Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 52
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Gjithemon kemi vuajtur por keto vite kemi filluar te mbledhim mend dhe te perparojmi ne krahasim me te gjitha ato vuajtje, ti kujtojmi anijet qe kalonin detin per ne itali kalimi i kufirit per ne greqi, ato vuajtje jane te paharrueshme..;
    http://picasaweb.google.fr/dartre93/...tesNeVitin1991
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-01-2009
    Postime
    6
    o vellezer e motra lereni politikanet shqiptare por nese doni te zgjidhni problemet duhet nje pune shume e madhe te behet nga populli, jo vetem nga nje person. disa mund te thojne se politikanet e kane fajin.; deri sot kete gje e thoja dhe une por kame dalur ne nje konkluzion se faji qendron mes popullit shqiptare qe nuk jane te bashkuar,, po pse jo politikanet mos bejne palle deri sa populli flene gjume si ne kohen e Hoxhes dhe ne kohen e Demokracise nese deshironi ta quani demokraci.prandaje dua tju afroje nje ide,mund te duket pa e arritshme por nese nuk punohet as e nje gje nuk arrihet.. ju lutem nese deshirni te ngrejme dicka per te miren e vendit tone i cili quhet shqiperi duhet te bashkohemi te jemi nje grushte por per qellime te barabarta dhe duke filluar ti japim zgjidhje gjerave me te rendesishme te cilet i nevojiten njerzve te cilet vendit shqiptare i mungojne dhe behet fjale per energjine per ujtin si fillim se pato nuk funksionon as e nje gje, nese deshironi mund ta zgjidhim mes nesh e kame fjalen te bejme ne hapat e para dhe pastaj populli shqiptare. Mos humbni shpresat se cdo gje arrihet por thjeshte duhet te levizish celsin qe te hapet dera por kete duhet ta bejne te gjithe e jo vetem njeri se vetem as ne varre nuk shkohet prandaje theme te gjithe e jo vetem nje te gjithe gjithe gjithe gjithe.
    FALEMINDERIT

  3. #33
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shoqata 9 janari në Shkodër:
    Tragjedinë e Karaburunit e fsheh vetë shteti

    Sipas kreut të shoqatës, Nikoll Mëhillaj, dëshmitë tregojnë se në det ishin 2 gomone

    “Në tragjedinë e 9 janarit në Karaburun kanë qenë dy gomone në det, por shteti vetë e ka fshehur njërën prej tyre dhe në tjetrën ka grumbulluar trupat e jetë dhe të pajetë që janë gjendur në mes të natës në mes të detit”. Kjo deklaratë vjen nga kreu i shoqatës 9 janari, Nikoll Mëhillaj, i cili në 5- vjetorin e tragjedisë së ndodhur pranë gadishullit të Karaburunit më 9 janar të vitit 2004. Në këtë ditë tashmë e cilësuar me të drejtë si e “zezë”, udhëtonin me gomone drejt Italisë 39 persona, por fati i keq e desh që prej tyre vetëm 11 të ktheheshin të gjallë, 21 të vdekur, ndërsa 7 deklarohen të humbur që prej asaj dite. Ndërkaq, nga instancat shtetërore të asaj kohe u deklarua se në det ka qenë vetëm një gomone, por sot pas 5 vitesh ekzistojnë dëshmi që tregojnë se në det kanë qenë 2 gomone por për ta minimizuar sa më shumë tragjedinë, është deklaruar vetëm njëra.

    Dëshmia e Sokol Bizhgës

    “Atë mbrëmje në det kanë qenë 2 gomone. Në gushtin e vitit 2008, më ka rënë në dorë një dëshmi, ku Sokol Bizhga, në momentin kur ka qenë Shef i Krimeve të Republikës ka nxjerrë përpara tre prokurorëve momentin e një gomoneje të dytë përveç asaj ku janë gjetur apo vendosur edhe të gjallët e të vdekurit e fatkeqësisë së 9 janarit. Unë nuk di se ku ta marr njeriun më të përgjegjshëm se sa këtë person që është shef i krimeve”, ka bërë të ditur Mëhillaj, sipas të cilit, gomonia për të cilën ka deklaruar Bizhga, është konstatuar në orën 6:30 të mëngjesit në gjirin e Palasës dhe ajo me viktima e të gjallë në orën 10:30 në një vend tjetër. “Prandaj shtrohet pyetja se pse nuk është hetuar për këtë mjet që dyshohet edhe sot, që ka pasur destinacion tjetër dhe është “mbytur” nga misteri? Shteti e ka manipuluar këtë fakt dhe i ka marrë trupat e i ka çuar në Sazan. Trupat janë grumbulluar në mes të detit nga dy gomonet dhe ka dalë sikur të gjithë kanë qenë në një gomone. Gomonen e parë e kanë zhdukur dhe nuk dihen edhe disa trupa kurse të dytën e kanë mbushur me të tjerët dhe deklarojnë se janë gjetur në një gomone”, shton kreu i shoqatës së 9 janarit, sipas të cilit “kështu vërtetohet se shteti është vënë në shërbim për të mbyllur këtë çështje pa u marrë vesh se çfarë është bërë realisht”. Mëhillaj shpreh dhe një herë pikëllimin për këtë tragjedi të pazbardhur prej 5 vitesh duke siguruar se do të vazhdohet të kërkohet drejtësi. Kështu, edhe pas 5 vitesh, tragjedia e Karaburunit vazhdon të mbetet e mistershme për ekzistencën e një gomoneje tjetër dhe të 7 trupave që deti nuk i nxori kurrë dhe që kërkimet nuk i gjetën kurrë. Megjithatë shoqata e 9 janarit shprehet e sigurt se nuk do të mungojë asnjëherë këmbëngulja për zbardhjen e kësaj tragjedie, e cila mundon jo vetëm familjarët e viktimave për gjetjen e autorëve të vërtetë të saj dhe dënimin e tyre sipas ligjit. Tragjeditë ujore në vendin tonë të ndodhura gjatë 16 viteve të fundit, numërojnë rreth 235 viktima, trupat e një pjese prej të cilëve nuk kanë mundur të gjenden që prej ditës së mbytjes së tyre.

    E ëma e Marlen Mhillaj:
    “Lotët e Berishës, lot krokodili

    Drejtuesi i G99 Erion Veliaj dhe aktivistë të tjerë të kësaj lëvizje vizituan dje familjen e z. Nikollë Mhillaj në Shkodër, i cili humbi të birin e tij Marlenin, në tragjedinë e 9 janarit, 5 vjet më parë. Veliaj, i cili drejtoi në vitin 2004 protestat e Lëvizjes MJAFT! për këtë tragjedi tha se, “është e pafalshme që drejtësia ka qenë totalisht e padukshme për tragjedinë e 9 janarit”. Të njëjtin mendim me drejtuesin e G99 kishin edhe familjarët e Marlenit, Nikolla dhe Agia, të cilët nuk ngurruan të venë në dukje faktin se, ish opozitarët e dikurshëm, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli nuk bënë asnjë përpjekje për të zbardhur të vërtetën e kësaj tragjedie, gjatë gjithë mandatit të tyre qeverisës.

    “Tani po e kuptojmë se lotët e Berishës dhe të Topallit, paskërkishin qenë lotë krokodili”, u shpreh ëma e Marlenit, Agia. Kur fitoi PD-ja, shumë menduan se diçka do lëvizte në drejtim të zbardhjes së të vërtetës të tragjedisë së 9 janarit, e se zvarritjet e institucioneve për të vënë drejtësinë në vend, do të merrnin fund. Vetë Sali Berisha, atëherë lider i opozitës dhe deputetja e Shkodrës Jozefina Topalli, u premtuan familjarëve se, “nëse në zgjedhjet e 2005-s pushtetin e merr PD-ja, s’do lemë gur pa lëvizur që drejtësia të vihet në vend”. Por dje u mbushen plot 5 vjet nga ajo tragjedi dhe drejtësia nuk është vënë në vend.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nё kujtim tё Havzi Nelёs nё 75-vjetorin e lindjes sё tij

    gazeta standart

    --

    Nё kujtim tё Havzi Nelёs nё 75-vjetorin e lindjes sё tij

    PROF. DR. DRITAN SPAHIU

    Prof. dr. Dritan Spahiu





    Pёrkujtimi i pёrvjetorit tё lindjes sё një njeriu, e aq mё tepёr i njё poeti dhe mёsuesi njёkohёsisht, tё shtyn tё mendosh e tё gjykosh se si u jetuan vitet e tij, a qenё ato vite tё gёzuara e tё lumtura, ashtu siç duhet tё jenё, sepse ky ёshtё misioni i jetёs apo ato kaluan nё mёnyrё tё trishtuar “pa njё ditё lumnie”. Fatkeqёsisht, “pa njё ditё lumnie” kaloi jeta e poetit dhe mёsuesit lumjan Havzi Nela, 75-vjetorin e tё cilit po pёrkujtojmё sot. Thashë fatkeqësisht sepse jeta e Havzi Nelёs kaloi nё vitet e vështira, nё vitet e diktaturës mё tё egër qё kish njohur njerёzimi, nё burgun e madh qё quhej Republika Popullore e Shqipërisë. Ai jetoi nё periudhёn e njё regjimi terrori qё u kish grabitur me dhunё qytetarëve tё vendit tё vet lirinё dhe i kishte shndërruar pothuajse tё gjithё nё skllevёr. Por njё jetё “pa tё shtrenjtën liri”, si ajo qё kaloi Havzi Nela e tё gjithё bashkëmoshatarët e tij, nuk mund tё jetё kurrsesi e lumtur, sepse pa liri askush nuk mund tё ndërtojë jetёn e tij ashtu siç mundet dhe dёshiron.

    Havzi Nela zgjodhi si rrugё tё jetёs sё tij tё ushtronte profesionin e mёsuesit, detyrёn fisnike tё edukimit tё fëmijëve dhe tё rinjve pёr t’u mёsuar atyre gjuhёn tonё tё bukur, pёr t’u mёsuar atyre edukatё e qytetari, pёr tё qenё njerёz tё lirё njёsoj si ato tё vendeve demokratike dhe jo skllevёr e tё poshtëruar. Nё kohёn e lirё ai provoi tё shprehte ndjenjat dhe mendimet e tij nëpërmjet artit tё bukur tё poezisё. Por synimet e tij fisnike binin ndesh me propagandën marramendëse tё diktaturës dhe ai u konfliktua trimërisht me to. Ky qëndrim e çoi atё nё birucat e tmerrshme tё ferrit komunist pёr tё kaluar aty vitet mё tё bukura tё jetёs sё tij, vitet e rinisё si shumё e shumё shqiptarё tё tjerё. Krahina e Lumёs, e njohur historikisht pёr aspiratat e banorёve tё saj pёr tё jetuar tё lirё e krenar nё trojet e tyre, ёshtё dalluar pёr qёndresёn e fortё kundёr rregjimit komunist skllavërues dhe pёr kёtё mё shumё se kudo nё Shqipёri banorёt e saj kanё pёsuar dёnimet mё tё ashpra tё diktaturёs. Havzi Nela ёshtё njё shembull tipik i kёsaj qёndrese dhe mosnёnshtrimi. Pas 19 vjetёsh qё kaloi nё burgjet e tmerrshme tё komunizmit, u kthye nё vendlindje dhe njё dritё e vogёl nё shpirtin e tij i dha forca pёr tё shpresuar se mund tё jetonte me aq pak liri atje nё malёsi duke punuar tokёn pёr tё mbijetuar. E ndërsa po punonte pёr tё ndёrtuar kasollen e tij, tё vetmen pronё qё i kishte mbetur, diktatura i hoqi edhe atё pak liri tё dëshiruar dhe i jep njё goditje tjetër, ndoshta edhe mё tё egёr: internimin nё fshatin mё tё varfёr tё Kukësit. Kёtu pёrjetoi izolimin total, mё tё rёndё se nё burg. Askush nuk mund t’i fliste, sepse po tё guxonte ndonjëri, menjëherë deklarohej armik dhe pasojat diheshin. U parapërgatit kёshtu dёnimi final dhe mё makabёr. Nё vendet komuniste kishte filluar tё frynte era e lirisё, regjimet komuniste po shkatërroheshin dhe frika e ardhjes sё kёsaj ere edhe nё Shqipёri po e tmerronte kastёn drejtuese tё regjimit tё urryer. Por siç dihet, diktaturat bёhen edhe mё tё egra kur e ndiejnё ardhjen e fundit tё tyre. Dhe urrejtja e saj duhej tё vepronte atje ku qёndrimi kundёr saj qe mё i fortё, kundёr atyre qё sfidonin me trimёri regjimin. Pёr kёtё Havzi Nela u var nё litar nё mes tё qendrёs sё Lumёs, nё Kukёs, vetёm afro 3 vjet para rrёzimit tё komunizmit nё vendin tonё. Qёllimi: pёr t’u treguar banorёve tё Lumёs e tё gjithё Shqipёrisё se kushdo qё do tё guxojё tё ngrihet kundёr pushtetit tё diktaturёs komuniste, kёtё fund do tё ketё. Motivi i formulimit tё dёnimit: pёr terrorizёm. Por Havzi Nela nuk ka ushtruar aspak terror nё kuptimin e vёrtetё tё kёsaj fjale; ai nuk ushtroi terror ndaj asnjё institucioni shtetëror apo ndonjë grupimi individësh. Ai u largua pa leje nga internimi pёr tё shkuar nё fshatin e tij tё lindjes pёr tё vizituar nёnёn e tij plakё e tё sёmurё. Ky ishte “krimi” i fundit qё bёri Havzi Nela. Nё fakt, ai qё mund tё quhej “terror i Havzi Nelёs” ёshtё rebelimi i tij burrëror ndaj regjimit tё vёrtetё tё terrorit komunist, ndaj regjimit tё skllavërimit tё njerëzve, tё regjimit qё dhunonte nё mёnyrёn mё tё egёr liritё e njeriut. Prandaj varja e Havzi Nelёs ishte nё thelbin e saj dёshira e ushtruesve tё diktaturёs pёr tё varur vetё lirinё.

    Kёshtu pёrfundoi jeta e Havzi Nelёs, 75-vjetorin e tё cilit pёrkujtojmё sot. Aspiroi tё jetonte i lirё nё vendin e tij, por kjo gjё nuk ishte e mundur nё regjimin komunist. Ai aspironte qё edhe nё Shqipёri tё realizohej “Fryma e Helsinkit”, qё edhe nё Shqipёri njerёzit tё jetonin nё liri dhe jo si skllevёr, tё jetonin nё paqe me njeri tjetrin, njёlloj si kudo nё vendet e përparuara. E kёto dёshira tё bukura e njerëzore ai i shprehu me atё mёnyrёn e tij, duke na lёnё njё tufё poezish. Por fjala e tij e lirё nuk mund tё jetonte nё regjimin skllavërues komunist e prandaj u dёnua me varje nё litar.

    Vetёm 3 vjet pas dёnimit makabёr tё Havzi Nelёs, qё tё kujton veprimet mё tё shёmtuara tё inkuizicionit nё Mesjetёn e largёt, Shqipёria u shkёput (?) nga regjimi totalitar komunist. Por fatkeqësisht, reminishencat e asaj kohe tё mallkuar nuk janё shkulur akoma. Shёrbёtorёt e diktaturёs, ata qё u treguan aq tё zellshёm duke dhёnё dёnime makabre “nё emёr tё popullit” tё skllavëruar e tё asaj “drejtёsie” qё dhunonte liritё mё elementare tё njeriut, vazhdojnё pёrsёri tё gjykojnё. Diktatura i shpёrbleu shёrbёtorёt e bashkёpuntorёt e saj qё u bёnё bashkëfajtorë me tё, duke u dhёnё privilegje e ofiqe tё larta nё administratën publike, tё cilat ata i ruajtёn deri sot, falё tranzicionit kaq tё vёshtirё e tё gjatё qё ka mbёrthyer Shqipёrinё. Shumё nga ata qё sajonin shpifjet mё tё paqena pёr tё gjetur “armiqtё e popullit” kudo nё gjirin e tij pёrsёri i gjejmё nё poste me pёrgjegjёsi tё larta shtetërore falё kёtij tranzicioni tё zgjatur. Shёrbёtorёt e bindur tё regjimit tё shkuar nuk treguan asnjё shenjё pendese pёr bashkёfajsinё e tyre nё krimet e kryera ndaj dhjetëra mijëra shqiptarëve krejtёsisht tё pafajshëm, duke dёshmuar kёshtu mungesёn e plotё tё qytetarisё e tё moralit tё tyre. Pra shoqёria shqiptare vazhdon tё jetё e dhunuar. Lёnia vullnetarisht e detyrёs qё mbajnё nё mёnyrё krejtёsisht tё padrejtё i kёtyre personave, qё kanё faje tё rёnda para Havzi Nelёs e shumё e shumё tё tjerёve si ai, mund tё pranohej si njё akt pendese pёr veprimet e tyre kriminale qё kanё kryer nё mbёshtetje tё regjimit ose si vegla tё bindura tё terrorit komunist. Nё tё kundërt, ata dёshmojnё se vazhdojnë tё jenё fajtorë para shoqёrisё shqiptare dhe pёr kёtё duhet tё veprojё drejtёsia, ligjet e shtetit tё sё drejtёs, si kudo nё vendet ish-komuniste tё Evropës.






    20/02/2009

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"


    Poeti disident Havzi Nela, sot mbush 75 vjeç, me 19 vjet burg, 21 vjet i varur në litar, 5 vjet internim, 66 vjet jetim(!)

    Written by Gazeta SOT

    Monday, 23 February 2009 21:11

    Nga Ramiz LUSHAJ*
    Dita e mërkurë e 10 gushtit 1988 në qytetin e Kukësit ngjante me një shtet-rrethim: Postblloqe e patrulla me policë e civilë nëpër rrugë... Në mëngjes herët, sapo morëm gazetën lokale në shtypshkronjë, policia na ndaloi veturën në rrugë e pas formaliteteve të rastit, na drejtoi me gisht e mburrje mbi 300 metra më larg, për tek katër rrugët, te agjencia e udhëtarëve, vendi më i populluar i qytetit. Aty, pak orë më parë ishte kryer akti tragjik mesjetar i marrjes së frymës njerëzore nga terrori shtetëror komunist: Varja në trekëmbësh nazisto-komunist e poetit Havzi Nela, i vetmi poet i varur në Shqipëri dhe i fundmi ekzekutim komunist i një disidenti në të gjithë Europën Lindore.
    Ende edhe sot më shfaqet ajo skenë tragjike: Mbi trekëmbësh qëndronte e varur një parullë e dizenjuar mjeshtërisht në karton: "Havzi Nela (me ngjyrë laramane) armik (me të zeza) i Partisë e Popullit (me të kuqe)”. Poshtë saj, si në gjallje, tundej e tundej me litar në qafë e trup në ajër poeti atdhetar. I kishte dy sytë të dalë e dukej sikur vështronte. Nga buzët kishte rrjedha gjaku të pandalur e dukej sikur fliste. Kishte një palë pantallona të përdorur me dok të hollë kinez. Këmisha e tij e hollë, e zbërthyer keqas, i valëvitej e valëvitej dhe gjoksi i dalë i jepte atë pamjen e martirit. Mbante, në atë çast, një opingë prej llastiku në këmbën e djathtë... Ekzekutorët e krimit me uniformë e civilë kujdeseshin për parullën e trekëmbëshin dhe, në etjen e tyre për gjak, talleshin me viktimën: me ngritje-ulje të litarit, shtrëngim të rripit të pantallonave, me njërën opingë luanin futboll...(!). Edhe të vdekur nuk e linte të qetë hakmarrja komuniste, urrejtja biologjike e patologjike e diktaturës enveriane kundër kundërshtarëve politikë...
    Edhe javën tjetër, si zakonisht, shkova në Kukës. Qyteti ende kishte për kryefjalë poetin Havzi Nela. Si dy muaj më parë, në qershor, që përflitej pa pushim për qëndrimin e tij sfidant në gjyqin politik, përsëri, edhe në gusht, përflitej gjithandej në të gjitha variantet e dimensionet: Në mënyrë të organizuar e të detyruar institucione e ndërmarrje bënë "peligranazh politik” tek vendvarja e disidentit, biles kishte dështuar edhe një grua shtatzënë nga skena makabre e nxënësit e shkollave tmerroheshin netëve prej imazhit të ekzekutimit barbar. Poeti, i mbetur jetim që fëmijë, i rritur, burrëruar e sfilitur për 20 vjet burgjeve e internimeve, me gruan e dënuar 10 vjet në burg e 5 vjet në internime, pa fëmijë, me pasuri të sekuestruar, kishte lënë amanet, kohë pas kohe, fletoret e çmuara me krijimtarinë e tij disidente, dhe, para dënimit çnjerëzor, edhe disa porosi, ku veçojë njërën prej tyre: "Kam 910 lekë e kërkoj t’ia jepni Nanës”... Në orën 11.00 të asaj dite ia kishin prerë litarin në trekëmbësh e trupin e pajetë ia kanë hedhë në një makinë të pambulueme duke e shëtitur në mënyrë demonstrative nëpër qytet...
    Edhe pak ditë, më 24 shkurt 2009, poeti disident feston 75 vjetorin e lindjes, por, edhe në vitet e demokracisë, ende po mbetet ”i varur në litar”(!).
    Ende litari i trekëndëshit skelik të terrorit komunist të 10 gushtit 1988 qëndron në tre këmbë të trekëndëshit të keqformësuar politik e diplomatik kundër ligjit të lustracionit.
    Këmba e parë: e majta shqiptare në opozitë, që i bie daulles kundër ligjit të lustracionit.
    Kuka e daulles është vet Edi Rama, Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, djali i anëtarit të KQ të PPSH e nipi i Spiro Kolekës, anëtarit të Byrosë Politike të KQ të PPSH, të dy të akuzuar për firmëtarë të dënimeve të ashpra të luftës së klasave në Shqipëri.
    I ati, Kristaq Rama, i zgjedhur edhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH, më 2 gusht të vitit 1988, firmoi për varjen në litar të poetit disident Havzi Nela.
    E jashtëzakonshmja për shqiptarët e ndërkombëtarët qëndron tek faktet: Një artist, “Skulptor i Popullit” firmon për marrjen e frymës në mënyrën më barbare një poeti (!). Artisti që gdhendte me daltë kryevepra monumentale si Monumenti “Nënë Shqipëri” firmos për një kryekrim duke e lënë një nënë kuksiane të moshuar pa djalin e saj të rritur jetim, të kallur në burgje e internime, që para varjes la një amanet: “Kam 910 lekë e kërkoj t’ia jepni Nanës”. E la vejushë gruan e poetit: pa fëmijë, pa shtëpi, pa katandi, e cila, deri më sot, apelon për ndëshkimin e kriminelëve vrastarë të burrit të saj. Ky artist i la dy vepra në Kukës, pranë e larg njëra tjetrës: Monumentin “Shote Galica” me vështrimin nga Kosova dhe “Trekëmbëshin Havzi Nela”, që u var që fliste për Demokracinë Amerikane, që hyjnizonte në vargje Kosovën Sovrane...
    E jashtëzakonshmja e të jashtëzakonshmes qëndron tek fakti aktual: Sot, i biri, Edi Rama, merr shtysë e revansh kundër ligjit të lustracionit, duke ecur në të njëjtën linjë me të atin. Në vitin 1988 i ati firmoi nisur nga germat e Kushtetutës ideologjike të kohës për t’ia marrë frymën poetit demokrat Havzi Nela, ndërsa i biri i keqpërdorë germat e Kushtetutës kundër lustracionit për t’ia marrë frymën demokracisë.
    Thupra e daulles është vetë Ramiz Alia, trashëgimtari politik i Enver Hoxhës, Sekretari i Parë i KQ të PPSH, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH, udhëheqësi shpirtëror i të majtës komuniste, që më 2 gusht 1998, dekretoi varjen në litar të poetit disident Havzi Nela, pavarësisht faktit se nga 15 antarë të presidiumit ishin vetëm 7 prej tyre, duke e llogaritur edhe një grua, Emine Gurin, që e dha “votën për varje” me telefon(!). Ky si ky, me të tillë terror komunist të vazhdimësisë enveriane donte të mbante karrigen e tij, rimori edhe një mandatim tjetër si kryetar i Këshillit Presidencial (22 shkurt-30 prill 1991) dhe postin si President i Republikës së Shqipërisë (1991-prill-1992).
    Në vitin 1993 kam botuar shkrimin “Krimineli Kleanthi Koci avokat i Ramiz Alisë”. Në cilësimin kriminel kisha parasysh faktin se ishte kryetar i trupit gjykues në një nga krimet e komunizmit kundër të ashtuquajturit “grup armiqësor i NB-Krumë”, ku për mbi 30 kv kallinj misri të kalbur nga reshjet e gjata e që nuk u konsumua as nga bagëtitë u dënuan tre vetë me pushkatim: Hajdar Kastrati, Hysni Aliaj e Hamid Dida e disa të tjerë deri në 25 vjet burg me akuzën “sabotim me mosveprim”, akuzë që nuk e përmbante as legjislacioni shqiptar dhe as ai botëror. Ishte Kleanthi Koci nga Gjykata e Lartë, që jo vetëm orientoi hetimet e kësaj çështjeje të nisura me akuzën “pakujdesi e shpërdorim detyre”, por edhe e gjykoi këtë çështje duke dhënë dënime kapitale, pavarësisht se edhe me ligjet e kohës nuk mund të merrte pjesë në këtë gjykim. Në fillimet e demokracisë, Kleanthi Koci, jo vetëm u zgjodh Kryetar i Gjykatës së Lartë e anëtar i Këshillit Presidencial, por, pas fitores së demokracisë, ishte avokat i kriminelit Ramiz Alia, që është një nga autorët e “Tragjedisë së Tivarit”, ku u vranë 4,200 vetë, që ka dënuar me varje në litar edhe poetin disident Havzi Nela.
    Edhe ky rast tregon se njerëz të drejtësisë në diktaturën komuniste, që kanë kryer krime të tilla, arrijnë në poste të larta të drejtësisë dhe bëhen avokatë të krimeve të së shkuarës komuniste e të kriminelëve të diktaturës.
    E njëjta histori përsëritet tani me daullen e sulmit, me kukën e Edi Ramës e thuprën e Ramiz Alisë, edhe kundër ligjit të lustracionit. Ish-Kryetari i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiu, në vitin 1988, ka dënuar me varje në litar poetin disident Havzi Nela. Në vitet e demokracisë u zgjodh në dy mandate Kryetar i Gjykatës Kushtetuese e tani është anëtar i saj.
    Çështja shtrohet hapur: A ka forcë morali e arsyetim juridik Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ligjin e lustracionit, nisur edhe nga ky precedentë apo të tjerë që ka në radhët e saj(!). A mundet që përsëri, edhe pas 20 vjetësh, anëtari i Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiu, prapë “ta mbajnë të varur” Havzi Nelën në 75 vjetorin e lindjes së disidentit (!).
    Çështja duhet shtruar edhe ashtu sic shfaqet: Kujt, qoftë nga e majta apo nga ndërkombëtarët, iu intereson mbajtja e këtyre “pengjeve” në kupolat e larta të shtetit shqiptar, si në Parlament, në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurorinë e Përgjithshme, etj.?!
    Çështja është e qartë: Askush nuk mund të blejnë të kaluarën. Atëherë, kush nga e majta e nga disa ndërkombëtarë, interesohet të na mbajnë “peng” të ardhmen, të mbajnë ende të varur poetin disident Havzi Nela ?!
    Këmba e dytë: disa politikanë, diplomatë e deputetë në disa shtete e organizma ndërkombëtare euro-atlantike.
    Çështja është e ditur: Në të gjithë historinë komuniste të Europës Lindore, të paktën nga fundi i viteve ’60, pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë e deri në rënien e “Murit të Berlinit” asnjë nga ndërkombëtarët që flasin për ligjin e lustracionit, nuk mund të sjellin një shembull të vetëm si ky i poetit disident Havzi Nela. Atëherë shtrohet pyetja: Ligji i lustracionit kërkohet të jetë “lustër” e të tejzgjatet tranzicioni shqiptar, të mos integrohemi realisht ndërveti brenda shtetit shqiptar, apo të shkojmë drejt integrimeve europiane edhe me poetin disident Havzi Nela “të varur në litar”?!
    Në maj të vitit 1991, në një konferencë në Paris, 42 parti demokratike të Europës, në rezolutën e tyre e cilësuan Enver Hoxhën “Hitlerin e pasluftës”.
    A i dënoi Europa e Bota krimet e Hitlerit? Po. Atëherë, ne, Shqiptarët, në shtetin tonë demokratik, a nuk paskemi të drejtë të dënojmë krimet e Enverit.
    14 rezoluta ndodhen në “Rekordet e Kongresit Amerikan” që i dënojnë krimet e Enver Hoxhës e kërkojnë përmbysjen e regjimit të tij.
    Edhe vetë Hrushovi i pjellës së komunizmit e ka kritikuar në një fjalim të tij diktatorin Enver Hoxha për krimet e tij, si në rastin kur dënoi me pushkatim me fëmijë në bark në dhjetor të vitit 1956 bashkëpunëtoren e kundërshtaren e tij, Liri Gegën.
    As nazistët e Hitlerit nuk u sollën me bolshevikun Dimitrov të Bullgarisë në vitin 1933, siç ka vepruar Enver Hoxha e Ramiz Alia gjatë komunizmit në RPSSH, nga pushkatimi i 21 vjeçares partizane Ramize Gjebrea me akuzën “ për dashuri” në fillimet e komunizmit e deri tek varja e poetit Havzi Nela në agoninë e komunizmit.
    Në historinë europiane, pas mundjes së Hitlerit, në dekadat e “Luftës së Ftohtë” ka pasë dy- Gjermani, në dy shtete: RFGJ e RDPGJ. Ndërsa, në Shqipëri, me pushtimin komunist të diktatorit Enver Hoxha, ka pasë disa shtete: “Shteti i Bllokut”, në Tiranë, që ende mbron njerëzit e vet të së shkuarës komuniste nga prekjet prej ligjit të lustracionit, dhe “Shteti i Popullit”, që bënte jetën e vet të vështirë. Ishte “Shteti i Emigrantëve Politikë”, që jetonte edhe në vendet euro-atlantike dhe “Shteti i Telave me Gjemba” i quajtur “RPSSH”, (vetëm tela me gjemba për klonin e kufirit e burgjet importoheshin 18 mijë tonë në vit). Ishte “Shteti i të Përndjekurve Politikë”, që ekzistonte edhe në kampet e internimit edhe në çdo “shtëpi të prekur” nga lufta e klasave, që nuk mund të bënin as vizita familjare e as martesa me shtetet e tjera brenda RPSSH. Ishte “Shteti i Kavalishencave” për udhëheqjen komuniste në Durrës, Dajt, Drilon, Vlorë, etj. dhe “Shteti i Burgjeve”, në Burrel, Spaç, Qafë Bari, etj.
    Pas shembjes së Murit të Berlinit u bashkuan të dy Gjermanitë në një të vetme, u integruan në mes të tyre, kanë arritur nivele të larta zhvillimi të gjithanshëm.
    Ne, në Shqipëri, pas shembjes së Murit të Berlinit, na u deshtë të “shembnim” muret e “shteteve” të krijuara nga Enveriada komuniste gjatë komunizmit në Shqipëri, që vetë Europa e ka cilësuar “Komunizëm i Epokës së Gurit”.
    Ne, në Shqipëri, tani duam të integrohemi brenda vetit edhe me ligjin e lustracionit, por e kemi tepër më të vështirë se në Gjermani. Kjo për faktin se në Gjermaninë Lindore, gjatë sundimit komunist, u dënuan me vdekje vetëm 250 vetë, ndërsa, në vendin tonë, për 48 vjet të komunizmit, numërohen mbi 6 mijë vetë, përndryshe: vetëm gra e vajza shqiptare me dënime kapitale për jetën e tejkalojnë këtë shifër tragjike. Në çdo 70 mijë vetë në Gjermaninë Lindore një është dënuar me vdekje, ndërsa në Shqipëri ky raport shkon 1 në mbi 600 vetë(!).
    Para disa ditësh, Polonia, vend anëtar i Bashkimit Europian, NATO-s, Këshillit të Europës, OSBE-së, po ecën në linjën e ligjit të lustracionit duke marrë edhe sanksione sociale ndaj atyre që kanë një të kaluar të errët në periudhën e komunizmit, ndërsa në Shqipëri këto masa janë kaq të zbutura saqë kërkohet vetëm të mos jenë ende në funksione të larta.
    Rezoluta e Këshillit të Europës zbret deri në ato nivele që ligji i lustracionit të “kapin” edhe një “roje burgu”, në rast se gjendet fajtor, ndërsa në Shqipëri ka kaq shumë jehonë e presione që të mos lëvizet një prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme, një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, etj.
    E dinë këta ndërkombëtarë që flasin për ligjin e lustracionit se pse u dënua 20 vjet poeti disident Havzi Nela? Për parimet universale të lirisë, për idealet e demokracisë, që u mohuan nga ideologjia komuniste, që u përgjakën nga diktatura e Enver Hoxhës, që shqiptarët ishin skllevër të regjimit komunist. E dinë Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, teksa flet për ligjin e lustracionit, çfarë shkruante poeti disident Havzi Nela: “Fryma e Helsinkut u derdh porsi era,/Na përkdhel zemrat, çeli si pranvera/Këtu në votrat tona futi gaz e shpresë,/Na zgjoi afsh e vrull, ndoshta nuk do vdesë/”.
    Këmba e tretë: mbahet nga mëkatarët e të shkuarës komuniste, që përfitojnë nga mungesa e ligjit të lustracionit dhe duan ta pengojnë zbatimin e tij.
    Në këtë përballje demokratike të ditës shihet se kush ka vlerë të lartë: fytyra apo maska. Në rast se vlerësohet fytyra integrohemi drejt Europës. Ka ardhur koha që maskat të marrin damkën e merituar prej vetvetes e prej demokracisë shqiptare.
    Havzi Nela, poeti zemërzjarrtë ligjëronte burgjeve: ”Thoni: Dritë kërkoi/E vetë Dritë nuk pa me sy/Thoni: Për njerëzinë këndoi/E për vete mbajti zi/”, në vitin 1993, e nxorën nga një gropë shtylle betoni, të hedhur ashtu në këmbë, në breg të liqenit të Fierzës, dhe e futën në arkivol duke e rivarrosur me nderime të traditës shqiptare në fshatin e lindjes.
    Mbi krimin shtetëror politik ndaj tij, mbi varrin e vjetër e të ri të tij, firmëtarët genocidistë të ekzekutimit të tij me varje në litar u kacavjerrën triumfalisht shkallëve të karrierës në nivele tejet të larta. Fehmi Abdiu u zgjodh në dy mandate Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Fatmira Laskaj, Kryetare e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive të politikanëve e zyrtarëve shqiptarë.
    Disidenti epope, Havzi Nela, (i dekoruar ”Martir i Demokracisë” nga Presidenti Sali Berisha, në 5 vjetorin e ekzekutimit, më 1993), donte të vetmin nderim: ”Mbi vorr tim me gurë e ferra/Një tufë lule me ma lëshue/”, por shpirti, idealet e vepra e tij nuk mund të pranojnë që ende të qëndrojnë i “varur” në trekëmbësh edhe pas 20 viteve të ekzekutimit të tij barbar, në kohën e demokracisë.
    Fakti i parë: Më 7 maj 2003, Kukësi, vendlindja e tij, i nisë një propozim Presidentit Alfred Moisiu për ta nderuar Havzi Nelën (pas vdekjes) me Urdhrin ”Nderi i Kombit”, por e përçmon disidentin e panënshtruar dhe e dekoron me përulje në vitin 2004 ish-kryetarin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, Fehmi Abdiun, që firmosi për varjen në litar të poetit zemërzjarrtë e qëndrestarit të flaktë. Kjo dekoratë duhet lexuar në të dy anët e saj: motivacioni flet për kontribute e merita të shquara në drejtësi, ndërkohë që ka kryer edhe këtë akt kriminal ndaj poetit dhe i jepet pak ditë para 70 vjetorit të lindjes së poetit e pas përkujtimit të 15 vjetorit të varjes tragjike të tij(!).
    Fakti i dytë: Më 4 tetor 2007, përsëri, vendlindja e poetit disident, Kukësi, i kërkon Presidentit Topi ta dekorojë me Urdhrin ”Nderi i Kombit”, por, edhe ky, vepron si paraardhësi i tij, e dekoron me himne, në korrik 2008, me Urdhrin ”Naim Frashëri të Artë”, ish-gjykatësen Fatmira Laskaj, një nga tre firmëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kjo dekoratë i jepet në 20 vjetorin e hedhjes së firmës së saj për dënimin me varje në litar të martirit Havzi Nela.
    Presidenti Topi, për ligjin e lustracionit, zgjedh ”heshtjen” si për dekretimin dhe për komentet, çka nuk i takon për shumë arsye e arsyetime, por ”zgjohet” për të dekoruar e dekretuar persekutorët e poetit Havzi Nela, biles dekoron edhe nga 200 komunistët e parë të vitit 1941, të themelimit të PKSH, çka nuk e nderon për vet gjeneralitetet e atributet e tij.
    Të thuash se këta dy presidentë, Moisiu e Topi, nuk e njohin poetin tonë kombëtar Naim Frashërin, nuk e pranoj, të më thonë se nuk e njohin poetin disident Havzi Nela, nuk e besoj, por të arrijnë që gjyqtarët persekutorë Fehmi Abdiu e Fatmira Laskaj, që dënuan me varje në litar një poet, t’i dekorojnë me Urdhrin ”Naim Frashëri të Artë” ky është një paradoks presidencial, një njollë turpi kombëtar. Ky fakt, ky akt, i befason jo vetëm ata ndërkombëtarë që spirraven për ligjin e lustracionit, por edhe një plak analfabet në liqenin e Prespës apo në këmbë të malit Jezercë, por edhe një fëmijë që sapo e ka mësuar Abetaren në Dropull apo në një qytet në Bregdet.
    Poeti disident Havzi Nela arrestohet më 15 qershor 1988, në ora 5.30 të mëngjesit, ndërsa në mesditën e kësaj dite nisë hetuesia ndaj tij dhe për 7 ditë Dosja e tij me “Çështjen Penale Nr.60” shkon në Gjykatën e Rrethit të Kukësit. Dy ditë para gjykimit, kryetari Agim Hoxha, për këtë çështje, në Dosjen 13532/A, në faqen 2, paragjykon dënimin: “Duke parë çështjen në kompleks, interesin e partisë në rreth, si dhe përhapjen e veprimtarisë armiqësore në rrethin e Kukësit duhet t’i jepet dënim kapital. Që t’i shërbehet më mirë parandalimit të veprimtarisë armiqësore në rrethin e Kukësit, duhet të jepet si mënyrë ekzekutimi: vendim me vdekje e varje, ku mund të ekspozohet i dënuari”.(!) Mbi këtë dosje të Havzi Nelës, të montuar, paragjykuar e përshpejtuar, kanë hedhë firmat e tyre Fehmi Abdiu, Fatmira Laskaj,...Kristaq Rama e deri tek Ramiz Alia(!), ku Abdiu thekson se “s’kam asgjë që të më brejnë ndërgjegjen” 910 maj 2002), etj.
    Shkrimtari Ismail Kadare, kandidat për Cmimin Nobël, në vitin e kaluar, në 20 vjetorin e varjes tragjike të poetit disident Havzi Nela, jep mesazhin, se kjo është “...një kambanë që ënde bie për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë kambanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë Lirinë e Shqipërisë”.

    * Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, Tiranë

  6. #36
    Kujt t'ja tregosh mor Brar keto rrefime tragjike?

    Per here te pare dhe te fundit ne jete pashe nje njeri realisht te varur (sepse vetem ne filma kisha pare) dhe ky ishte Havzi Nela.

    Ishte nje skene tragjike, qe ne mes te dites te terrorizohet nje popullsi e tere me aktin barbar te varjes ne litar, skene e cila nuk do te me hiqet nga mendja kurre.

    Ndersa ato gjyqet qe i permend shkrimi i mesiperm, ndonese ne moshe te vogel, vazhdoj t'i kem ende neper sy pamjet e trishta te viteve '70 dhe vazhdojne te me gjemojne ende neper veshe britmat e altoparlanteve te vena anekend qytetit kur gjykoheshin "armiqte" e popullit.

    Kujt t'ja rrefesh keto ngjarje mor Brar?

    Askush nuk ka dal pergjegjes per instalimin e sistemit kriminal komunist ne Shqiperi, askush nuk ka kerkuar minimalisht falje per krimet e kryera dhe per shfarosjen brenda llojit!

    Toleranca e te ndjerit Arbnori dhe e bashkevuajtesve te tjere nuk eshte kuptuar si nje shenje force dhe shpirti pajtimi, por si nje shenje dobesie dhe kjo ka trimeruar kriminelet dhe bijte e tyre.

    Turp per Shqiperine!

    Por ajo qe te vret dhe me shume eshte mungesa e respektit minimal per vuajtjet e tyre.

    Turp per shqiptaret!

    Por te vdekurit e vertete nuk jane ata qe u varen dhe u pushkatuan, por ata qe ishin denuesit dhe pushkataret e tyre qe fizikisht jane gjalle, por qe paburreria dhe mungesa e moralit i ka kthyer me kohe ne kufoma qe vazhdojne te qelbin ende shoqerine shqiptare!

  7. #37

    Një njollë turpi - nga Ismail Kadare

    Një njollë turpi

    Nga Ismail Kadare

    Po ju dërgoj mesazhin tim të solidaritetit, për përkujtimin e poetit martir Havzi Nela. U mbushën njëzet vite që iu mor jeta, me një nga format më të vjetra e më barbare të dënimit që ka njohur njerëzimi: me varje. Vetë kjo formë e sidomos ky afat njëzetvjeçar, tingëllojnë të pabesueshme. Prej kohësh nuk ka patur vrasje poetësh në kontinentin europian. E aq më pak prej kohësh nuk ka patur varje, por Shqipëria nuk bënte pjesë as në Europë as në kontinentin e qytetëruar të popujve. Shqipëria në vitin 1988, në prag të rënies së komunizmit, ishte ende një njollë e zezë në hartën e kontinentit, një njollë e turpit dhe e krimit në shkallë planetare.

    Rendi komunist i egërsuar nga shenjat e para të lirisë, ashtu si bisha që egërsohet prej sinjaleve të dritës, donte të jepte një mesazh të kundërt me shpresën. Një mesazh frikësimi dhe tmerri. Dhe, për të qenë i besueshëm se ende nuk do të bënte asnjë lëshim, për të bindur të tjerët dhe veten e vet se ende ishte i aftë të vriste, zgjodhi formën më barbare të marrjes së jetës: varjen me litar.

    Një poet u lëkund në trikëmbësh për tri ditë rresht, në qytetin verior të Kukësit. Kjo tregonte se programi themelor i stalinizmit shqiptar, vazhdonte të mbetej i pandryshuar. Ashtu si në vitet 1945-1947, kur rrëzoi me plumb e me litar elitën kulturore, fetare e politike shqiptare, ashtu si më pas kur rrëzoi mijëra të tjerë, ky program vazhdoi të mbështetej mbi krimin dhe kryesisht mbi krimin. Krimi i jepte kurajo në orët e panikut, krimi i qetësonte në orët e ligështimit. Pa krim shefat komunistë ndiheshin të dobët e të squllët. Me krimin ndiheshin trima, si gjithë fikacakët.

    Poeti Havzi Nela, që po të ishte gjallë do të festonte së shpejti 75-vjetorin e lindjes së tij është një këmbanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë këmbanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë.

    Krahas hezitimit për të dënuar krimet e komunizmit, një dukuri tepër e shqetësuar për të mos thënë monstruoze, vazhdon në Shqipëri. Pasioni i habitshëm për t'u dhënë tituj e nderime njerëzve që jo vetëm nuk bënë asgjë për lirinë, por që bënë gjithçka për ta shtypur atë.

    Shoqëria shqiptare ka nevojë të shkundet e të mbrojë liritë demokratike kundër çdo lloj kërcënimi që i vjen nga çdo lloj drejtimi e i fshehur pas çdo lloj maske. Vetëm kështu ajo do të jetë në gjendje të fitojë drejtpeshimin e munguar. Martirët e kanë qetësine e tyre atje ku pushojnë. Eshtë shoqëria shqiptare ajo, që nuk e ka. Dhe për këtë duhet të luftojnë të gjithë.

  8. #38
    Në vend të një “revanshi’ për Fehmi Abdiun
    Nga Desada Metaj

    Po të drejtohem personalisht në mënyrë publike, jo për t’iu bashkuar ndonjë fushate propagandistike apo politike, por për të kujtuar se në një betejë të tillë, ku dështojnë palët që nuk kanë qenë palë vite më parë, të humburit e mëdhenj ndjehemi ne, që kemi qenë realisht viktimat e atij sistemi.

    Unë nuk po të shkruaj si gazetare, as si pjesë e stafit të TV “Klan”, por si mbesa e Selim Metës, vëllait të gjyshit tim, që vdiq në burgun e Ballshit në dhjetorin e vitit 1981.

    Gjyshi im u pushkatua në vitin 1945 dhe vëllai i mbetur dhe i vetëm i tij, Selimi, e shtyu jetën në burgje e internime duke lënë rrugëve 7 fëmijët e tij. Nuk dua të merrem as me skenën e ridënimit të tij dhe as me fatin e paracaktuar prej regjimit për të. Por sot, kur debati rreth dënimit të krimeve të komunizmit po kthehet në ushqim dite për politikën, ne të persekutuarit kemi nevojë të shikojmë shembuj pendese dhe distance nga këto krime së paku nga autorët e shquar të tyre. Ju, zoti Abdiu, jeni “një shembull i mirë negativ” për të qetësuar mijëra shpirtra. Jeni një shembull i mirë negativ, jo se jeni më krimineli i gjithë gjykatëse të komunizmit, por jeni më i shquari i atyre që janë ende sot në detyrë. Po të ishte gjallë Bilbil Klosi, që më ka pushkatuar gjyshin, apo po të ishte në detyrë Arianit Çela, ti natyrisht do mbeteshe në hije. Por vonesa jonë e madhe për të dënuar krimet e komunizmit i dha kohë dhe shans shumicës së asaj skote të vdesë e qetë dhe pa brerje ndërgjegjeje. Nuk di në është fat apo fatkeqësi fundi i jetës së tyre, por di të them që ti mund të quhesh me fat që ke shans të dëshmosh pendesë dhe distancë nga krimet e një regjimi që i ke shërbyer. Mund të ishe dhe pak më i vjetër dhe nuk do ta kishe këtë shans. Do kishe ikur në heshtje si paraardhësit e tu. Shansin e ke që askush nuk po të drejton pistoletën te koka. Askush nga ne, nipërit dhe mbesat e atyre që kanë vdekur dhe janë persekutuar në burgje, nuk po kërkon shpagim fizik ndaj teje dhe shokëve të tu. Përkundër kësaj kemi dëshmuar tolerancë dhe përgjegjshmëri ndaj së shkuarës suaj.

    Unë nuk pres që ligji i pezulluar prej jush të bënte ndonjë mrekulli. Nuk kam pritur as më parë, kur ju u rikthyet në pushtet në vitin 1997 të kishit ndonjë ndjenjë pendese. Por tashmë që beteja për një ligj për lustrim është bërë tërësisht politike dhe spekulative, ju keni shansin të ngriheni mbi palët dhe të dëshmoni se keni ndërgjegje. Unë nuk jam shumë e interesuar, nëse te ti apo ndonjë kolegu yt do të vijë ndonjë dosje që shqetëson qeverinë, që shqetëson kryeministrin apo ndonjë ministër të tij, qoftë ky dhe Lulzim Basha. Unë jam e shqetësuar që një nga orët e tua të zakonshme të punës si gjyqtar komunist ka shërbyer për të lënë në burg një njeri fatkeq, të moshuar, vetëm pse ishte vëllai i gjyshit tim, po ashtu i pushkatuar më 1945. Unë nuk e di ç’të duhen ty dhe tre muaj më shumë apo më pak punë apo rrogë në Gjykatën Kushtetuese. Di që ti, sapo u hap ky debat, duhet të merrje vetë iniciativën për t’u larguar. Jo për t’i bërë qejfin Berishës apo për të lënë keq Edi Ramën, por për të shmangur dhe këtë spekulim të madh me shashkat e luftës kundër komunizmit. Ti, dhe kur them Ti, kam parasysh gjithë “shokët” e tu që kanë dhënë vendime të tilla dhe janë ende në poste mund të bënit një gjest distancimi tashmë në fund dhe pastaj do të kishim një shans për të provuar sa realisht e kanë të tjerët luftën kundër komunizmit. Por ti e humbe këtë shans. Shokët e tu po ashtu e humbën këtë shans. Shqipëria po ashtu po e humbet shansin të ndahet nga e kaluara e saj me dinjitet dhe të sillet me të shkuarën e saj si një vend i emancipuar. Një nga arsyet është dhe vendimi yt për të dalë në pension gjykatës, edhe pse këtë profesion, jo vetëm për fajin tënd, e ke përdhosur gjatë një regjimi që ishte fatkeqësi e të gjithëve.

    Unë të kërkoj ta bësh gjestin e largimit si qytetare e re e Shqipërisë, por dhe si mbesa e gjyshit që nuk e kam njohur, pushkatuar në vitin 1945 dhe si vajza e një babai, xhaxhai i të cilit është lënë në burg në pleqëri prej teje dhe ka gjetur vdekjen në qeli duke lënë fëmijët dhe fisin e tij në mjerim. Nuk dua t’i bashkohem në këtë thirrje as fushatës së atyre që flasin për shtet ligjor dhe kanë parasysh mbrojtjen ligjore për tipa si ty, as për ata që flasin për spastrim të sistemit nga njerëz si ju, por falin të tjerë politikanë dhe ish-komunistë fanatikë.

    Unë do të isha e qetë mos të kisha punë me të kaluarën, por kur mendoj se aq vite sa unë jam sot, viktima jote, që është vëllai i gjyshit tim, i ka kaluar në burg, trishtohem thellë dhe kërkoj pak, fare pak: Të na lini të qetë, së paku duke mos ju pasur më në zyra gjykatash, në zyra partish dhe në zyra pushteti. Ka plot punë të tjera, me të cilat mund të jetoni dhe të mbani familjet tuaja. Askush nuk ju uron fatin e tim gjyshi dhe vëllait të tij, por as ju s’keni pse na mbani me zor të lidhur me kujtimet e hidhura të tyre.


    Pa shumë respekt për ju dhe sërën tuaj

    Desada Metaj

    Gazetare

    tema

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd

    -




    Havzi Nela, triumfi i një morali brenda ferrit


    Nga Petrit PALUSHI


    1.

    Është e nevojshme të thuhet se Havzi Nela nuk luajti asnjëherë rolin e viktimës, të lutjes a mëshirëkërkuesit, apo të fshehjes së asaj që ndjente, por u shfaq si njeriu i përballjes së madhe dhe që kërkonte vazhdimisht drejtësi.

    Kështu ndodhi në dënimin e parë me 15 vjet burg, në ridënimin prej 8 vjetësh, në dënimin e tretë (internimi) dhe në dënimin e fundit fatal. Mbas dënimit të fundit, i kërkonte Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me kryesues Abdiun dhe anëtarë Robon dhe Laskën: "Të më japë drejtësinë që më takon". Edhe pak kohë para se t'i merrej fryma, në orën 3.30 të mëngjesit ende të terrtë të 10 gushtit të 88-s, ai gjeti forca të ruante profilin e njeriut që s'qe pajtuar asnjëherë me shëmtinë e atij regjimi, që s'u përvujtnua, gjunjëzua e s'u përshpirt kurrsesi t'i falej jeta.

    "I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me veti. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër kambë. Kam nëntëqind e dhjetë lekë dhe kërkoj që këto t'u jepen të afërmve të mi (nanës)".

    Kjo ka të bëjë me thelbin e çeshtjes tek ky njeri: përpjekja dhe sakrifica për lirinë, për paqen sociale, duke mbetë ajo që është esenciale për një njeri veçanërisht në kohëra të jashtëkohshme, pikërisht VETVETJA, mostjetërsimi i VETVETES.

    Herezia ndaj H. Nelës nuk ka nisë për shkak të arratisjes së tij me 26 prill të 67-s, por pikërisht dhjetë ditë më herët për shkak të reagimit civil ndaj tezave shkretuese të diktatorit Hoxha të shkurtit të 67-s. Në përballjen me pushtetarinë vendore, në Shishtavec, ai shfaq haptas pikëpamjet e veta:

    "...Populli asht i sëmurë, tri gjylpana menjiherë nuk e shërojnë, por e shkatërrojnë. Mungon edhe fjala e lirë dhe shtypi i lirë për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut...".

    Është fjala për mosfutjen në kooperativë, për mosprishjen e objekteve të kultit dhe në tërësi për lirinë e individit.

    Në atë që shtron, ai është i kthjellët, me një ndjesi reaguese ndaj asaj ofensive që kërkonte prishjen e shtyllave të shenjta si prona, besimi te zoti, liria e individit. Fjala e këtij njeriu të thjeshtë qe një alarm, qe një thirrje për atë që do të ndodhte më pas dhe vendi do të futej në bunkerin e vetërrënimit.

    Këtu ngre krye vizioni i këtij njeriu; ai përpiqej që programi zezonë i partisë-shtet të kthehej me kryeposhtë, dhe me ndërrimin e regjimit komunist, sot është e lejueshme prona, besimi te Zoti, veshja sipas shijes së vetë individit, etj.

    Ndoshta qysh këtu nisin e jetëson dy gjëra të qenësishme:

    1. Vizioni i kthjellët.

    2. Raporti me diktatorin, të cilin në një poezi të vitit 1975, do ta cilësonte "Tirani ynë", apo dhe në një shënim të vitit 1983 në kamp-burgun e Qafë-Barit kur vinte në dukje se "Shtylla qëndrore e urrejtjes dhe e demaskimit tim qëndron Hoxha".

    Mbas kësaj, do vinte përplasja në këshillin pedagogjik dhe organizatën e partisë, dhe po prap do të mbronte pikëpamjet e veta, që do të thotë se në mendjen e vet qe formësuar ideja se tezat e 6 shkurtit të diktatorit do t'ishin rrënuese për krejt vendin dhe ai s'kish kurrfarë zmbrapsje pavarësisht pasojave të mëvonshme. Ndërsa arratisja e tij është spektakolare, sidomos për gjestin në kohën e kapërcimit të kufirit, ku në letrën që la tek Piramida me shënimin:

    "Lamtumirë, Atdhe i dashun,

    Po të la, po zemërplasun".

    po dëshmonte se rrethanat po e detyronin të kryente një gjë të tillë, dhe në rast se do të mbaronte ajo aventurë, ai do t'i përmbahej dëshirës së shfaqur në vitin 1962, se kish dëshirë të shkonte në Austri dhe të shkollohej edhe aty, ku kishin studiuar Poradeci dhe Çabej, më vonë prej aty e në Amerikë.


    2.

    Po të kish pranuar ofertën e UDB-së, ai do t'i kish shpëtuar ferrit të këtejmë, por mu për shkak të pavarësisë dhe të moralit të moralshëm, ai mori dënimin e parë prej 15 vjetësh.

    Në rast se do të kish ndejtë urtë, me gojë të mbylltë dhe njësh me rregulloren e burgut, pra në rast se nuk do të shprehej në 75-n, gjithnjë sipas dokumenteve arkivorë se "këta që flasin nëpër gazeta për burgjet e Spanjës janë bërë më të tmerrshëm nga Hitleri e Franko... Po të flasësh dy fjalë dënohesh me 10 vjet privim lirie e punë të rëndë. Kampet e riedukimit janë në të vërtetë kampet e shfarosjes graduale të njeriut... Në Perëndim ka liri e demokraci, se muzika, arti, kultura dhe standardi i jetesës kanë arritur kulmin pasi ke ç'të shijosh", apo se "... Tani Konferenca e Sigurimit Europian me vendimet e saj do t'i detyrojë edhe këta t'i zbatojnë patjetër... Liri për njerëzit ka në Amerikë... alamet presidenti bën betimin para kryetarit të Gjykatës federale. Fjalën e kishte për presidentin që zëvendësoi Niksonin"; etj, etj, dhe në këtë kontekst, po të mos raportohej nga 6 bashkëvuajtës, nuk do të ridënohej me 8 vjet të tjera, kur i kishin mbetë prej dënimit të parë edhe 6 vjet, 4 muaj e 18 ditë.

    Po të kish dalë i penduar prej burgu, me një fjalë po t'ish tjetërsuar, po të kish ulë kryet dhe të merrte frymë përmes hundëve të konformizmit, dmth, po të mos ishte Havzi Nela, por maska e tij, po të mos e njihte fort mirë regjimtaria komuniste, me strukturat e veta dhe me spijuninë rreth e rreth, pra po të mos e shihte si mur të pakalueshëm, ai nuk do të internohej në Arrën, në një katund që të jepte imazhin e një mikrosiberie shqiptare.

    Por fati qe gjithmonë mizor me të.

    Po të shohim ndodhinë e ngjarjeve sipas konceptit të K.Popperit, atëherë ia vlen të besosh se po të mos ishte dënimi i tretë (internimi në Arrën), ndoshta rrjedha e jetës së tij do t'ish më ndryshe.

    "Megjithatë, më shkonte shpesh mendja që mua do më internonin, por nuk më shkonte mendja kurrë se do të më internonin pikërisht në fshatin Arrën. Përkundrazi. Mendja më shkonte se do të më internonin në ndonjë rreth tjetër, larg Kukësit, ku unë të kisha mundësi më shumë për të krijuar familje dhe për ta shijuar jetën në këto vite që më kanë mbetur, sepse vitet më të mira të jetës i kam kaluar në burg".

    Në rast se ndonjëherë do të rihapet procesi gjyqësor, dmth, një gjykim normal, do të mësohet se hetimi ka zgjatur vetëm në harkun e 7 ditëve, se vendimi për ekzekutim është marrë në Gjykatën e Kukësit dy dytë para seancës gjyqësore, se janë kapërcyer kryekëput edhe vetë ligjet e zeza të kohës, se ndëshkimi qe krejtësisht politik, me gjithë përpjekjet për ta zhvendosë të vërtetën dhe manipuluar faktet. Këtu na vjen në ndihmë edhe një pjesë nga Vendimi i Gjykatës së Kukësi, që u mor krejt i mirëqenë edhe prej Kolegjit Penal:

    "I pandehuri paraqitet me një personalitet shumë të keq, armik i egër e i betuar, çka flet për një rrezikshmëri shumë të madhe të tij. Disa herë është dënuar dhe përsëri më me konseguencë ka vepruar si armik, si në kushtet e izolimit, ashtu edhe në gjendje të lirë. Asnjë lloj dënimi për këtë të pandehur nuk ka më efekt përveç atij kapital, sepse për të nuk ka më shpresë edukimi".

    Në këtë rrjedhë, komisioni i marrjes së frymës së H. Nelës, bashkë me kreun R. Alia, praktikoi edhe aktin e parafundit ndaj H. Nelës, ekzekutimin me varje, si një përpjekje tjetër për të terrorizuar banorët e Kukësit, por që u kthye në të kundërtën e vet: qëndrimi-homazh i banorëve ndaj të martirizuarit qe një shenjë se regjimi qe në përpëlitjet e fundit.

    Këtu, në vijueshmëri mund të mësohet gjithashtu se miratimi për dënimin fatal është dhënë nga 7 presidiumsa të K. Popullor: Rita Marko, Sihat Tozaj, Eleni Selenica, Kristaq Rama, Lumturi Rexha, Rrahman Hanku dhe Emine Guri (me votë përmes telefonit), çka do të thotë se ka votuar për marrjen e jetës më pak se gjysma e anëtarësisë, që mund të bëjë pjesë në një rrëfim absurd, të pabesueshëm për një njeri normal, sidomos votimi përmes telefonit, dhe kur bëhej fjalë për marrjen e jetës së një njeriu.

    Në anën tjetër, në rast se do t'ishin hapur dosjet qysh në 92-in, madje edhe ato të proceseve gjyqësore, F. Abdiu, një prej firmosësve të dënimit të martirit Nela, nuk do të kishte shansin të futej në Parlamentin pluralist të Shqipërisë, as disa vite më vonë të merrte kreun e Gjykatës kushtetuese, as Laskaj s'do të kishte shansin të ishte në krye të një institucioni të kontrollonte pasurinë e Presidentit të Republikës, të Kryeministrit dhe të parlamentarëve të Shqipërisë, ndërkaq as gjitha shpura tashmë e njohur që punoi sistematikisht t'i merrej padrejtësisht jeta martirit Nela, nuk do të vijonte të punonte në sistemin demokratik të drejtësisë. Të ndalemi pak në Republikën Çeke: në dhjetor të vitit që shkoi një ish-prokurore në moshën 86 vjeçare u dënua nga Gjykata e Lartë me 6 vjet burgim, për shkak të dënimeve që u kishte dhënë disa politikanëve antikomunistë në vitet '50.

    Në rast se historianëve tanë nuk do t'u rrinte ende përmbi sy perdja e marksizmit, atëherë në tekstet e historisë së shkollave të mesme dhe të larta do të pasqyrohej krimi ndaj njeriut të lirisë Havzi Nela, si një prej krimeve të shëmtuara të diktaturës komuniste, duke realizuar dënimin e fundit politik me ndëshkim me varje, në gjithë vendet e Evropës Lindore. Për fat të keq, kjo ndodhi për shkak të mosrefleksionit të plotë të shoqërisë sonë.

    Ende nuk ka ndodhur shkundullima e domosdoshme e saj, ai reflektim që historia jonë tragjike të shërbejë edhe si mësim që n'asnjë formë të mos shfaqen edhe vijat më të holla të saj apo edhe imazhe të asaj zymtie.

    Ia vlen të thuhet se në rastin Nela apo në raste të përafërta nuk bëhet fjalë për pendesë të atyre që ushtruan barbarinë, por përpjekje e hapur dhe e fshehtë që të funksionojë mekanizmi i harresës, justifikimi absurd se "E tillë ishte koha". Ndërsa edhe ky takim i sotëm është një solemnitet nderimi dhe njëkohësisht solemnitet kundër harresës. Është gjithashtu edhe meritë e medias që e ka bërë të njohur vazhdimisht çeshtjen Nela.


    3.

    E ndjej si obligim të shpreh mirënjohje ndaj dy vëllezërve të martirit Havzi Nela, Shukri dhe Asllan, të cilët mundën të nxjerrin fletoret me poezi nga kampburgu i Qafë-Barit, t'i ruajnë me përvuajtje dhe fisnikëri, dhe përmes atyre poezive tashmë na vjen më i plotë profili i martirit Nela, me një poezi thellësisht politike, si një tablo e ferrit të kohës.

    Gjithashtu respekt për Ministrinë e Kulturës dhe ekipin e shkëlqyer të fisit Nela me banim në Amerikë, të cilët mundësuan botimin e dy librave, esenë time dhe poezinë e zgjedhur të H. Nelës, si dhe dy botimeve të tjera të këtij formati që do botohen s'afërmi: Albumi me foto të Martirit dhe ribotimi i plotësuar i librit "Fjala në litar".

    H. Hela është përfaqësuesi i denjë i asaj shtrese dhe i atyre njerëzve, veçanërisht nëpër kampburgje, që mbetën vetvetja në atë kohë mizorie.

    Jeta dhe vepra e tij është dëshmi e madhe, është një institucion karakteri, qëndrueshmërie, ndjesie, veti të cilën e kanë kryesisht ata njerëz që në radhë të parë janë VETVETJA.

    "Shpejt gjithçka ka me marrë fund. Ne do mbyllim shumë gjana dhe do sillemi si njerëz, se përndryshe nuk e merr kurrë vetin Shqipnija. A lahet gjaku me gjak? Nuk lahet se bahet nji pellg tjetër gjaku që s'e lan e s'mundet me e la kurrën e kurrës të parin".

    Ky qe mesazhi i Nelës (sipas një bisede me bashkëvuajtësin Ismail Dida), mu nga zemra e ferrnajës, një mesazh qytetërimi, mesazh për një paqe sociale, dhe natyrisht për një Shqipëri ndryshe, për të cilën ai edhe u flijua, por "si njeriu që bëri detyrën e vet", po të perifrazonim një varg të Ricos-it. Prandaj, përsa parashtrova më sipër, ai mbeti triumfi i një morali brenda ferrit, mishërimi i një përpjekje që liria të mos mbetej vetëm iluzion.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Faleminderit per kete shkrim te shkruar me zemer o Profesor Dritani. Une lexoj cfare shkruan ti per poetin dhe dritherohem per ate fund makaber qe gatoi regjimi satanik i te vetmit vend markesist -leninist ne bote. Ato duar qe kane firmosur ate akt une i perfytyroj si kthetra te zeza qe marin zemren e poetit dhe te gjithe popullit. A nuk jane po ato duar dhe mendje djallezore qe i moren rinine dhe ja prene karieren ne mes edhe vellait tend, mjekut te talentuar ortoped Fadil Spahiut? Megjithse ti sthua asnje fjale per te, une lexoj dhe ndjej qe ti flet per te gjithe, per te gjithe martiret e ketij populli. Faleminderit Profesor. Ti ishe profesori i nderuar i katedres se fizikes , me librat e tu kemi mesuar ne dhe studentet e universitetit te Prishtines.Ti notoje lirshem pa asnje pengese ne elektromagnetizem por smund te notoje kaq lirshem ne jete sepse diktatura te kishte edhe ty ne shenjester mbase. Ti nuk ishe i perkedheluri ..si te tjere.
    Respekte profesor.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama dhe media e 'fjales se lire'
    Nga Jeto_Jeten në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-06-2014, 14:56
  2. Havzi Nela, apo vrasësit e tij?
    Nga Mike Oldfield në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-11-2012, 17:48
  3. SOPA dhe PIPA -Fundi i fjales se lire dhe prag fashizmi
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 01-02-2012, 11:36
  4. PS: Bojkot kuvendit kundër dhunës ndaj fjalës së lirë
    Nga djaliepirotas në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 16-04-2010, 15:40
  5. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-02-2008, 13:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •