Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Berisha takon Karamanlis në Athinë

    (BBC News)

    Kryeministri shqiptar Sali Berisha është takuar sot paradite në Athinë me homologun e tij grek Kostas Karamanlis në një takim jozyrtar ndërsa kthehej nga një vizitë në Irak.

    Ata kanë diskutuar gjerësisht mbi marrëdhëniet dypalëshe, që i kanë cilësuar si shumë të mira.

    "E falenderova zotin Karamanlis për ligjin që po bën për emigracionin, por edhe për vendimin e (ministrit të brendshëm) zotit Vulgaraqis për të lejuar të kthehen me familjet e tyre të festojnë së bashku me fëmijët e tyre edhe të gjithë ata (shqiptarë) që nuk janë të legalizuar," tha zoti Berisha për BBC-në pas takimit.

    Dy kryeministrat kanë diskutuar për inkurajimin e investitorëve grekë në Shqipëri, luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve, si dhe për bashkëpunimin në fushën e energjisë.

    "I kemi prekur të gjitha temat kryesore ... problemet e parashikuara në traktatin e miqësisë midis të dy vendeve, problemin e rajonit," tha zoti Berisha.

    Brenda tre muajve që nga ardhja në pushtet, kjo është hera e tretë që zoti Berisha e zoti Karamanlis takohen midis tyre, por dy takimet e mëparshme kanë qenë gjatë takimeve ndërkombëtare.

    Njoftohet se zoti Karamanlis ka përsëritur ftesën që zoti Berisha të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë javët e ardhme.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Berisha: "Pronat e çamëve, sipas traktatit të miqësisë”

    Berisha: "Pronat e çamëve, sipas traktatit të miqësisë”

    Kryeministri Berisha takon homologun grek Karamanlis

    Valentina MADANI

    Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, i premton kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, se do të ndihmojë për zgjidhjen e pronësisë së çamëve. Kjo u bë e mundur gjatë takimit që z. Berisha pati dje paradite në Athinë me homologun grek Karamanlis. Të dy kryeministrat siguruan zgjidhje të çështjes çame. Sipas shefit të ekzekutivit shqiptar, kjo çështje do të marrë zgjidhje në pikëpamjen teknike dhe ligjore. Pas vizitës së shkurtër prej 30 minutash në Athinë, në Rinas kryeministri Berisha bëri të ditur se ka rënë dakord me kryeministrin grek që problemi i pronave të çamëve të zgjidhet si çështje tekniko-juridike. Sipas tij, një ekspertizë e hollësishme juridike do të mundësojë këtë zgjidhje, por gjithnjë mbi bazën e traktatit të miqësisë të nënshkruar mes dy vendeve fqinjë.
    "Për çështjen e pronave, ne jemi dakort me kryeministrin Karamanlis që në përputhje me Nenin 15 të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit, çështja e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe qytetarëve grekë në Shqipëri të zgjidhet si një çështje tekniko juridike", - tha z. Berisha. Shefi i ekzekutivit shqiptar bëri publike axhendën e tij në Athinë, prej së cilës nuk mund të kalonte pa takuar mikun Karamanlis, të cilit i uroi edhe festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Por ai tha se në kryeqytetin helen u diskutua edhe për emigrantët, duke e përgëzuar ligjin e ri grek i cili u njeh më shumë të drejta atyre. Berisha nga Bagdadi ka ndaluar në Athinë, ku në orën 10.30 zhvilloi dhe takimin miqësor në zyrën e kryeministrit të Greqisë, Kostas Karamanlis, ku merrte pjesë edhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Moliviatis.
    "I shpreha mikut tim dhe të kombit shqiptar urimet më të mira për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. E falënderova përzemërsisht për ligjin e ri që ka bërë për emigracionin dhe të gjitha hapat e rëndësishme që qeveria e tij ka bërë në drejtim të normalizimit të jetës së emigrantëve shqiptarë, për vendimin e ministrit Vulgaraqis për të lejuar kthimin e tyre për festat në Shqipëri edhe në rast se ata nuk kanë dokumentet ligjore", - deklaroi z. Berisha. Në takimin 30-minutësh është diskutuar edhe mbi intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

    Për normalizimin e mëtejshëm të jetës së emigrantëve, - shtoi ai, - diskutuam për inkurajimin e investimeve greke në Shqipëri, luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe për bashkëpunimin e agjencive përkatëse dhe për problemet e arsimit.

    "Mund t'ju them se në Athinë dhe në shumë qytete të tjera funksionojnë një numër mjaft i madh klasash në gjuhën shqipe, ku emigrantët shqiptarë kanë të drejtë të çojnë fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën e nënës", - u shpreh kryeministri Berisha.


    Qëndrimi për Kosovën


    Të dy kryeministrat, Berisha dhe Karamanlis, gjatë takimit të djeshëm kanë mbështetur idenë e mosbashkimit të Kosovës me asnjë vend tjetër të Ballkanit. Ata shprehën të njëjtin qëndrim përsa i përket çështjes së pavarësisë së Kosovës. "Mendojmë se kuadri i përcaktuar nga Bashkimi Europian për respektimin e kufijve aktualë ndërkombëtarë dhe mosbashkimi i Kosovës me ndonjë vend tjetër përbëjnë një bazë solide për zgjidhjen, sikundër unë parashtrova pikëpamjen e qeverisë se respektimi i pakicave, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, kthimi i të zhvendosurve, zbatimi i decentralizimit dhe pavarësia e Kosovës, janë zgjidhja e vetme që jep paqe dhe stabilitet", - tha z. Berisha.


    22 Dhjetor 2005

    gazeta-albania.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nuk e di pse nuk me nuhat ere te mire kjo idile Pd-Greqi.Ne si komb humbem edhe keshtjellen e fundit anti-helenike ne Shqiperi ,qe ishte PD-ja.Tani politika shqiptare perfundimisht eshte kthyer ne nje shtojce te Greqise.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Berisha: Folëm për pronat e shqiptarëve

    Kryeministri vizitë në Athinë, takimi me karamanlis pas kthimit nga Iraku


    Berisha: Folëm për pronat e shqiptarëve

    Ministri i jashtëm grek: Për çamët? Jo natyrisht

    Përplasje deklaratash lidhur me faktin nëse çështja çame është diskutuar apo nuk është diskutuar gjatë takimit të zhvilluar dje mes kryeministrit shqiptar Sali Berisha dhe atij grek Kostas Karamanlis. Pas mbërritjes në Shqipëri, kreu i ekzekutivit shqiptar deklaroi se me homologun e tij grek u diskutua edhe çështja e pronave të popullsisë çame. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, ministri i Jashtëm grek Petros Moliviatis, është shprehur shkurt: “Jo, natyrisht”. Ky takim u zhvillua pas përfundimit të vizitës së kryeministrit Berisha në Irak.

    Artemida Çollaku

    Kryeministri shqiptar Sali Berisha, zhvilloi dje një takim me homologun e tij grek Kostas Karamanlis, megjithëse një gjë e tillë nuk ishte bërë e ditur më parë. Pas kthimit në Shqipëri, kryeministri Berisha deklaroi për mediat se në këtë takim është diskutuar ndër të tjera edhe për çështjen e pronave të popullsisë çame. Madje ai nënvizoi se “në lidhje me çështjen e pronave, ne jemi dakord me kryeministrin Karamanlis, që në përputhje me nenin 15 të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit, çështja e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe qytetarëve grekë në Shqipëri, të zgjidhet si një çështje tekniko-juridike”.

    Mohimi
    Në takimin e zhvilluar mes dy homologëve, ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Petros Moliviatis. Pas takimit, asnjëri prej kryeministrave nuk u prononcuan për shtypin grek, ndërkohë ishte ministri i Jashtëm Moliviatis, ai që zbardhi temat e diskutuara në këtë takim. I pyetur nga gazetarët nëse në këtë takim ka qenë temë diskutimi çështja e pronave të popullsisë çame, Moliviatis është shprehur shkurt dhe prerë: “Jo, natyrisht”.

    Takimi
    Gjatë rrugës për kthim nga Iraku, kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në zyrën e kryeministrit të Greqisë Kostas Karamanlis, në të cilën merrte pjesë dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Petros Moliviatis. Kryeministri u shpreh i bindur se “kjo vizitë nuk e zëvendëson vizitën që unë do të bëj në Greqi”. Në këtë takim, Berisha ka shprehur falënderimet në emër të qeverisë dhe emigrantëve shqiptarë për ligjin e ri që ka bërë shteti helen për emigracionin. “Unë e falënderova kryeministrin grek edhe për vendimin e ministrit Vulgaraqis, për të lejuar kthimin e emigrantëve për festat në Shqipëri edhe në rast se ata nuk kanë dokumentet ligjore”,- tha kryeministri Berisha, pas kthimit të tij në Shqipëri. Gjatë këtij takimi është diskutuar gjerësisht mbi intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. “U diskutua për normalizimin e mëtejshëm të jetës së emigrantëve, diskutuam për inkurajimin e investimeve greke në Shqipëri, luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimin e agjencive përkatëse si dhe probleme të arsimit”,- tha Berisha.

    Kosova
    kryeministri Berisha deklaroi se temë e diskutimit në takimin e zhvilluar me Karamanlis ishte edhe gjendja në rajon dhe pikërisht zgjidhja e statusit të Kosovës. “Të dy palët mendojmë se kuadri i përcaktuar nga Bashkimi Evropian për respektimin e kufijve aktualë ndërkombëtarë dhe mosbashkimin e Kosovës me ndonjë vend tjetër, përbëjnë një bazë solide për zgjidhjen”,- tha Berisha. Ai bëri të ditur, se për këtë çështje, i ka parashtruar homologut të tij grek Karamanlis, pikëpamjen e qeverisë shqiptare “se respektimi i pakicave, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, kthimi i të zhvendosurve, zbatimi i decentralizimit dhe pavarësia e Kosovës, janë zgjidhja e vetme që jep paqe dhe stabilitet”.

    KERKESA
    Kryeprokurori grek, gjatë një deklarate për shtyp të bërë në fillim të muajit nëntor, kërkoi heqjen e sekuestros konservative mbi pronat e popullsisë çame. Një kërkesë e tillë do të thotë shpronësimin total të popullsisë çame. Por në të njëjtën linjë operon edhe ligji 2664, i miratuar më 27 nëntor 1998 nga Parlamenti grek, që lë si afat të fundit për regjistrimin në kadastrat greke të pronave të patundshme të shtetasve, deri në 27 nëntor të këtij viti.

    Berisha

    Në lidhje me çështjen e pronave, ne jemi dakord me kryeministrin Karamanlis, që në përputhje me nenin 15 të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit, çështja e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe qytetarëve grekë në Shqipëri, të zgjidhet si një çështje tekniko-juridike.


    Moliviatis
    “Jo, natyrisht”. Kjo ishte përgjigja e ministrit të Jashtëm grek, Petros Moliviatis, pas pyetjes së bërë nga gazetarët, nëse në këtë takim ka qenë temë diskutimi çështja e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe qytetarëve grekë në Shqipëri. Moliviatis ishte pjesëmarrës në këtë takim.

    Vizita
    Prej kohësh flitej në Tiranë për një vizitë të mundshme të kryeministrit Karamanlis në Tiranë por nga Athina zyrtare nuk kishte ndonjë axhendë konkrete. Megjithatë Berisha dhe Karamanlis janë takuar disa herë gjatë kësaj kohe

    G.Sh
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Jashte teme! ...shqipo-anglo-folesve do u krijonte keqkuptime ky emri presidentit grek!

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nuk i besohet fjales greke, aq me teper kur kjo fjale i premtohet Sali Rame Berishes, i cili ka luajtur pjesen me negative midis marrdhenies se fqinjeve. Gjithsecilit prej nesh i kujtohet se ne cilen pike acarimi i coi zoti berisha marredheniet me greqine ne kohen kur kishte pushtetin ne vitet 96
    Pra greket edhe ne kete rast po luajne bukur hipokrizine e tyre per te vene ne gjume edhe per disa kohe shqiptaret.

    Dito.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Dito ca urrejtje ke per salen mer jahu nuk e fsheh dot gjalle sikur te ka vra naj pjestar te shpise ai, por ska vra njeri kurre edhe o e pamundur te kete nodh ajo.

    Ah me oden relax me duket se do pranoje edhe i grek te udheheqe edhe ate jo.

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga MICHI
    Dito ca urrejtje ke per salen mer jahu nuk e fsheh dot gjalle sikur te ka vra naj pjestar te shpise ai, por ska vra njeri kurre edhe o e pamundur te kete nodh ajo.

    Ah me oden relax me duket se do pranoje edhe i grek te udheheqe edhe ate jo.

    Gabohesh nese e koncepton si urretje!! une them vetem realitetin dhe nuk po shpik gjera te paqena, me thuaj nese nuk eshte e vertete qe ne vitet 96 marredheniet qeveritare midis shqiperise dhe greqise ishin ne pike kritike ku ajo dukej dukshem ne operacionet e famshme policore greke (Fshesa).
    Persa i perket personit ju referova me emer pasi nuk i therrisja dot ndryshe.
    Dhe per me teper une i referohem me shume pales greke ne veprim dhe jo sali berishes.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Dito
    Nuk i besohet fjales greke, aq me teper kur kjo fjale i premtohet Sali Rame Berishes, i cili ka luajtur pjesen me negative midis marrdhenies se fqinjeve. Gjithsecilit prej nesh i kujtohet se ne cilen pike acarimi i coi zoti berisha marredheniet me greqine ne kohen kur kishte pushtetin ne vitet 96
    Pra greket edhe ne kete rast po luajne bukur hipokrizine e tyre per te vene ne gjume edhe per disa kohe shqiptaret.

    Dito.
    Dito,

    Mardhenjet midis shteteve (ashtu edhe siç ndodh mes njerezish) gjithmone e kane nje doze hipokrizie, ku me shume e ku me pak. I besohet ose jo grekut eshte çeshtje qe mund te diskutohet, por takimi i Berishes me homologun e tij grek eshte gjeja me normale qe mund te behet. Se ç'politika do ndiqen me pas edhe dikutohet, por te besh objekt diskutimi takimin midis ketyre dy kryeministrave mua me duket shume e pallogjikshme. Qendrimet e nje politikani nuk eshte e thene te jene statike. Ato percaktohen nga shume rrethana qe jo gjithmone mund t'i dime. S'e them per te mbrojte Berishen, sepse dihet qe nuk eshte shume i zoti ne politiken e jashtme, por edhe ta besh kaq te madhe nje takim...
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 23-12-2005 më 10:42

Tema të Ngjashme

  1. Papandreu: Qëndrimi grek ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-01-2010, 16:11
  2. Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 18:30
  3. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 15-09-2006, 03:10
  4. Diskutime mbi individe me pushtet
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 20:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •