te mos harrojme ama se ai shtet, ai fare shteti, ende nuk i ka siguruar qytetarit te thjeshte uje te pije e te lahet apo drita te shohe ne darke. Kur t'ia siguroje ato, atehere ndoshta mund te teproje ndonje cent nga parate e taksapaguesve shqiptare qe t'i behet edhe nje rinovim modelit te zyres se zotni ministrit. Por, more zotni, Shqiperia nuk vuan se nuk kane modele te mira zyrat ministrore, por ka vuajtur se ata qe e kane qeverisur deri me sot ne radhe te pare kane dashur dhe kane shijuar frytet e luksit te vet. Te atij luksit qe mua me duket i frikshem, shume i frikshem.

    Tani qe Beriha dhe qeveria e tij kane ndermarre nje sulm kunder ketij luksi bosh dalin ideologet e rastit qe na kujtojne se cfare eshte kapitalizmi dhe se gjoja nuk ben te sulmohet keshtu luksi. Qe te jem i qarte: edhe une e dua luksin dhe jeten e mire, por nuk mund te ndodhe kurrkund ne nje shtet perendimor qe zyrtaret e shtetit te notojne mbi parate e taksapaguesve ashtu sic kane notuar deri me sot zyrtaret ne Shqiperi. Ti mund te jesh drejtor i nje distrikti shkolle ne Amerike dhe, ta zeme se e ke rrogen vjetore 200 mije dollare, por nuk mund te ndodhe qe shteti te te bleje edhe makinen. Blije vete zotni si gjithe te tjeret. Nuk mund te ndodhe ne Perendim qe shteti te te paguaje edhe gazin e makines ose te te jape edhe shofer. Blije vete zotni edhe gazin, dhe gjithshtu edhe makinen ngite vete. Prandaj ata qe bejne naze

    ndaj ketyre masave shtrenguese qe po merr kryeministri Berisha do te duhej te perballeshin me drejtesine dhe me ligjin. Prokurori i Pergjithshem dhe ata te tjeret me poshte tij do te duhej te benin detyren dhe te mos gogesijne si personazhet vanitoze ne novelat e Cehovit. Sepse luksi eshte bere shume i frikshem ne Shqiperi.

    Me i frikshem se burgu i Rrogozhines apo ai 313-ta, apo si i thone, ai burgu i sigurise se larte ne Tirane. Duhet burgosur paraja e piste ne fillim, dhe Berisha mire ben qe e sulmon. Kur te burgoset paraja e piste, atehere do te marre fryme lirisht ajo shoqeri.

    Dhe do te marre fryme lirisht individi qe do te kete te gjithe te drejtat e tij. Ndryshe, sa kohe ky luks i frikshem nuk do te prangoset, atehere e gjithe shoqeria shqiptare ka per te qene peng i nje grushti mafiozesh qe te vrasin ne darke dhe te qajne ne mengjes. Dhe qe vrasesin e paguar e burgosin ne darke, dhe pastaj, po me parate e luksit e lirojne ne mengjes...


    koha jone

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shume pune e mire kjo.

    Bravo i qofte qeverise se re se eshte duke punuar me mend.

    I urojme shume suksese dhe perparim e zhvillim me hapa sa me te shpejte.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 06-12-2005 më 23:13
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Me pelqen kjo iniciative e qeverise nga Berisha qe te ulin shpenzimet. Sidoqoft kjo nuk do te ket ndonje impakt te madhe ne ruajtjen e buxhetit por te pakten do jet hapi i pare kur politikanet do mendoen 2 here perpara se te bejn shpenzime te kohen dhe vendin e gabuar!

    Problemi me i madh per shpenzime mbetet energjia dhe importi. Ram ne krize dhe dolen sepse ra shi dhe duket sikur situata eshte permisuar, por nuk duet te harrojm qe liqenet e hidrocentraleve do thaen muaj me vone dhe dimrin tjeter do kemi krize me te keqe. Gjith atio shepnzime qe u ben per importin e energjise, mund ti perdernim per ekonomine mbase te ndertoej ndonje hidrocentral i vogel, autostrada te reja, hapje fabrike...vetem keshtu mund te priten shpenzimet ne gjysem i buxhetit.

    Problemi tjeter eshte dhe importi i mallrave nga vendet e huaja. Ketu qeveria harxhon shum lek, rrit deficitin, dhe ekonomia del ne humbje cdo vit. Ketu duhet te jet vendi ku shpenzimet duhen te prihen pasi sa me shum te ndertosh si fabrika apo gjera te tjera ne vend aq me shume pune ka, aq me pak shpenzime ne import ka, dhe gjithashtu GDP rritet me ekonomine e vendit.

    Berisha ka nje rruge te gjate per shkurtimin e shpenzimeve por te pakten eshte vetem fillimi dhe eshte 1 milione here me mire sesa keto leket qe rueshin te shkonin ne xhepin e Nanos dhe mafiozve te tjere!

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Me aq sa kam informacion, qeveria ka ulur shpenzimet me 45 milione euro, gje qe nuk eshte pak, sepse gjithe kjo shume tani perdoret per qellime tjera si rruge, energji, punesim, shkolla, uje, etj. etj.

    Kurse per largimet nga puna, eshte e natyrshme qe cdo qeveri do vendos njerezit e vet ne institucionet kryesore te shtetit sepse me ta do punoj gjithe kohen. Pervec institucioneve qe duhen te jene te pavarura, tjerat jo vetem qe nuk eshte gabim te largohen kreret por edhe eshte me mire dhe me efektive per shoqerine shqiptare sepse bashkepunimi eshte me i frytshem midis institucioneve te ndryshme te shtetit. Gje e keqe mund te ishte edhe zevendesimi i administrates tjeter me militante partiake, por kjo nuk ka ndodhur dhe ky eshte veprim i mire i qeverise shqiptare. Kane ndodhur largime si rezultat i uljes se numrit te punetoreve ne administrate por jo per te sjellur militante partiake.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sipas kryeministrit Berisha, paralelisht me shkollat, interneti duhet instaluar e shfrytëzuar nga e gjithë administrata

    Masterplani, deri në 2008-ën internet në çdo shkollë

    Pollo: Në 2006-ën mbulohen me këtë shërbim 75% e nxënësve në shkollat e mesme. Buxheti, 1 milion USD

    Bruna Prifti

    Internet në të gjitha shkollat e vendit deri në vitin 2008. Ky është synimi final i masterplanit të qeverisë shqiptare për informatizimin e shkollave, një nga premtimet e qeverisë “Berisha”, ku përfitues do të jenë edhe nxënësit e zonave më të thella. Sipas masterplanit, prezantuar dje nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, me prani edhe të kryeministrit Sali Berisha, në vitin 2006 synohet të mbulohen me shërbim informatik 75% e nxënësve të shkollave të mesme dhe rreth 10% e nxënësve në shkollat 9-vjeçare. “Në fund të vitit 2007 synojmë që 90% e nxënësve të shkollave të mesme ta kenë këtë shërbim e mundësi dhe 40-50% e shkollave 9-vjeçare”, - tha dje gjatë prezantimit të masterplanit ministri Pollo, duke shtuar se në vitin 2008 do të realizohet i gjithë mbulimi i të gjithë pjesës tjetër të mbetur të nxënësve. Për fillimin e këtij plani, në buxhetin e vitit të ardhshëm në zërin e MASH-it janë parashikuar rreth 1 milion dollarë, ndërsa projekti parashikon edhe trajnimin e mësuesve.
    Thirrje biznesmenëve
    Sipas kryeministrit Berisha, në 2008-ën, me shtrirjen e internetit në të gjitha shkollat, do të bëhet një hap i rëndësishëm, jo vetëm në shkolla, por në tërësi në komunitet. Këtë nismë ai e ka cilësuar si një hap përpara në rrugën e informacionit. Duke falënderuar punën e bërë nga grupi i hartimit të masterplanit, i ka bërë thirrje komunitetit të biznesit për të dhënë mbështetjen e tyre për këtë realizim. “Unë do të ftoja komunitetin e biznesit të bëhet bashkautor në këtë projekt, sepse mendoj që bën një investim të madh për të ardhmen e vendit, asgjë nuk e përcakton më shumë të ardhmen e një kombi se sa arsimi. Të gjithë ata biznesmenë që do mund të marrin një shkollë në patronazh, do të jenë miq dhe qytetarë të nderuar të asaj shkolle dhe të atij komuniteti”, - tha Berisha, duke theksuar se niveli i teknologjisë së informacionit në administratën tonë është larg standardeve të duhura. “Paralelisht me shkollat ne duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për vendosjen, instalimin, përdorimin, shfrytëzimin e teknologjisë së informacionit në të gjitha segmentet e administratës shtetërore”, - deklaroi ai.
    Programi
    Rreth 1 749 shkolla 9-vjeçare dhe 384 shkolla të mesme do të jenë përfituesit kryesorë të projektit për shtrirjen dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).
    Objektivi i programit, sipas ministrit Pollo, është krijimi i një ambienti në të cilin nxënësit, si në zonat rurale dhe në ato urbane, të mund të mësojnë përdorimin e teknologjive të informacionit dhe të komunikimit. “Përveç mësimit të këtij arti të ri, ne do të formojmë një rrjet shkollash të mbështetura në mundësinë e edukimit në distancë: teknikë e re pedagogjike, përfshirë këtu edhe kursin në akseset online”, - tha Pollo dje gjatë prezantimit. Në këtë kuadër, do të krijohet model bazë për pajisjet kompjuterike në shkolla. Sipas Pollos, në shkollat e mëdha do të ketë laborator me 15 kompjutera, kostoja e të cilit është llogaritur në 15 mijë dollarë dhe 7 kompjutera në shkollat më të vogla me kosto 8 mijë dollarë. Në program është parashikuar krijimi i qendrave të internetit, që do të punojnë edhe pas orëve të mësimit, në mënyrë që të përfitojnë jo vetëm nxënësit, por edhe gratë, bizneset, me qëllim zhvillimin e aftësive të përdorimit të TIK-ut dhe zhvillimit të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror. Sipas Pollos, ky program do të mobilizojë partnerët dhe burimet e tjera për të siguruar një proces të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të TIK-ut në shkolla dhe në krijimin e aftësive menaxhuese në mbështetje të laboratorëve shkollorë. Gjithçka është hartuar në bashkëpunim me UNDP-në dhe partnerë të tjerë dhe zhvillohet në kuadrin e memorandumit të mirëkuptimit të qeverisë shqiptare me UNDP-në në luftën kundër veprimeve joligjore, bashkëpunimi në reformën e taksave, hyrjen e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit në shkolla, iniciativa e thithjes së trurit dhe mjedisi dhe turizmi.

    1 749
    shkolla 9-vjeçare do të përfitojnë shërbim interneti nga masterplani i përgatitur.

    384
    shkolla të mesme në të gjithë vendin do të përfitojnë shërbim interneti nga masterplani i përgatitur.

    139
    mijë nxënës janë përfitues në shkollat e mesme.

    450
    mijë nxënës janë përfitues në shkollat 9-vjeçare.

    7 700
    mësues në shkollat e mesme.

    28 000
    mësues në shkollat 9-vjeçare.

    15
    kompjutera do të kenë në laboratore shkollat e mëdha.

    7
    kompjutera do të kenë në laboratore shkollat e vogla.




    20/12/2005
    KATEGORIA: Sociale
    shekulli

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush ka hequr dorë nga teprimet, ka shpëtuar nga mungesat


    Luan MYFTIU


    Ata që janë pajtuar me vesin, është e natyrshme që të urrejnë virtytin. Socialistët e inkriminuar janë bërë sot sinonim i mohimit me të paarsyeshëm. Kur të shan i ligu, thotë populli, dije që je në rrugë të mbarë. Nuk mund të pajtohen kusarët socialistë me një politikë të ndershme. Nuk mund të miratojnë rritjen e mirëqenies së popullit ata që e lanë atë për tetë vjet në mjerim. Nuk ka se si të mbështesin pavarësinë e gjyqësorit ata që për ta bërë drejtësinë avokaten e krimeve të veta, e korruptuan enkas atë. Nuk e duartrokasin dot rritjen e pagave të arsimtarëve obskurantistët. Adhamudhët duan vetëm një shëndetësi anemike. Nuk u shijon hajdutëve paraja e tyre e pistë, kur shoqëria krijon mundësi të pasurohen edhe njerëzit e ndershëm. Nuk duron dot altruizmin egoizmi i sëmurë. Projektbuxheti i qeverisë së re po jep sot modelin evropian se si lypet menaxhuar paraja e taksapaguesve. Filozofia e konceptimit të tij, mbyll gjithë shtigjet për abuzime. Fryma e tij humaniste i fyen rëndë krokodilët e sistemit të korrupsionit. Qëndrueshmëria dhe solidariteti i tij, demaskojnë spontanitetin dhe kaosin e qëllimshëm të qeverisjes kleptokrate të mafiozëve shpirtkazëm. Ritmi i brendshëm i ripërtëritjes së pandërprerë që garanton ky projektbuxhet me prioritetet e tij thelbësore shkatërron çdo iluzion të mashtruesve socialisitë për t'u kthyer rishtaz me gënjeshtra në pushtet. Pasi u vetëkonsumuan me ato sulmet e tyre të çmendura kundër krizës energjitike, të cilën e kishin parapërgatitur vetë, gjithë të korruptuarit socialistë i janë sulur sot projektbuxhetit të vitit 2006 për të diskretituar krejt politikën ekonomike të mazhorancës së djathtë, duke shfrytëzuar dinakërisht gjithë pamundësinë e saj objektive që të arrijë menjëherë gjithë synimet e veta ambicioze. Duke kërkuar edhe gjilpërën në kashtës, e duke bërë edhe qimen tra, dështakët socialistë po kërkojnë, duke tundur këmbët nga qeveria e re të realizojë brenda 100 ditëve gjithë objektivat, që ata vetë me qëllim nuk i arritën në dy mandate qeverisëse. Mirëpo zhurma e tyre shurdhuese, gjithë tërbimi i tyre kundër këtij projektbuxheti krejt alarmi se tani po përmbuset qielli dhe toka, se gjoja ky buxhet do t'i pijë edhe gjakun popullit fukara etj., po kthehet çdo ditë në bumerang kundër gjithë atyre opozitarëve hajdutë, që, duke mos dashur t'i lehtësojë sadopak mëkatet e tyre me qëndrime konstruktive qoftë edhe me kritika të ashpra, por të drejta dhe të shëndetshme, tentojnë pa turp të lajnë veten, duke hedhur vetëm baltë mbi çdo reformë të kundërshtarit të tyre politik. Si dhelpra të vjetra dinake, ata shtiren sikur nuk i dinë se nga cilat arsye objektive burojnë vështirësitë fillestare të kësaj qeverie. Prandaj dhe pikërisht pse i dinë mirë këto arsye dhe kufizimet e imponuara prej tyre, i kërkojnë qeverisë enkas edhe qiqra në hell edhe shpenzime më se të konsiderueshme për komoditete me qëllim që të kënaqin militantët e tyre fanatikë e të ulin reputacionin e së djathtës së përkushtuar që fitoi kaq shumë zemra shqiptarësh për zgjedhjet e 3 korrikut. Ata që nuk ndërtuan për tetë vjet asnjë apartament banimi për të pastrëhët, i kërkojnë qeverisë të strehojë madje gjithë Shqipërinë brenda vitit 2006. Vreri i zi e i verbër u del kur nuk pajtohen as me politikat sociale të kësaj qeverie. Ata nuk duan që populli të jetë i pavarur ekonomikisht, as të jetë i shëndetshëm, dhe i arsimuar si duhet, sepse kështu rritet edhe çmimi i krhaut të punës, kurse lartësimi i vetëdijes kombëtare bëhet pastaj shkak që akuza ndaj tyre të jetë edhe më e rëndë e më e argumentuar. Socialistët e korruptuar nuk duan të zhvillohen reforma në drejtësi, në administratë, në mënyrat qeverisëse në shkurtimin e shpenzimeve administrative, në taksat, në tatimet e doganat, në gjithë karabinanë e tij sistemi korruptiv, me të cilin ata ndërtuan parajsën e tyre të gënjeshtrës, terrorit, pasigurinë dhe krimit të urisë, injorancës dhe skllavërimit modern të të gjithë shqiptarëve të lënë preh tyre hallexhinj. Buxheti i ri edhe me atë rritje fillimisht relativisht të lartë, por gjithsesi shumë më të madhe se ato të hajdutëve, synon ngritjen e mirëqenies së të gjithë shqiptarëve dhe konsolidimin e demokracisë së vërtetë sidomos nëpërmjet fuqizimit të shtetit ligjor. Ky objektiv madhor do të mund të arrihet vetëm me këto politika europiane që forcojnë themelet e një shoqërie, e cila, duke u shëndoshur vetë, të prodhojë sa më shumë liri dhe prosperitet e jo të mbetet siç e lanë mafiozët, përjetësisht lypsarë e hajdutë të veshur me pushtet, viktimë e aristokracisë harbute që nuk i njohu kufi arrogancës dhe fodullëkut të saj. Prandaj, populli që vuajti kaq shumë prej këtyre kusarëve kritizerë, tek i dëgjon që nuk lënë gjë pa sharë, kundër qeverisë së djathtë, kujton për qeverinë e re thënien e F.Niçes: "Ai që urrehet më shumë, është ai që vlen më shumë". Ndërsa vetë populli thotë: "I shari të shan".

    Shumë prej atyre që sot kuisin me tërbim kundër projektbuxhetit dinë të heshtin me qëllim të keq si peshku, kur vjen puna e reformimit të drejtësisë. Mirëpo populli nga vetë përvoja e tij e hidhur 50-vjeçare arrin të çmojë thellë faktin e thjeshtë, por shumë domethënës se aty ku luftohet për drejtësi, edhe mirëqenia fillon të nisë rrugën e mbarë. Socialistët e korruptuar, duke ndjekur politikën degraduese të hajdutërisë ia mërzitën popullit jo pa qëllim ligjin, shtetin madje edhe vetë politikën. Prandaj populli pret sot të ndëshkohen me drejtësi të gjithë autorët e mjerimit të tij. Prandaj ndoshta është bërë sot kaq familjare thënia e E.Kantit: "Çdo politikë duhet të përmbyset para drejtësisë".

    Rd

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  4. Raporti Zyrtar, Ja masakrat serbe të 1913 në Dibër
    Nga Apollyon në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 09:44
  5. Të dhënat fosile hedhin poshtë evolucionin
    Nga monarku në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •