Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 52
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ??

    Pa na trego me shume per kete prof dritan Spahiun o djaliepirotas..
    per doktorin .. Fadil spahiun .. kisha degjuar.. qe ka qene i shkelqyer ne mesime ne universitet te mOskes..e ata deshen ta mbajne aty si pedagog.. e si mjek natyrisht.. por per te vellan sot hera pare..qe e degjoj..
    bravo kukesi..

    i vogel po ka nxjerre koka..

    Ja dhe dydrinasin e kemi ketu nje thesar..
    po dhe ti djali dukesh goxha djal zotni..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 11-03-2009 më 21:13

  2. #42
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-01-2007
    Postime
    139

    compliments

    yes,yes and yes
    COMPLIMENTS

  3. #43
    shpirti tij past drit e Zoti ta ket marr me njerzit e mire...kujtimi tij kurre mos u harrofte,e s'duhet harrohet,se katilat qe e vran dhe i moren shpirtin per s'gjallit,jetojne sot akoma mes nesh si vampiret...sa turp sa turp




  4. #44

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Havzi Nela, apo vrasësit e tij?

    Havzi Nela, apo vrasësit e tij?


    AGRON TUFA

    Çdo jubile përkujtimor, përveç ritualit të ripërtëritjes së kujtesës mbi ata që nuk janë më midis nesh (mbi ata që i ndanë me dhunë, për të mos u kthyer më fizikisht midis nesh), e ka të pashmangshëm edhe bilancin e ndërgjegjes sonë mbi ta, refleksionin e marrëdhënieve tona me ta, përderisa i kemi pranuar si pjesë e pandarë e kuptimit të ekzistencës sonë.
    Për Havzi Nelën është shkruar vazhdimisht, e mendoj se për të do të vazhdojnë të shkruajnë gjithmonë. Në përgjithësi shoqëria joshtetërore, jopolitike, është munduar të zbardhë gjithçka rreth poetit: janë botuar poezitë e tij, ndonjë epistolar, janë analizuar e interpretuar krijimet e tij, një përmbledhje me shkrime të zgjedhura për Havzi Nelën me titullin “Fjala në litar” është botuar nën kujdesin e shkrimtarit Petrit Palushi; çdo vit anembanë vendit mbahen tubime shkencore, konferenca përkujtimore për poetin, janë bërë dokumentarë. Kukësi ia ka bërë nderimet e mundshme, duke i vënë emrin e tij institucioneve shkollore. Me sa dimë, edhe shteti shqiptar, Presidenti, e ka dekoruar Havzi Nelën me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Pra duket se gjithçka është në rregull, gjithçka korrekte, gjithçka në përputhje me vetëdijen qytetare të nderimit të poetit-martir, ashtu siç i takon një simboli të luftëtarit që flijohet për çështjet e përjetshme të lirisë e drejtësisë. Duket, pra, se gjithçka ka qenë e mundur, është bërë në përputhje me nderin e nderimin. Po. Duket… Por nuk është aspak kështu për poetin që shkruante nga katakombet komuniste për “Frymën e Helsinkit”. Nuk është aspak kështu, sepse atdheu, të cilin poeti e mbuloi me muzën e vet vajtimtare, për poetin që vargjet e rimat i shkruante me gishta, pa letër, për t’i mbijetuar harresës së qelive, për poetin që e mprehu krejt qenien e tij teh kame, majë për majë me xhelatët e diktaturës dhe mbeti, siç kishte qenë që në mituri, jetim, i braktisur prej të gjithëve, ishull i vetmuar, për poetin që shkoi ballëhapur drejt vdekjes pa bërë asnjë lëshim të vogël, por duke marrë mbi vete gjithë frikërat e dobësitë tona, në emrin tonë, për këtë poet, pra, shteti ynë e paska të pamundur nderimin e kujtimit të tij. Sepse shteti shqiptar, institucionalisht, e ka përdhosur kujtimin e tij duke luajtur me të një lojë me standarde të dyfishta, hipokrite. Sepse, paralel me nderimin dhe përkujtimin tonë, institucionet e shtetit, para se të nderojnë emrin e tij, e kanë fyer dhe njollosur kujtimin e Havzi Nelës. Unë nuk di që Drejtësia e shtetit tonë të ketë marrë mundimin për këta 22 vjet të hapë një proces penal për të gjithë ata që ideuan, organizuan dhe përmbushën me gjakftohtësi, si në skenat mesjetare, varjen e poetit në litar më 8 gusht 1998, duke shënuar rekordin e turpit dhe të së keqes në krejt globin tokësor ende me pllanga të kuqe. Nuk është një datë e shekujve antikë para apo pas Krishtit viti 1988! Të gjithë ata persona që përbëjnë zinxhirin dhe hallkat e krimit, ishin dhe janë ende gjallë. Çfarë u bë me ta, vallë? Me ata të gjithë? Me ata tek e tek? Patën të gjithë karrierë të lavdishme politike e profesionale. Së paku tre prej tyre që kanë hedhur firmat në aktin e dënimit me varje të Havzi Nelës, dihen.
    Ish-presidenti komunist Ramiz Alia, të cilin shteti e përcolli zyrtarisht me një ceremoni funerale nga dyert SHQU, mu si një hero, në shtrat të topit dhe për të cilin, të nesërmen u shkrua nëpër gazeta me lavde e superlativa dhe kolumnistët tanë e pagëzuan si politikan të matur, të qetë e liberal, një lloj Gorbaçovi që shmangu gjakderdhjen, duke e lënë krejt në harresë faktin se të gjitha aktet e pushkatimeve i firmoste po ajo dorë liberale, që druhej mos derdhë gjak(!). Dy personat e tjerë që firmosën dokumentin janë gjallë, shëndoshë, e shtetërisht të nderuar. Ata kanë njohur kulmin e karrierës politike e administrative. Njëri, ish-deputet, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i dekoruar më 8 janar 2004 me urdhrin “Naim Frashëri”, ndërsa tjetra, ish-kryetare e Institutit të Deklarimit të Pasurive, e dekorurar me po këtë titull në vitin 2009 nga Presidenti tjetër i radhës. Nuk është vetëm rasti i Havzi Nelës, por edhe i martirëve të tjerë. Po njësoj janë dekoruar më parë xhelatët që vranë Trifon Xhagjikën, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin. Logjika është e thjeshtë: nëse shteti, me segmentet e politikës në pushtet, pranon, nëpërmjet dekorimit të martirëve, të na i bëjë ata pjesë të vetëdijes sonë qytetare, atëherë, për të shmangur kontradiktën dhe pafytyrësinë duhet të ndëshkojë (apo të kishte ndëshkuar) të gjithë ata që çuan në vrasjen e këtyre martirëve, të cilët na i shpall si krenari të vetëdijes sonë qytetare, ose së paku, pezullimin e këtyre vrasësve nga postet e rëndësishme shtetërore e publike. Përndryshe, standardi na del jo vetëm i dyfishtë, por kriminal, hipokrit e, rrjedhimisht, thellësisht fyes, si për kujtimin e viktimave, ashtu dhe për ndërgjegjen tonë qytetare tani që e kemi mësuar të vërtetën. Përndryshe, vetë shteti po këmbëngul në dhënien e një shembulli të keq: të pranojë viktimat si martirë nga njëra anë, dhe njëkohësisht, t’u hapë mundësi për karrierë marramendëse vrasësve të tyre në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament. Nëse është kështu (dhe, fatkeqësisht, kështu kanë shkuar punët), atëherë edhe ky nderim nga ana e shtetit është kontradiktor, irritues e thjesht i pavlefshëm. Në esenë e tij programtike “Poetët e vrarë nga shteti”, Ismail Kadareja bën një sugjerim të qëndrimit tonë kolektiv ndaj kujtimit të Vilsonit dhe Gencit: “Në rrugëtimin e tij drejt përparimit dhe Europës, populli shqiptar, bashkë me dëshmitë e rënda, do të tregojë, në radhë të parë, letrat e tij të fisnikërisë. E midis këtyre letrave, dy djem nga Bërzhezhda, dy poetë, dy njerëz që kërkuan të bënin art në kohën që kërkohej egërsi, do të jenë të përhershëm e të paharrueshëm”. Me po kaq të drejtë mund të themi se “letrave të fisnikërisë” sonë u jep një kuptim të lartë sublim, shembulli i qëndresës, dinjitetit dhe martirizimit të poetit Havzi Nela, i cili nga katakombet e burgjeve komuniste parandiente “frymën e Helsinkit” kur politikanët e sotëm nuk ia dinin as emrin. Pikërisht hapjen e këtyre “letrave” dhe “dëshmive të rënda”, politika jonë shtetërore me trashëgimtarët e diktaturës në instancat më të larta të Drejtësisë i mban peng. Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet. “Letrat tona të fisnikërisë” kundërshtohen të hapen, ato duhet të mbesin në shtatëqind dryna, në dosje, në arkiva ku ruhen nga cerberët e sotëm, ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit.
    Me sa duket, trashëgimia e komunizmit ndihet tërësisht e rehabilituar, e inkurajuar dhe e mbështetur për të bërë karrierë, përderisa vrasësit nderohen më shumë se viktimat e tyre, përderisa asnjë protestë nuk vjen nga fakti që këta kriminelë na imponojnë si “nder i kombit”, dhe ne me përunjësi duhet t’i pranojmë si pjesë të vetëdijes sonë qytetare.
    Para dy javësh, një tjetër vrasëse poetësh, Diana Çuli, që karrierën e saj e çoi deri në Parlamentin shqiptar, e cila është dhe presidente e Shoqatës së Gruas, u nderua me “Urdhrin e meritës së Republikës së Italisë” nga Presidenti italian Xhorxho Napoletano. Lajmi u dha nëpër mediat tona, por nuk pati asnjë reagim. Si duket, në shoqërinë tonë indiferente është pranuar si normë karriera e çdo vrasësi e krimineli. Dhe, me sa duket, ne nuk tregojmë kurrfarë kuraje e vendosmërie për të mos na fshirë nga kujtesa ata që kujtesën e tyre e kanë shpikur nga hiçi e asgjëja, e madje e përsërisin si autosugjestion me një regjim të pandërprerë nga mëngjesi në mbrëmje, në lumenj letre, ekrane e forume virtuale.
    Nëse ne nuk do të ishim një shoqëri e përgjumur, shpërfillëse, nëse ne do të dinim të reagonim, të kërkonim llogari, atëherë jam i bindur se shteti, herëdokur, nuk do të mundet të abstragojë nga kujtesa e vërtetë e Havzi Nelës, Vilsonit dhe Gencit, thjesht sepse ata ishin njerëz realë, se litari, plumbat e togës dhe vdekja e tyre qe reale dhe se vepra e tyre letrare vazhdon të jetë reale, të dëshmojë për ta. Europa si ëndërr, së cilës po i sillemi vërdallë, frymoi për së pari si ajër i vjedhur lirie në Kollovoz e Bërzhezhdë nëpërmjet vargjeve të poetëve martirë. Ne duhet t’ia kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist shqiptar. Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me Vilsonin dhe Gencin, por dikush na mban peng në këtë vërdallosje, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre. Përndryshe nuk na nxë dera e saj… në të gjitha kuptimet që rrok kjo fjalë.
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Dekorimi i Diana Culit nga presidenti i Italise te le me goje hapur ...... ky eshte "shembull demokratik"..... ka dekoruar nje SIGURIMSE qe ka pergatitur raportin per denimin me vdekje te dy poeteve Genc Leka e Blloshmi. "Ju lumte"!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Dekorimi i Diana Culit nga presidenti i Italise te le me goje hapur ...... ky eshte "shembull demokratik"..... ka dekoruar nje SIGURIMSE qe ka pergatitur raportin per denimin me vdekje te dy poeteve Genc Leka e Blloshmi. "Ju lumte"!

    Analiza e nxjerre pikerish nga kjo dore,edhe gjen kurajon e sugjeron te mos hapen dosjet!

  8. #48
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Poeti Havzi Nela

    HAVZI NELA

    Dhjet', e gushtit, 88-të
    gjith' kuksianët,pa frym' ngelën
    s'ishte parë ,as në mesjetë
    në shesh,varën,Havzi Nelën

    mos Ramiz,si s'tu drodh dora
    kur me varje,firmos dekretin
    mbet' pa djalë,një nën' e gjora...
    mbeti Kuksi,pa poetin

    prit Ramiz,dhe dy vjet,s'të pritet
    si s'dëgjon ushtimn' e Drinit
    s'sheh Europën, po plasaritet
    dhe po kërcet,mur' i Berlinit

    -Mbeçë moj nënëzeza,mbeçë
    nuk jam, nën ur' të Qabesë
    në mes të Kuksit,do më gjeçë...
    më varën, më pren' në besë

    eja nënë ,halle pa sosur
    hajd',më shih,jam biri yt
    më fshij buzën e gjakosur
    e m'liro,at' litar në fyt

    më lag ballin,eja nënë
    më sill pakëz uj' nga krojet
    më vish opingën,,që m' paska rrënë
    me të, futboll,po lozin rrojet

    nënëzo,mjalt'i patretur
    fute dorën,në xhep' të majtë
    900 lek,që më kan' mbetur
    merri,mos mi marrin djajtë

    për varrin,nënë,mos u mundoni
    xhindet nënë ,u xhindosën
    shkulën një shtyllë betoni
    e drejt,më këmbë,më varrosën
    ....

    Kukës,Gusht, 88-të
    u fry Fierza,u bë det
    turp...në shekullin e 20-të
    si mund të varet një poet

    Ish' rregjimi,që nxin jetë
    vranë ajkën,që kish Shqipria
    vran' shkrimtarë,vran' poetë
    Ptuuu..i vraftë Perëndia..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  9. #49
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    VIDEO: Ja si u ngrit mbi kokën e Edi Ramës droni me mesazhin: Kërko falje për vrasjen e Havzi Nelës

    Këto janë pamjet kur mbi kokën e Edi Ramës është ngritur një dron me një mesazh shumë sinjifikativ, duke i thënë kryeministrit që të kërkonte falje për krimet e babait të tij.

    Rama sot inauguroi muzeun e krimeve komuniste dhe ky rast është zgjedhur nga ish-të përndjekurit që ti ngrinin edhe dronin ku i kujtonin vendimin e Kristaq Ramës, babait të Edi Ramës për varjen në litar të poetit dhe mësuesit kuksian, Havzi Nela.

    “Edvin Kristaq Rama kërko falje për vrasjen e Hafzi Nelës”, shkruhej në pankartën e vendosur në dron.

    http://www.dailymotion.com/video/x52...edi-ramen_news
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 19-11-2016 më 10:01
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #50
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: VIDEO: Ja si u ngrit mbi kokën e Edi Ramës droni me mesazhin: Kërko falje për vrasjen e Havzi N

    VIDEO/ Shihni pamjet, si gardistët vrapojnë për të gjetur njeriun që ngriti dronin me mesazhin për Ramën

    14:18, 19/11/2016
    Pas ngritjes së dronit me një mesazh për Edi Ramën, Garda e Republikës është vënë në alarm. Kush e kishte ngritur dronin dhe ku ishte?

    Këto ishin pyetjet kryesore që bëheshin dhe për këtë arsye shumë efektivë të gardës janë vënë në kërkim të tij.

    Në pamjet e bëra publike duken gardistët duke vrapuar në drejtim të ish-PD së vjetër për të gjetur njeriun që komandonte dronin.

    Por siç duket droni humbi gjurmët dhe Edi Rama e mori mesazhin.

    http://www.dailymotion.com/video/x52...te-dronit_news
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 19-11-2016 më 10:03
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama dhe media e 'fjales se lire'
    Nga Jeto_Jeten në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-06-2014, 14:56
  2. Havzi Nela, apo vrasësit e tij?
    Nga Mike Oldfield në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2012, 17:48
  3. SOPA dhe PIPA -Fundi i fjales se lire dhe prag fashizmi
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-02-2012, 11:36
  4. PS: Bojkot kuvendit kundër dhunës ndaj fjalës së lirë
    Nga djaliepirotas në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 15:40
  5. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-02-2008, 13:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •