Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    SKENDERBEU KA LINDUR NE GUREZ TE MATIT

    Ndue Hoti

    Afro dy vjet me pare ne muajin Nentor 2003 ne gazeten "Lissalba" te qytetit te Lezhes pata botuar nje shkrim me titullin "Skenderbeu u lind ne Gurez". Disa e kundershtuan, por disa, edhe Nikolle Gazulli thone se po. Gurez quhet edhe trualli brenda Kalase se Krujes, por me 1405 Kastriotet nuk jane aty?!

    Duke dashur te paraqes vetem etimologjine e emervendit Gurez, qe ndodhet buzedetit, ne Bregun e Matit te Poshtem, variabel hyri nga ky shkrim Gjergj Kastrioti, femije qe me vone do te rritej, burrerohej dhe do te meritonte permasa europiane.

    Studiuesit e meparshem, por dhe keta moderne, e kane anashkaluar Gurzin ne Bregun e Matit, per t"i gjetur nje vendlindje me "dinjitoze" Heroit tone Kombetar, se sa kjo treve e thelle fushore, ne krahun e majte te rruges se vjeter bregdetare Durres-Gurez-Prizren, vendi ku kalojne ushtri qe djegin dhe plackisin, qe mbartin semundje epidemike, ku popullsia eshte e paket, e varfer dhe disa here detyrohet te braktise fushen e te vendoset ne vendet me te larta per t`i shpetuar dhunes se ushtrive te huaja si dhe shfarosjes nga semundjet.Vendet me te larta mund te ishin nga jugu Koder- Rekajt "Kepi i Rodonit ), nga Veriu Mali i Shengjinit dhe ne lindje deri ne Dibren e Poshtme.

    Dokumentat me autentike qe vertetojne ekzistencen e Gurzit jane ato te humanisteve Dhimiter Frangu "1443-1525) dhe Marin Barleti "1450-1512), por ky i fundit shton se e ka emrin Fushekuqja, keshtu jo se eshte derdhur gjak, por keshtu e kishte edhe me pare, pra keshtu vertetohet lashtesia e treves se Gurzit, "shen.im, N.H).
    Fushekuqja ishte nje lokalitet i vogel bregdetar, qe perfshihej deri vone ne treven e Gurzit ne fushen e vertete te Arberit nga e cila do te merrte emrin Arberia. Xhubleta e gjetur terrakote ne Arapaj te rrethit te Durresit me 1973, qe i takon shek.VI- te pas Krishtit dhe ekspozuar ne M.H.K tetor 2005 "shih gazeta "KJ" dt.28 dhe 29 shtator 2005) tregon per nje vazhdimesi te hershme nga antikiteti, te nje popullsie xhublete-mbajtese, nga Durresi ne Shkoder, ndoshta paralele ose para popullsise zadrimore, edhe kjo vertetuar nga pikepamja arkeologjike ne rrenojat e Durresit. Nese eshte e vertete ne shpjegimet e T. Ippen-it, ""Shqiperia e Vjeter", fq.61), se Progoni "=Prekani, emer i njohur edhe sot) sundues i Arberit v.1190, atehere kemi te bejme me nje dinasti te kahereshme Leke te Fushes.

    Qendrimi qe mban Venediku me 3 prill 1407 ndaj nje letre derguar nga i ati i Skenderbeut, ne te cilen Zotnia Shqiptar kerkonte anulimin e nje vendimi te peshkopit te Lezhes, e cila ndodhej nen zoterimin e Venedikut per kalimin ne vartesi te tij te 12 kishave qe i perkisnin peshkopates se Arberit prej 800 vjetesh nuk thuhet se cilat jane keto por mesa kuptoj te pakten 3 jane te Gurezit si; ajo e Shen-Gjergjit buze Matit ne veri, Shen Merise ne Trojet e Gjinazesit ne jug dhe ndonje kish" tjeter, emrin e se ciles "Zoja e Keshillit te Mire", sot e ka Kisha e Bukur e Treves se Gurezit.
    Pjesa tjeter e kishave mund te shtriheshin sipas horizontales Fushekuqe-Mat-Diber e Poshtme "Ohri i Vogel) si ne Hotenei, Kastriot, Hotesh, Rec, Gardhi i Poshtem, Sine, Pika Gorre, Prell, deri ne Hotaj "Beshkash- Mat), "lexo: "Mati", R.Ficori, fq. 70, D.Kurti shenime etnografike neper Mat, fq. 269; "Dibra" H.Ndreu, fq 7; A..Perleka "Lura"; T.Ippen "Shqiperia e vjeter ", fq 93; von Hahn, "Udhetim ne viset e Drinit fq. 53"). Ky i fundit shkruan: "Gjate udhetimit tone ne do te ndeshemi gjithashtu ne Dukagjin "Mat) dy vendet e tjera , te cilat pretendojne qe aty ka qene dikur qendra e familjes se Kastrioteve dhe madje ketyre ju duhet shtuar edhe nje i trete qe ndodhet ne Hotenei". Ky toponim sot eshte harruar, por hartografi italian Giovanni Cautelli ne vitin 1689 e ka vendosur ne jug te Selites "Ohri i Vogel).

    Nese keta jane malesore "M.Madhe) ne "Ae-Madhja" lind natyrshem pyetja cila eshte Ae-Mathja?! Lumi Mat ia dha emrin apo ky e mori nga "malesi )Ae Madhe?! Atehere si duhet t"i ndajme per t"i studiuar me mire malesoret? Historianet i ndajne psh ne franceze te vjeter " Kelte dhe Gale),dhe ne te rinj "franke dhe normane). A njihen malesore te vjeter anasit dhe te rinj keta te sotmit ne Bregun e Matit? Une po i quaj malesoret e Matit, qe e ndiejne veten "kelmendas" dhe "hotjane", vazhdim i M.Madhe pra, anasit, migrues qe gjendeshin ne cdo mal, por edhe ne fushe deri ne braktisjen e Durresit ne 1501, apo pas renies se Krujes v.1415, "rrjedhimisht edhe Gurezit me 1481) dhe malesore te rinj keta qe njohim sipas regjistrit turk 1467 apo 1583 "lexo: Historia e Skenderbeut, K.Frasheri, 2002,fq 70, dhe H. e Tiranes fq.271, sqarime: Gurezi i Bregut te Matit ose lat. Alcolle- Matia) qe krijojne nje shumice toponimesh ne Dibren e Poshtme dhe antroponimesh te lugines se Matit, te perziera edhe me ato te Fushekuqes e Malesise se Madhe, ku migrojne edhe kastrate "=kastriothe, apo kastriote sipas rregullave te gjuhes latine, mbizoteruese e kohes).

    Vertetimi i barazimit kastrate "M.e Madhe), Kastrioth "Gurez), Kastriot "D.e Madhe) eshte i rendesishem, per mendimin tim hipotetik. Jo vetem E.Durham, Miranda Eickers etj, por edhe At Zhan Klod Faveirial "Historia e vjeter e Shqiperise" shkruan ne fq. 282: "familja e tij e kishte prejardhjen nga fisi shqiptar i Kastrateve, prej nga rrjedh dhe mbiemri Kastriotit" Pra, At Faveiriali thote nga fisi dhe jo nga mali i Kastratit. Historianet i meshojne faktit se ata blejne toke ne Dibren e Poshtme, ne Gardhin e Poshtem" i ngjashem me Gradecin = shkallen), dhe Sinje "i ngjashem me Cinnin e Marshejt "Koplik), Nikolle Spathari ,"Malesia e Madhe si e njoha une" fq., 132, permenden si vende historike"

    Ne fillim te shekullit XIV-te, Gurezi dhe treva e Bregut te Matit, si gjithe treva Veri-Perendimore i ishin aneksuar Mbreterise Serbe. Milutini jetoi si katolik dhe mbrojti ata te ritit latin per sa kohe jetoi nena e tij Helena katolike, derisa kjo vdiq me 1312.

    Nepermjet vete bizantit dhe bastareve epirote u soll riti dhe u diktua skizma greke ne Shqiperine Jugore "At Faveiriali fq 254).Duket se Kastratet ose Anasit e Kastrateve jane ne balle te ketij sulmi bizantin, te mbeshtetur nga Helena katolike deri nen Durres e pergjate Shkumbinit "dhe jo sic thote historiani yne i mirenjohur Kristo Frasheri, "Hist. e Skenderbeut", bot. v.2002, se "Kruja bente pjese ne brezin e demarkacionit kulturor, ku bashkejetonin veriu katolik dhe jugu ortodoks fq. 229") Kjo kuptoht se autori i 99 te mirave fut nje te keqe sic duket i indoktrinuar nga politika e dekades se fundit, pasi dihet se kjo vije shkon sipas Shkumbinit apo ne te deri ne Berat, kur qytetare te Durresit, te detyruar nga termeti akomodohen ne Berat, pårå årdhjes se anzhuineve.

    Presioni qe u vjen banoreve te Fushes dhe Kastrioteve ne Gurez nga Bizantinizmi i skajshem i te rese se Helenes, bije e Andronikut II-te, nga veriu, si dhe presioni nga jugu bizantin i Komneneve duket se i detyron te lene Gurezin, fushen bregdetare dhe me perkrahjen e Venedikasve katolike te cajne ne drejtim te lindjes, ne tokat e Balshajve "1326-1421), te privilegjuarve te Car Dushanit nipit bizantin. Malesoret ketu i pershtaten veshjes sipas stilisteve te Arkipeshkvise se Ohrit, te folmen e Gurezit e humben gjithashtu.

    Thone se me vone kjo treve jepte shume djem per prifterinj katolike. Ne kete lufte me bizantin sllav dhe grek dallohej me pare njefare Andrea Hoti, me vone Junc "Justin ) Hoti dhe Aleks Kastrati "Pjeter Ivezaj.

    Zani i Shna Ndout nr. 69, Tuz 2005 "Vendet tona ne kohen e Kastrioteve" fq. 19 ). Shkruan per trojet e malesoreve se vec Balshajve, Malesine e Madhe e sunduan dhe Gjurashet "mendoj se ky mbiemer nuk ka te beje me Gjuricen dhe as me Gurezin ne veri te saj, shen.im, N.H.),Ne nje shkrim etimologjik te meparshem kam konkluduar se emri i Gurzit, i Krujes mund te kene te njejten prejardhje- Alkuria, forma dhanore," kuries" gje qe verteton ate qe thote K.Frasheri se Kruja ndodhej ne fushe, indirekt edhe Kastriotet ndodheshin ne Gurez. Hipotezen e perkrahin edhe ata qe mendojne se Gurezi e mori emrin nga guracaket e Kelmendit.

    Gurashet sunduan nga vitet 1421-1496. Autori shkruan se keto dy familje sunduan edhe troje te tjera, pra edhe fushen e Bregut te Matit te Poshtem, pra Andrea Hoti mund te kete jetuar me pare si prijes autokton i fisit. Po keshtu thuhet edhe per Aleks Kastratin.

    Ne shek. e XV-te fisi i Hotit "te vjeter apo anas) behet fisi me i forte. Balshajt me 1415 detyrohen nga fisi i Hotit te terhiqen nga trojet e tyre; Kruja pushtohet nga Turqit dhe i ati i Skenderbeut nuk deperton dot ne Kruje, pra ndodhet ne Gurez. Venediku ka marre koncensione ne Durres, por edhe ne veri te tij, ne Gurez, kuptohet pika te rendesishme si; skela e Patokut, ndoshta kriporet e Shellinzave, rindertimin e kalase "Torre di Skanderbeg", hapjen åpo pastrimin e honekeve"kanale- kulluese), rruge pyjore sic eshte ajo e Shtrazes, Shenkoll-Shellinxa qe te conte ne skelen e Potokut, mund te kene rindertuar kishen e Shen Gjergjit buze Mades, dhe ate te Gjinazesit.

    Ashtu si Andrea Hotit dhe Gjon Kastriotit Venediku u lidhi pension vjetor.I pari mori titullin "Fisnik" dhe kishte me vete 80 kalores dhe 300 kembesore.Rreth vitit 1432 Skenderbeu eshte ne Edrene, ne Turqi, Junc"Justin)

    Hoti eshte ne Dalmaci," ky i fundit eshte i detyruar te largohet nga gjakmarrja per vrasjen e Balshes III "shih Llesh Smajli "Kerkim mbi te verteten" faqe 272, Hotjanet dhe Junc Gege Lazer Keqi lene trojet ,1417.) Me 1434 edhe Junc Hoti eshte zotni in partibus Albania."M.Shuflai "1879-1931), S. +Shqiptaret fq. 153).

    Me 1441 J.Hoti kthehet nga Dalmacia, Skenderbeu eshte ne krye t- ushtrise turke neper Ballkan. Mendoj se ashtu si Junc Hoti edhe Skenderbeu duhet te kete marre titull nga Venediku, sepse emri i ri Skenderbeut duket si titull joturk por si titull venedikas "Kont i Arbrit" ose Kont-Arbeu, nga emri i vendit, qe sipas "drejtimit te ri" e mori emrin Ven-era ose anasjelltas Er-vend"=Arben), por edhe ndoshta nga Shen Boreo, te cilin e festojne arbereshet ne Itali.Ndoshta titulli i Junc Hotit u dha njekohesisht me ate te Skenderbeut me 1447, dhe jo me 1434 nga Papa Nikolla i V-te"George Kastrioth shih si Junc Hoth, dominio in Albania ,fq. 151, Historia e Skenderbeut, K. Frasheri, 2002).

    Venediku rrezoi te gjithe probizantinet dhe ngriti fisnike jo te pasur por perkrahes te tij. Gjon Kastrioti eshte fisnik dhe me pas i biri eshte i pare mes te barabarteve, me 2 Mars 1444 bashkoi fisniket dhe popullin shqiptar ne flamurin e tij kuq e zi."shqiponja e zeze, nje specie e ka emrin lat. assio-ottus, qe mund te kete dhene shume emra vendesh, nga kjo mund te shpjegohen edhe "H)as, "K)as, dhe az qe permend K.Frasheri "fq.60). Me 28 Nentor 1443 Skenderbeu ngriti Flamurin Shqiptar ne Kruje.

    Te pakten Mara, "D)iella, Gjelina, Stake"Nisha), Gjergji, por edhe i ati i tyre Gjon Kastrioti jane emra tipike nga Gurezi-malesor. Mbiemrat Kastrioth, Hoth u kthyen nen ndikimin venecian dhe Kastrioti i Dibres nuk do te thote se aty jetuan patjeter kastrate e anas te tyre, ashtu si hoten ne Hotanji. Selita " Salita), Sinja "Signora) dhe Cillna "ciello), kur e kompozoj me jep nje pajtore sic eshte " ne Gurez. Besoj se ka nje lidhje me ate te Fushes. Gjate ketij viti kam lexuar shume artikuj nga studiues te njohur nga fusha e Historise dhe Kultures kushtuar 600 vjetorit te Skenderbeut, por asnjeri nuk permend ditelindje e as vendlindje te Tij. Ndoshta njerezit e medhenj i lene pa ditelindje ashtu sic ka pasur raste per t"i lene pa dite vdekje?!

    Kur Hopf thote se Gjon Kastrioti nuk ka qene kurre ne Kruje, Hahni thote se ai ishte ne Mat dhe ne Diber, "pra njekohesisht ne dy vende nuk mund te jete?!), dhe shton se " nuk ka qene ne Fushen Bregdetare"" Fushekuqe), fq 53. A eshte lindur ne Gurez Skenderbeu?

    Tani po shtoj se jo vetem qe mund te jete lindur ketu, por ai lindi mes Shengjergjave, jo sipas kalendarit te vjeter Julian me 6 Maj 1405, sepse familja e tij Kastratase e kishte pranuar kalendarin e ri Gregorian dhe sipas tradites katolike do te merrte emrin e dites qe lindi, pra me 23 Prill 1405 dhe pagezimi i Gjergjit-femije duhet te jete bere pas tre ditesh, ose ne krye te javes qe lindi ne kishen e Shen Gjergjit "sot trojet e Shengjergjit, varreza te braktisura) .
    Jo me kot treva e Gurezit e feston festen e famullise tre dite pas Shen Gjergjit te Ri.

    Gurezi fsheh nje histori te madhe, te lavdishme. Skenderbeu del per gjyeti ketu, ne lufte kontrollon vendrojet. Pianities-Rubra, sic e shkruan At Barleti vjen nga kohe te vjetra.Pse thirreshin Leke Gurezaket dhe Leke s"do me thane Aleks, por mendoj Arber?! Pse quhen Hanet e Gurezit? Pse ka magjype aty?Arberit nuk i kane shfytezuar kurre vendet e kultit per banesa. Pse bregut te majte te Shellixave ka themele guri ne thellesine deri nje meter? C"eshte Gjini i Fllugave?Vija e Kukalit?Pergjigjen e ketyre pyetjeve le t"na e jape Akademia e Shkencave te Shqiperise.

    (Koha jone e 14 tetor 2005)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Rreth emėrtimit “Mazrek” tė Kastriotėve(1)

    Ja tezat shkencore rreth prejardhjes sė Kastriotėve

    Nga Dr. Shefqet Hoxha

    Megjithėse po mbushen 600 vjet nga lindja e Gjergj Kastriotit – Skėnderbeut, ende nuk ka gjetur zgjidhje tė gjithėpranueshme problemi i origjinės krahinore tė Kastriotėve, pėr tė cilėn janė shprehur shumė historianė e studiues, duke nisur nga Marin Barleci (1508-1510)1. Po ashtu, ka edhe ēėshtje tė tjera tė paqarta, ndėr to edhe ajo se Kastriotėt kanė pasur ose jo edhe njė mbiemėr tjetėr, Mazrek. Sqarimi i kėtij problemi i shėrben edhe ndriēimit tė origjinės sė Kastriotėve dhe pėrcaktimit tė vendlindjes sė Skėnderbeut.

    Dėshminė e parė pėr pėrkatėsinė e mbiemrit Mazrek nga Kastriotėt e kemi nga Flav Komneni, njė princ shqiptar nga dera e Engjėllorėve tė Drishtit dhe tė Tivarit (1553)2. Gjenealogjinė e Kastriotėve tė kėtij shkrimtari tė shek. XVI e ka tumirė dhe shpaluar edhe historiani Frenk Dy Kanzhė (Du Cange), nė vitin 17293. Sipas asaj dėshmie, stėrgjyshi i Skėnderbeut quhej “Konstandin Kastrioti” dhe mbante edhe mbiemrin “Mazėrek” (Meserechus): Constantinus Castriotus, cognomento Meserechus, Aemathiae et Castoriae Princeps, vel Dominus, memoratur a Flavio Comneno, qui eum obiisse ait anno MCCCXC”4.

    Gjenealogjia qė na ka lėnė Flav Komneni pėr Kastriotėt vėrtetohet edhe nga tė dhėna tė tjera tė pavarura, megjithėse Hahni5, Hopfi6 e Historia e Shqipėrisė (1959,1967)7 e quajnė autorin “hartues gjenealogjish tė fabrikuara”. Kėsaj akuze i janė pėrgjigjur F. Noli8, A. Gegaj9, dhe D. Radeshi10.

    Sipas F. Nolit, “Hopfi gabohet trashėrisht kur e cilėson (Flav Komnenin) si “tė vetėquajtur princ”. Pas dėshmimit tė Tivarasit, tė anonimėve dhe tė Dhimitėr Frengut, shtėpia Engjėlli, tė cilėn s’e pėrment fare Hopfi, ishte princore dhe nga ato mė tė vjetrat e Shqipėrisė… Nofta ato qė e bėnė Hopfin ta hedhė nė shportė kėte gjeneallogji – vijon Noli - janė fjalėt Mazaraka dhe Kastria… Po kjo ndreqet lehtė: Castoria dhe Meserachus mund tė jenė fshatrat Kastria afėr Drinit dhe Mazreku afėr Shkodrės, a afėr Drinit nė Has; pas kėsaj, Konstandin Kastrioti del princ i Kastrisė (Kosturit – Sh.H.) dhe i Matit”11.

    “Pėr Hopfin e Hahnin Flav Komnen Engjėlli ėshtė njė “fabricant de fausses généalogies” - ka shkruar A. Gegaj. Shėnojmė, ndėrkaq, se pėr emrin “Mazrek” (Meserechius) ai nuk gabon – thotė ai.12

    D.Radeshi mendon se “duhet bėrė njė dallim. Kur prejardhjen e fisit tė tij Engjėlli e nxjerr si pasardhės i perandorėve tė Kostandinopojės, kjo mund tė jetė fantazi, por pėrsa i pėrket fisit tė Kastriotėve, nuk na gėnjen, nuk ėshtė “fantazist”dhe s'kish pse ta bėnte kėte. Engjėlli na thotė se gjyshi i Skėnderbeut ishte “Konstandin Kastrioti, i mbiquajtur Mazėreku, princ dhe zot i Matit (Aemathiae) dhe i Kosturit (Kastoriae), vdekur mė 1390”. Duke u nisur se Kastriotėt sundonin nė fillim nė Has, mbiemrin e dytė, Mazėreku, ata mund ta kenė marrė nė fshatin Mazrek tė Hasit. Kėtu, nė Has, gjindet edhe fshati Kostur qė ishte edhe pronė e Kostandinit…”13

    Si tė dhėna tė pavarura qė mbėshtesin dėshminė e Flav Komnenit (1553), kemi disa akte noteriale tė shek.XV qė i ka zbuluar e bėrė tė njohura G.Schiro.14 Kėto akte, regjistruar “nė motin e Skėnderbeut” dėshmojnė se me mbiemrin Mazėrek ėshtė quajtur ai vetė dhe nipi i tij, Gjergji, i mbiquajtur “Skėnderbeu i Ri”:

    -“… me anėn e njė letre janė rekomanduar pranė nesh Pjetėr Manushi i Privatės, Zahari Gropa, Pjetėr Kuqari dhe Pal Manushi, fisnikė shqiptarė dhe epirotas, farefis me tė famshmin dhe tė pathyeshmin kapedan Gjergj Mazerek Kastriotin Skėnderbeun… erdhėn pėr strehim nė kėte mbretėri. Dhėnė mė Barkinomi, mė 18 tetor 1467”;14

    -“Gjergj Mazerek Kastriotit, Dhimitėr Kuqa Reresit dhe Pjetėr Bider Laskarit tė Palas Adrianit, dioēezit tė Palermos tė Mbretėrisė sė Sicilisė, shėndet dhe bekim apostolik. Me qenė se tė parėt tuaj, princa tė Epirit dhe tė Shqipėrisė, mbasi tokat e tyre u pushtuan nga turqit, erdhėn nė Sicili pėr tė ruajtur fenė katolike… konfirmojnė tė gjitha liritė…”. Dhėnė, Shėn Pjetėr, 13 maj 1515.15

    Nė njė dokument tjetėr qė mban datėn 1 shtator 1448, thuhet: “pro quorum remuneratione, actua antiqua nobilitate, quae ex clarissima familia Masrek Castriota Epirotarum principe originem traxit” (“Sipas kujtimeve tė tilla tė familjes suaj fisnike [familja e Giorgio Reres. Sh.H.], e keni origjinėn nga familja e shumė tė shkėlqyerit Mazrek Kastriotit, princ epirotas).16

    Mė 8 tetor 1467 janė regjistruar dy akte noteriale. Nė njėrin shėnohen “Constantinus Masrechius Castriota Epiri et Albaniae Reguli” dhe “Georgü Masrechij Castriota Scanderbegh…”; nė tjetrin “Georgij Masrechij Castriota Scanderbegh Albaniae et Epiri Principis…”.17

    Njė dėshmi tjetėr e pavarur mund tė jetė edhe njė e dhėnė e M.Beēikemit, sipas sė cilės njė kapedan me emrin Mazrek, ndoshta njėri nga djemtė e Gjon Kastriotit, qė ndodhej nė ushtrinė serbe, rrethoi Shkodrėn, me qė gjatė viteve 1419-1422 Gjon Kastrioti ishte aleat i Stefan Llazareviqit.18

    Nė mbėshtetje tė ekzistencės sė ēiftit mbiemėror Mazrek-Kastriot vijnė edhe pohimet e Piskosė, Barbarikut, Nolit, Gegajt, A. Budės, D. Radėshit, D. Kurtit e ndonjė tjetri.

    Pisko ka shkruar se mbiemri i parė e familjes Kastrioti ka qenė Mazrek dhe ky fshat ndodhet pranė Shkodrės.19

    E. Barbarich thotė se “Kastriotėt duket tė jenė me origjinė prej Mazrekut, fshat qė gjendet mbi kodra nė faqen e malit tė Cukalit. Ka tė ngjarė nė fakt qė Mazreku tė ketė qenė emri mė i vjetėr i kėsaj familjeje shumė fisnike shqiptare, siē dėshmojnė Du Cange e Flav Komneni…”.20

    F. Noli ėshtė shprehur se duke mbledhur dėshmimet e ndryshme, kėto mund t’i pajtojmė kėshtu: “Kastriotėt rrjedhin nga katundi Kastriot i Dibrės ose nga njė fshat i quajtur Kastria, qė ndodhej a nė Mat, a nė Mirditė, a nė Has (Mirditėn dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti, po Barleti s’ua pėrment emrat fare dhe i pėrmbledh nė emrin e pėrgjithshėm Aemathiae), a pranė Mazarakut, a nė Kastrat, sidomos nė malėsitė afėr Drinit…”.21

    Ndryshe kėtyre, A.Gegaj thotė prerasi se “Mazreku ndodhet nė Has. Emri mė i vjetėr i Kastriotėve, Mazrek ishte i panjohur nga kronikanėt bashkėkohorė. Ai u zėvendėsua mė vonė nga mbiemri Kastriot. Familja Kastrioti e ka sjellė mbiemrin e parė nga fshati Mazrek, qė gjendet nė krahinėn e Hasit…22

    Nė zėrin “Kastriotėt” tė Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985), A. Buda ėshtė shprehur se “Kastriotėt ishin me prejardhje nga Hasi dhe kishin atje fshatrat me emėr Mazrek, Kostur…23, pra le tė nėnkuptuar emėrtimin “Mazrek” qė e kishin pasur ata.24

    Dilaver Radeshi nė punimin “Principata e Kastriotėve”25 tė vlerėsuar nga A. Dyselje,26 rimerr nė analizė gjenealogjitė e Kastriotėve tė Engjėllit (Flav Komnenit), tė Muzakės dhe tė Hopfit; parapėlqen atė tė parėn, sepse – sipas tij – kujtimet e Muzakės nuk janė tė sakta, ndėrsa ajo e Hopfit quan stėrgjysh tė Skėnderbeut Branilon e Vlorės tė vitit 1368, pra njė sllav.27 Ndėrkaq, Engjėlli – siē kemi thėnė – i mbiquan Kastriotėt “Mazrekė”. Dhe, me qė Kastriotėt sundonin nė fillim nė Has, mbiemrin e dytė mund ta kenė marrė nga fshati Mazrek i kėsaj krahine, sepse kėtu gjendet edhe fshati Kostur qė ishte pronė e Konstandinit, gjegjėsisht e Kastriotėve.28

    Edhe studiuesi matjan, D. Kurti, pasi rreket tė gjejė dėshmi pėr ekzistencėn e njė toponimi dhe patronimi Mazrek nė Mat, pėrfundon duke thėnė se ato janė “prova” qė mbėshtesin tė dhėnat dokumentare e bibliografike dhe motivojnė mbajtjen e mbiemrit Mazreku – Kastrioti nga Kastriotėt.29

    Po kundėr tė gjitha kėtyre tė dhėnave provuese se mbiemri i parė i Kastriotėve ka qenė Mazrek, ėshtė shprehur historiani Kristo Frashėri. Nė veprėn “Skėnderbeu-Jeta dhe vepra”,30 nė funksion tė tezės sė tij se “Kastriotėt e kanė pasur origjinėn nga familje shqiptare nga Dibra e Poshtme”, autori rrjeshton disa argumente mohuese qė po i analizojmė mė poshtė.







    Shėnime:

    1) M. Barletius, Historia de Vita et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principis… Impressum Romae per RV S.a (1508-1510). Shih edhe pėrkthimin nė shqip nga S. Prifti, Skėnderbeu, Tiranė, 1964, 1968.

    2) Angelo Andrea, Genealogia d’Imperatori Romani et Constantinopolitani et de regi, principi et Signori…, Roma, 1553.

    3) Da Cange, Historia Byzantina Dublici Commentario Illustrata, Part I, Familiae Augustae, Arna et Insignia, Venice, Bartolemeo Javarina, 1729 (Gjenealogjinė e Kastriotėve e ka nė faqen 270).

    4) Nė shqip: “Konstandin Kastrioti, me mbiemrin Maserek, princ ose zot i Matit dhe i Kastorisė, kujtohet prej Flav Komnenit, i cili thotė se vdiq nė vitin 1390”.

    5) J.G. von Hahn, Reise durche die Gebiete des Drin und Wardar, Vienna, 1867

    6) Ch. Hopf, Chroniques Gréco-Romanes, Berlin, Weidmann, 1873

    7) Historia e Shqipėrisė, botim i Universitetit tė Tiranės, vėll.I. Hartuar nga Selim Islami e Kristo Frashėri, Redaktorė pėrgjegjės: A. Buda, S. Pollo, Tiranė 1959. Ribotuar mė 1967.

    8) Historia e Skėnderbeut (Gjergj Kastriotit) Mbretit tė Shqipėrisė 1412-1468. Prej Peshkopit Theofan (F.S.Noli). E botuar prej Shoqėrisė Korchare “Arėsimi”, Boston, Shtypshkronja e Diellit, 1921.

    9) L’Albanie et l’Imvasion Turque au XV-e siécle, Université de Louvaine, Paris, 1937, p. 33, shėn. 2.

    10) D. Radeshi, Principata e Kastriotėve, nė BUShT, SSHSH, 4, 1961, f.28-29.

    11) F. Noli, po aty, f. 65, shėn.2.

    12) A. Gegaj, po aty.

    13) D. Radeshi, po aty.

    14) G. Schiro, Gli Albanesi e la questione balcanica, Napoli, 1904, f. 199, 216-218, 400, 599-600

    15) Po aty, f. 400; D. Radeshi, po aty, f.30, shėn.2

    16) Po aty, f.201; D. Radeshi, po aty, f.30, shėn.3

    17) Po aty, f. 199; A. Gegaj, po aty, f. 33, shėn.2

    18) Shih rev. Leka, nr.67, 1938, f.344, shėn.7; D. Radeshi, po aty, f.30, shėn.15

    19) J. E. Pisko, Skanderbeg, Historische Studie, Wien, 1894, f.126; A. Gegaj, po aty, f.34, shėn.1

    20) E. Barbarich, L’Albania, Roma, 1905, f.177, shėn.2; “I Castrioti sembrano originari di Maserek, villaggio posto sui colli alle falde del monti Zuccali. Sembra infatti che Maserek sia stato il nome piu antico di questa nobilissima famiglia albanese, come attestano Ducange e Flavio Comneno…”; F. Noli, Historia e Skėnderbeut… 1931, f. 66, shėn.2

    21) F. Noli, po aty, f.67

    22) A. Gegaj, po aty, f. 33-34: “Leur nom le plus ancien, Mazreku, etait inconnu des chroniqueurs contemporains. Il fut remplacé plus tard par celui de Castriota. La famille des Castriota a emprunté son premier nom au village de Mazreku, situé dans la region de Hasi”.

    23) Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tiranė, 1985, f. 460.

    24) Nė punimin “Fytyra e Skėnderbeut nė dritėn e studimeve tė reja, nė “Buletin i Institutit tė Shkencave”, nr.3-4, Tiranė, 1951, A. Buda pėrmend tė dhėnėn e A.Gegajt se Kastriotėt rrjedhin nga njė katund Mazrek nė Has.

    25) Botuar nė Buletin i Universitetit Shtetėror tė Tiranės, SSHSH, 4, 1961

    26) A. Dyselje, Dalja nė det e principatės sė Kastriotėve prej fundit tė shek.XIV deri nė vdekjen e Skėnderbeut, nė “Konf. e Dytė. Stud.Alb.”, I, Tiranė, 1961, f.121.

    27) Po aty, f. 28 (pra i sllavizon Kastriotėt).

    28) Po aty, f. 29.

    29) D. Kurti, Mbi prejardhjen e familjes sė Kastriotėve, nė “Konf. e Dytė e stud.Alb.”, vėll.I, Tiranė, 1969, f. 624

    30) K. Frashėri, Skėnderbeu – Jeta dhe vepra, Tiranė 2002.




    Mazreku ndodhet nė Has

    A.Gegaj thotė prerasi se “Mazreku ndodhet nė Has. Emri mė i vjetėr i Kastriotėve, Mazrek ishte i panjohur nga kronikanėt bashkėkohorė. Ai u zėvendėsua mė vonė nga mbiemri Kastriot. Familja Kastrioti e ka sjellė mbiemrin e parė nga fshati Mazrek, qė gjendet nė krahinėn e Hasit…

    Nė zėrin “Kastriotėt” tė Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985), A. Buda ėshtė shprehur se “Kastriotėt ishin me prejardhje nga Hasi dhe kishin atje fshatrat me emėr Mazrek, Kostur…, pra le tė nėnkuptuar emėrtimin “Mazrek” qė e kishin pasur ata.

    Nė mbėshtetje tė tezės Mazrek-Kastriot

    Njė dėshmi tjetėr e pavarur mund tė jetė edhe njė e dhėnė e M.Beēikemit, sipas sė cilės njė kapedan me emrin Mazrek, ndoshta njėri nga djemtė e Gjon Kastriotit, qė ndodhej nė ushtrinė serbe, rrethoi Shkodrėn, me qė gjatė viteve 1419-1422 Gjon Kastrioti ishte aleat i Stefan Llazareviqit. Nė mbėshtetje tė ekzistencės sė ēiftit mbiemėror Mazrek-Kastriot vijnė edhe pohimet e Piskosė, Barbarikut, Nolit, Gegajt, A. Budės, D. Radėshit, D. Kurtit e ndonjė tjetri.

    “Konstandin Kastrioti, i mbiquajtur Mazėreku”

    Engjėlli na thotė se gjyshi i Skėnderbeut ishte “Konstandin Kastrioti, i mbiquajtur Mazėreku, princ dhe zot i Matit (Aemathiae) dhe i Kosturit (Kastoriae), vdekur mė 1390”. Duke u nisur se Kastriotėt sundonin nė fillim nė Has, mbiemrin e dytė, Mazėreku, ata mund ta kenė marrė nė fshatin Mazrek tė Hasit. Kėtu, nė Has, gjindet edhe fshati Kostur qė ishte edhe pronė e Kostandinit…”


    Publikuar tek gazeta Tema,
    9 tetor 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-04-2014 mė 02:13

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Rreth emėrtimit “Mazrek” tė Kastriotėve(2)

    Edhe njė herė pėr Konstantin Kastriotin, princ i Kosturit dhe i Matit

    Dr. Shefqet Hoxha

    Me qė historianėt Ch. Hopf e J. G.Hahn e kanė cilėsuar Flav Komnenin fallsifikator gjenealogjish, si rrjedhim – sipas Kristo Frashėrit – edhe njoftimi i mbiemrit tė dyfishtė Kastriot-Mazarek ose Kastriot-Mazarak nuk ėshtė i saktė. Ėshtė kjo njė logjikė e pamend. Sepse historianėt i kanė sqaruar dyshimet e ngritura ndaj personalitetit tė Flav Komnenit, familjes dhe pohimeve tė tij.31 Nė se Flav Komneni ka gabuar duke e nxjerrė derėn e Engjėllorėve pasardhėse tė perandorėve tė Kostantinopojė, pėr fisin e Kastriotėve ai nuk gėnjen, nuk ėshtė fantazist dhe s’kish pse ta bėnte kėte.32 Nga ana tjetėr, as Hopfi, as Hahni nuk mund tė merren si etalon i sė vėrtetės; edhe ata kanė gabuar, sepse i kanė nxjerrė Kastriotėt me origjinė tė huaj, gjegjėsisht sllave, siē kanė bėrė edhe shumė tė tjerė. Por edhe Muzaka duhet marrė me rezervė, sepse kujtimet e tij, duke u rikopjuar e riprodhuar gjatė shekujve, mund tė kenė pėsuar ndryshime – siē kanė menduar Hopfi33 – dhe D. Radeshi.
    Ndėrkaq, ēėshtja nė se ka qenė apo nuk ka qenė Konstandin Kastrioti stėrgjysh i Skėnderbeut34, kjo nuk mund tė hedhė poshtė faktin se Kastriotėt mbanin edhe njė mbiemėr tė dytė, Mazrek, siē e dėshmuam mė sipėr me tė dhėnat qė sollėm.
    Njė ēėshtje tjetėr qė – sipas K. Frashėrit – vėnka nė dyshim ekzistencėn e mbiemrit tė dyfishtė Kastriot-Mazrek (a Mazarak), na qenka mungesa e dėshmive dokumentare qė do tė provonin edhe se Kastriotėt kanė qenė princa tė Matit e tė Kosturit (tė Hasit – Sh.H.): “Constantinus Castriotus, cognomento Meserechus, Aemathiae et Castoriae Princeps…” Mungesėn e dokumentave, pasi e ka konstatuar pėr fundin e shek. XIV, e shpjegon kėshtu A. Dyselje (Alain Ducellier): “Sidoqoftė, varfėria e dokumenteve pėrsa i pėrket familjes sė Kastriotėve nė kėte kohė flet qartė. Kjo varfėri e ka burimin pa dyshim, sė pari, te rėndėsia e paktė qė kishte kjo familje, sepse, duke u ndodhur thellė nė brendėsi tė vendit, ajo nuk kishte asnjė lidhje me fuqitė, arkivat e tė cilave janė baza e pothuaj tė gjitha njohurive tona pėr kėto treva: me Venetikun dhe Raguzėn”.35
    Megjithate – vijon historiani francez – nga fundi i shek.XIV zotėrimet e Kastriotėve kanė pamjen e njė principate thjeshtė tokėsore. Tė dhėnat e Ndre Engjėllit (Flav Komnenit – Sh. H.)36, Frang Bardhit37 dhe tė kronistit raguzan Lukari38, provojnė nė mėnyrė tė pamohueshme se kjo familje kishte nė dorė njė territor modest, qė shtrihej nga treva e Hasit (Mazrek dhe Kostur) nė atė tė Matit”.39 Por ate qė s’e bėjnė dokumentet e fundit tė shek.XIV, e kanė plotėsuar historianėt. “Mirditėn dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti, po Barleti s’ua pėrment emrat dhe i pėrmbledh nė emrin e pėrgjithshėm Aemathiae” – thotė F. Noli.40
    Nė njė dokument qė ka botuar Radoniqi, dėshmohet se tokat qė zotėronte Gjon Kostrioti nė 1320 shtriheshin nga Shufadaja afėr Lezhės e deri nė Prizren.41
    Edhe dyshimet e tjera qė hedh K. Frashėri mbi mbiemrin (Mazrek) tė Kastriotėve (aktet noteriale tė botuara nga G. Schiro janė tė vona dhe tė dyshimta; se Skėnderbeu dhe pasardhėsit nuk e kanė pėrdorur ndonjėherė vetė mbiemrin “Mazrek”) nuk kanė aq peshė sa tė ēonin autorin nė pėrfundimin e gabuar se “kur bėhet fjalė pėr familjen e Skėnderbeut, mbiemri Mazarak (pra Mazrek) nuk duhet tė merret nė konsideratė”: Pėrkundėr kėtij mendimi tė paargumentuar, duhet ta themi aēik se autori mbron njė tezė tė paramenduar dhe jo tė njė rrjedhe logjike. Dhe dihet se konkluzionet e paravendosura t’i errin sytė.
    Meqė mė sipėr ne pohuam edhe njė herė se mbiemri “Mazrek” ka ekzistuar krahas atij Kastriot, madje para kėtij (A. Gegaj: “Il fut remplacé plas tard par celui de Castriot) dhe kėte familja e Kastriotėve e ka pasur nga fshati me tė njėjtin emėr qė ndodhet nė Has dhe fare pranė Drinit; fshatrat tjerė me emrin Mazrek qė ndodhen nė vise tė tjera (Shkodėr, Mat, Dibėr, Ēamėri) nuk kanė pasur lidhje me Kastriotėt.
    Pra – siē ka shkruar Noli – Konstantin Kastrioti ka qenė princ i Kastrisė (Kosturit) dhe i Matit dhe llagapin Mazrek e ka shtuar pėr tė treguar katundin a fisin tė cilit i pėrkiste.42

    Po ku gjendej Mazreku, prej tė cilit kanė pasur tedelin Kastriotėt?

    Nė defterėt kadastrorė osmanė tė fundit tė shek.XVI (1571, 1591) ėshtė regjistruar edhe fshati Mazrek, si timar i Hysenit, birit tė Mehmet Beut, me 27 shtėpi, njė ēift dhe 8 beqarė, njė vendbanim relativisht i madh pėr kohėn, i cili bėnte pjesė nė nahijen e Domeshtiēit.43 Ky fshat ėshtė njejtėsuar nga S. Pulaha me Mazrekun e sotėm tė Hasit tė Gurit, nė tė djathtė tė Drinit tė Bardhė dhe fare afėr kėtij lumi.44 Kėte qendėr tė banuar e gjen edhe Sh. Gjeēovi nė Bajrakun e Madh tė Hasit45 dhe pas tij edhe M. Vokshi, i cili ka shpaluar edhe njė gojėdhėnė pėr tė.46 Edhe unė, qė nė vitin 1968, kam kumtuar se edhe njė lagje e vjetėr e fshatit Vranisht nė Has tė Brinjės quhet Mazrek47, por kjo nuk del e regjistruar nė kadastrėn osmane tė shek. XVI48 . Pėrndryshe fshati Vranisht (mė 1571: Ivranishta), nė fundin e shek.XVI, bėnte pjesė nė nahijen e Pashtrikut.49
    Dėshmia se njė lagje e sotme e fshatit Vranisht tė Hasit mban po emrin Mazrek nuk ėshtė pa interes. Duket se kjo vjen nga tradita e hershme e malėsive, tė cilat, pse i nėnshtroheshin procesit tė tramundancės, kishin dy qendra banimi, njėrėn pėr verė (bjeshkėn) dhe tjetrėn pėr dimėr (vėrrinin). Me kohė edhe vendbanimet verore shndėrroheshin nė qendra tė pėrhershme, pra formonin lagje e mė vonė edhe fshatra mė vete. Kėshtu duket ka ndodhur edhe me Mazrekun buzė Drinit (tė Bardhė) dhe Mazrekun e Vranishtit, por pėr kėte nuk kemi tė dhėna gojore,50 tė cilat, pėrndryshe, na thonė se banorėt e sotėm tė kėtij vendbanimi kanė ardhur nga Sakati i Iballės, dhe aty kanė pasė shkuar nga Sakajani i Spasit. Tė ardhurit nė vendbanimin e ri nė Has u quajtėn Mazrekė, pse ashtu emėrtohej qendra ku u ngulėn.51
    Sipas njė gojėdhėne tė botuar nga M. Vokshi,52 Mazrekėt e Hasit janė fisi mė i vjetėr nė atė krahinė. I pari i tyre, Mazi i Rrekut, banonte heret nė Voksh tė Madh. por mė vonė qenė vendosur nė Has, ku dy vėllezėr krijuan vendbanimet e njohura me emrin Mazrek.
    Nga Hasi mazrekasit janė shpėrndarė nėpėr vise tė Kosovės, nė Gjakovė, Pejė, Podrimė (Mamushė, Optorushė, Retijė, Hoēė), nė Prizrend etj. Nė shek.XVII e mė pas, prej Mazrekėve tė Prizrenit kanė dalė prelatė e meshtarė katolikė tė njohur, mė i shquari syresh, Pjetėr Mazreku, arqipeshkėv i Tivarit, na ka lėnė disa relacione e njė fjalorth dygjuhėsh. (1633)
    Si pėrfundim, mund tė themi se nė Has, prej nga dihet se e kanė pasur origjinėn Kastriotėt (Flav Komneni, 1553; Lukari (1605); Fr. Bardhi (1635); Fermenxhini, 1892, (qė ka botuar njė kodeks boshnjak tė shek.XV), A. Gegaj, A. Buda; K. Biēoku etj. gjenden fshatrat Kostur, Mazrek, Kastrat tė lidhur historikisht me tė parėt e Skėnderbeut, tė cilėt kanė bartur dy mbiemra, Mazrek e Kastriot: tė parin e kanė marrė nga fshati Mazrek, tė dytin nga fshati Kastrat; si ndodhi kjo do ta lnorim nė njė punim tjetėr.

    Ku janė shpėrndarė mazrekasit?

    Nga Hasi mazrekasit janė shpėrndarė nėpėr vise tė Kosovės, nė Gjakovė, Pejė, Podrimė (Mamushė, Optorushė, Retijė, Hoēė), nė Prizrend etj. Nė shek.XVII e mė pas, prej Mazrekėve tė Prizrenit kanė dalė prelatė e meshtarė katolikė tė njohur, mė i shquari syresh, Pjetėr Mazreku, arqipeshkėv i Tivarit, na ka lėnė disa relacione e njė fjalorth dygjuhėsh.

    Mazrekėt nė defterėt kadastrorė osmanė

    Nė defterėt kadastrorė osmanė tė fundit tė shek.XVI (1571, 1591) ėshtė regjistruar edhe fshati Mazrek, si timar i Hysenit, birit tė Mehmet Beut, me 27 shtėpi, njė ēift dhe 8 beqarė, njė vendbanim relativisht i madh pėr kohėn, i cili bėnte pjesė nė nahijen e Domeshtiēit.43 Ky fshat ėshtė njejtėsuar nga S. Pulaha me Mazrekun e sotėm tė Hasit tė Gurit, nė tė djathtė tė Drinit tė Bardhė dhe fare afėr kėtij lumi.

    Pėrfundimet e gabuara tė Kristo Frashėrit

    Nė njė dokument qė ka botuar Radoniqi, dėshmohet se tokat qė zotėronte Gjon Kostrioti nė 1320 shtriheshin nga Shufadaja afėr Lezhės e deri nė Prizren. Edhe dyshimet e tjera qė hedh K. Frashėri mbi mbiemrin (Mazrek) tė Kastriotėve nuk kanė aq peshė sa tė ēonin autorin nė pėrfundimin e gabuar...


    Shėnime:
    1) Shih, nė mes tjerėsh, Pouqueville, Notice sur la filiation de la famille des Anges, p.13-19. Sipas tij, ende nė shek.XVI, Engjėllorėt mbanin titullin “duces Drivasti”.
    “Pas dėshmimit tė Tivarasit, tė anonimėve dhe tė Dhimitėr Frangut, shtėpia Engjėlli, tė cilėn s’e pėrmend fare Hopfi, ishte princore dhe nga ato mė tė vjetrat e Shqipėrisė” – thotė Noli (Hist. e Skėnd., 1921, f.65, shėn.2). Athanas Gugaj (vep. e pėrm. f.34, shėn.2) ka shkruar: “Hopf et Hahn se trompent aussi pour la famille d’Ange (Angelus, Angelo, Ejlli), qui étnit d’origine princičre. Tous les chroniqueurs contemporains de Scanderbeg l’affirment. Les Ange portaient encore au XVIe sičcle le titre de duc: “duces Drivasti” (=Hopfi e Hahni gabohen se familja Engjėlli nuk ishte me origjinė princore. Tė gjithė kronikanėt bashkėkohorė tė Skėnderbeut, pėrkundrazi, e pohojnė kėte. Engjėllorėt mbanin ende nė shek.XVI titullin “duk” (duces Drivasti)
    2) Shih D. Radeshi, po aty, f. 28.
    3) Ch. Hopf, po aty, f. XXXIII-XXXV.
    4) Muzaka dhe Hopf mbajnė si gjysh tė Skėnderbeut njė Pal Kastrioti, qė kish pasur si prona vetėm dy fshatra, Sinjėn dhe Gardhin e Poshtėm nė Dibėr tė Poshtme.
    5) A. Dyselje, po aty, f.121
    6) Pohimi i Flav Komnenit: “Constantinus Castriota cognomento Meserechius, Aemathiae et Castoriae princips” (1553), nė “Angelo Andrea, Genealogia d’Imperatori Romani et Constantinopolitani et de regi… Roma, 1553
    7) Pohimi i Frang Bardhit: “Duhet tė dimė se ėshtė njė pjesė e vogėl e Epirit apo e Arbėrisė qė sot nė kohėn tonė quhet zakonisht nga epirotėt dhe bashkėvendėsit tanė “As”. Pranė kėtij vendi janė vendosur e ndodhen pulatasit dhe dukagjinasit, popullsi tė Arbėrisė. Pėrmes kėtyre popullsive dhe pėrmes maleve shumė tė larta rrėshqet lumi i shėnuar dhe shumė i shpejtė Drin. Nė kėte pjesė tė Epirit, ndėrmjet vendeve malore tė asaj krahine, ngrihet njė fshat i vogėl i quajtur prej Askolėve Kastrat… (F. Bardhi, Skėnderbeu (Apologji), Tiranė, 1967, f.116-117.
    8) Pohimi i Lukarit: “Giovanni Castriota signor di Crui, la qual famiglia usci da Castrati, villa nella guiridistione in Az in Albania, poco discosto dal fiume Drilon” (P. Luccari, Copioso ristretto degli Annali di Rausa. In Venetia, 1605, p.86.
    9) A. Dyselje, po aty
    10) Historia e Skėnderbeut (1921), f. 67, shėn.1.
    11) 25 shkurt 1420: “… Dhe kėshtu, pra, u dha besa se ēdo njeri qė do tė vijė nė tokėn time nė Shufadajė, nė rast se do tė pėsojė ndonjė dėm dhe fatkeqėsi nėpėr tokėn time deri nė Prizren, do t’ua paguaj unė, zoti Gjon me djemtė e tij”, D- Radeshi, po aty, f.32, shėn.29.
    12) Historia e Skėnderbeut (1921), f. 65, shėn.3
    13) S. Pulaha, Popullsia e Kosovės gjatė shek.XV-XVI, Tiranė, 1984, f.211-212.
    14) Po aty.
    15) Gjurmimet. At Gjeēovit (At Shtjefėn K. Gjeēov) pėr rreth vendlindjes sė Bogdanit, nė “Hylli i Dritės”, vėll.V (1930), f.699.
    16) M. Vokshi, Fisi Vokshi, Tiranė, 1931, f.40-41.
    17) Sh. Hoxha, Rreth gjurmėve tė Kastriotėve nė rrethin e Kukėsit, nė “Konferenca e Dytė e Studimeve Albanologjike”, vėll.I, Tiranė, 1969, f.629-631.
    18) Shih, S. Pulaha, po aty, f. 226.
    19) Ky fshat kishte nė vitin 1571 30 shtėpi tė krishtera e 8 beqarė; 24 ēifte, 9 binakė, 3 beqarė myslimanė.
    20) Sh. Hoxha, po aty: “Lagjja Mazrek e Vranishtit ndodhet nė krye tė fshatit nė rrėzė tė bjeshkės me tė njėjtin emėr (Bjeshka e Mazrekut). Ngjitur saj, nė krahun verior, ka qenė lagjja Kastrat e Krumės, sot e braktisur. Nė kufirin midis dy bjeshkėve (tė Mazrekut e tė Kastratit) kemi toponimet Xhytetes e Kėshteli qė dėshmojnė njė periudhė historike tė caktuar.
    21) Po aty.
    22) M. Vokshi, po aty.


    Publikuar tek gazeta tema,
    10 tetor 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-04-2014 mė 02:14

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Mbi debatin pėr origjinėn e heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu

    Skėnderbeu nuk mund tė privatizohet lehtė

    Nga Fatos Daci

    Kėtė muaj, nė kuadrin e “Vitit tė Skėnderbeut” ėshtė zhvilluar njė veprimtari sesionare nė Mat. Mė datat 8, 9-10 tetor 2005 nė gazetėn “Tema” janė botuar artikuj studimorė pėr Skėnderbeun. Tė gjithė kėto veprimtari janė ndere tė merituara pėr Heroin tonė Kombėtar, por tė bėn pėrshtypje se nė kėto veprimtari diku nėn zė , diku me gjysmė zėri dhe diku me zė tė plotė ėshtė aluduar se Skėnderbeu ka preardhjen ( dhe vendlindjen) nė Has a nė Mat dhe vetė veprimtaritė, pėr kėtė shkak, duket se janė konfiguruar si pėrpjekje pėr tė privatizuar kėtė Hero, duke harruar se ai nuk mund tė privatizohet lehtė. Gjurmimi rreth tė vėrtetės pėr origjinėn dhe vendlindjen e Heroit nuk duhet shndėrruar nė njė qėllim mė vete, pėr t’ia “dhėnė” atė njė krahine apo pėr t’ia “rrėmbyer” njė krahine tjetėr.
    Skėnderbeu ėshtė i tė gjithė shqiptarėve. Skėnderbeu nuk ishte vetėm princ i Matit dhe Kostorit (Hasit), siē dėshiron ndokush, sepse kėto krahina ishin skajet e principatės sė Kastriorėve, e cila shtrihej nė njė territor tė gjėrė, nga Deti Adriatik nė derdhjen e lumit Erzen, Kepin e Rodonit, Skelėn e Shufadas dhe shkonte deri nė derdhjen e lumit Mat nė det dhe pėrfshinte krahinat e Dibrės, Matit, Kurbinit, Krujės, Tiranės, Mirditės, Hasit, Lumės dhe Zhurin e Dragashin nė krahinėn e Prizrenit. Ndėrsa nė njė dokument tė shkurtit vitin 1445 Stanisha dhe Gjergji janė zotėr tė Dibrės dhe tė Matit. , ndėrkohė qė nė Dibėr pėrfshihej edhe krahina e Rekės, ndėrsa nė vitin 1426 , Kastriotėt i japin Radostushėn dhe Trebishtin manastirit tė Hilandarit. Mė 1467 nė Dibrėn me shtrirje tė madhe territoriale u formuan dy vilajete. Sipas rregjistrit turk tė vitit 1583 u formua Kazaja e Dibrės qė pėrfshinte Dibrėn e Sipėrme, Dibrėn e Poshtme, Zhupėn, Rekėn, Gollobordėn, dhe Ēermenikėn. Dibra nė kohėn e Turqisė ka qenė njė nga 5 prefekturat e Vilajetit tė Manastirit. Nė atė kohė, Dibra si prefekturė kishte tre nėnprefektura: Dibrėn e Poshtme, Rekėn dhe Matin. Edhe pas vitit 1913, kur pjesė tė Dibrės etnike mbetėn jashtė kufirit shtetėror, Dibra, deri mė 30 dhjetor 1955, ka patur njė autoritet administrativ shumė tė gjėrė, ka qenė qėndėr e prefekturės dhe e qarkut, ku Mati ishte nėnprefekturė e Dibrės, sė bashku me territore tė Mirditės, si Kthella, Kurbeneshi e Selita, e deri nė fshatin Rrėshen . Edhe pas vitit 1992 Dibra ėshtė njėsia e madhe administrative, qark dhe prefekturė, ku pėrfshihet edhe Mati. Kjo vėrteton se, si sot dhe asokohe, Dibra ka qenė qendra dhe brenda saj ėshtė pėrfshirė edhe Mati; edhe Hasi nė kohėn e principatės sė Kastriotėve.


    Skėnderbeu nuk lindi as mė Mat e as nė Has

    Origjinės dhe vendlindjes sė Skėnderbeut nuk i janė kushtuar vetėm studiuesit qė dikush i ka pėr “zemėr”, si Flav Komneni, Hopf, Hahn, A. Dyselje, A.Gega, etj, por janė marrė seriozisht edhe Marin Barleti, Fan Noli, Kristo Frashėri, Luan Malltezi, Maliq Hoshorva, Haki Stėrmilli, Haziz Ndreu, Rakip Sinani, Flamur Hidri, Ali Hoxha, etj. Referimi edhe tek kėta ėshtė i domosdoshėm pėr tė mos manipuluar a tymnuar . Autori i artikujve “Ja tezat shkencore rreth prejardhjes sė Kastriotėve” (“Tema” datė 8.10.2050) dhe “Edhe njė herė pėr Konstandin Kastriotin, princ i Kostorit dhe i Matit” (“Tema”, datė 9-10.10.2005), nė katėr faqe gazete, me 51 referenca, miclohet qė tė gjejė origjinėn krahinore tė Kastriotėve, tė gjej edhe se Kastriotėt kanė patur edhe njė mbiemėr tjetėr (Mazrek-Mazarek a Mezėrek) krahas mbiemrit Kastrioti, se kjo gjė “ndiēon dhe origjinėn e Kastriotėve” dhe “tė pėrcaktimit tė vendlindjes sė Skėnderbeut”. Nė fund tė studimit tė tij, autori vė “vulėn”, shkon aq larg me inusiatat e tij, sa shkruan: “ Si pėrfundim mund tė themi se nė Has, prej nga dihet (kur dihet, pse u lodh kaq shumė) se e kanė prejardhjen Kastriotėt...” se “tė parin (mbiemėr-Mazreku-F.D) e kanė marrė nga fshati Mazrek, tė dytin (mbiemrin Kastrioti-F.D.) e kanė marrė nga fshati Kastrat” (i largohet mbiemrin tė saktė Kastriot dhe parapėlqen njė mbimėr tė sajuar Kastrat). Ndėrkohė, qė K. Frashėri thotė se Hasi pėrfshinte 25 fshtra dhe pėr qėndėr kishte Krumėn dhe se nė Has nuk kishte fshat me emėr Kastriot (qoftė dhe Kastrat) . Kastrati edhe sot ėshtė lagje fshati ( jo fshat), emėr qė e mban njė fis.
    Pėr tė “zgjidhur” kėtė enigmė autori i referohet Flav Komnenit por nuk vė tekstualisht fjalėt e citimet e drejtpėrdrejta tė tij, thotė se” Kastragjyshi i Skėnderbeut, quhej Konstandin Kastrioti dhe mbante edhe mbiemėr Mazėrek. Pėrsa i takon problemit se ai mbante edhe njė mbiemėr tė dytė Mazrek, Mazarek, apo Mazėrek, kėtė gjė nuk arrin ta vėrtetoi. Bile, pėr t’i shkuar idesė sė vet deri nė fund, pėr t’ia pėrngja “mėzin pelės” autori lodhet pėr tė na gjetur dhe dy Mazrekė nė Has, njė nė zonė malore (pėr verė) dhe njė nė zonė kodrinore (pėr dimėr), qė tė bėj diversion me pėrcaktimin shkencor tė derisotėm se Kastriotėt kishin zotėrime Sinėn dhe Gardhin e Poshtėm, tė cilat gjenden vetėm nė Dibėr. Ndėrkohė, asqė merr mundimin pėr tė argumentuar pėrse Kastriotėt mbanin dy mbiemra. Principata e Kastriotėve, atėherė dhe sot, nga dokumentat dhe trashėgimia gojore, quhet Principata e Kastriotėve dhe jo e Kastratėve a e Mazrekėve. Princėrit e kėsaj principate quheshin kastriotas (jo kastratas e jo mazrekas) dhe asnjėherė nuk ėshtė pranuar prej kastriotasve ( siē pohon edhe vetė autori i shkrimit) se ata mbanin edhe njė mbiemėr tė dytė. Atėherė, pėrse duhet besuar kjo hamendje, aq mė shumė kur vetė autori pėrdor fjalėn “ndoshta” dhe jo “kėshtu ėshtė !” ?
    Pėr t’i shkuar deri nė fund idesė sė tij, autori i shkrimeve tė sipėrcituara, bėn shumė citime, tė cilat nuk kanė askurrgjė tė pėrbashkėt me origjinėn dhe vendlindjen e Skėnderbeut. Duke cituar njė dokument, me numėr reference 15, pėr tė na mbushur mendjen pėr mbiemrin e dyfisht Mazrek, Mazerek apo Mezėrak, citon ” Gjergj Mazerek Kastrioti”. Nė kontekstin origjinal “Mazrek, Mazarek apo Mezėrek ėshtė shfaqur si atėsi e Gjergjit dhe jo si mbiemėr, mbiemri ėshtė i qartė Kastrioti dhe gjithkush e ēmon lehtėsisht se Gjergji nė fjalė del i biri i Mazrek Kastriotit. Diku tjetėr, duke cituar referencėn numėr 16, shkruan “e keni origjinėn nga familja e shumė tė shkėlqyerit Mazrek Kastrioti”. Edhe ky citim, pėr kėdo , shkon kundėr asaj qė pėrpiqet tė argumentoi autori. Nė kėtė rast Mazrek pėrsėri ėshtė emri ( jo mbiemri i njėfisht apo i dyfisht) i personit me mbiemėr Kastrioti. Dhe pse tė mos pranojmė se mund tė ketė patur ndėr Kastriotėt edhe njė person me emėr Mazrek? Edhe nė Dibėr, nė Begjunec, ka njė fis Mazari. Po tė ishte puna pėr afri, atėherė, pse tė mos themi se Mazaret e Dibrės shkuan nė Has dhe u bėnė Mazrek?! Pastaj Mazreku i vėrtetė ėshtė nė Muhur, shumė afėr Sinės dhe shumė afėr Drinit, siē dėshmojnė edhe burime dokumentare, kur pėrmendin Mazrekun.
    Nė paragrafin e tretė, tė kolonės tretė, citimi u autorit, bile nė korsiv, ėshtė: “…farefis me tė famshmin dhe tė pathyeshmin kapedan Gjergj Mazerek Kastrioti”. Dhe nė kėtė rast nuk sjell argument pro tij, por kundėr idesė sė tij, sepse fjala Mazerek ėshtė shfaqur nė formėn e njė atėsie tė pakontestueshme. Dhe, pėrsėri, asgjė pėr tė vertėtuar se Kastriotėt mbanin dhe mbiemrin Mazrek apo Mazarek, apo Mezėrak.
    Mė pas autori sjell njė tė ashtuquajtur “dėshmi’ tė M.Biēekemit, kur ai flet pėr njė kapedan me emrin (jo mbiemėr) Mazrek qė, “ndoshta ėshtė njėri nga djemtė e Kastriotit”. Edhe nė kėtė rast vetė i cituari thotė “ndoshta”, ndėrsa autori i shkrimit thotė “po, kėshtu ėshtė”, aq mė shumė kur edhe ky burim bėn fjalė pėr njė person me emėr Mazrek dhe me mbiemėr Kastrioti dhe jo njė Kastriot me mbiemėr Mazrek.
    Autori, duke cituar Piskon, thotė se “mbiemri i parė i familjes sė Kastriotėve ka qenė Mazrek dhe se ky fshat ndodhet pranė Shkodrės”. Pra, as burimi i cituar nuk thotė se gjendet nė Has, siē pretendon autori i shkrimit, as nė Tropojė e as nė Lumė, por vetėm nė Shkodėr. Ndėrkohė, Piskon e mbėshtet edhe citimi tjetėr, pėr llogari tė E.Barbarich, tė cilin autori i shkrimit e beson tė ketė thėnė se” Kastriotėt duhet tė jenė me origjinė prej Mazrekut, fshat qė gjendet mbi kodra nė faqen e malit tė Cukalit”. Nė kėtė rast autori ėshtė hapur kundėr idesė ( a dėshirės) sė tij, se sė pari burimi i cituar thotė “duhet tė jenė” dhe jo “janė” dhe sė dyti pėrcakton fshatin qė gjendet “mbi kodra nė faqen e malit tė Cukalit” . Po, gjithkush e di se mali i Cukalit (1722 metra mbi nivelin e detit) gjendet nė Shkodėr, vetėm pak km. nė VL tė qytetit, (qindra kilometra larg vendit qė i intereson autorit) dhe jo nė Has e nė Lumė, e as nė Dibėr.
    Duke iu referuar Nolit, autori i shkrimeve pėrmend fjalėt e tij “ Kastriotėt rrjedhin nga katundi Kastriot i Dibrės sė Poshtme ose nga njė fshat i quajtur Kastria, qė ndodhej nė Mat, a nė Mirditė, a nė Has”. Pra, edhe Noli tekstualisht thotė se (Kastriotėt-F.D.) rrjedhin nga “katundi Kastriot” dhe pastaj me mėnyrė dyshuese le tė hapur edhe mundėsinė se (Kastria) ndodhet nė Mirditė, Has a Mat. Atėherė, pėrse autori merr si tė vėrtetė mėnyrėn dyshuese tė Nolit dhe nuk merr pėr tė vėrtetė mėnyrėn pėrcaktuese tė Nolit? Thotė edhe se Matin dhe Hasin nuk i pėrmend fare dhe pėr t’i vėnė “vulėn” idesė sė vet, autori citon dhe beson si tė vertetė absolute “dėshminė” “prerazi” tė A.Gegės (trashėgimi gojore e mbledhur nė zonat e Shkodrės !), se “Mazreku ndodhet nė Has”. Se kė beson e kė jo autori, kjo ėshtė punė e tij, por pėr besueshmėri tė idesė sė tij, ai duhet tė citonte edhe burimet dokumentare nė tė cilat e mbėshtet kėtė konkluzion vetė A.Gega. Edhe nė se e marrim tė mirėqenė atė qė thotė A.Gega, nuk mjafton pėr tė vėrtetuar lidhjen Mazrek –Kastrioti. Gega vetėm thotė se nė Has ka njė Mazrek, dhe nuk thotė gjė se ky Mazrek na ka pjellė Kastriotin, atė qė don autori. Bile, pėr t’i shkuar idesė sė tij deri nė fund, autori ėshtė i mendimit se Kastriotėt sundonin nė fillim nė Has, por nuk merr mundimin tė bind lexuesin me burimet e kėsaj tė dhėne.
    Autori citon Kristo Frashėrin tė ketė thėnė se Hopf dhe Hanh e quajnė Flav Komnenin si faksifikator gjenologjish, ndėrsa vetė shton “Nga ana tjetėr as Hopf e Hahn nuk mund tė merren si etalon i sė vėrtetės, dhe ata kanė gabuar, i kanė nxjerr Kastriotėt me origjinė tė huaj, gjegjėsisht sllave, siē kanė bėrė me shumė tė tjerė. Por edhe Muzaka duhet marrė me rezervė, sepse kujtimet e tij , duke u rikopjuar e riprodhuar gjatė shekujve, mund tė kenė pėsuar ndryshime-siē kanė menduar Hopfi -dhe D.Radeshi.” Atėherė, farė thjeshtė, autori beson vetėm nė Flav Komnenin, sikur ēelsi i botės enigmatike tė ishte vetėm nė dorėn e Flavit.
    Mė poshtė autori kundėrshton mendimin e Dilaver Radeshit, se mungojnė dokumentat qė do tė provonin se Kastriotėt kanė qenė princa tė Matit e tė Kostorit (Hasit) dhe pėr tė sjellė argumenta pėrballė kėsaj i referohet pėrsėri A.Dyseljes: “ Tė dhėnat e Ndre Engjėllit (Flav Komnenit-Sh.H.) Frang Bardhit dhe tė kronistit raguzian Lukari, provojnė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme se kjo familje kishte nė dorė njė territor modest qė shtrihej nga Treva e Hasit (Mazrek dhe Kostur) nė atė tė Matit”. Edhe kėtu nuk thotė asndonjė gjė, kur thotė se dy skajet e principatės ishin Hasi dhe Mati, kur dihet se nė mes tyre janė Dibra dhe Mirdita, me tė tjerė. Autori i referohet edhe Nolit tė madh, sipas tė cilit Mirditėn dhe Hasin i kishte Gjon Kastrioti dhe mė tej citon edhe njė dokument tjetėr qė thoshka se “ tokat qė zotėronte Gjon Kastrioti, mė 1320, shtriheshin nga Shufadaja afėr Lezhės e deri nė Prizren”. Pėrsėri, edhe nė ėshtė kėshtu, asgjėsendi nuk vėrteton origjinėn e Kastriotėve nga Hasi e nga Mazrekėt e Hasit. Autori, drejtpėrsėdrejti, i bėn karshillėk Kristo Frashėrit. Pėr tė vėrtetuar atė qė nuk e vėrteton dot duket se tė gjithė “inatin” e ka me tė, si njė nga historianėt qė ngulmon se Gjergj Kastrioti lindi nė Sinė tė Dibrės. Bile, autori i shkrimeve tė botuara nė gazetėn “Tema”, thotė qartė e haptazi “Duhet tė themi aēik se autori (Kristo Frashėri-F.D.) mbron njė tezė tė paramenduar dhe jo tė njė rrjedhe logjike dhe dihet se konkluzionet e paravendosura t’i errin sytė”. Se “tezat e paramenduara” dhe “konkluzionet e paravendosura” t’i errin sytė, jemi dakort. Po, ē’paramendim e paravendosje kishte Kristo Frashėri, kur ai nuk ishte as nga Dibra, as nga Mati e as nga Hasi; kur pėr tė tė gjitha kėto treva, si dhe tė tjerat, janė njėsoj? Edhe sikur tė mendosh se autori kėrkon “tė bėj petulla pėr vete”, nuk ėshtė pėr t’u ēuditur.
    Edhe ata qė pretendojnė se prejardhja e Skėnderbeut ėshtė nga Mati nuk kanė argumenta nė favor tė tyre. Ata citojnė kithtazi vetėm Marin Barletin kur thotė se “krerėt e fisit tė Kastriotėve kanė rrjedhur nga Ematia (ex Aemathia), prej njė dere fisnike”. Duke cituar Barletin, ata, thonė se Emati ėshtė Mati. Por nuk ėshtė kėshtu. Emati, nė kėtė formė nuk ka kuptimin e Matit. Vetė Barleti, nė raste tė tjera, Emati quan trevė tė Maqedonisė. ”Shkurt, -shkruan K.Frashėri- kur Barleti thotė se Kastriotėt janė nga Emati, ka parasysh jo Matin, por provincėn e dikurshme tė Maqedonisė, ku bėnin pjesė dhe trevat dibrane”

    Gazeta Tema,
    17 tetor 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-04-2014 mė 02:14

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Mbi debatin pėr origjinėn e heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu(2)

    Skėnderbeu lindi dhe luftoi nė Dibėr

    Fatos Daci

    Me historinė e Kastriotėve dhe tė Skėnderbeut janė marrė edhe shumė historianė tė mendimit ndryshe me autorin e shkrimeve tė botuara te “Tema”, tė cilėve ai nuk denjon t’u referohet.
    Shumė pėrfundime tė kohėve tė ndryshme duken sajesa tė mirėfillta. Fillimisht u hodh mendimi se emri Kastriot vinte nga emri Kastrat, se Skėnderbeu kishte lindur nė Kastrat dhe se emri Kastriot ishte transformim i emrit Kastrat. Po, pse duhet tė merremi me pėrqasje apo transformime fjalėsh, gjė qė ngjason sikur tė merresh me gjurmėn e ujkut, kur para ke “vetė ujkun”, ndėrkohė qė prej shekujsh ėshtė e dokumentuar ekzistenca e fshatit Kastriot nė Dibėr?!
    Pse duhet tė sajojmė dy Mazrek tė paqenė nė Has, kur kemi Sinėn dhe Gardhin qė janė vėrtet fshatrat ku ka lindur Skėnderbeu? Pse duhet tė kėrkojmė toponime tė pėrafėrta, tė cilat mund tė jenė emra fshatrash, krahinash e territoresh, kur ne kemi toponime tė pastra qė vėrtetojnė origjinėn e familjes sė Kastriotėve dhe qė kanė lidhje direkte me vendlindjen e Skėnderbeut?
    Ėshtė fakt historik se Skėnderbeu, u kthye nė Shqipėri nga beteja e Nishit, mė 3 nėntor 1443, me 300 dibranė! Pėrse nuk mori matjanė a hasjanė? Nga Nishi, pėr tė ardhur kudo nė Shqipėri, ai duhej tė vinte patjetėr nė Gostivar. Dhe, erdhi. Nėse ai kishte prejardhjen nga Hasi dhe vendlindjen e kishte atje, pse nuk mori rrugėn pėr nė Has (si kushdo qė kthehet i pėrmalluar nga dheu i huaj dhe qė sė pari kėrkon tė shmallet me vatrėn e tij, fshatin e krahinėn e vet; si kushdo qė kur bie nė nevojė, sė pari kėrkon ndihmėn e tė vetėve), duke kaluar nga Dragashi dhe pastaj, o tė hynte nga Prizreni, o nga Kukėsi, pėr tė dalė nė Has, kur kilometrat ishin tė njėjta? Pse nuk kaloi Dibrėn tė shkonte nė Mat, nė se dikush pretendon se ai e kishte prejardhjen nga Mati? Pse nuk hyri as nga rruga Gostivar-Qafėthanė-Tiranė, kur kilometrat ishin pėrsėri njėsoj, por hyri drejt e nė Dibėr? Pse kėrkoi mbėshtetjen e dibranėve dhe me to mori, dhe dibranizoi, edhe Krujėn?! Pse vetėm nė Dibėr Skėnderbeu zhvilloi plot 17 beteja tė pėrgjakshme me turqit, nė tė cilat la nė fushėn e betejės 15 mijė luftėtarė dhe asgjėsoi plot 108 mijė ushtarė turq, nga 28 beteja qė zhvilloi gjithsej? A mund tė thotė ndokush se Skėnderbeu zhvilloi qoftė njė betejė nė Has a nė Mat? Ata qė thonė e shkruajnė se Skėnderbeu kishte prejardhjen (vendlindjen) nė Mat a nė Has le tė “numėrojnė” sa gjeneralė a kapedanė kishte Skėnderbeu nė ushtrinė e tij nga Hasi apo nga Mati, ndėrkohė qė tė gjithė gjeneralėt dhe bashkėluftėtarėt historikė mė tė zotė dhe mė tė afėrt i kishte nga Dibra (Bile shumicėn nga Ēidhna, ku bėn pjesė dhe Sina), si Pal Kukėn, PaL Maneshin, Zaharia Gropėn, Moisi Golemin, Vladan Gjuricėn, etj.. Le tė thonė pretenduesit, qoftė edhe njė toponim nė Has a nė Mat, qė mban emrin e Skėnderbeut, kur nė Dibėr ka, pėrveē plot tė tjerėve, edhe dy Monumente tė Kulturės, qė u shpallėn tė tilla nė fund tė janarit tė vitit 1963, si Kalaja e Skėnderbeut (Petralba) nė fshatin Guribardhė dhe Qyteti i Skėnderbeut nė Qafė-Murrė. Pėrse sulltani, nė vitin 1466, e bėri masakrėn nė Ēidhėn (ku vrau dhe masakroi 8000 burra, gra e pleq) dhe nuk e bėri nė Has e nė Mat? Masakroi Ēidhnėn sepse Ēidhna ishte e Skėnderbeut dhe vetėm aty ai hakmerrej keq ndaj tij. Pra, Skėnderbeun me Dibrėn dhe dibranėt, e lidhnin njėmijė e njė fije tė fuqishme, si lidhjet shpirtėrore e lidhjet gjakėsore. Kjo ėshtė logjika dhe logjika ėshtė ēelėsi pėr tė shkuar tek provat.
    Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisė sė Shkencave tė RPSSH, veēmas Aleks Buda: “Mė vonė (Kastriotėt e Hasit –F. D.) i shtrinė zotėrimet drejt J, ku Pal K., gjyshi i Skėnderbeut, zotėronte fshatrat Sinė dhe Gardh i Poshtėm dhe mandej dy Dibrat”. Mirė, thotė se kastėrgjyshi ishte prej Hasi dhe kaq. As qė i shkon ndėrmend tė thotė se vendlindja e tij ishte Hasi, si bėn autori i shkrimet e tij. Nė se do tė merreshim vetėm me prejardhjet pėr tė pėrcaktuar vendlindjet, mbase llogaria do tė na i nxirrte edhe shqiptarėt si japonezė, kinezė apo indianė tė Amerikės.
    Po nė kėtė fjalor, Pipi Mitrijorgji, kur shkruan pėr fshatin Kastriot, thotė: “Fshati Kastriot, nė shekullin e XIII ishte pronė e Kastriotėve”, d.m.th., kur nuk kishte lindur as Skėnderbeu, pėr tė cilin pretendohet se vitlindja e tij ėshtė 1405. Pra, Skėnderbeu ka lindur qyshkur fshati Kastriot, Sinat, Gardhi dhe e gjithė Dibra ishin tė Kastriotėve. Tjetėr: po ky fjalor citon “Kufijtė e sė cilės (Principatės sė Kastriotėve-F.D.) u shtrinė qė nga bregdeti e Kepi i Rodonit mbi fushėn bregdetare (pa Krujėn) deri nė afėrsi tė Lezhės, mbi Mat e njė pjesė tė Mirditės, mbi dy Dibrat dhe Rekėn, deri nė afėrsi tė Prizrenit nė VL. ” Pra principata e Kastriotėve shtrihej edhe nė Hasin qė gjendet nė mes tė kėtyre territoreve qė u cilėsuan, por ēėshtja nėse kjo principatė shtrihej edhe nė Mat e nė Has nuk vėrteton assesi, qė prejardhja dhe vendlindja e Skėnderbeut janė Mati dhe Hasi, siē pretendon autori.
    Marin Barleti, duke pėrshkruar ardhjen e Skėnderbeut nga Nishi, shpjegon shumė qartė se cilat ishin lidhjet e forta shpirtėrore tė Skenderbeut me Dibrėn: “dhe nė fshehtėsinė mė tė madhe (pasi braktisi fushėbetejėn e Nishit, mė 3 nėntor 1443) nė tė shtatėn ditė arriti nė Dibėr”, se “atė vend e njihte dhe e donte shumė Skėnderbeu pėr besnikėritė dhe trimėritė e shumta dhe tė shėnuara qė banorėt kishin treguar pėr hir tė mbretėrisė sė t’et, Gjonit, kur atij i binte nė qafė otomani” prandaj “pothuaj e gjithė rinia sikur tė mos kujdesej pėr gjė tjetėr i kishte rrėmbyer armėt dhe po i shkonte pas Skėnderbeut dhe e quajtėn “shpėtimtar tė tyre”.” Sipas kėtij burimi Gjoni kishte jetuar dhe kishte luftuar sė bashku me dibranėt dhe jo me tė tjerė.
    Gjon Muzaka, mik dhe bashkėluftėtar i Skėnderbeut, nė kujtimet e tij, shpjegon bindshėm se Gjon Kastrioti kishte patur zotėrime tė tij vetėm Sinėn dhe Gardhin dhe se aty, e askund tjetėr, nuk lindi Skėnderbeun: “Ta dini se zoti i gjyshit Skėnderbej quhej Pal Kastrioti, i cili nuk kishte zotėrime tė tjera veē Sinės e Gardhin dhe prej tij lindi Gjon Kastrioti dhe prej tij zoti Skėnderbej”.
    Haki Stėrmilli, pėr historinė e Kastriotėve, rreshton gjithė ato argumenta bindėse pėrse Skėnderbeu ishte dibran:
    "Vetė fjala "Kastriot" qė ėshtė emri i kėsaj familjeje, flet pėr origjinėn e fisit tė Skėnderbeut. Me qė historianėt nuk e kanė dijtė se katundi Kastriot gjendet nė Dibėr, 8 km nė Veri tė Peshkopisė, kanė gabuar pėrcaktimin e origjinės sė familjes "Kastrioti".
    Ndėr argumentat e H. Stėrmillit janė edhe toponimet. Kėshtu ai evidenton gojėdhėnat pėr shtrirjen e dikurshme tė qytetit tė Kastriotit me 8000 shtėpi, si dhe pėr toponimet "Pusi i Gjonit" e "Kopshti i Gjonit" nė fshatin e sotėm Kastriot, pėr fortesėn nė kėtė vend, pėr "Tempullin e Kastriotit" nė fshatin e vogėl "Shėngjergj", pėr lisin e "Terzishtes", pėr fshatin me emrin "Kukaj" dhe pėr tė provuar se familja Kastrioti e ka origjinėn nga fshati "Kastriot" i Dibrės rreshton kėto argumente:
    “1.N'asndonjė vend tjetėr tė Shqipėrisė nuk ka ndonji katund tjetėr qė tė ketė emrin Kastriot.
    2.Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, kishte nė zotėrimin e vet katundet Sinė e Gardh i Poshtėm. Sina gjendet nė tė majtė tė Drinit tė Zi, rranxė bjeshkės qė mban emrin Pllajė. Sina ndahet nė dy lagje: Sina e Epėr dhe Sina e Poshtme. Kėtu ėshtė edhe Gardhi. Kujtojmė se ky katund do tė jetė Gardhi i Muhurrit. Kuptohte vetiu pra se gjyshi i Skėnderbeut nuk mund tė kishte nė zotėrim katunde qė s'ishin afėr Kastriotit. E Sina dhe Gardhi janė afėr Kastriotit.
    3.Tashmė, asht fakt historik se kur u kthye Skėnderbeu nė atdhe, erdh nė Dibėr dhe, pa u nis pėr Krue, deshi tė provonte besnikėrinė e dibranėve.
    4.Dibra, sikundėr vėrtetohet nga dokumente tė ndryshme, ka qenė pricipatė e Kastriotėve dhe dibranėt, subjektet ma besnikė dhe ushtarė efektivė tė familjes Kastrioti.
    5.Gojėdhana mbi "Derėn" e Kastriotit e sidomos mbi Skėnderbeun asht e pasur nė Dibėr sa n'asnjėndonji krahinė tjetėr".
    H. Stėrmilli, nė pjesėn e pestė tė librit “Dibra nė Praga tė Historisė” flet pėr fortesat qė dispononte Skėnderbeu nė Dibėr, si: 1.Kėshtjelli e Sfetigradit, sot e quajtur Kalaja e Koxhaxhikut; 2.Kėshtjelli e Modrisės (sot Modriē) afėr katundit Modriē, mbi njė kodėr strategjike nė bregun e majtė tė Drinit, nė rranxė maleve tė Jabllanicės, ballė pėr ballė me Koxhaxhikun; 3.Kėshtjelli i Grazhdanit nė rrugėn Dibėr-Peshkopi; 4.Kėshtjelli i Homeshit nė lindje tė katundit Homesh, nė krah tė majtė tė Drinit dhe nė breg tė lumit tė quajtur Zall; 5.Kėshtjelli i Steluzit nė Mat (juridiksion i Qarkut tė Dibrės-Hilmi Sadikaj); Kėshtjelli i Petrablės nė Mat, asht ndėrmjet katundit Fshat dhe Gurit tė Bardhė mbi njė majė mali (juridiksion i Qarkut tė Dibrės-Hilmi Sadikaj. Tregojnė se Kastriotėt kanė qenė qysh me shekullin XIV banorė tė Ēidhnės nė pėrgjithėsi dhe tė Sinės nė veēanti, derisa aty nga shekulli XVII ose XVIII humbasin pėrfundimisht gjurmėt e tyre.
    K.Frashėri: ”Nė vitet e para tė shekullit tė XV: ”duket se familja e Gjon Kastriotit banonte herė nė Kastriot e herė nė Sinė”.
    Pėrsėri humanisti shkodran, Marlin Barleti, thotė: "se jo vetėm Skėnderbeu, kur u kthye nga Nishi, nė Dibėr, i njihte dibranėt, por edhe dibranėt e njihnin Skėnderbeun. Prandaj ai u kthye nė Dibėr pa luftė, si nė shtėpinė e tij dhe qysh tė nesėrmen, nė mėngjes, ai u shoqėrua nga qindra dibranė pėr tė marrė me dredhi Krujėn”.
    Ndėrsa Xhelal Ndreu nė librin e tij "Nuk ka qetėsi nė Lisivalle", shkruan: "I pėrmenda kėta si cekėt se edhe nė Dibėr kanė dalė trima legjendarė, qysh prej princit tė vet, Skėnderbeut, siē e quante veten Prici i Dibrės dhe Zot i Krujės…".
    Haziz Ndreu, studiuesi dhe mbrojtėsi fanatik i idesė se Skėnderbeu pa asnjė dyshim ėshtė dibran, nė librin e tij "Dibra nė udhėn e historisė", shkruan: “I ati i Gjergjit, Gjon Kastrioti, doli mė vonė nga Sina dhe u vendos nė Kastriot, ku i kishte mundėsitė pėr t'u zgjeruar mė shumė me zotėrimet e tij. Nė krye tė fushės sė Kastriotit ndėrtoi kullėn qė pėrmendėm mė sipėr. Si mė i aftė, Gjoni, filloi menjėherė tė fusė nė dorė tokat pėrreth, tė zgjerojė pronat e tij, ndėrsa familjen vazhdonte ta mbante nė Sinė. Mė vonė, ashtu siē thuhet edhe nė histori, ai e shtriu sundimin e tij nė krahinėn e Dibrės, pastaj edhe nė atė tė Matit. Kėtė e arriti duke pėrfituar nga dobėsia e principatave shqiptare nė kohėn kur turqit depėrtuan thellė nė tokat e Shqipėrisė.
    …Pėr Gjergj Kastriotin, tė birin e Gjonit, populli thotė se lindi nė Ēeliasė… Ashtu si babai i tij qė zotėronte krahinėn e Dibrės dhe tė Matit, edhe Skėnderbeu i mbajti kėto gjer nė fund.
    Rakip Sinani: ”Princi Gjon Kastrioti kishte shtėpi banimi nė Sinė, kullė nė Kastriot dhe vendbanim nė kėshtjellėn e Varoshit, tė Gurit tė Bardhė dhe nė Krujė”.
    Flamur Hidri, Prishtinė: “pikėrisht nė lagjen Shėrgjerth tė fshatit Sinė, lindi mė 1405 Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, i cili sipas traditės popullore u rrit nė lagjen Ēeliasė tė fshatit Kastriot”.


    Vendlindja e Skėnderbeut nė Dibėr ėshtė e zyrtarizuar

    …Dhe, si pėr t’ua vėnė vulėn kėtyre hulumtimeve shkencore, nė vitin 1985, nė Dibėr u ngritėn Muze tė Skėnderbeut nė Kastriot, Muhurr dhe nė Sinė. Kjo gjė nuk u bė as nė Mat e as nė Has. Me datėn 2 nėntor 1985, me rastin e 580 vjetorit tė lindjes sė Heroit Kombėtar, Skėnderbeut, nė qytetin e Peshkopisė ėshtė zhvilluar njė sesion Shkencor “Pėr origjinėn e Kastriotėve”.
    Nė kėtė sesion, pėrveē shtetarėve tė lartė tė asaj kohe, morėn pjesė edhe autoritete tė larta shkencore tė Institutit tė Historisė dhe tė Akademisė sė Shkėncave, si Prof. Stefanaq Pollo (i cili bėri dhe konkluzionet e sesionit shkencor), Luan Malltezi, Selami Pulaha, Maliq Hoshorva, etj..
    Po me datėn 2 nėntor 1985 kėto autoritete tė larta shtetėrore e shkencore pėruruan edhe “Muzeun e Kastriotėve” nė fshatin Sinė tė Ēidhnės sė Dibrės, duke pėrcaktuar e zyrtarizuar prejardhjen dhe vendlindjen e Heroit tonė Kombėtar, Skėnderbeut; ndėrsa nė vitin 2004, brenda 2-3 ditėve, qytetarėt e Dibrės sė Madhe mblodhėn rreth 40 mijė dollarė dhe i bėnė Skėnderbeut shtatoren e merituar nė qytetin e tyre tė lashtė. Kėshtu, djalin e tyre, Skėnderbeun, dibranėt e kanė bėrė tė pavdekshėm midis tyre.
    Ja si shkruante njė kronist qė pėrcolli pėrurimin e “Muzeut tė Kastriotėve” nė Sinė: “Kėtu, nga Sina, dallohen vende tė tilla historike si djepe tė Kastriotėve, si Mazrekat (Pra Mazreku ėshtė Muhurr, afėr Ēidhnės) e Gardhi nė Muhurr, qyteti i Ēidhnės, fshati Kastriot me kullėn e Gjonit, Kalaja e Skėnderbeut”.

    Fund


    Gazeta Tema,
    18 tetor 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-04-2014 mė 02:14

Tema tė Ngjashme

  1. Jeta e Gjergj Kastriotit dhe despotėve bizantinė orthodhoksė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 02-02-2023, 04:19
  2. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  3. Major Gjergj Vata
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 20:31
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •